Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 111
  1. #31
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nuk mund tė mbyllėsh sytė para kėtij realiteti e tė thuash "nuk janė shqiptarė". Ky realitet duhet pranuar pėr atė qė ėshtė dhe shteti shqiptar dhe tė gjithė ne si shoqėri duhet ti denoncojmė kėta elementė pėrpara organeve shtetėrore pėrkatese. Duhet ta bėjmė para se tė jetė shumė vonė, para se bota tė mėsoj qė njė sulm i ardhshėm terrorist ka patur edhe elementė shqiptarė.
    Kurse ata qė argėtohen nga kėta elementė, nuk besoj se do tė argėtoheshit kur kėta bilbila xhihadistė tė pėrfundonin pas hekurave tė burgut nė atė vendin e largėt ku ju jetoni. Ai realiteti i largėt argėtues i asaj Kosovės, Maqedonisė apo Shqipėrisė mund tė jetė mė afėr se sa ju kujtoni kur tė gjithė shqiptarėt janė shpėrndarė e po shpėrndahen si zogjtė e korbit nė botė.
    Nė njė temė tjetėr nė po kėtė forum, i njėjti hapės teme krenohej me faktin se numri i lindjeve tė shqiptarėve nė Maqedoni ėshtė shumė herė mė i lartė se numri i lindjeve tė grupeve tė tjera etnike. Dhe ai i gėzohej faktit qė nėse ky trend vazhdon, nė Maqedoni shqiptarėt nuk do tė jenė mė minoritet por shumicė. Akte si kėto mė lart dėshmojnė produktet e getove shqiptareve, familjeve tė varfėra me shumė fėmijė qė nuk kanė mundėsi tė rrisin sic duhet fėmijėt e tyre e tu japin arsimin e duhur, atė arsim qė nė tė shumtėn e rasteve u mungon edhe vetė prindėrve. Dhe kėta fėmijė produkte tė kėtyre getove rriten ashtu sic rriten edhe fėmijet e refugjatėve palestinezė nė Ripin e Gazės, me urrejtje pėr grupet e tjera etnike, urrejtje e varfėri qė i shtyn tė rriten si "luftėtarė tė Allahut" dhe jo si tė rinj qė duan tė mbarojnė njė shkollė e tė bėhen, doktorė, mėsues e inxhinierė.
    Dhe kėtė injorancė qė mbretėron mes kėtyre getove shqiptare e shfrytėzojnė sa grupet terroriste edhe grupet kriminale qe gjoja mbajnė ndezur flakėt e luftės nacional clirimtare.
    Kjo ėshtė pjesė e realitetit shqiptar qe as nuk duhet anashkaluar me njė tė sharrė apo me njė tė qeshur. Ky ėshtė realiteti shqiptar qė pret ndryshimin pėr mirė prej secilit prej nesh dhe prej vetė organeve tė shteteve pėrkatėse. Naiviteti nė kėtė rast do tė ishte fatalitet pėr ne shqiptarėt.

    Albo
    Nje video nuk mund te paraqese nje realitet shqiptar. Sic mund te jene bashkepatriotet tane ata qe ka kenduar mund edhe te mos jene. Pas gjithe atyre videove qe kane mbushur internetin ( qe per mua jane thjeshte nje ndihme per nje imperializem modern nga disa shtete ) dikujt , ndonje idioti qe nuk ja di rendesine , mund ti kete shkrepur ideja per dicka te ngjashme. As ti as une nuk mund te flasim per nje realitet te shqipeve ne maqedoni , pasi nuk jemi te informuar sa duhet rreth ngjarjes ne fjale apo rreth ngjarjeve te tjera. Une kam shume shoke nga maqedonia ne shkolle ( shqiptar ) te cilet jane muslimane te devotshem dhe falin 5 vakte , por nuk duan tja dine per xhihadizma , anti-tolerance etj etj... Jane shume te integruar ne shoqeri dhe jane te sukseshem ne shkolle edhe pse disa prej tyre i kane prindrit te pa shkolluar.
    Nuk do mend qe ka edhe raste ekstreme , si ka cdo vend tjeter cilesdo feje ti perkase.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 04-01-2008 mė 03:06
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  2. #32
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS
    Kjo teme duhet te zhduket nje ore e me pare, sepse nuk perfaqeson asnje vlere.
    Kjo teme duhet te qendroje, sa per ti kujtuar njerezve se cfare do te thote radikalizem dhe ekstremizem.
    Sepse nje besim me rrenje te ceketa te plebenjte, mund te manipulohet lehtesisht, te komentohet gabimisht dhe ti ktheje njerezit ne kafshe si keto. Dhe ne besofshi apo jo... fakt eshte qe te tille njerez sa vijne e shtohen. Gjithmone e me shume me ka rene rasti te degjoj nga injorantet se duhet qeverisur me sheriat.
    Dita e perplasjeve do te jete e pashmangshme...

  3. #33
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ku eshte dallimi midis 4 apo 6 apo 1 shqiptar i arrestuar
    Kur nuk ka dallim perse thua 6 dhe jo 4?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    apo do te hidhesh edhe ti si perpelec ne te gjitha temat per ta nxjerre diskutimin nga shinat?
    Ti shpif dhe pret qe une te hesht, vetem qe te mos nxjerr temen nga shinat?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ke gje per te shkruajtur per temen ne fjale?
    Per temen? Po si ore, kam. Ata jane ..., qofshin shqiptare apo aliene.

    Problemi eshte me ju qe e ngrini kete si rrezik mbarekombetar. Video qe pame me ushtatet grek qe kendonin kunder shqiptarve nuk qenka treguese i nje fenomeni, ndersa kjo me siper, po. Ti manifeston standarte te ndryshme vlersimi mbi te njejtin fenomen, ekstremizmin. Dhe kjo te ben te pa besueshem. Ky nuk eshte problemi im por i yti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 07-01-2008 mė 15:20
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #34
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Xhihadi ne shqip, zbulohet faqja e internetit
    Kenge per luften e shenjte, foto te terroristeve dhe materiale mirefilli te lidhura me terrorizmin, te gjitha ne shqip. Kush fshihet pas ketyre mesazheve ekstreme dhe te panjohura me pare per Shqiperine?

    lol...tani e zbuluan keta :PP

    http://gazeta-albania.net/news.php?id=21256
    http://gazeta-albania.net/news.php?id=21255
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #35
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Xhihadi ne shqip, zbulohet faqja e internetit
    Kenge per luften e shenjte, foto te terroristeve dhe materiale mirefilli te lidhura me terrorizmin, te gjitha ne shqip. Kush fshihet pas ketyre mesazheve ekstreme dhe te panjohura me pare per Shqiperine?

    lol...tani e zbuluan keta :PP

    http://gazeta-albania.net/news.php?id=21256
    http://gazeta-albania.net/news.php?id=21255
    Gazetaret jane si adolescentet, kujtojne se krejt cka fluturon eshte per tu henger dhe cdo send qe del ne internet ja vlen te meresh me te dhe te bejsh nje lajm.
    Paskan bere nje reklame te mire ketije forumit disa-anetaresh.

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Problemi eshte me ju qe e ngrini kete si rrezik mbarekombetar.
    Ne boten qe jetojme ku lajmi e informacioni fluturon me shpejt se shpejtesia e drites se diellit neper bote, aktet e nje shqiptari te vetem mjaftojne per te stigmatizuar nje popull te tere per mire apo per keq. Nese nuk arrin ta kuptosh kaq gje tregon qe ti as nuk kupton drejt kohen ne te cilen jetojme.

    Video qe pame me ushtatet grek qe kendonin kunder shqiptarve nuk qenka treguese i nje fenomeni, ndersa kjo me siper, po. Ti manifeston standarte te ndryshme vlersimi mbi te njejtin fenomen, ekstremizmin. Dhe kjo te ben te pa besueshem. Ky nuk eshte problemi im por i yti.
    Ata ushtaret greke nuk kane hedhur ne ere 2 kullat financiare te ekonomise boterore dhe nuk jane duke kryer akte terroriste ne emer "te Allahut" ne mbare boten e qyteteruar. Dhe nese ata ushtare greke do te nderrmernin akte terroriste, me faj do te beheshin kreret e shtetit grek. Por nese akte terroriste do te beheshin nga nje numer i vogel shqiptar, faji do te rendonte mbi mbare popullin shqiptar qe ne syte e botes se qyteteruar do te ishte ne nje nivel me ata terroristet e dale nga Arabia Saudite, Jemeni e Pakistani. Prandaj mos u perpiq te krahasosh te pakrahasueshmet.

    Ajo qe ti je duke bere eshte injorimi i fenomenit pa marre parasysh fare se sa i madh apo sa i vogel eshte shtrirja e tij ne shoqerine shqiptare. Dhe une nuk bej me faj produktet e getove shqiptare qe nuk dine me mire, une bej me faj te gjithe shtresen e kulturuar te shoqerise shqiptare qe zgjedh ti injoroje fenomene te tilla si te parendesishme. Dhe jeni po ju qe zgjidhni te heshtni tani te paret qe kerceni si pupagjela per te mbrojtur "imazhin e nderin e shqiptareve ne syte e botes" kur eshte teper vone.

    Denonconi xhihadistet publikish dhe raportojini prane organeve sekreve te shteteve perkatese (Shqiperi, Kosove, Maqedoni) apo kudo ne bote ku mund te kene emigruar pasi nese kjo urrejtje do te materializohej ne nje akt terrorist me kontribut shqiptar, pasojat nuk do ti vuajne ata "martiret e Allahut", pasojat do ti vuajme ne shqiptaret e thjeshte per vitet ne vazhdim.

    Albo

  7. #37
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Ata ushtaret greke nuk kane hedhur ne ere 2 kullat financiare te ekonomise boterore dhe nuk jane duke kryer akte terroriste ne emer "te Allahut" ne mbare boten e qyteteruar.
    Baballaret e atyre debileve greke kane vrare e prere me mijra shqipetare, dhe per mua or lum miku kjo eshte po aq e dhimbshme sa kullat binjake. Dhe nuk me intereson fare se ne emer te ciles semundje mendore e kane bere.

    Ajo qe ti je duke bere eshte injorimi i fenomenit pa marre parasysh fare se sa i madh apo sa i vogel eshte shtrirja e tij ne shoqerine shqiptare.
    ollrajty, me trego se sa i madh eshte ky fenomen dhe mbi ēfare informacioni e mbeshte kete. Nderkohe po te them arsyen perse une mendoj qe ky fenomen nuk egziston dhe kurre nuk ka per te egzistuar tek shqiptaret: sepse ne shqiptaret nuk bezojme ne zot dhe mendojme se nuk ka gje me te vyer ne kete bote sesa bitha jone personale. Edhe kur i bojm pislliqet i bojm per te perfitu ne parajsen tokesore dhe jo ate hyjnore.

    Po te jene shqiptare ata aty siper, kapini dhe plasini brenda per gjithe jeten. Por ju nuk e beni kete, ajo qe ju beni eshte te vini tellallin lart e poshte per "rrezikun islamik shqiptar". Perse?

    Pastaj, vete e ke fajin, sa here te kam thene qe Shqiperia eshte me mire e pa fe. Keto jane side effects te besimeve fetare, pra pergjegjesia bie mbi ate 10% e shqiptareve besimtare.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Baballaret e atyre debileve greke kane vrare e prere me mijra shqipetare, dhe per mua or lum miku kjo eshte po aq e dhimbshme sa kullat binjake. Dhe nuk me intereson fare se ne emer te ciles semundje mendore e kane bere.
    Mentaliteti shpellar: "Bota eshte e madhe sa shpella ime!" "Shqiperia per mua eshte Bota!" dhe jo Shqiperia eshte nje nga vendet e kesaj bote. Enver Hoxha leviz nga ngazellimi ne varr kur meson qe "armiku imagjinar i popullit" i ka lene gjurmet e veta jo vetem tek ata 60 vjecaret qe u linden nen komunizem, por edhe ne femijet e niperit e tyre.

    ollrajty, me trego se sa i madh eshte ky fenomen dhe mbi ēfare informacioni e mbeshte kete.
    Realitetin nuk ta "lecitin" te tjeret or tunxh, realitetin e shikon me syte e tu dhe e degjon me veshet e tua per aq kohe sa syte i ke ne balle dhe veshet nuk i mbulon me pellembet e duarve. Po ti kishe syte ne balle do te shikoje qe ato faqe dhe dhe ato video jane ne gjuhen shqipe dhe ai bilbili qe ia merr kenges eshte nje bilbil shqiptar.

    Pak rendesi ka se sa i perhapur eshte fenomeni, sikur edhe nje shqiptar i vetem te jete i tille, kaq mjafton qe te njollosi nderin e 7 milion shqiptareve ne Ballkan e 10 milion ne mbare boten.

    ky fenomen nuk egziston dhe kurre nuk ka per te egzistuar tek shqiptaret: sepse ne shqiptaret nuk bezojme ne zot dhe mendojme se nuk ka gje me te vyer ne kete bote sesa bitha jone personale. Edhe kur i bojm pislliqet i bojm per te perfitu ne parajsen tokesore dhe jo ate hyjnore.
    Mos deshe te thuash qe: "une drity si shqiptar nuk besoj ne Zot dhe mendoj se nuk ka gje me te vyer ne kete bote sesa bitha ime personale. Dhe kur i bejme pislleqet i bejme per te perfituar ne parajsen tokesore dhe ate hyjnore."?

    News Flash: Jo te gjithe shqiptaret jane si drity! E veshtire ti rezistosh tundimit qe te besosh se te gjithe shqiptaret jane si ty dhe te gjithe shqiptaret i shohin e mendojne gjerat si ty apo jo?

    Pastaj, vete e ke fajin, sa here te kam thene qe Shqiperia eshte me mire e pa fe. Keto jane side effects te besimeve fetare, pra pergjegjesia bie mbi ate 10% e shqiptareve besimtare.
    E shikon sa mire, e bere xhaxhin Enver qe te levizi ne ferr nga gezimi! Edhe xhaxhi Enver keshtu si ty mendonte dhe punonte per plot 35 vjet! Je nje pionier i vertete i Enverit! Dhe qe te mos flesh akoma ne krahun e paditurise: vetem gjysma e shqiptareve ne Ballkan u rriten ne frymen ateisto-komuniste te rregjimit te Enver Hoxhes, gjysma tjeter ne Kosove e Maqedoni nuk e ndalen se besuari apo praktikuari besimin e tyre.

    Albo

  9. #39
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Pak rendesi ka se sa i perhapur eshte fenomeni, sikur edhe nje shqiptar i vetem te jete i tille, kaq mjafton qe te njollosi nderin e 7 milion shqiptareve ne Ballkan e 10 milion ne mbare boten.
    Edhe nje here, 1 nuk mund te quhet fenomen.
    Pastaj, ti si i leēitur ne keto internet stuffrat perse nuk perpiqesh tja bllokosh sitin atyre kellirave? Nuk do ishte ky rrol me i dobishem se venja e kujes?

    Dhe qe te mos flesh akoma ne krahun e paditurise: vetem gjysma e shqiptareve ne Ballkan u rriten ne frymen ateisto-komuniste te rregjimit te Enver Hoxhes, gjysma tjeter ne Kosove e Maqedoni nuk e ndalen se besuari apo praktikuari besimin e tyre.
    Boll me komunizemenverizem bullcrap, se nje dite do perfundosh duke i besuar dhe vete. Nuk ishte enveri qe zhduku fene, ishin shqiptaret. Ne nje popull me te vertete fetar, dikush qe perpiqet te heqe kisha e xhamia nuk zgjat as 24 ore. Me jep nje shembull tjeter ne bote ku ndodhi e njejta gje gjate sistemit komunist, nje shembull ku u mbyllen te gjitha institucionet fetare pa me te voglin problem. He?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #40
    Citim Postuar mė parė nga DoLpHiN Lexo Postimin
    Nje video nuk mund te paraqese nje realitet shqiptar. Sic mund te jene bashkepatriotet tane ata qe ka kenduar mund edhe te mos jene. Pas gjithe atyre videove qe kane mbushur internetin ( qe per mua jane thjeshte nje ndihme per nje imperializem modern nga disa shtete ) dikujt , ndonje idioti qe nuk ja di rendesine , mund ti kete shkrepur ideja per dicka te ngjashme. As ti as une nuk mund te flasim per nje realitet te shqipeve ne maqedoni , pasi nuk jemi te informuar sa duhet rreth ngjarjes ne fjale apo rreth ngjarjeve te tjera. Une kam shume shoke nga maqedonia ne shkolle ( shqiptar ) te cilet jane muslimane te devotshem dhe falin 5 vakte , por nuk duan tja dine per xhihadizma , anti-tolerance etj etj... Jane shume te integruar ne shoqeri dhe jane te sukseshem ne shkolle edhe pse disa prej tyre i kane prindrit te pa shkolluar.
    Nuk do mend qe ka edhe raste ekstreme , si ka cdo vend tjeter cilesdo feje ti perkase.

    Nuk i shmangesh dot realitetit duke futur koken ne rere si struci Citova shkrimin tend pasi ishte me i pastri nga rremuja ne krahasim me ato te te tjereve, pra ne kete pike asgje personale ndaj teje. Ajo video eshte nje turp dhe mbase sic thone disa nuk perfaqeson aspak besimtaret e ndershem te fese myslimane shqiptare dhe as nuk eshte pergjithesia. Por kjo nuk e minimizon aspak si fenomen. Nese kjo video do ishte e vecuar, do dilte nga hici dhe papritur e pa kujtuar do shfaqej ne internet sic u shfaq atehere jam i sigurt qe do meritonte perbuzjen dhe injorimin e shumices derrmuese te shqiptareve dhe as do flitej me per te. Vetem se ne kete rast une nuk e them dot kete gje pasi kur futem tek ai forumi qe ka permendur D@mian me zihet fryma dhe me erren syte nga turpi dhe neverija. Pra nuk eshte thjesht nje video qe del rastesisht ne internet por nje trup i tere qe po perpiqet te shnderroje besimtaret myslimane shqiptare ne ekstremiste dhe kopje karboni e atyre te Buharase dhe te shkretetirave. Dhe ne kete pike une se anashkaloj dot me nje nenqeshje perbuzese apo me nje justifikim apo me keq akoma, me 'dyshimin' e madh se keta nuk jane shqiptare por dikush qe perfiton ne emer te tyre. Ai i videos eshte shqiptar, kendon e falet ne shqip dhe ben thirrje per gjakderdhje ne shqip. Kjo eshte katastrofa. Dhe ske pse habitesh fare sepse me nje mentalitet te tille nuk kane munguar aspak te shfaqen ne kete forum madje as ne kete teme. E di shume mire qe pjesa derrmuese e besimtareve myslimane jo vetem qe nuk mendojne gjera te tilla por dhe i denojne me force. E megjithate nuk mund te genjej veten e te them qe nuk perben problem ne nje kohe kur mendoj se ky eshte nje problem dhe rrezik gjithmone e me ne rritje ne rradhet e besimtareve shqiptare. Ky lloj ekstremizmi eshte nje kob per gjithe shqiptaret, te cfaredo besimi qofshin. Ajo qe eshte shqetesuese ne te njejten kohe lidhet me manine dhe ndjenjen e viktimizimit qe kane disa besimtare myslimane. Sapo hapet nje teme (sado e faktuar te jete) ata me vrap te hidhen ne gryke duke thene jo pse na shani fene, jo shikoni me mire ata mjekergjatit dhe rrasot tuaja etj etj. Ky eshte budallallik me brire. Harrojne qe nuk e ndryshojne aspak realitetin dhe as e zbusin peshen e rende te asaj qe po ndodh duke 'sulmuar' fete e tjera. Kjo eshte ajo qe une quaj te fusesh koken ne rere si struci duke harruar qe ke gjithe trupin jashte te zbuluar. Ne nje kohe qe ata te paret sduhet ta pranojne madje duhet ta denojne me force kete manifestim ekstremizmi qe nuk eshte aspak tipar i shqiptarit, i cfaredo lloj besimi te jete. Nuk dua te bej asnje dallim krahinor pasi i rrespektoj njesoj te gjitha krahinat shqiptare por kam vene re (dhe kete mendim ska force te ma ndryshoje) qe ky lloj ekstremizmi eshte i pranishem vetem tek disa besimtare myslimane nga Kosova dhe sidomos nga Maqedonia dhe aspak tek ata nga Shqiperia.
    E perseris qe nuk dua te fyej aspak asnje krahine apo besim fetar por nese duam ti shohim gjerat sic jane dhe emertojme me emrin qe kane atehere ato duhen perballur dhe jo anashkaluar.

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •