Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Incesti 3-vjeçar, babai dhunon të bijën e mitur

    Policia e Tiranës arrestoi Xhemal Liçon, nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me vajzën 15-vjeçare

    Incesti 3-vjeçar, babai dhunon të bijën e mitur

    44-vjeçari: Nuk e kam prekur. Më kanë ngritur kurth

    Pas tre vjetësh dhunim nga i ati, një 15-vjeçare ka marrë guximin dhe ka shkuar në polici, ku e ka denoncuar aktin e rëndë të incestit që ishte kryer ndaj saj. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në kryeqytet, ndërkohë uniformat blu kanë vënë në pranga autorin 44-vjeçar, Xhemal Liço. Megjithatë, ky i fundit nuk e ka pranuar akuzën, duke deklaruar para policisë se ishte një kurth i ngritur ndaj tij. Burimet policore nga kryeqyteti bënë të ditur se një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një lagje në periferi të Tiranës. Një vajzë 15-vjeçare është paraqitur e vetme në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe ka kërkuar të denoncojë babanë e saj, pasi kishte kryer një krim të rëndë. Inspektorja e policisë, bashkë me një psikologe e kanë marrë vajzën 15-vjeçare dhe me qetësi i kanë kërkuar të rrëfente se çfarë i kishte ndodhur. "Unë jetoj me babanë. Familja ime ka pasur disa probleme dhe duke përfituar nga këto, ai më ka dhunuar. Çdo natë ai ka fjetur me mua dhe kjo ka zgjatur për një periudhë 3-vjeçare. Pavarësisht se unë ulesha të flija gjumë vetëm, gjatë natës ai vinte në krevat dhe bënte gjëra të këqija me mua", është shprehur vajza e mitur, ku sipas policisë është dhunuar seksualisht nga i ati. E pyetur nga policia, vajza ka deklaruar se kishte frikë të denonconte më parë, pasi ai e kishte kërcënuar se nëse i tregonte njeriu, do ta vriste. "Gjeta kohën që ai nuk ishte në shtëpi dhe erdha të tregoj se çfarë më ka ndodhur. Ju lutem më ndihmoni se nuk kthehem dot në shtëpi". Është shprehur 15-vjeçarja. Me të marrë këtë denoncim, menjëherë inspektorët e policisë kanë marrë urdhrin e arrestit nga prokurori dhe janë nisur për të prangosur Xhemal Liçon. Gjatë një operacioni të Komisariatit Nr. 1, në bashkëpunim me forcat e antitrafikut, forcat policore kanë mundur të gjejnë dhe të shoqërojnë për në qeli 44-vjeçarin. Burimet policore nga grupi hetimor bënë të ditur se pas shoqërimit të tij, oficerët e policisë gjyqësore e kanë marrë në pyetje të shoqëruarin në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Në deponimin e tij, Liço ka deklaruar se nuk e kishte prekur asnjëherë të bijën, por e gjithë kjo ishte një kurth ndaj tij. "Njerëzit e familjes më cilësojnë si problematik dhe i kanë mbushur mendjen vajzës të më kthehet kundër. Nuk është e vërtetë dhe e gjithë kjo bëhet që të më heqin qafe mua", ka pretenduar i arrestuari për incest. Duke parë pretendimet e dy palëve, oficerët e policisë gjyqësore, të kryesuar nga prokurori kanë vlerësuar se Liço ishte person me rrezikshmëri dhe e kanë arrestuar si të dyshuar për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura. I arrestuari është dërguar në dhomat e izolimit, ku tashmë është në pritje të vlerësimit të masës së sigurisë nga ana e togave të zeza në Gjykatën e Tiranës. Nga ana tjetër, grupi hetimor ka dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore vajzën e mitur, ku ka rezultuar se ajo është e defloruar. Kjo ka rritur edhe më shumë dyshimet e policisë se mund të jetë dhunuar seksualisht nga babai i saj.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  2. #2
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Epo populli shqipetar mire e ka kur perballet me fenomene te tilla,nga njera ane i bejne propagande tabuve seksuale,ne anen tjeter"neveriten" nga keto lajme.Jane pikerisht keto propagandues te moralit mesjetar qe duhet te kene ne ndergjegje keto femije.Restriksionet seksuale normal qe do shfaqen ne perdhunime,keqtrajtime etj.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ja qe doli rrene, vajza i kishte shpikur te gjitha.

    Po kesaj ci thoni?

    Aq e vogel per te tilla fjale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 01-07-2007 më 13:44

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky
    Restriksionet seksuale normal qe do shfaqen ne perdhunime,keqtrajtime etj.
    Nuk ma ha mendja qe eshte thjesht restriksioni seksual ai qe shkakton kete fenomen. Kjo lloj pedofilie dhe incesti fatkeqesisht ndodh dhe ne perendim madje nuk eshte as i paket.
    Po te kthehemi tek akti. Nuk ka gje me te llahtarshme per femijen te dhunohet seksualisht nga prindi. Kam patur rastin te asistoj ne disa seanca psikologjie si asistence ndaj vajzave te dhunuara nga baballaret e tyre dhe fatkeqesisht jane akte qe kane pasoje shpesh fatale per psikozen dhe personalitetin e viktimes. Jane nga ato akte qe lene gjurme te pashlyeshme dhe qe reflektohen me vone shume negativisht tek viktima.
    Jam kunder denimit me vdekje se e quaj barbari po keta prinder qe e bejne kete akt pervec burgut te perjetshem meritojne nje torture te ngadalte fizike e shpirterore sepse eshte faj qe nuk shlyhet kurre.

    Vete fenomeni eshte ende jo shume i qarte. Mendimi kryesor eshte qe shkaktohet nga probleme serioze psiqike qe ne femijerine e fajtorit dhe qe shfaqet me akte te tilla dhune dhe perversiteti ose thjesht nje perzjerje e limfomanise dhe mazokizmit. Me vjen keq per ate vajzen qe i eshte lene nje gjurme e pashlyeshme. Ky fenomen ne Shqiperine e viteve te komunizmit ka qene shume shume i rralle (nese me kujtohet me saktesi nga disa statistika te fillim 90-es gjate 45-50 vjetesh ka patur vetem 3 raste dhe ato ne zona rurale dhe vetem njeri ne periferi te Tiranes ku ishte incest por me konsensusin e viktimes). Ndryshimi i faktoreve sociale, ashpersimi i kushteve te jeteses dhe problemet ekonomike e financiare dhe sidomos 'sherthimi' i problemeve te femijerise kane bere qe ky fenomen te jete me frekuent ne Shqiperi. Kjo duhet te jete dhe nje nga kujdeset me te medha te psikologeve dhe shoqatave qe merren me sjelljen humane dhe psikologjine kolektive.

  5. #5
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson
    Ja qe doli rrene, vajza i kishte shpikur te gjitha.

    Po kesaj ci thoni?

    Aq e vogel per te tilla fjale.
    no further comment
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #6
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Darius ke humbur diçka nga syte:
    -ka pedofili te shtyre nga mungesa e mundesise te seksit me nje femer/mashkull te moshes madhore.Pra ketu flasim per restriksionet seksuale te shoqerise shqipetare te cilat per fat te keq dhe sot,anno 2007,jane te ndjeshme.Restriksione qe cojne ne dhune seksuale pa marre parasysh moshen.

    -ka pedofili "te paster",akt ne te cilin individi zgjedh /preferon femijet per aktet seksuale.

    E njejta gje eshte dhe me perdhunimet/gacmimet seksuale te femrave ne moshe madhore: e ke vene re qe pikerisht ne vendet ku restriksionet seksuale jane te mprehta,ka me teper dhune seksuale ndaj femrave?Dhe ketu bejme diferencen: perdhunime ngaqe s'kane mundesine e seksit me femra ,poashtu dhe perdhunime ngaqe terheq seksi i "detyruar".


    P.s. Me kujton Darius te Perzise,e kote te te them qe identifikohem me teper me Aleksandrin
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 02-07-2007 më 10:32
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    E akuzoi e bija per incest, lihet i lire

    Do te jene ekspertet mjeko-ligjore, qe do te percaktojne nese Lico ka perdhunuar vajzen

    Xhemal Lico, 44-vjecari qe vetem dy dite me pare u arrestua per kryerje marredheniesh seksuale me te bijen, dje eshte lene i lire. Tashme mbi babane qe ra akuza monstruoze, hetimet do te behen ne gjendje te lire. Duket se asnjera nga palet, as i akuzuari dhe as e bija, nuk i kane bindur plotesisht ne deshmite e tyre grupin e hetimit. Vajza ka qene e mjegullt, i ati nuk ka lene aspak shije te mire gjithsesi, pas akuzave te se bijes. Nderkohe, vajza mesohet se eshte derguar edhe prane mjekeve eksperto-ligjore per te bere analizat e duhura ne lidhje me dyshimin nese ajo eshte perdhunuar, dhe aq me keq nese ajo eshte perdhunuar nga i ati. Burimet kane bere te ditur dje per gazeten "Korrieri", se tashme pritet pergjigja nga ekspertet mjeko-ligjore, te cilet do te thone nese kane gjetur gjurme perdhunimi dhe sidomos ashtu sic pretendon vajza, te gjejne mbetje biologjike nga kontakti i fundit seksual qe 14-vjecarja pretendon se e ka pasur rreth nje muaj me pare, kur i ati sipas saj, e ka perdhunuar per here te fundit. Tashme, deri ne nje pergjigje te eksperteve, Xhemal Lico gjithsesi do te ndiqet ne gjendjet lire. 44-vjecari nga Tirana u arrestua gjate dites se premte, pasi u akuzua nga e bija, aktualisht 14-vjecare, se qe prej 3 vitesh perdhunohej nga i ati.

    "Tre vjet me pare babi erdhi ne shtepi, pasi me shume qendron te gjyshja, dhe pasi beri dush, hengri dreke e me pas ai me perdhunoi", ka deshmuar pak dite me pare para oficereve te Policise Kriminale 14-vjecarja, e cila e akuzon babane e saj se e ka perdhunuar. "Sa here qe vinte babi ne shtepi, me perdhunonte", ka shtuar me tej vajza. Familja Lico jeton ne lagjen "Ali Demi" ne Tirane. 44-vjecari qendronte me shume te shtepia e nenes se tij, ndersa bashkeshortja dhe dy vajzat e tij 14 dhe 11 vjece jetonin ne nje tjeter banese. Burime nga policia thane se sipas deshmise se vajzes, 44-vjecari e kishte perdhunuar kur ajo ishte 11 vjece dhe me pas te njejten gje do te kryente sistematikisht per tre vjet rresht, sa here qe ajo ndodhej e vetme ne shtepi. Xhemal Lico u shoqerua ne ambientet e Komisariatit Nr. 1, atje ku vajza kishte bere denoncimin. "Nuk eshte e vertete, nuk mund te kryeje marredhenie seksuale me vajzen time", mesohet te kete thene ne polici 44-vjecari. Por tashme, te dy deklaratat do te perballen me pergjigjen qe do te vije nga ekspertet dhe atje do te vendoset nese Lico do te shkoje serish ne qelite e paraburgimit, apo nese do te pushohet ceshtja e nisur ne ngarkim te tij. ar.ba

    Korrieri

    *~*~*~*

    ps. Jo po ankohuni po te doni
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    Filluan dhe aty keto lebetira??

    Per gjuhe duhen varrur keta.
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Une mendoj qe ne Forumin Shqipetar te mos publikohen kesi lloj lajmesh.Boll i mbushin gazetat me vrasje e perdhunime aksidente e te tjera lajme te ketij zhanri.,mire keta qe duan te shesin gazetat po ne forum perse te publikohet.Nganjehere mendoj qe i tere shtypi shqiptar i ka gazetaret nekrofile,sikur i gezohen lajmeve te tille ashtu sic u publikua me vrap dhe genjeshtra e ores se vjedhur.Moderatoret mund ti kontrollojne keto lloj lajmesh perpara se te shfaqen.,per kete le te meret si shembull Zeri i Mirdites ,BARAT ,DARIUS e plot te tjere qe e pasurojne furumin.
    Ky eshte mendimi im gjithsesi

  10. #10
    Larguar Maska e lone_star
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky
    e ke vene re qe pikerisht ne vendet ku restriksionet seksuale jane te mprehta, ka me teper dhune seksuale ndaj femrave?
    Nuk eshte e vertete ajo qe thua me lart! Keto jane teorira te brezit te gjyshit tim.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-05-2009, 04:39
  2. Pas Austrisë, edhe Italia tronditet nga incesti
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 07:03
  3. Mesuesi egjiptian rreh per vdekje nxenesin 11 vjecar
    Nga white-knight në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 21:19
  4. Vret veten, se e pa djali 5 vjeçar duke puthur bashkëshortin
    Nga Beqari002 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-07-2003, 03:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •