Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 85
  1. #11
    SHQIPTARE Maska e h_one_y
    Anëtarësuar
    22-12-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    189

    Çfarë po ndodhë në tregjet financiare botërore

    Të gjithë tashmë jemi në dijeni për krizën ndërkombëtare financiare. Ajo faktikisht ka filluar në gusht të vitit të kaluar dhe dy-tri muajt e fundit ka shpalosur përmasat e saj dramatike duke kërcënuar një kolaps të sistemit finanaciar në mbarë globin. Tregjet financiare në New York , Londër, Frankfurt, Tokyo , Hong Kong, Moskë, Shanghai , e gati në të gjitha kuartet financiare të bursave globale kanë shënuar rënie drastike duke zhvoshkur miliarda e miliarda të pasurisë nga portfoliot e investitorëve.
    Zhvillimet më të reja në tregjet e kapitalit në Wall Street dhe qendra tjera financiare janë të magnitudës së viteve të 30-ta të shekullit XX-të kur botën e zotëronte kriza e Depresionit të Madh (Great Depression). Atëbotë vlera e aksioneve totale në bursën e New Yorkut ra nga 80 në 50 miliardë dollarë brenda disa orësh. Në vitin 1933, kur kriza arriti fundin, indeksi Dow Jones shënonte nivelin e njejtë si në vitin 1900. Ky indeks, sot, në periudhën prej një viti, ka humbur rreth 20 për qind nga niveli më i lartë më 2007.
    Kataklizma financiare ka goditur në të gjitha anët. P.sh., tregtimi i aksioneve dhe instrumenteve tjera financiare në bursat ruse është suspenduar, disa here dhe disa ditë, për orë të tëra, si rezultat i rënieve dhe ngritjeve rapide të çmimeve. Ai është ndaluar, me rastin e rënieve, ngase shumë investitorë kanë ofertuar letrat me vlerë për shitje për shkak të krizës në tregjet globale por edhe për shkak të frikës se Rusia do të zgjedhë rrugën e konfrontimit me bashkësinë ndërkombëtare pas invazionit të Gjeorgjisë. Ndërsa në ngritje e sipër të çmimeve, që është shkaktuar nga pompimi i rreth 20 miliardë dollarëve në sistemin e bursave ruse nga qeveria, ndalimi i tregtimit ka ndodhur për shkak se sistemet teknologjike dhe operuese të bursave kanë qenë të tejngarkuara. Presidenti rus, Dimitry Medvedev, përveç 20 miliardëve, në bashkëpunim me Ministrinë Ruse të Financave, ka premtuar edhe 1500 miliardë rubla tjera (rreth 60 miliardë dollarë amerikanë) për tri bankat kryesore të kontrolluara nga shteti, para të cilat do të shfrytëzohen për nevoja likuditeti të sistemit bankar rus.
    Çfarë ka ndodhur në SHBA, Europë dhe Azi është e dimensioneve edhe më të thella se në Rusi. Në mars të këtij viti, J.P. Morgan Chase, një ndër firmat më të fuqishme bankare dhe komerciale amerikane, bleu aksionet e një tjetër kompanie në rrezik për të falimentuar dhe një ndër instituticionet më agresive në Wall Street, Bear Stearns, për 10 dollarë për aksion. Financimi i transakcionit u mundësua pasiqë qeveria kishte garantuar një kredi prej 30 miliardë dollarësh për J.P. Morgan Chase. Këtë muaj, para tri javësh, qeveria amerikane shtetëzoi kompanitë hipotekare Fannie Mae dhe Freddie Mac, të cilat përndryshe mund të humbnin deri në 5000 miliardë dollarë në portfoliot e tyre përplot me hipoteka të rrezikshme. Pavarësisht këtyre ngjarjeve, kriza megjithatë nuk u pashit. Përkundrazi, situata u tensionua edhe më shumë ndërsa institucionet financiare të shtetit amerikan, si Departamenti i Thesarit dhe Banka Qendrore, deklaruan se shteti është duke iu afruar limiteve të kapacitetit financiar prandaj edhe nuk do të konsiderojë ndërhyrje tjera të cilat mund t’u kushtojnë taksapaguesve amerikanë miliarda dollarë.
    Reakcioni ndaj këtij prononcimi ishte i menjëhershëm. Banka investuese amerikane Lehman Brothers shpalli falimentimin mbi bazën e nenit 11 të Ligjit të Bankrotimit. Lehman ka dikund rreth 610 miliarde dollarë borxhe që duhet t’ua paguajë kreditorëve. Merrill Lynch arriti të eskivojë rrezikun e falimentimit, duke u ulur në prehërin e Bank of America, e cila e ka blerë atë për 50 miliardë dollarë. AIG, një ndër gjigantët e sektorit të sigurimeve, praktikisht është në pronësi të shtetit amerikan pasiqë Departamenti i Thesarit i dha kompanisë një kredi prej 85 miliardë dollarësh. Nëse kjo kredi nuk paguhet me kohë, shteti rezervon të drejtën të shesë asetet e kompanisë me aukcion. Banka tjera si Wachovia , Washington Mutual, Morgan Stanley dhe bile edhe Goldman Sachs janë nën presion. Vështirë e besueshme por e vërtetë, Morgan Stanley, është në bisedime me Korporatën Kineze të Investimeve (KKI), fondi investues i qeverisë kineze, që të shesë deri në 49 për qind të aksioneve. Në dhjetor të vitit të kaluar KKI bleu 9.9 për qind të aksioneve në Morgan Stanley dhe nëse arrihet marrëveshje mes Morgan Stanley dhe KKI-s, me 49 për qind të pronesisë kinezët do të jenë aksionari më i madh në bankën amerikane me renome. Këto lajme janë vetëm ato që shquhen nepër kryetituj. Në fakt, në SHBA, sipas, Korporatës për Sigurimin e Depoziteve Federale (FDIC), 117 banka amerikane gjenden në situatë alarmante.
    Bankat Qendrore kanë orkestruar disa operacione të përbashkëta duke injektuar miliarda dollarë, euro, funta dhe yen në sistemin financiar botëror që prej fillimit të telasheve financiare. Vetëm javën e fundit 250 miliardë dollarë kanë penetruar nëpër sistemet bankare. Autoritetet rregullative të tregjeve financiare, SEC në SHBA dhe FSA në Britani të Madhe, kanë ndaluar shitjen e shkurtë (short selling) të aksioneve të qindra kompanive, kryesisht bankare dhe financiare duke shpresuar se kjo do të stopojë rënien e bursave. Shitja e shkurtë është shitje e aksioneve të një kompanie duke marrë aksionet hua nga bankat që i mbajnë këto aksione në emër të aksionarëve. Në qoftë se çmimi i aksioneve bie personat që kryejnë shitje të shkurtë realizojnë profit.
    Sidoqoftë, intervenimi më i madh, ndodhi gjatë muajit të shkuar ndërsa administrata e Presidentit George W. Bush i dha autoritet absolut Departmentit të Thesarit të blejë deri në 700 miliardë dollarë asete dhe hipoteka të distresuara.

    Është e vështirë të prognozohet se Kongresi nuk do të miratojë planin e Presidentit Bush. Kjo dorëzoni shpëtuese për Wall Street e qeverisë amerikane do të rrisë kulmin e borxhit kombëtar të Amerikës në 11.3 trilionë dollarë duke vështirësuar mundësitë për manovrim (makro)ekonomik të qeverisë. Deficiti i qeverisë amerikane për vitin e ardhshëm ishte paraparë të arrinte shifrën prej 500 miliardëve- me këtë projekt ai kalon një trilion. Ky shpenzim kapital prej 700 miliardë dollarësh, interpretuar në mënyrë të thjeshtë, do të jetë përafërsisht sa kostoja e okupimit të Irakut prej fillimit të luftës dhe do të kushtojë dikund kah 2000 dollarë për krye të çdo amerikani.
    Ç’ është më e keqja ende nuk dihet si do të reagojnë tregjet e kapitalit ndaj paketës së qeverise amerikane. Vetëm koha do të tregojë çfarë do ndodhë me tregjet kundrejt gjithë këtyre akrobacioneve administrativo-financiare të qeverive dhe, më e rëndësishmja, sa do të paguajnë qytetarët dhe taksapaguesit për mjegullnajën financiare që ka pështjellur globin tonë. Porse e vërteta e zhveshur është se mosndërhyrja do të mund të kishte shkaktuar kolaps të botës (financiare) me një kosto të stërmadhe në krahasim me ndërhyrjen.
    Çfarë ka iniciuar dhe thelluar krizën me të cilën po përballet bota sot? Faktorët janë të shumtë. Disa thonë se avelanzhi ka nisur me emetimin tepër të shlirë të parave nga Bankat Qendrore dhe zgjerimin e pakontrolluar te kreditit nga bankat private. Disa mendojnë se turbullirat janë rezultat i lakmisë dhe makutërisë së investitorëve, spekulantëve dhe sharlatanëve. Të tjerë fajësojnë autoritetet rregullative dhe mbikëqyrëse, që kishin rënë në gjumë. Arsyet e njëmendta janë megjithatë jo aq të cekta dhe më të shumta. Sido që të jetë, shumica e profesionistëve financiarë në Wall Street dhe nga qendra tjera financiare dhe ekonomike pajtohen se ka një kronologji tematike që ka sjellur deri në tërmetet e sotme.
    Një arsye për krizën janë tregjet e patundshmërive në SHBA dhe gjithandej planetit tonë. Sipas indeksit S&P/Case Shiller, çmimet e përgjithshme të shtëpive në SHBA, në periudhën prej janarit 2000 deri në janar të 2008-tës, shënuan një rritje prej 96 për qind dhe edhe pse këto çmime kanë pësuar ulje vitin e fundit- rënia ka qenë vetëm 13 për qind. Zbritjet e shpejta të çmimeve të shtëpive dhe banesave kanë detyruar blerësit e hipotekave të regjistrojnë këto ndryshime kontabël në llogarinë humbje (write-downs). Humbjet me automatizëm janë shumëfishuar për shkak të koeficientit të lartë të hyrjes në borxh (leverage), i cili është një shpatë me dy teha sepse i ngrit fitimet për aq herë sa është koeficienti por i rrit edhe humbjet po për atë faktor kur çmimet e hipotekave ose çdo investimi tjetër bien. Lehman Brothers, bie fjala, pak para falimentimit kishte koeficientin e hyrjes në borxh rreth 30 me 1. Kjo do thotë se Lehman Brothers kishte rreth 700 miliardë asete dhe vetëm 23 miliardë kapital në rezervë apo, shprehur ndryshe, për çdo dollar të investuar nga paratë e bankës ata kishin huazuar 30 dollarë.
    Në kësi lloj nivelesh leverixhi, kur fillojnë humbjet, matematika financiare është shumë e thjeshtë dhe dhimbshme. Bankat anembanë globit tonë, prej SHBA-së, në Spanjë, Gjermani, e deri në Azi ende kanë leverixh të lartë dhe ndërsa të gjitha, në të njëjtën kohë, tentojnë të deleverixhojnë bilancet e tyre, kjo tentativë kushtëzon zbritjen e vlerës së aseteve edhe më shumë dhe humbjet vazhdojnë të rriten kurse likuditeti bie duke rrezikuar të shndërrohet në ngërrç kreditor (credit crunch), i cili mund të paralizojë ekonominë e një vendi apo edhe planetare.
    Një tjetër arsye për këtë katrahurë është ndërndeshja e bankingut të vjetër dhe të ri. Bankingu i stilit të vjetër përfshinë metodologji direkte të origjinimit të aseteve dhe rrezikut dhe pastaj mbajtjes së tyre në bilancin e bankave. Bankat klasike marrin kapital nga investitorët duke vendosur bazën e ekuititetit, pranojnë depozita dhe lëshojnë kredi. Në qoftë se banka është prudente të jep kredi dhe hua me rrezik të vogël dhe të kalkulueshëm sipas modeleve internale si dhe konjuktura ekonomike nuk përjeton dridhje të mëdha, banka ka gjasa të mëdha të realizojë kthim pozitiv. Bankingu i stilit të ri zgjeroi modelin klasik duke bërë të ashtuquajturin sekuritizim të kredive, huave dhe hipotekave duke i larguar ato nga bilanci bankar sapo origjinoheshin nga klientët dhe duke ua shitur ato investitorëve të uritur për rendimente të larta në forma të reja dhe të ripaketuara në instrumente të reja, të cilat nganjëherë janë aq komplekse saqë vetëm një pakicë specialistësh dhe investitorësh i kuptojnë ato. Për më keq, për arsye se kërkesa eventualisht bie, bankat mbesin me duar në gojë dhe duke mos pasë çfarë të bëjnë me asetet e orgjinuara, u duhet t’i vendosin ato në bilancet e tyre dhe në këtë mënyrë u ekspozohen rrezikut të humbjeve nga kreditë dhe hipotekat më të këqija. Kjo xhurulldi, e cila natyrisht në aspektin afatshkurtër ishte një burim i jashtëzakonshëm i profitit për bankat, duhet të përfundojë dikund poashtu sepse numri i klientëve që do të jenë pagues të rregullt të hipotekave është i limitueshëm dhe nuk mund i përgjigjet kërkesës së marrë të blerësve. Në fakt, ky tranim ka filluar të vyshket prej gushtit të vitit të kaluar por ende nuk është e sigurt se kur do të ep shpirt.
    Siç duket kriza momentale me humbjet astronomike është haraçi që kapitalizmi dhe globalizimi detyrojnë të paguajnë gjithë ata që donë të jenë pjesë e tij. Joseph Schumpeter, një ekonomist eminent nga shekulli i kaluar, në librin e tij “Kapitalizmi, Socializmi dhe Demokracia”, krizat si kjo e mësëfundit i përshkruan me frazën “destrukcioni kreativ i kapitalizmit” (creative destruction of capitalism), që në interpretim të thjeshtëzuar do të thotë proces kur mënyrat e vjetra të të bërit të gjërave shkatërrohen nga brenda dhe zëvendësohen nga mënyra të reja.
    Wall Street dhe bota jonë kanë parë dhe kaluar edhe kriza tjera para kësaj. Njerëzimi duket se ka memorie të shkurtër lidhur me rëniet financiaro-ekonomike sepse përsëri e përsëri fillon nga e para. Kështuqë krejt çfarë mund të thuhet për zhvillimet më të fundit në Wall Street dhe botën financiare është:

    MIRUPAFSHIM NË KRIZA TJERA!


    __________________________


    Askush nuk i meriton lotët dhe të qarat e tua, dhe ai që me të vërtetë i meriton nuk të bën asnjëher të qash !!!!

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Shkrim interesant. Ke gjetur tamam kohen per nje shkrim te tille pasi jemi perpara nje krize te re financiare e cila nga sa kam lexuar do e beje Depresionin e Madh (krizen e 1929 qe ishte me renda) te duket si nje loder femijesh.
    Postim i matur dhe i bërë 1 vit përpara asaj që përjetuam dhe që jemi duke përjetuar.
    Sui generis

  3. #13
    Kriza Financiare ne Britani

    Plan i ri për nxitjen e bankave të japin kredi
    Qeveria britanike ka njoftuar një tjetër plan shpëtimi për sektorin bankar të vendit i cili ndodhet në vështirësi.
    Ajo po injekton miliarda dollarë shtesë në ekonomi në përpjekje për t’i inkurajuar bankat t’u japin kredi familjeve dhe bizneseve.
    Plani vjen tre muaj pasi plani i parë i shpëtimit nuk arriti t’i stimulojë bankat të vepronin.
    Këtë herë qeveria, ka shkuar më tej- përsëri me ndihmën e taksapaguesve—duke i ofruar bankave siguracion për humbjet e mëdha nga borxhet e këqija.
    Kryeministri, Gordon Brown, tha se qeveria duhej të vepronte, pasi i kishte parë të gjitha rreziqet në ekonominë ndërkombëtare.
    Gazetarët e biznesit të BBC-së thonë se ka spekulime se nëse bankat nuk rrisin numrin e kredive, një zgjidhje mund të jetë shtetëzimi i plotë i tyre.
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  4. #14
    Ska plan qe e shpeton krizen qe po jetojme (prit se eshte ende fillimi). Gjithe sistemi i sotem shoqeror do kapitulloje me nje katrahure qe na ruajte zoti. Duhet te jesh shume i verber qe te vazhdohet e te besohet ende ne nje zgjidhje te mundeshme. Dhe e gjithe loja behet per perqendrimin e cdo sistemi te mundshem financiar ne duart e nje 'qeverie', ajo globale. Kemi hyre ne nje faze nga ku nuk ka me kthim mbrapa. E gezofshim New World Order.

  5. #15
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ska plan qe e shpeton krizen qe po jetojme (prit se eshte ende fillimi). Gjithe sistemi i sotem shoqeror do kapitulloje me nje katrahure qe na ruajte zoti. Duhet te jesh shume i verber qe te vazhdohet e te besohet ende ne nje zgjidhje te mundeshme. Dhe e gjithe loja behet per perqendrimin e cdo sistemi te mundshem financiar ne duart e nje 'qeverie', ajo globale. Kemi hyre ne nje faze nga ku nuk ka me kthim mbrapa. E gezofshim New World Order.
    Ndersa une jam i mendimit qe eshte pikerisht sistemi i sotem shoqeror i cili do ti kundervihet perpjekjeve te ketij grushti njerezish qe kerkojne vendosjen e NWO
    Edhe perandorite ishin NWO per kohen dhe vendin kur dhe ku kane ekzistuar, por tashme nuk ekzistojne sepse te shtypurit gjithmone kerkojne liri.
    Marksi, e perkufizoi bukur dhe thjeshte revolucionin "ndryshim i kushteve shoqerore ne te cilat masat ndodhen", pavaresisht se kete e tha ne sulm e siper ndaj fese duke e etiketuar ate si "opium per popullin".
    Nese NWO eshte nje perandori financiare, mos harro qe "puna" eshte nje faktor bashkeveprues me "kapitalin", ndoshta edhe determinues ne mbarevajtjen e nje ekonomie qe nga niveli mikro i nje procesi prodhimi te thjeshte e deri ne nivelin e ekonomise globale. (mos kane 4 miliarde robote auto-repair per zevendesimin perfekt te "punes" e te na zhdukin neve nga faqja e dheut, a mos do na kthejne ne rendin skllavo-pronar?)
    Te kujtoj qe sindikatat e industrise se makinave ne ShBA tallin by.then me bordet drejtuesve te ketyre gjigandeve, ndoshta pas te cileve rri ndonje prej ketij grushti njerezish. (sa per ilustrim)
    Pyejte:
    Cili do te jete efekti i vendosjes se NWO tek shtresa e mesme ne popullsite skandinave dhe ne fiset indigjene te Amazones ?

  6. #16
    Dalan djali NWO asnjehere nuk eshte implementuar. Kjo eshte hera e pare ne historine e njerezimit qe po behet nje realitet i prekshem. Marksi eshte pikerisht pjella e asaj ideologjie dhe percoi ate qe ishte hartuar me pare per te opiumizuar masat NWO nuk eshte thjesht nje perandori financiare por eshte gjithshka. Klasa e mesme? Ajo po pushon se ekzistuari dhe shume shpejt sdo jete me. Sa per fiset indigjene ato mbeten indigjene dhe nuk ngrene e ulin. Pjesa tjeter vete reduktohet sipas ligjit te seleksionimit 'natyror'... E kemi nje bast ende ne fuqi ne te dy me duket

  7. #17
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Pyejte:
    Cili do te jete efekti i vendosjes se NWO tek shtresa e mesme ne popullsite skandinave dhe ne fiset indigjene te Amazones ?
    zero...................
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Dalan djali NWO asnjehere nuk eshte implementuar. Kjo eshte hera e pare ne historine e njerezimit qe po behet nje realitet i prekshem. Marksi eshte pikerisht pjella e asaj ideologjie dhe percoi ate qe ishte hartuar me pare per te opiumizuar masat NWO nuk eshte thjesht nje perandori financiare por eshte gjithshka. Klasa e mesme? Ajo po pushon se ekzistuari dhe shume shpejt sdo jete me. Sa per fiset indigjene ato mbeten indigjene dhe nuk ngrene e ulin. Pjesa tjeter vete reduktohet sipas ligjit te seleksionimit 'natyror'... E kemi nje bast ende ne fuqi ne te dy me duket
    Me ngaterron me Kananin, po te duash e veme edhe bashke, une te fituar e kam gjithesesi, cmimi i naftes eshte rreth 38 USD
    Mos duhet te pres 2050 qe te fitoj bastin o Darius, atehere do te jem 250 vjec... lol
    Gjithesesi une nje shishe konjaku per rang aristokratesh dua.

  9. #19
    Jo ska nevoje te presesh aq gjate. Mos me permend cmimin e naftes se me dukesh si ata qe thoshin tani qe fitoi Obama do na vijne dritat Nafta as qe kishte arsye qe te ngrihej apo mos valle ka rene kerkesa tani dhe u zvogelua numri i kinezeve dhe indianeve qe perdorin makinat? Bej durim, pune muajsh eshte dhe ketu do flasim prape bashke...

  10. #20
    Mua me duhet nje manual per te mbijetuar ne dite te veshtira. Ka ndonjeri?
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krizat e ngashërimit ose mekjet tek fëmijët
    Nga Elna Durrësi në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 06:49
  2. Sistemi kapitalist në kolaps, Islami shihet si zgjidhja më e mirë!
    Nga Archicad në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50
  3. Bursa Shqipëtare
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-05-2007, 00:55
  4. Universiteti i Europës Jug-Lindore në Tetovë (SEEU):
    Nga StormAngel në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 09:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •