Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695

    Exclamation Përplasja që i bëri dinosauret sundues në Tokë!!!

    Përplasja i bëri dinosaurët sundues në Tokë??

    Përplasja e një trupi jashtëtokësor mund të ketë sjellur rënien e dinozaurëve, por tani po duket se, një përplasje tjetër, më e hershme, mund të ketë qenë faktori që në rradhë të parë i bëri këto bisha gjigande të sundonin mbi tokë.

    Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh bëri gërmime në 70 vende të Amerikës së Veriut, duke hetuar gjurmët e këmbëve të dinozaurëve dhe fosile të tjera si dhe duke studiuar gjurmët kimikale në shkëmbinj. Profesor Paul Olsen i Universitetit Columbia, në New York (Nju Jork) të SHBA-së thotë se përpara fundit të periudhës Triasike kishte dinozaurë relativisht të vegjël dhe një numër të madh grupesh të tjera zvarranikësh. Dëshmitë e gjetura tregojnë se dinozaurët gjigandë mishngrënës u shfaqën relativisht menjëherë pas mbarimit të periudhës Triasike (përafërsisht 210 miljonë vjetë më parë), dhe se kalimi nga gjurmët e këmbëve të tipit triasik në atë jurasik ndodhi brenda një periudhe relativisht të shkurtër prej vetëm 50 000 vjetësh.

    Njëra prej gjetjeve kyçe të këtyre kërkimeve të reja është iridiumi i zbuluar në shkëmbinjtë e formuara në atë kohë. Iridiumi është një element që haset rrallë në Tokë por i cili gjendet me shumicë në asteroide dhe kometa. Studiuesit thonë se prania e tij na sugjeron me të madhe se Toka është goditur nga diçka jashtëtokësore - gjë që përforcohet nga prania e një numri të madh sporesh të fiereve të gjetura gjithashtu në shtresat sedimentare. Fieret janë bimët e para që kthehen në sipërfaqet e shkretuara. Përplasja duhet të ketë ndodhur përreth kohës në të cilën gjeologët mendojnë se jeta në Tokë iu nënshtrua një shfarosjeje masive. Diçka më tepër se gjysma e qenieve nuk u shfaq më midis fosileve të gjetura në periudhat e mëvonshme.

    Profesori Dennis Kent i Universitetit Shtetëror në New Jersey (Nju Xhërsi) të SHBA-së është i mendimit se efektet e përplasjes sollën asgjësimin apo pakësimin e shumë lloje qeniesh të gjalla të cila ishin në konkurim me dinozaurët duke u hapur këtyre të fundit rrugën për t'u përshtatur dhe shumuar. Shumë shkencëtarë besojnë sot se një përplasje tjetër masive mbi gadishullin Yucatan (Jukatan) në Meksikë 65 miljonë vjetë më parë (në fundin e periudhës Cretaceous) e shndërroi klimën në Tokë, duke e bërë të pamundur për dinozaurët të vazhdonin të sundonin; ishin gjitarët ata që përfituan nga ky rast.
    Sidoqoftë, shumë shkenctarë do të donin të shihnin prova të tjera përpara se t´u besonin këtyre analizave të reja. Dr Norman MacLeod, i Muzeut të Historisë së Natyrës në Londër BM, thotë se iridiumi joizakontë mund të ketë prejardhje tjetër nga ajo jashtëtoksore. "Mund të ketë prejardhje vullkanike", thotë ai.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 20-12-2007 më 18:00
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  2. #2
    Ne fakt mister nuk perben zhdukja e dinosaureve por shfaqja e papritur e tyre. 50.000 qe ndajne kalimin nga forma te vogla gjallesash ne gjigande te cilet popullonin dhe sundonin token gjate Triazikut jane relativisht shume pak. Eshte fakt i njohur qe evolucioni tek reptilet eshte shume here me i shpejte se tek gjitaret por sidoqofte 50 mije vjet nuk mund te justifikojne ndryshimin galopant ne madhesi, forme dhe sidomos strukture. Njihen shume zhdukje masive gjate historise se tokes dhe ajo e dinosaureve nuk eshte aspak me e madhja. Ajo qe konsiderohet me e madhja eshte zhdukja qe ndodhi gjate kalimit nga periudha Permiani ne Triazik e njohur ndryshe si Permo-Triazik dhe qe i perket epokes Paleozoike dhe Mesozoike. Ne kete ngjarje katastrofike jeta ne Toke pothuajse u shua fare. Rreth 90 % e specieve te gjalla u zhduken dhe sipas shkenctareve kjo ndodhi kryesisht per shkak te ndryshimeve te kushteve globale. Dhe ajo qe nuk dihet masivisht eshte qe zhdukja ne fund te Jurasikut nuk efektoi me shume dinosauret sesa krijesat detare ku pjesa me e madhe e tyre u zhduk. Zhdukja e plote e dinosaureve erdhi si rezultat i prishjes se balancave natyrore dhe faktori vendimtar ishte ai evolutiv: Kishte ardhur koha e gjitareve.

  3. #3
    Dua te shtoj dhe dicka tjeter. Fotoja qe ka vene hapesi i temes eshte ajo e kraterit Chicxulub ne Gadishullin e Jukatanit ne Meksike. Ky krater eshte krijuar nga perplasja e nje trupi astronomik ne toke dhe ky trup mendohet se eshte shkaktari i katastrofes qe solli zhdukjen e dinosaureve.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin

    zhdukja qe ndodhi gjate kalimit nga periudha Permiani ne Triazik e njohur ndryshe si Permo-Triazik dhe qe i perket epokes Paleozoike dhe Mesozoike. Ne kete ngjarje katastrofike jeta ne Toke pothuajse u shua fare. Rreth 90 % e specieve te gjalla u zhduken dhe sipas shkenctareve kjo ndodhi kryesisht per shkak te ndryshimeve te kushteve globale. Per kete nuk pasna degjuar me pare por edhe zhdukja e dinosaurve eshte gje e madhe sepse mundesoj zhvillimin e jeteses ne toke kete e them per shkak se po te kishte ende dinosaur njeriu nuk do te mund te jetonte ne toke sepse ne fillim te jeteses se njeriut kohet nuk ka pas teknologji si do te mund te ju shmangte dinosaurve.

  5. #5
    Esenca e shkrimit tim qe i jep pergjigjen me te plote komentit tend te mepasshem eshte ne kete fraze:

    Citim Postuar më parë nga Darius
    Zhdukja e plote e dinosaureve erdhi si rezultat i prishjes se balancave natyrore dhe faktori vendimtar ishte ai evolutiv: Kishte ardhur koha e gjitareve.

  6. #6
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Dua te shtoj dhe dicka tjeter. Fotoja qe ka vene hapesi i temes eshte ajo e kraterit Chicxulub ne Gadishullin e Jukatanit ne Meksike. Ky krater eshte krijuar nga perplasja e nje trupi astronomik ne toke dhe ky trup mendohet se eshte shkaktari i katastrofes qe solli zhdukjen e dinosaureve.
    po darius eshte e vertet,po pasi postimi im permbante edhe pjes qe tregonin zhdukjen e dinosaureve(jo vetem paraqitjen e tyre)e pash t'arsyeshme qe ta ilustroj me kte foto, por paskam harruar qe tja shtoj komentin qe ti bere me siper,kshtu qe te falemnderoj..
    por gjithashtu me intereson mendimi yt ne lidhje me ate se qfar i solli ne Toke keto krijesa gjigante(pasi qe per zhdukjen e tyre pak a shum po dihet shkaktari)..
    dikund ne forum dikush permendi nje citat te nje kleriku te famshem (ia harrova emrin) qe kishte thene se Zoti i ka vene eshtrat e ketyre krijesave ne toke vetem per te sprovuar besimin e njerezve ne Zotin e tyre!!..sigurisht se kjo thenie nuk ka kurfar baze shkencore (per mendimin tim),por njeherit eshte edhe spjegimi me racional(prap mendimi im)..
    ---respekte---
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  7. #7
    Ky nenforum e ka shkenca dhe jeta dhe nuk duhet perzjere aspak me fene Sec ka thene zoti apo njeri liber i shenjte e tjetri ato diskutohet tek nenforumi i fese. Shfaqja e dinosaureve ne toke eshte mister dhe sot per sot askush nuk eshte ne gjendje te japi nje shpjegim bindes. Mbase zbulimi i fosileve te tjera dhe mundesisht atyre te krijojne hallken qe mungon ne kuadrin evolutiv do shpjegoje me shume por aktualisht kjo hallke mungon dhe deduksionet jane thjesht spekulative.

  8. #8
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    O darius un vetem thash nje mendim qe nese doni mund ta fshini,por ju e dini se te gjith keto jane te lidhura,dhe shum her per te gjetur ndonje zgjidhje shkencore jane konsultuar edhe librat e shenjte, dhe po ashtu shum her kjo ka dhene rezultat.Aty gjendet e verteta per te gjitha vetem duhet kerkuar mir...
    dhe nuk e kuptoj pse reagoni te gjith ketu kur permendet feja, po kuptoj qe eshte forumi Shkenca dhe Jeta, por me duket i tepruar ky reagim ndaj qdo komenti qe lidhet me fene..
    ---respekt---
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  9. #9
    Sepse shkenca dhe feja nuk mund te shkojne krah per krah. Une te verteten se kerkoj kurre tek nje liber fetar qe 3/4 ne mos me shume eshte pjelle e fantazise njerezore dhe mashtrimit. Pra si jo fetar dhe i apasionuar mbas shkences nuk mund te fus veten ne nje kontradikte te tille. Plus, kur jap nje keshille ne funksion te mbarevajtjes se temes kjo sdo te thote se i drejtohem dikujt ne vecanti por thjesht bej nje koment si smod dhe sidomos si mod i ketij nenforumi. Pra asgje personale.

Tema të Ngjashme

  1. Fjal te urta nga Hasan el Basri
    Nga Nur_11 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 07:40
  2. Përplasja e galaktikave, më shpejt sesa mendohej
    Nga iliria e para në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 18:21
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •