Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 56
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Cameria u pastrua nga camet muslimane dhe jo nga shqiptaret (flas per ate kohe). Gjithashtu , duhet thene se Zerva ishte me prejardhje arvanitase. Apo eshte me e lehte ti quajme greke?
    Dhe ne levizejen pan-epirote ne 1914, prape u quajten greke qe masakruan popullsine shqiptare.... por duhet thesksuar se, shperngulen popullsine muslimane shqiptare. Ishin ortodoxet e shqiperise + grupime e kretane qe shperngulen shqiptaret muhamedane.
    Vetem nga korca , moren pjese ne levizjen epirote rrreth 2000 vete (sipas Kastriot myftaraj). Dhe mos harroni se Korca ishte qyteti me i madh ne ate kohe.. (statistika per shkodren, mungonin per vitin 1913)
    Qe kur besimi fetar identifikon kombesine apo qe kur u krijua qeveria e Venizellosit, i cili mburrej me arvanitasit qe kishte ne kabinet, duke shpjeguar se "grek jane te tere ata qe ndihen si te tille" (njelloj si te thuash njeriu eshte peshk po qe se ndihet i tille)
    Camet myslimane ishin shqiptare puro, etnike...ashtu si ishin edhe pjesa tjeter e banoreve te vilajetit te Janines, pavarsisht besimit te tyre fetar.
    Zerva arvanitas ...e po pastaj? Ne rradhe te pare shko e thuaju grekeve qe arvanitasit jane shqiptare dhe gjihen e tyre e kane shqipe...pastaj hajde dje bej leksione per arvanitasit....jo per gje po po qe se pranojne rolin e arvanitasve i bie qe te gjithe historine ta kene shqiptare...Permend edhe kapedanet qe i dhane lirine Greqise ...mos i harro
    Kastriotin e citojne vetem kur u vjen per mbare. Nuk po filloj te citoj pjese te tjera te tij sepse i bie te diskutohet vetem per nje person. Nese eshte si thua ti atehere c donte shteti grek qe fuste hundet ne kete "lufte civilo-fetare" ku te gjithe ishin shqiptare. Arsyeja eshte e thjeshte fare. Donte TOKAT. Te njejten gje qe bene serbet me spastrimin etnik, te njejten beri edhe greku.

    ps
    mos spekullo me emrin e Korces sepse vete korcaret kane qene nga me te demtuarit nga andartet...dhe ishin te krishtere plus myslimane ate qe u vrane.Lexo statistikat amerikane per kete ceshtje dhe do e shikosh se si eshte e verteta...lexo edhe ato francezet...sepse te dy keta shtete kishin misionare ne zone ne ate kohe.

  2. #32
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Cameria u pastrua nga camet muslimane dhe jo nga shqiptaret (flas per ate kohe). Gjithashtu , duhet thene se Zerva ishte me prejardhje arvanitase. Apo eshte me e lehte ti quajme greke?
    Dhe ne levizejen pan-epirote ne 1914, prape u quajten greke qe masakruan popullsine shqiptare.... por duhet thesksuar se, shperngulen popullsine muslimane shqiptare. Ishin ortodoxet e shqiperise + grupime e kretane qe shperngulen shqiptaret muhamedane.
    Vetem nga korca , moren pjese ne levizjen epirote rrreth 2000 vete (sipas Kastriot myftaraj). Dhe mos harroni se Korca ishte qyteti me i madh ne ate kohe.. (statistika per shkodren, mungonin per vitin 1913)
    Jo more. Po kete kush papu ta ka mesuar? Qe kur u ndakan shqiptaret ne myslimane dhe ne te krishtere? Kur lexon dhe studion historine si e ben, se prapthi apo me peronka tek corapet? Levizja panepirote dhe ata qe u masakruan i kishte me detaje te shpjeguara mire e bukur, gjere e gjate ketu dhe te perfshish ortodokset e Shqiperise ne nje genocid dhe masaker te atille ben jo vetem blasfemi por edhe nxit percarje nderfetare.

    p.s. Dhe jo, Zerva nuk ishte Arvanitas po ishte nje kerme dhe kriminel. Ai mund te kete qene cam i krishtere po nuk meriton te quhet shqiptar nje egersire dhe bastard si ai. Plus qe interesat dhe personat apo fuqite per te cilen punonte nuk ndryshojne aspak perkatesine e tij. Krimineli mbetet kriminel.

  3. #33
    Do te lexosh ti dhe te tjeret sesi i beri Zerva prockat. Ja ti jap une dhe sjane pacavure gazetash rruge po jane dokumenta historike. Lexoji mire qe te mesosh me shume:


    BASHKĖQEVERISJA GREKO-GJERMANE NĖ ĒAMĖRI NĖ VITET 1941-1944
    DHE GJENERALI NAPOLEON ZERVA


    Nga Ibrahim D. Hoxha,
    historian e foklorist


    Tiranė, mė dt. 3. X. 2005

    Nė agim tė 6 prillit 1941 njėsi ushtarake gjermane e bullgare goditėn armatėn greke nė Thrakė, tė strehuar nė brezin Metaksa, i ngjashėm me brezin Mazhino nė Francė e Manerhain nė Finlandė. Pas plot njė dite e gjysėm luftimesh armata greke u shpartallua; komandanti i saj, gjenerali Dedén shpalli dorėzimin. Tė nesėrmen nė mėngjes tė njėjtėn gjė bėri edhe gjenerali Bakópullo, komandant i armatės greke nė Maqedoninė Lindore. Nė mesditė gjenerali tankist Ditrih pėr palėn gjermane dhe gjenerali Deden pėr palėn greke nėnshkruan marrėveshjen me tė cilėn shpallej armėpushimi ndėrmjet dy ushtrive pėrkatėse. Nė marrėveshje theksohej se shteti grek mbetej po me kufijtė e pėrcaktuara ndėrkombėtarisht nė vitet 1913-1923. Kėshtu Ēamėria dhe tėrė trevat e tjera shqiptare
    tė burgosura nė xhehnemin grek, liheshin mbyllur nė tė.

    Filloi kėshtu bashkėsundimi shtetėror greko-gjerman, i cili vazhdoi deri nė fund tė Luftės II Botėrore. Nė Athinė u ngrit njė qeveri, sė pari me gjeneralin Ēollakogllu nė krye i cili mė 22 prill e pėrtėriti marrėveshjen me gjermanėt-e pastaj me Rrallin; ministėr i Luftės u caktua gjeneral Kaēimitrua, njė nga gjaksorėt mė tė lemeritshėm jo vetėm tė ēamėrve muslimanė qė po se po, por edhe tė lebėrve muslimanė. Pėrfaqėsues i qeverisė gjermane pranė qeverisė greke u caktua ministri Nojbaher, i cili bashkėrendiste me qeverinė greke veprimet e pėrbashkėta politike, administrative dhe gjyqėsore. Nė Athinė u vendos edhe komanda ushtarake gjermane pėr Evropėn J-L. Kjo ndėrthurte veprimtaritė e pėrbashkėta me njėsitė e armatosura greke.

    Pra Greqia u bė pjesėmarrėse e Boshtit Romė-Berlin-Tokjo.

    Ēorroditja apo trullosja e hėpėrhėshme e shkaktuar prej ndėrrimit tė beftė tė pushtetarėve eprorė grekė, vetėvetiu krijoi mundėsi tė shpėtonin ēamėrit muslimanė tė mbetur ende gjallė. Qė prej 6 muajsh ata po shuheshin ca nga ca nga dita nė ditė e nga ora nė orė nė ēarqet e ngjashme me tė Buhenvaldit, Dakaut, Majdanikut etj., tė ngritur nėpėr ujdhesat egjeike. Nėpėr udhė e me mėnyra nga mė tė ndryshmet gjatė majit 1941, tė drobitur e rraskapitur gati gjysėm tė vdekur- arritėn tė ktheheshin nė qytetet dhe fshatrat pėrkatėse. Dėshtoi kėshtu hėpėrhė plani i pushtetarėve kryqtarė athino-fanariotė pėr zhdukjen tėrėsore tė ēamėrve islamikė. Po, siē do tė shihet, tė tjera gracka polifemike do tė ngrenin sundimtarėt nė fjalė pėr arritjen e pėrbindshmėrisė sė tyre tė kahershme. Tė bindur mbi kėtė, ēamėrit islamikė edhe pse me shpirt nė dhėmbė, iu pėrveshėn punės pėr tė marrė masat e domosdoshme mbrojtėse. Ngritėn menjėherė flamurin kombėtar e nė vijim disa organizma tė dyta dhe tė treta; nė qershor 1941 ngritėn edhe KĖSHILLIN E PĖRGJITHSHĖM KOMBĖTAR SHQIPTAR TĖ ĒAMĖRISĖ. Nė krye tė tij zgjodhėn Mazar bej Jusuf pasha Dinon nga Paramithia, veprimtaria kombėtare e tė cilit qė prej Konferencės sė Paqes e nė vazhdim mirėnjihej. KĖSHILLI ngriti kudo organizma administrative, gjykatat e prokuroritė, financat, organet arsimore dhe ato tė rendit, qė tė gjitha tė pėrbėra vetėm prej ēamėrish islamikė, ngase ēamėrit ortodoksė i mbanin sytė dhe veshėt nga Athina greko-gjermane. Mbylli shkollat greke dhe ēeli ato nė gjuhėn amtare. Nėpėrmjet organizmave shqiptare nė fjalė pėrzuri nga Ēamėria horofillakėt e rrethkomandave e vendkomandave si edhe tėrė organizmat e tjera tė deriatėhershme greke; nė vend tė tyre vendosi organet pėrkatėse shqiptare. Nė kėtė mėnyrė fshiu nga Ēamėria ēdo shenjė sundimtarie greke dhe, nė njėfarė mėnyre e vuri krahinėn nėn vartėsi tė qeverisė shqiptare.

    Kjo gjėndje u kalli ethet e gushtit jo vetėm pushtetarėve athinas, po tronditi edhe bashkėqeveritarėt e tyre, gjermanėt. Nė shkresėn 23/44 dt. 10.I.1944 drejtuar administratės ushtarake nė Athinė thuhej: Gjatė javėve tė fundit gjėndja nė Ēamėri ėshtė keqėsuar edhe mė shumė...Shqiptarėt kanė...forcuar pozitėn e tyre nėpėrmjet krijimit tė disa organeve administrative?. Kurse nė shkresėn 000459 drejtuar grupit tė truparmatės gjermane nė Janinė thuhej se, sipas njoftimeve qė i patėn arritur Nojbaherit nė Athinė, KĖSHILLI ?po punon qė Ēamėrinė t?ia bashkangjisė Shqipėrisė?. Nė shkresėn e mėparshme vihej nė dukje edhe se ?pėr njė administratė greke as qė mund tė bėhet mė fjalė; ajo ėshtė rrėnuar. Prefekti i Paramithisė asokohe kryeqendėr prefekture dhe e komandės ushtarake gjermane-ėshtė i paaftė dhe pa kurrfarė energjie...Duke patur parasysh gjėndjen e krijuar, nuk ka asnjė lloj shprese qė nėpunėsit e administratės greke tė kenė mundėsi tė ēajnė. Kėta, falė pranisė sė komandaturės gjermane, kishin mundur tė qėndronin ende si hije vetėm nė Paramithi, ku qarkkomanda gjermane ishte vendosur nė familjen e Llaq Ringės. Komanda gjermane nė Greqi dhe qeveria greke filluan pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr kthimin nė Ēamėri tė gjendjes sė para 1941-shit.

    Nė shkresėn nr. 000461(shkurt 1944) dėrguar Feldkomandaturės thuhej: Ēėshtja shqiptare nė prefekturėn e Ēamėrisė ėshtė shqyrtuar me tė dėrguarin e jashtėzakonshėm tė M.P.J., ministrin Nojbaher gjatė qėndrimit tė tij nė Athinė... Feldkomandatura tani pėr tani
    pėrpiqet pėr mos ashpėrsimin e mėtejshėm tė veprimtarisė sė organeve shqiptare tė administratės, drejtėsisė dhe financave, gjė me tė cilėn synohet ēiltazi nė njė shkėputje praktike tė kėtij vendi prej shtetit grek; tė mos krijohen kushte tė atilla qė mund ta vėshtirėsojnė zgjidhjen e ēėshtjes nė pėrbėrjen e shtetit grek apo qė ta bėnin tė pamundur njė gjė tė tillė. Nė shkresėn me nr. 1413, dt. 13.2.1944 tė Komandės Eprore tė Grupit Ushtarak, thuhej: I dėrguari i posaēėm i M.P.J. pėr Juglindjen, nėpėrmjet zyrės sė tij nė Athinė do tė kėshillojė kryeministrin Rralli qė nė Ēamėri tė emėrojė njė prefekt tė pėrshtatshėm grek.

    Ndėrkaq Rralli me shokė prej kohe po bluanin nė kokė masat qė pėrgatisnin tė merrnin nė Ēamėri pėr mbytjen tė administratės shqiptare atje dhe tė mbarė masės ēame islamike. Kėtė e pohoi vet Rralli pas pyetjes sė bėrė bėrė disa ēamėrve ortodoksė bashkėfolės me tė, ndėrmjet tė cilėve rastėsisht u ndodh edhe njė ēam islamik: E ngritėn ēamėrit flamurin shqiptar?? Sapo dėgjoi fjalėt: Po, e ngritėn?, tha: Tani atje ja ju, ja ata!. Dėshmi tjetėr se zhdukja e ēamėrve myslymanė nga vendi i vet -tė cilėt po luftonin tė vetėm pėr mbrojtjen e vetes dhe tė jugut shqiptar- u pėrgatit nė Athinė, ėshtė pohimi nė Paris mė 1950 i vet kanibalit Napoleon Zerva qė krerėt greko-gjermanė nė Athinė e ngarkuan pėr zbatimin e kanibalizmit tė tyre: detyrėn qė mu besua pėr pastrimin e Epirit nga myslimanėt e Ēamėrisė, e pėrmbusha. E vėrteta mbi sa u tha, pohohet edhe nė shkresėn nr. 000462, dt. 27.2.1944, ku thuhet: Kryeministri, Rralli, zyrės sė tė dėrguarit tė posaēėm tė M.P.J. nė Athinė iu zotua pėr njė ripushtim tė Ēamėrisė; duket se kjo do tė bėhet nėpėrmjet njė oficeri grek me stazh tė gjatė. Me kėtė rast Rralli vuri nė dukje se, duke marrė parasysh gjėndjen e vėshtirė nė krahinėn nė fjalė, pėrmbushja e funksioneve zyrtare nga ana e prefektit varet nga nėse ky do tė mbėshtetet ja tek Vermahti gjerman, ja tek formacionet e armatosura qė do tė krijohen nga grekėrit.... Pra Rralli me shokė tanimė e kishin gjetur oficerin grek me stazh tė gjatė, Napoleon Zervėn.

    Vetėvetiu lind pyetja: Pėrse i vunė syrin pikėrisht kėsaj mostre tė neveritshme dikur tė flakur pėrbuzėrisht, kur nė Greqi kishte mijėra aficerė aktivė? Sepse ishin tė bindur se N. Zerva qe mė i pėrshtatshmi qė, si vet ata, detyrėn qė iu besua do ta kryente hijenėrisht nė bashkėpunim tė ngushtė me gjermanėt. Me bindje tė tilla dėrguan langonjtė e vet nė Nartė dhe grishėn qojlen e tyre, i cili duket se mezi e priste njė grishje tė tillė. Nė korrik 1942 N. Zerva i shoqėruar nga lakenjtė e tij u ngjit nė humbėtirat e Sulit dhe, me thesarėt e ēelur nga fuqi e qarqe tė caktuara mblodhi rreth vetes mijėra tė hurit e tė litarit, shumė nga tė cilėt gjakatarė tė sapolėshuar qėllimisht nga burgjet. Me ta ngriti disa divizionė dhe shpalli se do tė luftonte kundėr pushtuesve. E vėrteta ėshtė se ajo armatė u ngrit vetėm e vetėm qė tė shfaroste gjithkėnd qė nė Ēamėri mbante ngritur flamurin dhe ēėshtjen shqiptare, siē edhe ndodhi. Ndryshe ajo armatė nuk do tė ngrihej nė malėsinė e ngushtė tė Sulit, e shtrydhur nga njėra anė prej Ēamėrisė kryengritėse tė dalė jashtė dorės greke dhe Janinės, ku ndodhej vendkomanda e truparmatės gjermane, po nė malėsitė e Pindit apo tė Olimpit, shumė mė tė gjėra dhe shumė mė tė pėrshtatshme.

    Pėr tė kuptuar se pėrse lukunia greko-gjermane nė Athinė vuri gishtin pikėrisht mbi N. Zervėn, ėshtė e domosdoshme tė vihen nė dukje disa nga shėmtimet e tij jetėsore dhe tė pararendėsve tė vet. Napoleon Zerva pati lindur nė Nartė, nė njė familje shqiptare, fisi i sė cilės ishte mbiquajtur Rrrerrat(Rrenacak (I.D.H.). Ky fis qė rreth viteve 1803-1810 kishte avulluar nga Zérva (fshat shqiptarėsh ortodoksė nė pllajat lindore tė luginės sė Lelovės nė Ēamėrinė Jugore), ndoshta pėr shkak tė pabesisė sė treguar ndaj Ali Pashė Tepelenės. Kėtė tė vėrtetė e zė nė gojė edhe Haxhi Shehreti, oborrtar i Ali Pashės. Si shenjė pabesie, turpi dhe mallkimi ngado qė shkuan atyre iu ruajt mbiemri Rrerrat. Qė nga koha e vendosjes sė Rrerratėve nė Nartė e deri mė 1926 -kur qiti zverk Napoleoni nė fjalė- nuk dimė gjė prej gjėje. Pikėrisht atė vit ai gjėndej oficer i besuar dhe mik i ngushtė i gjeneral Pangallos. Po, kur ky u ndodh jashtė Athinės, miku dhe besniku i tij, N. Zerva, i nxitur nga vesi i tė parėve tė vet, Rrerratėve, e ripėrtėriti trashėgiminė e tij; pa kurrfarė ngurimi e turpi u vu pėrkrah njė grushti ushtarakėsh qė rrėzuan kryeministrin, gjeneral Pangallon. Pėr Rrerratin fjala besnikėri do tė thoshte pabesi. Mohimi i fjalės sė nderit tė dhėnė prej tij quhej zgjuarsi, zotesi e jo turp. I prirė nga kėto vese, atij si erdhi aspak rėndė tu tregonte bėrrylin edhe bashkėkryengritėsve, tė prirė nga gjeneralėt Gonata, Kondili, Plastira etj. Mirėpo vesi i pabesisė sė pėrsėritur shkaktoi flakjen e tij si rreckė nga ushtria.

    Ndėshkimi i tij ishte aq i pafalshėm, saqė atė se pėrfillėn as nė vitet 1940-1941, kur nė ushtri u thėrritėn me gradė oficeri avokatė, gjyqtarė, administratorė etj, njerėz gishtrinjtė e tė cilėve ishin mėsuar tė lėviznin vetėm penėn e kurrėn e kurrės shulin a kėmbėzėn e shkrepjes sė pushkės; madje nuk shpėtuan nga thėrritja nėn armė as mėsuesit, duke e lėnė mėsimdhėnien vetėm tek mėsueset. Po, ja qė gjėndja shpėrthyese antigreke nė Ēamėri ishte aq tronditėse, sa i detyroi ish-ndėshkuesit e dikurshėm tė tij: Gonatėn, Kafandarin, Plastirėn, Sofulin, Papandreun etj. qė, jo vetėm tė pajtoheshin me rrenegatin e vet, por edhe ta pėrqafonin. Pasi N. Zerva arriti nė vendin e caktuar, pranė tij u dėrguan me lugė nė brez dhe me thikė nė dorė shumė e shumė tė etur pėr gjak e rraqe. Ai shpalli se me turmėn nė fjalė kishte formuar ēetat e armatosura E.O.E.A dhe organizatėn E.DH.S. Ky luftėtar doemos sipas udhėzimeve tė Rrallit me shokė- vendosi lidhje me komandaturėn gjermane. Pranė saj dėrgoi ish-kapterin e rojės mbretėrore, Theodhori Viton nga fshati Camanda, i cili prej tij, pas ikjes nga rreshtat e ushtrisė ELLAS-ite, qe graduar kapiten. Caktimi i njė oficeri tė tillė ndėrlidhės ndėrmjet komandės gjermane nė Ēamėri dhe N. Zervės, pėr KĖSHILLIN ishte paralajmėrim shumė domethėnės. Duke qėnė nė dijeni tė plotė si pėr
    pabesitė dhe kopukėrinė e Theodhori Vitos, ashtu edhe tė eprorit tė vet, N. Zervės KĖSHILLI ishte i bindur se nė Ēamėri dikur do tė shpėrthente Era e Surit. Pėr tė fuqizuar mbrojtjen pėr aq sa mundej, komandanti ushtarak i KĖSHILLIT, major Nuri bej Jusuf pasha Dinua nga Paramithia ngriti edhe njė kompani tė dytė ushtarake.

    U tha se N. Zerva ishte nė lidhje tė vazhdueshme me komandaturėn gjermane; nė njėrėn prej shkresave tė tyre thuhet se me N. Zervėn kishte njė marrėveshje asnjėanėsie, e arritur me ndėrmjetėsinė e Nojbaherit; pala greke i ishte pėrmbajtur nė ēdo drejtim. Nė njė tjetėr shkresė gjermane thuhet: Qėndrimi i deritashėm ndaj Zervės duhet qė tė ruhet, me qėllim qė tė arrihet pėrmbushja e kėrkesave gjermane. Grupi ushtarak E mė 16.8.1944 kryekomandantit tė J-L. i shkruante: Nė Greqinė Perėndimore siē e quanin ata Ēamėrinė- Zerva mbajti qėndrim asnjėanės dhe nuk dėgjoi kėrkesat e aleatėve pėr tė goditur trupat gjermane.... Duke mos dashur tė prishnin asnjėanėsinė me gjermanėt, zervistėt vazhduan tė preheshin dhe tė maheshin nėpėr humbėtirat e Sulit. Vetėm pas kėrcėnimit tė fuqive aleate nė Mesdhe njoftuar N. Zervės mė dt. 23.8,1944 dhe pikėrisht kur gjermanėt po tėrhiqeshin nga Ēamėria, ai vendosi t'i godiste.

    Sapo KĖSHILLI pa se fuqia e tij ushtarake ishte e pamjaftueshme pėr tė ndalur mėsyesit zervistė, vendosi zhvendosjen e ēamėrve islamikė tė vendbanimeve anėsore. Mirėpo komanda gjermane e kundėrshtoi rreptėsisht njė gjė tė tillė. Dhe jo vetėm kaq, po, kur KĖSHILLI vendosi tė shpėtonte ē'kishte mbetur ende gjallė nga popullata e Paramithisė, komanda gjermane shpalli se do ta godiste rreptėsisht, nėse ai si masė kundėrvėnėse do tė merrte masa tė ndėrsjellta ndaj grekėrve. Nė rrethana tė tilla divizionet zerviste iu vėrsulun bishėrisht ēamėrve islamikė, duke pėrmbushur kėshtu atė pėr tė cilėn i kishin krijuar; qindra burra, gra, fėmijė e pleq binin nėn tehat e thikave dhe para breshėrive tė plumbave tė tyre.



    Kjo quhet histori. Ja pacavuret qe llomotisin greket dhe propaganda e tyre shoviniste.

  4. #34
    Ja cfare thote historiani Pellumb Xhufi ne lidhje me camet dhe pranine e tyre ne Luften e dyte Boterore:

    Pėllumb Xhufi: Masakra mbi ēamėt ėshtė bėrė pėr dy arsye: sė pari, se qenė shqiptarė, sė dyti, se qenė myslimanė, d.m.th. mbi baza etnike dhe fetare, edhe sociale. Por tė mos harrojmė diēka, qė nė Ēamėri ka pasur njė lėvizje partizane, rezistencė kundėr italianėve
    dhe kundėr gjermanėve, qė ka nisur qysh nė ‘42. Ka pasur njė ēetė nė Filat, ku u krijua ēeta e parė, pastaj ka qenė Batalioni "Ēamėria". Ka pasur shumė ēamė qė ishin edhe mė vonė nė Shqipėri me poste tė larta. Madje, do tė thosha qė shumė mė tepėr bashkėpunim ka pasur nė krahun grek me gjermanėt dhe vetė Zerva ka qenė njė bashkėpunėtor i gjermanėve,
    nė dijeni edhe tė aleatėve.


    Agim Tartari: Sipas njė Konvente tė miratuar nga Kombet e Bashkuara nė vitin 1948 mbi parandalimin e gjenocidit, pėr mendimin tim, dėbimi i ēamėve nga trojet e tyre me anė tė vrasjeve ishte njė gjenocid i vėrtetė dhe nė momentin qė ky veprim konsiderohet gjenocid, ke tė drejtė jo vetėm tė kėrkosh pronėn, por edhe njė dėmshpėrblim. Madje, edhe shteti shqiptar ka tė drejtė t‘i kėrkojė Greqisė njė dėmshpėrblim, pėr faktin se kėta ishin tė gjithė shtetas grekė, qė Enver Hoxha u dha nėnshtetėsinė shqiptare, pasi ajo greke ia hoqi. Ne, si shtet shqiptar nė vitin 1945, u detyruam tė strehojmė, tė ushqejmė 30 mijė persona. Tė gjitha kėto ishin shpenzime tė buxhetit tė shtetit nė atė kohė. Ka njė moment qė ėshtė shumė i rėndėsishėm; qė ēamėt akuzohen pėr bashkėpunim me fashizmin, gjė qė i pėrjashton
    nga mundėsia pėr tė pėrfituar tokėn e tyre...


    Agim Tartari: Sipas evidencave, Ēamėria nė vitin 1937 ishte rreth 17 mijė banorė ose mė mirė, shqiptarė myslimanė. Sipas njė autori grek, nė vitet ‘40-‘41 kanė qenė rreth 21 mijė banorė. Atėherė tė dėnuarit janė rreth 2 mijė veta. Po tė marrim parasysh se popullata e njė vendi pėrbėhet prej fėmijėsh, prej tė moshuarish e grash etj. Rezulton se 50% e meshkujve janė dėnuar si bashkėpunėtorė. Kjo ėshtė njė shifėr e papranueshme, e pamundur.


    Ndersa nga historiani grek Niko Zhango ke kete pjese: Cili ishte Zerva? Ishte nje gjeneral i prapavijes, i cili shihej me simpati nga feld marshalli Lanc i Armates XXII gjermane, vellai i tij, miku i ngushte i kapitenit te zbulimit te armates se Italiane, kapitenin Ferlacio, i cili kur populli grek vuante nga uria, ai bente kontrabanden e ushqimeve. (Rezistenca greke 1940-1945, Niko Zhango Vol.II)

    Qe mos e zgjas shume se nuk jemi tek nenforumi i Historise, kaq mjafton te krijosh nje ide dhe te mundohesh te shikosh te verteten ne sy sic eshte dhe jo si na pelqen ne, apo grekeve paqedashes apo shqiptareve tolerante te jete.

  5. #35

    Exclamation

    """Cameria u pastrua nga camet muslimane dhe jo nga shqiptaret"""


    C'eshte kjo camet musliman?!! Apo e bere dhe ti si mediat serbe sot qe thone "Kosovo muslims"..... ?!!!


    P.S. Po korcaret qe jane musliman me shumice andej nga ju si i quani?!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 30-11-2007 mė 12:57
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #36
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    cccccc

    Darius
    Qe kur u ndakan shqiptaret ne myslimane dhe ne te krishtere?
    Zerva nuk ishte Arvanitas po ishte nje kerme dhe kriminel. Ai mund te kete qene cam i krishtere po
    Ne ate kohe cameria kishte shqiptare te cilet ishin ndare ne fete muslimane dhe te krishtere. Ata qe u debuan ishin te fese muslimane, kurse te krishteret nuk u debuan por ndenjen atje, madje moren dhe nga pronat e atyre qe u debuan.
    Kur themi se camet ishin shqiptare, kur therrasim me te madhe qe arvanitasit ishin/jane shqiptare, atehere perse te mos themi qe Zerva ishte nje kriminel me origjine shqiptare?? Apo kur na pelqen ne, te themi se ishte grek? Nuk eshte hera e pare ne histori kur shqiptaret e kane pesuar nga shqiptaret. Vete revolucioni grek (ata qe moren pjese active ne lufte) ishte shqiptar, aq sa vete Bajroni tha qe "ne te dyja anet e frontit shahej shqip"

    BARAT
    Camet myslimane ishin shqiptare puro, etnike...ashtu si ishin edhe pjesa tjeter e banoreve te vilajetit te Janines, pavarsisht besimit te tyre fetar
    Nuk thashe te kunderten, thjesht thashe se muslimanet ishin pre e terbimit zervist, dhe jo te krishteret

    mos spekullo me emrin e Korces sepse vete korcaret kane qene nga me te demtuarit nga andartet...
    Cfare faktesh ke? Une nuk di te jete ,psh, djegur korca nga greket? por di qe voskopoja u dogj nga Sali Butka, ku katundaret "bashkeluftetare" deshin te mirini dhe mushkat per te ngarkuar placken e mare pas djegjes se voskopojes, di qe gjthashtu qe Saliu i mbushi xhepat me florinj per te mos djegur fshatin e dardhes (gje qe tregon qarte se cfare patrioti ishte)
    por di qe mbi 200 familje u larguan nga qyteti i korces bashke me trupat greke, madje ishte dimer dhe ne devoll (atje ishte me perpara kufiri), i zbriten nga makinat (muslimanet), dhe iken me kembe ne debore drejt greqise.
    Keshtu qe une nuk te spekulloj me korcen, keto nuk jane te shkrojtura ne histori, por jane tregimet e atyre korcareve qe u larguan ne greqi dhe me andej ne amerike.

    Me pak fjale dua te them se , perkatesia fetare ishte akoma e ndjeshme ne ate kohe dhe jo sic themi ne sot " edhe cfare nqs ishin muslimane?! ata jane shqiptare!" . kete nuk e mohon njeri, por atehere ne popull, nuk kishte nacionalizm por akoma ndiheshin pasojat e "miletit".

    PS 200 familjet qe u larguan per ne greqi ne ate kohe, ishte ekuivalenti i popullsise se durresit, po ne ate kohe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Korcar-L1 : 30-11-2007 mė 14:05
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Cfare faktesh ke? Une nuk di te jete ,psh, djegur korca nga greket?
    Shqiptarėt e Sofjes: Ja masakrat e andartėve grekė nė 1914
    Masakrat dhe genocidi i egėr qė bandat militare greke
    tė gjeneralit famėkeq Napolon Zerva ndėrmorėn mbi
    popullsinė myslimane shqiptare tė Camėrisė, qė jetonte
    prej shekujsh nė trojet etnike tė saj, tė cilat
    shėnuan edhe kulmin nė vitin 1944-1945 me vrasje,
    plackitje, cnderime, pėrdhunime, djegie fshatrash dhe
    dėbime masive, nuk janė tė vetmet qė kanė ndodhur mbi
    kurrizin e shqiptarėve nga fqinjėt e tyre gjatė
    rrjedhave tė historisė. Pėrvec popullsisė myslimane
    shqiptare came tė Greqisė, e cila, sic dihet tashmė
    nga historia, qė prej tre-katėr shekujsh i ėshtė
    nėnshtruar rregullisht njė kalvari tė gjatė vuajtjesh
    prej masakrave tė grekėve, fqinjėt tanė tė jugut jo
    pak herė i kanė kapėrcyer kufijtė e tyre duke i
    shtrirė ato masakra edhe nė thellėsi tė territorit tė
    Shqipėrisė sė Jugut, sic bėnė nė vitin 1914. Lidhur me
    ato masakra tė papara dhe tė padėgjuara deri nė atė
    kohė, tė cilat tronditėn jo vetėm shqiptarėt kudo ku
    ata ishin, por edhe mbarė opinionin botėror, pati
    reagime dhe protesta tė shumta. Por reagime mė tė
    mėdha erdhėn nga kolonitė shqiptare tė disa vendeve tė
    ndryshme tė botės si: SHBA, Egjipt, Rumani, Bullgari
    etj., tė cilat ndėrmorėn njė fushatė sensibilizuese nė
    shtypin e kohės, me qėllim qė ta detyronin qeverinė
    greke tė parandalonte atė valė masive terrori ndaj
    popullsisė shqiptare nė jugun e vendit. Njė nga ato
    koloni shqiptarėsh qė u dalluan nė kėtė drejtim ishte
    dhe ajo e Sofjes nė Bullgari, e cila nėpėrmjet gazetės
    sė saj, "Liri e Shqipnis", hapi njė rubrikė tė
    vecantė, duke botuar herė pas here shkrime tė ndryshme
    ku pasqyroheshin krimet cnjerėzore tė grekėve ndaj
    shqiptarėve. Nga ajo gazetė e vitit 1914, ne kemi
    pėrzgjedhur pėr botim dy shkrime, tė cilat po i
    publikojmė mė poshtė, duke mos iu bėrė asnjė ndryshim
    nga origjinali i tyre.

    "Liri e Shqipnis": Do vijė dita qė t‘i nxjerrim nė
    shesh kėto ngjarje


    Pėr barbarizmat greke, pėr ato sjelljet e tyre
    cnjerėzore dhe tė egra, tė turpshme e tė pandershme,
    mund tė mbushet njė libėr i madh, nė njėqind gazeta sa
    kjo e jona. Edhe padyshim do tė vijė dita qė tė
    nxjerrim nė dritė tė gjitha ngjarjet qė tė mbesin si
    kujtim i paharruar nė zemrat e djemve dhe tė nipėrve
    t‘anė. Na kėtu po japim ca shemblla, pėrmi sa kanė
    punuar grekėrit dhe sa kemi vuajtur prej tyre. Nė kėtė
    numėr po shtypim dy letra qė muarėm nga dy qytete (nuk
    i themi dot qytetet se kemi frikė nga barbarėt e
    Athinės) dhe po nxjerrim kėto rradhė mė poshtė, duke i
    lėnė ashtu si ishin, pa i ndryshuar asnjė fjalė:

    Letėr pėr gazetėn "Liri e Shqipnis" nė Sofje


    Kur ishin andartėt nė Kolonjė, c‘bėnė nėpėr fshatra
    nuk rrėfehet:
    Nė maj 1914, Borovėn, si e plackitėn
    tėrė fshatin, vanė cnderuan me tė pahir 13 gra. Njė
    nga ato kur shkonte pėr te Mesi i Urave, plasi mbi
    udhė nga turpi dhe nuk ngriti fare kryet pėr tė
    shikuar shoqet e saja. Rrahėn pa mėshirė pothuaj mė tė
    shumtit fshatarė, vecanėrisht, Josif Maxirė, tė cilit
    i vranė dhe tė birė. Nė Gostivisht turpėruan mė tepėr
    se 18 gra, njė prej syresh kishte dhe tė shoqnė qė
    priste shpėtimin e tij duke ju cnderuar e shoqja.
    Kapedan Stratin nga Kalavrija, pleqt e Gostivishtit, e
    adhuronin si shpėtimtar, se ai i rrihte ata pa
    mėshirė. Nė Rehovė, andartėt pasi plackitėn tėrė
    fshatnė, rrahėn pa mėshirė shumė njerėz, nė mes tė tė
    cilėve dhe grekomanin Qirijako Stefan Qirjaqis, tė
    cilit ia bėnė kurrizin mė tė butė se barkun, se nuk
    deshte tė vinte bashkė me andartėt. Ky tradhėtor i
    Kombit, kur vate Komisjoni i Fuqive tė Mėdha pėr tė
    ndarė kufirin e Jugės sė Shqipėrisė nė Ersekė deriste
    si ay nė maj: "Kato i Alvania, zito i mitri mas
    Ellas". Ky i ndyrė i gjeti drutė qė kėrkoj, ja bėnė
    mirė. Po nuk arrinė nderimet nėpėr gratė qė punuan
    andartėt e Moresė, zunė dhe njė djalė 19 vjec dhe e
    cnderuan me tė pėrdhunė, pastaj donin ta vrisnin,
    sepse mos kallėzonte cnderimin. Nė Blush cnderuan 5
    gra dhe rrahėn pa mshirė dhe plakat e pleqtė e
    fshatit. Nė Luaras, therrnė 20 fėmijė myslymanė, 4 i
    pagėzuan: kėta paskėshin mbetur kur shkuan tė tjerėt
    nė ullishtet e Vlorės. Nė kėtė fshat muarė grekėrit
    209 mushka tė zgjedhura, 6 kuaj, 39 pendė qe, dhe 20
    krerė lopė. Shtėpitė e myslymanėve i dogjnė dhe i bėnė
    hi qė nga Cqeria, Dangėllia, Kolonja, e gjer nė fushė
    tė Korcės, si i plackitėn mė parė. Nė Panarit therrnė
    si berrat 300 shpirt, tė cilėt i gėnjyen duke thėnė:
    "Kthehuni nė shtėpitė tuaja se nuk iu ngasim", po kur
    u kthyen, i vranė mė tė shumtit me sėpata pėr tmerr.
    (A...3 janar 1915).
    Letra e dytė pėr gazetėn "Liri e Shqipnis"

    Mė 20 Prill 1914 vanė nė Luaras andartėt e Grekut
    natėn, dhe nė mėngjes thirrnė tėrė pleqėsinė e fshatit
    duke u thėnė sa mė parė "djemtė", ose u vumė zjarr.
    Pastaj zgjodhėn 20 djem tė moshės sė tyre, jo mė shumė
    se 30 vjet e poshtė, tė cilėt edhe sot gjenden nė kėtė
    shėrbim, ku jeta e tyre ėshtė nė dyshim. Qė nga ky
    fshat u drejtuan nė Vakėfet: Katundt, Panarit, ku mė
    22 tė Prillit kishin dėrguar Leko Mihalė nė Vodicė pėr
    tė shikuar a ka shqiptarė apo jo, dhe ky vajti afėr
    Vodicės, u kthye, erdh nė katund pa lajme. Aherė e
    vranė andartėt para kishės sė katundit qė u tmerruan
    tėrė njerėzia e fshatit, pas varrimit tė tij na
    mblodhnė tė gjithė sa ishim me ta pėrpara kafenesė sė
    bamit Prift Eimes e na thanė: "Kush nuk do tė vijė me
    ne, le tė ngrerė dorėn pėrpjetė, d.m.th. ta bėjmė si
    atė tjatrin, ta vrasim, as njė nuk tha se jo, se
    shpirti ėshtė i dhembur. Nė mes tė natės duke gdhirė
    Cen Gerg u nisėm pėr nė Panarit, ku arritmė me tė
    zbardhėllyer; atje thirrnė pleqt e fshatit dhe na bėnė
    konak; nė drekė herėt na vjen njė lajm se nė Katund,
    sipėr na e ka zėnė xhandarmėria shqiptare dhe shokėt e
    tyre, vetėdashėsit ikin me rrėmbim, e lėmė prapa
    Panaritin se ėshtė vėnd i lik, dhe strategjik pėr
    shqiptarėt, vemi nė Katund ditėn e Shėn Gjergjit: mbi
    Katund na e japin (na qėlluan) shqiptarėt me pushkė
    dhe kėshtu u ndez lufta midis nesh, tė cilėt kishim
    zėnė vent mbi Stratoberdhė nė mal tė Selenicės sė
    Pishės; kėtė vent e ruante Makerza; lufta mbajti katėr
    orė, po ku i mbaheshim dot ne Shqiptarėve, na i
    hidhnin plumbat si breshėr mbi krye e lėndinave qė
    kishim zėnė, panė c‘panė kapedanėt e Kritit e pushun
    40 minuta mė parė luftėn; ne na lanė nė viset e
    rrezikshme dhe kryehajdutėt vanė nė fshat. Nė mes tė
    natės na vjen lajm qė tė mblidhemi tė gjithė se do tė
    ikim, e ku tė vemi? Kur lebetitej fėmija tė kėputej
    shpirti, se Grekėrit i kishin frikėsuar fshatarėt,
    duke thėnė: "Po tė rrini kėtu, u kanė pėr t‘u vrarė
    Shqipėtarėt". Kėta si mua qė s‘e nxė dera me njė
    kungull pas, mė njė anė ne nuk mund tė shpėtonim, mė
    anėn tjatėr ata ngritnė dhe fshatin, erdhė tė gjithaq
    gjer te Ura e Laskės, pastaj ca pleq shpirt mirė bėnė
    si bėnė dhe u kthyen si u larguan pak nga andartėt. Ne
    po shkonim nga udha e Kaltanjit, zbritmė te Ura e
    Orgockės, kur arritmė afėr kėtij fshati shohim qetė e
    lopėt e Luarasit, tė cilat i morrėm atij pylli tė
    dendur; mezi i shpumė gjer te Vidi i Gostivishtit
    Poshtėm; aty bashkuam bariun e fshatit me berrat dhe
    ja dorzuam, po ky kish dhe fėmijėn pas. Njė nga shokėt
    e mi i lutet kapedanit duke i thėnė se: "Kam time
    shoqe me barrė dhe kam frikė se mos i ka mbetur
    gjekunt, e cila ėshtė nė tė nėntin muaj". Pa se ke ti
    gomaricėn me barrė mė prishet puna mua", ju pėrgjegj
    kapedani. Pastaj pas njė shiu tė madh arritmė nė
    fshatin Peshtan; kėtu gjetėm disa pleq nga fshati tė
    cilėt ishin me kafshėt qė i muarrnė andartėt dhe
    mbanin drithin e tyre fshatrave qė shkelnin. Kėta posa
    mėsuan pėr fėmijėn dhe pėr mallė qė ishte udhės nuk
    vonuan, vanė dhe i gjetėn loptė e qetė, dhe te po i
    sillnin si pėr sigurim aty nė Peshtan, ku kishin
    mbetur ca andartė, u duallnė dhe ua muarrnė. Ne si
    ndejtėm njė gjysėm ore aty, u ngritmė pėr tė shkuar nė
    mes tė urave dhe megjithė fėmijėn e Peshtanit, nė kėtė
    cast mėsuam se Shqiptarėt po na arrijnė, i lamė dhe
    fėmijėn dhe me nxitim shkuam natėn, megjithė gunat mbi
    supe, ndonėse kishim pėrpara mė tepėr se tetė kafshė;
    nuk di si ta shkruaj kėtė mundim qė dremitnim udhės,
    por kur mbetmė mbi njė vėnt, harruam dhe udhėn qė do
    tė vinin nė Lashovė, ku pas dy ore mundėm dhe gjetėm
    shokėt dhe nė mėngjez arritmė nė Lashovė, qė aty nė
    drekė herėt nė mes tė Urave u gjendėm, me tė arrirė
    aty prapė na gatitnė pėr nė kufit ku qemė, pas
    mesditės u nisėm pėr nė Leskovik, udhės shihnim
    njerzinė qė shkonin ngarkur me fėmjėt e gjorė, mos mė
    keq u ndamė: "Pse ikni? Se u prishnė (u plagosėn, u
    qėlluan, shėnimi ynė), Po kush u prishim, Shqiptarėt?
    Jo mor vela, Shqiptarėt nuk erdh fare nė fshat
    tėnė.-Po kush? Ja kėtra qė kini shokė ju,
    an...andartėt, e mor vela se s‘e them dot, se kam
    frikė". Kur shohim qė nga Konica vinė shumė kafshė tė
    ngarkuara me municione, kanona mali e mitrolozė,
    ushtarė tė rregullt nga rrobat, po kėsulėn tė
    ndryshme, me shkabė dy krenore dhe me oficera pas,
    reshter, kapterr tizgat, mengore Greke dhe po
    drejtohen pėr nė Leskovik.
    Leskoviku i djegur nga andartėt grekė
    Dy orė kėtij qyteti i mban era shkrumb. Arrimė nė
    qytet, ku na drejtuan nė njė bregore, qė kishte mbetur
    njė shtėpi e kishės pa djegur, pėrvec kishės dhe asaj
    shtėpie. C‘tė shohė i ziu njeri? Njė qytet aq i mirė i
    djegur i tėri, tė ngjethen mishrat pėr kėtė dėm tė
    madh, po c‘bėhet? Ndenjėm njė natė dhe nė mėngjes na
    dhanė nga 250 fishekė dhe nga tri peksimadhe, pastaj
    vuri njė fjalė ish-trumeri nė Korcė, Cipuros, i cila
    na tha: "Trimėrija juaj e pakėt, e nguti qeverinė
    Shqiptare ta bėjė anakohi se venomet (tokat,
    territoret), i fituam, jemi afėr njė marrėveshje. Tani
    duhet tė vini njė orė e mė parė nė kufit Epiriote
    Shqiptare". Shkuam nga Leskoviku i zhuritur rrėzė
    Melesinit dhe nė Lashovė, atje kapedanėt thoshin
    midias tyre: "Kush ėshtė nga kėta "allvanisits", t‘ja
    bėjmė gropėn. Kjo na helmoj tepėr por prapė i jepnim
    kurajė vetes duke thėnė: "Ata na vrasin, po ne pse jo,
    dhe nuk i largoheshim njeri tjatrit as fare. Arritmė
    nė Peshtan kėty kanė mbetur dy pleq, i tėrė fshati
    ėshtė i ikur qė dy ditė afėr nesh, ndejtėm atė mbrėma
    aty, bėmė bukė vetė dhe tė nesėrmen nga Radimishti e
    nė Selenicė tė Radomit pėr tė marrė frymė, ndenjėm
    katėr orė se kishim 5 ditė e 5 netė qė iknim. Qė andej
    nė Kuries, kur hynė brenda nė fshat, shohim qė del tym
    nga njė kasolle evgjiti, me vrap pyesim dhe gjejmė dy
    palė fėmijė evgjitrish, ditėn mė tė parė kish vdekur
    njėri syresh urije. Kėtu i dhamė pak buka dhe me njė
    shokun tonė nga Treska, i dėrguam nė Ersekė, pėr bukė
    dhe pėr dije ndenjėm njė natė nė Kurtes. Tė nesėrmen
    na thanė: "Kush nga ju do tė vejė nė Orgockė pėr t‘u
    dhėnė evgjitėve ca misėr, vete unė them. Ahere 4 gra
    dhe evgjiti 5 u nisėm pėr nė Orgockė, ku unė dinjė se
    cila shtėpi nuk kish drithė, kur hynė gjetėm 10 kile
    misėr, 2 kile grurė, 1 kile fasule, muarė tė gjorėt
    100 okė misėr dhe pakė fasule. Duke mė uruar mua dita
    njė mijė, qė do tė shpėtonim fėmijėn nga urija, qė aty
    shoh se andartėt u hodhnė nė mal tė Orgockės nė
    shtypit e bejlerėve, ndenjėm athje njė natė, kur unė
    kisha vėndin tė ruaj te ura se mos vinė Shqiptarėt,
    kur i afrohemi urės, na e jep njė qė nga Leuska me
    pushkėt, atė cast zumė lėndinat. Po jemi nė paqe tė
    zbrazim pushkėt nė atė kohė, na zė njė shi i rreptė sa
    u gdhimė nė kėmbė tėrė natėn, nė mėngjez vemi nė
    qėndėr ku u lejmė njė prej nesh, tė cilit u muarrė njė
    orė tė mirė me kushtim (kushtonte), 4 lira Engleze,
    pasdreke e dėrguam nė Kurtes dhe muarrmė evgjitkat dhe
    i cnderuan. Pastaj u hodhmė pėr nė Kolonjė, shkuam,
    nga Meshicka, c‘tė shoh njeriu i mjerė! Zjarre vėnė
    tėrė kėtyre fshatrave, misrin udhėve tė derdhur. Qė
    kėtej nė Kaginasm nė mes tė natės, tėrė ky fshat iu
    bukur i djegur dhe rrobat e enėt pėrjashta dhe
    pėrndarė njerėzia kur ikėn me panik. Qė nga Kaginasi
    nė Berovė dhe me tė arrirė aty, na ndanė nė ca lėndina
    dhe na thanė: kur t‘u themi tani "zjarr", ju duhet tė
    ini gati, pastaj na ngjitnė nėpėr hendekėt qė kish
    bėrė Xavidi, e na thanė po tė jetė pėr tė zbrazur, t‘u
    hedhim ca pushkė dhe pastaj tė kapėrcejmė "pros ta
    Elinika sinora". Tė nesėrmen na vjen Kozo Bima nga
    Gostivishti, tė cilit ia kishin bėrė benė pėr ta
    hedhur mė ndonjė lėndinė, dhe e ngjitnė sipėr nė mal
    tė Borovės, bashkė me tė birė e Josif Maxirit nga
    Borova, tė cilin mė pas e vranė, si mėsova pėr Kozon,
    nuk mė rrihej. I lutem kapedanit qė ta bashkonj, mezi
    ma dha lejen, vajta e bashkova dhe e pyeta pėr
    prindėrit e mij, ishin nė fshat apo jo, po ai ish
    shumė i trembur, atėhere njė oficer qė ish atje mė
    tha: c‘e ke ti kėtė? I thashė: ungj. Si ėshtė sjellė
    me grekėt, shumė mirė. Pas shum lutjeve t‘miat e lejoi
    tė nesėrmen bashkė me Kozon, ikėm pėr nė Luaras.
    Prindėrit kishin shkuar dy ditė mė parė, ndenja njė
    javė nė fshat, dhe pastaj pata fatin tė vinė disa
    ushtarė nga Korca dhe u hodha nė Korcė, ku ndeja dy
    muaj, prisnim dita ditės t‘i lėshonte vendet greku, po
    ahere filloi pushka nė Nikolicė, ku ushtria Shqipėtare
    i dėrmoj armiqtė mirė. (S...15 Cen 1914). L.O.
    Barbarizmat greke nė Shqipėri


    Pėr barbarizmat greke, pėr ato sjelljet e tyre
    cnjerėzore dhe tė egra, tė turpshme, tė pandershme,
    mund tė mbushet njė libėr i madh, njėqind gazeta sa
    kjo jona. Dhe padyshim do tė vijė dita qė ta nxjerrim
    nė dritė kėtė ngjarje, qė tė mbesė si kujtim i
    paharruar nė zemrat e djemve dhe nipėrve tanė. Nga njė
    letėr qė na shkruan njė mik prej Shqipėrisė (Nuk e
    themi dot qytetin se ėshtė frikė nga barbarėt e
    Athinės), nxjerrim kėto radhė si mė poshtė, duke i
    lėnė ashtu si ishin, pa iu ndėrruar asnjė fjalė.

    Letra nga fshatrat e Shqipėrisė sė Jugut

    Kėtu erdh njė djalė nga Gostivishti, Petro V. Kita, tė
    cilit i vranė grekėrit t‘ėmėn dhe gjyshen me shumė
    barbarizma qė nuk ta rrėfenj dot, sepse ishte me
    Shqiptarėt qė luftonte, aq i mundun sa s‘bėnet mė. Si
    i mbajtėn katėr ditė pa bukė mbyllur nė qilar, pastaj
    u thanė qė tė vini tė dėrgoni njeri tė vij i biri juaj
    kėtu, ata u pėrgjigjėn qė neve nuk e sjellim dot
    djalin, zireni dhe bėni c‘tė doni me tė. Pastaj u
    kėrkuan 10 lira, edhe para s‘kemi u thanė, bėni si tė
    donim, atėhere bėni male pėrsipėr mbi Shėn Thanas u
    thanė, si nėnshkruan tė shkruarėn i muarrnė zvarrė dhe
    i kunguan nė kishė dhe pastaj i therrėn me thikė, sido
    qė iu lut plaku dermani, mua mė parė, pastaj cupėn
    time, ata therrėn cupėn para syve tė plakut dhe pastaj
    i lanė katėr ditė pa mbuluar gjer sa vanė ca nga
    fshati i tyre fshehurazi dhe i mbuluan. Kėto
    barbarizma i bėri njėri i quajtur Strati nga
    Kalavrija. Ky njeri kish marrė dy cupka myslymanka pas
    edhe i pėrdorte si deshte pėr turpe nė Gostivisht. Nga
    fshati Luaras ende s‘dimė gjėsendi, pėrvecse Myslym
    Sejatnė qė s‘iku dot, plak i verbėr qė ishte, van e
    vranė tek rrinte pas zjarrit nė shtėpi, dhe nja dhjetė
    mushka nga Luarasi i murėnė grekėrit dhe mė s‘jua
    suallė prapė. Nė Kodras vranė katėr shpirt se nuk ikni
    dot po ngroheshin nė diell, kėto janė trimėritė e
    grekėrvet tė pashpirtshėm. Kur u bė lufta nė Berat (nė
    Gusht 1914), mblodhė tė krishterė nga katundet qė 18
    vjec e lart mė tepėr se 500 shpirt dhe i vunė pėrpara,
    tė cilėt s‘u kthyen as gjysmat, se mė tė shumtit
    s‘dinin as nga zirej pushka.

  8. #38
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    keto i kam lexuar me perpara , por prap se prapi nuk kishte as nje prove per shkaterimin e Korces, ashtu sic pretendove dhe ti ne nje postim te me parshem.

    Nė mes tė natės duke gdhirė
    Cen Gerg u nisėm pėr nė Panarit, ku arritmė me tė
    zbardhėllyer; atje thirrnė pleqt e fshatit dhe na bėnė
    konak; nė drekė herėt na vjen njė lajm se nė Katund,
    sipėr na e ka zėnė xhandarmėria shqiptare dhe shokėt e
    tyre, vetėdashėsit ikin me rrėmbim, e lėmė prapa
    Panaritin se ėshtė vėnd i lik, dhe strategjik pėr
    shqiptarėt
    , vemi nė Katund ditėn e Shėn Gjergjit: mbi
    Katund na e japin (na qėlluan) shqiptarėt me pushkė
    dhe kėshtu u ndez lufta midis nesh, tė cilėt kishim
    zėnė vent mbi Stratoberdhė nė mal tė Selenicės sė
    Pishės;
    kėtė vent e ruante Makerza; lufta mbajti katėr
    orė, po ku i mbaheshim dot ne Shqiptarėve, na i
    hidhnin plumbat si breshėr mbi krye e lėndinave qė
    kishim zėnė
    Sic e shikon, ky eshte nje shqiptar qe luftonte me grekun kunder xhandarmerise shqiptare.

    "Po tė rrini kėtu, u kanė pėr t‘u vrarė
    Shqipėtarėt".
    Perse greket u theshin shqiptareve " ikni se do ju vrasin shqiptaret" ?

    Ke konsideronin shqiptare greket dhe vete keta ortodoksa shqiptare qe luftonin perkrah grekut? mos ndoshta shqiptaret muslimane? Ndaj kujt u bene me shume maskara/krime? ndaj ortodoksve apo muslimaneve??

    Ajo cka dua te them eshte, se ,vete greku pa mbeshtetjen e ortodoksave epirote (pergjithesime) nuk do vepronte ne kete menyre. Kjo eshte e verteta dhe nuk kemi perse te fshihemi pas gishtit.

    PS. dolem prape nga tema lol
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #39
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    ore , po ti kesh lexuar postimet e mija me lart, do ta kesh kuptuar ku e kam patur fjalen, por meqenese ti po kembngul per nje pergjigje "private" po ta jap :P

    Me ate fjali desha te thesha qe: Cameria u pastrua nga camet muslimane dhe jo nga ata ortodoks ----- qe te 2 grupet shqiptare. Prandaj dhe ta theksova nga camet muslimane dhe jo nga shqiptaret , sepse shqiptare ishin dhe ata came ortodoxe te cilet nuk u debuan

    Ju korcaret (te pakten ata te vjetrit) dini te lexoni fengjisht. Lexo se cfare shkruan nje reporter francez per Korcen gjate Luftes se Pare Boterore.

    L'Albanie aux Albanais, » telle est la devise des habitants de toutes les localités de cette riche plaine de Koritza".

    ...Ces pauvres gens ont vu, depuis la premičre guerre balkanique, défiler chez eux, avec une rapidité déconcertante, une série de gouvernements venant naturellement les libérer du joug de leur prédécesseur. C'était: 1 jusqu'en décembre 1912 le régime turc; 2 jusqu'en mai 1913 le régime militaire grec; 3 jusqu'en mars 1914 le régime civil grec; 4 jusqu'en juillet 1914 le régime albanais du prince de Wied; 5 jusqu'en octobre 1914 les andartes grecs; 6 jusqu'en décembre 1914 l'occupation militaire grecque; 7 jusqu'ą fin octobre 1916 l'administration civile grecque royaliste; 8 jusqu'au 23 novembre 1916 administration civile vénizéliste; 9 jusqu'au 10 décembre autorité militaire franēaise avec fonctionnaires grecs; 10 depuis le 10 décembre république autonome albanaise sous la protection militaire franēaise.
    ...

    http://www.greatwardifferent.com/Great_War/Vaucher/Albanie_01.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 30-11-2007 mė 17:24

  10. #40
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Ju korcaret (te pakten ata te vjetrit) dini te lexoni fengjisht. Lexo se cfare shkruan nje reporter francez per Korcen gjate Luftes se Pare Boterore.
    asgje me shume se sa ndrime administratash greke ne funksion te regjimeve. Dhe me ne fund repubilka autonome e korces. Ku gjysma e administrates ishin filogreke.
    Nuk po te kuptoj ku do te dalesh?

    po ta kesh fjalen per krime/masakra ndaj shqiptareve, po te them dhe njehere, se ato ishin drejtuar ne pergjithesi muslimaneve shqiptare dhe ne vecanti atyre qe ishin kunder greqise apo dhe kunder kishes--- sic eshte rasti i petro nini luarasit--- qe shume vete bejne gabim kur thone se ishte ortodoks..... ai ishte protestant ashtu sic ishin dhe motrat qirjazi qe spiunonin F.Nolin tek amerikanet. Amerikanet kishin misionaret e tyre protestante ne Korce ne ate kohe.
    Nejse kjo eshte kryekeput teme tjeter.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Diskutim pėr budizmin
    Nga altin55 nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 20-07-2009, 16:41
  3. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  4. Diskutim në lidhje me GRUB....
    Nga FlashMx nė forumin Pėrdoruesit e Unix
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 17:35
  5. Diskutim rreth rikthimit te te dhenave.
    Nga Miremengjes nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 11:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •