-
Prifti që dogji Kur’anin ka planifikuar një miting përballë xhamisë
Prifti që dogji Kur’anin ka planifikuar një miting përballë xhamisë
Terry Jones, pastori i njohur nga Florida, që dogji Kur’anin, ka planifikuar një miting në Dearborn, Michigan, përballë xhamisë e cila është një nga xhamitë më të mëdha të Amerikës.
Kjo ngjarja është planifikuar të zhvillohet në Ditën e Flamurit, më 14 Qershor 2014, pranë Qendrës Islame të Amerikës (ICA).
Terry Jones shpjegoi në faqen e tij, Stand Up America Now, se "Qëllimi i këtij aktiviteti është të protestohet kundër ligjit islamik, Sheriatit, i cili kërcënon lirinë e fjalës në Shtetet e Bashkuara."
Kryetari i Dearborn-it, Jack O'Reilly Jr. e ka quajtur kauzën e tij "jo -amerikane", por vuri në dukje se Terry Jones ka të drejtën e fjalës së lirë, sipas Detroit Free Press. Dearborn ka një popullsi të madhe muslimane, dhe rreth 40% e qytetit është me prejardhje arabe.
Kjo nuk është hera e parë që Terry Jones ka planifikuar ngjarjet Islamofobe në Dearborn. Në vitin 2012, qyteti i kërkoi Terry Jones dhe kauzës së tij Stand Up America Now, me bashkë-themeluesin, Wayne Sapp, për të nënshkruar një marrëveshje dëmshpërblimi para se të flisnin. Një gjykatë federale më vonë vendosi që liria e fjalës për Terry Jones ishte shkelur.
Davud Walid, udhëheqës ekzekutiv i degës së Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame në Michigan, këshillon myslimanët, thjeshtë, injoroni Terry Jones. "Herën e fundit që ai erdhi këtu, nuk kishte asnjë gjë të madhe për të-bërë. Z. Terry Jones vjen këtu vetëm për 15 minuta që fama e tij të rinovohet, "tha ai për shtypin.
Burimi: Huffington
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
================================================== ===
-
-
Për: Prifti që dogji Kur’anin ka planifikuar një miting përballë xhamisë
Ti po e kthen kete nenforum si nje gazete myslimane. Spo le lajme nga me pa kuptim duke sjelle ketu. Asnje nenforum tjeter fetar nuk trajton lajmet qe sjell ti.
-
-
Për: Prifti që dogji Kur’anin ka planifikuar një miting përballë xhamisë
Përshëndetje, Darius, ky është Forum i Komunitetit Mysliman, e di që e vërteta dhemb, por, kujdes, mashtrimi vret...
-
-
Për: Prifti që dogji Kur’anin ka planifikuar një miting përballë xhamisë
Une e kam me te lehte t'i fshij komplet keto qe shkruan sesa te te keshilloj ty. Skam asnje problem me syte. Kete fute ne koke. Thjesht po te jap nje keshille sepse po prish strukturen e nenforumit.
Heren tjeter as te flas me fare po do i fshij direkt
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt