Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2007
    Postime
    4

    Misioni Shenjteror Eleonore eshte zbritje Qiellore e fundshekullit per te gjithe

    Zonja e Shpirtit Eleonore Profetja shqiptare merr vlersime pozitive nga Instituti Biografik Amerikan dhe merr pjese ne Forumin Boteror ne Uashington.


    Erenler: “Misioni Shenjteror Eleonore eshte zbritje Qiellore e fundshekullit, per te gjithe boten.”


    nga BEQIR SINA, Nju Jork


    Mafia e tokave nuk misheron edhe ne vendet e Shenjta ne Shqiperi.


    WASHINGTON D.C.: Eshte kjo lutja pe Kombin Shqiptar qe interpretojne ēdo dite ne Procesin Spiritual, anetaret dhe besimtaret e Misionit Shenjteror Eleonore. Behet fjale per nje Institucion Shpirteror dhe nje ndermjetes te fuqishem ne komunikimin e njeriut me Krijuesin. Ky Mision eshte nje Zbulese e Re Hyjnore dhe Kodit Spiritual, Zonjes se Shpirtit Eleonore. Ajo realizon tashme 20 vjet aktivitet te Misionit te Saj Shenjteror qe konsiston ne sjelljen dhe plotesimin e Ekuilibrit Universal, ne zhvillimin e vetedijes per kulturen, arsimimin, artin dhe edukimin qytetar ne aspektin human. Ne vazhdim po ju njohim me nje bisede eskluzive zhvilluar mes Zonjes se Shpirtit Eleonore, dhe gazetes kombetare se perditeshmes Bota Sot, bere ne kryeqytetin amerikan Washington D.C, ku ky Mision ishte i ftuar ne forumin nderkombetar "World Forum".


    Kush eshte Zonja e Shpirtit?
    Zonja e Shpirtit Eleonore: Misionarja qe i eshte dedikuar arritjes se ekulibrit njerezor nepermjet percjelljes se drejperdrejte te fjales se Zotit dhe punes se saj. Percjelljsa e Mesazhve te Shenjta drejtuar Shqiperise, Kosoves, Bullgarise, SHBA, Azisie, etj., para dhe ne vijim te periudha kritike te tyre. Themelusija dhe drejtuesja e Misionit Shenjteror Eleonore dhe udheheqesja shpirterore e qindra dhe mijra anetareve shpirterore, besimtareve dhe simpatizanteve ne Shqiperi dhe jashte saj. Autore e nje serie publikimesh spirituale, filozofike dhe letrare, ku nepermjet Zbulesave Hyjnore dhe mendimit individual shtjellohet natyra e individit dhe shoqerise me qellim arritjen e ekuilibrit dhe plotesimin e vetvetes ne te gjitha dimensionet. Humanitarja e palodhur qe ka kontribuar kaq shume per afirmimin e figures se gruas dhe familjes, parandalimin e gjakderdhjes dhe ruajtjen e stabilitetit ne Shqiperi dhe sensabilizimin e opinionit per ēeshtjen e Kosoves. Laurantja e nje sere ēmimesh dhe vlersimesh kombetare dhe nderkombetare per punen e saj te jashtezakoneshme drejt stabilizimit te paqes dhe ekulibrit ne Shqiperi, Ballkan e me gjere. Me 20 korrik 1987 Zonja morri Urdherin Misionar i cili i eshte perkushtuar me gjithe fuqine e saj per te themeluar Misionin Shenjteror Eleonore dhe materializuar fizikisht objektet shpirterore te tij.


    Ēfare eshte “Misioni Shenjteror Eleonore”?
    Zonja e Shpirtit Eleonore: Misioni Shenjteror Eleonore eshte ne vetvete nje zbritje e re qiellore, nje revelacion, e cila ka si burim te vetin vete Hyjin, dhe ne levizjen e vet dinamike e vetperfshin gjithe njerezimin duke u perpjekur qe t’i minimizoje atij problemet dhe ta risjelle ne ekuiliber. Pra do mund te thoshim se aktiviteti i Misionit tone qe eshte dhe vete thelbi i kesaj Zbulese te re, ka si qellim rilidhjen e njeriut me Hyjin, dhe nga ana tjeter t’i mundesoje individeve qe duan kete ndihme, qe te vene ne funksion potencat apo mundesite e tyre. Kjo mund te realizohet, ashtu sic edhe e kam shkruar tek “Njeriu perballe qenies”, duke vene ne funksion trupin shpirteror, psikik dhe ate fizik. Realizimi i mundesive te ketyre tre trupave do te sillte ekuilibrin kaq shume te munguar ne boten tone. Nese secili prej nesh do te perpiqej te merrte me te miren e vetes se vet, atehere bota patjeter qe do te kishte me shume paqe, zhvillim dhe gezim.

    Sigurisht qe ju mund te me thoni qe veshtiresite me te cilat ne perballemi ne jeten e perditshme nuk jane te vogla dhe se realiteti shpeshhere na demoralizon dhe na e ben te pamundur qe te jemi te kthjellet ne lidhje me ato qe bejme. Po, eshte e vertet qe realiteti ne te cilin jetojme eshte i mbushur me probleme te medha dhe se nuk eshte e lehte qe ta perballosh, por nga ana tjeter kjo eshte dhe arsyeja e ardhjes se nje Zbritje te re qiellore, Misionit Shenjteror Eleonore, ne kete rast. Veprimi i Misionit ne bote eshte nje veprim i cili i tejkalon kombet dhe individet, pra eshte nje levizje madhore, gje qe do te thote se duke u bere pjese e kesaj levizjeje, secili mund te realizoje veten e vet ne variantin me te mire te mundshem. Mendoj qe do ta reduktonim ne nje fare menyre staturen e Misionit tone duke e percaktuar ate thjesht si nje “fe” te re, pasi edhe pse aktiviteti kryesor ne Misionin tone eshte lutja dhe dimensioni shpirteror, nuk duhet harruar qe qellimi i lutjes, perveē se te na pakesoje dhe evitoje problemet fizike, ka si qellim kryesor qe t’i jape nje levizje te re mendimit ne menyre qe individi te behet i afte te njohe, te dije, te kuptoje, veten e vet, dhe Zotin. Te jete i afte te permiresoje veten dhe rrethin shoqeror ku ben pjese, pra te jete i afte te vere ne funksion veten e vet dhe te marre pergjegjesi per veten dhe per te tjeret. Misioni yne, duke qene se kryen lidhjen me te Shenjtet, me Engjujt, dhe Hyjin, per pasoje i ben me te mundshme dhe me te lehta keto procese.


    Kur ky Mision u shfaq ne Shqiperi dhe Pse?
    Zonja e Shpirtit Eleonore: Misioni u shfaq per here te pare ne vitin 1987, vit ne te cilin pata dhe kontaktin e pare Spiritual me Shenjtin. Nuk duhet te harrojme se ne ate kohe feja ishte akoma e ndaluar me kushtetute ne Shqiperi dhe ne ate kohe vepronin ligjet antinjerezore te shtetit totalitar te cilat ndeshkonin kedo qe kerkonte te ushtronte te drejten e tij legjitime te besimit. Misioni erdhi ne nje kohe te tille, ne nje kohe kur dhuna dhe padrejtesia misheroheshin nga regjimi komunist.

    Fatmiresisht mbas kater vitesh sistemet u ndryshuan dhe vendi yne ju drejtua fazes se veshtire te tranzicionit drejt demokracise. Ka disa arsye se pse Misioni u shfaq ne Shqiperi. Mund te veēojme dy prej tyre. Se pari Shqiperia perbente nje nga diktaturat me te egra ne gjithe vendet e Lindjes, gje qe do te thote njekohesisht se dhe perdhosja morale dhe shpirterore e individit ishte me e madhe se ne vendet e tjera; mjafton te rikujtojme per kete qe ishim vendi i vetem ne bote qe ndalonte fene me kushtetute. Arsyeja e dyte ka te beje pikerisht me pozicionin strategjik te vendit tone ne lidhje me gjithe rajonin, me fjale te tjera mund te themi se pozicioni dhe roli i Shqiperise per gjithe rajonin bente me te favorshem veprimin energjetik mbi te. D.m.th duke zvogeluar problemet e zones me te veshtire te rajonit, qe ishte Shqiperia, evitoheshin per pasoje probleme nga te cilat do mund te vuante i gjithe rajoni.


    Problemi i ndertimeve ne Shqiperi besoj se nuk konsiderohet se eshte ekskluziv, por eshte problem qe ka te beje me gjithe territorin e vendit. Ne kete problem a perfshihet dhe kulti “Misioni Shenjteror Eleonore”?
    Zonja e Shpirtit Eleonore: Ju e thate drejte, dhe ne fakt po ti hedhesh nje sy nje pjese te mediave ne Shqiperi qe shkruajne per Misionin, dhe nese nuk ke pasur vete asnje kontakt te meparshem, do te krijohej ideja se ky problem eshte ekskluziv per Misionin tone. Ne fakt ky eshte nje problem qe perfshin gjithe vendin tone, dhe ne vetvete perben nje nga problemet me te rendesishme te tranzicionit tone te veshtire.

    Se pari problemi i ndertimeve ne Shqiperi gjate ketyre viteve ka te beje kryesisht me problemet qe hasin strukturat e shtetit shqiptar qe te transformohen nga struktura te nje partie-shtet ne struktura te nje shteti demokratik, i cili vepron ne respekt te ligjeve. Nga ana tjeter shoqeria jone kishte jetuar per 45 vjet ne nje sistem i cili i programonte asaj ēdo gje, i programonte vete jeten deri ne detajet me te vogla, dhe ne kete kontekst, renia e ketij sistemi u krijoi qytetareve tane mundesine qe te vendosnin vete per te ardhmen e tyre. Paaftesia e strukturave te shtetit per tu ristrukturuar ne nje kohe te shpejte dhe nevojat imediate te qytetareve ne vendin tone ēuan ne migracionin e brendshem, i cili solli si pasoje nje bum ndertimesh me dhe pa leje, dhe e gjitha kjo u be nen prezencen, here te heshtur dhe here pranuese te shtetit tone. Kjo ben qe edhe pergjegjesia kryesore per keto zhvillime t’i takoje pikerisht atij qe duhet t’i zgjidhe keto probleme, pra vete shtetit tone.

    Ndersa per sa i perket Misionit tone me duhet te shtoj se ndertimi i objekteve te kultit ka filluar ne vitin 1993, dhe ne ēdo rast jemi perpjekur brenda mundesive tona qe te vihemi ne marredhenie me shtetin, ne menyre qe ēdo gje te kryhej sipas rregullave, ne menyre qe te kishim pergjegjesite tona para shtetit dhe te gezonim te drejtat qe na perkisnin.


    Takim me artiste dhe intelektuale

    A ka leje ndertimi apo nuk ka leje ndertimi per objektin tuaj?
    Zonja e Shpirtit Eleonore: Siē ju shpjegova, ndertimi i objekteve tona ka nisur ne vitin 93, dhe qe prej kesaj kohe ne kemi kerkuar vazhdimisht qe strukturat e shtetit te na benin te mundur zgjidhjen e problemit ne menyre ligjore, duke qene se toka mbi te cilen ndertohen objektet tona te kultit eshte pjeserisht prone e shtetit dhe pjeserisht prone e jona. Por kjo gje ka qene shume e veshtire, pasi zona ne te cilen gjendet Misioni yne, eshte nje zone e cila vetem vitet fundit filloi te strukturohej dhe te urbanizohej. Por ky proces u be ne formen e vet me te keqe, qe do te thote se u be me nje bum ndertimesh nga firma te ndryshme dhe dhenie leje ndertimi pa asnje kriter nga Komuna Farke. Kjo menyre te vepruari beri qe kjo zone brenda pak vitesh te behej nje nga zonat me te populluara te Tiranes, por pa asnje strukture urbanistike si rruge, parqe per femijet apo zona te gjelberuara ne pergjithesi. Rendja drejt perfitimit te lehte ne kurriz te tjetrit beri gjithashtu qe kjo zone te jete nje nga me te veshtirat per te banuar ne Tirane.


    Cilat jane rruget e zgjidhjes per problemin e pronave te Misionit Shenjteror Eleonore?
    Zonja e Shpirtit Eleonore: Duke qene se i gjithe vendi yne i eshte nenshtruar nje procesi legalizimi, mendoj se nuk ka nevoje per asnje zgjidhje te ndryshme per rastin e Misionit tone, perveē se te legalizohet duke mbyllur me ne. Me duhet te rikujtoj edhe nje gje; te gjitha pronat e Misionit jane prone e komunitetit dhe jo prone e imja private, pra ato jane prone e institucionit tone, dhe jo e imja apo e ndonje prej familjareve te mi. Nga ana tjeter ne nuk jemi i vetmi komunitet shpirteror i cili pret zgjidhje nga shteti per problemin e pronave. Besoj qe ky eshte nje problem i cili i perfshin dhe komunitetet e tjera fetare ne vendin tone, dhe per pasoje kerkojme qe te mos diskriminohemi.


    Pas konflikteve te fundit dhe incidenteve, cilat jane marredheniet mes besimtareve dhe shtetit?
    Zonja e Shpirtit Eleonore: Marredheniet e besimtareve tane me shtetin jane ato qe kane qene gjithmone. Kjo do te thote respektim i ligjeve, i shtetit dhe funksionareve te tij. Sigurisht qe ne kemi denoncuar dhe do te vazhdojme te denoncojme ato struktura te korruptuara te shtetit tone, ato segmente te inkriminuara te cilat nuk hezitojne qe ne emer te parase dhe jo te ligjit apo te shtetit, te godasin, rrahin e dhunojne njerez per t’ju mohuar te drejten e besimit ne emer te perfitimeve te tyre te uleta.


    A keni menduar ndonje zgjidhje pas ketyre ndodhive?
    Zonja e Shpirtit Eleonore: Zgjidhjen e kemi kerkuar dhe vazhdojme ta kerkoje nga Shteti yne, ose me sakte nga ajo pjese e shtetit e cila eshte ne sherbim te qytetarit dhe jo ne sherbim te mafies. Nuk mendoj se ka zgjidhje tjeter per nje qytetar apo per nje institucion qe kryen aktivitetin e tij ne nje vend, perveē se te jete ne marredhenie me shtetin ne te cilin eshte, pra te kete detyrime dhe te gezoje te drejtat qe i takojne. Aq me teper kur behet fjale per nje komunitet shpirteror i cili te gjithe aktivitetin e tij ja kushton shoqerise ne teresi.


    A ka ndonje pengese reale?
    Zonja e Shpirtit Eleonore: Pengesa me e madhe ne rastin tone mendoj se eshte mungesa e vullnetit per t’i dhene zgjidhje njehere e mire ketij problemi. Duke pare menyren se si jemi trajtuar dhe vazhdojme te trajtohemi nga komuna Farke e cila drejtohet nga nje personazh i quajtur Fatbardh plaku, i cili eshte akuzuar shume here nga opozita per shkaterrimin urbanistik te zones dhe per korrupsion, ne nuk mund te presim nje zgjidhje te problemit prej tyre, por vetem prej strukturave me te larta te shtetit tone, siē eshte Kryeministri apo Presidenti i vendit. Do duhej qe keto struktura te ndergjegjesoheshin se zvarritja e ketij problemi vetem do te agravoje problematiken dhe do ta lere, siē eshte lene deri me sot, ku ngjarjet e renda ndjekin njera tjetren


    Cilat jane marredheniet e Misioni Shenjteror Eleonore me shtetin?
    Zonja e Shpirtit Eleonore: Misioni yne eshte regjistruar qe ne vitin 1993 prane Gjykates se Tiranes, dhe eshte i njohur nga Komiteti i Kulteve si institucion. Pra ne ēdo rast Misioni yne kerkon qe te kete vetem marredhenie te bazuara ne ligje, shkresa, dhe dokumente zyrtare. Per pasoje, ne nuk njohim individet qe vijne e paraqiten si perfaqesues te shtetit dhe nga ana tjeter nuk paraqesin asnje dokument qe te vertetojne identitetin e tyre dhe vendimet te cilat ata kerkojne te zbatojne.


    Cilat jane marredheniet e Misioni Shenjteror Eleonore me fete e tjera dhe sektet e kultet?
    Zonja e Shpirtit Eleonore: Misioni yne siē ju thame eshte nje Zbritje e re dhe qe te jesh besimtar i tij nuk eshte e nevojshme qe te nderrosh fe, pasi Misioni Shenjteror Eleonore nuk ka si qellim rritjen e numrit te besimtareve, por permiresimin e jetes se tyre. Pra, predispozitat qe ne kemi ne lidhje me fete dhe kultet e tjera jane shume te mira, pasi ne jemi te gatshem te bashkepunojme me te gjitha ato struktura qe kane qellim te perbashket me ne, pra te ndihmojme njerezit ne nevoje e te kontribuojme ne zhvillimin e individit dhe shoqerise. Ndersa per sa i perket asaj se ēfare mendojne ata per ne, per faktin qe na shohin me frike apo si nje lloj konkurrenti, ky eshte problemi i tyre.


    Dhuna e ushtruar nga Komisariati nr.1 Tirane, Policia Ndertimore Tirana-Rreth dhe Komuna Farke, kundrejt antareve dhe besimtareve te Misionit Shenjteror Eleonore

    Edhe nje pyetje te fundit. Ppse kur Ju deklaruat qe ju kishin helmuar, shumica e mediave u "llastisen" pas lajmit dhe publikuan lajme te ketilla me logon se "Eleonora mashtron perseritshem” dhe kur ju u kthyet nga spitali amerikan ne Turqi me analizat qe sipas jush vertetonin pranine e helmit, mediat u skulaqen?
    Zonja e Shpirtit Eleonore: Ne lidhje me mediat vlen e njejta analize qe beme kur folem per tranzicionin ne Shqiperi. Mediat tek ne jane gjithmone ne kerkim te nje skupi qe do t’i ndihmonte te fitonin mbi konkurrencen, dhe nga ana tjeter nuk perpiqen qe tu ofrojne informacion publikut te tyre, por gjykime te gatshme. Ne lidhje me rastin qe juve permendni, ky qendrim ishte edhe me evident. Nese do te lexoni shkrimet e atyre diteve do te shihni qe ne pergjithesi mediat nuk u shqetesuan aspak mbi gjendjen time shendetesore, dhe as qe e moren mundimin te merrnin ne konsiderate faktin qe kjo ngjarje te mund te ishte e vertete, ashtu dhe siē ndodhi ne realitet. Te vjen keq kur sheh se si mbas kaq vitesh tranzicion, nje pjese e mire e mediave akoma nuk kane arritur qe te kene nje liri ne te menduar dhe ne te gjykuar. Dhe se aspekti etik eshte krejt i parendesishem, nderkohe qe mendoj se kur ke te besh me nje publik te gjere, etika dhe morali do duhej te ishin ato qe udhehiqnin punen dhe sjelljen e gjithesecilit prej nesh.


    *Gazeta Standart; Yahoo Group Memedheu*

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2007
    Postime
    4
    Ja dhe fotografite e tjera qe kishte vene gazetari per kete artikull tek "Memedheu":



    Zonja e Shpirtit ne promovim Spiritual






  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Per car dhune flasin kto mer?

    Shkojne e zaptojn tokat e tjeterkujt, e masanej pjerdhin "na dhunon shteti"?! Mir ja bojne, rrenacakve

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Kjo eshte ajo eleonora qe ka pas punuar tek kombinati i tekstileve, apo jo. Ka lezet, mire qe jemi zaptuar nga budallalleku, por i kemi zgjidhur te gjitha hallet e tjera, tani na ka mbetur vetem profetizmi. PO mire, c'profetizon kjo eleonora, per cilin nga zotrat punon?

    Ehhh.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Kjo eshte ajo eleonora qe ka pas punuar tek kombinati i tekstileve, apo jo. Ka lezet, mire qe jemi zaptuar nga budallalleku, por i kemi zgjidhur te gjitha hallet e tjera, tani na ka mbetur vetem profetizmi. PO mire, c'profetizon kjo eleonora, per cilin nga zotrat punon?

    Ehhh.
    Eshte kjo ajo Eleonora e FIKSIT mi ... qe bente perralla blla blla blla aty?! Hahaha ... misionarja ...
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #6
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ej cuna, po kur tha "desh me helmun, me hodhen nje leng te bardh ne goje". Sa e dhishme ka pas qen kur dilte neper intervista.

    Per derisa lengu i bardh nuk e vrau, do te thote qe eshte dora e Zotit ne kete mes

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson
    Ej cuna, po kur tha "desh me helmun, me hodhen nje leng te bardh ne goje". Sa e dhishme ka pas qen kur dilte neper intervista.

    Per derisa lengu i bardh nuk e vrau, do te thote qe eshte dora e Zotit ne kete mes
    O qumesht i kane dhene - o leng te bardhe ... ca te jete ky lengu i bardhe?! Mos i kane dhene hmmmm ... jo - s'i dihet!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2007
    Postime
    4
    Ja dhe disa materiale te tjera ne lidhje me kete qe lexova tek kjo faqja: http://www.misionishenjteroreleonore.org/deklarata.htm




    MASHTRIMI I MADH

    Hakmarrja e Kryetarit te Komunes Farke z. Fatbardh Plaku, pasi nuk i dhame 100 milion leke me 1997


    Diten e ngjarjes, me dt. 25.06.2007, diten e dhunes se ushtruar mbi pronen tone, mbi vajzat dhe grate anetare te Misionit, mbi familjen e Zonjes se Shpirtit, nga segmente te korruptura te Komunes Farke, Policia Ndertimore Tirana Rrethi dhe Komisariatit nr. 1, organe te policise dhe masmedias mashtruan opinionin publik duke serviruar dhe inskenuar situate dhe ngjarje te paverteta, ku sipas tyre:
    • Besimtaret e Misionit tone kane qene te dhunshem dhe agresive ndaj forcave te policise ndertimore dhe me pas ndaj atyre te rendit.
    • Besimtaret e Misionit tone kane qellur me gure dy punonjes te Policise Ndertimore dhe se njeri prej tyre eshte jashte rrezikut per jeten.
    • Projekti i rruges i paraqitur nga Komuna Farke, nuk po e cenon pronen tone.
    • Projekti i rruges qe po zbatohet ne maje te kodres eshte ne vazhdim te projektit per Unazen e Re.

    Te gjitha keto, sa me siper perbejne nje mashtrim dhe deformim te madh mediatik dhe policor, sepse:

    • Diten e ngjarjes kane qene prezent disa televizione te cilat filmuan dhunen e ushtruar nga forcat e rendit dhe nga ato te policis ndertimore kundrejt anetareve dhe familjes se Zonjes. Keto filmime u trasmetuan si “lajm”, por cuditerisht, pavaresisht se komentimi i keqperdorjes sikur ne ushtruam dhune, kushdo qe i ka pare lajmet, ka pare se pamjet filmike deshmojne ne kunderten. P.sh. ne nje prej ketyre momenteve, Nenkryetari i Misionit Roel Zhitoni dhe disa besimtare, ishin duke u prononcuar perpara kameras se TV Klan duke spjeguar se policia po ushtron dhune fizike ndaj tyre, se policia ndertimore ka ardhur pa vendim, se ajo po cenon pronen tone legjitime te regjistruar ne ZRPP etj. kete interviste ai po e jepte me dokumenta ne dore (flete formati A4). Ne interviste, sic u ilustrua edhe me pamjet filmike te televizioneve te pranishme, atij (Nenkryetarit) i turren tre police te grupit te gatshem te Komisariatit nr. 1 Tirane , te automjetit furgon me targe Policia 0677, te cilet e godasin me grushta e shkelma, i vene prangat, dhe tentuan ti thyejne krahun e majte, e godasin serisht me grushta e shkelma, derrisa e zvarrisin deri brenda ne furgon. Perseri pamjet filmike ilustruan dhe dhunen e perdorur ndaj tij brenda ne furgon dhe sic deklaron Roel Zhitoni kjo dhune fizike eshte vazhduar dhe ne dhomen e paraburgimit ne te cilen e futen dhe e rrahen serisht.

    Te nderuar zoterinj te opinionit publik, duke ju kerkuar qe te mbeteni vetem me opinionin tuaj te pavarur (jashte cdo keq interpretimi apo mashtrimi te masmedias) ju drejtojme kete pyetje: cfare rreziku potencial mund te prodhoje nje njeri i cili nuk po kundershton policine, por “krimi” i vetem i te cilit eshte dhenia e nje interviste ne televizion dhe “arma” e vetme ne duart e tij ishin thjeshte dokumenta zyrtare?! A mos valle cdo njeri me fletushka ne dore dhe duke dhene interviste duhet dhunuar, rrahur, poshteruar, kercenuar?!

    2 . Policia dhe masmedia zmadhojne mashtrimin duke u prononcuar se qenkerkan plagosur dhe punonjes policie. Pamjet filmike jo vetem qe nuk e provojne kete mashtrim, por perkundrazi faktet dalin kunder policise dhe te dhunuarit jemi ne dhe vajzat tona, disa prej te cilave 22, 20 dhe 14 vjec. E c'rrezik mund te prodhonin keto vajza qe jane rrahur “per vdekje” nga policia??
    Megjithate, policet qe pretendojne se jane dhunuar nga ne, nuk kane bere asnje akt-ekspertimi mjeko-ligjor ku te faktonin pretendimin e tyre, nderkohe qe te vetmet pjese qe policet i kane pak te demtuara jane grushtat dhe kepucet ushtarake te tyre…
    Ndersa ne anen tjeter, anetaret dhe besimtaret tane kane bere akt-ekspertimin mjeko-ligjor, i cili verteton se jane gjetur shenja te dukshme dhune dhe plagosjeje ne te gjithe trupat e vajzave dhe besimtareve tane, te cilet kane bere dhe kallzim penal ne prokurori ku paditin segmente te korruptuara te policise per ushtrim dhune fizike dhe psikologjike.

    Te demtuarit nga Misioni yne jane:
    • Ledia Dybeli 14 vjec.
    • Edlira Duka 20 vjec (vajza e vogel e Zonjes).
    • Florida Duka 22 vjec (vajza e dyte e Zonjes).
    • Roel Zhitoni, 29 vjec (djali i Zonjes, Nenkryertar i Misionit).
    • Arben Reka: 31 vjec, anetar.
    • Fiqerete Agia 41 vjec (anetare, nena e Ledia Dybelit)

    Dhe te gjithe keta, kane marre dhe vertetimin mjeko-ligjor, ku faktohet, dhuna e ushtruar ndaj tyre.
    I vetmi person “i plagosur” ne kete ngjarje te rende per ne, eshte nje person civil, i cili ka kercenuar Fiqerete Agian dhe vajza e saj katermbedhjetevjecare Ledia Dybeli e tronditur ndaj keqtrajtimit qe po i behej nenes se saj, godet me dhé te thare kete person civil, i cili kishte hyre arbitrarisht ne kete ngjarje pasi nuk kishte asnje lidhje me te.

    3 . U perhap lajmi i rreme se projekti i rruges se Komunes Farke nuk e cenon pronen tone. Trualli ne te cilen Misioni yne ushtron aktivitetin e tij fetaro-humanitar, perbehet nga tre pjese: rreth 4.000 m2 jane te blera dhe ne process blerje, per te cilat disponojme te gjithe dokumentacionin e rregullt tekniko-ligjor dhe te regjistruar ne ZRPP, me nr. pasurie 109/103. pjesa tjeter e truallit eshte ne proces legalizimi, ne perputhje me “Ligjin per legalizimet”.
    Kur Komuna Farke, e kryesuar nga Fatbardh Plaku vjet me dt. 22 mars 2006 (Diten e Shenjte te Sulltan Nevruzit) na nderpret veprimtarine fetare dhe filloi te prishte objektet tona ne pronen tone. Per kete shkelje, Misioni yne ngriti padi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane. Gjyqtarja e ngarkuar per shqyrtimin e kesaj Ceshtjeje, Enkela Bajo, ngarkoi eksperten Elvira Aliaj qe te bej nje akt-ekspertimi per te vertetuar nese projekti i Komunes Farke e cenon apo jo Pronen e Misionit Shenjteror Eleonore. Pasi kjo eksperte kreu te gjithe studimin tekniko-ligjor te dokumentacionit te prones sone legjitime dhe te projektit te rruges se Komunes Farke, u shpreh se projekti i kesaj Komune eshte i kundraligjshem sepse cenon pronen e Misionit tone.
    Meqenese ekspertimi ne fjale eshte ne favor te Misionit dhe kunder Komunes Farke, Gjyqtarja Enkela Bajo, ne menyre te kundraligjshme la ne fuqi projektin po kaq te kundraligjshem te Komunes Farke.

    4 . Komuna Farke dhe Kryetari i saj Fatbardh Plaku mashtron se trualli ku shtriheshin objektet e kultit qe u prishen ne Misionin tone, sherbente per ndertimin e Unazes se Re. Shkaku kryesor i kesaj hakmarrjeje eshte se ne Vitin 1997, Kryetari i Komunes Farke z. Fatbardh Plaku i ka kerkuar si rryshfet vleren 100 milion leke te vjetra, disa prej perfaqesuesve te Misionin duke na kercenuar: “me jepni 100 milion nese nuk doni t'u hap probleme….”
    Nderkohe, jo vetem qe kjo eshte nje rruge sekondare dhe nuk ka te bej fare me projektin e Unazes se Re, por perkundrazi, trualli qe Komuna “vodhi” Misionit tone i eshte dhene per ndertim firmave private I&L shpk
    Pra jane hapur gropa per ndertime pallatesh. Gjithcka antiligjore qe behet kunder komunitetit tone misionar nga Komuna, Policia Ndertimore dhe Policia e Komisariatit nr. 1, behet per interesa dhe motive te dobta monetare.
    5. Se fundi, Policia Ndertimore shembi “Vendstrehimin e njerezve te braktisur” qe eshte i vetmi vend ne Misionin tone ku strehohen gra e vajza te braktisura.

    Misioni Shenjteror Eleonore
    Departamenti i Informacionit

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Elin70 pėr postimin:

    Edvora (13-01-2014)

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2007
    Postime
    4
    HISTORIA E NJE KRIMI
    Ngjarja.
    Mė dt. 24.05.2007, ora njė pas mesnate, dy persona tė paidentifikuar, me veshje posaēme pėr tė mos lėnė gjurmė, si doreza, veshje tė gomuara, kanė hyrė nė dhomėn ku Zonja e Shpirtit Eleonorė kishte kryer njė seancė Spirituale (proēes lutjesor).
    Hyrja e tyre nė ndėrtesėn e Selisė sė Shenjtė tė Misionit ėshtė bėrė duke pėrdorur pajisje tė sofistikuara, pėr tė mos lėnė gjurmė, pėr tė mos shkaktuar dėmtime materiale.
    Tetė orė e gjysėm mė vonė, rreth orės 09:30 tė paradites, njėra nga vajzat e Zonjės , Florida , e mė pas mjekėt e lajmėruar e gjejnė Zonjėn e Shpirtit me konvulsione, me tė vjella, diareh dhe me djersitje tė njėpasnjėshme.
    Brenda pak minutave mjekėt i dhanė Zonjės ndihmėn e shpejtė mjekėsore, me serume dhe medikamente, duke e ndihmuar tė vjellė sėrish, pasi sipas tyre konvulsionet duhet tė ishin shenjat e fundit tė jetės sė saj.
    Zonja e Shpirtit Eleonorė Bregu vetėm pak orė pasi kundėr saj ishte kryer akti kriminal i helmimit deklaroi pėr median, prokurorinė dhe publikun e gjerė:
    “Rreth orės njė tė mėngjesit tė ditės sė sotme, dėgjova zhurmėn e hapjes sė dritares me forcė dhe rėnien e njė peshe dhe mė pas kostatova njerėzit. Hapa sytė, ishte gjė e pazakontė. Kostatova dy burra me maska tė zeza, me kėpucė tė bardha si tė operacionit, me veshje tė zezė tė gomuar si veshje e krahasuar me atė tė polumbarit, dhe doreza tė zeza pėr tė mos lėnė shenjė, pothuajse nuk flisnin fare. M'u drejtuan dhe mė bėnė shenjė qė tė mos flisja. Unė i pyeta: “ Kush jeni ju? Ēfarė kėrkoni? Pse keni hyrė nė Misionin tonė?” Dy duar mė hapėn nofullėn, njė dorė e tretė mė mbylli hundėn dhe me dorėn tjetėr mė futėn nė gojė njė shishe spitalore dhe jo e zakonshme me lėng tė bardhė tė cilėn e shtrėngonin. Tentova, tentova, isha e detyruar tė gėlltisja se nuk kisha rrugė tjetėr. “Do tė tė zhdukim mė thanė, do tė tė zhdukim. Do tė tė asgjesojmė familjen dhe Misionin Tėnd”. Ata janė larguar nga dhoma ku qėndroja dhe kam dėgjuar hapat e tyre duke hyrė nė ambjentet e tjera tė Selisė dhe zhurma qė ngjanihe n me ato tė aparateve fotografike. Mbas kryerjes sė aktit tė helmimit ata kanė komunikuar mes tyre duke thėnė: “materialet merri tė gjitha me vete dhe tė zhdukim provat materiale”. Ata dolėn nga dritarja qė hynė”.
    Pasi atentatorėt u larguan, Zonja u zvarrit dhe me sforcim maksimal arriti tė shkruante njė letėr pėr fėmijėt e saj dhe pėr komunitetin:
    “MAMA, DY NJERĖZ ME MASKA MĖ DHANĖ HELM. MĖ MORĖN TRUPIN POR JO MISIONIN. LAVDI ZOTIT! (nė fund kishte vendosur firmėn e saj).
    Pasi ata u larguan, tė Shenjtėt punuan pėr t'i mbrojtur Zonjės trurin, zemrėn dhe organet vitale.
    Gjendja aktuale e Zonjės sė Shpirtit,
    Falė Zotit dhe Lidhjes Spirituale, Zonja e Shpirtit arriti t'i mbijetonte efektit tė helmit pėr mė shumė se nėntė orė e gjysėm deri nė mbėrritjen e mjekėve, tė cilėt i dhanė asaj ndihmėn e shpejtė. Aktualisht, Zonja ėshtė e ndėrgjegjshme, e vetėdijshme dhe ushtron plotėsisht funksionet e detyrave tė Saja si nė apsektin spiritual edhe nė atė administrativ. Organet e Saj jetėsore si truri, zemra, veshkat, mėlcia dhe mushkėrite janė tė normalizuara.
    Zhvillimet e fundit
    Por nga ana tjetėr, pėr arsye sigurie, dhe mosbesimi nė disa qarqe tė inkriminuara tė organeve kompetente, nė datė 25 Maj, Zonja e Shpirtit u largua pėr nė Turqi, nė Spitalin Amerikan tė Stambollit pėr arsye se:
    • Pėr tė marrė njė ndihmė tė specializuar mjekėsore pėr shpėtiminin dhe sigurimin e jetės sė Zonjės.
    • Pėr tė kryer ekzaminime tė detajuara mjekėsore me qėllim ruajtjen e organeve vitale tė Saj.
    • Identifikimin e substancės helmuese tė pėrdorur, gjatė aktit tė helmimit mė dt. 24.05.2007.
    Pas ekzaminimeve tė kryera nė Spitalin Amerikan tė Stambolit, sipas mjekėve rezultoi se:
    Zonja ėshtė intoksikuar me njė substancė gjumė-ndjellėse (efekti i sė cilės ėshtė 3 deri nė 5 ditė),e cila quhet nė gjuhėn mjekėsore Benzodiazepine.
    Kjo substancė, sipas mjekėve shkakton:
    • Gjendje kome.
    • Asgjesimin e kujtesės dhe e proēeseve psikologjike tė Zonjės sė Shpirtit, dėmtim tė sistemit nervor qėndror, pėr tė mos u kryer mė Kontaktin Spiritual me Qiellin.
    • Paralizim tė plotė tė trupit fizik.
    • Vdekje (“siē ka ndodhur nė mė tė shumtėn e rasteve”, deklarojnė mjekėt).
    Nga burimet tona konfidenciale, ekspertėt nė fjalė shprehin se ky lloj helmi nuk mund tė gjendet lehtė, pasi siē shprehen ata, ky lloj helmi ėshtė pėrdorur gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (Holokausti) dhe nga ajo kohė ky helm ka dalė jashtė qarkullimit, dhe nė shumė shtete ėshtė ndaluar me ligj pėrdorimi i tij.
    Nga faktet e mėsipėrme dhe duke analizuar zbatimin e kėtij atentati nga vrasėsit nė nivelin mė profesional tė mundshėm, nuk ka asnjė arsye tė besohet se atentatorėt ishin amatorė dhe se mund tė kishin motive tė dobta, si konflikt pronėsie, etj.
    Por siē i thanė edhe vetė ata Zonjės, atentatorėt kishin si qėllim zhdukjen e Saj dhe tė Misionit Shenjtėror Eleonorė.
    Shpjegojmė gjithashtu, se arsyeja e vizitės sė Zonjės, nė Spitalin Amerikan tė Stambollit u mbajt e fshehtė deri nė kthimin e saj, pėr dy arsye:
    1. Pėr mbrojtjen e integritetit tė Saj fizik.
    2. Pėr tė mos lejuar ndėrhyrje nė rezultatet e analizave, nga palė tė interesuara qė duan tė fshehin tė vėrtetėn.
    Arsyet kryesore tė mundshme tė kėtij atentati besojmė se janė:
    Nėse do t'i rikthehemi njė retrospektivi tė ēastit tė parė tė atentatit do tė shprehnim kėto arsye qė ēuan nė kryerjen e tij:
    Sė pari , pėr herė tė parė nė historinė religjoze dhe Misionare, gjatė tė gjithė historisė sė njerėzimit tė njohur prej nesh, njė Mision i Shenjtė i kėtyre pėrmasave, udhėhiqet nga njė grua Misionare, pra pėr herė tė parė Lidhja apo Rilidhja me Qiellin i jepet njė gruaje, qė ta udheheqė kėtė Mision me tė gjitha vlerat dhe atributet femėrore e amėsore siē ėshtė: Ruajtja dhe mbrojtja e jetes nė mėnyrė tė pakushtėzuar, e cila bie ndesh me tė gjithė historinė e religjioneve (dhe jo vetėm), ku burri ka qėnė dhe ėshtė nė njė nivel superior nė raport me gruan dhe nė njė raport tė privilegjuar me Zotin.
    Sė dyti : Zonja e Shpirtit Eleonorė Bregu ėshtė e vetmja spiritualiste nė Tokė qė zotėron Kodin s piritual pėr t'u lidhur me q iellin, Hyjin, dhe pėrdorimi i kėtij preparati do sillte fshirjen e memories dhe asgjesimin e k ontaktit s piritual me q iellin.
    Sė treti : Misioni s henjtėror Eleonorė ėshtė z bulesa mė e fundit deri mė tani, e cila sjell njė mendim tė ri dhe njė kėndvėshtrim tė ri bashkėkohor tė tė kuptuarit tė njeriut, botės, z otit, h yjnores nė pėrgjithėsi dhe aplikimit tė Tyre . k jo gjė mishėrohet nė d oktrinėn tonė Misionare, materializuar nė dy librat e Zonjės me natyrė filozofiko-spirituale: “Njeriu pėrballė Qenies” dhe “Kozmosi dhe Ne” , njėra nga devizat e sė cilės ėshtė: “Beso me logjikė, me arsye”.
    Dhe tė besuarit me arsye nė Misionin tonė, nėnkupton zbatimin e devizės tjetėr tė kėsaj Zbulese tė r e Qiellore: “Lejohet ēdo gjė qė i shėrben jetės dhe e mbron atė, si dhe ndalohet ēdo gjė e cila e dėmton atė”. Ndėrsa nė anėn tjetėr, disa nga dogmat religjioze sot pėrhapin dhe aplikojnė idenė se nė emėr tė Zotit dhe fesė, mund tė vihen bomba, mund tė vriten qindra mijėra njerėz, tė ndalohet apo tė paragjykohet progresi shkencor nė emėr tė Zotit, duke keqkuptuar dhe keqpėrdorur ekzistencėn e Zotit si Krijues dhe mbrojtės i Jetes duke shkaktuar kėshtu pėr pasojė destabilitet fetar.
    Sė katėrti , tentativa pėr eleminimin e Zonjės sė Shpirtit ndodh nė njė kohė kur pak ditė na ndajnė nga njė ngjarje e rėndėsishme pėr Shqipėrinė, siē ėshtė vizita e Presidentit Amerikan G. W. Bush. Nė kėtė kontekst, ata u perpoqėn qė tė bėnin ēdo gjė nė prag tė vizitės sė Shkėlqesisė sė Tij pėr tė pėrshkallėzuar dhe tė pėrshpejtuar kėtė luftė fetare, si dhe u tentua tė shkaktojė destabilitet politik nė Shqipėri .

    Aludimet nė Masmedia pėr ngjarjen,
    Si fillim, dėshirojmė tė falenderojmė atė pjesė tė masmedias e cila ka mbajtur njė qėndrim asnjanės duke pasqyruar ngjarjen, faktet, pohimet ashtu siē ka ndodhur.
    Ndėrsa, pėr atė pjesė tė masmedias e cila ka aluduar se kjo mund tė ishte njė ngjarje e inskenuar, duke lėnė mėnjanė pėr njė ēast konkluzionet mjeko-ligjore tė cilat vėrtetojnė shkencėrisht tentativėn pėr vrasje nėpėrmjet helmimit, kemi vetėm njė pyetje:
    Pėrse duhet tė habiteni nė lidhje me vėrtetėsinė e kėsaj ngjarje?
    Historia na tregon se tė gjithė m isionarėt qė kanė sjellė njė Zbulesė tė Re, e cila me kalimin e shekujve ėshtė shndėrrohet nė fe, janė sulmuar, janė vrarė, janė kryqėzuar, janė varrosur pėr sė gjalli, janė helmuar, janė fyer e poshtėruar, etj. Pra, ėshtė e njėjta histori e turpshme qė ripėrsėrit vetveten.
    Ndėrkohė, qė nuk ka asnjė arsye qė Zonja e Shpirtit tė inskenonte njė ngjarje tė tillė, duke qenė se gėzon shėndet tė plotė mental dhe fizik. Pėr mė tepėr, janė me qindra anėtarė, besimtarė dhe mjekė tė pranishėm tė cilėt panė Zonjėn pas ngjarjes, gjatė konvulsioneve dhe tė vjellave. Janė po kėta njerėz qė dhanė ndihmėn e parė dhe tė shpejtė mjekėsore.
    Nė lidhje me hipotezat e tjera, pėr tė cilat aludojnė disa media, ju vėmė nė dijeni se ky atentat nuk mund tė ishte nga palėt nė konflikt pronėsie, pasi problemet me pretendentin pėr pronar zotin Dilaver Ymeri, u zgjidhėn. Ndėrsa, nė lidhje me ēėshtjen gjyqėsore ku pretendente ėshtė familja Vorbsi, ēėshtja u kthye nė favorin tonė, qė nė ēastin kur ne investiguam dhe vėrtetuam falsitetin e dokumentacionit tė tyre tė parregullt tekniko-ligjor.
    Me fjalė tė tjera nuk kemi asnjė konflikt aktual pronėsie edhe pėr faktin se qė prej nėntorit 2006 jemi nė proēes legalizimi.

    Si konkluzion:
    Kjo ėshtė njė luftė fetare e cila synon eleminimin fizik dhe spiritual tė Zonjės sė Shpirtit Eleonorė Bregu dhe zhdukjen e Misionit Shenjtėror Eleonorė.
    Pėr spjegime mė tė detajuara nė lidhje me kėtė luftė fetare si dhe pėr ngjarjen, Zonja e Shpirtit deklaron se ėshtė e gatshme tė bashkėpunojė jo vetėm me organet kopetente qė kanė ēelur proēedimin penal tė cilat po hetojnė mbi ngjarjen, por njėkohėsisht ėshtė po kaq e gatshme tė pėrballet publikisht nė masmedia me psikologė, psikiatėr, filozofė, juristė etj. pėr tė bėrė prezent shėndetin e Saj mental dhe aspiratat e Saj vlerore si Misionare.

    I gjithė komuniteti ynė Misionar i kėrkon Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė z. Alfred Moisiu, Kryeministrit tė Shqipėrisė Prof.Doc. Sali Berisha si dhe tė gjitha instancave pėrkatėse, pėr mbrojtjen e integritetit fizik tė Misionares sonė, familjes sė saj dhe tė Misionit qė ajo drejton prej 20 vjetėsh.





    Misioni Shenjteror Eleonore
    Departamenti i Informacionit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elin70 : 04-08-2007 mė 23:14

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Elin70 pėr postimin:

    Edvora (13-01-2014)

  12. #10
    Pash zotin Eleonora, propagande ne Forumin Shqiptar je duke bere?

    Kjo teme eshte nje pacavure dhe turp. Mos e ndyni forumi tone me gjera te tilla.

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Shėn Sava - 5 dhjetor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-12-2016, 23:00
  2. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:21
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  5. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •