L I B R I I K A T Ë R T
S H P I, G J A E P R O N E
KRYE I DHETËT
NYE I KATERDHETEKATERT.
“Shpija e thyeme ka 500 grosh giobë e dy per nji të zot’z”.
§.132. Në themel xêhet shpija, po kje kullë, mëdheskë a ksollë, mjaft qi të két carânin e votres e të qesë tym.
§.133. Çdo ndertesë qi të gjindet n'oborr, âsht e njitun me shpi, pse gjindet në hije të saj, po u tye, kà giobë e dy per nji.
§.134. S'i hîhet kuej në shpi, per pà i bâ zâ n'oborr.
§.135. Thirre e, s't'u pergjegj kush, a rrî e prit, a nisu në pûnë t’ande.
§.136. Po u shtyne e çile deren, shpija xêhet e thyeme edhè e pruejtun, e cilla kà 500 grosh giobë, e rraqet e hupuna dy per nji.
§.137. Kanuni thotë: kush t’i a thejë shpin kuej, per nderë të mârrun kà 500 grosh giobë. Flamurit (Bajrakut). e prej sendesh të vjedhuna dy per nji të zot't.
§.138. Vathi e gjâs kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't.
§.139. Vathi i bletve kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't.
§.140. Çerraniku i tamblit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't.
§.141. Koshari i drithit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't.
§.142. Me i a thye kuej shtegun e oborrit, t'arës, të livadhit a të kopshtit, qi i kà pàra shpije, kà 500 grosh giobë, e të zott pûnen të ndreqme.
KRYE I NJIMBDHTËT.
GJAJA E GJALLË.
NYE I KATERDHETEPESËT.
Bariu.
“Shpija e thyeme ka 500 grosh giobë e dy per nji të zot’z”.
§.143. Bari thirret aj. qi i prîn tufës-gjâs në kullosë
§.144. Bariu rrogtàr âsht në detvre me i a vû menden tufës të mos t'i damtohet as mos t’i bâje dam kuej.
§.145. Po i bâni dam kuej bariu me gjâ, i zoti i tufés e làn e jo bariu.
§.146. Me i tretë ndo'i kambë berri bariut. do t'a bâje me dije të zo'n e tufés, e, si i zoti si edhè bariu do të perpiqen në hetim të tij.
§.147. Po i treti bariut ndo i berr pà shêj e pà dukë, i zoti i tufés kà tager me e çue barin deri në bé, po i u là me bé, s'i kà tjeter detyrë.
§.148. Po thej qafen a u kafshue prej bishe ndo'i berr, bariu â'në detyrë me i a çue shêjin të zot't e tjeter detyrë s'i kà.
§.149. Po i a vodh kush ndo 'i berr bariut, detyra e këtij âsht me e bâ me dije të zon e tufës, tuj i a kallxue vendin e kohen se kû e kùr u vodh, tjeter detyrë s'i kà.
§.150. Po duel cub barîu vetë, gjânë e vjedhun do t ‘i a kthejë të zot't në mëndyrë të kanunit, edhè e perejellë në pûnë të vet. Në mos e pasët krye vietin, rroga do fi epet mje në ditë, në të cillen u gjet në faj.
§.151. Me vrà bariu cubin tuj vjedhë a tuj pretue tufen, gjakun e çon te shpija e vet, e sà per berr a tufé të pretueme, i zoti do të krepatohet.
§.152. Bariu âsht në detyrë me rueitë gjân, e nuk do të pshtetet në të thurun a të pà thurun, sepse "gjâja do rojë, 'se hecë, e toka nuk luen".
NYE I KATERDHETEGJASHTËT.
Skjapi a dashi i kumbonës ( Ogiçi ).
§.153. "Ndera e vathit âsht në kumbonë".
§.154. Po u muer pré, per dhûnë a pre ndo 'i marazit e faqe bariut skjapi a dashi i kumbonës, e po s'u vràn n'at hov, 500 grosh giobë i mirren pretarit e gjâja dy per nji.
NYE I KATERDHESHTATËT.
Gjaja per gjymës.
§.155. Kryegjâja âsht e të zot't, me cofé ndo 'i kâmë, dâmi âsht i të zot't. Per vertetini do t'l çohet të zot't' shêji prej atij, qi e kà per gjymës.
§.156. Po u dhàn per giymës dhi a dele, pjella, këmenda e leshi dahen per gjymës ndermjet zotnis e bariut.
§.157. I zoti s'âsht me detyrë me mendue as per krypë as per kësollë, por bariu qi i mêrr per gjymës.
§.158. Po u dha viçi fêmen e u rrit në derë të bariut, si të pjellë, pjella e parë âsht e bariut, qi e rriti, e bylmeti per glymës.
§.159. Po e prishi barlu bylmetin e glâs, qi kà per gjymës. detyrë i a kà të zot't a pjesen e bylmetit a piellen.
§.160. Gjâja per gjymës nepet e mirret gjithherë në vieshtë.
§.161. Lopa per për gjymës i sjellë të zot't 4 okë djathë e 2 okë tlyen.
§.162. Në dhetë krenë dhi, i zoti mêrr 5 okë tlyen gjymës oke per krye.
§.163. Në dhetë krenë dele, i zoti mêrr 5 okë tlyen gjymës oke per krye.
§.164. Në djathë s’kà tager i zoti as në të dhive, as në të deleve.
NYE I KATERDHETETETËT.
Kryegjaja.
§.165. Kryegjâja âsht e të zot't, e cilla as nuk shtohet, as nuk dnohet kurr.
§.166. Kryegjâja kurr s'cofë.
§.167. Lesht e kmenda e kryegjâs âsht e të zott.
§.168. Pjella âsht krejt e bariut, mje qi t'i rritje në derë kryegjâja.
§.169. Bylmeti dahet si të bâhet ndermjet tyne. Vende vende bylmeti nuk nepet aspak.
§.170. Po u damtue ndo'i kambë berri, dami âsht i bariut, e do t'a pertrîjë per me e mbushë numrin.
NYE I KATERDHETENANDËT.
Gjaja me pergjegje.
§.171. "Gjâja me pergjegje nuk mirret".
§.172. Po more gjân per giymës, detyra e pergjegjes nuk të lidhë, dami âsht i të zot't.
§.173. Po u shkaktue dami prej pàkujdesit të bariut, dami âsht i tij e giânë e damtueme do t'a pertrijë.
NYE I PESËDHETËT.
Dosa per gjymës.
Krijoni Kontakt