Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170

    Nivelim nga poshtė (Mbi albanologjine, nga A. Vehbiu)

    Nivelim nga poshtė

    Nga Ardian Vehbiu
    Shekulli

    Debati i tanishėm pėr varrimin administrativ tė albanologjisė nė Shqipėri i ngjan diskutimit tė mjekėve rreth kufomės nė morg, sepse vlen pėr tė shpjeguar shkaqet e vdekjes, jo pėr tė shpėtuar tė sėmurin. Ēka shqetėson nė pėrmbajtjen e kėtij debati nuk ėshtė aq cilėsia e prurjeve dhe e konstatimeve, sa zbrazėtia qė duket tė ketė lėnė pas shkrirja e instituteve akademike albanologjike; pikėrisht nė njė moment delikat pėr kombin, kur kultura dhe shoqėria po ndiejnė nevojė tė madhe pėr ta pėrvetėsuar shkencėrisht historinė e popullit, gjuhės, kulturės dhe trojeve banuar nga shqiptarėt.

    Kritikat e rėnda albanologjisė shqiptare i kanė mbėrritur nga disa drejtime. Ėshtė thėnė se albanologjia ka ardhur duke u sunduar nga mefshtėsia dhe mediokriteti; se u ėshtė bindur verbėrisht politikave totalitare nė lėmė tė dijes; se u ėshtė shmangur temave madhore tė autoktonisė e tė etnogjenezės shqiptare, tė prejardhjes e parahistorisė sė gjuhės shqipe; se u ėshtė nėnshtruar shkollave tė ndryshme antishqiptare tė dijes; se ka bėrė politikėn e “armiqve tė kombit”, e kėshtu me radhė. Nga ana tjetėr, ndonjė kritik nuk ka ngurruar tė vėrė nė diskutim edhe vetė logjikėn e ekzistencės sė njė disipline tė veēantė tė studimeve shqiptare. Nė “Panorama,” Adri Nurellari shkon deri atje sa tė dalė me tezėn se “(n)ė kushtet kur vendi ishte krejtėsisht i izoluar dhe nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm qoftė tė armikut tė jashtėm, dhe qoftė tė armikut tė brendshėm, regjimi e shikonte tė volitshme qė tė improvizonte njė shkencė safi shqiptare tė quajtur albanologji, si pėr tė certifikuar e legjitimuar shkencėrisht atė qė regjimi kishte shkaktuar politikisht.” (Kėtu dhe mė poshtė theksimi ėshtė imi, AV).

    Nė tė vėrtetė, albanologjia u pėrftua si disiplinė e dijes, nė njė kohė kur Shqipėria ende nuk ekzistonte si shtet i pavarur; falė pėrpjekjeve tė dijetarėve nga shumė universitete tė Evropės, tė cilėt nisėn t’i qasen problemit shqiptar nė mėnyrė tė shumanshme, duke ndėrthurur e sintetizuar nė njė pėrpjekje tė vetme gjuhėsinė historike, historiografinė, etnografinė, arkeologjinė, filologjinė, arkivistikėn dhe antropologjinė fizike e kulturore. Nuk ėshtė e tepruar tė pohohet se albanologjia, sidomos e shkollės historike gjermane, ishte njė nga mamitė e Shqipėrisė sė 1912-ės. Edhe vepra e Eqrem Ēabejt, mė i shquari albanolog shqiptar, dėshmon se ēfarė i solli dijes kjo metodė shumėdisiplinore qėmtimi.

    Sikur regjimi komunist tė mos kishte pėrndjekur e shurdhuar shumė dijetarė qė kishin filluar tė shquheshin nė vitet 1930, ndoshta arritjet e albanologjisė shqiptare do tė kishin qenė edhe mė tė mėdha. Nga ana tjetėr, e me ripėrtėritjen e kombėtarizmit pas vitit 1968-tė, morėn hov edhe pėrpjekjet pėr t’i vėnė kėrkimet albanologjike drejtpėrdrejt nė shėrbim tė politikave kulturore tė regjimit. Megjithatė, ėshtė meritė e pamohueshme e Akademisė sė Shkencave, tė krijuar nė vitin 1972, qė u bėri dot ballė trysnive dhe ftesave pėr aventurė, si ato pėr nxitjen artificiale tė studimeve pellazge ose etruske. Nėse edhe sot e kėsaj dite dijes dhe kulturės shqiptare nuk i mungojnė hipotezat dhe teoritė shkencėrisht solide e tė mbėshtetura pėr etnogjenezėn shqiptare, prejardhjen e gjuhės shqipe, vendin e saj nė familjen indo-evropiane; ose historinė e popullit shqiptar; ose kulturėn materiale dhe folklorin, pėr kėtė mirėnjohja duhet t’i shkojė edhe pėrpjekjeve tė mėdha sistematizuese, ose drejtpėrdrejt kėrkimore, tė Akademisė sė Shkencave.

    Tė kritikosh sot studimet albanologjike nė Shqipėri, pse i janė shmangur kėsaj apo asaj teme “madhore”, ose pse nuk kanė arritur tė vėrtetojnė kėtė apo atė hipotezė historike, do tė thotė tė mos kuptosh asfare si i qaset sė vėrtetės dija; ose tė kujtosh se kjo dije i vlen shoqėrisė vetėm si instrument ideologjik, pėr tė arritur qėllime dhe objektiva qė me tė vėrtetėn nuk kanė tė bėjnė. Akademia e atėhershme, e udhėhequr nga Aleks Buda, tregoi integritet tė madh kur nuk ua vuri shumė veshin thirrjeve tė Enver Hoxhės pėr tė hulumtuar “rrėnjėt pellazgjike” tė shqipes e tė shqiptarėve; sepse studimet pellazge, nė atė masė qė shtjellohen me metoda shkencore, i pėrkasin mė shumė helenistikės se albanologjisė; dhe sidomos sepse kur vjen puna pėr gjuhėn, historinė dhe kulturėn e shqiptarėve, hulumtimet gjithnjė janė tė detyruara tė nisen nga e njohura drejt sė panjohurės, duke i rindėrtuar hap pas hapi periudhat pėrndryshe tė pa dokumentuara tė sė shkuarės kombėtare.

    Kush ngrihet tė denoncojė tani albanologjinė shqiptare pėr mungesė “guximi” shkencor, ndoshta pėrnjėmend kujton se dijes mund t’ia imponosh autoritarisht jo vetėm objektet e kėrkimit, por edhe rezultatet; thua se ėshtė fjala pėr tė bėrė kėpucė me porosi, ose pėr tė prerė kostume te rrobaqepėsi. Nė kėtė pikė, akuzat se Akademia e Shkencave “dogji nė altarin e turpit testamentet mė tė shenjta tė Rilindjes” i pėrkasin sė njėjtės mendėsie brutalisht pragmatike si edhe propozimi i Adri Nurellarit, pėr t’i komisionuar studimet shqiptare me tendera publikė sipas nevojės: “Nėse me tė vėrtetė shteti do tė donte qė tė nxiste kėrkimet pėr probleme shqiptare,” shkruan ky autor nė artikullin e lartcituar, “fare mirė mund tė komisionojė kėrkime shkencore, nėpėrmjet shpalljes tė garave nė nivel kombėtar e ndėrkombėtar, duke ftuar institucionet kėrkimore apo akademike mė nė zė nė botė pėr t’u angazhuar. Ashtu sikurse kemi hequr dorė qė tė prodhojmė vetė televizorė “Lura” e “Adriatiku” nė Durrės, sepse ato qė blejmė nga “Philips” apo “Samsung” na leverdisin mė mirė, po kėshtu kėrkimet shkencore pėr Shqipėrinė tė realizuara nga akademikė tė huaj mund tė jenė shumė mė cilėsore dhe tė leverdishme pėr vendin tonė se mbajtja e njė qendre permanente pėr kėrkime shkencore pėr problemet shqiptare.”

    Mirėpo albanologjia gjithnjė e ka mbajtur e do ta mbajė njėrėn kėmbė nė shkencė dhe tjetrėn nė kulturė; dhe kur vjen puna pėr studimet shqiptare, prurjet e vyera studiuesve tė huaj nuk mund tė zėvendėsojnė as tė konkurrojnė me prurjet e studiuesve vendas; siē mund tė duket menjėherė, po tė krahasohen dy studiues tė ngjashėm pėr nga metoda, si Jokli dhe Ēabej. Pėr mė tepėr, Nurellari duket se u vesh produkteve tė kėrkimit shkencor atribute produktesh teknologjike-utilitare, nėse vėrtet shpreson se pėrvetėsimi i historisė mund tė blihet nė treg si tė ishte vlerė pėrdorimi; edhe pse ngatėrresa mė e madhe kėtu, e mė e palejueshmja, ėshtė midis dijes si qasje e ēinteresuar ndaj sė vėrtetės, dhe pėrdorimit tė kėsaj dijeje nga ideologjitė.

    Zelli plebeas pėr ta zhbėrė albanologjinė si veprimtari tė bashkėrenduar nė kulturėn shqiptare pėrkon me njė shtim marramendės tė sharlatanėve e tė sharlatanizmit nė dijen e sotme historike nė Shqipėri, siē e vė re mirė Monika Stafa nė njė artikull tani sė fundi nė gazetėn “Shqip”. Ky ėshtė po ai sharlatanizėm qė deri dje vėrtitej vjedhurazi nė skutat mė anonime tė forumeve shqiptare nė Internet, e qė herė-herė nxirrte krye nė ndonjė broshurė tė vogėl provinciale e tė vetėfinancuar nga autori; por qė tani kėrkon tė pėrfitojė nga zbythja e papėrballueshme e autoritetit dhe qendėrzimit nė dije, pėr ta kapur edhe Bastijėn e fundit qė i ka mbetur - ligjėrimin historik publik, tė cilin kėrkon ta riderdhė nė trajta rrėfenjash fund e krye mitike, nė shėrbim tė kombėtarizmit tė skajshėm. Edhe sa kohė do tė duhet ende tė kalojė, para se nxėnėsve t’u jepen nė dorė tekste ku etruskėt, pellazgėt, trojanėt, spartanėt, egjiptianėt e lashtė, indo-evropianėt, madje krejt njerėzimi qė nga Adami dhe Eva, tė shpjegohen nėpėrmjet shqipes e shqiptarėve? Kush do t’i pengojė sharlatanėt nė punėn e tyre kaq ngazėllimtare, pėr t’i shpėrfillur e shkėputur lidhjet midis sė vėrtetės historike dhe vetėdijes kombėtare shqiptare? Tregu?

    Diskutimi nėse ideologjia dhe miti kombėtarist e afrojnė apo e largojnė shqiptarin nga popujt e tjerė e nga kultura evropiane nuk i pėrket hapėsirės sė kėtij artikulli; por tė paktėn deri dje, gjuhėtarėt, historianėt, etnologėt, arkeologėt dhe filologėt e institucioneve akademike shqiptare mund tė krenoheshin se, me gjithė trysnitė nga autoritetet politike totalitare, ia kishin dalė ta mbanin albanologjinė nė shinat e dijes bashkėkohore; nė kuptimin qė Eqrem Ēabej, Shaban Demiraj, Idriz Ajeti, Frano Prendi, Kristo Frashėri, Hasan Ceka, Selami Pulaha - sa pėr tė pėrmendur pak emra - do tė dėgjoheshin me nderim e respekt tė madh nė tė gjitha forumet e kongreset ndėrkombėtare; si autoritete tė mirėfillta nė fushat e tyre, prodhues dinjitozė tė dijes dhe ndriēues tė mendjeve. Po e pėrfytyroni dot ē’mund tė ndodhte sot, sikur tė pėrfaqėsoheshim nė kongres tė egjiptologėve me dikė nga sharlatanėt, qė tė referonte se “Thoti fliste shqip”? Edhe pse administrativisht pjellė e vizionit totalitar pėr dijen, Akademia e Shkencave arriti ta mbajė albanologjinė shqiptare larg teprimeve e mashtrimeve karakteristike tė akademive nė vende tė tjera tė Ballkanit - mjaft tė kujtoj kėtu elaboratet pseudo-historike, promemoriet dhe mitet e kultivuara nga Akademia nė Beograd, pėr tė pėrligjur primatin serb nė Kosovė. Po kush vallė do ta mbrojė sot kulturėn dhe shkollėn shqiptare nga interpretimet agresive e halucinante tė etruskologėve, pellazgologėve dhe ėndėrrshpjeguesve tė tjerė; ose nga pėrmbytja prej gjirizeve populiste tė Internetit?
    Albanologjia nė Shqipėri kish filluar tė jepte shpirt qė para 1990-ės, pėr shkak se i mungonin albanologėt; totalitarizmi vėrtet arriti t’i shtrydhė dijetarėt qė kish trashėguar prej sistemit tjetėr, por cilėsinė e punės sė tyre kėrkimore nuk e riprodhoi dot. Gjendja e mjerueshme e dijes sot nė Shqipėri i ka rrėnjėt nė periudhėn kur regjimi totalitar pėrnjėmend kujtonte se studimet akademike do t’i mbante nė kėmbė e do t’i ēonte pėrpara duke zbatuar vijėn e masave e duke burokratizuar kualifikimin shkencor, deri atje sa tė mos mbetej mėsues fshati pa mbrojtur disertacionin. Pėr fat tė keq, edhe shkrirja e tanishme e instituteve tė Akademisė, si institute tė pavarura, i shėrben po atij nivelimi nga poshtė, ose “demokratizimi”, qė dje bėhej nė emėr tė Marksit, sot nė emėr tė Adam Smithit. Ėshtė recetė e garantuar, pėr ta mbajtur kulturėn shqiptare tė ngujuar nė skajet mė tė humbura e tė harruara tė provincės evropiane; pėr ēka nuk kemi arsye tė ngazėllehemi
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  2. #2
    Akademia e atėhershme, e udhėhequr nga Aleks Buda, tregoi integritet tė madh kur nuk ua vuri shumė veshin thirrjeve tė Enver Hoxhės pėr tė hulumtuar “rrėnjėt pellazgjike” tė shqipes e tė shqiptarėve; sepse studimet pellazge, nė atė masė qė shtjellohen me metoda shkencore, i pėrkasin mė shumė helenistikės se albanologjisė; dhe sidomos sepse kur vjen puna pėr gjuhėn, historinė dhe kulturėn e shqiptarėve, hulumtimet gjithnjė janė tė detyruara tė nisen nga e njohura drejt sė panjohurės, duke i rindėrtuar hap pas hapi periudhat pėrndryshe tė pa dokumentuara tė sė shkuarės kombėtare.



    Si nuk u sosen njehere vullnetaret dhe palacot. Kemi ditur te prodhojme koka te medha si komb por fatkeqesisht dhe palaco te medhenj
    Vehbillari e paska nxjerre koken edhe njehere fuqishem per pseudoshkencen dhe pseudohistorine qe po krijohet per shqiptaret dhe historine e tyre. Tempizem perfekt. I lexoj gjithmone verejtje ketij miku po asnjehere ndonje studim apo ta shikoj te jete ulur dhe te kete studiuar Piliken, Falaskin, Kolen, Catapanon etj dhe te japi nje mendim konkret se cfare mendon per konkluzionet e tyre. Se kuptoj pse merret gjithmone me shkrimet e forumeve ( a thua valle qe e Shqiperi te jete katandisur puna akademike kaq poshte sa te ndertohet me shembuj forumesh?) Kaq shume e shqeteson Vehbin ajo qe shkruhet ne forum ndersa nga ana tjeter nuk jep asnje argument per maskaraden e tij te vazhdueshme qe e ngjyros pa kursim me bardh e blu?

    p.s. Me vjen mire qe forumi jone (njeri prej tyre) ndiqet me kaq vemendje nga Vehbija me shoke... Paska tema ketu qe ngjallkan shqetesim dhe paskan prekur disa tela me zarar.

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    E kam lexuar kete artikull para disa ditesh dhe do te deshiroja te lexoja nje pergjigje me argumenta shkencore, sic z.Vehbiu mendon se i ka sjelle. Une nuk i njoh metodat e kerkimit dhe argumentimit ne gjuhesi, ndaj s'kam asnje lloj kompetence te flas per kete. Gjithsesi Darius, ti e kolege te tu ketu a jeni ne gjendje ta pergatisni nje pergjigje bazuar mbi ata libra, te cilet ti i cek ne postimin tend te mesiperm, e te tjere qe do dini ju me mire? Nese po, atehere mos e lini me postim forumi, por dilni dhe ju me nje shkrim qe shkon dhe ne syte e njerezve qe s'kane qasje ne internet.

    Nje nga problemet ne qendrimin e z.Vehbiu ndaj internetisteve ka mundesi te jete i lidhur me ate qe ai eshte nje njeri qe shkruan me emer me mbiemer, nderkohe qe ne shumicen e forumeve ne internet, ku e shajne me rrenje e me dege, ata qe e sulmojne shkruajne ne anonimitet.

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga D@mian Lexo Postimin
    Nivelim nga poshtė

    Nga Ardian Vehbiu
    Shekulli

    Ashtu sikurse kemi hequr dorė qė tė prodhojmė vetė televizorė “Lura” e “Adriatiku” nė Durrės, sepse ato qė blejmė nga “Philips” apo “Samsung” na leverdisin mė mirė, po kėshtu kėrkimet shkencore pėr Shqipėrinė tė realizuara nga akademikė tė huaj

    Zelli plebeas [/B]

    Krahasim idiotesh....Albanologjia nuk eshte televizor "Samsung"......megjithate ndjekim krahasimin tend.........ti nuk mund te pretendosh qe me Albanologjine te merren Koreano jugoret.......
    Post scriptum.Vehbiu....te duket vetja aristokrat.....i mjeri ti......
    nga nje plebe Shqiptar
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    E kam lexuar kete artikull para disa ditesh dhe do te deshiroja te lexoja nje pergjigje me argumenta shkencore, sic z.Vehbiu mendon se i ka sjelle. Une nuk i njoh metodat e kerkimit dhe argumentimit ne gjuhesi, ndaj s'kam asnje lloj kompetence te flas per kete. Gjithsesi Darius, ti e kolege te tu ketu a jeni ne gjendje ta pergatisni nje pergjigje bazuar mbi ata libra, te cilet ti i cek ne postimin tend te mesiperm, e te tjere qe do dini ju me mire? Nese po, atehere mos e lini me postim forumi, por dilni dhe ju me nje shkrim qe shkon dhe ne syte e njerezve qe s'kane qasje ne internet.

    Nje nga problemet ne qendrimin e z.Vehbiu ndaj internetisteve ka mundesi te jete i lidhur me ate qe ai eshte nje njeri qe shkruan me emer me mbiemer, nderkohe qe ne shumicen e forumeve ne internet, ku e shajne me rrenje e me dege, ata qe e sulmojne shkruajne ne anonimitet.
    Dita te them te drejten une kam bere gabim qe jam pergjigjur ne kete teme. Eshte mire qe disa percatje te injorohen dhe 'denohen' me mosperfillje. Ne kete forum ka kaq shume material te sjelle nga disa anetare qe me te vertete eshte nje kenaqesi te diskutosh sa nuk ka asnje kuptim apo vlere te gruposh ate qe eshte shkruar nder vite thjesht sa per ti dhene pergjigje z. Vehbija. Ai nuk kerkon pergjigje. Ai thjesht ben punen e tij ne vazhden e perpjekjeve te shumta qe behen keto kohe per te denigruar cdo gje shqiptare. E ben me me klas se te tjeret, e ben nen petkun e intelektualit dhe me nje gjuhe intelektuale. AS me shume e as me pak. Nje arsye akoma dhe me e madhe qe mos meritoje asnje pergjigje. Fakti qe ai permend temat e forumeve (qe mua me pelqen te mendoj se i referohet kryesisht temave te forumit tone) me ben te kuptoj qe dicka ka goditur aty ku dhemb dhe reagimi erdhi ne formen e shkrimit te mesiperm. Nje akademik i pretenduar nuk ma ha mendja se do gjente kohe te shfletonte faqe forumi dhe te pergatiste pergjigje fshikulluese per tema forumesh. Ne fund te fundit nje forum eshte nje vend ku sejcili shkruan ate qe mendon dhe di. Ska asnje kredencial akademik, asnje 'vlere' studimore dhe aq me pak konfirmuese apo vendosese. Pergjigja e Vehbijes thjesht sa me perforecoi mendimin qe gjithmone kam patur. Ne forumin tone jane shkruar dhe dhene informacione qe diku kane djegur shume.

  6. #6
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Citim Postuar mė parė nga land Lexo Postimin

    Krahasim idiotesh....Albanologjia nuk eshte televizor "Samsung"......megjithate ndjekim krahasimin tend.........ti nuk mund te pretendosh qe me Albanologjine te merren Koreano jugoret.......
    Post scriptum.Vehbiu....te duket vetja aristokrat.....i mjeri ti......
    nga nje plebe Shqiptar
    Ato qe ke cituar ti nuk jane fjalet e Ardian Vehbiut, por te Adri Nurellarit, te cilat Vehbiu i ka vene ne thonjezat e citimit.Lexoje me me vemendje shkrimin.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    jam 100% dakort me kete artikull.

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    As ka nevoje ti pergjigjemi ne. Zoti Ardian Vehbiu do ta marri dekoraten personalisht nga Papuliasi kur ky te vije ne Tirane per te inauguruar Universitetin HELEN(se di pse rr**** tona akoma vazhdojne ta perdorin kete term qe normalisht nuk duhet te ekzistoj me) te Tiranes. Megjithate un po e bej nje pergjigje meqe ky skuth qenka i ngarkuar te monitoroj fjalen e lire neper forume.

    Do te vije dita o Ardian Vehbiu, ne mos nga "keta te forumeve anonime" nga vete Perendia ore skuth.

    Pergjigjet per nivelin vasal intelektual te Ardian Vehbiut i kane mijerat e faqeve te ketij forumi, per te mos permendur libra qe i kemi permendur 1000 here. Nese Vehbiu do te kritikoje Albanologjine SHQIPTARE eshte i mirpritur, nese do qe te kufizoje Albanologjine Shqiptare te merret me historine e pasShekullit XV, si shenje e fqinjesise se "mire" ose "skllaverore" ndaj Greqise dhe Serbise, atehere me mire ta quajme Otomanologji jo Albanologji, se personalisht, nese historia jone, fillon atje ku skuthi i financuar Ardianos Vehbiu pretendon, atehere ne nuk jemi gje tjeter vecse Otoman.

    Pellazget nuk i shpiku Enver Hoxha, perkundrazi, ai i ka mohuar HAPTAZI,ato rrenje, dhe ne mos haptazi dhe i ka detyruar te tjeret te fokusohen vec ne periudhen Ilire. Ky qe ben Vehbiu eshte nje mashtrim i paprecedente i rinise shqiptare, por jo neve ketu o Vehbi qe ske gjasa te matesh me ate cop shkolle qe ke. Ku ishe ti ore skuth ku Dhimitri Pilika ishte gjalle ? Ku ishe ti ore skuth me qendrim ne Itali ku Nermin Vlora ishte gjalle ? Ku je ti tani ore skuth ku Moikom Zeqo u hoq me turpin me te madh nga pozicioni qe meritonte ? Ku je ti ore skuth qe nuk i kerkove apo i kerkon debate ketyre njerezve ?

    Per cfare regjimesh totalitare flet ky skuth ku ne Shqiperi nuk lejoheshe te lexoheshe asgje pervec Marksizem Leninizmit ? Keto teori tek shqiptaret e shqiperise gjeten shtepine e tyre vetem pas renies se sistemit qe bllokoi dijen te futeshe ne Shqiperi ose ja besoi ate gje vetem nje "elite te vetshpallur"(sic bene Skuthi Vehbiu tani) intelektualesh qe u ngarkuan te shkruanin historine e Shqiperise duke patur parasysh MARREDHENIET E SHKELQYERA ME JUGOSLLAVINE, MOS TRADHTIMIN E IDEALEVE RUSE TE LENINIT, DHE "DY POPUJT MIQ"(Shqiperi-GReqi) vepra e DIKTATORIT. Cfare historie mund te prodhonte ky sistem totalitar pervec se nje histori te ceket mashtrimesh ? Ky sistem nga ana tjeter ka prodhuar me mase dhe ne seri njerez si ty skuthi Vehbi, ja perse dalloheni me km larg dhe kam kohe qe flas per rrezikun tend dhe te Ardian Klosit ne shoqerine shqiptare, se shumices tjeter ti ore Aristrokrat i vetshpallur i arrin te thoji i kembes.

    Pervec si ti ore skuth shkruan ne lige me sojin tend si Ardian Klosi dhe te tjere, ju nuk jeni ne gjendje te beni gje tjeter, vec te hidhni balte mbi njerez intelektualisht superior ndaj jush, se le ta themi, ky debat nuk ka te beje fare me origjinen e shqiptareve, ky debat ka te beje me interesat e juaja personale qe te merrni statuse qe nuk ju takojne, ose ne rastin me te mire, vemendjen qe nuk ju takon nder shqiptare. E vetmja menyre se si mediokret si puna juaj dhe shume plera te tjera qe qeverisin shqiperine mund te arrijne te ndihen superior eshte duke shkelur mbi varrin e figurave shpirterore shqiptare, sic behet me Avni Rustemin, Frasherit, Nolin apo dhe historianet qe sapo permenda.

    Ku je ti Zoti Vehbiu ti kerkosh Belushit nje balleperballje ? E shume te tjereve qe ne ndryshim nga ty, dhe mbiemri jot, kane ruajtur dicka me teper nga fara fisnike e jona.

    Pergjigje tjeter ky far e kalbur nuk meriton.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 05-10-2007 mė 11:07 Arsyeja: postimet jane publike, te lutem kurseji metaforat mbi organet gjenitale!!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema tė Ngjashme

  1. Umberto Eco
    Nga Pedro nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 07-10-2013, 21:13
  2. Rrudhat poshte syve
    Nga Viki nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 08-01-2010, 08:35
  3. Anijet greke derdhin naftė nė Jon
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 09:27
  4. Ke ka marre malli per Colin, te lexoj ket artikullin me poshte
    Nga krokodili_73 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 20:30
  5. Gjykata hedh poshte siglen e PDr-se
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-12-2002, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •