23/07/2007 - 08:49
A ėshtė ndėrtuar nga emigrantėt e Lindjes sė Mesme, qytetėrimi, qė u zhvillua dikur nga popujt, pasardhėsit e tė cilėve sot banojnė nė Toskanė? Kjo pyetje ėshtė bėrė qė nė shekullin e parė pėrpara Krishtit dhe ndoshta sot ka gjetur njė pėrgjigje: falė njė projekti ndėrkombėtar, qė merret me hartografinė gjenetike si dhe falė punės sė shkencėtarėve tė Universitetit tė Torinos dhe tė Pavias mbi genomėn e mitokondritėve. Disa zbulime shkencore tė kohėve tė fundit na kanė sugjeruar se populli i etruskėve e ka origjinėn nga Anadollia (sot gjendet nė jug tė Turqisė): kėtė fakt e ka pohuar Alberto Pizza, profesor nė Gjenetikėn Njerėzore, nė Universitetin e Mjekėsisė dhe Kirurgjisė nė Torino, pikėrisht ne datėn 20 tė muajit qė shkoi, gjatė Konferencės Evropiane mbi Gjenetikėn Njerėzore 2007. Ai konfirmoi tė gjitha ato zėra qė kishin filluar tė bėheshin gjithmonė e mė kėmbėngulės nė forumet e rrjetit tė universiteteve italiane. Zbulimi kishte ngjallur shumė entuziazėm nė mjedisin shkencor, qoftė pėr metodėn e pėrdorur (harta e genomės sė mitokondritėve), qoftė edhe pėr faktin se ky zbulim do ti jepte fund debatit shekullor mbi origjinėn e njė qytetėrimi qė kishte lindur 3.000 vjet mė parė, nė fillim tė epokės sė hekurit dhe qė nė fakt ka pasur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė lindjen e qytetit tė Romės.
Shenja e nėnės
Gjatė kėtij kėrkimi janė vėnė ballė pėr ballė ndryshimet gjenetike tė 1.264 individėve meshkuj, tė cilėt ishin nga Toskana (263), nga Italia e Veriut (306), Ballkani i jugut (359), ishulli i Lemnoit (60), Sicilia dhe Sardenja (276). Nė Toskanė u zgjodhėn zonat e Volterės (116), Murlos (86) dhe Cesentinos (61), kėto nė fakt kanė qenė vende tė rėndėsishme tė qytetėrimit etrusk si dhe nė tė shkuarėn kėtu nuk ka pasur shumė emigrantė.
Nė Konferencėn e 2007-ės, Alberto Piazza ka pėrdorur rezultatet e kėrkimeve, qė janė edhe pjesė e njė studimi shumė tė madh ndėrkombėtar mbi emigracionin e njerėzimit bazuar nė gjenetikė. Grupi i Piazzės ka ballafaquar genomėn e 1.264 individėve meshkuj tė cilėt nuk kishin lidhje gjaku midis tyre, ata kanė kėrkuar pėr ndryshime dhe ngjashmėri mes tyre. 37 gjenet e ADN-sė mitokondritale gjenden nė mitokondrite, tė organizuara nė njė molekulė, qė gjendet nė ēdo qelizė nė mijėra ēifteve. Ėshtė njė vijė transmetuese qė vjen vetėm nga nėna, ku variacionet e sekuencave lindin vetėm nėpėrmjet bashkimit tė sekuencave tė mutacioneve tė reja. Kjo gjė e kthen ADN nė njė arkiv molekular tė emigrimit tė grave qė i kanė transmetuar ato: numri i mutacioneve qė ndan njė individ nga njė tjetėr ėshtė njė tregues i periudhės kohore qė i ndan ata nga njė paraardhės i pėrbashkėt, ballafaqimi i grupeve bėn tė mundur rindėrtimin e spostimeve tė grave nė kohė dhe nėpėr kontinente tė ndryshme. Puna e Piazzės ka evidentuar njė pėrqindje shumė domethėnėse, madje aq domethėnėse saqė mund tė pėrcaktohet si njė e vėrtetė e dukshme shkencore, ai ka gjetur shumė ngjashmėri midis toskanėve modernė dhe banorėve tė ishullit tė Egjeut verior, Lemno dhe tė Anadollisė, rajoni jugor i Turqisė aktuale.
Nga Herodoti tek gjenetika
Nė shekullin e pestė para Krishtit, Herodoti, historiani i parė i njohur, pohon nė librin e tij Historitė, se etruskėt kanė emigruar nga Libia (Azia e vogėl perėndimore, sot Turqia jugore), pėr shkak tė urisė qė kishte rėnė atje dhe erdhėn nė Umbria dhe nė Toskanė. Versioni i Herodotit u kontestua nė shekullin e I para Krishtit nga Dionis Di Alikarnas, i cili pretendonte se etruskėt ishin pasardhėsit e popullsisė lokale. Ky interpretim pati edhe tė tjera (origjinė nordike, origjinė ballkanike etj), deri nė vitin 1885, kur nė Lemno u gjend njė gur me dekoracione dhe tė shkruara shumė tė ngjashme me ato qė ishin gjendur nėpėr varret e etruskėve. Tregimi i Herodotit u ringjall dhe u pa me tjetėr sy, por ai nuk mund tė konfirmohej me siguri.
Megjithatė, gjatė viteve tė fundit, kėrkime tė ndryshme kishin sjellė mjaft prova mbi origjinėn aziatike tė etruskėve: analiza e ADN-sė sė kockave tė gjetura nėpėr varre (njė punė e vėshtirė dhe shumė komplekse, - pohon Piazza, qė do tė vazhdojė me metoda tė reja), si dhe kėrkimet e ADN-sė sė racave sė gjedhit tipik tė Toskanės, janė shumė tė ngjashme me atė tė gjedhit qė rritet nė Turqi. Kjo gjė tregon se gjatė emigrimit tė tyre, etruskėt kanė marrė me vete edhe kafshėt.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt