Klasa politike shqiptare nė cirkun e skandaleve
Nga Kastriot Myftaraj
Nėse do ta shohim klasėn politike shqiptare tė lindur nė kohėn e tranzicionit, dhe qė kėtė vit mbush shtatėmbėdhjetė vjeē, si njė qenie kolektive, si njė person kolektiv, ajo nuk jep shenja se po shkon drejt maturimit, por ka dyshime serioze se ajo jo vetėm qė nuk ka hyrė nė moshėn e adoleshencės politike, por ende po pėrjeton njė pubertet tė vonuar, duke qenė njė fėmijė kapriēioz dhe i llastuar, qė mund tė shkatėrrojė gjithēka qė i bie nė dorė, nė rast se nuk ia tėrheqin veshin nė kohėn e duhur ndėrkombėtarėt.Nė personalitetin kompleks, destruktiv, vanitoz, kapriēioz, tė kėsaj klase politike, kontribuojnė tė gjithė anėtarėt e saj elitarė, Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Gramoz Ruēi, Skėnder Gjinushi, Genc Pollo, Neritan Ceka, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Jozefina Topalli, Bamir Topi, Ben Blushi, Ridvan Bode, Nikollė Lesi, Paskal Milo, Lufter Xhuveli etj. Nė Shqipėri pėr politikanėt pėrdoret shpesh fjala VIP, qė ėshtė akronimi anglisht i Very Important Person, por qė kur pėrdoret pėr politikanėt shqiptarė, do tė ishte mė me vend qė ky akronim tė lexohej: Very Irresponsable Person (Person shumė i papėrgjegjshėm). Nėse do tė bėje njė portret tė VIP-ave tė klasės politike shqiptare, atje do tė gjeje lėndė pėr tė pėrdorur tė gjitha ato figuracione qė janė pėrdorur nė historinė e njerėzimit pėr tė etiketuar nė mėnyrė denigruese dikė. Nė fakt, ironia mė e madhe me klasėn politike shqiptare ėshtė se ata e kanė pėrcaktuar saktė, nė mėnyrė epigramatike njėri-tjetrin, dhe e vėrteta e klasės politike shqiptare ėshtė nė pėrmbledhjen e kėtyre pėrcaktimeve.
Ramiz Alia
Mjeshtri i Madh i Urdhrit tė Kalorėsve tė Lugės sė Ēorbės sė Prishur
Mjeshtri i Madh i Urdhrit tė Kalorėsve tė Lugės sė Ēorbės sė Prishur pranė kazanit tė sė cilės vihen ende nė rresht poolitikanėt shqiptarė, qė me lugėn e ēorbės sė prishur kanė gjetur ushqimin e tyre politik fillestar. Tashmė ēorba e Ramiz Alisė vazhdon tė jetė ushqim i pėrditshėm i kėsaj politike e cila e mėsuar me ushqimin e dikurshėm nuk po ambientohet dot me kushtet e reja qė janė krijuar. Janė kėta politikanė qė si djaj tė vegjėl trazojnė dhe mbajnė peng zhvillimin e Shqipėrisė. Tė helmuar nga ēorba e Ramiz Alisė vazhdojnė tė vjellin vrerin e tyre mbi kokat e taksapaguesve shqiptarė, popullit shqiptar duke prishur sipas dėshirės sė tyre dhe tė Mjeshtrit tė Madh tė Ēorbės avenirin e brezave, prespektivėn e tyre, duke shkatėrruar ekonominė shqiptare dhe duke grabitur ēdo qindarkė tė mėrrė nė formė takse nga populli shqiptar. Mbi kėta politikanė qėndron Ai Mjeshtri i Madh Ramiz Alia i cili me lugėn e tij pėrzien kėtė ēorbė qė akoma nuk ka dalė nga stomaku i kėsaj politike mjerane.
Sali Berisha
Ujku i zbutur i Ramiz Alisė
Njėherė nė parlament Taulant Dedja i ka thėnė se unė jam rritur nė mes tė librave, ndėrsa ti je rritur nė Luginėn e ujqėrve. Ky do tė ishte epigrami i paradigmės tė zgjedhur prej kundėrshtarėve tė Berishės, nga tė gjithė krahėt e politikės, me Berishėn. Pra njė version bashkėkohor politik i Beowulf. Regjimi komunist kur e lanēoi Berishėn nė karrierė intelektuale dhe politike, e shikonte atė si njė ujk tė zbutur qė do t i shėrbente. Por kur erdhi pluralizmi politik, regjimi i dha pėrsėri Berishės tė luante rolin e lupus in fabula, ujkut tė keq nė politikėn shqiptare. Ndoshta ėshtė njė fatalitet qė imazhi i tij politik ėshtė ai i ujkut qė bie si njė mallkim dhe shqyen kopenė: Ndėrsa kriza e firmave piramidale ishte mallkimi i qeverisjes sė tij tė parė, nė qeverisjen e tij tė dytė mallkimi ishte kriza energjitike. Tash Berisha, qė vazhdon prodhon pa kursim retorikė absurde politike nė mes tė krizės energjitike, dhe kur mė e keqja pritet tė mbėrrijė, duket si ujku qė ulėrin nė netėt me hėnė.
Fatos Nano
Stėrnipi i Thanas komitit, me gjashtė komitė qėlloi Topin president
Ēfarė nuk bėri pėr t u bėrė President! Arriti deri atje sa tė shpallė se ėshtė me origjinė nga Qeparoi i Himarės, fshati i George Tenet, gjė tė cilėn Nano na e paskėrka zbuluar pasi studioi edhe njė herė origjinėn e familjes sė tij. Zot na ruaj mos dalė se ai Thanas komiti me famė, tė cilin Nano e shpalli paraardhės tė vetin nga Qeparoi, ka qenė pėrgjegjės qė familja e George Tenet e la Qeparoin, pas njė hasmėrie siē dihet. Se pėr kė tjetėr do tė detyrohej njė burrė i Kokajve(paraardhėsit e Tenet) tė merrte arratinė pėrveēse nga njė tjetėr i fortė si Thanas kaēaku. Kėtė mbetet ta sqarojė Qehajai i gjakut i Bregut, Paskal Milo, duke e quajtur kėshtu pėr shkak se di shumė nga kartat e vjetra tė historisė sė kėsaj zone. Gjithsesi, Nano, tani qė na doli himariot, ka detyrimin qė tė luftojė pėr tė marrė PS-nė qė e mban njė gjysmėhimariot si Edi Rama. Tashmė tė vetėt po e akuzojnė Nanon se bėri pazar me Berishėn, nė dėm tė sė majtės, duke i mundėsuar qė ta zgjedhė Topin President. Por ajo qė bėri Nano nuk ishte gjė tjetėr veēse prishi lojėn e Ramės dhe Metės qė donin tė bėnin pazar me Berishėn, duke i kėrkuar kėtij si pjesė tė ēmimit qė Nano tė flakej nė koshin e plehrave tė politikės shqiptare. Por Nano me vetėm gjashtė ushtarė tė paqes e shkatėrroi lojėn e Ramės dhe tė Metės, qė nė rradhė tė parė ishte e drejtuar kundėr tij. Mbetet tė shohim se ēfarė do tė ndodhė kur tė pėrdorė gjithė ushtrinė e tij tė paqes.
Ilir Meta
Juda Ilir, Kim Philby i Berishės nė gjirin e sė majtės
Nano dikur e kishte zakon qė t i quante bashkėpunėtorėt e vet tė ngushtė qė zgjodhi pėr nė lidershipin e PS apostujt e mij. Nėse do tė kėrkohej tė gjendej Juda mes kėtyre apostujve, ai me siguri qė ėshtė Meta. Juda autentik e shiti Krishtin pėr 30 aspra. Nėse bėhet pyetja se pėr sa e shiti Meta Nanon, atėherė atij(Metės) gjėrat i dalin mė keq se Judės sė varfėr. Se nėse pėr lehtėsi llogaritje e marrim njė aspėr baraz me njė euro, atėherė sipas tė dhėnave pasuria qė vuri Meta, nė sajė tė pėrzgjedhjes sė tij si apostull nga Nano, llogaritet tė jetė miliona herė mė e madhe se pasuria prej 30 asprash qė vuri Juda autentik duke shitur Krishtin. Pra, Meta nuk kishte nevojė pėr ta shitur Nanon, por e bėri vetėm pėr kapriēio dhe vanitet politik. Ndoshta tani Nano duke vazhduar kėrkimet do tė zbulojė se edhe Thanas kaēakun e Qeparoit, njė skraparli e shiti. Ilir Meta, ka njė problem tė madh kur vetparaqitet si burri mė i fortė i sė majtės. Problemi ėshtė se si ėshtė e mundur qė kėtė rrezik kaq tė madh pėr Berishėn nuk e sulmon kurrė Fahri Balliu nė gazetėn 55, qė ėshtė prova e lakmusit pėr tė verifikuar nėse dikush ėshtė vėrtet kundėrshtar politik i Berishės. Se duket qė sulmet e Metės kundėr Berishės janė tė tilla qė nė mbrėmjė i thotė Fahri Balliut, se a mėrzitet shumė Berisha po t i them unė edhe kėtė apo atė.
Dritan Prifti
Prifti i Metės, hoxha i Berishės
Ky njeri i ēuditshėm nė politikė sillet si korrenti nė kohėn kur ai drejtonte KESH-in dhe Ministrinė e Energjitikės, dhe kur po ashtu ishte krizė energjitike dhe dritat vinin e iknin kohė e pa kohė. Atėherė njerėzit arritėn sa mos tė ankoheshin pėr ndėrprerjet, por vetėm tė kėrkonin qė ndėrprerjet tė kishin njė orar. Edhe tani Prifti sillet si korrenti nė kohėn kur celėsin e kishte ai. Njėherė prish bojkotin e sė majtės dhe hyn nė parlament, duke i siguruar sė djathtės kuorumin dhe duke marrė emrin e kamikazit tė Berishės, pastaj seancėn tjetėr kur zgjidhet Presidenti nuk shkon nė parlament. Tė shpjegosh qendrimin e tij, ėshtė si tė kėrkosh tė gjesh shpjegim pėr ikjen e korrentit nė kohėn kur Prifti kishte ēelėsin. Nėse donte tė bėhej kamikaz politik i Berishės nuk kishte pse lodhej tė shkonte deri nė Harvard pėr tė mėsuar, se sa pėr makiavelizėm, pėr intriga nga mė tė ēuditshmet dhe nga mė fantastiket, politika shqiptare pėrbėn njė shkollė edhe pėr profesorėt hijerėndė tė Harvardit. Duke parė trimėrinė qė Dritan Prifti tregoi nė luftėn kundėr Nanos dhe sfidėn qė i bėri kėtij tė fundit nė parlament, mbetet qė Prifti ta rishikojė origjinėn e vet familjare ashtu si Nano, se nuk ka mundėsi qė njė burrė kaq trim si Dritan Prifti tė jetė nga Myzeqeja. Se mendoni: Kur Nano donte ta fuste Priftin nė burg, nė vitin 2002 me anė tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm Arben Rakipi, Prifti, me Metėn dhe Berishėn pėrmbysėn Rakipin, dhe tash kur Nano donte tė bėhej President, Prifti, pėrsėri me ndihmėn e Berishės, pėrmbysi Nanon.
Genc Ruli
I shpėtoi drurit tė arrės, rrezikon nga shtyllat e tensionit
Nė anglisht mbiemri i tij ka kuptimin sundoj(rule), dhe nisur nga kjo mund tė quhet Mbreti i Errėsirės, pėr shkak se me portofolin ministror qė ka mbulon dhe energjitikėn, qė ėshtė katastrofa mė e madhe e qeverisė ku bėn pjesė ai. U rikthye nė politikė si i ardhur nga shoqėria civile, pėr shkak se kishte hapur njė OJF. Pėr prurjet nga shoqėria civile nė politikė thuhet se janė iluministė (ndriēues) tė politikės, por Genc Ruli e meriton tė quhet obskurantist (errėsues) pėr shkak se ai i ka sjellė errėsirė gjithė Shqipėrisė, si qeveritar. Me Rulin ministėr, rikthimi i tė cilit dhe i tė tjerėve si ai u kėrkua dhe u komentua aq shumė pėr reformimin e PD, shqiptarėt mund tė thonė: Ne nuk kemi energji elektrike, por kemi fytyra demokratike! Duke mos e lėshuar kolltukun ministror as nė kulmin e errėsirės pėr tė cilėn ai ėshtė politikisht pėrgjegjės, Ruli dėshmon se nuk ka qenė as i moderuar dhe as demokrat, por ka qenė dhe mbetet vetėm njė maniak i pushtetit dhe qė abuzon me tė nė dobi tė tij dhe tė klanit tė tij. Kohėt e fundit marrėdhėniet e Rulit me Berishėn janė tensionuar, dhe Ruli parapėlqen tė ēojė nė mbledhjet e qeverisė zėvendėsin e tij Eno Bozo, gjė qė nuk ėshtė pritur mirė nga Berisha. Ndėrsa herėn e parė Rulit i iku portofoli i ministrit nga druri i arrės, kėtė herė do t i ikė nga shtyllat e tensionit tė lartė.
Skėnder Gjinushi
Hajmalia e Byrosė Politike, tek e majta alla Toni Bler e Edi Ramės
Ai mban rekordin e padėshiruar tė tė qenit i vetmi anėtar i Komitetit Qendror tė njė partie komuniste qė ka qenė nė pushtet nė Lindje, qė vazhdon ende tė jetė kryetar i njė partie parlamentare, 18 vite pas rėnies sė Murit tė Berlinit. Pėr kėtė Gjinushi ėshtė delja e zezė e sė majtės. Sa kohė qė Rama del nė krah tė Gjinushit, nuk mund tė pretendojė se pėrfaqėson politikėn e re, qė kėrkon tė nxjerrė nga politika shqiptare tė vjetrit. Se nuk mund tė bashkosh nė njė linjė politike Skėnder Gjinushin dhe Ajola Xoxėn! Rama do tė bėnte mė mirė sikur nė krah tė tij, nė vend tė Gjinushit, tė vinte njė skelet dinozauri. Kur Gjinushi flet kundėr Nanos dhe Berishės, ai tė jep mė tepėr pėrshtypjen e njeriut qė e ndjen se po del nga skena dhe kėrkon tė tėrheqė dhe sa mė shumė tė tjerė pas vetes.
Neritan Ceka
Pas xhuvelėrisė qeveritare, cekėria presidenciale
Nėse Arben Duka do tė ishte treguar krejt i sinqertė, atėherė nė satirėn e tij pėr Xhuvelin duhej t i njihte Cekės meritėn e tė qenit babai i Xhuvelėrisė, se ishte Ceka ai qė e promovoi kėtė model politik kur pas ardhjes sė PD nė pushtet nė 1992, u bashkua me tė majtėn nė krye tė njė partie ku bėnin pjesė dhe gjashtė deputetė qė u shkėputėn nga PD. Ceka me profesion ėshtė arkeolog dhe nė arkeologji ka njė parim sipas tė cilit kur arkeologu gjen njė objekt sado tė vogėl, p.sh. njė lugė, njė thikė, apo njė filxhan, prej saj arrin tė perceptojė se si ka qenė njė qytetėrim i tėrė. Pėr tė perceptuar se kush ka qenė Ceka nė politikė dhe mė tej, do tė mjaftonte tė gjeje njė Llullė. Kur tė majtėt ankohen se Ceka i shiti duke kandiduar pėr President me firmat e tė djathtėve, ai ka tė drejtė qė ashtu si Talejrani tė thotė se ka shitur vetėm ata qė e kanė blerė. Kėshtu qė nuk pėrjashtohet qė ta shesė pėrsėri Berishėn nėse i jepet rasti, dhe kur Ceka thotė se i ka premtuar Berishės se nuk do tė ketė mė sherre mes tyre, kjo do tė thotė se Ceka nuk parashikon qė t i jepet pėrsėri rasti pėr ta shitur Berishėn.
Nard Ndoka
Demokristiani qė nuk u rrėfye kurrė
Shumė misterioz ky Ndoka! U bė tre herė deputet, ministėr, i biri i botės dhe nuk e morėm vesh si e ka emrin, Bernard apo Leonard! Por nuk ėshtė vetėm kjo enigma e tij. Nė jetėshkrimin e tij tė paraqitur nė faqet e Kuvendit tė Shqipėrisė nė internet, demokristiani Ndoka nuk ndjek aspak parimin e Krishtit E vėrteta do t u bėjė tė lirė!, por i shmang tė vėrtetat e jetės, duke mbetur rob i tė pavėrtetave torturuese. Kėshtu ai thotė se ka mbaruar shkollėn e lartė pėr jurist nė vitet 90, dhe pas kėsaj ka punuar avokat, por duke qenė se ka lindur nė vitin 1963, na lind e drejta tė bėhemi kuriozė se ē shkollim ka para vitit 1990 dhe ku ka punuar. Pėr kėto Ndoka nuk jep tė dhėna nė jetėshkrimin e vet. Si demokristian Ndoka duhet tė ketė sensin e misterit tė ritualit fetar, dhe nė kėtė sens tė misterit me shumė gjasė Ndoka pėrfshin dhe diplomėn e tij tė shkollės sė mesme pėr pylltari, pėr tė cilėn iu desh tė bėnte njė mrekulli qė ta siguronte kur filloi studimet nė fakultetin juridik nė vitet 1990, por kjo mrekulli e demokristianit Ndoka ėshtė nga ato pėr tė cilat njė kristiani tė mirė i duhet tė rrėfėhet dhe tė kėrkojė falje.
Edi Rama
Lakuriqi i natės qė veshi brekėt e topolinos
Para rreth njė viti paraqiti njė ekspozitė me piktura tė vetat tė quajtur Hartat e mendjes. Nė ato piktura me njė kaos ngjyrash dhe vizash, mund tė gjesh tė vėrtetėn e ideve tė Ramės. I cuditshėm ky Rama. Kur e akuzon Fatos Nanon se tradhėtoi tė majtėn, duke e ndihmuar Berishėn qė tė zgjedhė Topin President, duket se mendon qėtė tjerėt nuk e kuptojnė se Ramės i vjen keq qė Nano i bėri pay back Ramės qė i ofroi Berishės konsensusin nė rast se sakrifikohej Nano. Rama u mburr shumė se do tė sillte njė politikė tė re, duke e quajtur veten njė politikan tė ri, pėr nga mosha dhe mentaliteti, si dhe duke thėnė se ndjek modelin e Toni Blair. Por duke marrė si nr. 2 tė partisė Gramoz Rucin, ish-aparatcikun klasik tė PPSH dhe tė fundit shef tė Sigurimit tė Shtetit tė regjimit komunist, zbuloi se pėrtej retorikės sė Toni Bair, i gjen mė tė sigurta metodat saliniste tė kontrollit tė partisė.
Berisha kur e ironizon e quan Edvin, por megjithatė, Rama, ashtu si Ndoka ka njė enigmė me emrin, se nuk merret vesh nėse emri i tij ėshtė shkurtim i emrit Edvin, siē e quan Berisha, apo i Eduard, Edmond, Edison, a ku e di unė se ēfarė. Se qė ėshtė shkurtim, pėr kėtė nuk ka dyshim. Nėse do tė parafrazoja Taulant Dedjen qė ka thėnė se Edi Rama vesh brekė me figurėn e topolinos, do tė thosha se emri i tij mbetet po aq enigmatik sa brekėt e tij, pėr tė mos folur pėr origjinėn e tij. Njė herė nė njė intervistė nė gazetėn Paloma ka thėnė se personazhi i tij i preferuar nė filmat me kartona ėshtė miu Xherri. Ashtu si ai, Rama mendon se mund tė bėjė me sukses njė lojė tė rrezikshme, me maēokun Tomi (Fatos Nanon), nė arenėn e PS, gjė qė nuk duket se ka gjasa tė pėrfundojė si nė filmin me kartona ku Tomi nuk fiton kurrė kundėr Xherrit.
Gramoz Ruēi
Rikthimi i mumjeskomuniste nė politikėn e re socialiste
Rikthimet e Gramoz Ruēit nė PS, ngjajnė me historinė e filmit kuazi-horror Rikthimi i mumjes. Ruci tek PS ėshtė mumja politike mė e frikshme e trashėguar nga PPSH, pasi ka qenė aparatciku klasik i frikshėm, si sekretar i parė komiteti partie rrethi, dhe mė pas si shef i Sigurimit tė Shtetit nė postin e ministrit tė brendshėm. Nė 1996 Ruēi dha dorėheqjen nga posti i sekretarit tė pėrgjithshėm pėr t ė krijuar PS imazhin e reformimit. Por Ruēi u rikthye nė postin nr. 2 nė parti pasi kjo u rikthye nė pushtet. Kur Edi Rama u bė kryetar i PS, Ruci dha dorėheqjen, gjė qė u duk e natyrshme, se fytyra bolshevike e Rucit nuk ishte kompatibėl me fytyrėn e re tė Ramės, qė pretendonte se sillte politikėn e re nė parti. Por tashmė, me ndryshimet qė bėri Rama nė parti, cuditėrisht por nė mėnyrė sinjifikative, e riktheu Rucin nė postin nr. 2 tė PS. Tashmė Rama, duke patur Ruēin nė krah, ka fytyrėn politike tė Ruēit.
Ben Blushi
I dyzuar midis strucit dhe tigrit
Nė krye tė piramidės sė PS, vendi po bėhej gjithmonė dhe mė i ngushtė pėr tė qendruar sė bashku me Ramėn. Dhe nė mbledhjen e parė tė Asamblesė Rama e eliminoi Blushin me njė eufemizėm procedurial makiavelist duke e shkrirė postin e sekretarit politik qė mbante Blushi. Protagonizmi politik i Blushit, i ardhur nga kapaciteti intelektual i tij, por tė cilin di ta pėrkthejė atėherė kur duhet nė terma populiste, ēka ėshtė e domosdoshme tek e majta, e bėn njė rival natyral tė Ramės. I vetmi qė mund ta sfidojė ėshtė Nano, gjė qė u duk dhe nė replikat qė shkėmbyen herėn e fundit nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PS, kur ironisė sė Blushit se grupi ishte bėrė si kopsht zoologjik, Nano iu pėrgjegj se nė kėtė rast duhej tė zgjidhte se ēfarė kafshe ishte. Nėse Blushi do tė mendonte seriozisht pėr kėtė gjė, atėherė ai duhej tė zgjidhte strucin, pasi ka futur kokėn nė rėrė, dhe bėn sikur nuk shikon se nėse Nano ėshtė armiku imediat qė Rama kėrkon ta neutralizojė pėrfundimisht, Blushi ėshtė ai qė Rama e shikon si armikun natyral tė rradhės. Sė paku nga veprimet e Blushit nuk del ta ketė kuptuar kėtė gjė. Ėshtė duke u menduar nėse tė qėndrojė si struci apo tė nxjerrė thonjtė e tigrit duke dalė pėrfundimisht kundėr ulkonjės Rama.
Pandeli Majko
Lejfeni i politikės shqiptare
Mė mirė me thėnė lejfeni i politkės shqiptare. Shpeshherė shansi i qeshi nga mbledhja e gozhdėve tė bėhet kryeministėr dhe ministėr i mbrojtjes ku nuk shkriu gozhdėt e lejfenit por tanket e ushtrisė. Nuk ka shembull nė historinė e politikės botėrore qė njė politikan qė ka qenė dy herė kryeministėr, dy herė numri 2 i njė partie tė madhe (sekretar i pėrgjithshėm 1997 dhe 2005), pa mbushur moshėn 40 vjeē (i mbush nė shtator tė kėtij viti), tė hyjė trajektorja e karrierės sė tij politike nė fazėn e rėnies. Se ėshtė evidente qė Majko ėshtė nulifikuar politikisht sa i pėrket lidershipit tė PS, ku sot ai ėshtė edhe mė pak protagonist se Bashkim Fino. Kjo tregon se Majko ka qenė njė katapultuar artificialisht, qė sot pėr tė thėnė tė vėrtetėn po merr atė qė meriton nga Rama.
Fatmir Mediu
Naftėtari qė do na integrojė nė NATO
Nuk ėshtė ironi e vogėl qė Shqipėria, duke pasur njė ministėr mbrojtjeje me profesion inxhinier nafte, ka ēuar trupa nė Irak, ku bėhet njė betejė globale pėr burimet energjitike, dhe megjithatė vendi jonė gjendet nė njė krizė energjitike tė frikshme. I ēuditshėm ky Mediu! Pa qenė ish-pronar ėshtė paraqitur kampion i ēėshtjes sė ish-pronarėve, pa pasur realisht parti, ėshtė deputet dhe ministėr, pa pasur praktikisht ushtri merr pjesė nė forca paqeruajtėse, si dhe kėrkon tė na bindė se do tė hyjmė nė NATO! Mediu del tė jetė kėshtu njė iluzionist i madh politik, qė ndryshon me Nadirin qė desh tė na bindte se do tė hidhej nga tarraca e Hotel Tirana, nė atė se Mediu kėrkon tė na bindė se ai do tė kėrcejė nga toka nė tarracėn e hotel Tirana! E megjithatė ky Mediu pa prona tė trashėguara, duke u bėrė politikani i ish-pronarėve na ėshtė bėrė njė pronar i madh gjatė kohės qė ka qenė deputet dhe ministėr!
Sokol Olldashi
Tiransit nuk i dhanė votėn pėr tenderat e rrugėve tė tyre, Berisha i dha rrugėt e gjithė Shqipėrisė
Asgjė nuk humbet ēdo gjė transformohet! Me kėtė parim natyror Olldashi e kapėrceu humbjen nė garėn pėr Bashkinė e Tiranės, qė e shndėrroi Olldashin nga Ministėr tė Brendshėm nė Ministėr tė Punėve Publike dhe Transportit. Nuk donin zgjedhėsit t i jepnin Olldashit tė drejtėn qė tė bėnte tendera pėr rrugėt e shkurtra urbane tė kryeqytetit, Berisha nga inati i dha tė drejtėn qė tė bėjė tendera pėr rrugėt e gjatė interurbane tė gjithė Shqipėrisė! Eh, vėrtet qė kėtu Olldashi nuk ka tė drejtė qė tė japė leje ndėrtimi pėr pallate, por durim! Ai ėshtė i ri dhe gara pėr Bashkinė e Tiranės do tė vijė pėrsėri pas katėr vitesh. Deri atėherė Olldashi le tė bėjė sit ė bėjė me rrugėt e gjata, pastaj ta provojė pėrsėri fatin.
Jozefina Topalli
Politikania qė mori pronat nė sajė tė politikės
Njėherė kur e kanė pėrfolur socialistėt nė parlament pėr pasurinė e saj, ka thėnė se i pėrket njė prej familjeve mė tė pasura nė Shqipėri, dhe se ka marrė vėrtet prona, por pak nė krahasim me ē ka pasur familja e saj. Por duket se pasuria e saj mė e madhe ėshtė mbiemri i saj i dyfishtė Ēoba-Topalli, qė ėshtė shndrruar nė pasuri nė sajė tė vesit aristokratik tė demokracisė shqiptare, si nė tė djathtė ashtu dhe nė tė majtė, pėr tė lanēuar nė politikė njerėz qė mbajnė mbiemra pėrfaqėsues tė familjeve me emėr nė elitėn politike dhe tregėtare tė para vitit 1944 (tek e djathta) dhe tė nomenklaturės komunsite tek e majta. Pėr Jozefina Topallin vlen ajo qė Cvajgu thotė pėr Meri Stjuartin, se ajo nuk bėri gjė tjetėr veē mori tė mirat e emrit qė mbante, pa pasur vetė asnjė meritė. As pronat qė ka marrė Topalli nuk do t i merrte dot nėse nuk do t i merrte mbiemrit tė saj si pėrfitim pushtetin politik, me anė tė tė cilit mori pronat, qė ish-pronarėt e tjerė nuk i kanė marrė dot.
Bamir Topi
Vila e Topit 28 mijė metėr katrorė, Shqipėria 28 mijė kilometėr katrorė, ky vlen pėr president
Njė nga enigmat e politikės sė Berishės ėshtė se pėrse iu desh qė tė lanēonte nė lidershipin e PD, dhe madje nė postin e kreut tė shtetit, njė veteriner si Topin. Nėse lanēimin e Topit ia kanė kėshilluar tė huajt, ėshtė e sigurt se e kanė bėrė me keqdashje, se nė asnjė vend tė Perėndimit nuk ka njė politikan tė nivelit tė Topit me profesion veteriner. Nė fakt Topi do tė ishte i pėrshtatshėm pėr kryetar shteti pėr njė gjė, se vila e tij si kėshtjellė nė periferi tė Tiranės pėrbėn shtetin shqiptar nė miniaturė, duke qenė se ajo ashtu si shteti shqiptar ka 28 mijė kilometra katrore, ka njė park me 28 mijė metra katrore. Kėto Topi i ka marrė si ish-pronar, duke dhėnė shembullin personal se si mund t i marrin pronat ish-pronarėt, duke u bėrė deputetė dhe nėnkryetarė tė njė partie tė madhe. Kush tė dojė le tė thotė pastaj se Bamir Topi nuk i mbron interesat e ish-pronarėve! Se si i thonė fjalės Topi dhe Topalli, nuk u japin peshkun ish-pronarėve, por i mėsojnė si zihet peshku! Nė fjalimin e vet promovues si President i Republikės Topi u shpreh se do tė stabilizonte cėshtjen e pronave. Kjo ishte fjala mė absurde qė mund tė gjente ai, pasi tė stabilizosh njė gjė, do tė thotė tė ruhet gjendja e tashme e saj, dhe gjendja e tashme e pronave ėshtė e tillė qė ruajtja e saj nuk mund tė quhet si njė meritė.
Ridvan Bode
Nga hija e firmave piramidale, nė hije tė ekonomisė shqiptare
Nė PD ka qenė dhe mbetet hija e Berishės, si ministėr i financave herėn e parė ka qenė hija e bosėve tė firmave piramidale, ndėrsa kėtė herė hija e tij i ka zėnė diellin ekonomisė shqiptare, sė cilės kėrkon t i bėjė dritė me shifra fiktive. Nuk ka shembull nė politikėn dhe shtetarinė botėrore qė njė njeri kaq anonim dhe me njė profil kaq tė ulėt, tė ketė bėrė njė dėm kaq tė madh. Por nė pėrpjestim tė zhdrejtė me kėtė dėm janė fitimet e Bodes pėr vete, klanin e tij dhe pėr klanin e ngushtė tė Berishės. Kėtu Bode ngjan me bombėn me neutron. Pėr tė Berisha mund tė thotė atė qė thoshte negociatori i famshėm francez nė konferencėn e Versajės, Tardieu, pėr ndihmėsin e tij Mandelin: Ėshtė komode kėshtu, pordhėn e bėj unė, por erė mban ai!
Lulzim Basha
Ministri i Jashtėm qė qesh
Luli koleksionon poste midis Prishtinės dhe Tiranės, duke i marrė dividentėt look-ut tė vet, se ndėrkombėtarėt qė prodhojnė politikanė pėr Shqipėrinė mendojnė se burra tė bukur si Basha mund t i bėjnė pėr vete njerėzit e thjeshtė. Edhe tė dėrguarit e Kominternit kėshtu menduan kur zgjodhėn Enver Hoxhėn dikur. Nė thelb ėshtė e njėjta skemė manipuluese e llojit autokratik. Luli mund tė kishte njė karrierė kinematografike apo si top model nė pasarelat e modės sė lartė, dhe roli i tij nė politikė nuk ka asnjė ndryshim nga kjo. Nė tė vėrtetė, nė dy karrierat e para do t i duhej tė punonte dhe tė shqetėsohej pėr atė qė bėnte shumė mė tepėr se tek e treta. Kush e shikon Shqipėrinė nėpėrmjet fytyrės sė kėndshme dhe tė qeshur tė ministrit tė saj tė jashtėm, joshet tė mendoj se Shqipėria ėshtė njė vend i lumtur dhe qė i ka punėt nė rregull sė paku po aq sa Danimarka.
Genc Pollo
Nuk i mjaftuan dy punėtorėt e vrarė qė tė turpėrohej
Nė rast se do tė mbahet mend nė historinė e politikės shqiptare, kjo ėshtė me siguri pėr batutėn mė idiote tė tranzicionit tė deritashėm shqiptar, qė vėshtirė se mund ta kapėrcejė dikush nė tė ardhmen. Fjalėn e kam pėr mėnyrėn se si e komentoi Pollo pėrgjegjėsinė e tij si Ministėr i Arsimit pėr tragjedinė e ndodhur nė njė shkollė ku u vranė dy punėtorė pas njė shembjeje qė u bė gjatė punimeve jashtė standardeve tė bėra nga njė firmė qė kishte fituar njė tender tė Ministrisė qė drejton Pollo. Fjalėt qė gjeti Pollo pėr kėtė ngjarje ishin: Kjo nuk ėshtė nga ato ngjarje me tė cilat ne si Ministri mund tė krenohemi!
Pra, nga ajo qė ndodhi ministri Pollo nuk turpėrohet, por vetėm nuk e shikon si njė gjė me tė cilėn mund tė krenohet?! A nuk ėshtė e turpshme qė nė kėtė rast ministrit Pollo nuk iu bė tė thoshte se kjo ėshtė nga ato ngjarje me tė cilat ai dhe stafi i tij, si ministri, turpėroheshin! Me kėtė Pollo tregoi pėrpėrgjegjshmėri dhe cinizėm. Ēfarė duhet tė ndodhė qė ministri Pollo tė turpėrohej? Apo duhej tė ishin vrarė veē punėtorėve dhe nxėnėsit qė nėse do tė ishin vonuar dhe pak nė ndėrtesė do tė kishin mbetur nėn rrėnoja?
Lufter Xhuveli
Xheloz pėr Neritanin qė i vodhi profesionin e kurtizanit politik
A ia vlente njė mandat tjetėr parlamentar si ministėr, i paguar me ēmimin e pėrjetėsimit nė satirėn politike shqiptare nga njė mjeshtėr mizor si Arben Duka, me tė cilėn bashkėpunuan jo pak politikanėt e sė majtės dhe analistėt e medias pėr tė denigruar Xhuvelin? Pėrgjigjia e kėsaj pyetjeje ėshtė se ky burrė (Xhuveli) duhet ta ketė ėertet shumė tė fortė dėshirėn pėr pushtet, derisa i mori parasysh tė gjitha kėto dhe vazhdon tė rrijė nė qeverinė e djathtė. Ndoshta ngushėllimi i tij ėshtė se kėtė barrė prej Atlasi tashmė do ta ndajė me Neritan Cekėn.
Vangjel Dule
Nga paradhoma e Janullatosit, nė koalicion me Berishėn
Ndryshe nga Solis ėshtė njė njeri qė ruan njė retorikė politike serioze, e cila cėnohet vetėm kur duket i shqetėsuar pėr zgjedhjet e parakohshme, kur partia e tij ėshtė e vetmja qė nuk pse ta ketė kėtė problem, pasi mbetet gjithmonė nė pushtet. Ėshtė i vetmi kryetar i partive tė mazhorancės qė ėshtė jashtė qeverisė, por duket se kjo nuk e shqetėson, pasi si kur ishte e majta nė pushtet, si tani qė ėshtė e djathta, Vangjel Dule personalisht duket mė i interesuar tė ketė portofolin e doganės sė Kakavijės nga ku bėhen bizneset me patridhėn, se sa nė qeverinė shqiptare, ku gjithsesi nuk mbetet pa gjė. Nė politikė erdhi nga paradhoma e Janullatosit pranė tė cilit kishte qenė pėrkthyes, por bekimi i tij nuk duket se i ka vlejtur shumė. Karriera e tij duket e lidhur fatalisht me Berishėn se pėr herė tė parė u bė deputet nė zgjedhjet e komprometuara tė vitit 1996, dhe qė atėherė nuk ka arritur tė fitojė nė zemrėn e minoritetit grek nė Dropull. Herėn e fundit nė 2005, as qė mori mundimin tė kandidonte fare, por ra nė parlament si frut (lende) Dushku.
Paskal Milo
Puthu me Milon nuk ka lidhje me Paskal Milon, por me Gjinushin
Njė politikan qė nuk shquhet pėr batuta humoristike, por megjithatė qė arriti ta bėnte njė tė tillė monumentale, duke pėrmbysur emrin e partisė nga ku u largua, kur krijoi tė vetėn: Doli nga Partia Social-Demokrate pėr tė krijuar njė parti me emrin e pėrmbysur Partia Demokracia Sociale. Nėse nuk arriti qė ta pėrmbyste kryetarin e PSD Gjinushin, nė njė puē, pėr tė cilin ky e akuzoi, sė paku mori sadisfaksionin qė arriti t i pėrmbysė emrin e partisė, PDS. Nuk ke ē i thua, njė shaka me tė vėrtetė intelektuale. Me partinė e tij vegjeton nė politikė dhe mė mirė do tė bėnte qė tė ndiqte shembullin e bashkėpunėtorit tė tij nė puēin kundėr Gjinushit dhe tė hynte nė LSI, pranė sė cilės realisht ėshtė. Edhe si qeveritar fati i tij ėshtė i lidhur me Metėn, me pėrmbysjen e qeverisė sė tė cilit ai humbi dhe vendin e ministrit.
Nikollė Lesi
PDK lindi nga Zefi, u rrėmbye nga Nikolla dhe u shit te Ndoka
PDK iu rrėmbye Aktorit Zef nga Nikolla dhe pėrfundoi e shitur me njė deklaratė noteriale te Nard Ndoka. Nėse do tė kėrkohet njė simbolikė e degradimit tė politikės shqiptare dhe e keqpėrdorimit prej saj tė funksioneve publike pėr interesa private, kjo me siguri ėshtė rasti i Nikollė Lesit, qė kur i lėshoi Nard Ndokės postin e kryetarit tė Partisė Demokristiane, bėri me tė njė deklaratė noteriale sipas sė cilės, Nard Ndoka merrte pėrsipėr detyrimin qė Nikollė Lesi tė ishte numri dy nė listėn shumėmemėrore tė PDK pėr deputet, sa kohė qė Ndoka tė ishte kryetar! Unė do tė kisha kuriozitet tė dija se si do tė zhvillohej gjyqi pėr kėtė ēėshtje nė rast se Nard Ndoka nuk e mban fjalėn, dhe Lesi e padit atė nė gjykatė! Unė kam kuriozitet tė dij se cili noter apo notere e ka bėrė njė akt tė tillė, dhe nuk e kuptoj se pėrse Ministria e Drejtėsisė nuk merret me kėtė individ qė nuk paska as nocionet minimale tė dallimit tė sferės publike dhe private. Deputeti ėshtė njė funksion publik dhe qė zgjidhet me votė, si brenda partisė ashtu dhe nė elektorat. Kėshtu siē bėnė Ndoka e Lesi nesėr mund tė na dalin dy burra qė tė bėjnė njė marrėveshje noteriale pėr tė ndarė postet e kryeministrit dhe zėvendėskryeministrit, apo edhe tė Presidentit tė Republikės.
Pėllumb Xhufi
U tall me Jozefinėn pėr leshin e Ēobajve, u shpėrblye me titullin historiani i Leshit
Jozefina Topalli njėherė e ka quajtur historian i leshit, gjė qė ėshtė fyerje e pamerituar, se Xhufi ėshtė me tė vėrtetė njė historian qė ka humbur kohėn duke u marrė me politikėn e leshit. Xhufit, qė ėshtė njė intelektual i klasit tė parė dhe disa tė tjerėve nė LSI si Sokol Nako, u shkon e parafrazuar ajo batuta qė Jovan Bregu i thotė tetės sė vet: Tre gra nė atė shtėpi si e keni lėnė atė djalė pa martuar? (Kaq intelektualė klasi nė atė parti si e keni lėnė atė kryetar pa e bėrė intelektual?) Xhufi pėrbėn shembullin e radhės pėr vėrtetėsinė e maksimės sė vjetėr se politika ėshtė vrastare pėr intelektualin e vėrtetė.
----------------------------------------
si e mendon komuniteti i forumis?
-----------------------------------------------------
Krijoni Kontakt