Nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX Konstandin Kristoforidhi (1830-1895) nga Elbasani, vazhdues i denjė i veprės sė Anonimit tė Elbasanit dhe tė Dhaskal Todrit, pėrkthen pėr nevojat e Shoqėrisė Biblike Britanike Dhiatėn e Re tė plotė, e cila u botua nė Stamboll, nė dialektin verior mė 1869 dhe nė dialektin jugor mė 1879. Rreth viteve 1868-1872 pėrkthen dhe boton Psaltirin, njė nga librat mė poetikė tė Dhiatės sė Vjetėr. Gjatė periudhės 1880-1884 shohin dritėn e botimit: "Tė bėrėt" (Gjenesis), "Tė dalėt" (Eksodhos) dhe "Nomi i dytė" (Deuteronomi)26.
Si orthodhoks i mirė, Konstandin Kristoforidhi, pėrveē perkthimit tė Biblės interesohet dhe pėr edukimin fetaro-kombėtar tė fėmijėve orthodhoksė, duke pėrkthyer dhe tekste shkollore fetare, siē janė: "Historia e Shkronjės Shenjtėruarė" dhe "Katėr Katekizmat". Dhe ajo qė ėshtė mė interesante pėr Kishėn tonė ai nuk pranon tė bėhet vegėl e Shoqėrisė Biblike Britanike pėr pėrhapjen e protestantizmit nė vendin tonė27, pėrhapje e cila do tė shkaktonte edhe njė pėrēarje tė re fetare, nė dėm tė interesave kombėtare tė popullit tonė.
Pėrkthimet e Kristoforidhit nga pikėpamja gjuhėsore janė mė tė pastra e mė tė pėrsosura nga pėrkthimet e paraardhėsve tė tij. Teksti i tij i Dhiatės sė Re nė dialektin jugor, i ndarė nė perikopa, sipas rregullave tė ritit tonė, pėrdoret edhe sot nė Kishė. Kisha si vlerėsim pėr punėn e tij, ngriti mė 1934 njė bust tė tij pranė Kishės sė Shėn Marisė nė Elbasan. Pėrkthimet e Kristoforidhit patėn njė pėrhapje tė madhe ndėr orthodhoksėt shqiptarė, brenda dhe jashtė atdheut, dhe i sollėn njė shėrbim tė madh ēėshtjes sė pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė njė Kishė orthodhokse shqiptare tė pavarur.
Krijoni Kontakt