Postuar mė parė nga arbėresh
Pino ne rradhe te pare mire se ke ardhur ne forumin tone. Do doja me shpirt qe te shtohej pjesmarrja e arberesheve. Gjuha shqipe qe shkruan eshte e mrekullueshme dhe e ben akoma me te mrekullueshme fakti qe e njeh kaq mire ndonese te paret e tu kane emigruar 600 vjet me pare. Gjithmone e kam dashur arberishten dhe nuk le rast pa e lexuar megjithese jo gjithmone arrij ta kuptoj qarte.
Tani ne lidhje me temen me duhet te bashkohem me mendimin e shprehur tek forumi ku ke postuar 'stemen' si dhe me Genesis. Me aq sa e njoh une heraldiken ajo qe ke postuar eshte me shume totem sesa steme perfaqesuese. Ka me shume karakter pagan dhe religjioz dhe sidomos perfshirja e kafsheve dhe nderthurja me elemente te natyres e ben akoma dhe me shume totem. Por nje gje mund te te them me siguri, eshte nje totem shume i lashte. U perpoqa te gjeja dicka ne lidhje me elementat qe jane te pranishem aty por asgje nuk me coi ne nje konkluzion te qarte pervec faktit te lashtesise tejet te madhe. Mbase do ishte me interes te pyesje njehere arbereshet e tjere ne zonen tende nese edhe familjet e tyre kane patur toteme te tilla ne te kaluaren e hershme. Kjo te pakten do te te ndihmonte te krijoje nje ide me te qarte si dhe te beje nje krahasim me totemin e familjes tende.
Gjithe te mirat.
Krijoni Kontakt