Close
Faqja 104 prej 255 FillimFillim ... 45494102103104105106114154204 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,031 deri 1,040 prej 2545
  1. #1031
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Etimologji

    --------------------------------------------------------------------------------

    Po rendis disa fjale qe kane mbrapashtesen IELL
    DIELL
    QIELL
    MIELL
    MBIELL
    SIELL
    PIELL
    Pra te gjitha kane Iell qe per mendimin tim ka te bejne driten e yllit
    __________________
    pro

    Pershendetje ajzberg kopjova kete postimin tuaj ne nje tem e besoj se ka rendesi te madhe postimi juaj sepse i gjithe kuptimi i ketyre emrave ka te bej me driten bardhesin .
    Ka edhe tjere emra qe jane te formuar ne kete form,por eshte interesante emri Siell
    nese e shiqojm me hollsisht se pse renditet me keta emra besoj se ky emer ka rrenjet te nje gjuhe te lasht indiane suell qe me kete emer emertohet Ylli mendoni pakez te tema e dodones si quheshin banoret e dodones ishin sellojt selost apo fisi shales-shalianve qe nje antare thot shala grihen-luftojn per yje apo ashtu dicka.
    Ja pra pse fisi shale renditet nder fiset e apostrofuara te Dodones ,ky postim imi ndoshta ska fort lidhje me germat por ka lidhje me emrat me te lasht te Pellazgve .
    PERSHENDETJE

  2. #1032
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    straboni na fletë për një vëndë të shumë banuar në kohët e lashta (për shqipërin),në kohën e tij ç do gjë është shkatërruar.Shkenca shqiptare-e turpëshme- nuk e mori mundimin të studjonte shkakun e shkaterrimit të këtij qytetrimi---por Pilika nxjerrë nga varri Plutarkun edhe na kujton çu bë pasuria edhe zhvillimi i zonës sonë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #1033
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    njohsit e temes duhet ta dine patjeter se në kohët e ëashta nuk kishim kalendar të njohur kohorë.Vitet percaktoheshin me mënyra të ndryeshme ...me thëniet "kaq vera ...nga filan ngjarje".Ajo që dua të theksoj është fakti që arkeologjia shqiptare nuk ka mundur kurrë të ketë një mendim të sajin përreth kohgjarjeve të lashta,këto përcaktime janë imponuar në shumicën e rasteve nga arkeolog të huaj.Si ç treguam më lartë me anë të Pilikës ,edhe apollonia edhe bylisi ishin ndertuar që nga mijvjeçari i dytë para erës sonë-sipas antikitetit.
    Ja ç na thotë Pilika për kalendarin kohorë në lashtësi-në lidhje me ç ka thash më lartë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #1034
    Ne shkëmb e gdhendim historinë


    Me prof. Muzafer Korkutin, pos miqësisë së hershme më lidhin edhe diskutimet mbi artin prehistorik, një lami e bukur kjo, grishëse, por tejet e vështirë, si përrallë a labirint minotauri, ku të vërtetat e qëmotshme s‘dalin ballazi, por mbuluar nën qyrkun (a vellon) e mistikës, rrethuar nga gjithfarë nebulozash semantike, me kode të fshehtë e shenja që vijnë prej realitetesh të vdekura e migrojnë drejt vetëdijes sonë, që humbasin diku nëpër muguj, dhjetëra e mijëra vjet më parë, kur njeriu flinte në bashkësi primitive shpellave, aty këndonte e aty kërcente, aty edhe gërvishte gurin e pikturonte njerëz, kafshë, perëndi, nën hipnozat dhe dëlirët e ritualeve magjike, në zanafillë të religjioneve dhe ekstazave psikopatologjike, në zgrip të ideve dhe mendimit, në përlindjen e spikamave të filozofisë. Këto që thashë janë gjithë po pjesë e librit "Arti shkëmbor në Shqipëri", doemos.

    Në fakt, libri në shqip dhe në anglisht, jo se më habiti e më la pa mend, për sa i takon informacionit që sillte. Ata katër gjahtarë me qentë e tyre dhe dreri që vrapon, e quajtur ndryshe "Piktura e Trenit", është kaq shumë e njohur për mua dhe të tjerët, qysh nga bankat e shkollës. Por këtë "epos" ekzistencial të parashqiptarëve, të hedhur në një rrafsh shkëmbor, vertikalisht, nga duart e të parit piktor të periudhës së neolitit këtu e 3600 vjet më parë, aty, në shkëmbin e Spilesë, buzë gjirit të ngushtë që formon liqenin e Prespës së Vogël, e ka zbuluar dhe interpretuar i pari bash Muzaferi. Dhe argumentet e tij shkencore, qasjet me simotrat e kësaj pikture neolitike filluar nga Lipci në Malin e Zi, Valcamonica (Brescia) në Itali, pikturat prehistorike të Comunes (Itali) e gjer tek ato në Gortalovo, Qarku i Plevenit (Bullgari), sjellin në dijen tonë pohimin tashmë të pakundërshtueshëm dhe të pakapërcyeshëm se "Piktura e Trenit" është e vetmja dhe më e hershmja e kësaj tipologjie në Ballkan, prandaj edhe një tempull sublim i parahistorisë së shqiptarëve, ngulur në këto vise dhjetëra mijëra vjet më parë, atëbotë kur njerëzimi porsa bulbonte si vetëdije e sublimuar në kontinentin plak. Me kujdes, ballafaqime faktesh, stilemash, paradigmash, si dhe një logjikë shkencore që s‘lë diskutim studiuesi hedh poshtë edhe ndonjë tezë të përndarë tej e tëhu në ajrinë e spekulimeve shkencore mbi kinse datimin e saj në periudhën e mesjetës, mbase (mos qoftë kështu!) për ta rrëzuar këtë katedrale lavdie të kulturës së hershme të shqiptarëve, këtë kështjellë të ngulmimeve të tyre në trojet ku Zoti i pat hedhur në fillesë... Polemika, paçka se brenda një takti dhe etike që respekton tjetrin shtrihet edhe në riinterpretimin e pikturës shkëmbore të Rubikut, duke e korrigjuar përfundimin e dikurshëm të akademikut Dhimitër Shuteriqit se ajo ishte një paraqitje simbolike e luftës fetare midis Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës. Faktologjia e fundme (2006-2007) dhe qasja e saj me pikturat murore të Bovillës në afërsi të Tiranës dhe të Vlashnjës në afërsi të Prizrenit, e çojnë studiuesin pashmangshmërisht drejt epokave të moçme. Arti prehistorik i bërë në formën e shkrimeve piktografike, veç hershmërisë së ngulmimeve preilire dhe ilire, sjell shansin e kuptimit të filozofisë së jetës së atëhershme të stërgjyshërve tanë, filozofi që shfaqet falë mitologjisë, besimeve dhe sugjestionit ezoterik, riteve magjike, religjioneve politeiste pagane, apo kodeve të komunikimit për mbrothësi në jetë, begati e bollëk, posaçërisht në gjueti. Figurat antropomorfe që sundojnë në këto piktura shkëmbore, tok me ato zoomorfe, pleksen çuditërisht me simbole të cilat të dyzojnë, ndaj dhe nguron të vraposh drejt e në përshpjegime kategorike, të "padiskutueshme", rreth vërtetësisë dhe autenticitetit të tyre. Gjithsesi, vizatimi i kafshëve (drerit për shembull) ishte, veç të tjerave, një lloj magjie homeopatike me anë të së cilës njerëzit e asaj kohe realizonin saora ndikimin mbi vetë gjuhën dhe komunikimin. Më tutje, kjo lidhet me ritet dhe ritualet. S‘duhet anashkaluar procesi i krijimit të kulteve, na thotë autori, posaçërisht ai i Diellit si jetëdhënës. Linjat e kursyera të pikturave shkëmbore, sidomos pikat mes tyre, merren sipas Korkutit edhe si shenja të këtij "Dielli", pra si burim jete dhe energjie, si fuqi nuzmatike, më tutje si shenja të dallimit gjinor, të riprodhimit seksual etj. Ky polisemantizëm e detyron mendjen e studiuesit të bëjë ekskursione të shpejta sa në histori, sa në filozofi, sa në teologji, veç duke mbetur, më në fund, besnik i arkeologjisë ku ka edhe shpirtin, sikundër marrjes parasysh të hipotezave (pandehmave) që vijnë nga integralet e hequra prej studiuesve të tjerë bashkëkohës të fushës (në botë), të cilëve ai u është referuar. Kështu ka bërë, bie fjala, për afritë që hasen midis pikturës shkëmbore neolitike të Lepenicës (18 figurave antropomorfe dhe 8 figurave të çrregullta gjeometrike) dhe asaj të "Slijebit" afër Vishegradit në Bosnjë apo figurës antropomorfe të "Verdi Rock" (Valcamonica).

    Nga shtatë vizatimet shkëmbore që Korkuti sjell në librin e vet, ato të Trenit dhe të Lipcit janë dëshmi e popullsisë autoktone ilire, ndërsa pesë të tjerat (Bovilla, Rubiku, Vlashnja, Reçi e Xibri), sipas tij, mbeten një problem i pazgjidhur ende për sa i përket përcaktimit të bartësve të tyre, si dhe një datimi më të qartë. Rrjedhimisht, para studimeve tona ka një truall ku duhet ngulmuar, hulumtuar më tej dhe deduktuar. Me gjasë na duhet të përkëdhelemi nga pohimi i Korkutit se ato janë "vepër e popullsisë paleoilire, protoilire ose e një substrati etnokulturor më të hershëm, të po atij territori, kur në epokën historike jetonin ilirët e jugut".

    T‘i japësh "gjuhë" ndoca pikturave gurore që heshtin me kryeneçësi në zgafellet dhe shpellat e Shqipërisë, të sjellësh sosh një kumt mbijetese e vazhdimësie për trojet e të parëve tanë, pse jo edhe një flakëz krenarie se qenkemi po ajo rrjedhë prej po atij populli të lashtë, ilirëve e protoilirëve, vijmë prej një kohe ku mugujt e epokave na dëftojnë epërsi e na japin më shumë kuptim - kjo është vërtet diçka e bukur dhe e lavdërueshme. Ca më fort e bukur dhe e lavdërueshme është kur kemi parasysh se libri i drejtohet edhe auditorit të huaj shkencor. Bash një të tillë punë (jo thjesht njohëse) shkencat tona albanologjike duhet ta bëjnë edhe më me pasion, dije, ngulm e cilësi shkencore nesër. Autori, miku im i nderuar, ka shkuar mes një kalvari mbi 40 vjeçar përsiatjesh, meditimesh dhe shqyrtimesh shkencore dhe na ka sjellë, me një gjuhë të thjeshtë dhe në mënyrë lakonike, konkluzionet e një pune që mosha dhe eksperienca i bëka ca më të praruara. Profesori i njohur i arkeologjisë shqiptare, Muzafer Korkuti, është një emër që duket se s‘dëshiron t‘ua lëshojë të tjerëve frerin e kalit të azdisur që ia paska hipur herit; kalë që s‘quhet me tamam "Pegaso", por që është, megjithatë, një sivëlla i tij dhe që ne e thërrisnim thjesht: Arti prehistorik shqiptar.


    Gazeta shqip
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #1035
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    T‘i japësh "gjuhë" ndoca pikturave gurore që heshtin me kryeneçësi në zgafellet dhe shpellat e Shqipërisë, të sjellësh sosh një kumt mbijetese e vazhdimësie për trojet e të parëve tanë, pse jo edhe një flakëz krenarie se qenkemi po ajo rrjedhë prej po atij populli të lashtë, ilirëve e protoilirëve, vijmë prej një kohe ku mugujt e epokave na dëftojnë epërsi e na japin më shumë kuptim - kjo është vërtet diçka e bukur dhe e lavdërueshme. Ca më fort e bukur dhe e lavdërueshme është kur kemi parasysh se libri i drejtohet edhe auditorit të huaj shkencor. Bash një të tillë punë (jo thjesht njohëse) shkencat tona albanologjike duhet ta bëjnë edhe më me pasion, dije, ngulm e cilësi shkencore nesër. Autori, miku im i nderuar, ka shkuar mes një kalvari mbi 40 vjeçar përsiatjesh, meditimesh dhe shqyrtimesh shkencore dhe na ka sjellë, me një gjuhë të thjeshtë dhe në mënyrë lakonike, konkluzionet e një pune që mosha dhe eksperienca i bëka ca më të praruara. Profesori i njohur i arkeologjisë shqiptare, Muzafer Korkuti, është një emër që duket se s‘dëshiron t‘ua lëshojë të tjerëve frerin e kalit të azdisur që ia paska hipur herit; kalë që s‘quhet me tamam "Pegaso", por që është, megjithatë, një sivëlla i tij dhe që ne e thërrisnim thjesht: Arti prehistorik shqiptar.

    Me ne fund Korkuti u zgjua....
    Hajde furca hajde....


    Citim Postuar më parë nga Shpend Bengu Lexo Postimin
    Prof .Dr. Myzafer Korkuti (sot drejtor i Muzeut Arkeogjik në Tiranë), është një ndër autorët e tekstit Hisoria e Popullit Shqiptar (për vitin e katërt të shkollës së mesme të përgjithshme). Ai është pikërisht autori i Kreut I, që është Historia e Lashtë, Rendi i bashkësisë primitive. Për mua është shumë i çuditshëm fakti që personi i cili ka meritën për zbulimin e Shpellës së Lepenicës, në këtë tekst, nuk e përmend fare ekzistencën e saj.

    Dihet që fotot, gati prej 30 vjetësh, qëndrojnë në këtë Muze (ashtu si dhe shumë thesare të tjera), por asnjë foto origjinale e bërë prej tij nuk figuron në tekstin shkollor.)
    Shkaterrimi i shpelles se Lepenices

  6. #1036
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Dicka nga puna e atyre qe nuk ishin "korkuter" ne jeten e tyre.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #1037
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    vijim...................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #1038
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Pheidippides, mbajtesi i mesazhit """"Greek""", i famshmi Maratonomak para se te leshonte frymen e fundit tha . "Νενικήκαμεν" (Nenikékamen, 'We have won').

    NENIQEKAMEN= NE+NIQE+KAMEN=NE+NDOQEM+ KAMI(kemi)=ne i kemi ndjekur(armiqte)=ne fituam
    Po sikur ta provojme pak foljen νικώ (= fitoj, ç'është më interesantja, folja fitoj e shqipes është huazim nga latinisthtja) ta zgjedhojmë në """greqishte""" ne që vajtëm në shkolla """greke""", mos ka gjë """zgjidhje"""?


    Cilat janë kohët e foljes?

    ενεστώς ----> νικώ
    παρατατικός ----> ενίκων
    μέλλοντας ----> νικήσω
    αόριστος ----> ενίκησα
    παρακείμενος ----> νενίκηκα
    υπερσυντέλικος ----> ενενικήκειν

    A thua? Me të vërtetë është """greqishte"""?

    Ja të shikojmë tash si bën folja në vetët e kohës parakeimenos

    Njëjës

    νενίκηκα
    νενίκηκας
    νενίκηκα

    Shumës

    νενικήκαμεν (a të kujton diçka kjo dias10? provoje dhe ti në atë program që ke)
    νενικήκατε
    νενικήκασιν


    dias10, edhe sikur katër klasë të kishe o derzi, broçkulla si ato që shkruan më sipër nuk do guxoje të shkruaje.

    Pse mer lal bën gjëra të tilla? Të duken forumistat për budallenj?


    PS, Justiniani, di ç'farë brohoriti kur u ndërtua Shën Sofia në Konstandinopol? (detyrë shtëpie kjo)
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  9. #1039
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    vijim...................
    Shume interesant ! Me shume me pelqeu "anda=ndë" te cilen e kisha ndeshur ne shkrimet mesape ,por nuk e kuptoja.

    Sa per "bato" mendoj se vjen nga "bëj" .pra "bato=krijuesi", sepse "bato" ishte nje perendi mesapo-pellazge.Ashtu si "theoto-bato".

  10. #1040
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Bizantin Lexo Postimin
    Po sikur ta provojme pak foljen νικώ (= fitoj, ç'është më interesantja, folja fitoj e shqipes është huazim nga latinisthtja) ta zgjedhojmë në """greqishte""" ne që vajtëm në shkolla """greke""", mos ka gjë """zgjidhje"""?
    Cilat janë kohët e foljes?

    ενεστώς ----> νικώ
    .....
    A thua? Me të vërtetë është """greqishte"""?

    Ja të shikojmë tash si bën folja në vetët e kohës parakeimenos

    Njëjës
    ...
    Shumës

    νενικήκαμεν (a të kujton diçka kjo dias10? provoje dhe ti në atë program që ke)

    dias10, edhe sikur katër klasë të kishe o derzi, broçkulla si ato që shkruan më sipër nuk do guxoje të shkruaje.

    Pse mer lal bën gjëra të tilla? Të duken forumistat për budallenj?

    PS, Justiniani, di ç'farë brohoriti kur u ndërtua Shën Sofia në Konstandinopol? (detyrë shtëpie kjo)
    Epo keshtu eshte kur ke pese klase shkolle dhe mban veten me universitet. Po filloj nga fundi:
    Justiniani nuk brohoriti asgje, sepse kishin kaluar 5 vjet qe nga revolta e Nikas e cila filloi nga brohoritjet "Fitore" mes Kuq e Bardheve dhe Blu-Gjelberve. Sic duhet t'ja u kishin mesuar ciceroneve, revolta perfundoi me djegjen e kishes se Perendeshes (ose "Agia Sofia" e pare). Justiniani pagoi te rinderohej kisha e Zonjes me shtylla qe u moren nga tempulli i Dianes (Efes). Po pertoj te folloj tani me simboliken e katrorit, katres dhe peses.

    Kur u inagurua pervec recitimit te pasurive (pjesa e fundit) Justiniani tha:"Lavderuar Qofte Zoti, ta kalova Salomon!" Sigurisht qe ai nuk mendonte qe kishte Fituar mbi Zotin dhe as Zoti mbi ate.

    Na ke sqaruar shume ""shkoqur"" qe fjala "Fitore" na vjen nga latinishtja. Na bej nder tani dhe na gjej eimologjine latinisht te VIC dhe le ta vulosim kete mesele. Per me shume kjo do na mesoje edhe se si fjala greqisht per Fituam rrjedh nga ajo latinisht.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Tema të Ngjashme

  1. Në gjurmë të gërmave dhe shkrimit Pellazgo-Yllir #2
    Nga alfeko sukaraku në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 477
    Postimi i Fundit: 14-07-2010, 03:58
  2. Sola Scriptura
    Nga berat96 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-08-2009, 11:48
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Makina e shkrimit
    Nga elvisi80 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2002, 03:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •