Roi, dasht Zoti qe nipi i juaj te lind shendoshë e mire dhe te rritet i lumtur gjate gjithe jetës.
Keni kerkuar te ju ndihmojm per pagezimin e nipit tuaj por a keni menduar te gjitha anët pozitive dhe negative kur njeri vendosë apo i kerkohet te pagezoje nje femijë qe nuk eshte i tij.
E dij deshiren per te pagezuar nipin/mbesen, kete deshire e kam pasur edhe une por duke bërë nje analizë te shkurter kam vendosur se pamvarsisht deshires time, eshte deshira e atyre prinderëve te atij femijut qe duhet te respektohet, ne rend te parë, mbi te gjitha deshirat e anëtareve tjerë te familjes.
Çdo njeri dallon nga tjetëri dhe po ashtu shija e tyre. Prandaj shija e juaj per nje emer nuk do te thotë qe prinderit e ketij femiju do te pelqejn apo te kan te njejten shije patjeter.
Kam shumë nipa e mbesa dhe per shumicen me eshte kerkuar të i pagezojë por kam refuzuar. Thjesht, nga logjika, çka nese mua me pelqen nje emer, e pagezojne per te me plotesuar deshiren, dhe pak me vonë, e ndegjon nga dikush se ose baba ose nëna e fmijut nuk e pelqen ate emer aspak. Pamvarsisht qe e pagezojn, kete e bejn per te mos më lenduar mua.
Prandaj, keshilla ime gjithenje ka qenë, qe te dy prindet te zgjedhin emrin, e jo te kerkojn nga vellai, motra, baba, daja etj ne shenje respekti te pagezojn femijun e tyre.
Nese me te vertete kerkohet nga ju te pagezoni nipin tuaj atehere propozoni 5 apo 10 emra e jo vetem nje. Ofroju prinderve te femijut qe ata vet te vendosin njerin prej ketyre emrave. Nuk besoj se nga keta 10 emra atyre nuk do tju pelqen madje 1.
Me kete, ju ofroni atyre shume mundesi qe te mos mbetet vetem deshira e juaj por edhe atyre. Ne mesin e ketyre 10 emërave vendose edhe emrin tuaj me te preferuar dhe mbaje sekret. Nese prinderit vendosin emërin tuaj te preferuar, atehere mund te ju thuash se ky ne realitet ishte emri i juaj i preferuar dhe te vjen mire se edhe ata po e pelqejn. Nese nuk e zgjedhin por vendosin nje emer tjeter, nga keta 9 tjerët, atehere prap ju jeni ai qe keni ndihmuar ne pagezimin e femijut, sepse mos harro, keta 10 emra keni zgjedhur ju qe ne fillim.
Me pelqimin e njerit prej ketyre 10 emërave, nga prinderit e femijut, ju do te jeni i sigurt se nuk do te ndodhe qe njeri prej prinderve nuk do te dal i paknaqur me propozimin tuaj.
Unë njoh shume prind te cilet ne shenje respekti kan kerkuar nga prinderit e tyre, vjehrit, vjehres, vellait, shokut etj per te pagezuar femijun e tyre.
Kur keta te respektuar kan ardhur me propozim, emër ku shume i mire sipas tyre, atehere prinderit e femijut kan qenë ne nje pozitë shume te veshitire t'i tregojn propozuesit se ky emer nuk po ju pelqenë fare.
Tani si te veprohet ne keto raste, te vendoset ky emer nga ky propozues qe prinderit e respektojn, e qe vet kan kerkuar ne shenje respekti qe ky te pagezoj, apo të i'a tregojn te verteten se nuk po ju pelqenë emri fare dhe nuk do te pagezojn me ate emer.
E dij gjithashtu se disa i kan pagezuar femijet e tyre nga keto propozime, edhe pse nuk ju ka pelqyer emri, duke plotesuar deshiren e propozuesve, por ne te njejten kohe asnjehere nuk kan qenë te knaqur me ate emer.
Habitem pse kerkohet nga dikush tjeter, pamvarsisht respektin qe kan ndaj tyre, kur ka shansa qe ai/ajo mund te vij me nje emer qe mund te jete i mire per ta por jo gjithesesi per ju(prinderit).
Per te i'u ndihmuar juve ne kerkesen tuaj atehere këshilla ime eshte qe te merni nje fjalor Shqip dhe shikoni fjalët qe i perdorim per çdo ditë, aty do t'i gjeni te gjitha emrat Shqiptarë. Nese deshironi te pagezoni kete femije ne emer Shqip, natyrisht.
Ndersa nese keni menduar te pagezoni me ndonje emer qe te i pershtateni vendit ku jetoni atehere lexoni
kete faqe ku e kam shpjeguar disa detale. Komenti im eshte numer 150.
Edhe njehere, urime per nipin tuaj te ardhshem.
Krijoni Kontakt