Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    BECHTEL: Fytyra e vertete e kriminalitetit

    Po krijon skandal dhe polemika hetimi i nderrrmare nga gjykata e Tiranes mbi parregullsite e kontrates se nenshkruar nga Qeveria Shqiptare me Korporaten Americane BECHTEL per ndertimin e autostrades Durres-Kukes-Morrine . Pasi ka zbuluar parregullsite e kontrates te cilat nuk jane konform Ligjeve te Juridiksionit Shqiptar, Prokura ka zbuluar konfliktin e qarte te interesit te Bechtel ne konkursin e gares se sipermarrjes , per te patur te drejten e ndertimit te autostrades.
    Fale ndermjetesimit te shoqerise aksionere Parsons Brinckerhoff me shoqerine Ecorys Group, shoqeri keshillimi prane Ministrise se Transporteve Shqiptare, Bechtel fitoi nje kontrate prej 418 Milione Euro te cilat do dyfishohen nese huate mbi cmimet do vazhdojne me kete hap! Kontrate kjo shume e larte per nje shtet kaq te vogel si Shqiperia.
    Fuqia e saj kontratuale eshte me superiore se ajo e nje shteti, dhe duke hetuar mbi “aktivitetin” e dhe historine e saj, del ne drite se kemi te bejme me nje nga multinacionalet me te fuqishme amerikane , e cila ka lidhje me sferat me te larta te pushtetit.

    E krijuar me 1898 nga Warren Bechtel, ka krijuar deri me sot me shume se 19,000 vepra rindertimi dhe inxhinerie ne 140 shtete, dhe eshte bere e famshme ne gjith boten per menyren agresive dhe te paturpshme te zhvillimit te biznesit te saj, pjesa me e madhe e te cilit vjen nga koncensionet publike (pra shteterore). Te ardhurat e saj vjetore jane mbi 15 miliarde dollare , dhe Bechtel gezon kontrata te privilegjuara prane Shtepise se Bardhe dhe Kongresit Amerikan prej me shume se 70 Vjet. Steven Bechtel (nipi i Warren Bechtel) ishte keshilltar i presidenteve USA Nixon dhe Ford, dhe gezon te drejten e marrjes se fondeve te strukturuara nga agjencia publike Americane Import-Export Bank e cila ironikisht prej vitesh eshte administruar nga drejtuesit e Benchtel.

    Gjate presidences se Reganit, George Shultz ish president I Benchtel u be Minister I Shtetit, dhe aktualisht eshte kryetar I keshillit te Komitetit per Clirimin e Irakut dhe merret me rindertimin e Irakut . Drejtori i Pergjithshem i Benchtel, Caspar Weinberger u be Sekretar i Mbrojtjes, ndersa W. Kenneth Davis Zevendes President I kerkimit berthamar te Benchtel u be Segretar I Ministrise se Energjise.
    Komandanti Suprem i NATO-s Chuck Redman eshte President i Benchtel dhe ambasador amerikan ne Suedi dhe Germani.
    Riley Bechtel Drejtori Ekzekutiv i shoqerise eshte edhe anetar i administrates se presidentit Bush.
    Jack Sheehan Zevendes President i Benchtel, eshte administrator I USAID dhe antar I Defense Policy Board. Pra nuk eshte per tu cuditur kur zbulon me tej se aksioniste te Benchtel jane edhe familja e famshme saudite e Bin Laden, qe ka raporte te ngushta gjaku me terroristin me te famshem te botes. Familja Bin Laden ka deklaruar se nuk I njeh dhe s’ka patur kurre te beje me aktet terroriste te kushuririt, nderkohe kjo familje eshte pronare e kuotave aksionere te Benchtel qe vlejne me shume se 10 milione dollare, duke zhvilluar keshtu nje aktivitet financiar dhe sipermarres brenda normave ligjore.

    Prej kohesh drejtuesit e Benchtel jane keshilltare te presidenteve dhe governatoreve te shume shteteve, perfshih ketu edhe Sheiket dhe Princet arab te botes islamike. Keta drejtues jane gjithashtu te futur mire ne Administratat e Sherbimeve Segrete si CIA dhe FBI. Aktualisht , Riley Bechtel drejton rreth 1,100 projekte ne mbi 60 vende te botes, te cilat kane te bejne me shfrytezmin e minierave, nxjerrjen e metaleve, zbulimin e hidrokarbureve, industrine nafto-kimike , energjine berthamore, telekomunikacionet, armatimet dhe prodhimin e armeve bakterologjike, infrastrukturen publike, infrastrukturen e ujrave (e cila do behet nje monopol shume i shtrenjte dhe do i kushtoje shume ekonomikisht qytetareve te thjeshte ne te ardhmen )

    Pra kemi te bejme e nje nga multinacionalet me te korruptuara e me te paskrupullta te globit, e cila fiton dhe pasurohet mbi kurrizine shume shteteve (perfshi ketu edhe Shqiperine te cilen e shfrytezojne prej 17 vjetesh), duke krijuar pseudo luftra, due drejtuar garat e sipermarrjeve per rindertim dhe privatizim. Biznesi vdekjeprures i Bechtel eshte bere ne vitet e fundit protagonist i shume skandaleve duke zbuluar keshtu fytyren e vertete qe fshihet mbrapa globalizimit: Shfrytezimin dhe jo zhvillimin!

    Bechtel ka fituar nje kontrat per rindertimin e Irakut me 17 prill te 2003, pra nje muaj perpara pushtimit te territorit Iraken nga forcat ushtarake USA, prej nje vlere mbi 680 milione dollare, te cilat jane rishqyrtuar serishmi deri sa kane arritur ne nje shume stratosferike prej 2.8 miliarde dollaresh. Keto te dhena jane publikuar dhe bere publike nga Boston Globe, gjate hetimeve mbi shembjen e tunelit Big Dig te San Francisco ku del ne drite e verteta e temerrshme se: Qeveria Americane kishte percaktuar garat e rindertimit akoma me perpara se te vendosej per luften dhe faktikisht perpara se se te behej pushtimi i Irakut. Ky fakt te sjell nder mend luften e pare te Irakut me 1991, kur Princet e Kuvajtit nenshkruan te gjithe nje kontrate per fikjen e puseve te naftes me nje shoqeri inxhinerike franceze , shume muaj perpara se te ndothte pushtimi i Kuvajtit nga ana e trupave irakene te cilat i vune flaken puseve te naftes ne Kuvajt.

    Ne baze te zbulimeve te bera publike kater muaj me pare, pjesa me e madhe e veprave qe Bechtel duhej te mbaronte akoma nuk kane mbaruar : nga 24 projekte qe shoqeria ka sipermarre vetem 10 jane kompletuar sipas pasqyrave origjinale, ndersa per 3 nuk ka qene e mundur te behet asnje kontroll. Sipas raportit te Inspektrit te Pergjithshem per Rindertimin e Irakut, qeveria amerikane ka paguar shuma te larta me ane te kontrates per nje rindertim te Irakut, por rindertim ky i cili akoma nuk eshte kryer faktikisht por qendron vetem ne letra.
    Sipas zyrtareve te OKB-s, kontrata Benchtel skadon ne tetor dhe David Snider, i “U.S. Agency for International Development” (USAID),ka deklaruar se Benchtel do largohet nga Iraku por me pare do mbylle ato projekte pune qe jane te hapura faktikisht, dhe per te cilat eshte paguar nga Qeveria usa (pra taksat e qytetareve usa). Per te mbrojtur vetveten Benchtel ka deklaruar se arsyeja qe veprat kane ngelur te paperfunduara na paskan qene sulmet e shumta terroriste, nderkohe qe punetoret irakene nuk i kane pare gati asnjehere inxhinieret e Benchtel ne kantieret e hapura.

    Ne te ashtequajturat sfera te larta ne te cilat vendoset se ku do behen luftrat, ku vendoset shfrytezimi i shteteve dhe skllaverimi ekonomiko-politik i tyre, vendoset per te fshehur me ane te kontratave te tilla operacionet e riciklimit dhe zhdukjes se miliarda e miliarda dollareve qe perfundojne ne kasafortat e shteteve te parajses fiskale e bankare.

    Ndermjet kontratave qe Benchtel ka nenshkruar, pervec atyre ne lidhje me ndertimin e centraleve elektrike , infrastrukturave per transportin, spitalet dhe shkollat, egziston edhe nje kontrat per ndertimin e rrjetit hidrik te 45 zonave, midis te clave edhe ujesjellsin Sharkh Dijlah ne Bagdad qe duhet te errogoje sipas projektit 225 milione litra uje ne dite. Por mbrapa projektit te ndertimit te ujesjellsit fshihet ne te vertet nje projekt privatizimi te ujit te pijshem qe do arrije te monopolizoje te gjithe rrjetin hidrik iraken! Bechtel ne fakt, ka ndermend te beje te njejten gje qe beri me projektin ne Cochabamba ne Bolivi me 1999, fale presionit qe ushtroi Banka Boterore mbi qeverine Boliviane per aprovimin e ligjit pe ujin e pishem , duke i dhene fund suvenksioneve finanziare qeveritare e duke mundesuar privatizimin e rrjetit hidrik. Pasi fitoi kontraten per shfrytezimin e rrjetit hidrik, Bechtel ka ulur gjithmon e me shume furnizimin me uje te popullsise boliviane qe nuk pagonte me faturat te cilat tejkalonin 20% te rroges se nje punetori.
    Situata ariti deri ne ate pike absurde, sa ne vitin 2000 miliona persona zbriten neper sheshet e qyteteve duke protestuar e duke kerkuar UJE si nje te drejte te tyren per te mbijetuar dhe qe nuk mund te tregetohet ne asnje menyre. Keto protesta te popullit bolivian u shtypen ne gjak, pas shume perleshjeve . Ky episod kaq i rende la shenja te thella ne opinionin publik dhe beri qe te hapeshin ceshtje hetimore per te hetuar mbrapaskenat e kontrates se privatizimit te nenshkruar nga nderrmarja komuale SEMPA per shperndarjen e ujit ne Cochabamba, dhe International Water e kontrolluar nga Bechtel. Keto hetime nxoren ne drite parregullsite e bera nga qeveria e korruptuar boliviane dhe nga Bechtel e cila u dety rua te largohet nga Bolivia.

    Perpara nje skenari te tille , eshte e nevojshme qe Bechtel te leshoje sa me shpejt te jete e mundur shtetet ne kurriz te te cileve aktualisht po ben pazaret e saj te pista:Shqiperine,Romanine, Brazilin,Irakun, Indine dhe Europen. Ne cdo vend qe Benchtel ka vendosur kemben ka sjelle me vete vetem VDEKJE , SHKATERRIM , KORRUPSION, RRYSHFETE, RICIKLIM TE PARAVE TE PISTA, KRIMINALITET.
    Jane keta zoterinj te sferave te larta te veshur me kostume dhe kravata terroristat e vertete, qe vrasin cdo dite e me shume lirine tone dhe te kombit tone, dhe te cilet duhet te luftojme!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 07-12-2007 mė 09:36

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120
    Te pathenat e Bechtel.

    autori:Aurel Muēaj
    burimi: http://www.qeveria.eu/fun/article478.html

    Ne vitin 2003, fill pasi trupat amerikane pushtuan Bagdatin, kompania “Bechtel” fitoi njė kontrate tė majme tė USAID-it pėr rindertimin e Irakut.
    Nė vitin 2004, kjo kompani fitoi njė kontrate tė dyte rreth 2,85 miliardė dollareshe pėr ndertimin e spitaleve, shkollave, urave, ujėsjellėsve, etj. Por njė kontroll i ushtruar nga institucioni i drejtuar prej z.Bowen, rezultatet e tė cilit u bene publike para 6 javesh, konstatoi sė njė pjese e mire e punes qė “Bechtel”-i ishte presupozuar tė kryente sipas kontrates, nė fakt, nuk ishte kryer.

    Inspektoret analizun 24 projekte qė kishte marre persiper kompania, dhe konkluduan sė 10 prej tyre nuk ishin kompletuar sipas objektivave origjinale, ndersa pėr 3 tė tjere, nuk ishin nė gjendje tė percaktonin se cilat kishin pas qene objektivat.
    Sipas raportit tė bėrė publik nga Inspektorati i Pergjithshem pėr Rindertimin e Irakut, kostoja e moskryerjes sė punimeve sipas kontrates ishte e larte pėr taksapaguesit amerikane: Qeveria amerikane i kishte paguar 180 milione dollare firmes “Bechtel”


    Mekatet e “Bechtel” nuk mbarojne e as fillojne ketu.
    Pyesni “Bechtel” pse duhen Luftrat


    “Bechtel” dhe U.S. Agency for International Development's (USAID) kane vjedhur parate taksapaguesve amerikane dhe kane fshehur ecurine e projekteve edhe para Kongresit Amerikane.

    “Bechtel” i kishte marre kontratat per rindertimin e Irakut mbi 1 muaj me pare se te pushtohej Iraku.
    Ne 17 Prill 2003 “Bechtel” kishte fituar nje kontrate 680 Milionshe, ku ne Shtator i shtohen 350 milion dhe ne 2004 pjesa tjeter derisa arrijme ne shifren e mesiperme 2.8 Miliard Dollare.

    Por problemi me i madhe eshte se keto para nuk u perdoren per energjine, ujin e spitalet ose me mire nje pjese e tyre u perdor dhe keq, pjesa tjeter u zhduk gje qe e detyroi USAID te bllokonte nje pjese te parave, por tashme skandali kishte shperthyer.

    Kontrata e “Bechtel” mbaron ne Tetor dhe David Snider i U.S. Agency for International Development (USAID i famshem edhe ne Shqiperi) tha se "Bechtel duhet te largohet nga Iraku, por duhet te mbaroje punet qe ka lene ne mes dhe eshte paguar"

    Por askush ne “Bechtel” kundershton faktin qe projektet nuk kane mbaruar sepse kjo eshte evidente, por gjejne justifikime duke fajsuar "Terrorristet" edhe pse punetoret Iraken i kane pare shume pak here inxjenieret e “Bechtel”.

    Pse “Bechtel” ?

    “Bechtel” eshte nje nder firmat me te medha Amerikane
    http://en.wikipedia.org/wiki/Bechtel
    eshte perfituesja me madhe ndertimeve te bombave atomike dhe mke nder perfitueset kryesore te luftes ne Irak (mbi 70mije civile te vrare)-
    Bechtel ka nje lidhje te heret me politiken amerikane qe nga Nixon, Reagan, George H. W. Bush, Clinton, dhe George W. Bush.
    Mjafton te themi qe thuajse te gjitha platformat e bombave atomike ne USA madje edhe ato qe u hodhen ne Hiroshima dhe Nagasaki jane nderuar nga “Bechtel”

    -“Bechtel” ndihmoi edhe Sadamin duke ndertuar plataformat kimike gjate luftes me Iranin gjate kohes se presidentit Regan, ku Sekretari i shtetit George Shultz ishte edhe Presidenti i “Bechtel”

    -Gjate kohes se Presidentit Jimmy Carter “Bechtel” kontraktonte me regjimin e Shahut te Iranit per ndertimin e plataformes atomike, per ate gje qe tani Irani rrezikon pushtimin.

    -Lufta e Ujit ne Cochabamba, Bolivi.
    Pas privatizmit te ujit me ane te nje Koncesioni i kontrolluar nga “Bechtel” ju dha fund furnizimit me uje nga shteti.
    Ne nje qytet ku rroga eshte 100 dollare fatura e ujit vinte 20 dollare, kjo situate e paperballueshme beri qe ne janar e shkurt te 2000 miliona Boloviane te dalin ne rruge dhe protestojne per nje te drejte themelore "Ujin".
    Protesta shtypet me dhune, por me ne fund populli fitoi dhe me 10 Prill Bechtel largohen nga Bolivia.

    -Big Dig megaprojekti i deshtuar ne Boston ndertuar nga “Bechtel”.
    Projekti duhej te kushtonte 2.8 Miliard dollare por taksapaguesit amerikane e paguan mbi 14.6 Miliard.
    Tyneli fut uje, nje pjese ra, 1 njeri vdiq, pra nje katastrofe e vertete.

    -Ne 2004 Bechtel "fitoi" fitoi te drejten te ndertoje autostraden A3 ne Rumani, edhe pse Komuniteti Evropian e kritikoi ashper kete kontrate sepse u me negociata e jo me ankande.
    Qeveria Rumune e pezulloi kontraten per ta ripare ate.

    I kthehemi pyetjes
    Pse “Bechtel” ?
    sepse shume prej pronarve te “Bechtel” kane qene pjese e qeverise e Amerikane e deri tek Shefi i CIA-s si
    -Sekretari i shtetit George Shultz ishte edhe Presidenti i “Bechtel” dhe koinēidenca eshte edhe Kryetar i Keshillit te Komitetit per Lirine e Irakut(merret me rindertimin e Irakut)
    -Komandanti Suprem NATO Jack Sheehan ne Bordin drejtues i Bechtel
    -Caspar Weinberger, sekretar i mbrojtjes dhe Zv/president i Bechtel
    -Chuck Redman president i Bechtel dhe ambasador i USA ne Suedi e Gjermani
    - Riley Bechtel Shef Ekzekutin i firmes eshte edhe anetare i Adminstrates Bush
    -"Jack Sheehan, senior Zv/President i Bechtel eshte edhe administrator i USAID dhe anetar i Defense Policy Board.

    Por lidhjet me njerez te larte te politikes dhe me sponsorizimet e fushatave elektorale nuk mbarojne pa njohur njeriun e momentit Bin Laden.

    Familja e te cilit eshte aksione me me shume se 10 Milion dollare ne Bechtel, pra Bin Laden fitoi edhe nga lufta ne Irak, madje Bechtel nuk ka pranuar te punoje ne Izrael sepse Lega Arabe siē dihet i ka bere bojkot Izraelit.

    Kthehemi ne Shqiperi.


    "Te gjitha me forcat tona", thoshte Xhaxhi, edhe pasardhesit e tij qe nga Majko e deri tek Sala vazhdojne me kokfortesi te mbrojne kete projekt (madje edhe duke vene taksen Majko qe mblodhi 45 milion leke), por qe refuzohet ketegorikisht nga te gjitha organizmat nderkombetare, duke filluar qe nga Banka Boterore e cila e quan skandaloze shifren 2 deri ne 8 Milion dollare per KM.
    Kostoje e deklaruar 418 Milion Euro, jane ndertuar deri tani jo mė shumė se 5% , por tashme jane paguar 100 Milion Euro papasur asnje projekt perfundimtar.

    Skandalet
    -Ēmimi 418 mln euro ėshtė njė ēmim i synuar dhe jo pėrfundimtar.
    -Mjedisi po dėmtohet pa u marrė leja mjedisore.
    -Nuk ėshtė marrė leja minerare.
    -Katėr vendime qeverie nuk janė bazuar nė Kushtetutė.
    -Sipėrmarrėsi ėshtė pėrjashtuar nga disa taksa dhe tatime.
    -Nėse kontrata do tė realizohej me ēmimet e tregut shqiptar, ajo do tė ishte 191 milionė euro mė e lire.
    -Kompania ENKA nuk ka marrė pjesė nė tender dhe shpallet fituese
    -Caktimi i kompanisė konsulente "Ecorys Group" pa tender” janė kėto detajet e dosjes Durrės-Kukės pėr tė cilat Prokuroria e Pėrgjithshme po kėrkon sqarimin e ministrit Lulėzim Basha.
    Ai thjesht refuzon te shkoje te deshmoje, duke bere demagogji neper kolltuqet e gazetarve "PushtetLepires".
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #3
    Bechtel eshte nga ata oktapodhe qe sja u gjen dot tentakulat. Jane gjigande te tille qe nuk i rrezon dhe as i sulmon dot. Jane nga kryesoret e kompleksit industrialo-ushtarak ne USA, madje dhe ne bote dhe pjesmarres te rendesishem ne black projects apo skunk works. Se bashku me Lockehead, Wackenhut dhe Rand Corporation drejtojne gjithe programin teknologjik amerikan dhe ate boteror. GJithe projektet sekrete perfshi ato te teknologjise se suprimuar kryehen nen emrin e ketyre kompanive.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2007
    Postime
    119
    Do zoti e mbarojn se 100 apo 200 milion dollar me teper sjan asgje ne krahasim me ate qe te te fusin shtetin ne krize politike apo ekonomike dhe ske cu ben.

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  5. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •