Close
Faqja 19 prej 255 FillimFillim ... 917181920212969119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 2545
  1. #181
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar më parë nga Genesis Lexo Postimin
    Kesaj i thone Kosmopolitan i "vetdijeshem" jo jokomunizem. Te jesh kozmopolitan eshte e drejta jote ashtu si e Billos kawubojsit, te mundohesh te infektosh te tjeret me nje tip stili jetese qe mund ti pershtatet nje perandorie multietnike por jo popullit shqiptar qe ka nje identitet dhe nje kulture te percaktuar qarte dhe qe eshte munduar dhe po mundohet ta mbroj kjo eshte dicka qe duhet ndaluar, dhe duhet ndaluar me LIGJ, sic bejne dhe cifutet neper bote per kedo qe mohon historine e tyre dhe gjenocidin e tyre.

    Dhe shif ku jane !!!!!!! - tani edhe alfabeti i pare i shpikur ndonjehere po na del Hebre...... greket e pellazget as qe kane me ze fare ne kapitull. Nese do te miren e shqiperise eshte njera gje, nese do te miren e vetes tende, per kohen ku jetojme tash, e theksoj per kohen ku jetojme tash atehere nuk do te miren e shqiperise. Shqiperia ka mbetur ashtu sic ishte ne kohen kur Noli dhe rilindasit e tjere po mundoheshin ta krijonin si shtet dhe ta mbronin. Tashme ka ardhur koha e nje rikrijimi tjeter, dhe me cdo rikrijim kemi dhe pasojat nga pas.
    stix....ke shume gallat,per nder po?

    nuk bej pjese ne ato kosmopolitanet qe permend ..as une edhe as mendimet e mija...thjeshte mundohu te kuptoshe se historia ështe e ndertuar me saktesi matematike qe te çoj si cjapi tek kasapi ,ne se ndiek gerem pas gerem ate qe te pasohet.....ndaj detyrimishte duhen hapur syte edhe ti lexojme vete mbishkrimet e lashta ne menyre qe te veme nderin ne vende...........me sa e njohe veten time edhe shkrimet ne forum......une nuk kame marre shpaten edhe as nuk po i futem oqeanit me note....pasi bota siç ishte nuk munde te behet kurre.....por te pakten te mos na coptojne me shume ortodokset ne juge .....edhe el comandante niccola lecci ,spiuni papes ne veri......dijesimi "se cilet ishim edhe si u shkaterruam"....kerkon qe ti therasim mendjes edhe te perdorim strategji kombetare per shqipen edhe gjuhen tone....pasi FEJA NUK ËSHTE KONCEPT UNIVERSAL,POR ASIMILIM KOMBETARE......URDHERO VORIO LESHIN QE MESOJ GJUHEN E FESE?????

  2. #182
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Eshte e cuditshme menyra e llogjikimit te disa kallepeve mishi njerezor si puna juaj!!!! Ne pothuajse gjithe enciklopedite e respektueshme te botes, kur vjen puna per lidhjen midis Ilireve dhe Shqiptareve thuhet pak a shume tekstualisht keshtu: "Shqiptaret mendohet te jene pasardhesit e ilireve" ose "shumica e historianeve mendojne se shqiptaret jane pasardhes te fiseve Ilire". Nga na doje ti more zambak qe na e vertetove 100% kete teori?!!!.
    Cudia nr 2. Ne ende nuk kemi nje shkrim Ilir qe pervec saj te vertetoje edhe lidhjen e tij me gjuhen shqipe. Kurse ketu po mundoheni te vertetoni gjuhen etruske apo pellazge me shqipen!!!!!!!!!. Se ku po ju shpie ajo mushka nje Zot e di!!!
    Brooklyn eshte shume papjekuri te shprehesh kundershtine tende me nje forme te tille. Ky nenforum me shume se cilido nenforum tjeter nuk pranon profanitetin dhe sidomos mungesen e njohurise. Ketu ne keto tema marrin pjese njerez qe e kane arkeologjine pasion, ata qe e kane profesion ose dhe ata qe kane nje profesion shume te afert dhe qe i lidh direkt puna me arkeologjine. Marrin pjese anetare qe kane mastera madje jane duke bere dhe PHD ne kete fushe ose ne te ngjashme me kete. Arsyeja pse e them eshte pasi komentet qe lexon shpesh mund te te duken te pazakonta ose jashte asaj qe mund te kesh lexuar. Nga ana tjeter eshte thjesht nje forum dhe nuk po ngrihen bazat akademike as te iliristikes dhe as te pellazgjishtes. As nuk po percudnohet gjuha shqipe dhe as po prodhohet nje e kaluar inekzistente. Ka shume materiale qe flasin kunder disa tezave qe ngrihen ketu sic ka dhe materiale me te copezuara dhe te shperndara qe mbrojne disa nga tezat. Ne kete pike hyn ne 'loje' ajo qe te permenda, pra njohuria e detajuar, mendimi i mprehte dhe lidhja llogjike e gjerave. Tema shume mire mund te perqendrohet ne referenca dhe materiale te cilat nuk mungojne aspak, si per pro ashtu per kundra. Le ti leme vendin atyre dhe te kursejme komentet e 'njerezve me kembe ne toke' se nuk ka vend per nje gje te tille. Eshte nje fushe qe nuk mjafton te kesh zgjuarsi dhe te dish te shprehesh nje mendim te zgjuar nese te mungon njohuria. Nese psh ti je ekonomist (une sjam) dhe per nje problem te caktuar une do vija te te jepja nje mendim (bazuar ne ate te ekonomisteve te tjere) ti si i zanatit do me shpjegoje me shume dhe do me paraqisje edhe kendveshtrimin tend (megjithese ne kete rast gjerat jane shume ekzakte dhe te paracaktuara) dhe une si jo i profesionit do te te degjoja dhe ndonese mund te kisha nje arsyetim te pranueshem perseri mendimi im do ishte i pamjaftueshem perballe pergatitjes tende profesionale.

    Ne rastin e arkeologjise kjo behet edhe me mprehte. Ka shume vend per interpretim, ka shume manipulime per shkak te faktoreve te ndryshem, ka shume shtrembrime qe mund te drejtohen nese ke bagazhin dhe di te gjesh kleckat dhe mbi te gjitha ka nje dogme qe te ze frymen por nese te mungon njohuria e bollshme atehere mendimi amatorial behet shume qesharak dhe demton sidomos shprehesin e tij.

    Nese ka gjera qe duken te pabesueshme do ishte me mire qe te lexoheshin temat, drejohet pyetje dhe mbase te behet nje perpjekje me e madhe per te mesuar me shume (kuptohet kur ka nje lloj interesi). Kjo e ndihmon debatin qofte edhe ne forum. Nuk zgjidhen gjerat duke bere deklarata me mushka dhe gomere.

    Me vjen keq te prishet tema me komente te kesaj natyre dhe se kuptoj cfare kenaqesie provohet te dilet sikur po jepen leksione per realizem dhe kembe ne toke. Nese nuk e gjeni veten ne diskutime apo komente dhe ju revolton mendimi i shumices atehere zgjidhja me e mire do te ishte mospjesmarrja ne kete nenforum. Forumi Shqiptar ka shume seksione ku mund te kalohet koha dhe te jepet kontributi personal.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    PERSHENDETJE

    Duke shiquar shenjat - hieroglifet e Vinçes njeherit duke i krahasuar germat e alfabetit Etrur dhe atij Pellazg te Lemnosit me keto simbole 6000.5000 vite para eres sone shofim se jane nje vazhdimsi komplete e trasheguar e komunikimit .
    Mos gabofsha nje studiues serb ne kete drejtim jep nje mendim qe verrteton se alfabeti Etrur eshte komplet i trasheguar nga keto simbole -hieroglife.Pra kjo tez e ketij shkau hedh poshte shum gjera si te pa baza qe i perkasin qeshtjes - origjines se Etrurve .
    Kisha pase deshire qe se paku ndonjeni nga ata qe kan njohuri ne kete drejtim te kesaj lidhje te drejtperdrejt te alfabetit Etrur te paraqes ne menyre profesionale duke shkruar per gjdo Germ ndaras .Me pas ne qe nuk jemi profesionalista te kesaj lamie do te kemi me leht .
    Ju pershendes

  4. #184
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin
    Atehere ta qartesojme,Mummia di zagabria,mbishkrimi konservohet ne muzeun arkeologjik te Zagrebit,por ne fakt eshte rigjetur ne egjipt ku eshte ricikluar dhe prere horizontalisht ne copa te gjata,eshte e ndare ne 12 kuadrate secili me 34 rjeshta shkrim,vetem disa copa kane mbijetuar nga ky mbishkrim,eshte teksti etrusk absolutisht me i gjati me reth 230 rjeshta dhe rreth 1350 fjale.Restaurimi i fundit eshte bere nga nje ekip Italian ne vitin 1997,shkrimi eshte mjaft preçiz dhe i qarte,the i takon atij alfabeti qe ishte ne perdorim ne Etrurine veriore ne shekullin III dhe te II para krishtit.
    Eshte interesante ne fakt se ato qe njihen si perendi Latine ne fakt nuk jane,ato jane etruske,pershembull vihet re ne mbishkrim fjala NETHUNSL(Nettuno)shqip Neptuni(ndoshta gabohem per vleresimin e fundit)
    PS.Barat besoj qe Krall ka disa vleresime te gabuara per kete mbishkrim,per vete faktin e njohurive te kufizuara te kohes,une e lexova se di Gjermanisht,por ai bie ne kundershtim me shume eksperte te fushes.
    U solle nga egjypti ne Viene edhe nga Viena u gjend rastesishte ne muzeun e Zagrebit......permbane rapsodi me zakone fetare....kryesishte per fatembaresi edhe jo per gjakderdhje si puna e feve te reja.1300-1200-1350.......fliten se jan fjalet e shpetuara ,vecse nuk duhet te harrojme se shkrimi etruske permbane edhe bashkefjale ne nje fjale....ndaj fjalet jane shume me teper.Ne se mendon se vetem greket dijten ta fshihnin historin e vertet te autoktonve ...je shume i gabuar ,pasi itlianet ishin me te ndyre ...edhe per kete mjafton te lexosh Seneken edhe pastaj ti kthehesh Jaques Heurgon edhe te kuptosh se sa te pacipe edhe imorale jane dijetaret italian te asaj kohe ....etrusket qyteteruan evropen edhe flasim per arritje te medhe ne te gjitha fushat...edhe adoptimte ketyre arritjeve nga latinet me ane te zjarrit edhe majes se shpates.......sote ne greqi jane lene disa mure primitive gjoja si ndertesa pellazge....ne itali jane lene disa mullare me kashte si te ndertuara nga etrusket....por Posidoni(shkruajtes i lashte) verteton se harixhinjet (romaket) adoptuan gjithçka te etruskeve.....gjej Jaques Heurgon per etrusket ...ështe perkthyer ne shume gjuhe te botes.....vetem mos harro te kujtohesh se"NJE DIALEKT I GREQISHTES=ÇDO GJUHE E PANJOHUR"...DREJTKUPTOJE hEURGONIN KETU sepse te gjithe dijetaret e botes mbajne te njejtin qendrime per gjuhet e panjohura??????????KJO ËSHTE AJO SHKENCA KOSMOPOLITANE QE PERMENDI EDHE STIX ME LARTE??????

  5. #185
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Alfeko,une e di shume mire kete,ka shume studiues qe kete thone ne fakt,qe Romanet kane adoptuar shume nga kultura Etruske,
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #186
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Sipas Katapanos:

    Ramseti i II- i Madhi, i dinastisë XIX, më i madhi, më shkëlqimtari Mbret; nipi i tij, Hosarsiph (djali i një motre), prift i i Osirides sipas Manteonit dhe Strabonit-njoftim i vertetuar nga mbishkrime monumentesh [1] -, i quajtur më vonë Moisi nga Çifutët, çështjen e të cilëve e përqafoi vetëm më vonë ; Salomoni-djali i Hitites së bukur Betsabea; që të tre ishin trojanë-sipas Hermit [2]

    [1]-Straboni , Libri XVI i Gjeografisë, faqe 1104 , botimi i vitit 1707
    [2]-Gerhard Herm, "L'aventura dei fenici", 1974 faqe 208


    .......................
    Shqiptaret as nuk e kane idene se kush jane e sa te lashte jane

    si ne etruri po keshtu edhe ne egjypte .....me sakte ne tel-el amarna(hena) jane gjendur qeramike e quajtur Mikenase....nga etruria Thomopolo ka sjelle nje sere mbishkrimesh etrusko-shqipe......po keshtu edhe nga tel el amarna e shek 13-12(me sa mbaj mende)kemi nje mbishkrime te gjate i cili lexohet ne shqipe sipas Thomopulos 1912..

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Po i postoj keto dy tabela qe ti keni figurat me te kjarta per ti identifikuar me alfabetin Pellazg - Etrur .
    Gjysma e tabeles te shenjave -simboleve te gjetura ne Vinç ,tabelen e kam ndare ne vertikale ne dy pjes .
    Ketu kemi shenjat apo te themi bazen e shkrimit dhe numrave gjithashtu nje pjes e madhe e tyre jan identike me disa determinanteve- konsonanteve hieroglifore




    PERSHENDETJE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 12-10-2007 më 13:15

  8. #188
    Le ta fillojme njehere me 'Naltmadherine" e tij Alfredo Sukuraku. Ti zoteri i nderuar, qe ketu ne forum je nje anonim si gjithe anonimet e tjere, ben mire qe njohurite e tua dhe zbulimet te Shek te 21-te ne fushen e albanologjise apo arkeologjise ti besh publike aty ne boten reale. Aty duket se sa i vlen lekura nje intelektuali te larte. Por fakti qe vjen e me mburresh si gjel deti ketu ne virtualitet per oratorine tende ne kete fushe me tregon fare qarte qe je nje askush ose ne rastin me te mire dikushi qe s'ti marrin seriozisht ato qe thua ne realitetin jashte kompjuterit. Keshtu qe i nderuar "naltmadheri' ben mire te shohesh ate boten tende dhe leksionet jozyrtare te historise jepja dikujt tjeter dhe jo nje njeriu qe qendron perhere ne korent me zbulimet me te fundit shkencore zyrtare qe i perkasin Shqiperise.

    Darius. Kjo teme eshte po aq e hapur per diskutim te gjere sa edhe 99% te temave te tjera ketu. C'fare nga ato qe thashe me lart ne komentin paraardhes nuk qendron?!!! Mos mohova gje mundesine qe iliret te jene pasardhes te pellazgeve apo shqiptaret pasardhes se te pareve?!! Jo. Une te permenda ato fakte qe jane te pranuara nga bota e shkencore boterore. Nuk mund te fillohet te pretendohet prejardhja pellazge e shqiptareve pa sqaruar mire prejardhjen e tyre nga Iliret. Ti ishe ai qe u emocionove nga nje shkrim i Z. Ilir Mati dhe qe sherbeu per hapjen e kesaj teme. Sic duket ke harruar te lexosh dhe kete shkrimin tjeter te tij. Lexoje i dashur dhe ki mendjen nga tufa ketu se te merr perpara pa e kuptuar fare:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=79014&page=6
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 12-10-2007 më 16:10
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #189
    Ti mesa duket lexon vetem veten tende dhe se vret mendjen se cfare shkruajne te tjeret. Ne asnje moment apo germe skam thene qe mos marrin pjese te tjeret ne teme. Thashe qe te menjanohen fyerjet, ironirat dhe budallalleqet e tjera.

    Nga sa pashe ne pergjigjen tende spaske kuptuar as 1/8 e asaj qe kam thene aty dhe e prisja ne fakt. Shkrimet e Iliri Matit i kam lexuar dhe i lexoj sic lexoj dhe te tuat apo te tjereve ketu. Qe te te ndihmoj po e citoj nje pjese te asaj qe thashe:

    Citim Postuar më parë nga Darius
    Tema shume mire mund te perqendrohet ne referenca dhe materiale te cilat nuk mungojne aspak, si per pro ashtu per kundra. Le ti leme vendin atyre dhe te kursejme komentet e 'njerezve me kembe ne toke' se nuk ka vend per nje gje te tille.
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Nese ka gjera qe duken te pabesueshme do ishte me mire qe te lexoheshin temat, drejohet pyetje dhe mbase te behet nje perpjekje me e madhe per te mesuar me shume (kuptohet kur ka nje lloj interesi). Kjo e ndihmon debatin qofte edhe ne forum. Nuk zgjidhen gjerat duke bere deklarata me mushka dhe gomere.

    Me vjen keq te prishet tema me komente te kesaj natyre dhe se kuptoj cfare kenaqesie provohet te dilet sikur po jepen leksione per realizem dhe kembe ne toke. Nese nuk e gjeni veten ne diskutime apo komente dhe ju revolton mendimi i shumices atehere zgjidhja me e mire do te ishte mospjesmarrja ne kete nenforum. Forumi Shqiptar ka shume seksione ku mund te kalohet koha dhe te jepet kontributi personal.
    Eshte e disata here qe te terheq vemendjen per tendence prishje temash me komente pa lidhje dhe ferkime me anetaret. Nuk dua ta zgjas me kete argument por po ta bej te qarte qe harbuteri si ajo e mesipermja ndaj Alfekos apo te tjereve dhe tallje me mundin dhe kohen qe shpenzojne te tjeret nuk mund te pranohen ne tema.

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Bruk' me cilin meter e mat Ilirin?
    Mos u bej goce kokforte kot dhe mos u qaj se nuk je person i disktiminuar..
    Iliri qe thua ti, nuk e deshifroi shkrimin e mozaikut, ate gje e beri Nikoja apo jo?
    Iliri shkroi vetem nje artikull...kaq
    ..ashtu si dhe kete artikullin tjeter, ku si njeri me horizont qe eshte merr persiper te analizoje dhe te vere ne kandar emra te tille si Pilika e Konda.....Barre e rende kjo, por qe gjen edhe ndihmesa ne rruge e siper (ti), per ta mbajtur kete barre...
    Nese nje njeri qe nuk ka bere nje studim te mirefillte historik/etnografik/arkeologjik/antropologjik/etj etj , e qe ne profesion nuk eshte si ata qe i kritikon , atehere detyrimisht behet nje opinionist i thjeshte. Kaq
    Nuk ka pse ti te frysh shkrimin e Ilirit sikur ka folur vete Tat Thoti

    shiko pak se kush eshte Pilika, lexo librin e tij qe eshte rrafsh me referenca te vjetra e te reja
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...02&postcount=2

    Dhimiter Pilika

    Dr.MOIKOM ZEQO

    E kam njohur Piliken qe ne fund te viteve '60 te shekullit te kaluar. Shkak u be botimi prej tij per konferencen e pare albanologjike te nje numri te vecante dokumentash qe Pilika i quante "Albanica". Keto dokumenta qene jashtezakonisht te rendesishme. Per here te pare ai botonte vulen origjinale te kancelarise kastriotase, vulen sekrete ne forme geme antike po te Skenderbeut qe paraqiste nje skene mitologjike, nje vajze nudo, Leden pellazge dhe prane saj Zeusin ne forme mjellme. Pilika qe nje mesjetarolog i shquar dhe beri zbulime substanciale per Mesjeten Shqiptare. Ai me nje ngulm benediktian, me nje durim dhe zell te paepur hulumtontearkivat e huaja per te nxjerre ne drite relike te patjetersueshme te historise se Shqiperise. Gjate viteve kemi shkembyer mendime dhe kemi respektuar njeri-tjetrin seriozisht. Ai qe nje njeri i vecante me nje kod miresjellje dhe me nje modesti habitese, madje tronditese. Ai ishte i kujdesshem dhe gjithmone me merrte ne telefon per shkrimet apo librat qe une botoja. Une kam mesuar shume nga instinkti i tij i hulumtimit, nga akribia dhe dashamiresia e tij e madhe. Por vecanerisht dhjete vitet e fundit miqesia jone u be me e madhe. Une kam qene nje nga miqte e tij me te afert dhe kam shkuar shpesh ne shtepine ku banonte, ne nje dhome plot me libra dhe doreshkrime. Pilika jetonte ne nje apartament me familjen e vellait te tij, ne nje ngushtice te rende, pa studio dhe teper i kujdesshem qe te mos shqetesonte ne asnje menyre familjaret. Zbrisnim shpesh ne nje klub te vogel ku bisedonim gjate. Bisedat qene vazhdimisht per historine, per kete Nene te Kujteses. Kultura e Pilikes qe ajo e nje eruditi te madh. Ai qe nje frankofon i shkelqyer por njihte mire edhe latinishten, disa gjuhe sllave etj. Kishte nje interes te madh per arkeologjine dhe qe i mireinformuar per zbulimet me te fundit ne kete dije. Sa here kam diskutuar me Piliken sidomos per problemin e pellazgeve per te cilin ai kishte nje pasion te pabesueshem. Kam lexuar ne doreshkrim disa libra te tij ende te pabotuar. Libri me i madh afro 1000 faqe eshte libri pellazgjik. Nje liber tjeter i kushtohet figures se Pirros se Epirit. Libra te tjere jane kulturologjike por ai gersheton filologjine me dokumentacionin, arkivistiken me kriticizmin burimor te te dhenave. Veprat e tij te botuara ne shtypin shkencor, si dhe ato te pabotuarat mund te perfshijne mbi dhjete vellime te formatit te madh.

    Dhimiter Pilika qe nje njeri larg bujes. Ai respektonte sentencen e Senekes per te qendruar larg publicitetit, teper serioz dhe teper i sinqerte ai thurte ne vetmine e tij te veshtire vepren e vet. Mik i te tere intelektualeve me emer ai qe sidomos mik me Lasgush Poradecin. Te rinjte e njohin pak apo aspak kete dijetar. Une qe perfaqesoj moshen e mesme mund te bej nje nderlidhje dhe mund te them se Dhimiter Pilika qe nje nga dijetaret me punetore por dhe me te heshtur te shkences shqiptare. Jam i sigurt qe ai do te vleresohet me shume ne te ardhmen. Kurre nuk do ta harroj ate dite kur Dimiter Pilika i dhuroi Arkivit te Muzeut Historik Kombetar doreshkrimin e fotokopjuar te nje vepre mbi 800 faqe te shkruar ne latinisht por dhe me shkrime ne greqishten e vjeter, bizantine, madje dhe arabe dhe hebraike te quajtur "Lashtesite ilire". Nje kopje te ketij doreshkrimi qe i takon shekullit XVIII donim t'ia conim Bibliotekes Kombetare te Prishtines. Qe vendosur te behej nje ceremoni me kete rast ne Prishtine ku do te ishte i pranishem dhe Dhimiter Pilika. Madje une u mora dhe me nxjerrje e pasaportes se tij te re per te dale jashte shtetit. Por kjo pasaporte ka mbetur ne nje nga sirtaret e tavoline time te punes ne zyren e Muzeut Historik Komebar. Donim te shkonim ne fillim te pranveres se vitit 2004 ne Prishtine por ja qe ndodhi qe dita e fundit e jetes se Pilikes qe pikerisht dita e fundit e vitit 2003.

    Portret

    Prof.Dr Dhimiter Pilika u lind ne gjirin e nje vatre atdhetare te Korces, me 30 prill 1923. Gjyshin i tij, Thimi Mitko e rendit nder rilindasit e flakte per botimin e "Bletes shqiptare" (1878).

    Pasi mbaron Liceun Francez te vendlindjes me rezultate te shkelqyera, fillon studimet prane Universitetit te Sienes (Itali), ku dallohet si absolvent i Fakultetit te Drejtesise.

    Merr pjese ne Luften Nacionalclirimtare ne drejtimin e njesiteve guerile duke siguruar medikamente per qindra demonstrues te plagosur, si dhe per batalionet partizane te qarkut, nepermjet katundit Orman- Ciflik.

    Pas Clirimit, ne 1945 zgjidhet kryeredaktor i fletores "Zeri i rinise", ne Korce. Bashkepunon ngushte me gazeten "Perpara" te Korces (1944-1945), ku shkruan kryeartikuj, ese historike dhe letrare, skica, poemen "Boroves deshmore", nje studim te gjate per komunarin Pol Verlen, te shoqeruar me shqiperimin e kryevepres poetike te ketij vigani te permasave boterore. Jep mesim ne lendet shoqerore te shkollave te mesme te Korces, Tiranes, Vlores, Gjirokastres.

    Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli "Doktor" ne histori dhe gjuhe shqipe prane Fakultetit te Filozofise, si dhe ne romanistike - helenistike tek Fakulteti i Filologjise prane po te njejtit Universitet te Prages.

    Themelon dhe drejton "Seminarin shqiptar", qender e nderuar studimesh dhe kerkimesh albanologjike prane Universitetit te Karlit ne Prage, ku ngarkohet si profesor me ligjerimin e mbare disiplinave albanistike, te cilave u njihet e drejta unikale krahas vetem bohemistikes edhe rusistikes, per doktorata me "monostudim" te vlefshme ne shkalle nderkombetare.

    Gjate nje qendrimi afro 15-vjecar ne prehrin e nje prej cerdheve universitare me te te mocme evropiane, dijetari i ri shqiptar, gjen shtegun te thithe ajken e pervojes me te vyer per kombin tone nga qindra biblioteka, institute, katedra, muze, arkiva, ekspozita, kongrese shkencore... Perpos sherbimit pedagogjik te shperblyer, armik i betuar i cdo lakmie per pasurim monetar, ai i shton pune vetes dhe udheheq me nisme vetiake, falas, nder te tjera, perpilimin edhe nxjerrjen ne drite, me ndihmen e studenteve dhe bashkepunetoreve, te 64 botimeve cekosllovake me brendi arberore. Permenden: monografi - doreshkrim, tekste akademike, fjalore, tekste per gramatiken, historine e pergjithshme dhe letersine, manuale konversacioni, antologji te kengeve tona popullore dhe partizane, kushtetuta jone shteterore, planet ekonomike (dyvjecari dhe pesevjecari i pare), albume, buletine, broshura, fletepalosje, harte dhe atlas gjeografik, perkthime te ndryshme prej mijera faqesh, vepra "Shqiperia vend shqiponjash" ne gjuhet shqip, anglisht, frengjisht, rusisht, ribotimi i "Fjalorit" te Konstandin Kristoforidhit etj... etj...

    Pervec lemit didaktik dhe botues, studiuesi yne i kushton nje mund te panderprere gjurmimit te gjithckaje qe lidhet me Shqiperine ne letersine, artin, shkencen, kulturen cekosllovake ne pergjithesi. Korrjet edhe ne kete drejtim dalin befasuese. Ai heton dhe percjell ne atdhe, pa pranuar kurrfare pagese, tridhjete arka madhore te mbushura kryesisht me "albanica" ner te cilat spikasin:

    a. Trashegimia e botuar dhe doreshkrimore prej disa mijera fletesh e albanologut te degjuar cek, Profesorit Jan Urban Jarnjik (1848 -1923), rektor i Universitetit te Prages, zoteruesi me i mprehte i shqipes se folur, ndoshta midis tere albanologeve bashkekohes. Aty perfshihet sidomos vellimi manuskript "Mjalte nga bleta shqiptare", simotra klasike e panjohur dhe e pabotuar e "Bletes" aleksandriane te Thimi Mitkos, nje epistolar ologrif albanologesh te shquar, nje leter e Bajram Currit... (Origjinalet ruhen pjeserisht ne Drejtorine e Arkivave te Shtetit, Tirane, se bashku me nje liberth te botuar ne Prage mbi kete miredashes te zjarrte cek te vendit tone... ) etj... etj...

    b. Arkivi prej mijera dokumentash, ende te painventarizuara te rilindasit sllovak, Profesorit Pavel Jozef Shafarik (1795 -1861), i fal mundesine te hulumtoje dhe te pikase midis te tjerash, 300 vula ballkanase te zbuluara nga ky historiograf i mirenjohur ne Evrope. Riprodhon ndermjet tyre, vulat e Skenderbeut, shteteroren dhe sekreten, te perdorura rreth vitit 1466, "myhyret" e Balsheve tane (rrotull viteve 1373 - 1385, vulen e Aleksandrit, zotit te Kanines dhe Vlores, (1368)... Aty has 550 faqe doreshkrim me toponime dhe shenime mbi vendbanime arberore qysh nga Lashtesia deri ne shekullin XIX, qindra punime, doreshkrim mbi Arberine dhe Gjergj Kastriotin, si dhe mbi ngjarjet tona historike te viteve 1142 - 1206, mbi shtypshkronjen e Shkodres (1630), te Voskopojes (1746).

    Shafariku shprehet qarte se qe thelluar mbi librat e humanisteve tane, Marin Barleti dhe Pjeter Bogdani. Per kete miniere te pashtershme burimesh historike te pashfrytezuara, kerkimtari shqiptar,Pilika e quan per detyre te kete vene ne dijeni, se pari, mikun e vet medievistin e famshem francez, profesorin Alain Ducellier.

    C. Dhjetera biblioteka dhe arkiva te tjera cekosllovake i japin mundesi ekspertit tone te zbuloje: qindra burime dhe botime te panjohura mbi Gjergj Kastriotin Skenderbeun, posacerisht portrete, nje leter autentike e heroit, dy vepra doreshkrime origjinale, te pabotuara, te historiografit kastriotolog , Gabriel Kolinories (1698 - 1770), nga Seneci i Sllovakise, (i cili nuk perjashtohet te kete pasur gjak arberor); gura prageze vendimtare, te anashkaluara, mbi mbrujtjen artistike te aktorit tone gjenial, Aleksander Moisiu; te dhena mbi poetin madhor cekosllovak Stanjislav Kostka Nojmann (1875 - 1947), autor i dy librave ne proze, "Elbasan" dhe "Beragozhd" (fshat afer Pogradecit), i qindra vargjesh te perzemerta mbi truallin tone, i 31 miniaturave akuarele me motive elbasanase, deshmi, fotografi te panjohura mbi korifeun e albanologeve, Profesorin Norbert Jokl (1877 - 1942), risi mbi albanologun , Profesorin Hertrig Jarnjik (1877 - 1938), te birin e Jan Urbanit, adhurues i shqiptareve gjithashtu si i ati. Shkurtimisht, mbare "albanica-t " e zbuluara ne Cekosllovaki, sikur te botoheshin, do te mbusheshin vargane raftesh biblioteke. Nje pasqyre sintetike e ketyre thesareve ceke, jane permbledhur ne aktet e botuara te Konferences se Pare te Studimeve Albanologjike, (Tirane, 1962), dhe te revista "Ylli", nentor 1962.

    Poema "Hapini rrugen paqes!..." (1951), e perkthyer ne mese dhjete gjuhe, cmohet nga nje juri interkontinentale, me ne krye, Nazim Hikmetin, Nikolas Guilenin..., e cila do t'i dhuroje Dhimiter Pilikes, ne Prage, Diplomen e Arte si Laureat i Cmimit Nderkombetar te Paqes...

    Veprimtaria e gjithanshme albanologjike e "Seminarit shqiptar" te Universitetit te Prages, nen drejtimin e shkencetarit tone, vleresohet me lavderime prej nje trajtese te botuar nga Akademia Cekosllovake e Shkencave (1954).

    Pas prishjes se marredhenieve me Cekosllovakine, albanologu yne do te transferohet nga Universiteti i Prages ne Universitetin e Tiranes, ku boton vellimet: "Doreshkrimi i Prages" vellimi i dyte; "Bletes shqiptare", "Historia e Skenderbeut" e Naim Frasherit (edicion i Akademise se Shkencave te Shqiperise).

    Ne Shqiperi shohin driten e shtypit gjithashtu studimet mbi: "Lidhjet miqesore ndermjet popujve cekosllovake e shqiptare pergjate shekujve"; 73 studime "albanica-sh, vulen shteterore te Skenderbeut (1466); prejardhjen e shqiponjes se flamurit tone; nje leter te panjohur dhe te pabotuar te Gjergj Kastriotit; gjeneralisimi shqiptar Gjergj Basta; nje dokument per Vloren, i vitit 1493, saktesimi i ditelindjes edhe ditevdekjes se Thimi Mitkos (1820 - 1890); 21 dokumenta, qe vertetojne katerciperisht pranine e shqiptareve ne trojet amtare mes shekujve II dhe XI te eres sone; vellimet "Arberore" te poetit cekosllovak S.K.Nojman; nje portret letrar te Nojmanit; nje ese per Pablo Neruden, te shoqeruar me shqiperimin e nje poezie te tij per Shqiperine; nje sprove per Jirzhi Volker, poetin cekosllovak mik te popullit tone; nje trajtese per poetin turk Nazim Hikmet, te percjelle me shqiperimin e nje poezie te tij, ndersa ky dergjej i burgosur; shqiperimin e poezise se Aragonit per Gabriel Perine; nje syth per Galileo Galilein lidhur me nje poeme "Kastriotase"; kerkesen per nje bibliograf shkencor te krejt degeve te albanologjise; nje sprove te gjate per Volterin dhe shqiptaret etj... Redakton vellimin e dyte te romanit "Para agimit" te Shefqet Musarajt, nje permbledhje poezish te Vehbi Skenderit, monografine e Pal Docit mbi Mehmet Shpendin, etj.

    Ne orvajtje te pareshtura per te gjetur "albanica" te panjohura, zbulon:

    - Nje doreshkrim te pabotuar te shekullit XIV, prej rreth 240 faqesh, me gurra historike mbi qytetet tona mesjetare.

    -Emblema trevash te Arberit, prijesish stergjyshore...

    - Monedha te shekullit V, ne kembet e nje ure te gurte prane Maliqit.

    - Monedha te shekullit XII, rreze nje ure druri afer Maliqit.

    - Nje burim historik qe shpjegon imtesisht se si nen shembullin e prishjes se Bastijes 1789 muslimane korcare, me vullnet te perbashket, rrenojne nga themelet, gur me gur, keshtjellen e hershme qytetare, simbol te shtypjes sulltanore (1826).

    - Nje aneshkrim te rilindasit Thimi Mitko, i cili hynte dhe dilte ne familjen e Mehmet Aliut te Egjiptit, ku garantohet se i pari i saj nuk rridhte nga Kavalla, por nga katundi Bubuq prane Sovjanit (Korce).

    - Nje poeme, doreshkrim e pabotuar, prej mese 1500 strofash teterrokeshe ne italishten mesjetare, mbi Gjergj Kastriotin Skenderbeun.

    - Fotokopja e plote e organit te Lidhjes se Prizrenit, "Zeri i Shqiperise" me 40 numra (1879 - 1890), e botuar shqip dhe greqisht prej memedhetarit Anastas Kullurioti (1820 - 1887), qe i dhurohet Bibliotekes se Universitetit te Tiranes (1967).

    I pergjeruar pas gjenise se popujve, mendimtari yne qemton burime prej mijera skedash mbi marredheniet miqesore midis popullit shqiptar dhe popujve ceke, sllovake, franceze, italiane, kineze...

    Perbri "albanica"-ve te mesiperme, ruan prane Muzeut Historik Kombetar edhe keto doreshkrime te pabotuara:

    Nje monografi prej qindra faqesh mbi jeten dhe vepren e flamurtarit rilindas, Thimi Mitko.

    - Nje bibliografi te folklorit shqiptar prej mijera gjurmimesh.

    - Analizen e nje pasqyre te gjinive perfaqesuese te folklorit tone, doreshkrim tjeter, i panjohur, i Thimi Mitkos.

    - Nje bibliografi te poetit kombetar Naim Frasheri.

    - Nje syth mbi shkrimtaret me prejardhje shqiptare ne letersine turke.

    - Nje trajtese mbi yllin e nje monedhe te Aiakut pellazg, pararendesit te Pirro Mollosit dhe Akilit, te trasheguar brez pas brezi, perkrah shqiponjes ne vulen shteterore te Skenderbeut, prove tjeter e zanafilles pellazge-ilire te kombit arberor.

    - Parashtesen e "albanica"-ve te tjera te ndodhura ne arkiva te jashtme: Ceki, Sllovaki, France, Itali, Greqi, Egjipt, Turqi...

    Keto vepra, te trasheguara nga 30 arkat me "albanica" te vjela ne Cekosllovaki, ngazellenin pa mase dashamiresit e shkences sone, po aq sa pikellonin xhelozine e mendjeve shterpe "me te tmerrshmen e xhelozive", sipas Shekspirit. Per nje dukuri te tille ngulmon Anatol Fransi: "Armata e panumert e te patalentuarve do te te padite se ke perdhunuar tet eme, se ke masakruar tet ate... dhe do te gjeje diten te te ngule thiken..."

    Smira vrastare e kolegeve te tij te paafte, te nxitur dhe nga interesa racistesh te huaj, e perplas historianin premtues neper balterat e Myzeqese pa kurrfare faji per dhjetera vjet, me qellim asgjesimin. Por ai, i palodhur, nuk dorezohet kurrsesi, edhe pse i denuar perdhunisht, pa familje, pa banese, pa biblioteken dhe arkivin e tij te ngjeshur me margaritare te rrezikshem per veglat antishqiptare mes nesh...

    Ai lektis pas popullit mahnites myzeqar dhe nga nga kjo dashuri e prushte lindin arritje madheshtore. Me ndihmen e nxenesve mbledh 22000 kenge popullore, mijera toponime dhe gojedhena, ngre dhe ploteson me eksponate te zhbiruara ne livdhet ane e perqark, Muzeun Historik te Divjakes, Muzeun e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare per krahinen e Lushnjes, projekton muzeun e Kongresit Kombetar te Arsimit (Lushnje 1920), cel kurse te anglishtes dhe frengjishtes per te rriturit, zbulon 7 punishte te sterhershme qeramike ne rrethinat e Divjakes me emra pronaresh pellazge, ilire, nekropolet parailire te Bishtcukesit edhe Germenjcokut, nje mozaik midis ketyre, deshmine e pakundershtueshme anzhuine se keshtjella e Bashtoves eshte ndertuar nga muzgu i shekullit XIII dhe aspak me vone, mauzoleun dhe kalane e Muzaqeve ne Moglice, tuma dhe dhe nje mur pellazg pa llac, Nusen e Kulanit, nje terrakote me kryet e hyjneshes pellazge Dhemetra, monedha te stermocme dhe mesjetare, amfora,vazo parailire, bazorelievin e nje menade pellazge, njohuri te shkruara arkivore per Matranget, prijes mesjetare etj., etj. Gjithcka kryhet ne menyre shembullore pa perfitime financiare, jashte cdo detyrimi per nje arsimtar tetevjecareje.

    Pas ropatjesh raskapitese dhe traumatizuese gjate tri motesh pa marre as dhe nje dite leje vjetore, ai semuret rende me kercenim per jeten. Cfilitesit nuk ngopen me kaq. Pasi e rrasin ne shtrat per vdekje shkaktari ballor shpall nga maja e kolltukut, se kush rri kot, te burgoset si parazit....! Lasgushi e damkos boterisht kete krim bishar me vargjet:

    "Bretkosat e mocalit
    se c ?vrane drene e malit...!"

    Edhe pse i semure rende ai lihet vijimisht pa mjete jetese pa pension, por nuk e leshon veten, sado i gjymtuar keq. Ne kushte mjerane nuk e ndan penen nga dora.

    ***

    Pa shkelur ende ne te dymbedhjetat, camarroku korcar pat lexuar dy vellimet e juristit cam, Kostandin Karapano, bashkeshkollor i Ismail Qemalit, mbi zbulimin e Dodones, kryeselise se pellazgeve hyjnore, botuar me 1875, sipas keshillave te Plakut Vlonjat. Nga rinia deri ne pleqeri te thyer, atdhedashesi yne nuk e gelltiti dot genjeshtren e perhapur me mjeshteri, "kinse paska kryeqytet te pellazgeve ne Ballkan te rene prej qiellit, pa banore, te cilesuar "qenie perrallash", pa palce historike!". Gjate dhjetevjecaresh levruesi kembengules perpihet prej kesaj te vertete te prekshme dhe perfundon me disa ekzemplare monografine gati per botim, mbi prejardhjen pellazgo-ilire te popullit tone, me te lashten duke u mbeshtetur mbi mese 5000 dokumenta rrenjese dhe te huaja.

    Merr ftese per te mbajtur ne "Palais du Luxembourg", Paris, nje referat gjate Kongresit "Hapesire adriatike", ku ishin ftuar 600 erudite nga 5 kontinente. Dokumenton me deshmi specialistesh te huaj dhe shqiptare se, populli yne eshte me i vjetri ne Evrope. Teza e botuar ngjalli jehone ne rrethet akademike (1994).

    Ne Seminarin Nderkombetar te Shkodres, ne 1995, Pilika paraqet punimin "A eshte Shkoderlokja parailire, pellazge?...", qe pritet me interes te vecante.

    Me 16 intervista ne Radio Tirana demonstron se flamuri shqiptar eshte me plaku nder shoket evropiane (1995).

    Gjate Kuvendit te Durresit, per Aleksander Moisiun, ne 1995, me anen e 300 kumtimeve arkivore, faktoi se: "aktori me i madh ne bote" sikunder eshte mbiemeruar, mberriti me djersen e tij tek teatri i Prages, nga figurant, ne kryeaktor si krijese e vetvetes dhe aspak si e regjisorit Maks Lainhart, sic eshte thene.

    I jep shtypit parathenien dygjuheshe ne fjalorin shqip-frengjisht te profesorit te vet, Vedat Kokona (1998).

    Ne sesionin perkujtimor, ne Universitetin e Tiranes, me rastin e 200-vjetorit te lindjes se Balzakut, Pilika paraqiti te dhena te hollesishme per mjeshtrin francez, i cili me 1828, kish bere nje permbledhje kengesh popullore shqiptare prej rreth 300 faqesh te perkthyera frengjisht (1999).

    Me 14 maj 1999 boton nje kushtim te rralle ne mbrojtje te vellezerve shqiptare te Kosoves.

    Grishet zyrtarisht ne Prage nga profesore cekosllovake, per hulumtime akademike dhe sjell se andejmi shume "albanica" te reja (2000).

    Kumtesen "Perse ishte Lasgushi adhurues i flakte i Kosoves" dhe nje leter tetefaqeshe te poetit ia ben te njohur seminarit nderkombetar te Prishtines (2001).

    Nderohet nga qeveria e Republikes Franceze me ftese zyrtare njemujore per kerkime shkencore ne Paris. Pervec qindra dokumenteve te zbuluara per lidhjet midis popujve franceze e shqiptare, ai sjell ne Tirane riprodhimin e nje vepre unikale per historine e Shqiperise. Fale ndihmeses fisnike te profesorit Dominique Briquel, i cili vuri ne perdorim aparaturat e sofistikuara me rreze lazer, duke i sjelle kombit shqiptar nje kopje te traktatit historik, gjeografik, enciklopedik, te zbuluar ne nje arkiv mesjetar italian nga iluministi yne, Dhimite Pilika. Doreshkrimi prej 1040 faqesh format madhor ne latinisht, i eshte dhuruar arkivit te Muzeut Historik Kombetar.

    Dhimite Pilika, si personalitet i shqur i kultures shqiptare, eshte ftuar per te marre pjese dhe per te mbajtur ligjerata ne disa kongrese shkencore nderkombetare ne College de France, Paris etj.

    Poligloti yne perdorte dhe shfrytezonte dhjete gjuhe te huaja.

    Botuar ne Koha Jone
    kur te mbarosh se lexuari keto hidhi nje sy ketij shkrimit ketu me poshte se te jep nje pergjigje per ato enciklopedite qe ke lexuar ti e qe thone MUND te jene pasardhes te ilireve

    lexoje lexoje...
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...66&postcount=1

    ....e mos te sjellim ketu materiale qe ka plot ne qarkullim per njehsueshmerine tone me vazhdimesi ilire...se nuk ia vlen te bejme kete loje te ulet serbo-greke

    ps se harrova te citoj dicka nga shkrimi i Ilirit:

    ILIR MATI: Ata interpretojnë si të duan, në botime gjithfarëshe, fakte historike të ardhura nga lashtësia, me gjuhën dhe kulturën e shqiptarëve. Një prej shkrimtarëve të kësaj kategorie është edhe autori i këtyre rradhëve me librin e vet «Një shqiptar në botën e etruskëve». Ashtu si i tillë ishte dhe janë Spiro Konda, Dhimitër Pilika, Nermin Vlora, Aristidh Koka, Zhei, Niko Stillo dhe së fundi kësaj rradhe iu shtua edhe Matieu Aref.
    Ky person besoj se eshte i pergatitur, po a eshte ai nje Pilike apo nje Konda?
    Pyet ndonje qe e njeh ose na e thuaj ti se une nuk e kam degjuar pellazgologun Mati (ilirin jo Arefin)
    Meqe jemi me Arefi, te gjithe jane kapur si i mbyturi pas leshit te kokes, me shpjegimin qe ai u ben emertimit te Pellazgeve me shpelle...Po sa faqe ka libri apo vetem ky paragraf mjafton te hedhe poshte gjithe permbledhjen e citimet e autoreve te antikitetit ne lidhje me etnicitetin e ballkanit dhe shperndarjen e fiseve pellazge ne te? Po per kete pse nuk bejne komente? Po per Majanin etj pse nuk bejne komente....apo thjesht bej ca tym qe te dukesh edhe ti sikur je zjarr?

    hajt me te mira bruku qe nuk e di se eshte Ilir
    Ndryshuar për herë të fundit nga BARAT : 12-10-2007 më 18:51 Arsyeja: korigjim

Tema të Ngjashme

  1. Në gjurmë të gërmave dhe shkrimit Pellazgo-Yllir #2
    Nga alfeko sukaraku në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 477
    Postimi i Fundit: 14-07-2010, 03:58
  2. Sola Scriptura
    Nga berat96 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-08-2009, 11:48
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Makina e shkrimit
    Nga elvisi80 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2002, 03:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •