Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 73
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Janullatosit nuk i jepet nenshtetesia shqiptare

    Kryepeshkopit te Kishes Ortodokse i mohohet nenshtetesia shqiptare. Qe prej vitit 2003, Anastasis Janullatos ka aplikuar per te marre nenshtetesine shqiptare, sipas statutit te Kishes, por kjo i eshte refuzuar nga qeveria. Ky fakt behet i ditur nga Raporti Nderkombetar mbi Lirine e Fese, i botuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku perfshihet edhe Shqiperia, qe i referohet te dhenave per vitin 2006. “Statuti i vitit 1954, i Kishes Ortodokse, deklaron qe kryepeshkopi i saj duhet te kete nenshtetesi shqiptare, megjithate, kryepeshkopi ishte nje nenshtetas grek, qe kerkonte nenshtetesi shqiptare. Gjate periudhes se mbuluar nga ky raport, qeveria nuk ndermori hapa ne lidhje me kerkesen e tij per nenshtetesi, paraqitur ne vitin 2003”, thuhet ne kete raport. Nderkohe qe ne disa kapituj trajtohet edhe problemi i kthimit e kompensimit te pronave te komuniteteve fetare. “Ambasada amerikane dhe qeveria e SHBA-ve ka nxitur qeverine qe te zgjidh problemin e pronave”, thuhet me tej.

    Diten e djeshme, DASH, ka publikuar raportin vjetor per lirine fetare ne te gjitha vendet e botes. Ne pjesen ku flitet per Shqiperine, viheshin re kapitujt per pronat dhe respektimi e ushtrimi i te drejtes se besimit. Rasti me flagrant eshte refuzimi i nenshtetesise se kryepeshkopit Anastas Janullatos, kreut te Kishes Ortodokse shqiptare. Sipas raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, kerkesa eshte bere qe prej vitit 2003, duke respektuar statutin e kishes, se kryepeshkopi duhet te kete patjeter nenshtetesine e vendit ku drejton. Por, Janullatos ka nenshtetesi greke dhe ne kete menyre ka kerkuar nderrimin e saj, per te marre ate shqiptare. “Qeveria shqiptare nuk ka bere asgje per t’i dhene nenshtetesine kreut te Kishes Ortodokse”, thuhet ne kete raport.

    Nje prej kapitujve eshte edhe ai per pronat e komuniteteve fetare, te cilat, sipas ligjeve duhet te kompensohen, ose t’u kthehen. Si raste flagrante permendet moskthimi i trojeve te Kishes Ortodokse dhe Komunitetit Mysliman. Madje, ky i fundit ka fituar pronen e tij ne qender te Tiranes, por nuk i jepet leja per ndertim nga bashkia dhe ka hyre ne nje konflikt disavjecar. “Ambasada e SHBA vazhdoi te nxiste qeverine qe te trajtonte pretendimet e komuniteteve fetare per pronat dhe kthimin e ndertesave, tokave dhe pronave te tjera grupeve fetare, qe i humben ato gjate regjimit komunist”, thuhet me tej ne raportin per vitin 2006. Sipas ligjit te kthimit dhe kompensimit te pronave te tilla, komunitetet fetare kane te njejtat te drejta si dhe individet private ne ceshtjet e kthimit dhe kompensimit te pronave, por komunitetet fetare vene ne pikepyetje kufizimin e sasise se kthyer te tokes deri ne 150 akra. Por eshte vene re se qeveria nuk ka krijuar nje fond te vecante per zgjidhjen e ceshtjes se pronave fetare.

    Problemet

    Refuzimi i nenshtetesise kryepeshkopit Janullatos

    Moskthimi e kompensimi i pronave te komuniteteve fetare

    Mungesa e nje ligji per fete ne Shqiperi

    Refuzimi i lejeve te ndertimit te objekteve te kulteve

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Edhe te jete nenshtetas shqiptar na duhet...Nenshtetesia shqiptare ti jepet vetem kujt provon se ne 1912 para pavaresise, stergjyshi ka qene banor i nje prej 4 vilajeteve shqiptare....Te huajt te shohin punen e vet....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pa dashur te komentoj dhenien a mosdhenien e nenshtetesise Janullatosit, dua te sqaroj mikun me lart qe nenshtetesia nuk ka te beje kursesi me origjinen shqiptare te personit qe e kerkon ate. Nese ploteson kerkesat e duhura te koheqendrimit ne nje vend, ke te drejten e kerkimit te nenshtetesise per te vepruar ne perputhje me ligjet dhe kerkesat e Kushtetutes se atij vendi. Tjeter gje eshte origjina, kombesia, e cila kursesi s'mund te ndrohet edhe po qe se lajthit mendja e ndonjerit per kete ndrim. Te respektoj Hyj-Njeriu, por m'u desh kjo nderhyrje thjesht per sqarim dhe jo kundervenie. Respekt mondioshall

  4. #4
    Ne fakt ai miku perpara teje ka te drejte sipas mendimit tim. Kur flitet per Janullatosin behet fjale jo per nje person te thjeshte dhe implikimet jane shume here me te medha dhe serioze sesa dhenia e nenshtetesise nje qytetari te thjeshte te huaj. Kisha Ortodokse Shqiptare duhet te kete ne krye te saj nje shqiptar. Dhe te tille nuk te ben nenshtetesia. Vendim i drejte i qeverise. Nese nje dite duam qe kjo kishe te jete teresisht shqiptare, te flasi shqip dhe t'i perkasi vetem shqiptareve atehere Janullatosi ska asnje arsye pse te jete nenshtetas shqiptar.

  5. #5
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Une do te plotsoja se kur flitet per shtetesine Shqiptare duhet te jete ashtu sic thote Hyj-njeriu me Vilajetet. Une nuk e dij se si eshte e detajuar plotesisht mbase s'me ka interesuar ende te keme nje shtetesi Shqiptare por, s'do te thote qe nuk do ta bej ne te ardhmen. Une nuk do te pranoja si shqiptar te jeme ne kolonen e njejte te pritjes me Janullatos dhe te huajt . Besoj se kete duhet ta rregullojne nese s'e kane bere deri me tani.Eshte tjeter trajtimi i te gjithe qytetareve njesoj dhe eshte tjeter pune shtetesia.Shtetesia per te huajt duhet te kete norma te avansuara si qe eshte e rregulluar ne boten perendimore.
    Te huajt jane te huaj dhe mysafiret jane mysafir por, ne Shqiperi shqiptaret duhet te jene VIP...dhe per mendimin tim ketu duhet te kete nje dallim.
    Mysafiret qe kane mision asimilimin, agresionin, mosrespektimin e ligjeve dhe gjuhes se shtetit ku jetojne shteti duhet te jete shume i qarte se si priten mysafir te tille.Ketu ende shteti Shqiptar calon, s'eshte turp por nder dhe krenari kombetare qe njerez te tille veshur nen petkun e ortodoksizmit te deportohen nga kane ardhur.
    Vete kerkesa per shtetesi Shqiptare e ketij klerikut ortodoks nuk eshte pse ai u dogj per nje pasaport me shqiponje por, per nje arsye te vetme qe neser te kete mbulese se eshte shtetas dhe mund te bej c'te doje ne shtetin e vet.(edhe nje deshmi se Janullatos s'eshte edhe aq injorant, ai e di misionin e vet..dhe pret parajsen duke perhapur helenizmin ne emer te Zotit .)Sa per prove le te shkoje nje klerik ortodoks shqiptar atje ne Greqi dhe le te mbaje nje meshe shqip dhe njekohesisht le te beje nje lutje per shtetesi greke..nese mbetet i gjalle.
    Te deportohet Janullatos dhe te gjithe kleriket e huaj te cdo konfesioni.. ..
    Shqiptaret nuk duhet te kethehen tek Rruget e Shkronjave dhe tek Zgjimi...qe mos te vendnumrojme ne ne kete qark te mbyllur perjetesisht...Le te shkoj Janullatosi te perhapi ortodoksismin ne Afrike ose edhe me larg , do te gezonte edhe me shume Zotin..atje ka edhe me shume nevoje,Shqiperia e vogel nuk ka edhe aq shume nevoje per "ndihme", dhe per shtetas te huaj( kjo paradoksale ne shtetin me te varfer ne Europe kerkon shtetesi nje grek- e vetmja arsye te mbetet ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare qe mund te kete mbulese ligjore, qe te rekrutoj edhe pasardhesin dhe te vazhdoje misionin e Zotit-Grek)...
    Nese Zoti nuk i merr vesht shqiptaret kur i drejtohen dhe i luten shqip, s'ka cu duhet Zoti shqiptarve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 15-09-2007 mė 13:43

  6. #6
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Kisha Ortodoxe Autoqefale Shqiptare nuk egziston ende, ajo qe egziston quhet Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqiperise. Nuk eshte e njejta gje.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    Kisha Ortodoxe Autoqefale Shqiptare nuk egziston ende, ajo qe egziston quhet Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqiperise. Nuk eshte e njejta gje.

    Dmth po iu dha nenshtetesia shqiptare Janullatosit, do kemi KISHE ORTODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE. Bohet greku shqiptar dhe zhduket ndikimi grek?!

    Ose ka degju ky qe do vije ndonje ligj qe do kerkoje ne krye te cdo komuniteti fetar ne Shqiperi te qendroje nje SHQIPETAR!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vendosja e Janullatosit eshte justifikuar me mungesen e kushteve qe duhej te plotesonte nje shqiptar per kete vend ne Kishen shqiptare. Kjo shpjegohej me mosekzistencen e fese ne Shqiperi, per rrjedhoje dhe te vete personave te pergatitur per nje detyre kaq te larte e me pergjegjesi. Pa dashur te cenoj rregullat e Kishes ne zgjedhjen e te madhit te saj, qe me sa duket nga shembujt ne kishat e tjera fqinje mbetet ne fron deri ne fund te jetes(me perjashtime te justifikuara shendetesore), kam te drejte te shtroj pyetjen, nese ne kete periudhe mbi 15 vjecare te ekzistences se fese ne Shqiperi, a ka dale nje person shqiptar vertet i studjuar dhe perkushtuar per te zene kete vend te nderuar e respektuar? Nese, Po, ekziston vertet privimi i tij per te qene ne vend te Janullatosit, apo dicka e vecante dhe specifike per Shqiperine, duhet marre parasysh per t'u bere ky zevendesim? Perderisa Shqiperia ishte rast i vecante ne ceshtjen e fese, besoj qe dhe ky rregull duhet te jete po i vecante per zgjedhjen e Kryepeshkopit. Nese Janullatos e kupton qe ne vazhdimesi i duhet nenshtetesia shqiptare, per te justifikuar me shqiptarisht vendin qe ka ne krye te Kishes shqiptare, s'ka si mos kuptoje qe me shqiptarisht mund ta realizoje nje shqiptar, qe s'ka nevoje per kete nenshtetesi, pasi e ka ne dejet e tij shqiptare.

  9. #9
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Dmth po iu dha nenshtetesia shqiptare Janullatosit, do kemi KISHE ORTODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE. Bohet greku shqiptar dhe zhduket ndikimi grek?!

    Ose ka degju ky qe do vije ndonje ligj qe do kerkoje ne krye te cdo komuniteti fetar ne Shqiperi te qendroje nje SHQIPETAR!
    Nuk po spekulloj mbi asgje. Po ve ne dukje nje fakt. Nuk eshte kisha Shqiptare, por e Shqiperise.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #10
    thundercloud Maska e eris1979
    Anėtarėsuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Po cuditem nga ky refuzim, sepse nuk njoh asnje kerkese tjeter te grekeve qe te mos jete plotesuar nga qeverite shqiptare.
    Nuk jam plotesisht i sigurte per kete, por mesa di une, ne statutin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare kerkohet si kusht i domosdoshem qe Kryepeshkopi te jete me kombesi shqiptare dhe jo thjesht me nenshtetesi shqiptare. Edhe po t'i jepet nenshtetesia shqiptare Janullatosit qe ka privuar shqiptaret e krishtere te Sarandes nga mesha ne gjuhen e tyre, perseri ky statut rezulton i shkelur.
    I came so far for beauty
    I left so much behind

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •