Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 25-01-2008 më 09:55
Pse nuk hapet nje teme per mitologjine dhe interpretimin e saj?
Mendoj se kjo gje ka bere qe ne shume tema te ngaterrohen materialet.
Kundershtia per hir te kundershtise nuk eshte produktive. Ne kete pike te debatit te pakten nga ana ime nuk eshte qellimi qe me cdo kusht te mbrohet ajo qe eshte e dobishme apo e drejte pasi ne kete pike mendimet jane te ndryshme. Po mundohem qe te arrihet nje pike e perbashket te pakten si trung i diskutimit dhe pastaj sheshimi i diferencave eshte gje qe ndodh me kohe dhe me forcen e argumentit. Une i permbahem edhe njehere faktit qe psikologjia incestuoze ka qene qe ne fillim te cdo gjeje dhe nuk i perket aspak judejve. Ketu mbase hyn ne pjese ajo qe thua ti mbi kuptimin e mitit dhe njohjen e thelle te mitit por ne kete forum e kam dhene mese te dokumentuar qe hapesira kohore e historise se njerezimit nuk fillon aspak me judejte, madje eshte shume shume here me e vjeter. Se di pse e ndjej veten jashte kesaj teme me kete diskutim por ne kete pike sja vlen ta spostosh diku tjeter megjithese do ishte gjeja e duhur. Le ti kthehemi temes. Po perpiqem te argumentoj kendveshtrimin tim. I perkas atij grupi alternativ qe perpiqet te zbuloje vjetersine e njerezimit ndryshe nga dogma dhe shablloni qe na eshte mesuar ne 200 vjetet e fundit. Dhe si i tille studioj ato mite dhe legjenda qe jo gjithmone merren seriozisht apo perfshihen ne tekstet skolaristike. Po ne kete forum kam vene disa prova mbi historianin egjyptian Manetho, emer ky i vene nga greket pasi emri i tij origjinal i cili nuk dihet me siguri mund te kete patur kuptimin Ma'ani-Djehuti qe pak a shume do te thote Kam pare Thoth etj. Pjesezat e dokumentave qe vijne nga Manetho flasin per nje time line historike te paimagjinueshme per konceptet tona mbi historine moderne njerezore dhe civilizimet e mundeshme qe kane ekzistuar me pare. Ne jemi mesuar te degjojme dhe lexojme per nje shoqeri njerezore jo me te vjeter se 5000-6000 vjecare ndersa dokumentat e Manethos e cojne deri 35.000-40.000 vjecare. Dhe po ne keto dokumenta tregohet historia qe nga fillimi perfshi ketu dhe mitin e krijimit me Ra dhe incestin qe filloi midis femijeve te tij. Pra nuk kam sesi ta quaj me rrenje arabe kete psikologji kur dihet qe civilizimi sumer eshte shume here me i vonet se shifra qe kam paraqitur. Per ilustrim po te citoj nje fragment nga materiali i postuar me pare:
Duke cituar direkt Manethon, Eusebius fillon me paraqitjen e nje liste zotash e cila konsiston ne thelb me shume te njohurit Ennead te Heliopolis – Ra, Osiris, Isis, Horus, Set dhe me tej:
Keta ishin te paret qe ndikuan ne Egjypt. Me pas mbreterimi kaloi nga njeri tek tjetri ne menyre te panderprere... gjate 13.900 viteve - ... Mbas Perendive, GjysemPerendite mbreteruan per 1255 vjet: dhe perseri nje tjeter linje mbreterish sundoi per 1817 vjet: me pas erdhen tridhjet mbreter te tjere te cilet sunduan per 1790 vjet: e perseri me pas erdhen dhjet mbreter qe sunduan per 350 vjet. Kjo u pasua nga sundimi i Shpirtrave te te Vdekurve... per 5813 vjet...’
Shuma e pergjithshme e te gjitha ketyre periudhave arrin ne 24.925 vjet dhe na con mbrapa ne kohe shume me teper se data biblike e krijimit te botes (qe vendoset diku ne mijevjecarin e peste p.e.s.). Por duke qene se e nxirrte gabim kronologjine biblike, kjo krijonte veshtiresi per Eusebius, nje komentues i patundur kristian. Por duke u menduar per nje moment ai arriti ta anashkalonte kete veshtiresi me nje menyre me te vertete frymezuese: ‘Viti qe e marr si vit henor perbehet nga 30 dite: ajo qe ne sot quajme muaj nga egjyptianet perdorej ne menyre formale si vit...’ Natyrisht qe ata nuk vepronin aspak keshtu. Por nepermjet ketij manovrimi Eusebius dhe te tjere ja dolen mbane qe te rrudhnin hapesiren e madhe kohore prej pothuajse 25.000 vjet ne nje shifer te mjerueshme prej pothuajse pak me shume se 2.000 vjet gje qe perputhej pa problem me kronologjine biblike ortodokse prej 2242 vjet, hapesire qe lejonte distancen midis Adamit dhe Permbytjes.
Mbas gjithe kesaj qe shkruajta dhe thashe duhet te kesh krijuar bindjen qe une fatmiresisht nuk jam aspak i programuar as ne koshience dhe as subkoshience. Jam cliruar jo vetem nga plaftorma e mendesise lindore por edhe ajo e dogmes dhe shabllonit te injektuar ne te gjithe globin sot. Nese pjesa derrmuese e shohin lashtesine te perqendruar tek sumeret e me pas egjyptianet dinastike une kam opinionet e mija dhe ndjek tjeter rruge studimore (ndonese shume te veshtire dhe me pengesa madje dhe me reprezalje akademike) per te provuar tjeter vjetersi. Nga e gjitha kjo mund te lindi pyetja se ku e shikoj une lashtesine tone ne kete mes? Kesaj pyetje nuk jam ne gjendje ti pergjigjem ende dhe nuk dua te spekulloj. Do vijonin shume 'nese' dhe si te tilla nuk kane vlere pervec se hamendjeve. Flitet per nje vjetersi te madhe dhe mundesite e gabimit jane po aq te medha. Thoth ishte atlantas dhe si i tille ai mbahet mend te kete ardhur ne Egjypt dhe me pas te kete shperndare dijen neper bote. Por Thoth me time line te Manethos i bije qe te kete qene edhe gjate krijimit te Atlantides si pjestar i oborrit te zotave qe perseri ne timeline jane perpara cdo gjeje, fill mbas krijimit dhe ne nje kohe kur incesti ishte ne thelb te shumimit.
U zgjata me shume sec duhet![]()
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Ecim me kronologjira te ndryshme dhe konceptin e kohes dhe jetegjatesise e kemi te kundert...
? Sepse rreth 1151 PES ke Dekalionin,
Dheukaloni sipas llogaritjeve te mia eshte i rreth 1600 - 1500 p.l.k... Agimi djali e dorit i cili ishte djale i hellenit (hillenit) i cili ishte djale i Dheukalonit, ishte ne kohen e herakliut qe ishte Argonaut,pra i rreth 1300-1350 p.l.k....
E pavertete, Moses kishte jetuar rreth 350 vjet ne kohen kur Cekropi 45te udhehiqte Athinen. Kjo do te thote qe Dardanit "tim" nuk i atribuoj dot jetegjatesi normale. Aryeja eshte se nga koha e ketij Cekropit te 45te te Athines e deri ne rrezimin e Trojes kalojne 200 vjet
Kekropin e 45 nuk e njoh,po Kekropi i pare,mbreti i pare i athines ,po perkon me 350 vjet diference me moisiun,ose me sakte me vdekjen e moisiut,sepse Kekropi i pare i perkon 1550-1500 p.l.k....
Dardani ka qene bashkekohes i Kekropit te Pare sipas llogarive te mia.... Mojsiu ishte pas akhenatonit pra pas 1350 p.l.k,prandaj meqe akhentoni dhe faraonet egjiptiane jetonin 70-80 vjet nuk mendoj se mojsiu ka jetuar 120 vjet apo se njerezit jetonin aq shume ne kohen e mojsiut....
Nese Dardani ka qene sipas llogaritjeve i shek 16 p.l.k dhe dardanet na jepen ne 1595 ne babiloni si aleate te hititeve,duket si e natyrshme ose me perafersi qe o dardanet kane ardhur ne zonen e trojes pas dyndjes ne babiloni,pra nga lindja,ose zbriten nga ballkani ne azi te vogel si invazore u bashkuan me hititet dhe pastaj u rikthyen ne zonen e trojes...
Interesante gjithsesi eshte fakti se zona e trojes,pra e dardaneve njihet ne dokumentet hitite ne shek 14 p.l.k si Ahhijawa....
Nje pyetje...ti ne parim kur ben llogarite pranon ekzistencen e njerezve me jetegjatesi 1 mije vjecare?
p.s Incesti per mendimin tim u zhduk me hyrjen e kultures patriarkale ne nje pjese te botes,sepse ne matriarkalizem pjellat dilnin te perbindshme....Pjesa tjeter e ruajti,dhe kultura arabe e riperhapi....
Ndryshuar për herë të fundit nga Hyj-Njeriu : 26-01-2008 më 11:56
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Linje interesante arsyetimi. E them pa shaka. Vetem se per mendimin tim je off me llogjiken e hititeve.
Meqe ke permendur Mojsiun aty, ketu tani kemi nje problem shume te madh. Shpesh perzjerja me shkrimet bilbike na con ne nje rruge referenciale te gabuar dhe kjo per vete faktin qe tekstet biblike jane jo vetem shume te edituara por edhe te hequra dhe ndryshuara per te pershtatur gjera qe i kane ardhur mbas qejfit atyre qe i kane bere. Perseri po dilet nga tema por mbase ja vlen qe te mbahet parasysh ne te ardhmen. Po jap nje informacion qe e kam hasur para disa kohesh madje ndoqa dhe nje lekture para disa ditesh ku degjova dhe pashe te provuara gjera qe me te vertete e them me plote gojen kane linjezuar dhe ndryshuar historine e njerezimit qellimisht. Pra qe nuk perputhen me te verteten. Komenti ka disi karakter biblik (megjithese e urrej diskutimin per fene) por lidhet dhe me vete historine. Kerkoj ndjese per kete shmangie:
Marrim rastin e Testamentit te Vjeter i cili eshte thelbesisht i ndryshem nga ai i Riu. Kristianet e marrin per te qene tekstin e ketij te fundit madje duke e pretenduar edhe si vete historia. Por historite mbi patriarket, Eksodusin dhe pushtimin e Canaan nuk jane histori. Ato jane thjesht nje ekspresion krijues i refrmave fetare qe kane ndodhur ne nje toke te quajtur Judea shume kohe me pare. Mund te pranojme qe jane pjeseza te nje historie te dokumentuar por ne te njejten kohe jane thjesht tregime sesa fakte.
Rasti me i mire eshte Kaini dhe Abeli. Ne kohen e rrefenjes ka patur vetem kater njerez ne Toke; Adami, Eva, Kaini dhe Abeli. Ne nje fragment te Gjenezes 4:17 thuhet: Kaini fjeti me gruan e tij dhe ajo mbeti shtatezane. Nga na doli kjo grua? A ishte Eva, nena e tij? (dalim tek incesti) Ndersa kur flitet per trashegimtaret e Adamit perseri tek Gjeneza 5 thuhet se Mahalale jetoi 895 vjet, Jared 800 dhe Enoku 365 vjet. Ndersa Abrahami supozohet se ka qene 100 vjec kur gruaja e tij Sara, ne ate kohe 90 vjec lindi Isakun.
Vete kristianet kane nje tendence te fokusohen ne Testamentin e Ri ndersa cifutet (perfshi ketu dhe shkenctaret dhe studiuesit e tyre) kane tendencen per tju referuar Testamentit te Vjeter. Shume te krishtere sot, madje dhe historiane me kete background fetar pretendojne se Testamenti i Ri eshte thjesht permbushje e profecive te Testamentit te Vjeter. Por sic e thashe me siper dhe ne vete Testamentin e Vjeter ka shume kontradikta. Ja nje tjeter shembull, tek Gjeneza dalin dy versione kontradiktore te pjelles se Adamit. Me pas permbytja ku sipas bibles Zoti i thote Nohas qe te marri shtate cifte kafshesh te pastra dhe nje cift kafshesh te papastra. Ndersa ne nje tjeter pjese te Gjenezes kemi nje tjeter fraze ku Zoti i thote Nohas qe te marri nje cift nga cdo gjallese. ne njerin version ai leshon nje korb ndersa ne nje tjeter ai leshon nje pellumb. Edhe vete kohezgjatja e permbytjes eshte kontradiktore. Ne nje version kemi 40 dite e nete ndersa ne nje tjeter kemi 370. Te dyja perdoren sot.
Pa llogaritur morine e dublimeve dhe triplimeve qe gjenden neper fraza te ndryshme si psh ne emrat e ndryshem qe perdoren per te pershkruar Zotin. Ne nje vend kemi Yahweh, ne nje tjeter Elohim. Te pakten emri i perendise duhet te ishte i njejte apo jo?
Shumica e studiuesve sot kane filluar te bien dakort qe Testamenti i Vjeter eshte hartuar nga nje grup shkruesish gjate nje kohe jashtezakonisht te gjate. Nje kombinim mjeshtror burimesh te ndryshme nga shkrues te afte. Dhe ky konkluzion eshte jo i ri. Psh nje filozof spanjoll i shekullit te 12-te ishte i pari qe vuri re se ne Gjeneze 12:6 ne kohen kur Kanaanitet ishin ne ate toke nuk mund te jete shkruar nga Mojsiu. Si mund te kete shkruar Mojsiu Pese Libra ne nje kohe qe libri i fundit pershkruan me detaje kohen dhe rrethanat e sakta te vdekjes se tij?
Po ashtu emertimet e lashta te vendeve qe jane perdorur ku vete teksti ve ne dukje se keto vende jane te dukshme edhe sot e kesaj dite. Kjo ne menyre te padiskutueshme treon nje influence te mevonshme ndryshimi, sterhollimi dhe pershtatje te tekstit. Cdo here qe ndodhte ky ndryshim kuptimi origjinal humbiste. Me nje hamendje llogaritet se Testamenti i Vjeter eshte hartuar ne nje hark kohor nga 1000 -586 p.e.s. Pjese te tjera u hartuan nga 500-400 p.e.s. Me pas teksti ka pesuar perseri ndryshime rreth vitit 300 p.e.s. por askush nuk e di me siguri. Ajo qe dihet me siguri eshte qe Testamenti i Vjeter eshte nje bashkim coprash, shkruar nen trysnine e rrethanave te ndryshme historike dhe politike duke shprehur ne te njejten kohe kenveshtrime te ndryshme fetare.
Problemi me i madh eshte gjuha origjinale me te cilen u shkrua ky dokument. Dihet qe ajo ishte hebraishtja e vjeter e cila pushoi se perdoruri ne vitin 500 p.e.s. Ata studiues cifut qe kryen mbledhjen e coperave andej ketej e bene kete nga viti 500 - 900 e.s. pra mbi 1 mije vjet nga koha kur ishte shkruar origjinalisht dhe per me teper ata nuk e njihnin ate gjuhe, rrjedhimisht e bazuan punen e tyre ne hamendje. Konkluzioni i te gjithe kesaj 'maskarade' eshte qe Testamenti i Vjeter nuk eshte aspak ai qe duhet te jete por nje sajese dhe cdo gje qe shkruhet aty nuk mund te perdoret per reference pasi ne vend te na beje te veme vetulla, na qerron fare.
Vete arkeologjia eshte perpjekur te gjeje prova te ketij realiteti biblik dhe ka deshtuar. Psh ne rastin e Mojsiut kur u largua nga Deti i Kuq ne Eksodus apo vete gjerat e shkruara ne Gjeneze apo Davidi dhe Solomoni etj. Kete perpjekje arkeologjia e ka bere qe ne shekullin e tetembedhjete duke germuar ne Token e Shenjte per te gjetur nje fakt historik. Deri tani asnje i tille nuk ka dale ne drite. Dhe rasti me konkret eshte ai i Eksodusit. Me mijera izraelite pershkuan Gadishullin e Sinait duke ndaluar neper vende te cilet jane dhene me emra specifike ne Bibel. Keto vende ekzistojne dhe sot e kesaj dite por ne to nuk eshte gjetur asgje, asnje evidence sado e vogel, asnje poce e thyer, asnje byzylyk, embleme, unaze, arme, asgje gjurme e vetme. Nese do kishte dicka te vertete atehere ndonje gje sado e vogel do ishte gjetur apo jo?
A e provon kjo mosekzistencen? Po dhe jo. Por mund te provoje faktin qe ose ngjarja ka ndodhur ne nje te kaluar shume te larget dhe gjurmet nuk mund te gjehen me ose pastaj eshte shtuar, fryre dhe ndryshuar sipas qejfit. Ne nje moment ke drejtuar nje pyetje mbi jetegjatesine. Fatmiresisht per ate gjejme deshmi ne shume vende te botes dhe shume kohe perpara teksteve biblike. Sic gjejme deshmi dhe prova per ekzistencen e gjigandeve. Ketu qendron problemi me i madh. Faktet historike jane perzjere keqas me ato fetare dhe feja i ka percudnuar kaq keq sa eshte e pamundur me te gjesh time line reale pa shkelur njeren apo tjetren vije. Fillimisht duhet shkeputur nga njera tjetra, kaluar ne site per te pare ku kane perputhje dhe me pas analizuar me kujdes.
E di qe u zgjata dhe shume mund te mendojne se clidhje kishte e gjitha kjo me temen ne fjale. Lidhja eshte per kete teme dhe per te tjera pasi kur krijojme referenca mbi ate qe kerkojme te gjejme me tekstet fetare atehere ketu mund te humbasim rrugen kollaj. Nese ju intereson te mbahet parasysh kjo gje, nese jo nuk eshte veshtire te arrihet ne konkluzionin nga sejcili qe ka deshire ti hyje studimeve pa paragjykime.
Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 26-01-2008 më 13:08
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Numrat mund te jene edhe simbolike. Na ana tjeter mund te jene edhe kode sepse si transformohet germa ne numer, behet edhe e anasjellta.Darius
Me pas permbytja ku sipas bibles Zoti i thote Nohas qe te marri shtate cifte kafshesh te pastra dhe nje cift kafshesh te papastra. Ndersa ne nje tjeter pjese te Gjenezes kemi nje tjeter fraze ku Zoti i thote Nohas qe te marri nje cift nga cdo gjallese. ne njerin version ai leshon nje korb ndersa ne nje tjeter ai leshon nje pellumb. Edhe vete kohezgjatja e permbytjes eshte kontradiktore. Ne nje version kemi 40 dite e nete ndersa ne nje tjeter kemi 370. Te dyja perdoren sot.
Kam lexuar diku se Arka mund te ishte nje "dhome ngrirje" . E nese ishte e tille ateher Noha nuk qendroi ne Arke aq sa thuhet.
Nuk flas vetem per numrat po per ndryshime esenciale. Ajo e numrave ishte thjesht njeri nga shembujt. Edhe ajo qe thua ti per 'dhomen e ngrirjes' mund te jete shume e mundeshme. A nuk u krijua dhe u vu ne pune kjo dhome vetem para disa ditesh ne Norvegji? Pra ska asgje per tu marre si e pamundur. Ne fund te fundit historia perseritet...
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Po te ishin llogaritjet e mija mbi te cilat po komenton, do te thoja sa djale i zgjuar. Po ve ne pah qe njerezit nuk jetojne mbi 100 vjet. Une kete s'e kam degjuar me pare.
Por puna eshte qe llogaritjet nuk jane te mijat, une vetem krijova pemen. Llogaritjet vine nga kronologjite e hershme te mbajtura nga sinodi Sirise, i cili thote se te dhenat jane marre nga burime te bibliotekes se Aleksandrise te cilat sipas nje kuotimi te po ketij dokumenti "nuk gabonte kurre".
Ti bazohesh ne gjetje interneti kur thua qe Moses jetoi 120 vjet. Jetegjatesia e Moses nuk eshte e njohur. Moses sic kisha shkruar me pare qe gjalle dhe 350 vjecar ne kohen e sundimit te Kekropit te Dyzetepeste. Tani si eshte e mundur te kete vdekur ne kohen e sundimit te Kekropit te Pare? Vec ne se ne antikitet njerezit vdisnin para se te kishin lindur.
Tani tek Incesti. Me ate qe ke shkruar le te kuptohet qe incesti ka qene prezent gjate matriakatit, kudo ne gjithe njerezimin. Kjo nuk eshte cfare po diskutonim as Baptisti dhe une. Ne po diskutonim ne se njeriu u krijua ne nje apo disa menyra, nje menyre nga keto duke qene incesti, dhe tjetra krijimi androgjen (shiko tek tema e Mates jane shkembyer materiale mbi kete). Ne se ti po thua qe cdo gje filloi nga incesti, dhe pastaj ky u zhduk ne patriarkalizem, kjo eshte nje "kercu permbi samar" sic themi ne. Sepse ne thelb as une kam mohuar se njerezimi mund, po them MUND te jete krijuar me disa menyra. Cfare kundershtova eshte se, edhe neqoftese pranojme nje krijim androgjen, si e maates blete, vezes se pules a ku une, sot nuk ka me vlere sociale pasi askush (le me nje shoqeri te tere) nuk mund te pretendoje pasardhmeri te nje krijimi te tille. Por, ama ky krijim ka vlere historike dhe kulturore dhe ketu del debati Kanunit.
Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 26-01-2008 më 16:04
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Desha te vendos nja dy shenime qe mendoj se mund te kene interes per ata qe kane ndjekur debatin me lart.
Pas mendimit tim, Baptisti mbron opinionin qe nuk ka patur fare permbytje, por nje vazhdim thjesht kronologjik dhe zhvendosje kulturash. Ai mendon qe zakoni i Kanunit sipas te cilit vajza/nusja nuk duhet te jepet/merret afer, dhe ne pergjithesi vendi i madh qe zejne ne kanun normat per mos mos ndytesine e gjakut deshmon se Shqiptaret jane rregulluar me ligj (vec te tjerave) per t’i qendoruar larg felligeshtise se gjakut (incestit).
Keto norma ndonese jo aq te detajuara ne Kanun, jane shume me te vjetra se sa zbritja e udhezimit te fundit , Kuranit I cili ndalon martesen me te aferm etj.
Konkludohet se shqiptaret kane pasur dicka te cmuar (gjakun e paster) te cilin jane perpjekur ta ruajne me norma. Andaj shqiptaret ndonese aspak raciste ne sensin njerezor, jane raciste lidhur me jeten familjare dhe rregullimin e saj.
Martesat ne largesi jane perjetesuar edhe ne legjendat e popullit, te themi si Kostandini dhe Doruntina qe kaptoi 7 male e 7 fusha i vdekur per t’ja sjelle se emes sipas beses. Pra 7 male e 7 fusha larg. E njejta gje shihet edhe ne legjendat e Mujit dhe Halilit, ku ky i fundit shikon shkonte per shkina.
Debati eshte shtruar se cila eshte origjina (androgjeneza) e gjakut te kulluar dhe se a mosn te flitet sot per gjak te tille ne kuptimin me te lire te fjales. Me sa kam degjuar (gjrokastritet te me korigjijne) keta te fundit martoheshin random brenda familjes se ngushte, me breza te tere.
Cfare ka mbetur nga historia jone, e njerezve me gjak te paster te martuar me Azine, te vajzave me gjak te paster te martuara me Azine?
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Krijoni Kontakt