Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Greqi: Një nënë hidhet në humnerë bashkë me foshnjën e saj

    Greqi:Nje nene hidhet ne humnere bashke me foshnjen e saj.

    Deri oret e fundit fshihte supriza te hidhura viti i kaluar.Pa dashur te anashkalojne arritjet edhe sukseset e bukura dhe emocionuese,viti 2007 fshihte dhe shume dhimbje,humbjee trishtim,kudo.Ne Greqine e miliona banoreve,nga dhjetra vende te botes,opinioni publik do te ngrinte me nje ngjarje tragjike,pikerisht ne ditet festive.Nje nene e re bashke me foshnjen e saj,vetem 2,5 muajshe,do te hidhet nga kanali i Korinthit(Isthmos)duke gjetur vdekjen e menjehereshme.Perse nje grua e re,vetem 29 vjece,me nje foshnje te shendetshem,pa asnje problem ne familjen e saj,kryen nje akt te tille makaber?Policia vendase po kryen hetimet perkatese,ndersa letra e fundit e viktimes nuk akuzon askend per vetevrasjen.Nuk ka fajtore,nuk ka krize familjare,nuk ka asnje arsye,te pakten ne pamje te pare.Thjesht la shenim per te afermit,braktisi makinen ne nje ane te rruges nacionale dhe bashke me foshnjen u drejtua per ne kanalin e ngushte,nga ku sodisin me mijra turiste kalimin e anijeve.Kufoma e gruas se re si dhe e foshnjes pafat te saj u transportuan nga policia e marines ne Qedren e Mjekesise Ligjore ne Athine per te kryer autopsine.Megjithese,sipas te dhenave paraprake,arsyje e vetme qe ka drejtuar gruan e re ne nje akt te tille ka qene thjesht melankolia dhe depresioni i pas lindjes,fenomen mjaft i njohur tek shume lehona.Por me pasoja fatale,ne rastin e 29-vjecares dhe foshnjes se saj as 3 muajshe.

  2. #2
    Lajm i trishtueshem por fatkeqsisht fenomen qe ka rrezik te ndodhe tek shume femra mbas lindjes. Quhet postpartum depression dhe sipas mjekeve eshte nje situate kur nena e re ka shume nevoje per kujdes sidomos psikologjik pasi lindja e femijes dhe ndryshimi i balancave hormonale shkaktojne gjendje te renda depresioni te cilat shpesh shtyjne dhe deri ne vetvrasje.

Tema të Ngjashme

  1. Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 29-01-2024, 07:21
  2. Sallata juaj e preferuar? Receta e saj
    Nga Resto në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 06-05-2012, 14:19
  3. Supat
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 15:28
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Brumërat
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-11-2002, 11:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •