Close
Faqja 4 prej 29 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 286
  1. #31
    §.865. Po u ēue nji mik tjeter edhč i shkon per besė shpis sė tė vramit, e kjo e percjellė me "Per tash s't'ap besė, 'sč nuk e shof gjasen", mā tė paren besė, qi dąn me dhānė, kėtij do t’i a apė, tuj lānė m'anesh miq e dashamirė zemret.

    §.866. Po pat besė shpija e dorėrasit, tė rrijn me mend e me nierzi nė pūnė tė vet, tė ruhen si burrnimi si edhč granija e mos t’i shkaktojn dāme as trazime, per nė kioshin ngiatas me shpi tė tė vramit e mos tė shesin kreni.

    §.867. Po u prū keqas shpija e dorėrasit ndaj Shpin e tė vramit, katundi bashkė me dorzānė t'a qortojė e, n'e lypėt nevoia, tė ndeshkohet me giobė e t'u kputet besa.

    §.868. Kanū burrnijet por edhč detyret

    āsht tė mos perbuzet kush nė Shpin e tė vramit, edhčpse e mjerė e e thame krahėsh.

    §.869. Mos tė trimnohet kush me i pri gjaksit e me luejtė me 'tź neper katund tė shpis tė tė vramīt, kanūja thotė: "Giaksin rueje e mos e perciell faqe shoqit tė shpis sė tė vramit". "Gjaksi e ką tė luejtmen nāten, e aty, kū t'a ēilė drita, tė struket". "Si tė biej nė glak nieri, tė hikmen e tė mshefmen i ką per deytrė".

    §.870. "I dāmi zjarmit jashta 24 orvet nuk ī ruhet mā giaksit".

    §.871. Kushrinija e dāme me zjarm prej dorėrasit mbrenda 24 orve tė vrasės do tė ruhen, sepsé, po i vrau shpija e tė vramit, e mźrr gjakun e vet.

    §.872. Po pshtuen pą u vrą mbas 24 orėsh, do tė dorzaniten me shpi tė tė vramit e do tė jenė tė lirė nė punė tė vet.

    §.873. Po vran kend prej kushrinis sė dāme shpija e tė vramit mbasi tė kalojn 24 orėt, ajo nuk mérr gjak, por bjen nė giak.

    NYE I NJIQINDENJIZETETRETĖ.
    Besa e gjasė e e ēobanit.

    §.874. Besa e gjās e e ēobānil āsht ajo, qi dy a mā flamure vźjn nder vedi me pelqim tė niani tjetrit.

    §.875. Tuj vū két besė, flamurtarėt me Krenė e djelmni, i caktoin udhen udhtarit, lajmtarit, si edhč bariut me gjā.

    §.876. Udhtari e lajmtari i njij flamuri, qi ką pūnė nė flamur tė huej, nuk mundet me i kalue caqet tė kufizueme prej dy flamurve nė tė lidhun tė besės sė gjās e tė ēobānit.

    §.877. Udhtari e lajmtari, posė sč nuk młnd tė shmangin udhen, ata as młnd tė hiin nė shpi tjeter, 'si tė vźjn kamben nė flamur tė huej, por do tė shkoin fill e tź shpija e Flamurtarit tė vendit.

    §.878. Po pat per tė krye pūnen e vet udhtari, a pūnen e flamurit lajmtari, ata nuk młnd tė dalin neper flamur tė huej vetem, por do tė jenė tė percjellun a prej Flamurtarit tė vendit a prej ndonjij nierit, qi tu apė vetė Flamurtari.

    §.879. Si tuj shkue, si tuj dredhue urdhtari e lajmtari do t'udhtoin per udhė tė madhe e pą shkapercye caqet e dāme prej flamurve me besė tė gjās e tė ēobānit.

    §.880. Po e gjet giā udhtarin, lajmtarin a barin, pą dalė prej flamurit tė huej, a tuj kullotė gjān nder copė tė dāme, ata priten nė besė te gjasė e tė ēobānit.

    §.881. Presa nė besė tė gjasė e tė ēobānit ką kėto ndeshkime e giobė:

    a) dorėrasi do t’i lajė shpis sė tė vramit 22 qese per gjak,
    b) flamuri i dorėrasit i djegė tri kulla dorėrasit, po s'pat tri kulla tė veta dorėrasi, do tė digien: kulla e dorėrasit e dy kulla tjera tė kushriive tė ngiatė tė dorėrasit, po s'pat kushrij tė ngiatė, edhčnjiqind brźzash nė kjoshin, do t’u digjen kullat.

    §.882. Flamuri i dorėrasit e sodumė pasunin e dorėrasit me bīme e me dhé, me gją e me gjithshka tė két.

    §.883. Po e shmangu udhen udhtari a lajmtari, a i kaloi caqet bariu me gjā, ne i vrafėt kush, s'i priten miq besės sė giās e tė ēobānit, por atij, prej shpis sė tė cillit duelen, e me shpi tė tyne bjen nė gjak dorėrasi si mbas kanūnit.

    §.884. Po preku kush tufen e gjās nė mal e rider caqet e shenjueme, cubi bjen nė ndeshkime e giobė tė permenduna, pse e preu nė besė tė gjās e tė ēobānit.

    §.885. Dorzānėt e besės sė gjās e tė ēobānit, jānė Flamurtarėt, Krenėt e Djelimnija e Flamurve tė lidhun nė két besė.

    Oroe:
    Mbas tregimeve, qi diftohenprej popullit tė Malevet tė Shqypnis (mbi tė cillat tash falsim nė rreshtim tė tregimeve tė ndryshme), dąn kjartas sč "Besa e gjās e e ēobānit" āsht shum e vjeter, e sč do tė jét kźnė mbajtė para sč ką fillue me vjellė flakė grykėholla (pushka).
    Vende vende edhč sot mbahet besa e gjās e e ēobānit; si bj.fj.nder Malet e Gjakovės: Nikai, Mertuer, Gash, Krasniqe e njeti. Nder Malet e Dukagjinit: Shalė, Shosh, Kir, Gjaj, Plan e Toplanė; nder Malet e Pukės, tė Mirditės, tė Thkellės, tė Malsis sė Lezhes e kah Kurbini, edhčpse sot nuk mbahet mā kjo dorė bese, permbas tregimevet, qi na kąn diftue Pleqt e kėtyne vendeve, heret edhč kėto krahina i ką pase pershi besa e gjās e e ēobānit.

    NYE I NJIQINDENJIZETEKATERT.
    Gjaku.

    §.886. Nė kanū tė Malevet tė Shqypnis gjithsą djelm tė lein, njehen tė mirė e nuk veēohen njani prei tjetrit.

    §.887. Ēmimi i jetės sė nierit āsht nji, si per tė mirin si edhč per tė keqin.

    §.888. Seicilli mbahet i mirė edhč i thotė vedit: "Jam burrė" e i thonė: "A jé burrė!"

    §.889. Me kźnė veēim gjaqesh, kanūja nuk kishte dieit me i a gjetė vangun pūnės prej pleqnish e pźgjesh nė peshim tė tė mirit e tė keqit, tuj kźnė sč seicilli mbahet rrumbull katerqind derhźm n'okė tė vet.

    §.890. Me pasė lānė shtegun e veēimit tė gjaqevet, tė keqin per dukė e per fisniki firukun kishin me e vrą edhč pą pūnė, ishin shtue vrasėt, 'si mos tė kishte dalė kush me lypė arsye per vrasė tė tė keqit e tė firukut.

    §.891. Prandei "Gjaqet i lą Leka si njanja: del i miri prej tė keqit e i keqi prej tė mirit". Shpirt per shpirt, 'sč duken e falė Zoti".

    §.892. Kush tė vras nierin prą, kje burre a grue, djalė a cucė a edhč férishte djepi, i mirė a sherntim per dukė, krye, plak a sterplak, i pasė a i pą pasė, fisnik a firuk, ndeshkimi āsht nji doret: per vrasė tė mashkullit 6 qese, 100 desh e gjysė kau giobė.

    §.893. Kush tė shitojė nierin, ēmiml, i permendun ne 892 pergjysmohet si per mashkull si per femen.

    §.894. "E shituemia shkon mbas kerēikut, a si t'i a prejė mjeku" (Ēmimin e mjekimit si t'a prejė mjeku).

  2. #32
    §.895. Pajtimi i gjakut a i varrės, qi bahet me krenė e djelm, nuk ką tjeter per posė 6 qese per gjak e 3 qese per varrė. Pajtmi i giakut a i varrės, qi bahet me ndermjetsi tė dashamirvet, permbi 6 a 3 qese lypin edhč tė prishunat e mjekimevet.

    §.896. Tė ramt nė gjak, po u bā vrasa nė katund, dorėrasi me mashkullim tė shpis edhč ferishte djepi nė kjofčt do tė bahen e do tė dalin prej katundit e do tė shkojn nder miq, per me i u shmangė rrezikut tė vrasės.

    §.897. Me grani tė dorėrasit slą pūnė shpija e tė vramit, sepsé "Grueja e Prifti nuk biejn nė gjak".

    NYE I NJIQINDENJIZETEPESĖT.
    “Gjaku shkon per gisht”.

    §.898. Nė kanū tė veter tė Malevet tė Shqypnis vetem dorėrasi bijte nė gjak, ase aj, i cilli tėhiqte, shkrepte e shprazte pushken a ēdo armė kundra nierit.

    §.899. Shpija e tė, vramit nuk mujte me ndjekė as me vrą tjeterkend prej vllazensh, nipash a kushrijsh tė gjaksorit, pos gishtit dorėrasit .

    §.900. Kanūja e vonshme pershin mashkullimin e shpis sė dorėrasit mjé nė ferishte djepi, kushrinin e nipat e ngiatė, edhčpse tė damė, por per 24 orė, nė valė tė gjakut , e mbas 24 orėsh do t’u qitte dorzānė shpija e tė vramit

    NYE I NJIQINDENJIZEGJASHTĖT.
    “Gjaku per gjak me mbetė”.

    §.901. Kur tė vrasé shoqi shoqin dy vetėt, qi u fjalisen, e biejn tė dy dekun, jesin krye i per krey, ase gjak per giak.

    §.902. Shpijat e tė vramvet nuk młnd tė shtyhen nė fjalė, as nuk młnd tė lypin shperblime lagjja lagies. Do tė dorzaniten mbas kanūnit.

    §.903. Po mbet niani i vrąm e tjetri i shituem, atbotė i shituemi do t'i a kthejė tepricen e ēmimit tė gjakut tė vramit.

    §.904. Po m'a vrau kush tźm vllą un u ēova edhč e gjuejta nji tė shpis sė dorėrasit, tuj e shitue nji herė e mjé nė njizet herė, sė mbramit drodha pushken edhč e vrava tė vllan e kėtij a mun dorėrasin e t'źm vllą, tė gjitha varrėt do tė pleqnohen e do tė lahen, e i vrami jét krye per krye me t’źm vllą tė vrām.

    §.905. Po vrava atź, qi paēė shitue njizet herė, varrėt hupin, e jesin gjak per gjak me tė vramin.

    §.906. Po qita mbė kend edhč vetem e gervishta nė krye, i kam 3 qese per varrė.

    §.907. Po i rashė kambės i kam 750 grosh.

    §.908. E shituemja nė brźz e perpjetė ką 3 qese, nė brźz e teposhtė ką 750 grosh.

    NYE I NJIQINDENJIZETESHTATĖT.
    “Gjaku per faj nuk jet”.

    §.909. Ēdo faj, qi fi bajė Shqyptari Shqyptarit, tager ką me e mundue me pleq e me pźgje, porsé nuk młnd t'a vrasė, 'sč "Gjaku per fāj nuk jét".

    §.910. Po mė shau kush, e un e vrava, i a kam giakun.

    §.911. Po erdh kush me m'i dhānė zjarré shpis, a ksollės, a tbanit, un e prita edhč e vrava, ī karn gjakun,

    §.912. Po erdh kush me tė vjedhė, edhč e shef tuj t'a zhberthye deren, e vrave, i ké gjakun.

    §.913. Erdh kush me t'a dlirė vathin, e shef tuj t'a vū tufen e gjasé perpara, rrane me xjerrė gjānė tande e atij s'i lodhet mendja me t'a lshue, po e vrave, bjen nė gjak.

    §.914. T’u mbat kush a tė rą, ti e vrave, bjen ne gjak.

    §.915. Tė hypi kush nė qafé, edhčpse jānė dy duer per nji krye, po e vrave, i ké gjakun.

    Oroe:
    914 e 915 peshohen mbas randsis sė fajit.

    NYE I NJIQINDENJIZETETETĖT.
    “Gjaku s’bahet giobė”.

    §.916. "Gjaku gjak, gioba giobė, thotė kanūja".

    §.917. Gjaku s'hupė kurr.

    §.918. Nė ēdo faj me i rą shpis sė dorėr asit shpija e tė vramit, do tė gjygjohen e do tė pleqnohen edhč me pźgje, ne e lypėt nevoja; prose faji jét gjithherė faj, e shpija e tė vramit do t'a perligjė Shpin e dorėrasīt, 'si t'a shofin me udhė pleqt.

    §.919. Nė ēdo giobė me rą shpija e tė vramit, gioben e ląn giobė, porsé giakun s'młnd ti ia hupin a giobė s'młnd ti a bājn edhčpse shpi e ligė edhč e lānun.

    NYE I NJIQINDENJIZETENANDĖT.
    Gjaku per punė tė ligė.

    §.920. " Ata, qi kąn shtat e dhūnė bashkė, po u vran tė dy nė pūnė tė keqe, shkojn gjak hupės".

    §.921. Parimi "Gjaku per faj s'jét", nė dhunim tė gravet e bjerrė fuqin e vet.

    §.922. "Mikun e prém, armėt e gruen e dhunueme, kanūja s'i perket."

    §.923. I marruemi e e marruernja vetem atbotė shkoin giak hupės, kłr tė vriten nė pūnė e nė mndyrė tė keqe e me nji pushkė.

    §.924. Prindja e tė marruemve nuk młnd t'i kerkojn per gjak por do t’i apin dorėrasit fishekun e prishun me "Tė lumėt dora"!

    §.925. Do tė qesin dorzānė, sč gjaqet e tė marruemve nuk do t’i kerkojn perjetė.

    §.926. Po i kjau zźmra prīndes sė tė vramve, sč dorėrasi nuk i ką vrą nė pūnė tė dhunshme, gjygii i shenjon bén mbas kanūnit.

    §.927. Po e lą Porota mbrendė, dorėrasi jét nė dy gjaqe e nė giobė mbas kanūnit.

    §.928. Po pshtoi njana lagje pą u vrą edhč hiku, dorėrasi, qi i gjet nė pūnė tė keqe, nuk młnd t'a vrasė mbrapa, 'sč bjen nė giak, e lagje sė vrame gjakun do t'i a lajė.

    §.929. Po duelen me marre grue e vajzė a cucė, e po pshtuen pą u vrą hiken nė dhé tė largėt, ata i leēitė Flamuri per jetė.

    §.930. Po u hetue aj, qi i koriti edhč i vūn rrethin si kėtij si edhč tė marruemeve, fisi, katundi e Flamuri i grin tė dy, tuj jau bā gjakun giobė.

  3. #33
    §.931. Grueja e vźjė a cucė, qi delshīn me marre, do tė digjeshin per sė gjalli nė grumbull tė plehit. Ase i vejshin ndermjet dy turrave drush tė ndezuna e a i bajshin me kallxue simahorin, a i leishin tė shkrihen per mnderė ndermjet dy zjarmesh. Me kźnė sč mbrrijshin me i a xjerrė fjalen sč cilli e koriti, atbotė i vejshin rrethin edhč simahorit, edhč i grijshin bashkė.

    NYE I NJIQINDETRIDHETĖT.
    Vrasa pa hiri.

    §.932. Vrasa pą hiri nuk e ką tė ndjekmen me pushkė. Dorėrasi ląn giakun e dorzanitet.

    §.933. N'at gjak tė xet dorėrasi do te largohet e te rrījė mshefčt mjé qi tė mirret vesht puna mire.

    §.934. Hin gjindja e urtė e, 'si tė vertetohen sč pernjimend kie pą hiri vrasa, qi u bā, dorėrasi ląn ēmimin e gjakut edhč dorzanitet.

    §.935. Me vrą kush edhč pą hiri gruen me shtat xānė, posė 3 qesevet tė gjakut tė grues, i a presin edhč barrés 3 qese.

    §.936. Po u perpush dorėrasi per 3 qese te barres, kanūja e ep me ēilė tė vramen, per me pą pale a pat djalė a vajzė.

    §.937. Po pat djalė, dorėrasi do tė lajė 3 qese per gjak tė grues e 6 qese per gjak tė dialit: po pat vajzė, posė 3 qesevet tė grues sė vrame, do tė lajė edhč 3 qese tė vajzės.

    §.938. Vrasa pą hiri nuk ką giobė.

    NYE I NJIQINDETRIDHETEPARĖ.
    Vrasė me dorzani.

    §.939. Me bā me u ngatrrue nder vedi shpija e dorerasit e shpija e tė vramit mbas gjakut tė pajtuem, dorzanvet u duhet me hī nė flakė e nuk do tė bājn qi t’u dhunohet źmni e dorzanija.

    §.940. Po krisi pushka ndermjet tyne, Dorzānėt do tė kerkojn mikun e prém prej lagjes, qi nisi pushken. "Gjaku shkon per gjak".

    NYE I NJIQINDETRIDHETEDYTĖ.
    Pushka ndjekė gjaksin.

    §.941. Pushka e nisun ką giobė". "Pushka e paré ką giobė".

    §.942. ‘’E shkrepmja ką giobė".

    §.943. Po u fjalisen dy vetė e njani e dredhė pushken mbė tietrin e e shkrepė, por s'i ndezė, po s'u vran n'at valė, i pari, qi shkrepi pushken, bjen nė ndeshkim tė giobės.

    §.944. Po e shkrepi i pari pushken e nuk i ndezi, i dyti i ndej gati edhč e vrau, ky bjen nė gjak, por jo nė ndeshkim tė giobės, sč "Pushka e mbrame nuk jét me tė paren".

    §.945. Me shkrepė pushka pą hiri, i zoti i pushkės bien nė gjak, po vrau a shitoi kend.

    §.946. Po hīni kush nė shpi tė kuej e, porsą t'a vjerrė pushken nė krrabė, i kputet rrypi, shkrepė pushka edhč vret ndonji tė shpis a kedo, i zoti i pushkės bien nė gjak.

    §.947. Po e lą miku pushken tė ngrefėt edhč shkrepi e vrau kend, i zoti i pushkės bien nė gjak.

    §.948. Po e vūer miku pushken'nė krrabė e kjo u thye e rą pushka nė tokė, shkrepi edhč vrau kend, i zoti i krrabės bien nė gjak.

    §.949. Kuji e krraba jānė vū per tė vjerrun tė pushkvet, prą i zoti i krrabės a i kujit do t'u vete menden e mos t'i lete t’u brejshin prej krijet.

    §.950. Po u vrą kush e mbet dekun nė ni i krah e nė tjetrin u shituen dy vetė, jesin gjak per gjak nji gjak, dy varrė.

    §.951. Po vrau kush gruen me shtat xānė. kanūja e ep qi tė ēilet e po, pat djalė, dorėrasi, posė giakut tė grues, do tė lajė 6 qese per giak tė djalit; po pat cucė, do tė lajė 3 qese per fmi e 3 qese per t'āmen.

    §.952. Pushka e shtīme per mik tė prém tė lshon nė gjak, por jo nė giobė.

    §.953. Pushka e shtīme per grue a cucė tė dhunueme s'ką as gjak as giobė.

    §.954. Pushka e shtīme per armė tė marruna, bien nė gjak, por jo nė giobė.

    §.955. Pushka, qi vret pą hiri, ką gjakun gjak, por s'ką giobė as tė ndjekmen.

    §.956. Pushka e shkrepun mbė kedo ką giobė.

    §.957. Per ēdo vrasė: 6 qese per gjak, 100 desh e 1 ką giobė Flamurit e 500 grosh derės sė Giomarkut t'Oroshit (per Mirditė).

    NYE I NJIQINDETRIDHETETRETĖ.
    Kush vret vendin, shkon gjak-hups.

    §.958. Po vrau kush vedin, gjaku i shkon hupės.

    §.959. Shpija e vetvrasti bjen nė globė, 'sč giobitė vedin me tė bjerrun tė njij njerit e me tė prishunat e drekvet.

    §.960. Po vrau i vllai tė vilan, gjakhupės shkon, porsé gioben e Flamurit do t'a bājn si mbas kanūnit.

    §.961. Po vrau i biri t'an, s'e ndjekė kush, porsé i biri, dorėrasi, grihet a prej fisit a edhč katundisht.

    §.962. Me vrą i biri tāmen, bjen nė gjak me prīndėt e s'amės.

    §.963. Me vrą i shoqi tė shoqen, bjen nė giak me prīndt e grues.

    §.964. Me vrą e shoqja tė shoin, prīndja e kėsaj biejn nė gjak. (Ka ndollė qi prindja e ką gri tė bin, qi bate két shemtim).

    NYE I NJIQINDETRIDHETEKATERT.
    Shkuesija e gjakut.

    §.965. Shkues i giakut thirret aj, i cilli perpiqet té shpija e tė vramit, per me e pajtue dorėrasin.

    §.966. Shkuesi i gjakut, po i duel nė krye pūnės, ką tager nė kpuce.

    §.967. Kpucėt a opangat e shkuesit perbahen prej 500 groshėsh.

    §.968. Kpucėt e shkuesit tė gjakut i ląn shpija e dorerasit.

    NYE I NJIQINDETRIDHETEPESĖT.
    Pajtimi i gjakut.

    §.969. Paitimi i gjakut bahet dy mndyrėsh: a) me tė himė tė dashamirvet tė shpis sė tė vramit e te Famullitarit b) me tė dalun tė Krenvet, tė Derės sė Gjomarkut e ė djelmvet tė Flamurit. Nė két rasė per ēdo vrasė Dera e Giomarkut t'Oroshit mirrte 500 grosh.

  4. #34
    §.970. Nė tė dyja kėto rasė dorėzanėt e kanūnit jānė tė domosdoshem.

    §.971. I zoti i gjakut, posė ēmimit tė caktuem per gjak, ką tager me lypė nji hutė (martine) nė krah tė cillitdo, qi t'a ngulė synin e dorėrasi āsht nė detyrė me i a prū aty.

    §.972. Pa u ndreqė puna e gjakut, pą hi Dorzānėt e duhshem, pą u caktue vadet e tė hollavet tė gjakut, trevezat e bukės nuk shtrohen e buka nuk hahet.

    NYE I NJIQINDETRIDHETEGJASHTĖT.
    Dorzanėt e gjakut.
    “Dorzanė e bastar nuk hin kush me pare”.

    §.973. Dorzānėt e gjakut i zgjedhė shpija e dorėrasit.

    §.974. Dorzānėt e gjakut jānė ata, qi hijn per me mbajtė larg ēdo tė persritun mnijet e ziarmit, qi kishte me muejtė me u ndezė ndermjet shpis sė tė vramit e dorėrasit.

    §.975. Dorzānėt e gjakut, 'si tė hijn nji herė, nuk dalin mā.

    §.976. Dorzānėt e gjakut kąn tager me i mbajtė nė fre ata, per tė cillt kąn hī, e, po nuk vjeften kshillet e qortimet miqasore, kąn tager me u a rrudhun pźjt edhč me kercnim, po luejten.

    NYE I NJIQINDETRIDHETESHTATĖT.
    Dorzanėt e tė hollave tė gjakut.

    §.977. Dorzānėt e tė hollavet tė giakut i zgjedhė shpija e tė vramit.

    §.978. Vadet e tė hollavet tė gjakut i caktojn Pleqt e burrat e urtė, qi ndollen aty.

    §.979. Vadja e caktueme e tė hollavet tė gjakut as shtyhet, as luhet.

    §.980. Me bā me dalė mendėsh dorėrasi e me nisė me lueit me Dorzānėt e té hollavet tė gjakut e me i sjellė me sot nesėr, do t’i a ēojė tė zot't tė gjakut tė hollat nė vade tė caktueme e detyrsin e qesin nė katund, i cilli do t'a ngushtojė lasin e keq me i u pergiegjė detyrės e, po e lypī arsyeja, młnd t'a giobisin.

    §.981. Tė hollat e gjakut do t'i epen shpis sė tė vramit nper dorė tė dorzanvet e jo kurr drejt per drejt prej dorėrasit.

    NYE I NJIQINDETRIDHETETETĖT.
    Buka e gjakut.

    §.982. Buka e giakut āsht ajo, kłr ndermjetsit e pajtimit tė gjakut me disą prej gjinijet, shokėsh e dashamirėsh tė zot't tė glakut t’i shkoin nė derė dorėrasit per pajtim tė giakut e tė hajn buken e gjakut tė paituem.

    NYE I NJIQINDETRIDHETENANDĖT.
    Kryqi nė derė.

    §.983. Kanū āsht, 'si tė vźhet per fije pajtimi i gjakut e, 'si tė bahet buka, tė hijn Dorzānėt si tė gjakut si edhč tė tė hollavet e tė bahet kryqi nė derė tė dorėrasit prej tė zot't tė gjakut.

    §.984. Kryqi nė derė āsht shźji i gjakut tė pajtuem.

    §.985. Kryqi xieret nė głr tė prakut t'eper tė derės sė shpis a nder pregjet e krahvet tė derės.

    §.986. Kryqin nė derė do t'a xjerrin dora e tė zot't tė glakut.

    §.987. Hekurin sqeparin , me tė cillin u xuer kryqi, kanū āsht me e hjedhė mbi pullaz tė shpis sė dorėrasit.

    NYE I NJIQINDEKATERDHETĖT.
    Vllaznimi (Me pi gjak).

    §.988. Si t’u pajtohen zemrat shpijavet tė dorėrasit e shpis sė tė vrarnit. Pijn giakun e shoqi shoqit.

    §.989. Marrin dv gota tė vogla, i mbushin pergiymsash me ujė a me raki, ēohet ndoqii prej dashamirėsh e u Iidhė dy gishta tė vogjel, i shpojn me gjylpané, tuj bān me lshue ka' nji pikė veēmas nder dy gota.

    §.990. Mbasi t'a perziejn gjakun ase, mbasi t'a tundin mirė, i shndrrojn gotat, me me duer kryqzue, i a kojn shoqi shoqit, tui e pī giakun e njani tjetrit. Nder njiml pergzime qesin pushkė e bahen si vllazen te ri njij nānet e babet.

  5. #35
    L I B R I I N J I M B D H E T Ė T




    K A N U N I I P L E Q N I S



    NYE I NJIQINDEKATERDHETEPARĖ.

    Tagri e detyra e Pleqvet.

    §.991. Plaku i pengut nuk młnd t’i lypė tė falmet e tė premet e kanūs, pą e ndreqė pūnen.

    §.992. Pleqt jānė a tė parėt e vllaznive a Krenėt e fiseve, zyra e tė cillvet āsht e pshtetun nė themel tė tagrit kanūnar.

    §.993. Pa kėta nuk młnd tė bahet ndo'i kanūn i ri e as kurrnji gjygj a pleqni, qi do tė pershijė a nji vllazni, a nji fis, a edhč nji katund e Flamur.

    §.994. Pleq thirren edhč burrat mė za per urti e qi jānė regjė nder gjygje e pleqni.

    §.995. Per pūnė tė veēanta e per tė kapme tė posaēta, edhč tė permendunt młnd tė mirren per pleq pźgjesh e gjygii i bam prej 'tyne āsht i njoftun prej kanūnit, mjaft qi tė pleqnojn mbas kėtij.

    §.996. Pleqt e Kanūs kąn tager me shmangė ēdo rragė e kercnim damesh e vraset, kū me urti, kū me fuqi bashkė me katund e nder kercnime tė randa fōrt do tė lypin krahin e Krenvet e tė djelmvet tė Flamurit, per tė pruin ne mend tė dalunin mendėsh.

    §.997. Pleqt kąn tager me mbledhė katudnin, kłr mos tė due kush me i ndźjė gjygjit tė folun mbas kanūnit e pą krahambajtje.

    §.998. Per pleqni tė vogla do tė mirren Pleqt nė katund permbas v1laznijet e fisit.

    §.999. Pleqt e mārrun per me bā ndo'i pleqni, aty e n'at hov, qi t’u apin zabuken tė fjalisunt, tager kąn me bā gjygj e me e ēue deri nė mbarim.

    §.1000. Jo veē Pleqt ase Krenėt e Kanūnit kąn két tager, por edhč Pleqt e ēashtjevet tė veēanta, 'si t’i ketė zgiedhė kush per pleq, kąn tagrin e permendun.

    §.1001. Si t’u epet Pleqvet nė dorė pengu i pelqimit, edhč ne u pendojshin tė fjalisurit, nuk młnd t'u a stermarrin pengun, as nuk młnd t’i ndrrojn ata Pleq.

    §.1002. Parimi ī kanūnit āsht: "Plak mbi Plak, gjygi mbi gjygj e bé mbi bé kanūja nuk bān

    §.1003. Pūnėt e randa, qi e vrugnojn nderen e katundit a tė Flamurit, do tė peshohen prej Pleqvet tė katundit e prej Krenvet tė Flamurit.

    §.1004. Pleqt e Krenėt e Flamurit nuk młnd tė kpusin kurrnji gjygi e nuk młnd tė giobisin kend nė katund, pą i pasė me vedi Pleqt e Strapleqt e katundit, nė tė cillin gjindet fajtori.

    §.1005. Po ndolli sč duel mendsh nji katund mārrė me gjith Pleq e Vogjli, atbotė ngrehen Krenėt e Flamurit me Pleq e Strapleq vllaznish e fisesh e me gjith Vogjli ede e bien ne mend katundin e dalun dore.

    §.1006. Po u ēue ndoi katund per me u ngrefé luftė Krenvet, Pleqvet. Strapleqvet e Vōgjlis sė Flamurit, rien tė cillin gjindet, atbotė do tė bahet me dieje Dera e Gjomarkut, nė zā tė sė cillės do tė ēohen edhč Flamurt tjerė e nen prije tė kėsaj Dere do tė msyhet katundi i dalun dore. edhč e bien nė mend me ndeshkime giobėsh, nie tė xjerrun prej vendit, a edhč me grime katundisht, nė pasėt bā kush ndo'i fāj per tė grim.

    §.1007. Sjelljet e ndeshkimet e permenduna i veshen edhč nji i Flamuri. kłr tė dalė dore,me ndryshim qi Flamuri marė nuk młnd tė xieret prej vendit, porsé leēitet prei Flamursh tjeré mjé qi tė shtrojė pengun.

    §.1008. Kanūnet. qi vźn nji katund me Pleq e Vogjli per vedi bj.fi. per hjeksi, pabesni, per vrasė a cubni, as Flamuri e as Dera e Glomarkut nuk młnd t’u a luej, mjaft qi mos tė trillohen pūnė te reja, qi tė jenė kundra vendimevet jetike tė kanūnit tė Malevet.

    §.1009. Nder gjygje e pleqni, qi i perkasin katundit mārrė a njij Flamuri, Pleq tė veēanėt nuk kąn tager me mārrė neper dorė. Kėto do tė peshohen pre.) Pleqvet e Krenvet tė kanūs sė Katundit e tė Flamurit.

    §.1010. Po rą nė faj nji Plak katundi, do t'a lshojė pengun nė dorė tė Vogjlis.

    §.1011. Po s'u gjegj me shtrue pengun, Vogjlija thrret Krenėt e Flamurit e zbashkut e bien n'arsye.

    §.1012. Po rą nė fāj kush i derės sė Gjomarkut, gjygjin do t’i a bājn Krenėt e Vogjlija e tė glith Flamurvet.

    §.1013. Po rą nė fāj ndonji prej Flamurtarėsh, do tė peshohet prej Krenvet e Vogjlis; e Kreu i Flamurit nė faj do tė peshohet prej Flamurtarit, Krenvet tjerė tė Flamurit e prej Vogjllje.

    §.1014. Edhepsé Plak, a Krye, a i Derės sė Giomarkut, pengun do t'a lshojė nė dorė tė Pleqvet e tė Vogjlis, po bani kush vąj mbė 'tė.

    §.1015. Pleqt do tė bājn gjygj pą krahambajtie e pą u thye prej nendoresh a tė folmesh prej njanit a tietrit.

    §.1016. Po u hetue ndo'i Plak sč e bani gjygjin me krahambajtje e kundra kanūnit, veē pse i thyem prei mendoreve t'anės kundershlare, posė faqes sė zezė, s'e mźrr kush mā per Plak.

    NYE I NJIQINDEKATERDHETEDYTĖ.
    Pegjet.

    §.1017. "Pengu i lshuem nuk mirret mā".

    §.1018. Pengu āsht nii shźj i landėt, qi epet nė dorė tė Pleqvet gjygjtarė me tager qi tė bājii gjygj mbi ankimet e dy kundershtarvet.

    §.1019. Pengu thirret "Pengu i pelqimit a i zabukės".qi don me thąnė sč, tuj e dhānė pengun nė dorė tė Pleqvet gjygjtarė, kėta gjinden gati me i ndźjė gjygjit e pleqnis.

    §.1020. Pleqnlja e gjygji bam pą pźgje,faqe kanūnit s'ką vjeftje.

    §.1021. Para sč tė fillohet gjygji, pźgjet do tė jenė nė dorė tė Pleqvet, e tė kapunt nė padi, pose qi nuk młnd tė luejn mā, ata lidhen edhč me lą opangat, ase Pleqnin e preme prej kanūnit.

    §.1022. Per peng xźhet arma, fisheku, ortari a edhč kutija e duhąnlt, mjé qi tė biejn pźgjet, qi t’i parasohen vjeftjes, per tė cillen kapen.

    §.1023. Nder pleqni ankimesh, zhgarkimesh a shplfjesh flala e gojės nuk pelqehet per peng, duhet shźji.

    §.1024. Fjala peng jét vetem atbotė, kłr t'i flasė kush kuej kaq e kaq, per n'i a ndreqėt nj i pūnė.

    §.1025. Po i a ndreqi pūnen, tė folmen i a ką dptyrė burrit tė hueī.

    §.1026. Po ngulen Pleqt e pegjevet njani ne mende tė vet e tjetri nė tė ve'n, do t’u siellen Pleqve tjerė, porsé per tė prishuna nuk młnd t’u randohen tė fjalisunvet (tė zotvet tė pegievet).

  6. #36
    §.1027. Opangat e Pleqvet do t’i lajn tė zotėt e pźgjeve, są njani aq tjetri.

    §.1028. Opangat e Pleqvet lahen jo mbas andjes sė Pleqvet, por mbas randsis sė pleqnis: "Mbas pengut shkoji opangat". "Mbas gjajet shkojn opangat".

    §.1029. Pleqnija e njij paradites ką pźsė grosh. (heret nuk baheshin pleqnit mbasdite.)

    §.1030. Per pleqni tė dāme me "głr", tė kapunt do tė lajshin ką 10 grosh per pleqni.

    §.1031. Para sč t’i a hijn gjygjit Pleqt, do tė bājn két bé: Per két tė mirė tė Perendis (mbī nji shźj Besimi) e si e bajsha mue mė ndimofėt, gjygjin nuk do t'a baj me dredhi e me krahambajtje e, mjé ké tė m'a mārrė mendja e shpirti, nuk do Vi baj lak kanūnit e gjygjit tė drejtė!

    §.1032. Jashta katundit nuk ką tager kush me gjetė Pleq.

    §.1033. Po duel kush me lypė Pleq nė Flamur, nen tė cillin gjindet, do tė mārrė per Plak nji prej Krenėsh e jo prej VogjIijet.

    NYE I NJIQINDEKATERDHETETRETĖ.
    Shtim Pleqsh.

    §.1034. "Gjygi mbi gjyg’’ e Plak mbi Plak kanūja nuk bān ".

    §.1035 "Nė mos tė pelqefėt gjygji, tek a'Sh.Pali". "Nė mos tė pelqefėt gjygji, tek a'Gryka e Oroshit". Dera e Gjomarkut themeli i kanūs".

    §.1036. Po i a dorzove pengun Plakut, e ky t'a bani gjygjin, s'ké pse lypė mā Plak e gjygj.

    §.1037. Po s't'a mbushi menden gjygji i Pleqvet, qi ti i zgodhe e i pelqeve, tager ské me e stermarrun pengun t'and as me zgiedhė Pleq tjerė.

    §.1038. Po u vojt mendja tė zotve tė pźgjeve, sč u āsht bā gjygji pa' rrugė e me krahambajtje, kąn tager mos me i ndźjė pleqnis.

    §.1039. Pleqt e parė nuk lshojn pźgjet, porsé kėta jānė nė detyrė me dlirė vedin, tui jau lshue pźgjet e veta nė dorė Pleqvet tė dytė tė zgledhun prej sish, e mbasi tė jau shtrojn gjygjin e bam, do tė peshohet prei Pleqvet tė dytė.

    §.1040. Po e bān tė keq gjygjin e Pleqvet tė parė, kėta tė dytėt u mārrin pźgjet tė fjalisunvet e, posė qi jesin pa' opanga, kėta do tė lajn opangat e Pleqvet tė dytė.

    §.1041. Pleqt młnd tė stohen mjé nė tri lagje: po s'e kputen gjygjin, atbotė do tė hijn nder krenė deri nė Derė tė Gjomarkut, qi āsht therneli kanūs. Pertej kėsaj Dere s'ka.

    §.1042. Po duel i mirė gjygji i Pleqvet tė pare, pźgjet e para do tė lajn dy lagje opangash: Pleqvet tė parė e tė dytvet.

    §.1043. Po ndollen gjygje a pleqni tė randa, zhvillimi do tė lypet nė derė tė Gjomarkut.

    NYE I NJIQINDEKATERDHETEKATERT.
    Porota.

    §.1044. Porotė a Poronikė me gojė tė kanūnit thirren ata nierz tė cillt shenjohen me gisht prej gjygjit, per me bā bé e nie xjerrė sė keq ndokend.

    §.1045. Poronikė do tė.jené asish:

    a) qi mos tė jenė gjetė nė bé tė rrčjshme,
    b) qi mos tė kźnė ndo'i mllef as kundra lagjes, qi bān bé, as kundra asaj qi veshtron bén,
    c) qi mos tė jené gjind Iloftaré. qi vierrin shpirtin nė krrabė per nji mullė bukė.
    d) qi, némose me hamende mū nd tė diejn ndo'i pūnė, a młnd t'a hetojn mā lehtas:
    e) s'do tė jenė gra, 'sč kanūja s'i xčn.
    f) qi mos tė jenė tė betuem e mnisa.

    §.1046. Peregjithsisht beja pą Porotė s'bahet.

    §.1047. Parimi i kanūnit āsht: "Beja ką Poroten, Porota ką mundin nder hetime e tė lidhmen".

    §.1048. Prifti s'ēohet nė bé; por, me qillue sč i lypet beja, si per me lą vedin, si edhč per Poronikė, ky xźhet per 24 vetė.

    §.1049. Nji krye i Flamurit, po u thirr nė nji bé 24 vetėsh, 12 i a nief gjygji e per 12 tė panjefun āsht vetė.

    §.1050. Aj, qi u prīn Poronikvet nė bé,nuk njifet per Poronik. Parimi i kanūs āsht: "Njiqind Poronikė por i zoti s'njifet".

    §.1051. Porota nuk shkon nė bé, pą i u lidhė i zoti i bés".

    §.1052. Aj, qi prīn bés, do t’i lidhet Porotės, qi, po duel beja e rrźjshme, tė lajė gioben e Kishės per dhunim tė bés se rréjshme, gioben e Flamurit a tė katundit, si mbas numrit tė Poronikvet e dypernjahen tė zot't.

    §.1053. Gjygji do tė niefin per Poronikė gjind prej vllaznijet e prej katundit t'atij, qi do t’i prijė bés.

    §.1054. I zoti i bés do t’u shkojė Poronikvet tė niefun per derė, per me i bā me dieje se gjygji i ką niefé per betarė.

    §.1055. Poronikėt e panjehun, qi i gjen vetė i zoti i bés, ne gjygj e para Pleqvet do t’i kallxojé emen per emen, si i kallxuen atij tė njefunt.

    §.1056. Edhč Paronikvet tė paniefun do t’u shkojė per derė i zoti i bés per me u kallxue, sč i ką zgjedhė per betarė.

    §.1057. Gjymsen e Poronikvet i njefė gjygji, e gjymsen tjeter i gjen i zoti i bés.

    §.1058. Pleqt, mbasi t'a njefin Poroten, do t’i thonė tė zot't tė bés qi, per ne pasėt dyshim prej ndonjanit nder Poronikė tė niefun, sč kishte me e lānė Iidhė prei ndo’i reset a mllefit, tė kallxojė aty.

    §.1059. I zoti i bés, si tė diftojė arsye tė themelta per niānin a tjetrin nder Poronikė tė njefun, Pleqt e gjygjit jānė nė detyrė me i ndrrue.

    §. 1060. Ndrrim Poronikėsh młnd tė bahet mjé nė tre vetė, por jo mā.

    §. 1061. Dita e bés i caktohet Porotės, e i zoti i bés āsht nė detyrė me e mbledhė.

    §. 1062. Porota, para sč tė shkojė nė bé, do tė perpiqet me bā hetime kū tė mundet, me e shqyrtue tė zon e bés, qi mos tė shkojė nė bé tė rrźjshme.

    §.1063. Porota ką tager me bā hetimet e veta e, po kje ēeshtja e padis teper e rigatrrueshme, ką tager me e shty bén mjé nė gjashtė muej, tuj vijue nder hetime.

    §. 1064. Per ngatrrime tė randa fōrt e qi kapin hapėt, Porota ką tager me e shty bén, edhč me vjetė.

    §. 1065. Si tė két bā hetimet e veta' Porota e, si t’i két hullė fjalėt haj per me e lirue me bé tė shpifunin, haj me e lānė lidhė, s'ką pse shtrydhet, a njanen a tjetren do t'i a kallxojė tė zot't tė bés.

  7. #37
    §.1066. Edhč nji nder Poronikė, 'si mos tė ndigjojė me e bā bén, i zoti i bés jét lidhė.

    §.1067. Kanū āsht, qi nji Poronik a edhč mā, qi nuk don me bā bé, do t’i a shndoshė zźmren tė zot't tė bés, edhč me bé, ne e lypėt, sč nuk e lajn lidhė prej ndo'i mllefit a mnijet, por vetern prej' drojet e dyshimit tė mos shkoin nė bé tė rrźjshme.

    §.1068." Po hąngri bukė Porota, bén e ką tė bame".

    §.1069. Po u mblodh Porota, edhč hąngri buken e bés, i zoti i bés del i pafai; Porotes s'i jét tjeter veē me shkue nė bé.

    §.1070. Po e lą buken pą hąnger Porota,

    i zoti i bés jét nė faj.
    §.1071. Po s'u gjegj zhgarkuesi me ardhė nė ditė tė caktuerne, per me pą bén, i shpifuni mundet me fjetė nė qetsi, sč me bukė tė hąngerme prej Porotet, ajo duel i pafaj.

    §.1072. Porota do t’i thotė zhgarkuesit a tė vījė me pą bén, a tė qesė kapucarin.

    §.1073. Zhgarkuesi, edhč ne u perpushėt ndo'i ditė, sė mbarmit, a do tė shkojė me pą bén, a do tė qesė kapucarin.

    §.1074. Porota, per ne u mbledhėt me bā bén jashta ditės sė caktueme, s'ką tjeter bukė, por shkon nė bé e derdhet nė pūnėt tė vet seicilli.

    §. 1075. Nė ditė, qi do tė bahet beja, do tė pranojn edhč Pleqt e gjygjit tė bam.

    §. 1076. Beja do tė bahet me két rend:

    a) prīn nė bé i zoti, per me i a shndoshė zźmren Porotės,
    b) mbas kėtij do tė bājn bé ata, qi e kąn mā afer me giak;
    c) mandej bājn bé Paronikėt e njefun prei gjygjit.
    d) sė mbramit Poronikėt e paniefun.

    §.1077. Fjalėt e bés do tė shqyptohen pą ndrrim e sikursč i ką niefé e rreshtue gjygji i Pleqvet.

    §.1078. Tė giithė są Poronikė tė jenė, do tė bājn bé, tui e pshtetun doren mbė shźj tė besimit, perposė nė falėt a nė jashtofėt kend per nderė vetė i zoti gjās.

    Oroe:
    Dukagjini, Malsija e Gjakovės e są krahina tjera Poroten e njefin disą per "dorė bejet" nė Kishė, e disą tjera e lajn per "me ndigiue bén".

    NYE I NJIQINDEKATERDHETEPESĖT.
    Kapucari.

    §.1079. Kapucar thirret aj, i cilli difton fajin e ndokuej, si bj.fj. ndo'i viedhni tė mshefne, a ndo'i vrasė tė hupne permbas hetimeve, qi bān .

    §.1080. Kapucari peregjithsisht nuk del faqe, a ndollė sč del edhč ēiltas.

    §.1081. Kapucari do tė ketė kpucėt e veta permbas tė folmevet tė zot't tė gjās se vjedhun a tė gjakut tė hupun.

    §.1082. I zoti i gjās sė viedhun a i gjakut tė hupun, para sč t’i flasė kpucė kapucarit, do tė shkojė nė katund tė pandehunit do tė mārrė dy shokė tė tij e bashkė me 'ta. do t’i shkojė tź dera, per me lypė arsye prej tij.

    §.1083. Si mos t'i vźhet kurrsesi i pandehuni, i zoti i gjąs do t'i kallxojė sč do tė flasė kapucarin nė shpinė tė tij.

    §.1084. Po i thą i pandehuni, sč āsht i lirė tė flasė kapucari są tė duei po duel nė fāj, kpucėt e foluna kapucarit do t'i lajė ky.

    §.1085. Po i foli kush kpucėt kapucarit pą e bā me dieje tė pandehunin, edhč nė dalėt fajtuer ky, kpucėt e foluna prei tė zot't tė gjās pergjymsash do t'i lajn.

    §.1086. Kpucėt e kapucarit jānė me dorė nė bé, qi mos tė randohet i pandehuni me teprime tė foluna, edhč nė dalėt nė fāj.

    §.1087. Kanūni i pergjithėt āsht, qi kpucėt e kapucarit nuk młnd tė kalojn ēmimin e gjās sė hupun.

    §.1088. Gruen s'e xźn kanūja per kapucar.

    §.1089. Kapucarija e hershme me dorė nė bé kishte 50 mié nė 500 grosh.

    §.1090. Kapucari i gjetun nė rrźnė do tė late gjān e huej ne vend tė cubit. (Dukagjini)

    NYE I NJIQINDEKATERDHETEGJASHTĖT.
    Pagesa e Kapuctarit.

    §.1091. Kapucarlt i nepen kpucė:

    - per gjak tė hupun 1500 grosh
    - vath, shpi et 1 tė ihyem 500
    - mushk 1000
    - kąl 500
    - ogiē 500
    - ką hullijet 400
    - thi tė mbajtun 500
    - lopė tė barrės 150
    - gomar 150
    - mzat 100
    - dele e dhé 25 grosh
    - viē tė njomė 25
    - thi 23
    - edhe e kingj 10

    §.1092. "Kapucari hjekė bén". Po duel kapucar nji burrė i’ndershem, beja nuk i epet tė pandehunit, do t'apė arsye.

    §.1093. "Kapucari xjerrė gjān e hupun". Si tė tumiret kapucari prej Pritėtarvet, i pandehum jét nė faj, e do t’i a kthejė gjān tė zot't si mbas kanūnit.

    NYE I NJIQINDEKATERDHETSHTATĖT.
    Pritėtarėt e Kapuctarit.

    §.1094. Pritėtarė ' jānė ata, zyra e tė cillvet āsht me bā hetimet e dhunshme, tuj e rrethue kapucarin me tė pvetuna tė shpeshta, tuj a vū menden, mos po bān lak nder diftime e mos t’i zhgarkohet kuej.

    §.1095. Pritėtarėt do tė jenė nierz tė ndershem, t’urtė e veshtakė, e tė rregjun nder shqyrtime e hetime.

    §.1096. Pritėtarėt do tė jenė prej asish, qi gjygji i ką niefė per Poronikė.

    §.1097. Si s'a'kanū, qi kapucari tė dalė ēiltas, ashtū ką tager kapucari me lypė me emen disą prej Poronikėsh, tė cillvet u xźn besė mā fōrt sč nuk e qesin.

    §.1098. Parase tė fillojn me bā hetīme, Pritėtarėt do t'a vźjn nė bé kapucarin, qi do tė kallxojė drejt, pą krahambajtje e pą mllef.

  8. #38
    §.1099. Mje nė tri lagje Pritėtarėsh młnd t'a shqyrtojn kapucarin.

    §.1100. Gjithsą herė tė flasin Pritėtarėt me kapucarin, msheftas do tė flasin.

    §.1101. Po thą kapucari, sč ajo gjā e vjedhun āsht shitun, Pritėtarėt do tė dergojn gjin den per hetime.

    §.1102. Po thą kapucari, sč gjaja e vjedhun āsht pré, Pritėtarėt do tė lypin nji shźj prej tij, bj.fj. nji copė lkurė, brynat, a ndonji gjymtyrė tjeter.

    §.1103. Si tė tumiren diftesat e kapucarit prej Pritėtarvet, mohimet e cubit a tė gjaksit, edhčpse tė rrźjshme, nuk młnd t’i ndalin kush deri tź beja: por Porota ką tager me i ndalė doren e mos me e lānė me shkue nė bé tė rrźjshme.

    §.1104. Po duel kapucari i dyshuem faqe Pritėtarvet, tuj kźnė ky nė tė drejtė, e duel edhč e kapi per krahi cubin a gjaksorin, kpucėt i ką tė preme 500 grosh mié nė 1500 grosh.

    §.1105. Pritėtarėt do tė bājn bé mos me qitė kapucarin per tė gjallė, posė sč nė dashtė me dalė vetė

    NYE I NJIQINDEKATERDHETETETĖT.
    Burrat e Malevet tė Shqypnis nė kuvend.

    §.1106. Kuvendi āsht nji bashkim fisit a fisesh me Krenė, Pleq, Sterpleq e Vogjli a Djelmni tė dheut, qi kanė qellim me rrahė ndonji ēashtje a me lidhė ndonji besė.

    §.1107. Kuvendet bahet pjesnisht a edhč pergjithsisht.

    §.1108. Kuvende tė pjesshme jānė ato tė katundeve, nė tė cillat mārrin pjesė Pleq, Sterpleq e Vogjlija e njij katundi.

    §.1109. Tė pjesshme thirren edhč ato kuvende, nė tė cillat bashkohen tė gjith Pleqt e Sterpelqt e Vogjlija e Fiseve tė ndryshme qi sundohen prej njij Kreut.

    §.1110. Kuvende tė pergjithshme jāné ato, nė tė cillat bashkohen Pleq, Sterpleq, Vogjli me Krenė e me Derė tė Gjomarkut.

    §.1111. Nder kuvende, gjygje e peshime mārrin pjesė:

    a) Dera e Gjomarkut t'Oroshit,
    b) Krenėt e fisevet,
    c) Pleqt e fisevet e tė katundevet,
    d) Sterpleqt e fiseve e tė katundevet;
    e) Djelmnija e Vogjlija e tė gjitha fisevet;
    f) Kasneca fisesh,
    g) Giobtarė.

    NYE I NJIQINDEKATERDHETENANDĖT.
    Vende kuvendesh.

    §.1112. bashkime kuvendesh mbahen a nder oborre Kishėsh, a nder rrenime tė vietra faltoresh, a nė zemer tė vendit.

    1. Mirdita nė Sh. Pal a nė Grykė t'Oroshit.
    2. Lura tu Kisha nė katund tė vjeter.
    3. Thkella tu Kroni i Fikut nė Perlatai.
    4. Matia nė Lis.
    5. Malsija e Lezhes (Zhuba) nė Molung, ké Dardha Kerbucė.
    6. Dibra ?
    7. MaIsija e Krues nė bendė.
    8. Malslja e Tiranės nė Martanesh.
    9. Malslja e Elbasanit?
    10. Laberila (Arbėrija)?
    11. Arbėnija nė Larushk.
    12. Kurbini nė Djerr tė Selitės, nė Laē Sebaste.
    13. Luma nė Bicaj.
    14. Hasi?
    15. Malsija e Gjakovės tu Vorret e Shalės.
    16. Dukagjini nė Koder tė Shen Gjergjit (Shosh).
    17. Puka tu Qyteti i Pukės.
    18. Postripa nė Qytet tu Xhamija (Drishte).
    19. Mbishkodra tu Kisha e Brigjes Rapshė.
    20. Kelmendi nė Qafé tė Berdelecit.
    21. Capa (Zadrima) nė Dajē.
    ?? Nikaj nė Merteur tu Kisha e Nikajvet.
    ?? Merteur e Krasniqe tu Blīni i kuvendit (Selīmaj).

    §.1113. Burrat e bashkuern nė kuvend rrijn nė gjymės rrethit: ashtū qi tė młnd tė shofin shoqi shoqin e po u thirr kush. tė két shteg per me u dukė nder Krenė e Pleq.

    §.1114. Burrat e dheut nė kuvend rriin t'armatisun.

    §.1415. Są te jené nė kuvend burrat e dheut, s'ką tager kush i huej me u perzie nder 'ta.

    §.1116. Nder gjygje e peshime Krenėt e Pleqt rrijn nė vedi e Vogjlija nė vedi.

    §.1117. Krenėt e Pleqt rrijn nė kuvend mbas prijet e tagrit.

    §.1118. Nė kuvend, są tė flasė niani, t'jerėt do tė ndigiojn e tė heshtin.

    §.1119. Ēashtjet e vogla e tė kapmet, qi ką katundi shoq me shoq, Pleqt e katundit bashkė me Sterpleq e Vogjli kan tager me i zhgarkue.

    §.1120. Ēashtjet e randa, qi i perkasin njij fisi mbarė, do tė peshohen e do tė pleqnohen prej Krenvet tė fisit bashkė me Pleq, Sterpleq e Vogjli.

    §.1121. Ēashtjet, qi i perkasin njij krahine mārrė ase shtetit, do tė peshohen nder kuvende tė pergjithshme: "burrė per shpi".

    §.1122. Fiala e randė nuk bahet nė kuvend.

    §.1123. Kanūja s'bān qi tė shahet kush nė kuvend, po bani kush két pūnė, do tė giobitet mjé nė 5 desh.

    §.1124. Po i thą kush kuej, se rréné ne kuvend, do tė giobitet mjé nė 500 grosh.

    §.1125. Po i a shkrepi kush kuej armen nė kuvend, shpija i digjet e siellsi i armés grihet kuvendisht e shkon gjakhupės.

    NYE I NJIQINDEPESĖDHETĖT.
    Dera e Gjon Markut.

    §.1126. Dera e Gjomarkut āsht themeli i kanūs.

    §.1127. Xen kryet e vendit nė ēdo vend e kuvend.

    §.1128. Nuk młnd tė leēitet.

    §.1129. Nuk młnd tė sodumet.

    §.1130. Nuk młnd té xieret prej vendit.

    §.1131. Pertei kėsaj Dere s’ką vazhdim ēashtjesh.

  9. #39
    §.1132. Ka tager me mledhė krenė e Vogjli nė rasė tė kuvendevet tė pergjithshme.

    §.1133. Są herė t'a lypė nevoja ką tager me derdhė kasneca per tė grishun tė dheut "burrė per shpi" e me i mbledhė nė Sh.Pal.

    §.1134. Nė ēdo gjygj a pleqni ką tagrin e fjalės sė kputne.

    §.1135. Ka tager me sodumė e me xjerrė prei vendit.

    §.1136. Ka tager me dnue per dekė: "kortarėt jānė tė fisevet, kryet āsht tė Gjomarkut".

    §.1137. Ka tager me i a hjekė prijen a parin atii, qi tė xéhet nė hjeksi e tradhti tė vendit. Porse nuk młnd t’i epet kuei jashta vllaznijet, tu kźnė trashigim plangēuer tagruer.

    §.1138. Ka tager pjese nė ēdo giobė.

    §.1139. Ka tager mbi 500 grosh per ēdo vrasė.

    §.1140. Para sč tė dalė me krenė e Vogjli tė fīsevet, per zbatim tė kanūnevet ndeshkimore, do t'a shtrojė pengun, e po u gjet nė ndonji fāj, do tė pergjegjet si mbas kanūnit.

    §.1141. Do t’i vźhet giobės si ēdo nenshtetas.

    §.1142. Kur del per paitim tė dheut, ką tager mbė "Razogj" (dy hae bukė).

    §.1143. Po u lyp per Poronik cillido i kėsaj Dere, xźhet per 12 tė panjehun.

    §.1144. Kur tė dalė n'ushtri, ką tager prije e urdhnimi.

    §.1145. Per faje, qi j'āne per une zjarmi, edhč két Derė e perket lima (są me bā shźj).

    NYE I NJIQINDEPESĖDHETEPARĖ.
    Krenėt e fisevet.

    §.1146. Krenėt jānė tė parėt e fiisevet.

    §.1147. Krenėt jānė me plang.

    §.1148. Sč i cilli krye ką tager mbi fis tė vet: "Kortarėt jānė tė fisevet, kryet āsht tė Giornarkut".

    §.1149. Nder gjygje e pleqni mbrenda i rrethit tė njīj kreut, nuk młnd t’i perzihen krenėt e fisevet tjera.

    §.1150. Kreu i fiisit, bashkė me Pleq e Vogjli tė vllaznive ką tager me mbajtė kuvende me lidhė besė, me bā gjygie, me giobitė e me leēitė.

    §.1151. Kreu i fisit nuk młnd tė paditet nder krenė tė fisevet tjera e nuk młnd t'a ngushtojė kush per gjygie e pleqni tė bame.

    §.1152. Kreu i fisit nuk młnd tė bajė vendime a pleqni mbi vendime tė kanūnit.

    §.1153. Po bani kush vąj mbė krenė, kėta do tė peshohen pre j PIeqvet e Vogjlis sė vendit, a edhč prej Deret tė Giomarkut.

    §.1154. Kreu i njij fisi s'ką tager me djegé, me sodumė, me gri, me xierré prej vendit. Lypet Dera e Glomarkut me krenė e Vogili tė fisevet tjera.

    §.1155. Per tė giobitun e tė leēitun tė njij kreu, mjaftojn Pleqt. Sterpleqt e Vogiliia e fisit.

    §.1156. Me u ēue kush prej VogjIijet e me vrą ndonji prej krenėsh a Gjiomarkajsh, bjen nė gjak si per vrasė tė ēdo njerit.

    §.1157. Kreu i fisit, si ēdo njerl prej Vogjlljet, młnd tė giobtet, młnd tė digjet, młnd tė leēitet, mund tė sodumet, młnd tė grihet é młnd tė xieret prej vendit.

    §.1158. Kah pronet e pasunija, kje nė fushė, nė bjeshkė e nė vrri, do tė shikjohet tagri plangēuer i sč tė cillit.

    §.1159. As dera e Glomarkut, as krenėt e fisevet e as Pleqt e katundevet s'munden me pasė ndonji tager mbi gjā e pasuni tė tjervet.

    §.1160. Vogjlija e fisevet s'i ką detyrė as kreut e as Derės sė Gjomarkut tė dhetė e telozen.

    Oroe:
    Krenėt (Flamurtarėt) e Malsis sė Glakovės: Nikaj, Mertuer, Gash e Krasniqe., kąn tager mbi nii rend t'ujit (vadė) prej kujrijet, posė atij, qi kąn si ēdo shpi.

    NYE I NJIQINDEPESĖDHETEDYTĖ.
    Pleqt e katundevet.

    §.1161. Sč i cilli katund ką Pleqt e fisit.

    §.1162. Pleqt e katundit kąn tager me mbledhė katundin nė kuvend.

    §.1163. Pleqt e katundit nuk kan tager me giobitė as me leēītė kend, pą pelqim tė Sterpleqvet e tė Vogjlis.

    §.1164. Pleqt e katundit nuk perjashtohen prej zyrevet tė katundit, as prej angarijet e prej

    punve tė perbashkta.

    §.1165. Pleqt e katundit nuk perjashtohen prej ushtrijet.

    §.1166. Me rą nė faj Plaku i katundit, do t’u a shtrojé pengun Sterpleqvet e Vogjlis.

    §.1167. Po i u randue katundi me Pleq ndonjij fisi, Plaku i tė randuemit ką tager me e mprojėt edhč me krenė tė fisevet tjera.

    NYE I NJIQINDEPESĖDHETETRETĖ.
    Sterpleqt.

    §.1168. Sterpleqt mbajn anen e Vogjlis.

    §.1169. Sterpleqt kąn tager me ēue zanin, kłr tė shofin sč po randohet Vogjlija me gjygje e pleqni kundra kanūnīt.

    §.1170. Sterpleqi bashkė me Vogjli a Djelmni fisesh jānė giobtarė.

    NYE I NJIQINDEPESĖDHETEKATERT.
    Giobtarėt.

    §.1171. Giobtarė thirren ata, tė cillt nemen tė kuvendit mbarė reshten nė vath tė gjās sė tė giobitunit, per tė mārrė aq krenė desh a qe si mbas tė premes sė gjygjit tė krenvet, tė Pleqvet, e tė Vogjlis.

    §.1172. I zoti i vathit nuk guxon me i ndalė giobtarėt qi mos t’i hijn nė vath.

    §.1173. Po bani két pūnė, burrat e kuvendit dynden tė gjithė edhč i brumbullaksohen nė derė.

    §.1174. Po bani sč bani flalė i zoti i gjās, kąn tager me i a shtue gioben.

    §.1175. Giobtarėt zgiedhin vetė desh e qe per giobė e i zoti i gjās nuk młnd t’i ndalin.


    NYE I NJIQINDEPESĖDHETEPESĖT.
    Zani i vogjlis nder gjygje.

    §.1176. Po s'i pelqej Vogjlija tė dāmet e krenvet e tė Pleqvet, kąn tager mos me u ndej ėnė 'to.

    §.1177. Krenėt e Pleqt do tė vźhen rishtas nė peshim tė punvet.

    §.1178. Po e tumiren gjygiin e krenvet e tė Pleqvet Vogjlija, kanū āsht qi tė bertasin njij zani: "kamba e huej, kaptinat t’ona".

  10. #40
    NYE I NJIQINDEPESĖDHETEGJASHTĖT.
    Leqija.

    §.1179. Me leēitė, me gojė tė kanūnit, don me thąnė: me dą, me lānė mbas dore e me shkepė njij shpi, tuj i a hiekun ēdo tager, hir e nderė, si kah katundi, si kah Flamuri.

    §.1180. Katundi ką tager me leēitė, por jo me xjerrė prej vendit.

    §.1081. Kapucari do tė két kpucėt e veta permbas tė folmevet tė zot’t tė gjās se vjedhun a tė giakut tė hupun.

    §.1182. Me djegė, me sodumė e me gri s'ką tager as katundi pą flamur e as flamuri pą katund.

    §.1183. Rasėt per me leēitė kend jānė:

    a) Kur mos tė duei kush me u lidhė me besė me katund a flamur,
    b) kłr tė shes kush katundin e vet me hieksi e trathti,
    c) kłr t’i pervaret kush njij gjygjit a vendimti tė folun kuvendisht prej katundit a flamurit;
    d) kłr tė bajė kush ndo'i faj tė dhūnshem nė katund, nė flamur a jasht kėtyne e mos t’i shtrohet gjygjit,
    e) per dhūnė tė barne jashta katundit a flamurit, po s'u gjegj fajtori me shtrue pengun nė katund e nė flamur tė vet, kėta hjekin dorė prej 'tij, tuj u a lānė shtegun tė lirė gjithnjatyne, qi kjahen mbė'tė tė bājn shka tė duen me 'tė.

    §.1184. Po nguli katundi edhč i a ndali doren flamurit nė tė djegun a nė tė sodumun tė njij faqeziut, qi vrugnoi katundin a Flamurin me ndo'ī dhūnė teper tė shemtuerne, flamuri ką tager, a me leēitė at katund, a me mbledhė flamurt tjerė, per me e prū nė mend.

    §.1185. Po e lą veē me tė leēitun, as merr e as nep me 'tė, mié qi t'i shtrohet gjygjit e giobės.

    §.1186. Si t’i a shtrojė pengun flamuri katundi i pervarun, flamuri e giobitė mbas peshimit tė fājit.

    §,1187. Shpin e fājtorit e djegin, esodumin me bīmė e me dhé, e shkaktarin e fājit tė dhūnshem e grijn kuvendisht me gjakhupės e robėt i a xjerrin prej vendit.

    §.1188. Po kje mbrapshti teper e dhunshme e sherntueshme, posė tė diegunit, tė sodumit, tė grimunit e tė xjerrunit prej vendit, flamuri edhč Shpin i a pret.

    §.1189. E premja e shpis āsht, kłr ti zhgulin gurėt e kater skepeve tė shpis per rrāzė, themelit. Kjo bahet, mbasi tė digjet shpija.

    §.1190. E premja e shpis nė kanū shenjon, sč gjindj a e asaj shpij e j ānė tė xj errun prej vendit me lang e plang e pergjithmonė, e perkrah flamuri xźhen tė dalun fare.

    §.1191. Pasunija e tundshme u bahet giobė e e patundshmja do tė jesė zmojle (djerr), per kullosė tė flamurit.

    §.1192. Me tė leēitun nuk mundet kush i katundit me marre e me dhānė; e, po muer e dha kush, jét i leēitun edhč aj e bjen n'ato ndeshkime si i leēituni.

    §.1193. Trajta e tė leēitunit āsht njikjo: "Me dą kend per mort e per gjellė". "Me leēitė kend per mort e per darsem e per uhąn e miellit".

    NYE I NJIQINDEPESĖDHETESHTATĖT.
    Zjarmi, tė sodumt e tė grimunt.

    §.1194. Digjet, sodumet, grihet katundisht xieret prej vendit me lang e plang:

    a) aj, i cilli i shpifet nė pūnė tė randė a vźn dorė a vret Priftin;
    b) kush vret mikun nė besė, grihet, giobitet, digjet e xieret prej vendit:
    c) kush vret per fis, digjet, giobitet e xieret prej vendit
    d) kush vret mbas pajtimit tė gjakut, digjet, giobitet e xieret prej vendit,
    e) kush vret "Vra e hup". digjet, giobitet e xieret prej vendit;
    f) kush vret gjaksin nė besė tė vet.. grihet,digjet, giobitet e xieret vendit,
    g) kush vret tė kushrinin, per me u bā i zoti ī pasunis sė tij, grihet, digjet, giobitet e xieret prej vendit,
    h) kush t’i lajė mbrendė fajtorėt e Flamurit, digjet, giobitet e xjeret,
    i) aj fis, qi nuk prin mbė fajtorėt, giobitet e leēitet.

    §.1195. Po rā kush nė ndonji kėso fajesh, grihet katundisht, giobitet, digjet, pernėt i prehen, kopshti e veshta i sodumen e xieret prej vendit me lang e plang.

    §.1196. Per Prift tė vrąm gjaksi xieret prej vendit per gjithherė e per faje tiera, qi i permendem, xieret per 5 15 vjetė.

    §.1197. Unen e zjarmit e spaten nuk młnd t’i qesė kush nė pūnė (as katundi, as Flamuri e as Dera e Gjomarkut) per posė doret tė zot't tė shpis, qi rą nė faj.

    §.1198. Dora e fajtorit do tė bajė shźj nė tė djegun e nė tė sodumun, tuj i shqyptue flalėt e dokshme: "I mārrsha tė ligat katundit e Flamurit".

    §.1199. Po s'u gjegj ky me bā shźj me zjarm e askush tjeter i shpis sė fajtorit. Plaktu i fisit do t’i thotė ndokuej, qi e ką fajtorin mā ngiat e detyra e kėtij āsht me mārrė unen e spaten e me i pri katundit e Flamurit nė rrźnim, permbas tė cilit katundi e Flamuri marė do tė vźjė dorė n'at rrźnirn.

    Oroe

    E djegmja e shpis per ēdo vrasė nuk ką kźnė: kjo pūnė ką hi nė veprim vonė. Qeverija tyrke e qiti ne veprim e kasnecija e sa shpijave tė forta, me tė zi qi e priti két pūnė. E kerkuemja e giakut prej shpis sė dorėrasit marė nuk ką kźnė; két e dishmon edhč fjala e kanūnit "Giaku per gisht": por, per me mārrė gjakun mā letas, e pershin mashkullimin e shpis marė deri tė damėt zjarmit n'ato 24 orė. Vende vende qiten nė pūnė edhč "LEĒIN" e gjakut, tuj pershi vllaznin marė. Per ēdo vrasė shpija e dorėrasit do tė late giobė, do t'u epte bukė djelmve e Flamurit e nė Mirditė do tė late dorėrasi 500 grosh Derės sė Gjomarkut.
    Lakmimi i pares i disą krenve e djelmve tė Flamurit nė shoqni tė Pleqvet i shtuem edhč i rriten disą pūnė, są per me mbushė kuleten e mullen.

    NYE I NJIQINDEPESĖDHETETETĖT.
    Lajmtari.

    §.1200. "Laimtari nuk bān faj, nuk xźhet.

    §.1201. Lajrntar thirret aj, i cilli ēon ne vend porosin e derguesit.

    §.1202. Lajrntari dergohet:

    a) pre' n» shpije tė veēanėt tź tietra;
    b) prei nj ii katundi tź tjetri,
    c) prej niij flamuri tź tjetri.

    §.1203. Laimtari bān flalen e niij shpije, tė njii katundi a tė nij flamuri.

    §.1204. Lajmtari nuk e mźrr pergjegjen mbi vedi as tź lagja, qi e dargon, as tź lagia, sė cillės i dergohet; āsht bajsi i fjalvet tė porosituna.

    §.1205. Lajrntari do tė jét i lirė n'udhė tė vet.

    §.1206. Lajmtarit nuk i xźhet per faj flala e folun, sepsé flet n'emen t'atij, qi e dergon.

    §.1207. Lajmtari āsht miku i derguesit e, po e gjet gjā są tė jét nė két zyre, i pritet mik derguesit.

    §.1208. Me u pré lajmtari i njij shpije, pretari bien nė gjak me shpi, qi e dergon.

    §.1209. Me u pré lajmtari i njij katundi, pretari bjen nė gjak me katund.

    §.1210. Me u pré lajmtari i njij flamuri, pretari bien nė gjak me flamur, qi e dergon.

    §.1211. Me u pré lajmtari permbas fjalės sė njij flamurit tjeter, bien nė glak flamuri me flamur.

    §.1212. Me e pré laimtarin nji 1 katundit tė tij, pretari grihet katundisht.

    NYE I NJIQINDEPESĖDHETENANDĖT.
    Kasneci.

    §.1213. Kasnec a i lajm thirret aj, i cilli hapė e lajmon urdhnat e Kretu tė fisit a per derė, a prej njij patalokut tė caktuem prej Kreut, prej Pleqsis e prej Vogjlijet.

    §.1214. Zyra e kasnecis āsht plangēore e trashiguese.

    §.1215. Kasneci i fisit do t’i a derdhė zanin e ftimit mārrė fisit prej Patalokut tė caktuem.

    §.1216. Kasnecat e katundevet do tė shkojn per derė, kłr tė lypen "burrė per shpi".

    §.1217. Nė ēdo rrezik a kercnim kasneci do tė gjindet gati me i dhānė "kushtrim" fisit.

    §.1218. Kasneci me gjithė shpi āsht i perjashtūem prej ushtrijet.

    §.1219. Kasneci 'nuk młnd t’u mnjanohet punvet e zyrevet tė perbashkta tė katundit tė vet.

    §.1220. Edhč nė ndollėt Kasneci i xānun nder zyre tė fisit a tė katundit, gjindja e shpis sė tij do tė dalin nė pūnė tė katundit.

Faqja 4 prej 29 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-11-2022, 14:02
  2. Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe shqiptarėt
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 28-02-2021, 18:54
  3. A eshte i vleshem Kanuni i Lek Dukagjinit apo jo?
    Nga Kallmeti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 22:42
  4. Kanun e Kuvend .
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 22:21
  5. Kanun e Kuvend (trojet Shqiptare)
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 07:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •