FBI-Lady fjala diktature me duket e tepruar, sidomos nga goja e nje anetari te ri qe ende nuk eshte familjarizuar me kete forum. Juve sapo jeni anetaresuar dhe nuk e njihni sesi funksionon forumi. Do ishte me e udhes qe me pare te kerkohej te njihej rregullorja dhe me pas te dilej ne konkluzione.
Shkrimet nuk fshihen per inate dhe as nuk lihen per preference. Te gjithe anetaret jane njesoj ne kete forum dhe te gjithe i'u nenshtrohen te njejtes rregullore. Arsyet pse shkrimet fshihen jane:
1- kur ato behen ne temat e gabuara
2- kur ato nuk i permbahen temes
3- kur kane ofendime apo shprehi jo korrekte ndaj anetareve apo stafit te forumit
4- kur perseriten
etj...
Nuk them qe ky eshte rasti juaj pasi ende nuk kam informacion por nderkohe do tju keshilloja qe te lexonit rregulloren e plote te cilen e gjeni duke klikuar ketu:
Rregullorja e Forumit Shqiptar
Gjithe te mirat dhe mirese erdhe ne Forumin tone.
Krijoni Kontakt