Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 162
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    mos u alarmoni kot se ishte thjesht nje gabim pak a shume si omiros apo shume te tjera qe ndodhin ashtu pa dashje keto kohet e fundit ne Shqiperi.
    eshte shume e çuditeshme si i ka kaluar ketyre profesoreve te shke.dhyer Papajani dhe Nishku ky deformim i hartes se vjeter?????
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  2. #52
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Libri i historisë me hartën, ku Greqia arrinte ne Vlorë, hiqet nga tregu

    14:34 03/09/07

    Libri me hartën e Greqisë se lashte deri ne gjirin e Vlorës i nxjerrën ne treg është tërhequr dje nga libraritë për tu zëvendësuar me një variant te sakte. Arian Leka qe ka drejtuar projektin Botues te këtij teksti tha se libri është gjendur dje rastësisht ne librari pasi urdhri për tërheqjen e tij është dhënë me pare dhe te hënë do te jete ne treg versioni me hartën e korrigjuar. Sipas tij publikimi i hartës ka qene një lapsus i cili tashme është korrigjuar dhe nxënësit e klasave te 6 do te kenë ne dore një libër te saktësuar. Ndërkohe qe edhe shtëpia botuese Ideart ka reaguar duke dhënë te njëjtin version dhe duke lajmëruar korrigjimin e gabimit. Gjithashtu ajo informon se trajtimin e këtij gabimi si një lapsus e dëshmon me se miri edhe fakti se i njëjti tekst ne vijim po te këtij libri mësimor vendos ne faqen 80 hartën korrekte te vërtetuar shkencërisht si dhe përmbajtjen e tekstit ku autoret e tekstit shprehen qarte dhe pa ekuivokë se kufiri i fundit i qytetërimit te lashte grek shkon jo përtej gjirit te Ambrakisë pra pikërisht aty ku kufiri ndahet me kufirin e fiseve ilire.

    A1
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #53
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Duke lënë kështu të humbur shtëpinë botuese "Ideart" dhe bashkautorët e tekstit, profesorët Agron Nishku dhe Adrian Papajani.
    Pse, keta kriminele ende qenkan ne liri? Po Ideart-it ende nuk iu paska hequr e drejta per botime?

    Po "Ministria e Arsimit" jane ne numer ende? Ky liber duhet te digjet publikisht ne qender te Tiranes po pat qytetare me ndergjegje..., se po shpetoi edhe nje kopje e vetme e saj, armiqte tane do ta citojne dhe do te thirren ne te pergjithmone duke nevizuar se mes tjerash eshte publikim shqiptar zyrtar dhe se kjo informate e falsifikuar historike pas pak vjetesh do te shnderrohet ne fakt te padiskutueshem.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #54
    Citim Postuar më parë nga D@mian
    Historia me hartën e "Vorio Epirit" tërhiqet nga libraritë

    Vladimir Karaj
    03-09-2007

    Drejtuesi i projektit, Arjan Leka pohon për "Shekullin" se botimi i hartës ishte lapsus dhe se në treg do të dalë varianti i saktë
    Ore sa cudi, gjithmone lapsuset behen me Greqine dhe sidomos me pretendimet greke ndaj tokave shqiptare. Dhe ata qe i bejne keto lapsuse (gafa skandaloze) jane historiane shqiptare, intelektuale dhe perfaqesues te qeverise shqiptare. Si ka mundes xhanem qe te behen lapsuse te tilla? Dhe si ka mundesi qe per keto lapsuse mos denohet njeri? T'emen ore, pse nuk behet ndonje 'lapsus' te thuhet se nga kush eshte banuar pjesa veri perendimore e Greqise apo se kush jane greket e sotem ne krahasim me ata qe popullonin tokat e lashta qe sot jane nen Greqi?

  5. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22
    O Zot!
    Nuk ka minoritare greke ne Qeparo o njerez! Thjesht nuk ka! Nuk ka mor burre i dheut! Dhe perseri nuk ka! Lexojeni vetem pak historine e ketij fshati te tejmbushur me nacionaliste shqiptare dhe thirrini mendjes!
    Qeparoi eshte fshat i paster grek, me greke te ardhur nga Korfuzi, sic rrefen vete kusheriri i Xhorxh Tenet, qe eshte edhe bashkefshatar i Koco Kokedhimes dhe jeton edhe sot e kesaj dite ne Qeparo.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...94&postcount=7

    Albo! Une te akuzoj publikisht! Ti mban qendrime antikombetare!
    Cili eshte qendrimi im antikombetar, qe thashe nje te vertete qe Koco Kokedhima eshte minoritar, apo qe qytetet me te lashta ne Shqiperi kane qene koloni greke? Sa per Qeparoin si fshat qe banohet nga greke, nuk e kam thene une, une vetem sa kam cituar fisin e Xhorxh Tenet nga Qeparoi.

    Nese une jam antishqiptar pasi grekut i them grek, ti ne syte e mi je nje budalla e gjysem pasi ti kerkon te besh shqiptar edhe ate qe te thote qe eshte grek!

    Ministria e Arsimit hesht për gabimin në librin "Historia 6". Drejtori i Muzeut, Meta: Turp që nuk është korrigjuar nga Bordi i Miratimit të Tekstev
    Kur lexon reagimet tuaja, te krijohet pershtypja sikur ata profesoret e nderuar kane bere nje gabim te jashtezakonshem, kane bere lithe Laberine greke!!! Me duhet se keni te gjithe nevoje per nga nje gote uji te ftohte qe te mblidhni mendjen e te kuptoni qe jeni duke diskutuar per nje harte sa nje gisht dore ne nje faqe te nje libri historie qe nuk na u qenkerka ngjyrosur sic duhet!!!

    30 viktima shqiptare gjen te helmuar, vrare e abuzuar ne keto 2 ditet e fundit te shtypit shqiptar, por per habine time, askush nuk revoltohet per keta viktimat ne forum, por te gjithe ama revoltohemi per "harten greke".

    E ndërsa tashmë ky "gabim" historik i shkruar nga persona që mbajnë edhe titullin profesorë të historisë ka marrë përmasa publike Ministria e Arsimit duket se ka gjetur një zgjidhje të mesme. Burime pranë këtij institucioni pohojnë se e vetmja zgjidhje që mund t‘i jepet këtij problemi është porosia për të gjitha shkollat 9-vjeçare në vend që ta pezullojnë këtë libër nga përzgjedhja për nxënësit e tyre. Duke lënë kështu të humbur shtëpinë botuese "Ideart" dhe bashkautorët e tekstit, profesorët Agron Nishku dhe Adrian Papajani.
    Une kam nje ide akoma me gjeniale: Hiqeni fare librin e historise nga shkollat 9 vjecare dhe mos u mesoni histori fare nxenesve shqiptare, pasi nuk duam qe te infektohen nga "propaganda greke" me ate "harten gjigande" ne faqen e atij libri!


    Edhe qytetet Apollonia, Bylis etj qe permend ti nuk eshte e vertete qe i takojne atij qyteterimi qe permend ti. Keto qytete eshte e vertete qe jane ndikuar nga elementet e ndertimit grek, por shfaqin elementet e vecante te ndertimit vendas ilir, te cilat ne menyre te pakundershtueshme sot ne boten akademike deshmojne qe keto qytete jane ngritur nga vendas ilire dhe jo sic supozohej ne menyre te cekte prej historiografise se shekullit te kaluar, qe keto qytete jane ndertuar nga kolone.
    Qytete si Apolonia, Bylis, Butrinti e nje duzine vendbanimesh te tjera te lashta, njihen nga gjithe historia boterore si koloni greke. Greket levizen dhe u vendosen ne keto qytete qe banoheshin nga ilire, dhe sollen ne to kulturen e tyre te kohes, kulture qe u pervetesua dhe zhvillua edhe nga vendasit ilire. Dhe ketu nuk ka as ndonje medyshje nga historianet dhe aspak vend per "debat", vetem adoleshentet shqiptare qe mundohen ta gjykojne historine e 3000 vjeteve me pare me syte e vitit 2007 kane probleme me keto fakte.

    Tani, reagimi yt dhe shume bukurosheve me lart, eshte nje reagim foshnjor pasi ne mendjet tuaja: "po larguam harten nga libri, e kemi zgjidhur kete problem". Por une do tu thosha, kerkoni se mos gjeni ndonje Enver Hoxha te dyte, qe te kete guximin e budallait qe ta shkruaje historine me doren e tij ashtu sic i vjen atij per mbare, dhe mbase u meson nxenesve shqiptare qe Apollonine, Bylysin dhe Butrintin e themeluan leberit e Vlores e jo kolonet greke!!!

    Dhe kur Neritan Ceka thote qe ajo harte "është një version jo korrekt dhe jo i vërtetë shkencor", atehere ti mos u hidh si gjel e te thuash qe Ceka nuk ia ka haberin historise, sepse ai burre i ka dyfishin e viteve te jetes tende vetem ne sherbim te arkeologjise dhe historise.
    Shko e pyete Neritan (Hitler) Ceken per Apolonine e Bylis dhe hajde na thuaj ne forum se cfare tu pergjigj, ishin koloni greke apo jo.

    Ajo harte eshte e papranueshme nga rrethet akademike boterore. Qe keta dy zoterinjte te kene zbuluar ndonje gje te re, e cila bie ndesh me historiografine e deritanishme, kete veshtire ta besoj. Qe te jete nje lapsus, edhe kete veshtire ta besosh, kur aq me teper kjo harte ngjan si dy pika uji me harten e "Megaloideas" e shovinizmit grek.
    Ajo qe me ben per te qeshur eshte se ju hidheni perpjete si pupagjela me nje harte te tille te parendesishme, dhe une pyes veten se si do te reagonit po te shikonit disa nga hartat qe mbahen ne arkivat italiane, vjeneze apo amerikane mbi "Greqine e Lashte"? Kam frike se do tu binte infart ne zemer kur te shikonit pjesen derrmuese te gjithe Ilirise te ngjyrosur me ngjyrat e qyteterimit grek.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-09-2007 më 02:16

  6. #56
    son of eagle Maska e eri12ing
    Anëtarësuar
    13-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    150
    Jo more sa i squt ky!!!!!!!!!!!!
    Jo histori thote.
    Po,pa me thuaj ti Albo amerikani:a ke qene ndonjehere ne Qeparo qe flet me kaq bindje???????????????????
    A e di ti se 80% e popullsise aty kane dhe pranojne prejardhjen nga Kruja dhe treva te tjera te veriut,madje ruhen ende edhe mbiemrat karakteristik geg,po leqe kujt ja them ti je mire aty ne boten tende sa nje gisht,nese ndihesh i lumtur keshtu nuk te them gje,mire per ty por behu pak me elastik te lutem.....
    degjoje edhe kombin tend.
    Ka vertet ne bregdet te ardhur nga korfuzi por jane vetem 3 familje qe njihen me emer dhe kane ardhur si rezulat i tregetis me bregun jo se jane autokton,madje ja dhe mbiemrat:Nerenxi,Meniko,Dhima
    Ndersa Bollano,Rrapo,Gorro,Bejleri,Koka,Kokedhima,Kokaves hi,Likoka etj erdhen nga Laberia or mik.
    Leka,Gjileka,Gjikoka,Bala,Deda,Marko etj nga veri or mik(garda e Skenderbeut).
    Lexo pak histori lokale or mik por hajde ndonjehere dhe verifikoje edhe Qeparoin dhe te lutem po je burre si shqipetaret perballu si i barabarte ketu jo duke me fshirje mesazhet!Tung.
    Sons of eagle we are and like eagles we fight in war.

  7. #57
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Harta skandal për kufijtë e Greqisë, botuesve të librit "Historia 6" u shkau pak lapsi

    Ministria e Arsimit: Gabimin e "IDEART" e kapëm ne

    Nxënësit do të mësojnë me tekstin e Historisë ashtu siç ajo është. Me kufij që dihen botërisht dhe jo me ato të stisura në një "libër variant" të shtëpisë botuese "IDEART" së cilës i ka lëshuar lapsi më shumë bojë seç duhet kur ka dashur të tregojë në mënyrë vizive, kufijtë mes Shqipërinë dhe Greqisë së Lashtë. Libri me hartën e Greqisë së Lashtë deri në Gjirin e Vlorës, i nxjerrë në treg nga kjo shtëpi botuese me drejtor Arjan Lekën është tërhequr tashmë nga libraritë dhe është zëvendësuar me tekstin e saktë. Burime pranë Ministrisë së Arsimit deklaruan të njëjtën gjë si edhe botuesi. "E kapëm gabimin dhe e rregulluam në kohë", thonë specialistë të MASH-it. Dhe në këtë dikaster gjenden vetëm variantet e "Historisë 6" me hartë të rregullt dhe jo me atë të gabuarën ku kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndahet në Vlorë. Po sipas botuesit Leka, publikimi i hartës ka qenë vetëm një lapsus, i cili tashmë është korrigjuar dhe nxënësit e klasave të 6-ta do të kenë tashmë në dorë një libër të saktësuar.

    "Bëjmë të ditur se problemi është kapur nga BOMIT pranë ministrisë dhe na është bërë vërejtje më parë se publikimi tij në media", thuhet në njoftimin e Shtëpisë Botuese. Leka, si drejtues i projektit, garanton se bëhej fjalë për një gabim grafik dhe lapsus dhe jo për një veprim me dashje dhe sipas tij ngjashmëria e hartës me atë që pretendohet si "Epir i Veriut" nga grekët, është krejt rastësore. "Libri është tërhequr tashmë nga të gjitha libraritë. Nga ana e saj, Shtëpia Botuese garanton trajtimin e këtij gabimi si një lapsus dhe sqaron se i njëjti tekst, në vijim të po të këtij libri mësimor e me të njëjtët bashkautorë vendos në faqen 80 hartën korrekte, të vërtetuar shkencërisht, si edhe përmbajtja e tekstit ku autorët shprehen qartë dhe pa ekuivokë se kufiri i fundit i qytetërimit të lashtë grek shkon jo përtej Gjirit të Ambrakisë, pra pikërisht aty ku ky kufi ndahet me kufirin e fiseve ilire të Thesprotëve, Mollosëve dhe Kaonëve". Po kështu edhe autorët, që janë historianë të njohur, Adrian Papajani dhe Agron Nishku nuk kanë mbrojtur idenë e Greqisë së Lashtë deri në Vlorë, siç përshkruhet në hartë, por atë që dihet tashmë, kufirin në Gjirin e Ambrakisë.

    Për sa kohë harta publikohet në media dhe nuk gjendet më në asnjë librari të Tiranës dhe për sa kohë përfaqësuesit shtetërorë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi, teksti "Historia 6" me Vorio Epirin deri në Vlorë mbetet enigmë. Gjithsesi, ai cilësohet nga të gjithë si nj tekst provokativ, pasi boja e gabuar e botuesit, ka rënë fiks aty ku pretendojnë se Jugu i vendit është Vorio Epir. Në historinë që njohim deri tani Greqia e Lashtë, përfundon në Ambrakia.

    gazeta-shqip

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    botuesve të librit "Historia 6" u shkau pak lapsi
    Dje, ne nje interviste televizive, u prononcua bashkeautori Papajani: "Ishte nje lapsus, na shkau pak lapsi." Ne fakt, harta eshte marre nga nje liber amerikan, te cilin e treguan edhe ne ekran. Kjo 'na shkau lapsi' del justifikim kontradiktor.

    Ministria e Arsimit: Gabimin e "IDEART" e kapëm ne
    Brrravo ministria, u prononcua me ne fund. Tani te dalim t'i duartrokasim. Per mendimin tim, ministri i arsimit duhet te kishte dhene doreheqjen! Ne mos kete, te kishte dale publikisht per te kerkuar falje per lejimin e te tilla shtremberimeve te historise.

    Me vjen akoma per te qeshur kur lexoj justifikimin "e lapsit". Ne tere ate liber, si nuk e vune re nje here ata autore? Na paska mbaruar edhe gjeografi njeri prej tyre!

  9. #59
    thundercloud Maska e eris1979
    Anëtarësuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Qeparoi eshte fshat i paster grek, me greke te ardhur nga Korfuzi, sic rrefen vete kusheriri i Xhorxh Tenet, qe eshte edhe bashkefshatar i Koco Kokedhimes dhe jeton edhe sot e kesaj dite ne Qeparo.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...94&postcount=7



    Cili eshte qendrimi im antikombetar, qe thashe nje te vertete qe Koco Kokedhima eshte minoritar, apo qe qytetet me te lashta ne Shqiperi kane qene koloni greke? Sa per Qeparoin si fshat qe banohet nga greke, nuk e kam thene une, une vetem sa kam cituar fisin e Xhorxh Tenet nga Qeparoi.

    Nese une jam antishqiptar pasi grekut i them grek, ti ne syte e mi je nje budalla e gjysem pasi ti kerkon te besh shqiptar edhe ate qe te thote qe eshte grek!

    Albo
    Qeparoi, nuk ka qene kurre fshat me popullsi greke. Asnje prej fshatrave te bregut nuk eshte me popullsi greke, por ndersa greqishtja depertoi ne Himare fshat, Dhermi, dhe Palase, fshatrat e tjere te bregut e ruajten gjuhen e tyre. Qeparoi ka qene gjithmone krenaria e asaj ane te Shqiperise dhe eshte quajtur me te drejte Fshati i Kapedaneve. Qeparotasit qene te paret qe sebashku me himariotet e tjere dhe kapedanet e Laberise se brendshme i vune pushken andarteve kretane te udhehequr nga renegati Spiro Spiromilo. Bemave te tyre u ka kenduar populli me gjuhen e shpirtit, ndersa nje gjakprishur si ti i quan greke, ata qe jane nderi i Shqiperise. Me thuaj ne cilin argumet historik, etnografik, gjuhesor, kulturor, zakonor a folklorik ne pergjithesi bazohesh ti kur quan qeparotasit minoritare greke? Ti me permend nje kusheri te Xhorxh Tenetit. Nese te mungonje njohurite, te ndihmoj une me ndonje emer renegati nga Qeparoi, qe eshte nje pulle e qelbur gelbaze ne detin e kalter dhe te pafund, te patriotizmit te ketij fshati. Trimat qeparotas nuk kane luftuar vetem ne mbrojtje te fshatit dhe te shtepive te tyre ne kuptimin e ngushte te kesaj shprehjeje. Ata kane luftuar dhe kane rene kudo neper Shqiperi. Zotrote duhet te lexosh pak per kontributin e himarjoteve dhe qeparotasve ne vecanti, ne betejen e Shkodres, kunder trupave malazeze, atehere kur percaktoheshin me gjak kufinjte e Shtetit Shqiptar.
    Une i kam lexuar me vemendje postimet e tua, por kam dashur te jem i ftohte dhe racional. Nuk kam dashur te leshoj akuza ne ere, sepse nuk e kam per natyre nje gje te tille. Por ne kete pike do te ishte mungese racionaliteti te heshtje perballe shpifjeve te tua te uleta. Une per ty jam budalla, ndersa ti per mua nuk je. Ti je nje i shitur, nje gjakprishur, nje kombshkale. Ti je nje njeri shume i ulet Albo, dhe nuk pres qe te turperohesh sepse njerezit si ty jane faqezinj dhe nuk e njohin turpin. Uroj qe te pakten te paguhesh mire per ate qe ben.
    Ndryshuar për herë të fundit nga eris1979 : 04-09-2007 më 05:14
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  10. #60
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Ja e verteta historike

    Harte sipas studiuesve Amerikane
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •