Borix ai nuk mund ti drejtohet as admin dhe as smod te forumit pasi per nje kategoriz njerezish komunikimi normal dhe miresjellja ne sqarimin e problemeve jo vetem qe mungon por konsiderohet dhe si antivlere. Eshte e pakonceptueshme per keta njerez qe ti permbahen rregullave dhe kerkesave me miresjellje per rrespektim te anetareve te tjere dhe te vete forumit. Keta se kuptojne qe dhunimi i shkrimeve eshte nje ofendim dhe ndaj te tjereve, eshte nje dhune vizuale qe te tjeret skane asnje detyrim apo borxh qe te behen pre. Njerez te tille zgjedhin kokfortesine dhe injorimin dhe me pas kane dhe kurajon te kerkojne te drejten e tyre ose me keq, te gjykojne dhe vendosin epitete.
Kjo teme nuk ka pse te zgjatet me. Shenja te tilla neper shkrime nuk do kete me.
Krijoni Kontakt