Ai Kek-u tesh po na i len robt me penallti ne tru.
Ai Kek-u tesh po na i len robt me penallti ne tru.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Përshëndetje shoku Gjemal
Po shkruan se alfabeti PELLAZGO-YLLIR bazohet në sistemin diellor, pra në 9 planetet + hënën + diellin.
Mirëpo, planeti Uranus është zbuluar në vitin 1781, planeti Neptune është zbuluar në vitin 1846 edhe planeti Pluton është zbuluar në vitin 1930 (kurse para dy vitesh i dhanë një shkelm edhe nuk e quajnë më planet). Qfarë kanë të përbashkët këta planete shoku Gjemal? Janë të padukshëm për syrin e njeriut PA teleskop. Pra njerëzit e lashtë (përfshi edhe pellazgo-yllirët) nuk njifnin më shumë se 5 planete (përveq tokës). Kështu që kjo teoria jote 9+1+1 shkon për lesh.
Përshëndetje
Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.
Gott mit Uns
Nuk them aspak qe sumeret jane paraardhesit e indianeve te sotem. Perkundrazi jam shume dakort me te dyten qe ke thene. Ajo qe me beri pershtypje eshte ngjashmeria dhe pse jo, vertetesia e asaj qe kane te shkruar ne tabelat e tyre.
Doje te thoje qe jane rizbuluar? Jo vetem qe kane patur dijeni te plote per sistemin diellor por edhe per distancen e sakte te planeteve nga njeri tjetri, nga dielli dhe toka. Kuneiformin mesuam ta kuptojme shume vone ndersa mjetet e observimit u rizbuluan po ashtu shume vone. Fatmiresisht ka ende gjurme te forta qe konfirmojne njohurine e plote qe te lashtit kane patur per Token, Planetet dhe vete sistemin tone.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Jo, desha të them ato çka thash. Numri i planetëve është konvecional e i zgjedhur arbitrarisht prej njeriut (duke luajtur me përkufizimin e termit ''planet''). Funksionimi i sistemit diellor (pra trupa që rrotullohen rreth diellit) është zbulim i vonë, edhe pse bazat spekulative janë hedhur që në lashtësi (me Aristarkun nga ishulli Samos). Kurse vëshgimi i hollësishëm i qiellit filloi me zbulimin e teleskopit. Nuk ka asnjë dëshmi nga lashtësia (të paktën ajo greko-romake, që ka qënë e afërt me ilirët) për ekzistencën e më shumë se 5 planetëve.Doje te thoje qe jane rizbuluar? Jo vetem qe kane patur dijeni te plote per sistemin diellor por edhe per distancen e sakte te planeteve nga njeri tjetri, nga dielli dhe toka. Kuneiformin mesuam ta kuptojme shume vone ndersa mjetet e observimit u rizbuluan po ashtu shume vone. Fatmiresisht ka ende gjurme te forta qe konfirmojne njohurine e plote qe te lashtit kane patur per Token, Planetet dhe vete sistemin tone.
Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.
Gott mit Uns
Lashtesia i nderuar nuk fillon me greko romaket po ca me pare. Me duket paksa prezuncion deklarata e dhene prej teje qe ska asnje deshmi per ekzistencen e me shume planeteve. Do te te keshilloja te thelloheshe me shume ne kete pike dhe do gjesh qe jo vetem qe ka deshmi per me shume se 7 (kane qene 7 dhe jo 5 pasi Henen dhe Diellin e njihnin si planet) por ka deshmi dhe per me shume se 11 madje dhe per satelitet qe i rrethonin. Po te kerkosh do i gjesh keto qe them une.
Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 07-08-2008 më 16:11
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
E ke keqkuptuar. Argumenti im qëndronte kundër tezës së XHGASHIT, pra nëse pellazgo-yllirët kishin njohuri për më shumë se 5 planete. Prandaj përmenda greko-romakët. E them prapë se nuk ka asnjë referencë (do isha kureshtar të më sillje të paktën një) nga bota greko-romake ku të përmenden më shumë. Madje do isha kureshtar të përmendje njëurim në përgjithësi (pra edhe nga qytetërime të tjera) për ekzistencën e më shumë planetëve.
Në fakt, dëshmia duhet të jetë e pranueshme shkencërisht, pra një planet x që përmendet në tekstet f.v. prokolombiane të jetë i identifikuar me një planet ekzistues, jo thjesht të përmendet si planet. Sepse kështu edhe unë mund të them se në galaktikën M31 ka 4 sisteme diellore me 34 planete secili edhe të pres të vërtetohem nga shkenca.
E di që i quanin 7 duke përfshirë hënën dhe diellin por flas me kriteret e sotme.
Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.
Gott mit Uns
Deshmi para greko romake? Ok ndonese jo konvencionale: Tenotihuacan, Tiauhanaco, Machu Pichu, Luxor, Mesapotami (sumeret)... etj. Lexo Gjurme te Civilizimeve te Zhdukura (nga Graham Hancock), Mullirin e Hamletit (nga vonDeschend dhe Santillana), Djegien e Trojes (nga Alfred DeGrazia), Misteri i Siriusit (nga Robert Temple) etj. Burime ka shume.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Ne fakt planetet benin pjese ne Qiej dhe numeroheshin si individ qiellor; si ura/rruge te atyre qiejve neper te cilat kalonin keto hyjni dhe i benin te hetueshme/dukshme per vrojtuesit qiellor kur ata udhetonin neper shtigjet e definuara mire, prandaj Astronomet parahistorik qiejte i perfytyronin si Rruzuj, sepse edhe shteku neper te cilin kalonin perendite rregullisht, rrotullohej poashtu.
Hapi i pare per te mos kuptuar asgje nga informatat historike esthe trajtimi i nocioneve te perdorura atehere duke u bazuar ne konceptet e sotme si pika referente per to.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Plato (s'e mbaj mend ne cilin liber, Republika apo Timaeos) ben fjale per dy sfera ose 8 rathe koncentrike te cilat mbanin 7 planete. Kjo lloj teze eshte vertetesuar nepermjet interpretimit te ligjit te Dekartit per difektet/deficitet kendore.
Planetet e Plato's qene: Hena, Dielli, Afrodita, Hermesi, Ares, Zeus, Kron, Planetet e palevizshme.
Po te shikosh skematizimin e ketyre 2 sferave te cilat shkrihen ne komponentet 3, 4, 6 (Euler) menjehere te shkon ne mendje ndertimi koncentrik i Atlantides. Per me shume, strukturat me 5 -7 ratheshe kane filluar te konsiderohen si ideale per te cliruar tensionet strukturore nga kompani me peshe ne bote. Mendohet qe 5-7 rathet concentrike jane ne fakt sfera e shperbere nga brenda jashte. (Jo me kot arkitektura pelazge ishte gjeniale.)
Tani, te parashtrosh se njerezit nuk mund te kene pasuar njohuri astrale sepse sepse nuk kane mundur te shikojne me sy te lire planetet ne origjinat e veta, eshte nje gjykim i nxituar. Mendelejevi nuk i kishte as pare e as provuar ekzistencen e tere elementet kimike qe vuri ne tabele. Pavaresisht, aftesise abstraguese ai perfshiu ne tabele edhe vendet bosh- elementet e pazbuluar.
Gjithashtu, mekanizmi Antikitheres flet per njohuri te avancuara astronomike. Njerezimi ka pasur nje nivel te larte zhvillimi i cili mbase ju transmetua direkt nga qenia superiore, indirekt me ane te forces se abstraksionit ose te dyja sebashku. Kjo ka vend per komente. Por njohja yjore ne agimet e jetes njerezore ka qene e nje niveli shume me te larte se duan te na bejne te besojme, e kjo nuk ka nevoje per koment.
Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 07-08-2008 më 22:07
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Ore mos je gje sumer ti?
Pyes meqe ke te njejtin simbol me kete ketu:
http://farm3.static.flickr.com/2269/...7a619285_o.jpg
Krijoni Kontakt