unë i kam të gjitha librat e strabonit por do ishte më e drejt që ta njihnin edhe mosnjohsit e gjuhëve të huaja.Flasim për librin "Z" sipas botimit që kam unë.osi vazhdimin e pjesës së mësipërme pasi pas Iliris Straboni fletë për epirin--ilirin e vendos paralelisht me epirin deri në malin e Pindit
Ceshte e verteta Straboni flet per Dodonen duke e ekujvalentuar ate me Tomorrin kurse prifterinjte e Dodones i quante Tomoroi:
Perkthimi:
Ne kohet e vjetra Dodona ishte nen sundimin e Thesproteve, sic ishte gjithe mali Tomarros ose Tmarros, nen kembet e te cilit ndodhet tempulli(i Dodones). Dhe poeti tragjik Pindar e quan Dodonen : DODONA THESPROTE, por me vone ajo ra nen sundimin e Moloseve. Dhe kjo shkon pikerisht per Tomaroi te cilet poeti i quan interpretuesit e Zeusit-te cilet ai gjithashtu i quan njerez me kembe te palara qe flene ne toke dhe quheshin TOMOROIS..........
Por sipas Hekatut nga Mileti mali i Tomorit quhej ndryshe AMYRON, vendi i Ilirasve Dassarete
Nuk eshte veshtire te dallohet se Dodona si vend i shenjte therritej qe ne kohet e lashta A-MYR=vend i mire egzaktesisht ashtu sic quhen sot vendet e shenjta=e mira.
e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im
përshëndetje madhëri Dia.
ne te vërtet Straboni nuk fletë për Dodonën aspak kur shpjegon Epirin -këtë po thoja-ai flet për Dodonen kur shpjegon pikën nga lumi erigon deri në burimin e lumit Pinio në malin e Pindit----unë nuk njoh ndonjë malë tjeter me te njëjtin emër në këtë zonë.
ne se do merrnim për baze Homerin ai na tregon kohet që nuk mbahen mend=kohet me të vjetra -kur flet për Dodonen -pra sote 5 mij vjete e më parë.Theniet "tomurdi=Tomorrasit e Divit" edhe "themistes=themi-të thenat e Perendive " shpjegohen me greqishten e lashtë tek fjalët "themis-themistes" edhe jo ashtu sikur na përrallis antikiteti.
Për sa i përket fjalëve "këmbezbathur" edhe "flinin në tokë"----beni një prove te tillë ne Tomorre --edhe me telefononi te nesërmen ne se jeni gjallë.Homeri me këto fjalë nënkupton kohet me te vjetra që nga koha që lindi njërzimi-edhe njerzimi nuk lindi me kepuc e krevat.
respekte madhëri
Pikerisht.
Diku dhe dikur me Styx-in kemi diskutuar qeshtjen e fjales "promontory"; diskutim i cili na solli mjaft te dhena te vlefshme edhe per pozicionimin e orakullit...
Por sic e kishte diktuar me kohe Styxi - (me gjase nje nder arsyet themelore te largimit te tij) - ketu, ne mase te madhe po ndertojme keshtjella serioze prej rere te lagesht, mbase fare prane valeve te detit, ashtu qe ne rastet kur dicka e ndertuar me kontribut miqesor te pjesemarresve te temes edhe i shpeton valeve te detit te terbuar, sikur pashmangshem gjindet nje femi i cili pa qellim te keq i peshurre sipri dhe e ben rrafsh, duke na nxjerrur pune nga e para.
Te shumten e rasteve gjerat e thjeshta dhe te ditura vetiu, trajtohen ne menyre te komplikuar dhe krejtesisht te pakuptimte e perfundimisht te pasakte ashtu qe te bejne te harrosh edhe ato qe i ke ditur natyrshem.
Tani po na shfaqet si problematike qeshtja e "prifterinjeve te zbathur" te Orakullit Dodonas. Sikur ky na qenka nje ofendim, apo sharje vulgare e te pareve tane!!!
Por kjo mua me duket rrjedh nga nje vetedije shume e kufizuar e njerezve qe nuk marrin ere nga keto pune - per me teper njerzve me paragjykime te mprehta e te ngurta primitive dhe te demshme per kulturen historine dhe traditen e lashte shqiptare. Njerez qe ne vend te zgjidhjes kerkojne te kepusin mishte e pakeputur te qenis sone te sterlashte kombtare, thjeshte per shkak te kufizimit dhe mungeses se kultures primare shqiptare... urtise dhe procedimit pleqerues deri ne sublimat.
Per nje qeshtje kaq 'banale' ne fakt, te banalizuar nga dituria e pamjaftuar per cdo kend - te vihet ne pyetje qeshtja e 'zbathurise' se prifterinjeve te Lisit, (qe fusnin kembet ne balte prane tij per te hyre ne gjendje transi orakullor) - te trajtohet si fakt 'turpi', 'fukaralleku' apo 'primitiviteti' te rendit te prifterinjeve te ketij riti unikat lisnor nga Dodona, eshte mekat i madh!
U dashka ri-thene kohe pas kohe se:
Ajo ishte menyra e vetme e komunikimit te tyre me Lisin e Shenjte; shnderrimit ritual te tyre ne lisa, qe fusnin kembet ne balte per te hyre ne gjendje transi orakullor [(duke futur [rrenjet] kembet e tyre ne balte prane Tij)], dhe ne nje ore tjeter te dites, me koken dhe veshin e mbeshtetur perdhe duke rene ne trans-gjume per te pare enderr/degjuar ndonje lajm nga Nena Toke.
Eshte njesoj si te pohosh se njeriu i cili sapo ka vaditur arat gjithmone qendron me pantallona te pervjelura dhe kembe te perbaltura.
Me kete logjike, sipas te gjitha gjasave, italianet u dashka te skuqen fare kur te lexojne faktin se pjesemarresit vrapues te Luperkaleve ne Rome perfshire ketu dhe Mark Antonin e degjuar, ne periudhen e Qesarit, - jo vetem qe ishin te zbathur, por sipri-tan-cullak sic i kishte lindur nena, - do duhej te tmerroheshin nga ky shenim dhe te benin c'mos per ta zvogeluar dhe zhvleftesuar ne teresi, si nje gabim, keqinterpretim apo madje edhe genjeshter dashakeqe.
Po perse or miq te nderuar? - Ishte rituali ai qe kushtezonte kete detyrim procedural pa plotesimin e te cilit veprimi ritual do te deshtonte fare ne fillim. Eshte sikur nga njeriu i sotem te kerkosh te lajmerohet ne celular pa prekur pullen per te hapur linjen...
Nuk jane autoret antik 'problemi yne' por ne qe nuk dijme t'i lexojme ne kontekstin qe kane shkruar.
Perzemersisht.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Me duket se e kam permendur me pare ne kete teme (ndonese shembulli ka qene me Orakullin e Delfit) qe dhoma e 'performances' ka qene nen toke dhe rituali ishte sekret...edhe per syte e atyre qe frekuentonin faltoren rregullisht. Vetem nje numer fare i vogel, per te mos thene vetem nje kishte akses ne ate dhome.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Por ne Dodone nuk kishte 'dhoma' deri ne antiken e vone dhe cdo procedim ritual kryhej ne natyre te hapur sidomos ne periudhat homerike.
Ne mos paste qene fillimisht ne ditet e para te Delfeve atehere ka qene diku tjeter nje 0rakull qe gjindej ne nje te care te tokes ku duhej derguar fli te brumta per te marrur pergjegjen, por ja qe tani s'me kujtohet ku, as ku e kemi diskutuar.
Dodonajt kishin tjeter rit tjeter procedim, ata ishin te lidhur me Lisin e Shenjte dhe imitonin ritualisht ate duke futur kembet (si ai rrenjet) nen dhe..., praktikat e orakujve tjere nuk e cenojne ritualin e dodones e as qe duhet te ngjajne me te.
Dhe te mos harrojme se per Homerin nuk ceket nje nder gjerat me te rendesishme, ai vet ishte prift i larte i uranit te permbysur shekuj me pare, dhe i dinte keto gjera (misteret) e kulteve me mire se cdo kush.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Për mendim tem vetë Tempulli Helen është derivat i kulturës tonë, qoftë Partenoni apo ndonjë tjetër.
Kemi fillimisht një vend të shenjtë në natyrë, mes lisash e gjelbërimit, ku njerëzit tanë bënin fli ndonjë perëndie, pastaj për arsye praktike (të reshura), i bënë një kulm atij vendi në formë të rrumbullakët dhe e mbanin këtë kulm me disa shtylla druri.
Kjo i përngjante shumë Tholoit të Kretës, dhe Tholoi nga kjo e kishte prejardhjen, që janë tempujt më të vjetër helenë.
Pastaj për arsye artistike-estetike u bënë tri ndryshime:
Shtyllat dhe kulmi filluan të bëhen nga gurët dhe jo nga druri.
Shtyllat e gurit filluan të gdhenden për zbukurim.
Dhe Bazamenti bëhej në formë katrore.
Krijoni Kontakt