Ne cdo vend te botes po te shkosh mund te gjesh te zeza sa te duash. Edhe ne mes te Amerikes apo te Kanadase, Anglise e Suedise apo Danimarkes e Finlandes. Do gjesh edhe krimin, edhe korrupsionin, edhe ...
Te nisesh me tendencen per te paraqitur vetem kete ane negative te nje vendi ne nje dokumentar televiziv jam i sigurt qe mund ta besh dhe te lesh me dokumentarin tend nje shije shume te keqe. Nje vendi qe i di problemet dhe shqetesimet e tij nuk i duhet nje gazetar i huaj qe tja veje ne dukje. Shqiptaret e kane shume te qarte se ku ju pikon catia dhe ca problemesh hasin ne jeten e perditshme. U dashka te beje nje italian nje dokumentar qe te kujtohen shqiptaret qe te pranojne realitetin dhe te permenden nga gjumi i jetes se mjeruar qe bekan?
Nuk mohohen problemet qe kemi se na i di lekura. Por smund te anashkalohet tendenca e qarte e ketij gazetaruci qe na paska marre mundimin te vije e te ekranizoje realitetin shqiptar. Une sa here shoh dokumentare te tille (qe cuditerisht behen vetem per vende te cilat ose jane te lidhura ose shpejt do permenden ne arenen nderkombetare per nje ceshtje te caktuar) i bej pyetje vetes: Cili eshte qellimi i ketyre emisioneve? Pse gjithmone ka nje tendence per te paraqitur anen me negative te nje shoqerie dhe kombi? Pse nuk te pakten balancohen gjerat (nese duam te jemi realist) dhe te paraqitet si e keqja po ashtu dhe e mira? Ju te gjithe qe bini dakort me dokumentarin e italianit mos valle jeni te mendimit qe ne si vend personifikojme vetem varferine, krimin, pazhvillimin, pluhurin, korrupsionin dhe mentalitetin mesjetar? Nese eshte keshtu atehere mua sme vjen aspak keq per dokumentarin e nje italiani pasi gjema qenka me e madhe. Ne ate vend paska humbur deshira per te qene shqiptar.
Krijoni Kontakt