Greqi:Nje nene hidhet ne humnere bashke me foshnjen e saj.
Deri oret e fundit fshihte supriza te hidhura viti i kaluar.Pa dashur te anashkalojne arritjet edhe sukseset e bukura dhe emocionuese,viti 2007 fshihte dhe shume dhimbje,humbjee trishtim,kudo.Ne Greqine e miliona banoreve,nga dhjetra vende te botes,opinioni publik do te ngrinte me nje ngjarje tragjike,pikerisht ne ditet festive.Nje nene e re bashke me foshnjen e saj,vetem 2,5 muajshe,do te hidhet nga kanali i Korinthit(Isthmos)duke gjetur vdekjen e menjehereshme.Perse nje grua e re,vetem 29 vjece,me nje foshnje te shendetshem,pa asnje problem ne familjen e saj,kryen nje akt te tille makaber?Policia vendase po kryen hetimet perkatese,ndersa letra e fundit e viktimes nuk akuzon askend per vetevrasjen.Nuk ka fajtore,nuk ka krize familjare,nuk ka asnje arsye,te pakten ne pamje te pare.Thjesht la shenim per te afermit,braktisi makinen ne nje ane te rruges nacionale dhe bashke me foshnjen u drejtua per ne kanalin e ngushte,nga ku sodisin me mijra turiste kalimin e anijeve.Kufoma e gruas se re si dhe e foshnjes pafat te saj u transportuan nga policia e marines ne Qedren e Mjekesise Ligjore ne Athine per te kryer autopsine.Megjithese,sipas te dhenave paraprake,arsyje e vetme qe ka drejtuar gruan e re ne nje akt te tille ka qene thjesht melankolia dhe depresioni i pas lindjes,fenomen mjaft i njohur tek shume lehona.Por me pasoja fatale,ne rastin e 29-vjecares dhe foshnjes se saj as 3 muajshe.
Krijoni Kontakt