Close
Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 297
  1. #281
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    A kane ndryshuar greket qe nga lashtesia?
    Nuk eshte se kan ndryshuar, por nuk egzistojne me, ashtu sidhe Gjuha e lashte Greke edhe popullit te Lashte Grek as hiri nuk u ngeli
    Grek (me Origjine te Lashte, dyshohet qe te jene pakica e popullit qe jeton aktualisht ne Qipron Greke)

    duhet thene dhe THEKSUAR gjithashtu qe: ne Shtetin e ri Grek, kur do te vendosnin se kush do te qe Gjuha e tyre Zyrtare, Fitoje Gjuha e re (gjuhe artificiale ku s'ka te bej fare me te vjetren, e bere nga nje Grek qe jetonte ne France) Greke per 3 vota ndaj Gjuhes SHQIPE, ndryshe sot ne Greqi do te flitej SHQIP

    imagjinoni pak kush jane Grekerit e sotem, megjithate eshte per tu ngritur Kapelen, per faktin sepse krijuan nje shtet, ne jemi ketu ku jemi sot, fal barkederrave, injoranteve dhe truthareve qe na kane komanduar gjithmone, e keqa eshte qe nuk shikoj nje te ardhme, te llogarisim qe dhe femija ne 8 vjeēare shkon i bindur ne shkolle thjeshte per te shkuar e jo per te mesuar, sepse e dine shume mire qe prinderit do te paguajne per deftesen e tije qofte dhe me i mire se mesuesja vet.

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    5,000-year-old skeleton was once an important ruler in the ancient Pelasgian Balkans.
    me gjersishte kete linkun.
    http://www.romanianhistoryandculture...ianculture.htm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    Arianitas (18-03-2023)

  4. #283

  5. #284
    Tek kjo tema ketu lexova lloj lloj gjerash, por desha te ndalem pak tek studimet antropologjike mbi greket. Mesa kam njohuri mbi antropologjine, qe ne fakt nuk i kam ne nivele te kenaqshme sepse kam bere vetem nje spekter te saj; ate te antropologjise ligjore, por duke qene se shumica e antropologeve jane shume te familjarizuar me anatomine njerezore dhe e njohin me hollesi procesin e ndryshimit te saj ne popullata te ndryshme, madje thuhet se aftesia me e vlefshme e antropologeve eshte famijariteti me variacionet delikate ne trupin njerezor, nuk shoh ndonje dyshim te shendetshem ne lidhje me pasaktesine e studimeve te tyre (me perjashtim te nje perqindje te vogel qe mund te jete e tolerueshme) dhe per kete, perderisa studimet antropologjike tregojne se greket nuk jane aq grek sa mbahen, me duket e besueshme.

    Mbaj mend qe vjet, ne oren e psik.ligjore te krimit, prof i asaj lende e kishte si zakon te kalonim nga nje teme tek nje tjeter (prandaj ishte prof im i preferuar) dhe nje here na permendi nje rast, qe ishin bere disa studime ne laboratoret e Zvicres, duke marre mostra ADN nga ballkanasit, dhe nga keto rezultate doli qe greqia ishte vendi ne ballkan me nivelin me te ulet te pasterise. (nuk e si a behet fjale per te njejtin studim qe ka paraqitur llapi tek nje teme, sepse nuk e lexova me thene te drejten, por ma kapi syri vetem titullin) por besoj se te marra se bashku: studimet antropologjike me ato gjenetike, ku ka nje perputhje midis tyre ne lidhje me greket, nuk besoj se kemi te bejme me nje spekullim sic e marrin greket, mua me duket mjaft e besueshme.

    Gjthsh, mjafton t'i shohesh greket sot edhe ne sjelljet e tyre, qe nuk te lene aspak pershtypje te nje populli qe eshte i qyteteruar por me shume i barbarizuar, aq me teper te pretendojme, se sot jane aq europiane sa shfaqen dhe nje me nje ndjenje kombesie te ekzagjeruar dhe te pavend kur te dhenat flasin te kunderten.


    Me beri pershtypje ai postimi i Testimit ne lidhje me ngjyren e syve, qe 20 i asaj ngjyre jane tipike per turqit, me ka demoralizuar personalisht, dhe desha ta pyes a ka shanse qe te jete gabim???

    Tani mund te flasim sa te duam, e te paraqiten fakte sa te duash se "jo a jemi europian apo jemi te paster si race ne shqiptaret", mund te manipulohen fakte e gjera te ketij lloji, por ama nje fakt nuk mund ta manipulojne dot, sepse sic thuhet ne latinisht ka fuqi "juris et de jure", eshte pikerisht fakti qe nuk ka rrace me te bukur se Shqiptaret, dhe kete nuk e luan topi!

    P.S: diku me vravi syrin nje koment i nje anetari qe albinet, pra ata qe jane te bardhe tipik, bjonde me sy bojeqiell dhe jeshil, rrudhen me shpejt!!! Ketu e ka shuuuuuuuuuuuuuuuume gabim, sepse sipas dermatologjise rraca albine ka nje lekure shume soft dhe elastike, elemente keto qe ngadalsojne plakjen, ne ndryshim nga ashpersia e lekures qe kane ata te "pigmentuarit"...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 25-02-2011 mė 16:24

  6. #285

    Thumbs up Shqiptaret jane me te vjetrit ne ballkan

    Kini durim dhe lexojeni, sepse eshte shume interesante. Lexim te kendshem


    Rrenjet e Shqiptareve


    Tė dhėnat gjenetike tė shqiptarėve dhe hipotezat e ngritura mbi to, janė njė nga mundėsitė qė mund tė na tregojnė prejardhjen. Me gjithė dyshueshmėrinė mbi to dhe faktin se asnjėherė nuk bėhet fjalė pėr tė dhėna tė padiskutueshme, por tė shoqėruara me teori historike, ato bėhen pjesė e njė mozaiku qė mund tė na afrojė mė shumė me tė vėrtetėn, me gjithė relativitetin e kėsaj tė fundit.


    Albana Rexhepi, PHD nė gjenetikė molekulare nė Universitetin e Zyrihut dhe Anila Babameto profesore e gjenetikės nė Universitetin e Tiranės, flasin mbi hamendėsimet e hedhura pas studimit tė mutacionit Δ(Delta)F508. Ēfarė ėshtė ky mutacion? Ēfarė tregon ai mbi prejardhjen e shqiptarėve dhe a mund tė konsiderohen tė dhėnat qė dalin prej tij si prova tė mjaftueshme? Sakaq, arkeologu Neritan Ceka tregon mbi mbėshtetjen historike dhe antropologjike tė hipotezave qė lindin nga studimi nė fjalė.


    Fakti qė shqiptarėt janė mė tė prirur se fqinjėt pėr t’u sėmurur me fibrozė cistike ka hedhur hipotezėn se kombi ynė ka njė prejardhje neolitike, shumė herė mė tė lashtė se ballkanasit dhe mesdhetarėt e tjerė me pėrjashtim baskėt. Studimet qė janė kryer, prej vitit 1992, tregojnė se popullsia shqiptare ka shpeshtėsi shumė tė lartė tė mutacionit gjenetik ΔF508, ēka ka hedhur hipotezėn se shqiptarėt kanė emigruar nė Evropėn Jugore mė shpejt se tė gjitha kombet e tjera, pėrfshi edhe grekėt e latinėt.

    Sipas Prof. Anila Babameto, gjenetiste nė Universitetin e Tiranės dhe QSUT, ky studim tregon “origjinėn tonė autoktone. Qė popullata tė kėtilla (shqiptare) kanė ardhur shumė shpejt, shekuj e shekuj mė parė, nėpėrmjet Kaukazit, nė Evropėn Veriore e mė pas nė atė Jugore. Ndėrsa vendet e tjera qė e kanė kėtė frekuencė mė tė ulėt (tė mutacionit) tregon qė kanė emigruar mė vonė”.

    Sakaq, krahas kėsaj hipoteze, prof. Babameto shprehet se ėshtė hedhur edhe njė hipotezė tjetėr, sipas sė cilės, njė mutacion i ndodhur shumė shekuj mė parė ėshtė kultivuar dhe ėshtė ruajtur prej shekujsh dhe tė ketė njė frekuencė kaq tė lartė, pėr shkak tė izolimit qė kanė zgjedhur paraardhėsit tanė.

    Albana Rexhepi, PHD nė gjenetikėn molekulare nė Universitetin e Zyrihut, mendon se ky studim ka njė problem. Sipas saj, “leximi i sekuencės jep informacion mbi gjenin, ndėrsa frekuenca e alelit na informon se ē'pjesė e popullatės e mbart atė dhe ē'pjesė e popullatės do tė sėmurėt prej saj: ky informacion ėshtė i pamjaftueshėm pėr tė konkluduar mbi origjinėn e alelit. Dhe, aq me pak pėr origjinėn e shqiptarėve”.

    Ndėrkohė, qė pėr sa i pėrket teorisė sė dytė, ajo i referohet njė studimi tė kryer, nė vitin 1994, qė tregon mbi lashtėsinė e kėtij aleli. Studimi ka treguar se mutacioni gjenetik ΔF508 e ka origjinėn nė epokėn e paleolitit, rreth 52 mijė vjet mė parė dhe nė Evropė vetėm baskėt dhe shqiptarėt kanė njė mutacion tė tillė, nė rajonin jugor.

    “Ky efekt mund tė kėtė qenė edhe shkaku pėrse shqiptarėt, ashtu si baskėt, kanė njė pėrqindje kaq tė lartė tė FC508. Por, jo vetėm; edhe izolimi i tyre historik e kulturor mund tė ketė favorizuar kėtė proces”, – shprehet PHD Rexhepi.

    Gjithsesi, sipas saj, tė dhėnat mund tė jenė edhe tė pabesueshme, pėr shkak tė kampionit tė vogėl tė studiuar. Ajo kundėrshton mundėsinė e prejardhjes nordike tė alelit, porse nuk hedh poshtė mundėsinė e njė prejardhjeje indoevropiane, shumė herė mė tė lashtė se migrimi.

    Tė dhėnat e kėtij studimi mbėshteten edhe nė fakte historike dhe antropologjike. Arkeologu Neritan Ceka mendon se ky studim mbėshtetet edhe nė burime tė tjera. “Janė gjetur gjurmė tė migrimit ilir nga Kaukazi, a stepat ruse, drejt rrugės qė pėrvijon Danubi e mė pas nė Shqipėri”, – u shpreh ai, duke shtuar se kjo vėrtetohet nga tumat e gjetura, qė janė tė sė njėjtės formė dhe tė sė njėjtės qeramikė.

    “Nuk ėshtė pėr t’u habitur ky fakt, sepse njė pjesė e indoevropianėve erdhėn nė jug tė Evropės dhe pjesa tjetėr shkoi nė veri. Madje, lidhjet mė tė ngushta gjuhėsore tė shqipes janė me gjuhėt baltike, pra lituanishten dhe letonishten”. Sipas tij, zbulimet e arkeologut Kosina nė Lituani tregojnė njė kulturė tė pėrafėrt me atė ilire, ndonėse nė kohė tė ndryshme.

    Sakaq, edhe hipoteza e dytė, pra e “shqiptarėve paraindoevropianė” gjen mbėshtetje shkencore, sipas z. Ceka. “Dihet qė baskėt janė paraindoevropianė, por mos tė harrojmė qė ilirėt janė krijuar nga ndėrthurja kulturore e indoevropianėve me pellazgėt dhe kjo vėrtetohet nga autorėt antik helen”, – u shpreh ai. Burimet antropologjike janė njė e dhėnė shtesė pėr kėtė hipotezė. “Nė Shqipėri ekzistojnė dy tipa njerėzish, ata qė quajmė mesdhetar dhe veriorė, qė i pėrkojnė “mbetjeve” tė pellazgėve dhe indoevropianėve pėrkatėsisht”.

    Gjithsesi, kėto janė vetėm hipoteza dhe asnjė prej tyre nuk ėshtė kthyer nė teori. Nė fund tė fundit “raca e pastėr gjenetike”, nė bazė tė sė cilės shumė diktator, ndėr tė cilėt edhe Hitleri pėrpiqeshin tė tregonin supermacinė e kombit tė vetė nuk ekziston, dhe bie poshtė nga tė gjitha studimet gjenetike. Mutacioni ΔF508, i cili deri mė sot ėshtė promotori i hipotezave, qė tregojnė lashtėsinė shumė herė mė tė madhe, nga sa ėshtė vėrtetuar pėr shqiptarėt shkakton njė nga sėmundjet mė tė vėshtira pėr t’u kuruar sot nė botė. E sakaq, studiuesit botėrorė vijojnė tė mbledhin informacionet e nevojshme pėr tė kthyer hipoteza tė ndryshme, pro apo kundėr lashtėsisė sė shqiptarėve, nė teori.
    ARDIT BIDO / VLADIMIR KARAJ

    Tė gjitha hipotezat pėr mutacionin ΔF508 tregojnė pėr autoktoni tė shqiptarėve.



    Cilat janė studimet gjenetike pėr prejardhjen e shqiptarėve dhe ēfarė tregojnė ato?


    Pėr origjinėn e shqiptarėve nė lidhje me testet gjenetike qė janė bėrė nė Shqipėri. Nė kuadėr tė njė studimi kolaborativ evropian, nė vitet 1990-91 ėshtė bėrė njė studim pėr fibrozėn cistike, ekzaminime gjenetike pėr tė dhe ėshtė njė mutacion, mutacioni ΔF508, mutacion mjaft i rėndėsishėm qė shkakton fibrozėn cistike. Nga ky studim ėshtė parė qė shpeshtėsia e mutacionit nė fjalė, qė shkakton fibrozėn cistike pėr vendet e Evropės Veriore ėshtė mjaft e lartė, ėshtė 70-80 pėr qind. Pėr shembull, Danimarka e ka 88 pėr qind, Anglia e ka 70 pėr qind, po kėshtu edhe vendet e tjera e kanė shumė tė lartė. Vendet e Evropės Jugore e kanė mė tė ulėt, 30-40 pėr qind, shpeshtėsinė e mutacionit ΔF508. Nga studimi i bėrė, nga shėrbimi ynė, nė bashkėpunim me Universitetin Overgata nė Romė, u pa se frekuenca e kėtij mutacioni pėr popullatėn shqiptare ishte shumė i lartė. Pra njė frekuencė qė pėrkonte me frekuencėn e vendeve tė Evropės Veriore dhe me asnjė nga vendet e rajonit. Kjo, pėrkon me atė hipotezė qė ėshtė hedhur, nga gjenetist tė mėdhenj, si Piaca apo Kavali Sforca qė ka pasur migrime nga Kaukazet, nė Evropėn Verioredhe mė pas kėta kanė emigruar nė Evropėn Jugore, e kjo ėshtė njė nga studimet e shumta qė janė kryer. Me sa duket mundet tė kemi njė prejardhje tė tillė, meqenėse frekuenca e kėtij mutacioni tė fibrozės cistike ėshtė shumė i lartė se vendet e tjera tė rajonit. Nuk ėshtė vetėm ky studim qė ėshtė kryer, di qė janė bėrė edhe studime tė tjera nga Instituti i Akademisė sė Shkencave, pėr sisteme tė tjera gjenetike dhe kanė arritur nė disa konkluzione, pėr pėrafri tė popullatės sonė, me vendet e Evropės Veriore.

    Studimet e tjera pėr tė cilat folėt kanė arritur nė tė njėjtin konkluzion?

    Njė pjesė prej tyre po. Ėshtė studiuar ADN-ja mikrokordiale, apo janė studiuar disa sisteme, qė i quajmė ne mikrosatelitė, apo minisatelitė dhe tė dhėnat tregojnė qė kanė njė farė ngjashmėrie me Evropėn Veriore.

    Ēfarė tregon fakti qė shqiptarėt kanė mutacionin nė fjalė nė sasi mė tė madhe se fqinjėt? Dhe nga ana tjetėr, a do tė thotė kjo qė fqinjėt kanė ardhur mė vonė nė Ballkan e Apenine?

    Kjo tregon origjinėn tonė autoktone. Qė popullata tė kėtilla kanė ardhur shumė shpejt, shekuj e shekuj mė parė, nėpėrmjet Kaukazit, nė Evropėn Veriore e mė pas nė atė Jugore. Ndėrsa vendet e tjera qė e kanė kėtė frekuencė mė tė ulėt tregon qė kanė emigruar mė vonė. Domethėnė, studimi shpreh se ne jemi njė popullsi autoktone dhe se vendet e tjera tė rajonit janė populluar mė vonė, pra kanė ardhur mė vonė.

    Sa pėrfundim i sigurt ėshtė ky dhe sa ka qenė kampioni i studimit?

    Janė studiuar shumė raste, janė marrė shumė kampion, janė studiuar rreth 200 kromozome. Ky ishte studimi fillestar qė ishte bėrė pėr herė tė parė, sepse faktikisht ky studim ėshtė zgjeruar edhe mė tej, ka vazhduar nė bashkėpunim me universitete tė tjera nė Belgjikė dhe nė Francė, dhe gjithnjė ka arritur nė tė njėjtin pėrfundim, qė popullsia shqiptare ka njė prevalencė mė tė lartė pėr mutacionin ΔF508. mund tė themi se ėshtė e dhėnė e sigurt, sepse jo vetėm qė nė studimin e parė kampioni ka qenė mjaft i madh, por ėshtė pasuar edhe me studime tė tjera qė e konfirmojnė. Pėr herė tė parė studimi ėshtė kryer nė vitin 1990, dhe ėshtė biseduar gjerėsisht pėr kėtė studim, nė njė konferencė, nė konferencėn antropologjike qė ėshtė zhvilluar nga Akademia e Shkencave nė vitin 1997 dhe aty janė pėrballur tė gjitha kėto teza, studimi pėr fibrozėn cistike dhe studimet e tjera qė pėrmenda pėr sisteme tė tjera gjenetike. Sigurisht, qė kėto janė tė dhėna, qė duhen parė nė kompleks duke u pasuar nga tė dhėna antropologjike, historike, gjuhėsore, pra ky ėshtė thjesht njė hipotezė qė pėrkon me kėtė teori: tė njė fluksi tė migrimi tė popullatės sonė, nga Evropa Veriore. Por, sigurisht mbetet nė kuadrin e hipotezės, sepse duhet tė jepen pėrfundime tė plota, me tė dhėnat qė pėrmenda mė parė.

    A vazhdojnė tė kryhen studime tė kėtij lloji?

    Normalisht, kėto studime janė nisur pėr probleme tė tjera, pėr tė zbuluar mutacione tė tjera te popullata shqiptare. nga studimi qė u bė, rezultoi qė ėshtė njė frekuencė e tillė dhe mė pas ėshtė referuar nė tavolina shkencore. Sigurisht, studimi nuk ėshtė bėrė me qėllimin pėr tė parė prejardhjen, por pėr tė parė mutacionin dhe pėr tė ndihmuar pacientėt nė fjalė. Kėshtu, qė vazhdojnė tė bėhen depistime pėr fibrozėn cistike dhe kėto tė dhėna grumbullohen dhe pėrdoren edhe pėr studime tė tjera. Me sa jam nė dijeni, tė gjitha tė dhėnat qė grumbullohen herė pas here, siē thashė, kanė nxjerrė tė njėjtin konkluzion.

    Cilat janė hipotezat e tjera pėr origjinėn e kėtij mutacioni?

    Ekziston edhe njė teori tjetėr, teoria e efektit tė themeluesit, qė e quajmė ne nė gjenetikė (Founder Effect), qė mund tė ketė ndodhur njė mutacion shekuj e shekuj mė parė nė popullatėn shqiptare dhe mė tej ky mutacion qė ka ndodhur, pėr shkak tė traditės apo kulturės qė mund tė kenė pasur paraardhėsit tanė ilirėt etj., pėr njė jetė mė tė izoluar dhe tė mbyllur, pa shkėmbime me popullatat e tjera, ky mutacion mund tė jetė kultivuar, tė jetė ruajtur prej shekujsh dhe tė ketė njė frekuencė kaq tė lartė. Edhe kjo hipotezė ėshtė hedhur, por mė tepėr, mendohet, nė kuadėr edhe tė studimeve tė tjera nė kompleks (studime gjenetike, antropologjike, historike, gjuhėsore etj.) qė ėshtė nė favor tė njė origjine indoevropiane. Gjithsesi edhe kjo hipotezė, pra tė dyja hipotezat tregojnė autoktoninė e shqiptarėve.

    Anila Babameto-Profesoreshė nė Universitetin e Tiranės dhe njė nga dy gjenetistėt e vetėm nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” nė Tiranė.


    Sqarime mbi Fibrozės Cistike dhe lidhjen e saj me Origjinėn e Shqiptarėve



    Sė fundmi njė media publikoi njė lajm me titullin "Rezultate gjenetike tė prejardhjes sė shqiptarėve". Ky lajm i referohej njė informacioni tė "Laboratorit Gjenetik nė Tirane", sipas tė cilit: "Mutacioni Delta F508 gjendet nė 78% tė shqiptareve tė testuar sipas rastit, ēka tregon se prejardhja jone ėshtė nga veriu i kontinentit".

    Njė informacion i tille ėshtė publikuar sė pari nė revistėn “American Journal of Human Genetics”, nė vėllimin 50, faqe 875-876, viti 1992. Punimi ėshtė njė bashkėpunim midis Laboratorit Gjenetik tė Tiranės dhe kolegėve tė tyre nė Universitetin e Torinos: kampionet e pacientėve shqiptarė janė analizuar mė tej nė Torino.

    Ēfarė thotė artikulli?

    Nga analiza e 92 pacientėve (gjeografikisht nga tė gjitha krahinat), rezulton se aleli defektoz i Fibrozės Cistike (FC), specifikisht delecioni 508, ėshtė i pranishėm nė rreth 75 % tė pacientėve. Sipas njė pėrllogaritje, ky alel difektoz duhet tė jetė i pranishėm nė rreth 60% tė popullsisė shqiptare. Studimi, qė pėrdor njė metode inovative tė detektimit tė alelit defektiv tė FC508, tė botuar nė 1990 nė prestigjiozen Nature, ėshtė i rėndėsishėm sepse sjell pėr herė tė parė njė pamje tė shpeshtėsisė me tė cilėn ky alel gjendet nė popullatėn shqiptare, krijon mundėsinė e hartimit tė programeve shėndetėsore apo sjell nė evidence rėndėsinė e njė diagnostikimi prenatal pėr ēiftet qė rriskojnė tė kenė njė fėmijė mė kėtė sėmundje. Studimi, megjithatė, shkon njė hap me larg dhe bėn njė spekulim mbi origjinėn e shqiptarėve.

    Nė vitin 1984 Ammerman dhe Cavalli-Sforza, kishin spekuluar se aleli FC508 kishte njė origjinė tė vetme, diku nė Lindjen e Mesme, dhe kishte ardhur nė Evrope duke krijuar njė gradient shpėrndarje nga jugu pėr nė veri. Kjo, dhe izolimi, do tė shpjegonte pėrse vendet nordike kanė njė pėrqindje kaq tė larte tė CF508 krahasuar me vendet e jugut tė Evropės. Kėshtu, ndėrsa ishujt Faroe kanė njė frekuence 100% te FC508; nė Turqi vetėm 27% e popullsisė e mbart atė.

    Nė kundėrshtim me kėto tė dhėna tė Ammerman & Cavalli-Sforza, ky alel mutant paraqitet nė Shqipėri nė rreth 60% tė popullsisė. Njė shifėr qė nuk raportohet nga asnjė nga vendet e rajonit. Pyetja qė mė tė drejtė autorėt shtrojnė ėshtė:

    Pėrse kjo pėrqindje e lartė e pazakonte e alelit FC508 tek shqiptarėt?

    Autorėt e shpjegojnė kėtė paradoks duke u bazuar nė tre referenca: Aleks Buda dhe studimi i tij mbi izolimin kulturor dhe historik tė Shqiptarėve (1985); Zvelebil dhe teoria e tij e migrimit nomad gjatė mijėvjeēarit te tretė Para Krishtit (1980) dhe Baranov (Human Genetics, 1991, vol. 87); qė teksa kishte studiuar praninė e alelit FC508 nė pacientėt e Rusisė Evropiane, kishte vėrejtur se gradienti i shpėrndarjes se kėtij aleli tek kėta paciente kishte kah tė kundėrt nga ai i propozuar nga Ammerman&Cavalli-Sforca. Duke u bazuar nė kėto tre referenca autorėt sugjerojnė se origjina e shqiptarėve rrjedh nga migrimet nomade.

    Problemi me studimin nė fjalė, ashtu si edhe me studimin e Baranovit, qėndron se tė dy grupet kanė analizuar vetėm alelin CF508: janė bazuar vetėm tek sekuencimi i kėtij aleli. Por, ndėrsa analiza gjenetike, leximi i sekuencės; jep informacion mbi gjenin, ndėrsa frekuenca e alelit na informon se ē'pjesė e popullatės e mbart atė dhe ē'pjesė e popullatės do tė sėmurėt prej saj: ky informacion ėshtė i pamjaftueshėm pėr tė konkluduar mbi origjinėn e alelit. Dhe, aq me pak pėr origjinėn e shqiptarėve. Pėr kėtė duhen edhe analiza jashtė gjenetike, tė fragmenteve tė ADN-se qė e rrethojnė kėtė gjen. Duhet ajo qė quhet analiza e mikrosatelitėve!

    Mikrosatelitėt janė sekuenca ADN-sė me njė gjatėsi tė caktuar dhe njė renditje germash tė caktuar. Gjatė historisė, sekuenca mund tė ndryshojnė si pasojė e mutacioneve. Teknikat e sotme tė analizės sė ADN-sė janė nė gjendje tė pėrcaktojnė se cili ėshtė versioni origjinal, mė i vjetėr, i njė aleli dhe kur kanė lindur variantet e tjera. Duke i kombinuar kėto tė dhėna me ato gjeografike dhe historike, bėhet e mundur lokalizimi i popullatės nga ku ky alel u shfaq sė pari, bėhet e mundur tė ndiqet migrimi i kėtij aleli nga njė vend gjeografik nė njė tjetėr.

    Njė studim i tillė, i pranuar dhe referuar deri me sot nga komuniteti i studiuesve pėr Fibrozėn Cistike, ėshtė kryer nė vitin 1994 (2 vjet pas artikullit qė diskutojmė). Artikulli ėshtė botuar nė prestigjiozen Nature Genetics, vol. 7, faqe 169-175, dhe ka pėr autor Moral et al. (titulli nė origjinal: The origin of the major cystic fibrosis muation (deltaFC508) in european populations)

    Autorėt konkludojnė se aleli FC508 e ka origjinėn e tij rreth 52000 vjet mė parė, nė paleolitik. Popullata qė e ka futur kėtė alel nė Evrope ka pasur njė ADN, pėrmbajtja gjenetike e sė cilės nuk i ngjan asnjė prej popullatave qė banojnė sot Evropėn. Aleli i FC508 mė i vjetėr nė moshė gjendet mė shumice tek basket dhe tek shqiptarėt. Dy mutacione tė kėtij aleli shfaqen nė Evrope Qendrore dhe atė Veriore nė njė kohė tė mėvonshme, kohė qė i pėrket erės neolitike, kryesisht asaj tė lidhur me tė ashtuquajturėn “Linear Pottery Culture”. Ky event i dytė favorizon teorinė e gradientit tė shpėrndarjes nga jugu pėr nė veri tė “Ammerman&Cavalli-Sforca”, tė shoqėruar me njė rritje tė madhe dhe zhvendosje tė popullatave nė Evropėn Qendrore.

    Po, atėherė pėrse shqiptarėt dhe baskėt kanė njė pėrqindje kaq tė lartė tė kėtij aleli? Baskėt, tė dhėnat historike i tregojnė te pranishėm ne Evropė qė nė kohėn paleolitike. Prania e alelit me tė vjetėr tek ta, ėshtė njė fakt mė shumė qė provon se ky grup daton nė Evropė qė nė kėtė kohė tė hershme. Frekuenca e lartė e FC508 ndoshta i detyrohet izolimit tė kėtij grupi, apo edhe tė ashtuquajtur “Founder-Effect”. “Founder-Effect” ėshtė njė term i pėrkufizuar nga Ernst Mayr, nė vitin 1952, dhe i referohet fenomenit tė shkėputjes prej grupit tė madh tė disa individėve, qė e izolojnė veten dhe krijojnė kolonitė e tyre. Duke u izoluar ata e humbasin variabiletin gjenetik dhe ndryshojnė tėrėsisht prej popullatės nėnė si nė gjene ashtu edhe nė tipare.

    Ky efekt mund tė kėtė qenė edhe shkaku pėrse shqiptarėt, ashtu si baskėt, kanė njė pėrqindje kaq tė lartė tė FC508. Por, jo vetėm; edhe izolimi i tyre historik e kulturor mund tė ketė favorizuar kėtė proces. Megjithatė, studiuesit nuk ngurrojnė tė pėrmendin se ndoshta kjo pėrqindje e lartė e FC508 tek shqiptarėt ėshtė i lidhur me kampionin e vogėl tė analizuar nė kėtė studim. Fakti qė nė artikullin e vitit 1994 nuk ka asnjė bashkėpunėtor shqiptar, dhe fakti qė njė nga autorėt e artikulli ėshtė kryeautori i artikullit tė vitit 1992 (G. Novelli), rezultatet e tė cilit janė tė njėjta me ato qė citohen; tė bėn tė mendosh qė nė kėtė artikull tė vitit 1994 janė rianalizuar tė njėjtat kampione si ato tė vitit 1992. E, nėse ėshtė kėshtu, por edhe nėse nuk ėshtė kėshtu, spekulimi mbi prejardhjen nordike tė kėtij aleli nė Shqipėri ėshtė i pabazuar!

    Albana Rexhepi - PHD nė gjenetikė molekulare, Universiteti i Gjenevės.


    Ēfarė ėshtė fibroza cistike?



    Rreth 30 mijė vetė vuajnė nga fibroza cistike dhe 12 milionė tė tjerė e kanė gjenin qė shkakton kėtė sėmundje, por pa e ditur. Fibroza cistike ėshtė sėmundje gjenetike qė bllokon mushkėritė dhe pankreasin me mukus, duke e bėrė frymėmarrjen dhe tretjen e ushqimit tepėr tė vėshtirė. Nė vitin 1981 pacientėt me kėtė sėmundje zakonisht vdisnin pa mbushur tė 18 vjetėt. Mjekja Ana Mak Mullen pranė universitetit tė qendrės mjekėsore nė Roēester tė Nju Jorkut thotė se trajtimi i fibrozės cistike para 25 vjetėsh thuajse nuk ekzistonte. Por gjatė kėtyre dy dekadave kėrkimet nė kėtė fushė janė shtuar dhe trajtimet e reja kanė mundur t’u zgjasin apo pėrmirėsojnė jetėn pacientėve tė tillė. Doktor Rob Horovic thotė se tani rreth 40 pėr qind e personave me fibrozė cistike janė mbi 18 vjeē, pra kalojnė nga fėmijėria dhe rinia e hershme nė moshė tė rritur pa u penguar nga kjo sėmundje.

    Shtatzėnia pėr gratė me fibrozė cistike sot ėshtė e mundshme pėr arsye tė mėnyrave tė reja pėr kufizimin dhe trajtimin e infeksioneve dhe dėmtimit tė mushkėrive qė shkaktohen nga pezmatimi i indeve duke krijuar jardė ose mukus.

    Kujdesi i pėrditshėm, ushqimi i pėrzgjedhur, heqja e mukusit nga mushkėritė, dhėnia e antibiotikeve nėpėrmjet frymėmarrjes tė gjitha kėto mėnyra tė bashkėrenduara kanė krijuar lehtėsira tė mėdha pėr shumė pacientė.

    Pra sėmundja nuk pėrbėn mė kėrcėnim dhe cilėsia e jetės pėr tė sėmurėt me fibrozė cistike ėshtė pėrmirėsuar dukshėm. Megjithatė, doktor Horovic thotė se fibroza cistike hyn nė kategorinė e sėmundjeve tė rėnda e vdekjeprurėse. Dhe ky ėshtė njė realitet pėrballė pėrparimit tė shkėlqyer nė luftėn kundėr sėmundjes.

    Atrit Lulushi, Uashington, VOA.

    Raca alpine ka kėtė pėrqindje nė kėto shtete:

    Belgium = 5% Alpine (most common in Wallonia)
    Luxembourg = 80% Alpine
    Germany = 15% Alpine (most common in Baden and Bavaria)
    France = 30% Alpine
    Switzerland = 15% Alpine (most common in the south and east)
    Austria = 20% Alpine
    Poland = 10% Alpine
    The Czech Republic and Slovakia = 40% Alpine (most common in Bohemia)
    Hungary = 15% Alpine (most common in the south)
    Italy = 15% Alpine (most common in the northwest)
    Romania = 10% Alpine
    Albania = 10% Alpine
    Bulgaria = 15% Alpine
    Greece =20% Alpine (most common in Epirus/Arvanites)

    Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave kemi kėtė numėr tė individėve alpinė, ku njė pikė e kuqe paraqet 100.000 individė:





    Rraca DINARIKE tipike e shqiptarėve.

    Shpėrndarja, veēoritė, etj.


    1. Rashti i kresė i shkurtėr (kafkė brakicefale)
    2. Fytyra e gjatė
    3. Trupi i gjatė, ndėr mė tė gjatėt
    4. Hunda konvekse (hundė-dash)
    5. Gjatėsia e krahut sa 60% deri 62% e gjatėsisė sė trupit
    6. Balli mė i gjerė se nofulla, fytyra nė formė tė trekėndėshit tė kthyer mbrapsht
    7. Hunda mė leptorrhine nė botė (indexi nasal 58)
    8. Qerpikė eksternalė nė 35% tė shqiptarėve
    9. Balli me reliev (jo i rrafshėt)
    10. Zverku i rrafshėt, me majėn e kokės tė lartė
    11. Kėmbėt mė tė gjata se sa racat tjera

    Sipas tė dhėnave nga Karlton Kuni dhe Hans Gyntheri.


    Kėtu shihet hunda konvekse, siē e kanė 50% e shqiptarėve, (44% tė tjerė e kanė hundėn e drejtė).
    Hunda konvekse:




    Kėtu majtas ėshtė hunda e ngushtė ose e hollė, apo leptorrhine, veēori e racės dinarike, kurse djathtas ėshtė hunda e gjerė siē e kanė mongolėt dhe zezakėt.




    Disa nga karakteristikat mė sipėr janė relative. Fytyra nuk ėshtė edhe aq e gjatė, e nganjėherė i afrohet asaj tė rrumbullakėt. Shtati gjenetikisht ėshtė i gjatė, ndėrkohė qė kushtet e vėshtira tė jetesės dhe kushte tė tjera, bėjnė qė tė mos e shfrytėzojė plotėsisht mundėsinė gjenetike qė ka, ndaj mund tė mbetet dhe i shkurtėr.

    Veēoritė kryesore mbesin brakicefalia, fytyra nė formė trekėndėshi, dhe hunda ose e drejtė ose sqep-shqiponjė.
    Lidhje : http://carnby.altervista.org/troe/p-39.htm



    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 04-03-2011 mė 08:53

  7. #286
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    shit,qenkeshim me defekt! LOL, shakat me nje ane artikull shum interesant ,i denje per forum,te lumt!

  8. #287
    Ka dicka qe mua me revolton tej mase, dhe eshte pikerisht fakti qe sa hipokrite tregohen vete keta arkeloget dhe gjenetisat tane....
    Tani e lidhin prejardhjen tone me nje defekt gjenetik! Flasin e flasin, dhe thone nuk jemi te sigurte, nuk kemi gje konkrete,; per ke dreqin punojne keta injorante, se per vendin tone jo qe jo?!
    E dine ata qe iliret paskan pasur defekt gjenetike eeee???? Prandaj ne qenkemi ilire sepse jemi me defekte!!!
    Rrace me imune se shqiptari, nuk kam pare deri me sot ne te gjitha llojet e semundjeve, e na dalin keta te "ndriturit" dhe thone se jemi te lashte ngaqe kemi fibroze cistike!!!
    Ne Kalane e Shkodres, eshte nje pjese shume e rendesishme e saj, ku jane ngritur pretendime te bazuara qe aty eshte nje thesar arkeologjik qe tregon me se miri lashtesine dhe prejardhjen tone Ilire, por nuk lejohen germimet ne ate zone. E dini pse; sepse ai "padrinoja" qe ka zaptuar nje pjese te mire te zones se Kalase me aktivitetin e tij privat, nuk po ia them emrin lokalit sepse eshte me te njohurit ne Shkoder, nuk lejon qe te kryhen germime; shiko cfare shtet mizerje kemi!
    tani na dal ai servili Ceka me keta pseudogjenetistat dhe thone kete palacollekun, ne vend qe te lejojne germimet arkeologjike, sepse ata mund te jene vertete prova qe tregojne Lashtesine Tone!
    Cfare hipokritash!

  9. #288
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Ka dicka qe mua me revolton tej mase, dhe eshte pikerisht fakti qe sa hipokrite tregohen vete keta arkeloget dhe gjenetisat tane....
    Tani e lidhin prejardhjen tone me nje defekt gjenetik! Flasin e flasin, dhe thone nuk jemi te sigurte, nuk kemi gje konkrete,; per ke dreqin punojne keta injorante, se per vendin tone jo qe jo?!
    E dine ata qe iliret paskan pasur defekt gjenetike eeee???? Prandaj ne qenkemi ilire sepse jemi me defekte!!!
    Rrace me imune se shqiptari, nuk kam pare deri me sot ne te gjitha llojet e semundjeve, e na dalin keta te "ndriturit" dhe thone se jemi te lashte ngaqe kemi fibroze cistike!!!
    Ne Kalane e Shkodres, eshte nje pjese shume e rendesishme e saj, ku jane ngritur pretendime te bazuara qe aty eshte nje thesar arkeologjik qe tregon me se miri lashtesine dhe prejardhjen tone Ilire, por nuk lejohen germimet ne ate zone. E dini pse; sepse ai "padrinoja" qe ka zaptuar nje pjese te mire te zones se Kalase me aktivitetin e tij privat, nuk po ia them emrin lokalit sepse eshte me te njohurit ne Shkoder, nuk lejon qe te kryhen germime; shiko cfare shtet mizerje kemi!
    tani na dal ai servili Ceka me keta pseudogjenetistat dhe thone kete palacollekun, ne vend qe te lejojne germimet arkeologjike, sepse ata mund te jene vertete prova qe tregojne Lashtesine Tone!
    Cfare hipokritash!
    Me se e sakte, fibrocat cistike nuk percaktojne vjetersine e nje populli, por haplogrupi qe merret nga kromozomi mitokondrial, edhe ate as kjo nuk eshte shume e qarte.

    Shkrimi eshte komplet palaco pa asnje burim konkret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fishtani1 : 04-03-2011 mė 15:59

  10. #289
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Shkrime me interes!C'ka na duhet e marim per kulture dhe c'ka s'na duhet nuk e suportojme!
    Pergezime!

  11. #290
    Kam filluar te behem me fiksime duke lexuar materiale te tilla, nga keto vecori qe jepni per rracen tone nuk po e gjej veten askund pervec asaj pikes 11. U be puna tani; do ta marr ne pyetje gjyshin neser se me ke na kane perzier rracen, si gjithmone do bej perjashtime une: uroj mos te dal aliene

Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varrmihesit e Ballkanit
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-03-2008, 19:16
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:41
  4. Kreu i BE: Vendet e Ballkanit perendimor do te antaresohen
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •