Rastesisht hasa disa video ne youtube te realizuara nga disa te rinj shqiptare me banim ne New York. Nga aksenti dhe e folura e anglishtes duken qe shume prej tyre jane te lindur aty por me beri pershtypje lirika e kengeve dhe nderthurja e tyre me fjalet shqip. Nuk jam fans i kesaj lloj muzike por deri diku me pelqeu origjinaliteti dhe sidomos nje nderthurje (sado pak minimale) e tingujve te muzikes popullore shqiptare, kryesisht ajo e veriut. Jam i sigurt qe shume prej te rinjve dhe te rejave me banim ne Amerike duhet ta kene degjuar kengen dhe pare videon. Pjesa hyrese eshte paksa e gjate por kenga ja vlen te degjohet.
Krijoni Kontakt