Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 47
  1. #21
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ashtu, mu tu lumte, burg, klon me tel me gjemba, bunkere, ashtu siç e desh enveri - bile te ndertojme njeriun e ri saliberishist - prototip i njeriut te ardhshem te xhungles dhe guves.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    po po ama per at tash shumica e kerkojn denimin me vdekje, se u prishem , ne xhungell edhe atje ka ndonje rend, te neve ska as rend.

  3. #23
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    po po ama per at tash shumica e kerkojn denimin me vdekje, se u prishem , ne xhungell edhe atje ka ndonje rend, te neve ska as rend.

    Mor ti zoteri, a nuk po kupton se Sala po ndjek te njejten rruge si Enver Hoxha ??????
    Atehere, me ç'fytyre dilni e bertisni kundra Enverit sa çirrni dhe by** me thonj, e thoni se do ta fshijme nga historia ??? Apo, doni te krijoni nje tjeter sistem, ate Fashist, dhe ta quani Salist ?????????,,...

    Mjere Shqiperia per shqiptaret qe rrit.
    Mendoj se bosh, do te ishte me e begate, do ishinn rritur aty shkurre e drure, apo dhe derra te eger, por, shqiptar si ne qe e djegim dhe e presim, nuk do te kishte.
    Dhe, me mire djepja thatë, se sa nje djall ne të.

  4. #24
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Njerezit nuk duhet te presin qe shteti te shkoje deri ne gremine si ne 97 e pastaj te ngrihen e te protestojne.

    Kjo eshte situata ne Shqiperi. Shqiperia ka akoma jashtezakonisht pune me sigurimin e standarteve minimal te jeteses.

    Qytetaret shqiptare kane kuptuar me ne fund se kontrata ka dy pale dhe kur ajo nuk zbatohet, mund dhe DUHET te dalesh ne shesh dhe ta kerkosh ate, atehere edhe pjesemarrja e shoqerise civile ne zgjidhjen e ketyre problemeve nuk do te ndalet ne berjen sehir, por do shnderrohet ne pjesemarrje aktive, sic ishte.

    Problemi eshte qe ne vazhdojme te mbetemi tejet te politizuar, nuk gjykojme dot objektivisht.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Njerezit nuk duhet te presin qe shteti te shkoje deri ne gremine si ne 97 e pastaj te ngrihen e te protestojne.

    Kjo eshte situata ne Shqiperi. Shqiperia ka akoma jashtezakonisht pune me sigurimin e standarteve minimal te jeteses.

    Qytetaret shqiptare kane kuptuar me ne fund se kontrata ka dy pale dhe kur ajo nuk zbatohet, mund dhe DUHET te dalesh ne shesh dhe ta kerkosh ate, atehere edhe pjesemarrja e shoqerise civile ne zgjidhjen e ketyre problemeve nuk do te ndalet ne berjen sehir, por do shnderrohet ne pjesemarrje aktive, sic ishte.

    Problemi eshte qe ne vazhdojme te mbetemi tejet te politizuar, nuk gjykojme dot objektivisht.

    ingenuous

    Sipas asaj qe ke shkruar del se shteti shkoka drejt gremines (si ne 1997) sa here qe PD qenka ne pushtet dhe se vetem PS po e shpetoka Shqiperine!?
    Cila ishte dhe cila eshte situata ne Shqiperi?
    Nese nje OJQ-ist atehere me detyron te te them disa fjale me teper.
    Cili eshte roli i OJQ-ve ne nje shtet demokratik?
    A duhet te behen ata leva te nje X apo Y partie politike?
    A duhet qe ata te jene "aktive" vetem sa per te mbushur raporte vellimore sa per te "bindur" dhuruesit per financime?
    A duhet qe OJQ te mbijne si kepurdhat pas shiut?
    Sa dhe si e njihni ju realitetin shqiptar (jashte vijave kufizuese te kryeqytetit)?

    Cdo qytetar i nje shteti demokratik duhet se pari te mesohet qe te njohe dhe te respektoje dhe me pas ai do te ndjehet nje qytetar aktiv.
    Sa i njohin shqiptaret ligjet dhe sa i respektojne ata ato? Ndoshta 10%.
    Ne kete aspekt hyn dhe vetedija e tij si qytetar i lire dhe aktiv per voten qe hedh.
    Sa i lire dhe sa i vetedijshem eshte ai? Shume pak!
    Ai ndjehet i lire ne menyre kolektive, sepse nuk jeton me nje shtet terroristo-komunist, por nga ana tjeter nuk eshte i lire per sa kohe ai nuk gezon te drejtat minimale te jeteses, nuk gezon garancite ligjore te nje shteti te vertete juridik (qe ja mbron dhe garanton te drejtat), nuk gezon garancite e nje administrate qe i sherben (sepse eshte i qelbur ne korrupsion), nuk gezon mbrojtjen dhe sigurine maksimale te shendetit, nuk gezon mbrojtjen e barazise gjiore (krimi dhe dhuna ndaj femres dhe abuzimi me femijet) dhe ne kete rast lirisht mund te thuhet se qytetari shqiptar nuk i ka te garantuara lirite baze.

    Ne vend qe pozita dhe opozita te gjejne rrugen e bashkepunimit per te gjitha keto dhe sebashku te krijojne nje mur morali te pakapercyeshem per:krimin, korrupsionin, dhunen ne shoqeri, varferine ekstreme, politizimin e administrates, kontrabanden, prostitucionin, drogen etj ata gjejne rrugen me te keqe te mundshme - kundervenjen ndaj cdo nisme qe synon forcimin e shtetit ligjor.

    Opozita duhet te jete aktive!

    Aktive nuk do te thote vetem dalje ne rruge, por me se pari do te thote aktive ne institucione (jo per dekor)!

    Per sa kohe ajo nuk mbetet aktive ne institucione, per aq kohe ajo do te mbetet e mbyllur ne vetvete, pa force dhe pa ide.

    Rrjedhimisht pushteti do te kete te garantuar jetegjatesine dhe problemet e shqiptareve nuk do te mbarojne kurre!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Postime
    3

    pun plehash

    Citim Postuar më parë nga Barlet23 Lexo Postimin
    Me cfare fytyre del ai Rama dhe flet kur nuk ben me minimalen per Tiranen, mbledhjen e plehrave ne cdo cep te Tiranes. Pastaj kerkon te behet Kryeminister ky shoku !!!
    po provoje t'i hedhesh plerat ne kazanin e tyre dhe pastaj shife do ta pastroje bashkia apo jo...pastaj merru me politik

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Postime
    3
    [QUOTE=Brari;1781712]rd

    --

    Zëdhënësi i PD shprehet se edhe vetë Stalini do të kishte mbetur i zhgënjyer nga pjesëmarrja aq e vakët në ditëlindjen e tij


    Rama, politikë e vjetëruar e tipit stalinist

    kta te PD e paskan studiuar mir celebrimet e stalinit. se mos e bejneedhe kta si hitleri me literaturat e niçes!

  8. #28
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqyp

    SHQIPNI TAVOLINASH 47

    ARTAN LAME

    Mbushi bulevardin populli i Tiranës, ca se i ka ardhur në majë të hundës e ca se ia kërkoi opozita. Nuk ndodhi asgjë jashtë radhe, as u thyen xhama e as u dogjën ministrira, siç di të bëjë një që s‘po ia them emrin. Në fund, dy njerëz bënë deklarata publike. Gazmend Oketa, që deklaroi se kjo protestë destabilizon vendin dhe rrezikon çështjen e Kosovës dhe Gerti Bogdani, që deklaroi se opozita kishte dëmtuar paqen fetare në vend, duke prekur ndjenjat e besimtarëve myslimanë. Kësaj i thonë të kesh dy b..., një ta mbash e një ta çash.

    Nuk besoj se ka burrë nëne në botë që të besojë se Gazit dhe Gertit u bie në mend për mbarëvajtjen e statusit në Kosovë dhe për terezinë e besnikëve të Muhametit në Tiranë. Demek, Gazi po luante me letra në zyrë (s‘besoj se i ka lënë punë tjetër shefi) dhe papritur dëgjon në lajme për protestën e opozitës. Mos, i thotë bashkëluajtësit, do na marri në qafë ky Rama me këtë protestën, se do na rrezikojë statusin e vëllezërve kosovarë, për të cilët s‘po na zë gjumi. Dhe një të çuar nga karreglla, e t‘ia mësyrë mikrofonit të konferencave të qeverisë. Në të njëjtën orë, Gerti që luante me letra në zyrën e Partisë, tek dëgjon lajmet i thotë bashkëluajtësit të vet: Mos, ky Rama që u bën thirrje njerëzve për protestë, do na rrezikojë bashkëjetesën fetare që mezi e kemi ngritur dhe mund të lëndojë ndjenjat e myslimanëve tanë, që të falin në çdo gjë, veç në fe jo. Dhe një të çuar bën edhe ky dhe ja mësyn mikrofonit të partisë. E trashë apo jo.

    Këta dy djemkat me kravata dhe mastera, nuk ia dolën të jenë koherentë as sa Fahri 55-a. Ky të paktën, si komunist i vjetër, nuk doli jashtë bolshevizmës dhe thjesht e lidhi protestën me ditëlindjen e Stalinit, që zor se e dinte ndonjëri prej atyre që protestonin në shesh. Ndërsa djemkat e partisë, Gazi dhe Gerti, moshën e kanë për të qenë mendjehapur, edhe masterat i kanë ngrënë në Evropë, po kur u duhet të flasin, kthehen te historirat e matufëve të qëmotit dhe më nxjerrin mallin e fanatikëve injorantë të Tiranës që, më ‘24-ën, kur Noli po ndërtonte godinën e Parlamentit, për të përçarë miletin, hapën llafe "Çoniu burra, se kaurri po na prek në din e në fe, se po don me na bo kishë për midis Tironës". As sot nuk e kam kuptuar dot nëse e thoshin këtë nga ligësia, nga injoranca, apo nga të dyja bashkë.

    Ps. Kur kisha mbaruar këto radhë, më bie në dorë shkrimi i Stefanit, "Mitingu i opozitës dhe reaksioni fashist i pushtetit". Dale mo Andrea, dale një çikë. Ta kuptoj hallin dhe ta di merakun, po nuk më duket aq kollaj t‘i themi "fashizëm" pushtetit të sotëm, se fashizmi të paktën ishte një ideologji e qartë, e përcaktuar, që e dinte nga nisej dhe ku do mbërrinte. Zor të më thuash se është kështu edhe kjo klika që na qeveris neve.

    Jo çdo bandë hajdutësh injorantë dhe mendjengushtë, që shtie në dorë një pushtet dhe di të lozë dajakun, është doemos fashizmë. Se edhe fashizma, që të imponohet ka nevojë për një lloj sqime dhe zotnillëku, që unë s‘e shoh gjëkundi mes këtyre honxho-bonxhove që kemi për ministorë. Se ja, më thuaj ti, nëse gjen ndonjë të ngjarë mes çizmeve llustrafinë të Herman Geringut dhe këpucëve të Shabanit e të Jeminit, apo uniformave të ngrira të Wermahtit dhe kostumeve prej atllasi që kanë mbushur sërish ministritë tona. Apo fashizmi, që ish fashizmë në kohë të Duçes, bëri Akademi jo vetëm në Itali, po erdhi ta bënte edhe këtu në Shqipëri, ndërsa këta bashibozukët tanë injorantë, që ti Andrea u jep statusin e fashistit, po mbyllin edhe Akademinë e vendit të tyre, le më pastaj.

    Dajaku dhe hajdutllëku nuk janë karakteristika bazë e fashizmës, po e bandave pa ngjyrë në pushtet, që kështu i bën këta tanët t‘u ngjajnë më shumë klikave të Liberisë e të Kongos, sesa fashizmit të Teutonisë a të Kilit në daç.

  9. #29
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Sipas asaj qe ke shkruar del se shteti shkoka drejt gremines (si ne 1997) sa here qe PD qenka ne pushtet dhe se vetem PS po e shpetoka Shqiperine!?
    Cila ishte dhe cila eshte situata ne Shqiperi?
    Nese nje OJQ-ist atehere me detyron te te them disa fjale me teper.
    Cili eshte roli i OJQ-ve ne nje shtet demokratik?
    A duhet te behen ata leva te nje X apo Y partie politike?
    A duhet qe ata te jene "aktive" vetem sa per te mbushur raporte vellimore sa per te "bindur" dhuruesit per financime?
    A duhet qe OJQ te mbijne si kepurdhat pas shiut?
    Sa dhe si e njihni ju realitetin shqiptar (jashte vijave kufizuese te kryeqytetit)?

    Cdo qytetar i nje shteti demokratik duhet se pari te mesohet qe te njohe dhe te respektoje dhe me pas ai do te ndjehet nje qytetar aktiv.
    Sa i njohin shqiptaret ligjet dhe sa i respektojne ata ato? Ndoshta 10%.
    Ne kete aspekt hyn dhe vetedija e tij si qytetar i lire dhe aktiv per voten qe hedh.
    Sa i lire dhe sa i vetedijshem eshte ai? Shume pak!
    Ai ndjehet i lire ne menyre kolektive, sepse nuk jeton me nje shtet terroristo-komunist, por nga ana tjeter nuk eshte i lire per sa kohe ai nuk gezon te drejtat minimale te jeteses, nuk gezon garancite ligjore te nje shteti te vertete juridik (qe ja mbron dhe garanton te drejtat), nuk gezon garancite e nje administrate qe i sherben (sepse eshte i qelbur ne korrupsion), nuk gezon mbrojtjen dhe sigurine maksimale te shendetit, nuk gezon mbrojtjen e barazise gjiore (krimi dhe dhuna ndaj femres dhe abuzimi me femijet) dhe ne kete rast lirisht mund te thuhet se qytetari shqiptar nuk i ka te garantuara lirite baze.

    Ne vend qe pozita dhe opozita te gjejne rrugen e bashkepunimit per te gjitha keto dhe sebashku te krijojne nje mur morali te pakapercyeshem per:krimin, korrupsionin, dhunen ne shoqeri, varferine ekstreme, politizimin e administrates, kontrabanden, prostitucionin, drogen etj ata gjejne rrugen me te keqe te mundshme - kundervenjen ndaj cdo nisme qe synon forcimin e shtetit ligjor.

    Opozita duhet te jete aktive!

    Aktive nuk do te thote vetem dalje ne rruge, por me se pari do te thote aktive ne institucione (jo per dekor)!

    Per sa kohe ajo nuk mbetet aktive ne institucione, per aq kohe ajo do te mbetet e mbyllur ne vetvete, pa force dhe pa ide.

    Rrjedhimisht pushteti do te kete te garantuar jetegjatesine dhe problemet e shqiptareve nuk do te mbarojne kurre!
    tamam , po hajde thuaju ktyre te majteve, se nuk shohin ose nuk duan ta shohin te verteten, dakort qe qeveria ka problemet e veta , por edhe opozita nuk eshte aspak bashkpunuese, ne fakt do te thosha se eshte shume minuse(qe minon punen). te pakten keta po punojne pak ne drejtim te vendosjes se rregullit qe duhet te zoteroje ne nje shtet demokratik. Nuk eshte se kujdesen shume per popullin , holle holle, asnjera pale, por kto opozitaret jane kundra cdo gjeje, cdo nisme qe merr qeveria, dhe kjo jo se duan popullin , por duan pushtetin per vete qe ta bejne shqiperine me keq se cishte.
    .....................................

  10. #30
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Kjo si per inat te serbofileve dhe te grekofileve qe hypen ne pushtet me dhunen e vellavrasejs terrorit dhe anarkise komuniste te '97 te finansuar drejte nga banka qendrore e jugasllavise (serbise), -eshte qeveria me produktive dhe me propopullore qe ka pasur ndonjehere shqiperia ne historine e vet. Ralisht kesaj radhe hapesi i temes eshte zedhenes i subverzionit per heqjen e shtetisise se Shqiperise si "demshperblim" qe po formohet edhe nje shtet i ri shqiptar. Tjeter dhimbje nuk ka 'opozita' serbo-greke ne shqiperi. Me '97 per pak sa nuk e humbet shtesine, kasaj radhe sigurisht do t'ia dilni me sukses se keni fituar pervoje vellavrasese.

    Ju korbat e paudhe qe po krokasni vdekjen dhe cfarosjen tuaj se bashku me hapesin e kesaj teme idiote keni gjasa te medha qe se shpejti ta fitoni shtetesine serbe dhe greke mu ne fshatin tuaj te mjere ku jeni lindur pa vajtur askund, kuptohet nese e mbijetoni kobin tuaj..., por edhe ketu do te gjeni pak ngushellim sepse ne varret tuaja do te shkruhen emra grek dhe serb.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  11. #31
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Gjendja ne Shqiperi ka nje fare ndryshimi, i cili nuk eshte ne nivelin qe duhet te ishte.
    Hajde P.S. ne krye ngriu P.D. ne protesta jo komunist, jo stalinist jo enverist etj.
    Vjen P.D. ne krye o burra ta permbysim Salen, halabaket, maloket etj etj.
    Kur opozitat te bejne protesta nuk duhet te kerkohet rrezimi i qeverise i cili sjell jo vetem kriza politike, por nje demtim teresor te imazhid te Shqiperise, dhe qeverisjes dhe per me teper do te demtoje vete popullin,dhe qe c`do njeri qe e degjon thote:
    -Ah~ keta te shkrete, si nuk munden te rregullohen dhe te vete qeverisen.Protestat eshte dicka e natyrshme te kryhen, te cilat ne nje menyre ose nje tjeter tregon se qeveria po krijon shume hendeqe ne jeten e qytetareve.
    Te mendojme njerezit kane jo shume probleme sa c`kane tani c`do te mendonit a do te ngriheshin ne protesta , sigurisht por ndoshta jo kaq shume .
    Desha te them, sa me shume pjesemarres me shume gabime ,qeverisja e vendit, si papunesi,paga jo te mjaftushme,dhe kryesorja mos mbajtje e premtimeve nga qeveria.
    Te kerkohet, mbajtja e premtime dhe qeveri te dali dhe te flase per rregullimin e te metave te saj , dhe te jap afat per kerkesat e protestuesve.
    Une nuk besoj se po erdhi krahu i majte edhe gjerat do te ndryshojne 100%.
    Eshte koha qe te krijohet nje klase e re politike, dhe politikanet e vjeter, besoj pothuaj pa perjashtim ju ka dale boja , dhe me duket nuk kane se c`fare ti japin me popullit.
    Kane pasuri te tundeshme dhe te patundeshme , kush e di sa depozita kane ne bankat neper bote, dhe kushe di sa e sa te komplikuar jane,me trfikun, drogen prostuticion etj.
    Ver ``Lenen`` edhe hiq ``Prenen`` nuk po shohim ndonje ndryshim te madh nga qeverisja e tyre.
    Duhen te behen propozime nga vete populli per te rinj te zgjuar te shkolluar,patriote te cilet do te punojne per begatimin e Shqiperise, dhe jo thjesht te ken nje post qe te kene mundesi te pasurohemi ose perfitime te tjera.
    Gjithkush mendon,kjo eshte e pa mundur,ku ti gjejme keta njerez , ke te veme s`kemi te tjere,keta kemi etj etj.
    Klasa e tashme politike eshte komplet e korruptur, e ndare ne klane te cilat mbajne njeri tjetrin.Nuk e di si mund te funksonoje por duhen njerez te RINJ, dhe sigurisht Shqiperia do te ndryshoje me shume.
    Kerkesa e opozites per rrezimin e Berishes ,nuk do te zgjidhe menjehere problemet e popullit,dhe vete populli e di kete nga experienca e tije.Kur te vije koha e zgjedhjeve , populli le te zgjedh njerezit qe duhen.
    Qeveria e ka per DETYRE , e theksoj kete DETYRE, qe te zgjidh hallet edhe problemet e popullit.
    Populli e ka zgjedur ate , dhe qeveria duhet te beje punen esaj.
    Ne kete situate, nje Shqiperie stabilizuar eshte nje mbeshtjete shume e forte edhe per problemin e Kosoves.
    Nje destabilizim i saj, nje dem shume i madh per vellezerit tane Kosovare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niktironci : 25-12-2007 më 13:41

  12. #32
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    97-ta na la me simptoma te renda kur vjen fjala per protesta. Nga njera ane eshte akuza e njeres pale se protestat jane hije te 97 qe ndjekin nga pas kryeministrin, nga ana tjeter edhe ajo pjese e shoqerise qe do te protestoje i ka frike keto akuza (qe shihen qarte edhe ne forum.)

    E drejta e protestes eshte e drejte kushtetuese, nderkombetare dhe sublime (flitet per protesta paqesore.) Por pervec problemeve qe i theksova me pare, gershetuar me apati politike, protestat ne Shqiperi nuk marrin formen e protestes se qytetareve, si rrjedhoje e mungeses (moskonsolidimit) te nje shoqerie civile, por organizohen ne forme partiake, dhe shfrytezohen nga ato parti, apo individe te caktuar. A kane te drejte qytetaret te protestojne? Ata/ato qe jetojne ne Shqiperi e dine mjaf mire. Shumica e treguesve ekonomik, politik e shoqeror kane qene negativ kete vit (mjaftojme te shohim statistikat e publikuara nga organizatat nderkombetare.)

    Por turmat qe protestojne nen hijet e nje partie apo tjetren, per karrigen e njerit apo tjetrit, per nje manifest politik apo tjetrin, jane vec turma, kope qe s'mund te livadhisin pa bari.

  13. #33
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    une e di sikur ne vendet komuniste nuk lejohet te protestohet apo te behet tubim !!! nejse nese mendoni se te dalesh ne protesta per drita uje edhe rruge nuk lejohet sepse frikacak si sali berisha mund te lene pushtetin sepse te gjitha protestat kujtohet 97 nga te djathtet apo edhe nga te majtet atehere nuk po dalim !!! po mjer i mjeri popull qe u kalb tere diten pa drita pa uje edhe me 'mireqenie' edhe me leke ne duar !!! edhe nje gje te fundit do them edhe shpresoj qe mos ofendohen shumica ktu !!! me mire grek se sa kshu sic jemi sot qe jemi kthyer si ne kohen e antikitetit !!!
    kjo e fundit ishte sa per krahasim per ata qe kemi share edhe do shajme gjithe jeten !!! se te pakten ata qe jane grek jetojne me drita edhe me uje !!! kurse ne nuk na lejohet akoma te dalim ne protesta !!! mjer ne !!! zoti na ndimofte !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  14. #34
    Te dalesh te protestosh eshte mese normale, por per mendimin tim kjo gje nuk ka efekt per realitetin shqiptar. Protesta me e mire per ate realitet eshte dita e votimeve. Ate dite shqiptaret duhet mendohen mire para se te japin voten e tyre dhe kujt duhet tia japin, pasi ajo vote do te jete vendimtare per 4 vitet e ardhshme.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  15. #35
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Te dalesh te protestosh eshte mese normale, por per mendimin tim kjo gje nuk ka efekt per realitetin shqiptar. Protesta me e mire per ate realitet eshte dita e votimeve. Ate dite shqiptaret duhet mendohen mire para se te japin voten e tyre dhe kujt duhet tia japin, pasi ajo vote do te jete vendimtare per 4 vitet e ardhshme.
    e dime mer brok e dime po edhe me diten e votimeve nuk kemi gje ne terezi se jemi mesuar se nje surrat kane te gjithe si te majte edhe te djathte !!! puna eshte qe te mesohen edhe me protesta sepse ne mos nje dite nje tjeter do i vine mend qeveritareve !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  16. #36
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    e dime mer brok e dime po edhe me diten e votimeve nuk kemi gje ne terezi se jemi mesuar se nje surrat kane te gjithe si te majte edhe te djathte !!! puna eshte qe te mesohen edhe me protesta sepse ne mos nje dite nje tjeter do i vine mend qeveritareve !!!

    Ky eshte problemi se shqiptaret ende spo e kuptojne se edhe te majtet edhe te djathtet ishin e jane po njesoj. Pikerisht dita e votimit duhet te sherbeje edhe si dite e ndryshimit te kesaj mode te te zgjedhurit midis te majteve dhe te djathteve. Ke te zgjedhin shqiptaret?!!! Nje njeri te ri ne politike, me mendesi te reja, te paperzier me pare me aferat e ndyra te politikes. Nje njeri intelektual me plot kuptimin e fjales dhe mbi te gjtha nje njeri patriot per kombin e tij. Kush eshte ky njeri?!! Ate duhet ta gjejne vete shqiptaret. Ne 3 milion e gjysem njerez qe jane aty me siguri do kete edhe ca njerez te hajrit per ta drejtuar ate vend.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  17. #37
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ne 3 milion e gjysem njerez qe jane aty me siguri do kete edhe ca njerez te hajrit per ta drejtuar ate vend.
    Ka, patjeter qe ka. Por si i thone: Ku le Larua te haje Balua... Dhe arsyeja tjeter; lexo ketu ne forum Ingenuous dhe Brari (pa ofendim asnjerit), komplet dy ekstreme dhe fatkqesisht ky ekstremitet perben dhe mentalitetin e 90 % te popullit tone. Ja pse ata njerez te hajrit e kane te veshtire te dalin ne siperfaqe. Po u pa realiteti vetem blu e roze (aka KUQE) atehere do mbetemi te ngerthyer ne kete qerthull kush e di dhe per sa dekada te tjera.

  18. #38
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    I dashur Darius,

    Sikur gjithe shqiptaret ta benin kete analize qe kerkon ti, Shqiperia sot do ishte ndryshe. Por per fat te keq, shumica e shqiptareve sot eshte e zene me halle te tjera: si te siguroje buken e vet dhe te femijeve- disa dhe te brezave te ardhshem, si te kete sa me shume rehati ne shtepine e vet- disa edhe te shtepive, si te vishen sa me bukur dhe te bejne parada mode rrugeve, si te kene nje makine me te shtrenjte se e komshiut, si ta mobilojne shtepine me pajisjet e fundit. Pastaj, se jashte qelbet ajri nga mbeturinat e hedhura pirg, se fatorinoja dhe shoferi i sherbimit publik qelben era alkol dhe djerse dhe s’te japin as bilete, se detin e perdor si WC, se femijet dine shume mire te lozin me kompjuter, por s’dine te lexojne e te shkruajne, flaka t’i bjere!

    Ne Shqiperi fatkeqesisht jetohet akoma vetem per momentin, pra te jetojme sot se neser nuk i dihet. Me kujtohet nje njoftim publik ne televizion para disa vitesh. Spikeri thoshte se fshataret perreth autostrades se sapondertuar Tirane Durres nuk duhet te vidhnin shenjat fosforeshente te vendosura neper muret anesore te autostrades. (Fshataret, mesa dukej, i vendosnin shenjat plastike ne karrot e tyre apo thjesht ne bahce apo kotece pulash per zbukurim….) Spikeri e mbyllte duke thene \’ Ne autostrade kalojne edhe miqte e familjaret tuaj\’. Ja, per mua me nje fjali pershkrimi i problemit e mendesise shqiptare ne kete moment ne kohe. Krahaso kete histori me ate tjetren te personit qe vidhte kapake pusetash dhe i shiste per 2500 leke copen derisa nje dite i biri ra ne pusete te hapur, theu kemben dhe babait i duhej te paguante doktoret disa here 2500 leke….
    Nje dite teksa udhetoja me furgon ne Shqiperi, shoferi me tregonte nje histori te ngjashme, duke u fokusuar pikerisht mbi faktin se ne nuk mendojme per te ardhmen. Ne mbarim te bisedes, shoferi i furgonit merr kanacen bosh te pijes joalkoolike qe e bija 10 vjecare kishte pire, dhe e hodhi pa u menduar fare ne ane te rruges.
    Fatkeqesisht, keto jane shembuj qe femijet shqiptare perjetojne cdo dite, shembuj te cilet do te dominojne jeten e tyre. Nese duam te ndryshojme, duhet te fillojme pikerisht duke menduar per te nesermen. Duke mos harruar se cdo gje qe bejme sot ka pasoja per te gjithe neser. Dhe nuk e kuptoj pse ne vazhdojme te sillemi sikur e nesermja nuk do te arrije kurre. Shprehja e famshme \’me kismet deri neser\’….
    Atehere, deri heres tjeter, me kismet!

    Shqiptaret dalin ne rruge vetem kur u vjen thika deri ne kocke, sikurse bene me 1990/91, ose me 1997, apo dalin kur eshte fjala per nje teme fare konkrete si dritat, uji, ngritje rrogash.
    A iu dhimbset ketyre njeriu? Ai njeriu i vrare ne shpirt, qe ndoshta fle me barkun bosh, qe rropatet nje jete te tere vetem per buken e gojes, njeriu qe ecen me autobus e blen kepuce te gabi, njeriu qe punon gjithe javen e merr 10 000 leke?

    Ka ardhur koha te kerkojme njeriun dhe te punojme per te, ate njeri te cilin ia vlen t’i vesh ate emer.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Nese socialistet do te studionin Dr. Berishen kur ishte ne opozite, do te kishin mesuar disa gjera elementare te te berit opozite. Si per shembull, risia e opozitarit Berisha ishte kalimi i opozites nga rruga ne Kuvendin e Shqiperise. Kete une do ta quaja leksioni me i madh qe Berisha nxorri ne opozite. Ai kuptoi qe shqiptaret nuk kishin nevoje te degjonin ne shesh apo ne rruge kritikat per pushtetaret e korruptuar, ata kishin nevoje te degjonin keto akuza brenda kuadrit te institucioneve demokratike ku opozita luan rolin e vete.

    E pare me kete kendveshtrim, protestat e opozites jane nje hap mbrapa e jo para per te. Por kjo deridiku shpjegohet nga anomalia me emrin Edvin Rama, nje kryetar partie socialiste qe nuk ka mandat deputeti ne Kuvendin e Shqiperise por eshte nje kryetar bashkie. Rruget, sheshet e Tiranes ngelen tribuna e vetme e tij per te mbledhur kreret e opozites dhe per t'iu drejtuar elektoratit te tij. Nga ana tjeter, elektorati i majte socialist eshte shqetesuar nga fjetja e krereve te se majtes: me fjetje kam parasysh mungesen e koherences dhe veprimit politik opozitar ne rradhet e se majtes.

    Ajo qe kreret e se majtes nuk arrijne te kuptojne eshte se protesta si keto te Tiranes, te cilat i filloi i pari Ilir Meta ne kombinat para disa muajsh, nuk i kercenojne aspak pozitat e mazhorances, perkundrazi, i forcojne ato. Me shume se sa nje sfide per Berishen, keto protesta jane nje sfide per ish-liderin e socialisteve Nano dhe per te gjithe ish-nanoistet e perjashtuar nga partia. Protestat dhe turet ne baze te Rames kane per qellim krijimin e pershtypje te re ne rradhet e elektoratit te majte: Partia Socialiste nuk eshte me parti e Nanos por Parti e Rames. Dhe keto provokacione te perseritura te Rames vetem sa kane per te cuar ne fragmentizimin e metejshem te elektoratit te majte me krijimin e nje partie te re politike nga Nano. Dhe nese kjo frike behet realitet ne 2008, te majtet nuk kane per te pare pushtet me sy edhe ne zgjedhjet e ardhshme.

    Albo

  20. #40
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Mbajtja syte tek saliu, pra si pike referimi eshte teper stonues dhe anakronik.

    saliu ka stil rruge, monopati, dhome, apo salle, ashtu si i intereson atij per te sunduar e mbijetuar, dhe jo per te drejtuar e qeverisur.

    nje njeri me integritet mbrapsht, ne genjeshtra, mashtrime, te kaluar te kuqe e te dyshimte, qe shtrydh sa i nevojitet bashkepunetoret dhe nuk lejon te pakten nje figure te dyte ne kryesim partie apo qeverie, njeri qe shtremberoi udhen per demokratizim e progres te Shqiperise duke e degdisur ne radhet e para te korrupsionit e te varferise, pa drita e pa uje, klloun i kaosit, karikature e politikanit modern europian, qe nuk e begenis askush ta ftoje per takim (perveç kur e urdherojne te paraqitet shpejt si rasti ne Athine), e te tjera palaçolleqe.

    eshte fyerje intelektuale te merret nje njeri i atille si pike referimi, vlerat e te cilit jane vetem ne sensin negativ - kro tregon krizen e thelle, ne radhe te pare morale, qe ka kaperthyer e molepsur shoqerine shqiptare, kete radhe te qelbur nga koka te kembet.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Opozita: Protesta po cënoi votën Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:22
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •