Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Ministri Pango shkarkon nga detyra drejtorin e monumenteve Apollon Bace

    KUSH JENI JU ZOTI PANGO?

    Nga Apolon Baēe
    27-07-2007

    Kėshillat e Pollonit, birit tė tij Laertit:

    "Biri im: Ki kujdes nė zgjedhjen e armikut. Mendohu mirė para se ta nxjerrėsh shpatėn nga mylli, por po e nxore, mos e fut pa mbaruar punė".

    (Hamleti, akti 3, skena 2)

    1. Zoti Pango, kėshilla e parė ju pėrket ju, pasi armik mė zgjodhėt ju. Kėshilla e dytė, ajme siē thotė me keqardhje Noli, mė pėrket mua pasi mė keni akuzuar pėr shkatėrrim tė vetėdijshėm tė pasurisė shpirtėrore tė kombit. Dhe kėtė, pėr pėrfitime personale. Shkurt, pėr amoralitet antikombėtar. Kėtė kurrsesi nuk do t'jua toleroj dhe do t'ju kundėrvihem me tėrė forcėn. Pasi nė tė kundėrt, do tė shkelja mbi kryeparimet e familjes sime: atdhetarizmin dhe moralin. Do shkelja mbi parimet e gjyshit tim: Guvernator i Vilajetit tė Janinės, i cili pėr hir tė atdhetarizmit ju nis me vetėdije rrugės sė internimit duke botuar gazetėn e parė shqipe. Do shkelja mbi parimet e tim eti, i cili doli nė mal pėr mos u bėrė kryeministėr nazist. Nė gjurmėt e kėsaj tradite lashė familjen nė Kanada pėr t'ju pėrgjigjur thirrjes sė PD-sė pėr njė politikė me "duar tė pastra", nuk e lashė Kanadanė pėr tė vjedhur nė Shqipėri. Marsit tė shkuar nuk e pranova katedrėn nė Vjenė me rrogė disa herė mė tė lartė, por vazhdova punėn e mundimshme nė Institutin e Monumenteve tė Kulturės. Nuk e pranova pėr tė shpėtuar vlerat shpirtėrore tė atdheut tim. Jo pėr t'i shkatėrruar ato. Dhe nėse fėmijėve tė mi nuk do mund t'u lė trashėgim asnjė pasuri, nuk pranoj kurrsesi qė t'u trashėgoj njė emėr tė zhyer nga shpifjet tuaja. Nuk dėshiroj qė nga ajo botė tė mė mallkojnė tė parėt e mi, as edhe qė nė kėtė botė tė turpėroj fėmijėt e mi.

    2. Pavarėsisht se urdhri juaj pėr shkarkimin tim shfrytėzoi situatėn delikate tė zgjedhjes sė presidentit, lidha njė pakt me vetveten pėr mos t'ju pėrgjigjur shpifjeve tuaja. Duke kapėrdirė poshtėrimin dhe fyerjet e pėrditshme nė medie. Jo pėr respekt ndaj figurės suaj, i cili mė mungon tėrėsisht mua dhe tėrė atyre qė ju njohin, por pėr tė shmangur efektet e padėshiruara pėr PD-nė.

    Ndėrkohė duke e kujtuar maturinė dobėsi, ju e shtuat helmin e sulmeve, duke informuar deri organizatat dhe institucionet e huaja se drejtori i IMK ėshtė hequr pėr korrupsion. "Kur edhe kolegu im qenkėsh i korruptuar, kush ka mbetur pa u korruptuar nė Shqipėri?", paskėsh pyetur njė i njohuri im, funksionar i lartė i UNESCO-s. Ky ėshtė imazhi mizerabėl qė krijoni nėpėr botė pėr intelektualin shqiptar dhe Shqipėrinė.

    Nė njėrin nga emisionet e juaj televizivė, ju u shprehėt se "drejtori i IMK ka vjedhur njė elefant dhe kėrkon thesin qė ta mbulojė". Duke mė risjellė parasysh atė figurėn tuhafe qė pasi pa se nė Pallatin e Zogut nuk kishte mbetur asgjė pėr tė grabitur, rrėmbeu palloin bishtfryrė, e futi nė thes dhe ia krisi vrapit. Duke mbjellė nga pas habi, pupla shumėngjyrėshe dhe klithma tė ējerra.

    3. Sė pari, do sprovoj tė shpėlaj vrerin qė mė keni gromėsirė, bashkė me shpurėn laramane tė specialisto-juristėve tuaj: tė kryepėrgjegjėsit pėr masakrėn urbane tė Durrėsit, tė atij specialistit-sekser qė shtagėn e mitmarrjes nga tenderat e ka lartėsuar nga 10 nė 20%; tė asaj drejtoreshės qė rrogėn nė OJQ-ja okulte, nė konflikt skandaloz interesi me postin qė mbulon, e ka 8 herė mė tė lartė se rrogėn nė ministri; tė asaj juristes qė nuk ka tender tė shkuar korruptiv ku nuk i del emri.

    Mė tej, do sprovoj t'ju skanoj nė sytė e opinionit, qė opinioni tė njihet me bėmat tuaja. Pa u nisur nga kėnaqėsia e egėr e shpagimit, krejt e huaj pėr mua, por pėr tė shpėtuar trashėgiminė shpirtėrore tė vendit tim nga uria e shfrenuar, pėr ta ēliruar PD-nė, ndaj sė cilės jam shpirtėrisht i orientuar, nga barra e mjerimit tuaj. Nė binomin shkak-arsye sė pari do ndalem mėrzitshėm tek shkaku, pėr tė dėshmuar kotėsinė e shkakut, dhe mė tej tek arsyeja reale. E cila po ravijėzohet frikshėm me forma qartėsisht antikombėtare

    4. Sipas urdhrit tuaj Nr.437 (28.06.2007) unė u shkarkova nga detyra, pasi "duke vepruar nė kundėrshtim me ligjin... i ka(m) dhėnė disa subjekteve private miratimin pėr tė ndėrtuar objekte shumėkatėshe nė zonėn A tė Qytetit tė Durrėsit". Kur mėsuat se Kryeministri kėrkoi kundėr-argumentimin e kėtyre akuzave, ju urdhėruat kyējen e arkivit dhe marrjen e ēelėsave. Nė rregullat e cilit shtet e bazuat bllokimin e materialeve tė kėrkuara nga eprori i juaj? Nė ato tė Zululandit tė Konicės?

    Mė tej u kėrkuat me insistim drejtorėve tė Drejtorive Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės, qė t'ju jepnin "qoftė edhe njė shkelje tė vetme" timen. Ju u egėrsuat tejet, kur morėt pėrgjigjen "Nuk ka as edhe njė shkelje tė vetme."

    Pėr tė sqaruar ato qė ju quani shkelje, po ju sjell nė "facsimile" korrespondencėn stereotipe me tre firmat e mėsipėrme:

    Kėrkesa e firmės A.C.C. Xhouen": "Firma ka marrė lejen nga KRRT Durrės pėr ndėrtimin e njė objekti me 10 kate... Kėrkojmė nga ana e juaj tė na jepni lejen pėr tė filluar gėrmimin".

    IMK: Lėnda: Kthim pėrgjigje: Sheshi ndodhet brenda zonės A ku nuk lejohen ndėrtime mė tė larta se 1-2 kate. Pėr miratimin e ndėrtimit 1-2 katėsh dėrgoni projektin pėrkatės.

    Po ju sqaroj pėr tė disatėn herė se ky "kthim pėrgjigje" nuk ėshtė kurrsesi "miratim ndėrtimi shumėkatėsh", por ndalim ndėrtimi shumėkatėsh. Meqenėse pretendoni se ēdo gjė e dini (madje sikur t'u thoshin se pasnesėr ėshtė rrėzuar avioni i linjės, pėrgjigja juaj do tė ishte "e di"), duhet ta dini edhe se firmat i kompensojnė pronarėt e truallit me dy kate tė ngrehinės sė re dhe nėse firma do tė ndėrtonte njė banesė 1-2-katėshe, ajo do t'i kalonte automatikisht pronarėve tė truallit. Ndėrkohė, nė Shqipėri ende nuk ka filiale tė firmės "Nėnė Tereza".

    5. Kthimi i pėrgjigjeve tė tilla, rutinore pėr IMK, bazohet nė "Rregulloren mbi Administrimin e Nėntokės sė Qytetit tė Durrėsit (17.04.1989)". Ndėrkohė, sipas jush, "Rregullorja e vitit 1989 ėshtė shfuqizuar automatikisht me daljen e ligjit, por Baēe parapėlqen automatikisht kėtė rregullore (Albania 19.07.2007)".

    Mjerimi i institucioneve tė shtetit ėshtė injoranca ndaj ligjeve tė shtetit, ēka i kthen ligjet e shtetit nė pistoleta nė duar zulush. Tė cilėt nuk e kuptojnė se po tėrhoqe kėmbėzėn, mund tė plagosėsh dikė dhe pėr kėtė mban pėrgjegjėsi para ligjeve tė shtetit. Vėrtet kryezulutė e MTKRS-sė nuk e dinė se po e tėrhoqe kėmbėzėn, mund tė plagosėsh dikė dhe tė pėrgjigjesh para ligjit? Nuk e dinė apo bėjnė sikur nuk e dinė? Kjo e dyta do tė ishte pėr tė vajtuar, shumė mė e keqe se injoranca profesionale.

    Sidoqoftė, unė, joligjvėnėsi e shoh veten tė detyruar qė t'ju mbaj ju, deputetit ligjvėnės dhe ministrit ligjzbatues, njė leksion tė thjeshtuar. Nga ata qė amerikanėt e quajnė "for dummies":

    "Ligji themeltar i shtetit ėshtė Kushtetuta. Ligjet e shtetit bazohen nė Kushtetutėn. Qė ligjet e shtetit tė bėhen veprues, duhet tė mbėshteten nė aktet nėnligjore. Kur njė ligj i ri zėvendėson ligjin e vjetėr, aktet nėnligjore mbeten nė fuqi. Nėse akti nėnligjor bie ndesh me ligjin e ri, ai kėrkon taksativisht pėrgatitjen e aktit tė ri nėnligjor. Deri nė pėrgatitjen e aktit tė ri nėnligjor, pėr eliminimin e "vakuumit juridik" me pasoja katastrofike, zbatohet akti i vjetėr nėnligjor".

    Ndėrkohė nė asnjė nga ligjet pėr Trashėgiminė Kulturore, as nė atė tė 1991, as nė atė tė 1994, as nė atė tė 2003, as nė tė pėrmirėsuarin e 2006-ės nuk kėrkohet abrogimi i akteve nėnligjorė, as rihartimi i akteve nėnligjorė, as pėrmirėsimi i akteve nėnligjorė. Si e tillė "Rregullorja mbi administrimin e nėntokės sė Qytetit tė Durrėsit" mbetet njė akt normativ me fuqi tė plotė. Ju bėj tė ditur se kėtė rregullore, e cila e shpėtoi Durrėsin nga shkatėrrimi i pasurisė arkeologjike, e kam hartuar unė dhe nėse do tė mė detyronin ta ribėja do ta kopjoja. Thjesht, pasi nė kėtė rregullore, tė cilėsuar "brilante dhe shembullore" nga institucionet paralele italiane, angleze, gjermane dhe UNESCO, nuk ka vend pėr ndryshim. Por nėse ju ende i pėrmbaheni tezės se aktet nėnligjore "shfuqizohen automatikisht me daljen e ligjit tė ri" mund tė pyesni ndonjė jurist. Veē, me kujdes! Qė atij mos t'i bjerė tė fikėt!

    6. Pasi morėt vesh se ekspertiza e drejtuar nga zv.kryeministri arriti nė pėrfundimin se nuk kam bėrė asnjė shkelje dhe se hartuesit e akuzave tė MTKRS-sė duhen ndėshkuar pėr hartimin e akuzave tė paqena, ju nuk u bėtė dalje kėto akuza shpurės specialisto-juridike por e shtuat dozėn e helmit. Ju nuk u distancuat as nga skandali i Tores sė Durrėsit, ku sejmeni juaj kėrkoi "tullė" 50.000 euro, pavarėsisht se e dinit mirė qė ky skandal ėshtė i regjistruar. Ēka tregon se ju nuk jeni viktimė e korrupsionit tė shpurės suaj, ēka tregon se ju jeni susta e kėtyre veprimeve dhe e korrupsionit.

    "Baēe ėshtė shkarkuar nga detyra me motivin e thyerjes sė ligjit dhe korrupsionit... Baēe ka hyrė nė marrėdhėnie fizike me firma ndėrtimi ose persona pėr dhėnie miratimesh, udhėzimesh pėr mėnyrėn dhe mundėsinė e marrjes sė lejes sė ndėrtimit",- i thoni ju gazetarit tė "Panoramės" ("Panorama" 19.07. 2007)". Ndonėse nuk e kuptoj mirė se ēfarė aludoni me kontakt fizik me biznesmenėt, marrėdhėniet njėgjinore a diēka tjetėr, ju duhet tė vėrtetoni para gjyqit, i cili tashmė e ka nisur countdown-in e tij, se ku kam zhvilluar kurse perfeksionimi pėr thyerjen e ligjeve, cilat janė miratimet e paligjshme dhe cilėt biznesmenė mė kanė korruptuar. Duke ju pranuar si dėshmi korruptimi, qoftė edhe njė kafe tė vetme qė ta kem pirė pa e paguar. Dikur Straboni, shkruante se "Besėt quheshin kusarė, nga kusarėt". Si e tillė, akuza juaj pėr kusari mė rėndon dyfish.

    7. Ndėrkohė nga restorantet e peshkut, bashkė me halat e peshkut, doli thėnia e juaj se "ai (d.m.th., unė) po krijon grupazh me "x"-in" (nėse e vini nė dyshim kėtė thėnie, ajo vėrtetohet lehtė para gjyqit). Ju bėj tė ditur se, pavarėsisht nga respekti maksimal pėr "x"-in, me "x"-in gjatė tėrė jetės sime kam ndenjur jo mė se 10 minuta. Ēfarė ėshtė kjo thėnie, imagjinatė paranojake pėr grupazhe armiqėsorė me funksionarė tė lartė shteti? Si nė Tabllonė Sinoptike? Jo dhe kaq thjesht. Pas paranojės suaj fshihet kėmbėngulja e habitshme dhe kėmbėngulja, qoftė ajo paranojake, ka njė arsye tė fortė pas vetes. Nė shkrimin e ardhshėm do tė jua sqaroj kėtė arsye.

    Tashmė ajo qė ju mban nė moto ėshtė inercia, ndėrkohė qė arsenali ju ka degraduar nė baltė sloganore dhe bumerange: "Baēe ka lėnė pa pagesė 64 punonjės, pėr shkak tė keqadministrimit e tė paparalajmėruar pėr fatet e tyre". Duke i lindur imagjinatės varganin e tė uriturve dhe fatkeqėve, si tė skllevėrve tė Korit tė Skllevėrve tė Fidelios. Dhe, mes tyre, Fidelion Ministerial: shpirtgjerė, tė guximshėm, dinamik.

    Si ėshtė e vėrteta? Mė 31 maj, kėrkuat qė brenda ditės tė nisej pėr miratim struktura e re me 5 punonjės mė pak. Ndėrkohė, ndonėse struktura u nis brenda ditės, ende sot, dy muaj mė pas, me gjithė shkresat dhe telefonatat e panumėrta, ju nuk keni pasur mirėsinė ta firmosni kėtė strukturė dhe pa strukturė nuk mund tė bėhen shkurtime. Ē'do tė ndodhte nėse do tė reduktohej p.sh., Sektori i Artit ndėrkohė qė ju, siē e keni thėnė disa herė dhe e keni ē'thėnė disa herė, tė shkurtonit, reduktonit sektorin p.sh., tė Auditit? A do t'u duhej financierėve qė tė nisnin e tė restauronin pikturat e Onufrit?

    Tym dhe baltė sloganore, si nė informatat e Byrosė Politike kundėr armikut tė kllasės. "Dėmi i shkaktuar nga Baēe ėshtė i pariparueshėm... ndėrhyrjet, shkeljet, deformimet kanė sjellė pasoja fatale... shkaktarėt do tė mbajnė tėrė peshėn e pėrgjegjėsisė ligjore". A keni ndopak logjikė, a dreq serioziteti? A nuk ju vjen ndopak zor nga vetja?

    8. Por ajo qė mė ka bėrė tė ndjej fyerje nė palcė pėr veten, pėr tė parėt e mi, pėr fėmijėt e mi, pėr vendin tim, pėr Kushtetutėn e shtetit tim ėshtė deal-i qė mė transmetoi drejtori sejmen: "Ministri mė tha jep dorėheqjen dhe do tė tė gjejmė njė vend mė tė mirė, ose do tė pėrfundosh nė gjyq dhe do dėnohesh pėr korrupsion". Si gjenerali sejmen i Adolfit, qė i tha Romelit "Fuhreri tha vri veten dhe do varrosesh me nderime, ose do tė dalėsh nė gjyq dhe do pushkatohesh i poshtėruar".

    Po pyes, dhe kėtė herė jo Ju, pasi ėshtė e kotė tė presėsh pėrgjigje nga Ju "nėse jam i korruptuar, me ē'tė drejtė mė ofroni njė vend mė tė mirė? Nėse nuk jam i korruptuar, me ē'tė drejtė mė akuzoni pėr korrupsion? Ku e gjeni tė drejtėn qė tė ngriheni mbi ligjin, kur sipas Kushtetutės para ligjit janė tė tėrė tė barabartė?".

    Nėse kėtė volontarizėm e ushtroni me mua, pa marrė parasysh background-in profesional dhe shkencor, kontributin kombėtar dhe partiak, reputacionin dhe aftėsinė pėr tė mbrojtur veten, ēfarė bėni ju me njeriun e thjeshtė, tė pambrojtur, timid? Ēfarė bėni me ata nėpunėsit qė i maltretoni si kavie dhe qė britmat tuaja korridoreve, dikur tė qeta, i kanė stresuar nė dridhje?

    Dikur jeni nxehur ligsht pėr ofezėn e madhe qė ju ėshtė bėrė, pėr paturpėsinė e paparė tė detit: Nė kronikėn e sezonit tė ri turistik, sė pari u shfaq deti dhe ju vetėm pas detit. Po pse, edhe detin doni ta pushoni e t'ia hyni me kamxhik si Dari nė Salaminė? Kush mendoni se jeni: Mbreti Diell? Zoti Diell? Heroi i Salaminės?

    "Kėtė karrige e kam fituar me gjak",- hakėrreheni nė ministri. Me ē'gjak ? Nėse Kali i Trojės do t'i vinte eksploziv vetes, ai qė do tė dėmtohej do tė ishte Kali i Trojės dhe jo Troja. Ju nuk jeni as Sali Berisha, as Jozefina Topalli, as Bamir Topi, qė nga humbja e juaj tė dėmtohej keq PD-ja.

    Dhe tė tėra kėto mė bėjnė tė kuptoj se para meje nuk qėndron Ylli Pango, as deputeti Pango, as ministri Pango, por "Fenomeni Pango". Singular, virulent, i bezdisshėm pėr intelektualin, i dėmshėm pėr PD-nė, tejet i rrezikshėm pėr vendin. Dhe kėtu mbaron sqarimi i shkakut dhe nis sqarimi i arsyes. Arsyes reale-reale. Jo arsyes dytėsore. Dhe kėtu po i rikthehem fillimit, kėshillės se Shekspirit: "Mendohu mirė para se ta nxjerrėsh shpatėn nga mylli, por po e nxore, mos e fut pa mbaruar punė". E kam nxjerrė z.Pango dhe nuk do ta fus nė myll pa mbaruar punė.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Interesante kjo pune, te gjithe keta me te kaluar historike fshihen dhe i hidhet balte.

    Lind pyetja, keta qe jane tani ne pushtet, pervec se jane pashkollsa injorante dhe te degjeneruar moralisht dhe kane zbritur ca nga malet e ca nga shpellat, nga dreqin e kane origjinen e tyre familjare ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    Interesante kjo pune, te gjithe keta me te kaluar historike fshihen dhe i hidhet balte.

    Lind pyetja, keta qe jane tani ne pushtet, pervec se jane pashkollsa injorante dhe te degjeneruar moralisht dhe kane zbritur ca nga malet e ca nga shpellat, nga dreqin e kane origjinen e tyre familjare ?
    I lexon ato qe sjell ne forum, apo i lexon pasi ben komente budallacka si keto me lart? Si Apollon Bace edhe Ylli Pango jane Prof. Dr. dhe dy nga intelektualet me te spikatur qe ka Shqiperia. Kur ata shkruajne, bile edhe kur debatojne me njeri-tjetrin, ti lexo ne heshtje se ke shume sec meson prej tyre.

    Per debatin..

    Lexova shkrimin e Pangos ne te cilin sulmonte hapur ish-vartesin e tij lexova edhe pergjigjen e Prof. Dr. Bace me lart. Me duket se Prof Dr. Ylli Pango i ka hipur kalit se prapi tani qe eshte bere minister i kultures, pasi ka marre vendime qe jane jo vetem arbitrare dhe personale, por ka marre vendime qe jane anti-ligjore dhe kryekeput te pabazuara. Dhe nuk behet fjale vetem per shkarkimin e drejtorit te monumenteve Apollon Bace, por behet fjale edhe per shkrirjen e gjithe Drejtorise se Trashegimise Kombetare, qe ka bere nje pune te lavderueshme ne vite per te futur nen mbrojtjen e UNESCO disa prej qyteteve antike ne jug te vendit sic eshte rasti i Butrintit dhe Gjirokastres.

    Te dy emerimet e Berishes ne ministrine e kultures deri me sot kane qene te nxituara dhe te gabuara. Nuk behet minister nje intelektual i nderuar vetem e vetem se ai u zgjodh deputet ne 2005. Ministri si ajo e kultures kane nevoje per njerez qe njohin profesionin dhe kane nje jete qe jane marre me kete pune. Nuk eshte nevoja te behen emertime politike edhe kur vjen fjala tek kultura.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mbi kte problem kemi diskutuar ne nje teme te hapur me pare..
    kur hapni nje teme shikoni pak se mos eshte tema e hapur me pare..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    edhe Ylli Pango jane Prof. Dr. dhe dy nga intelektualet me te spikatur qe ka Shqiperia. Kur ata shkruajne, bile edhe kur debatojne me njeri-tjetrin, ti lexo ne heshtje se ke shume sec meson prej tyre.
    Je kaq i sigurt per kete qe thua rreth intelektit te ketyre dy figurave politike? Personalisht, kam takuar Bacen gjate fushates elektorale te 2005. Nuk me ka lene asnje pershtypje te mire, qofte edhe nga pergatitja. Per pak hyme ne stafin e tij, nje staf i perbere nga provinciale (pa ofendim per provincialet) dhe nga disa nga militantet e trazirave te 1998 (ata perpara kryeministrise me granada dhe murtaja, nese te kujtohet). Gjithashtu, figura tjeter, Pango, eshte nje nga personat me te pafytyre qe ka ky vend. Ti e cileson intelektual, mua me vjen per te qare me te madhe. Pyetja qe une i shtroj vetes cdo dite, sidomos teksa lexoj te tilla absurditete, eshte "A ka intelektuale Shqiperia?"

    Te keshilloj te lexosh shkrimet e Edmond Cates, ne menyre qe te fillosh t'i japesh pergjigje asaj pyetje.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Je kaq i sigurt per kete qe thua rreth intelektit te ketyre dy figurave politike? Personalisht, kam takuar Bacen gjate fushates elektorale te 2005. Nuk me ka lene asnje pershtypje te mire, qofte edhe nga pergatitja. Per pak hyme ne stafin e tij, nje staf i perbere nga provinciale (pa ofendim per provincialet) dhe nga disa nga militantet e trazirave te 1998 (ata perpara kryeministrise me granada dhe murtaja, nese te kujtohet). Gjithashtu, figura tjeter, Pango, eshte nje nga personat me te pafytyre qe ka ky vend. Ti e cileson intelektual, mua me vjen per te qare me te madhe. Pyetja qe une i shtroj vetes cdo dite, sidomos teksa lexoj te tilla absurditete, eshte "A ka intelektuale Shqiperia?"

    Te keshilloj te lexosh shkrimet e Edmond Cates, ne menyre qe te fillosh t'i japesh pergjigje asaj pyetje.
    Ylli Pango ka qene dekan fakulteti perpara se ti hynte politikes ne 2005 dhe Apolon Bace ka nje jete te tere qe punon me monumentet dhe kulturen shqiptare. Dhe perpara se ti besh pyetjen vetes nese ka intelektuale Shqiperia apo jo, beji ate pyetjen tjeter vetes, ate pyetjen qe i ben Bace Pangos si kryeartikull: Po ti kush je?

    Une nuk e kam takuar as Pangon dhe as Bacen dhe nuk di te te them per "qytetarine" apo "provincialitetin" e tyre si njerez ne rruge, por kam lexuar shume prej shkrimeve e mendimeve te tyre ne vite dhe kam krijuar respekt per te dy intelektualet.

    Albo

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ylli Pango mund te jete intelektual me standartet e tua ashtu sic Nano mund te quhet intelektual per gjuhet qe di(qe ne qeverine Berisha trecereku mezi flasin shqip ose italshqip se) dhe aftesite e tia politike. Gjeje vete se ku qendron pika e perbashket e ketyre dy figurave.

    Borix, ne shqiperi, ka ndodhur ajo qe quhet "brain drain", pra njerezit me shkolle kane ikur. Problemi qendron qe qeveria Berisha sikur, sikur do bente me teper per te sjellur ato DHJETERA MIJERA studente anembane ne europe dhe ne vend ta konsideroj veten me FAT qe ka nje komunitet te gjere ne Amerike-Kanada, shkon dhe e keqperdoron ose e injoron.

    Ky esht mesazh i hapur dhe jo me INDIREKT, por DIREKT qe faktikisht shqiperine e kemi marre "NE" ne dore, ku "NE" jane ata qe kane 20 vjet qe po e fusin ne erresire totale vendin(shyqyr qe esht vere dhe zgjat dita pak me shume) dhe diaspora DISAMILIONESHE me mire te rri jashte puneve "TONA".

    Kjo gje eshte zbatuar sistematikisht edhe me Arbereshet, qe faktikisht mos ishte ai komunitet qe te tregonte vazhdimesine e kesaj fare qe jeton ne shqiperi me ate te lashte, sot fare mire mund mos te ekzistonim, sic e di shume mire ti Albo, se vete e ke afirmuar disa here jo per gje.



    Le te kthehemi tek ty Albo, meqe je dhe nje Republikan. E pe intervisten e zv. Presidentit te SHBA-ve sot ne CNN international tek Larry King ?
    Tha dicka interesante aq dhe te habitshme per nje person qe ka bere aq shume per Ameriken. Tha qe NUK I INTERESON TE BEHET PRESIDENT dhe as te MARRI NDONJE RROL NE PARTI. E te gjithe e dine se sa i fuqishem eshte ky njeri ne Amerike.

    Mos do ishte koha qe keto figura te djegura ne Shqiperi te ikin dhe t'i lejne vendin gjeneratave te tjera ? Kemi te njejtat figura 20 vjet, un se kuptoj se si i mbron ti keta njerez pikerisht ti qe shkruan per demokracine dhe je i integruar ne Amerike, dhe kur dikush kritikon, me vrap te versulet besniku "Brari" me lloj lloj konspiracirash dhe te etikon "komunist", "edvino-ruco-ist-ist"(me perpara ishte nano-ruco(por meqe Nano eshte me Saliun tani ..........)).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 02-08-2007 mė 08:38
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Nqs nuk mund te quash intelektual Pangon dhe Bacen atehere i bie qe ne ate vend te mos kete asnje te tille. Te dy i njoh (sidomos Bacen) dhe te dy jane persona qe me te vertete ke se cfare meson.
    Habitem me veprimin e Pangos. Kur flet me te te le pershtypjen e nje njeriu shume te matur, te kulturuar dhe me te vertete intelektual ne qenie. Mbase shijimi i pushtetit i ndryshon keta njerez deri ne ate pike sa pesojne nje metamorfoze per keq. Ndersa per Bacen nuk besoj se ka njeri qe mund te thote ndonje fjale te keqe. Njeri artist dhe me horizont te tille sa mund te ulesh dhe te shpenzosh ore te tera dhe perseri te mos ngopesh.

    Shume keq qe jane perplasur publikisht dhe akoma dhe me keq per veprimet e gabuara qe jane bere.

  9. #9
    Pango e Brace jane te dy, pjese e atij realiteti shoqeror-politik te piste ne shqiperi, e nuk e ka te veshtire secili te hedh ca balte kundra njeri tjetrit, e shume nga ato te verteta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga agimial : 02-08-2007 mė 09:59

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Don Apolonit tė Bahēes

    Ylli Pango

    Fort i ēnderuar letėrshkrues Don Apollon i Bahēes. Me anė tė kėsaj letre, e para dhe e fundit qė do t’i marr kohė vehtes tė shkruaj pėr ju, dua sė pari t’ju falėnderoj qė pas njė periudhe relativisht tė gjatė e tė lodhshme pune nė politikė e nė administratė dhe largimi tė vetėdetyruar nga pasioni im mė i dashur pena, mė riktheni sėrish nė nepsin tim tė vjetėr tė tė shkruarit. E ca mė ndaras, nė atė nėndegė a nėnfushė tė tė shkruarit, aq tė preferuar meje qė nė fėmini tė largme, tė trajtimit a karikaturizimit tė figurave groteske, gjė qė siē e dinė fort mirė tė gjithė miqtė e mi, duke filluar nga ata tė klasės sė parė fillore e deri tė ata tė mbramit, pėrbėn gjithashtu njė hobi ndėr mė tė preferuarit pėr mua

    Sidomos mė bėri fort me gaz, nxjerrja e shpatės tuaj tė kartontė nga mylli tashmė i ndryshkur udhėtimesh tė gjata e kėrkimesh tė pafrutshme kalorėsie tė vrerosur nė vise tė largėta nga Deutsche Welle e deri nė Kanadanė e pėrtej oqeanit, shtigjeve te kėrkimit tė vetvetes sė drobitur, e deri nė rimbėrritjen fatlume, sėrish nė atdhe pėr t’i dhuruar PD-sė pėr tė cilėn ju qan fort zemra, humbjen personale tė rradhės tė 3 korrikut 2005. Gjithsesi pas kėsaj, aventyra juaj nuk doli keq, se pasi anatemuat paq tė gjithė ata militantė e aktivistė tė PD qė ju ndihmuan pa sukses pėr tė fituar, pa e ditur se ju jini njė humbės i shquar qė nė lindje, morėt sėrish njė post jo fort tė keq nga PD zemėrmadhe edhe me plangprishėsit si ju. Dhe gjetėt tashmė nė pleqėri veē ndoca Dylqinjave tė pėrkora edhe mundėsinė pėr tu burbuletur nė njė det korrupte, duke vėnė ca para e duke e kaluar jo keq periudhėn dy vjeēare tė mbretėrimit tuaj si drejtor a mė saktė si abuzator i tė mirave tė trashėguara tė kulturės tonė kombėtare. Natyrisht nuk do merrem gjatė e me hollėsi me bėmat tuaja nė kulturė a antikulturė, me dokumenta a referenca ligjore pėr ta lodhur pa hak lexuesin edhe kėshtu fort tė lodhur nga vapa a shkrimet tuaja prolikse. Mjaft tu them atyre e t’ju pėrsėris juve shkurt, se nė bazė tė njė urdhėri lėshuar nga njė ministėr i kohės sė qoftėlargut, mykur prej kohėsh nė sirtarė, kini gjetur bazėn pėr tu lejuar ndėrtuesve tė pafre nė Durrės e kudo nė Shqipėri tė ndėrtojnė mbi monumente kulture, t’i mbulojnė a t’i shkatėrrojnė ato, duke e ēuar nė mbi 700 numrin e atyre tė dėmtuara. Nė njė kohė qė ligja e ndalon rreptėsisht ēdo ndėrtim mbi a pėrqark monumentit tė kulturės, dhe kjo do tė mjaftonte pėr tė ēvlerėsuar ēdo vendim tė mykur tė asaj kohe. Natyrisht keni qenė fort "naiv" kur kini dhėnė leje pėr tė ndėrtuar dykatshe mbi monumente kulture a pėr t’i veshur me hekur ato, por kur mbi dykatėshet kanė ngritur krye 10 a mė shumė katshe, kini larė duart si Pilati, o Apolon e kini thėnė: "Unė dykatshe lejova, nuk di se si i bėnė 10 a 20 katshe, pėr kėtė fajtorė tė tjerėt janė". Kjo ėshtė njėlloj fort i pėrkorė Don Apolon i Bahēes, si t’i ngulėsh thikėn nė gėrmaz a nė kurriz miqve tanė tė dashur, monumenteve tė kulturės, tė cilėve u ke blatuar jetėn a profesionin, e tu thuash "Unė veē sa u thera pak o miq, tė tjerė ua shtynė thikėn deri nė asht". Mėkat Don Apollon i Bahēes sė Korruptės, mėkat. Njė fort i shquar arkeolog italian kur ka parė gjėmat e tua nė Durrės paskėrkej thėnė se : "Cdo tullė e kuqe (nga tullat e tua Apolon) mbi monumente, ėshtė njė minė nė qytetėrimin tuaj tė lashtė, nė identitetin tuaj kombėtar".

    Ndokush ndėr lexuesit e shumtė mund tė habitet e tė thotė "Po qysh ky vrastar monumentesh merr kaq guxim tė dalė hapur e tė mbrojė veten kur nuk ka vrarė jo njė e dy, por dhjetra a qindra monumente kulture. Si s’rend tė fshihet diku a tė marrė sėrish vrapin e kalorėsisė arratiake tė vrerosur e tė hajė bukėn e hidhur tė mėrgimit viseve pėrtej oqeanit a pėrkėtej Deutche Weles pėr tė anatemuar sėrish, sipas vrerit tė dikurshėm arratiak. Nga e gjen kėtė guxim pas ndoca javė heshtje tė pėrunjur". Jo,jo kėndonjės i nderuar. Nuk ėshtė veē ėmbėlsia e Dylqinjave tė pleqėrisė a ajo e parasė sė vjedhur trimėrisht kėta vite tė fundit tė lumnueshme qė e shtyn tė rikėrkojė. As ajo e asaj Qokės sė madhe qė siē thonė durrsakėt ka marrė nė Durrės kėto kohėt e fundit, pėr njė yner mbi njė monument kulture. Jo, jo e vėrteta fshihet diku tjetėr. Apoloni ka kohė qė i gjendur punėsėz, ka filluar trokitje tė gjata ndėr dyer tė mėdha. Natyrisht dera e madhe e kryeministrit qė e njeh mirė prej vitesh, nuk ju hap. Atėhere Apoloni filloi tė trokasė ndėr dyer ca mė tė vogla por gjene tė mėdha.Natyrisht nuk duam tė hyjmė nė analiza se ē’ndodhi pas atyre dyerve. Por na i do mendja tė besojmė me indulgjencė, se aty Don Apoloni i Bahces, ka qarė, ėshtė ankuar pėr pleqėrinė a sėmundjen e rėndė sipas modelit tė Dylqinjave, ka kėrkuar mėshirė, ėshtė ankuar dhe sė fundmi lehtėsisht ėshtė marrė nėn mbrojtje pa kuptuar a pa dashje(besojmė sėrish me indulgjencė se pa dashje) dhe i ėshtė premtuar njė vend tjetėr jo fort i keq i krahasueshėm me tė parin). Ndokush tjetėr, po e quajmė pėr momentin Sėmundja e Butė, jo kaq indulgjent sa i pari apo sa ne, e ka njohur mė mirė, por i ka leverdisur ta yshtė mė tej nė kėtė betejė tė fundit tė kalorėsisė arratiake. Gabim, fort i madh gabim. Nuk mund tė sulmosh kurrė me shpatė kartoni, dalė nga mylli i ndryshkur, por sidomos kur sado krenar, je siē do tė thoshte Hasheku, I dh… ndė poture kalorsiake.

    Tani t’i kthehemi kėshillės sė Polloni birit tė tij Laertit pėr shpatėn e myllin. Kėtu sė pari Pollon a Apollon i Bahēes, apo njėherazi dhe Laert dhe Apollon, Polon at qė birin kėshillon, kalorės i vrertė qė vehten trimėron,a ē’mund tė thotė njė folės mė i zoti, mė mbush sėrish me gaz e me dėshirė tė kthehem sėrsih nė vise tė artit tė bukur tė tė shkruarit e t’i vjedh edhe ca kohė vetes pėr hir tė penės. Besomė jo si ministėr, assesi, por si shkrues i vjetėr. Dhe sėrish tė jesh i qetė, besomė tė shkruaj pėr tė fundit herė, jo pėr mungesė dėshire a nepsi pėr tu marrė me karikaturė, por pėr shkak kohe, Polon, pėr shkak kohe. Nuk kam kohė ta shpenzoj atė si ty ndėr udhėtime tė gjata brenda a jashtė vendi mes Dylqinjash tė vjetra. Ti e kupton vetė Apollon, kemi punė, shumė punė nė ministri. Qoftė edhe pėr tė ndrequr fajet e tua. Pastaj njė ministėr e njė i papunė??! Letėrkėmbim? S’ja vlen Polon i Manēes, s’ja vlen. "Nuk mund tė mbrehėsh nė njė qerre drerin e shpejtė e kalin e ngadaltė", thotė Pushkini, Apolon. Veē me njė gjė mė habit

    Po qysh o Apollon nuk e paskėrke ditur qė para se tė jem ministėr jam hershėm shkrues, dhe jo fort i keq o mik. Dhe stilin tėnd proliks vėrtet s’e kam pėr zemėr, se shkruaj ėmbėl e me dashuri pėr figurat e personazhet e mia. Dhe ti vete e mė grish ndėr beteja. S’kam kohė mik, nuk kam kohė. Po do ishim kėnaqur pėr nder. Por gjithsesi. Ti tani Polon je personazh im, ti, ai, ajo, Sėmundja e butė, e ēdokush tjetėr qė tė mbėshtet e qė do hyni nė kujtimet e mia tė mėvonshme.…Dhe pėr kėtė besomė sinqerisht ju dua, ju dua shumė. Dhe tė mendosh se ndoca miq mė kėshilluan tė mos shkruaj si ministėr qė jam, a se ul veten a tė tjera si kėto. E si mund ta kuptojnė ata Don Kishoti im i dashur i Bahēes, se nuk ka gjė mė tė bukur pėr ca si unė e si ty, se sa kėnaqėsia hyjnore e kreacionit a rekreacionit tė figurės njerėzore. E kėtu ti je i rrallė Don Apolon i Bahēes, je vėrtet i rrallė. Si formė, si ngjyrė, si art. A e kupton tani se pėrse tė shkrova. Aspak pėr mllef. Tė falėnderoj me gjithė zemėr se mė ringjalle sėrish pasionin tim tė vjetėr me personazhin tėnd gjithaq tė dashur e se nuk mund tė pėrmbaja veten pėrpara kėsaj joshjeje sipėrane tė krijimit qė ēdo kreaturė humane me pak dell kreatori e ka fort pėr zemėr…..

    Sė fundmi duke iu pėrgjigjur titullit tėnd jo fort tė papėrdorur:

    Ja pra cili jam unė Don Apolon i Manēės, njė shkrues, sidomos njė shkrues i hershėm,por I dashuruar pas penės, njė njohės jo i keq i psikologjisė tėnde e i subkulturės tonė apoloniane,qė ti, Sėmundja e butė dhe mbrojtės tė tjerė jo fort tė ditur nė lėmė tė penės e aq mė pak tė monumenteve tė kulturės, ndonėse nė karrike tė larta, (natyrisht jo kryeministri qė tė njeh fort mirė qė hershėm kur ndėr dhera a radio tė huaja, shaje nė kor me turmėn e inēizuar,"Poshtė Berisha", duke nxjerrė stėrkala tė pavullnetshme nga shqiptimi fort i vėshtirė i shqipes…) kini menduar ta luftoni me ndoca metoda qė nuk janė tė panjohura pėr mua. Kėshtu pra Apolon i Bahēes, o mik i vjetėr, o than i korruptės, o ish drejtor i Monumenteve, qė nesėr do tė bėhesh drejtor i Arkeologjisė. Thuaji Laert-vehtes ta fusė shpatėn jo nė myll, por diku tjetėr…, se ėshtė prej kartoni e nuk do i dhėmbė shumė. Aq mė shumė se sot luftohet me ca armė tė tjera por sidomos me njė, me atė tė antikorrupsionit qė sot me largimin e afėrm tė Sollakut, mendoj qė duhet tė jetė disi e frikshme pėr ty e ca tė tjerė. Oh jo personazhi im i dashur, mos u tremb. Nuk do e gjesh nga unė, as nga i madhi zot, as nga zjarri pėrvėlues i ferrit e as nga dheu tretės. Do e gjesh nga ujėt Don Apolon, nga ujėt qė do tė tė rrjedhė tėrpo e zorr se do e mbash dot, jo ti pėr vetė moshėn qė ke,(ē’faj ke) por as cilado Dylqinjė qė ende rreket tė tė mbrojė e tė tė dėshmojė besnikėri nė Tobozėn tuaj tė dikurshme…

    P.S Nuk e di a mė kuptove, tani nė fund, do e gjesh nga frika jote Apolon, nga frika...


    Panorama

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr mėsuesit e matematikės
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:22
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bėjmė nėpėrmjet Gjermenit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  4. Qeveria shkarkon nga detyra rektorin e Universitetit tė Prishtinės
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 03:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •