L I B R I I D Y M B D H E T Ė T
S H L I R I M E E P E R J A S H T I M E
KRYE I NJIZETĖTETRETĖ.
Pjestarėt e perjashtimevet.
KRYE I NJIZETĖTEKATERT.
Deka.
§.1221. Kanūni i Malevet tė Shqypnis shliron e perjashton: I. Kishen:
a) prej ēdo teloznet,
b) prej dhetimit tė tokvet e tė gjās sėgjallė;
c) prej giobet e ēdo ndeshkimit,
d) prej ēdo angarije kah katundi e flamuri,
e) e bān pjestar nė ēdo giobė,
f) ndoren e ndermjetsin i a ruen.
§.1222. Il. Priftin, i cilli:
a) āsht jashtūem prej ushtrije,
b) po u lyp nė bé, vehtja e tij xźhet per 24 Poronikė,
c) po vrau kend, s'ndiqet per giak, prīndja e tij biejn nė gjak,
d) s'ndjekė kend per gjak tė prīndės.
§.1223. III. Krenėt e Flamurit:
Pō u lyp per Poronik nii nder Pleq tė mdhaj, vehtja e tij xźhet per 12 Poronikė tė paniefun.
§.1224. IV. Kasnecat: Jashtohen prei ushtrije.
§.1225. V. Farketarėt: Jashtolien prej ushtrīje.
§.1226. VI. Tė vorfnin djalė tė vetem, qi i ką mbetė mbi krye shpija e e āma : āsht i jashtūem pre ushtrije.
§.1227. VII. Gruen: mos pelqimi i saj kah kanūją:
a) per Plak,
b) per Kapucar,
c) per Poronik, as beja s'i gjegjet,
d) s’ką za as vend nė kuvend,
e) s'ką trashīgim as tź prīndja as tź burri,
f) nuk ndiqet per gjak;
h) ndermjetsija s'i dhunohet.
§.1228. VIII. Virgjinat (femnat, qi veshen si burrė): S'veēohen prei grash tjera, posė qi jānė tė liar me ndźjė nder burra, porsé pą tager zanit e kuvendit.
§.1229. IX. Deken:
Ata, qi kąn deken nė shpi, jashtoehn prej ēdo pūne si kah katundi si kah flamuri, si edhč kah tė reshunt e ujit tė mullijvet. Ket tager e kąn prej kanūnit per nji javė ditė rresht. Si tė mbushet java, do tu pergjegien detyrvet si kah katundi si kah Flamuri, edhč nė kjofčt krye a Dera e Giomarkut.
§.1230. Kanūni i Malevet nuk bān qi t’i shkaktohet kuej trazim mbi trazim.
§.1231. Kur t'i desė kush njij shpije nė katund, per nji javė ditė rresht mbas deket nuk młnd t’i bzajė kush tź dera per kurrnji pūnė, qi t'a ketė vendi me e bā katundisht.
§.1232. Jaslitohet me gjith giinden e shpis prej ēdo angarije si kah katundi, si kah flamuri, si edhč prej vijash t'arve e tė mullinit.
§.1233. Po desht kush me pritė per "krye shndosh" perte javen, tė presė: porsé krye tetė ditėsh kanūja i a don pūritorin me kźnė edhč i Derės sė Gjomarkut.
§.1234. Si tė des kush, do tė dergohen lajmtarėt, per me thirré ne mort.
§.1235. Tu bā gjāmė burrnimi, grrishten edhč tundin krahnorin.
§.1236. Grat vaitoin, por nuk grrishten.
§.1237. Porsa tė vźjn kamben nė katund tė tė dekunit miqt, do tė vźjn nė krye jakzat e gjurdijavet.
§.1238. Kanū āsht me bā gjāmė mbė tė dekunin tri herėsh. tuj persritun fjalen "I mjeri unė!" nandė herėsh.
§.1239. Burrnimi nuk bertasin mbė gra, por po i biri mbė t'āmen e i vllai nbė tė motren.
§.1240. Kur tė niset kush per me shktie nė mort, nuk thotė "Lamtumirė", as i thotė kush "Udha e marė".
§.1241. Tuj kalue rrāzė vorresh, pūntorvet, qi ēilin vorrin, nuk u thohet "puna e mbarė!"
§.1242. Nė kjoshin miq, u shndoshin kryet, kjenė shokė, u thonė: "a u lodhėt, or juni?"
§.1243. Si shokėt e katundit tė tė dekunit, si miqsija, 'si tė pijn kafen, kupzen e pshtesin nė tokė, tuj thąnė: "Zoti ju dhashėt gajret!" '’Per tė mirė" nuk thohet.
§.1244. Tė treten ditė mbas deket, kushdo qi tė vījė,lė per "Krye shndosh" si mbas kafjet, si edhč mbas buket thotė: "Zoti ju dhashėt gajret! Per tė mirė mbas sodit!" Nuk thohet: "Ju shtrofčt per tė mirė!"
§.1245. Gjāmatarėt rreshtohen, tuj perba gjymės rrethit me ftyrė kah i dekuni.
§.1246. "Perejellsat me tė dekmin nuk młnd t’i kaloin kuej per derė, posė nė kjofėt udha e madhe a udhė katundi".
§.1247. Tuj dredhue prej vorresh, s'do tė ndalet kush n'udhė, por do tė shkoiė fill nė shpi tė tė dekunit.
§.1248. Si tė mbrrijn n'oborr, u dalin perpara shokėt e shpis sė tė dekunit, u mbajn armėt, u qesin ujė duervet pą hi nė shpi e u prijn ké treveza, per me hąnger Drekė.
§.1249. Pa krye sė hąngermit tė gjith, nuk do tė ngrehet kush prej buke.
§.1250. Si tė ēohen prej buke, do tė dalin jashtė tė gjithė e lain duert para derės sė shpis nė shekė, e cilla do tė gjindet plotė me ujė.
§.1251. Miqt, qi grishten ftyre nė dekė tė mikut nuk do t’i lain faqet e pergjakuna as nė shpi, as nė katund tė tė dekunit e as per udhė, por ,si tė mbrrijn nė shpi tė vet.
§.1252. Zija per tė dekun tė shpis (per burrnim, por jo per gra.) do tė mbahet nji vjetė.
§.1253. Per fmi nuk mbahet zija.
§.1254. Zija hiqet a per ndo’i tė kreme, qi lutet me miq, a per ndo'i ditė tė motmotit.
§.1255. Nė drekė do tė gatuej bukė grueja e vźjė.
§.1256. Grueja me burrė nuk młnd tė gatuej nė drekė, as me qitė ujė duervet, as me qitė raki e as bukė me thye.
§.1257. Po ju desht grues me burrė tė gjall me gatue nė drekė, nė darsem nuk młnd tė gatuej.
§.1258. Grueja e vźjė nuk młnd tė gatuej nė darsem, as nuk młnd tė qesė ujė duervet, as raki, as me thye bukė, as me veshė e me iu afrue nuses.
§.1259. Me ardhė nė shpi tė prīndes nė pasi bija e martueme e me dekė aty n'at kohė, drekėt do t’i bajė prīndja. Tė prishunat e drekvet do t’i bajė shpija e prīndės e jo e burrit.
§.1260. Po u dha ndo'i ndimė shpija e mikut, kjo xźhet nderė nė kanū, por jo detyrė.
§.1261. Me u ēue prīndja e me bajtė trupin e dekun tė sė bīs sė vet nė shpi tė burrit, katundi e giobitė per at siellje shnjerzimi.
§.1262. Né, rrios pasėt me sč me shti nė dhé tė bin e vet prīndja, vllaznija e fisi do t’i apin uhą.
§.1263. Tė prishunat e uhat e drekvet do tė lahen nė krye tė mojit, 'si tė hījė i dekuni nė dhé, e nuk mund tė shtyhen pertej.
Fund[/B]
Krijoni Kontakt