Bashkimi Evropian po përshpejton procedurat për vendosjen e televizioneve të lëvizshme. Ky komision po inkurajon adaptimin e transmetimeve televizive të sistemit DVB-H brenda zhvillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit të vitit 2008, në formatin DVB-H si standard transmetimi të vetëm në të 27 vendet e Bashkimit Europian. Vendimi u morr nga Komisioni Evropian, i cili nga Brukseli përcaktoi linjat kryesore për zhvillimin e televizionit të lëvizshëm në tregun kontinental. Objektivi kryesor sipas komisarit të Bashkimit Evropian për mediat Viviane Reding, është të rikuperohen pozicionet në një treg të televizionit të lëvizshëm që parashikon të arrijë një xhiro prej 20 miliardë eurosh deri në vitin 2011. Është momenti që industritë dhe qeveritë e kontinentit duhet e sforcohen për të përmbushur tranzicionin drejt televizionit të lëvizshëm. Në këtë fushë duhet nxitur integrimi i DVB-H për të fituar lidershipin në treg, ashtu siç ndodhi edhe me telefoninë mobile, kur standardi GSM, i përdorur nga industritë evropiane, u përhap në nivel botëror. Për fituar lidershipin në treg është e nevojshme që të adaptohet një standard i përbashkët në të gjithë kontinentin. Aktualisht, duke pasur në vëmendje se norma e DVB-H është zgjidhja më serioze për të ardhmen komisioni do të përgatisë regjistrimin në listën e standardeve të BE-së të publikuara në gazetën zyrtare, duke inkurajuar zyrtarisht përdorimin e DVB-H tij në 27 vendet e BE. DVB-H është një version i përshtatshëm për instrumentet portative (të lëvizshme) të DVB-T, i njohur si dixhitali tokësor.
Standardi i zbuluar në Evropë, nga disa prej prodhuesve më të mëdhenj të celularëve si "Sonny Ericson" dhe "Motorola" dhe mbi të gjitha nga prodhuesit finlandezë të "Nokia", liderë botërorë në tregun e telefonisë celulare. Këta prodhues më 30 maj i shkruan një letër të hapur komisionerit evropian të medias që të përshpejtonte adaptimin DVB-H. Shpresa e prodhuesve të mëdhenj të celularëve dhe e komisionerit të Komisionit të Medias së Bashkimit Evropian është që DVB-H mund të ketë të njëjtin sukses si GSM duke i lejuar Evropës që të mbajë avantazhin teknologjik që ka ndaj zonave rivale në tregun e telefonisë. Formati është adaptuar ndërkaq, me sukses në 18 vende, kryesisht evropiane. Rivalët kryesorë të DVB-H-së janë T-DMB, i përdorur në Kore, në Japoni, në Kinë dhe Media Flo, standardi i zhvilluar nga prodhuesi amerikan "Qualcomm".
Ditët e fundit, adaptimit nga At&, operatori më i madh amerikan u shqua një zhvillim i rëndësishëm në luftën për të fituar lidershipin botëror. Në këto kushte, e ardhmja e Evropës është adaptimi i plotë i sistemit DVB-H brenda vitit 2008 në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian si standard i vetëm.
Gazeta SHQIP
Krijoni Kontakt