Close
Faqja 42 prej 65 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 646
  1. #411
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ne Muzeumet me me ze te Arteve te Bukura ne Perendim, cdo relike greke shoqerohet pa perjashtim me dicituren: "Mendohet te jete gjetur ne ....Athine ose rrethinat."

    Ja se se gjenden prane Athines disa nga monumentet me autentike greke:



    E Diele, 27 Maj 2007


    Premtohet kthimi nga Pireu per dy objekte arkeologjike (nga e tere lista qe vijon-shenim i Styx)

    E Marte, 22 Maj 2007


    Anisa Ymeri

    Objektet tona te trashegimise kulturore lakmohen, ndaj edhe jo rralle kane qene pre e trafikimit ne vendet fqinje e pertej. Disa kane humbur cdo gjurme e te tjerave, ndonese ju dihet vendndodhja, eshte teper e veshtire t'i kthesh ne vendet ku edhe jane grabitur. Nje pjese e mire e te cilave jane vjedhur prej muzeve arkeologjike, sidomos prej atij te Butrintit, i cili u plackit ne vitin e rremujave te medha. Shtatorja e Apollonit, grabitur ne Butrint (shek. i II e.re) dhe shtatorja e Artemisit te Nikeas, grabitur ne Finiq (shek te III p.e.s), aktualisht gjenden ne muzeun e Pireut. Ndaj edhe kane qene objekt i nje diskutimi per kthimin e tyre ne Shqiperi gjate takimit te 19 majit mes ministrit tone te Kultures, Ylli Pango dhe ministrit grek, George Vulgaraqis. Sipas nje njoftimi per shtyp te zedheneses se MTKRS-se, Suela Musta, "Ministri Vulgaraqis, ka premtuar kthim shume te shpejte te dy objekteve arkeologjike te trafikuara, te cilat gjenden aktualisht ne muzeun e Pireut". Duke bere te ditur gjithashtu, se pritet dhe nje vizite e ministrit grek te Kultures ne vendin tone. Keto dy objekte tejet te rendesishme per trashegimine tone kulturore, jane premtuar se do te kthehen, por jane shume te tjera, te cilave ju dihet vetem fati, se kane qene pre e trafikimit te objekteve dhe asgje me shume. E duke qene se edhe kartelat ju mungojne nje pjese te mire, eshte gati e pamundur gjetja e tyre, e ca me shume kthimi i tyre ne Shqiperi. Por, premtimi per kthimin e ketyre dy objekteve te cilat gjenden ne muzeun e Pireut, s'do te thote aspak se jane te vetmet objekte te trashegimise sone kulturore te trafikuara drejt kushedi se cilit shtet. Nje nder to, eshte edhe statuja pa koke e Aferdites, e cila mban numrin e karteles 916 ne Qendren e Inventarizimit te Pasurive Kulturore, por per te nuk ka asnje premtim per kthim ne Shqiperi. Kjo pasi ende nuk dihet vendndodhja e saj, gjendet apo jo ne ndonje muze te botes. Sikunder eshte theksuar edhe ne nje konference kombetare te Trafikimit te Objekteve te Trashegimise Kulturore vitin e shkuar ne Tirane, per ato objekte te cilat kane nje kartele me te dhena te sakta, dhe ajo cka eshte me e rendesishmja, shoqeruar edhe me fotografi, eshte me e lehte gjetja e vendndodhjes se tyre. Por problem teper i madh rezulton mosekzistenca e fotografive te ketyre objekteve, qe ne vite te ndryshme kane qene pre e trafikimit, duke u grabitur nje pjese e madhe e tyre nga muzete arkeologjike ne vend.

    Objekte arkeologjike te trafikuara ne Greqi:

    Shtatorja e Artemisit te Nikeas e grabitur ne Finiq. Objekt i shek. III p.k. Kartela nr. 913

    Shtatore djali (Apolloni), grabitur ne Butrint, shek. II p.k Kartela nr. 914

    Jane ne kerkim me vendndodhje te paidentifikuar:

    1. Statuje vajze, kartela nr. 915

    2. Statuje pa koke (Aferdita), kartela nr. 916

    Objekti nr. 913

    Dimensioni: 125 cm lartesi

    Material: Mermer

    Tip: Shtatore

    Periudha: Helenike

    Kultura: Paraqytetare Ilire

    Eshte gjetur ne Finiq, Sarande. Grabitur ne mars 1997 ne muzeun Arkeologjik te Butrintit. Statujes i mungojne dy krahe, koka dhe ka shume demtime ne siperfaqe. Busti eshte i zotes femerore (Artemis, ose eshte busti i Nikese?). Ka veshur nje mantel te gjate te palosur, ku nen gjoks krijon nje Apoptygma. Zota paraqitet ne levizje, ku ka bere nje hap perpara me kemben e saj te djathte. Periudha helenike.



    Objekti nr. 915

    Dimensioni: 66.5 cm

    Material: Mermer

    Tip: Shtatore

    Periudha: Klasike shek. 4 - 6 p.k

    Kultura: Qytetare Ilire

    Statuja e vajzes eshte e punuar ne mermer. Koka eshte e ngjitur. Bazamenti i ulet eshte punuar njesh me trupin. Veshja eshte nje mantel i lidhur lart, me pala te cilin e ngre me doren e majte. Dora e djathte para gjoksit mban bririn e bollekut. Ne sup dallohen lidhese. Eshte statuje e trafikuar dhe nuk dihet fare se ku gjendet aktualisht.



    Objekti nr. 916

    Dimensioni: 125 cm

    Material: Mermer

    Tip: Shtatore

    Periudha: Klasike shek. 4-6 p.k

    Kultura: Qytetare Ilire

    Statujes i mungon koka. Mendohet se duhet te kete pasur koken e Aferdites. Bazamenti eshte punuar bashke me statujen. Ne krahun e majte, bazamenti eshte i grabitur dhe ne te dallohet nje gjurme kembe. Dora e djathte, nga mesi e poshte, mungon, kurse e majta mungon nga mesi i parakrahut. Pjesa e poshtme e trupit eshte pothuaj ballore, ajo e sipermja paraqet nje kthim intensiv ndaj formes shoqeruese.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #412
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    NO COMENT-firme e organizates me antishqiptare ne Greqi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #413
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Si perkthehet kjo firme Barat? Une mundem te lexoj vetem Alvanoi dhe Elas.

  4. #414
    Nė Korēė nxėnėsit mėsojnė se Jugu i Shqipėrisė ėshtė Greqi



    • Nė qytetin ku 120 vjet mė parė u ēel Mėsonjėtorja e Parė Shqipe kėta fėmijė, falė liēencės qė “Omiros” ka marrė nga Ministria jonė e Arsimit, e nisin ditėn me mėsimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtėsisht shtetit shqiptar


    Fėmijėt shqiptarė tė fshatrave pėrreth Korēės, Boboshticė e Drenovė po mėsojnė njė “tė vėrtetė” tė hidhur: qė toka ku ata u lindėn e po rriten ėshtė greke. Janė rreth 180 nxėnės, bijė e bija shqiptarėsh qė po u mėsohet falas nga shkolla jopublike greke “Omiros” njė histori e shtrembėruar qė i paraqet stėrgjyshėrit e tyre si pushtues tė Vorio-Epirit. Ėshtė njė brez fėmijėsh, i ciklit fillor qė A-nė e lexon alfa, qė gdhihet ēdo mėngjez me hymin grek dhe qė nuk di asnjė varg tė atij shqiptar, qė thotė “Kalimera” e jo “Mirėmengjez” qė kėrcen “zeivefiko” dhe nuk di ē’ėshtė pogonishtja.

    Nė qytetin ku 120 vjet mė parė u ēel Mėsonjėtorja e Parė Shqipe kėta fėmijė, falė liēencės qė “Omiros” ka marrė nga Ministria jonė e Arsimit, e nisin ditėn me mėsimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtėsisht shtetit shqiptar. Banorėt grekė tė zonės nuk e pranuan kėtė vendim dhe organizuan grupe ushtarake pėr tė siguruar pavarėsinė e tyre”.

    Ėshtė pikėrisht njė mėsues grek qė ua mėson kėto fėmijėve tanė gjatė orės sė historisė. “Mė 9 Nėntor 1921, ministrat e jashtėm tė Fuqive tė Mėdha vendosėn nė Paris se cilat do tė ishin pėrfundimisht kufijtė e Shqipėrisė. Sipas kėtij vendimi Greqisė i merreshin territoret qė kishte ēliruar gjatė Luftės sė Parė Botėrore”, vijon mė tej mėsuesi. Ai sillet mirė me fėmijėt e shqiptarėve megjithėse me historinė qė u mėson i konsideron si bij “pushtuesisht”.
    Ja si e shpjegon ai Luftėn e Dytė e Botėrore: “Edhe pse forcat ushtarake greke ishin tė pakta para superfuqisė sė Italisė dhe ndihmės sė aleatit tė vogėl (Shqipėrisė), ushtria greke mundi tė frenojė ushtrinė italiane nė kufirin me Shqipėrinė (28 tetor – 14 nėntor 1940). Nė vazhdimėsi ushtria greke kaloi nė mėsymje tė pėrgjithshme nė Epir dhe nė veriperėndim tė Maqedonisė (14 nėntor 1940 – 6 janar 1941)”. Tashmė nė mbyllje tė vitit shkollor, kėta 180 fėmijė shqiptarėsh e kanė mėsuar nė shkollė atė qė deri dje thuhej lartė e poshtė: “nga Pogradeci nė Himarė, toka ėshtė greke”.

    Si u mor licensa

    Licensa pėr ēeljen e njė shkolle 9 vjeēare greke nė Korēė ėshtė lėshuar nga Ministria e Arsimit e Shqipėrisė, rreth dy vjet mė parė. Nė bazė tė ligjit pėr arsimin ėshtė kjo ministri qė kontrollon kurrikulat mėsimore e qė rrjedhimisht ėshtė institucioni qė ka legalizuar dhe vazhdon tė heshtė pėrballė kėtij skandali. Ndaj dhe nuk ėshtė aspak faji i drejtoreshės greke tė “Omiros”, Vasiliki Baraki qė pėrballė kėsaj “dashamirėsie” tė qeverisė shqiptare tė deklarojė: “Ēdo vit ngjitim nga njė shkallė. Perspektiva jonė ėshtė qė tė plotėsojmė njė sistem tė plotė tė shkollės sė mesme e t“i pėrgatisim nxėnėsit pėr tė vazhduar shkollėn e lartė kudo qė ata do tė dėshirojnė, nė universitetet shqiptare, greke apo ato evropiane”.

    Nga i dėrguari ynė nė Korēė Tedi Blushi

    Balkanweb..

  5. #415
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Jane anetare te organizates me antishqiptare. Ekstremista raciste

    -------------------------------------------------

    Anėtarė tė organizatės “Krisi Avgjia” kanė shpėrndarė fletushka nė formė traktesh kundėr shqiptarėve


    29/03/2005-Shkruan Altin Metaj

    Greqi, fletushka raciste para ndeshjes


    ATHINĖ- Ndeshja e futbollit e ditės sė mėrkurė ndėrmjet ekipeve kombėtare tė Greqisė dhe Shqipėrisė rrezikon qė tė kthehet nė njė sulm masiv racist kundėr emigrantėve dhe tifozėve shqiptarė qė jetojnė nė Greqi.

    Ekstremistėt e djathtė grekė janė pėrgatitur prej kohėsh pėr kėtė ndeshje dhe duket se do tė shfryjnė urrejtjen e tyre ndaj tė gjithė shqiptarėve. Ata e kanė parė shumė tė arsyeshme mosdhėnien e biletave pėr tifozėt shqiptarė si dhe kanė shpėrndarė nėpėr shkolla fletushka raciste. Nė kėtė mėnyrė atmosfera para ndeshjes sė ditės sė mėrkurė ėshtė tensionuar nė maksimum. Policia greke ka marrė masa qė tė mos pėrsėriten skenat e katėr shtatorit tė vitit tė kaluar pas ndeshjes sė luajtur nė Tiranė por ekstremistėt grekė nuk duket se mund tė ndalen nga kjo gjė. Ndėrkohė, 26 emra tė njohur tė artit dhe sportit grek e shqiptar kanė dhėnė njė mesazh antiracist pėrpara ndeshjes tė sė mėrkurės.
    Gazeta greke “To Vima” ka zbuluar dje njė plan tė pėrgatitur nga ekstremistėt e djathtė grekė. Sipas saj, kėta njerėz kanė zgjedhur ditėn e mėrkurė si shansin e tyre mė tė mirė pėr tė shfryrė urrejtjen qė kanė ndaj shqiptarėve qė banojnė nė Greqi. Madje ata e kanė konsideruar mosdhėnien e biletave pėr tifozėt shqiptarė si njė veprim shumė tė mirė tė Federatės Greke tė Futbollit. Plani i ekstremistėve tė djathtė grekė nuk ėshtė zbuluar vetėm nga gazeta “To Vima” por edhe nga organizata e Rinisė Kundėr Racizmit nė Europė. Sipas saj, rreth 10- 15 anėtarė tė organizatės ekstremiste “Krisi Avgjia” kanė shpėrndarė fletushka nė formė traktesh kundėr shqiptarėve. Me kėto fletushka ata kanė bėrė thirrje qė shqiptarėt janė provokatorė dhe se nuk duhet tė lihen qė tė festojnė. “Rreth 10 ose 15 anėtarė tė “Krisi Avgjisė” kanė shpėrndarė ditė mė parė nė shkollat e Grivas fletushka me rastin e festės kombėtare tė Greqisė, mė 25 mars. Brenda nė kėto fletushka flitet edhe pėr ndeshjen e sė mėrkurės ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė. Nė fletushka thuhet se shqiptarėt provokojnė duke mbajtur flamurin grek nė festėn tonė kombėtare dhe duan tė festojnė brenda vendit tonė”,- tha dje Janopulos, pėrfaqėsues i organizatės sė Rinisė Kundėr Racizmit nė Europė. Sipas tij, kėto veprime raciste duhen ndaluar dhe dėnuar nga ana e shtetit grek.
    Kundėr atmosferės raciste tė krijuar nga ekstremistėt e djathtė grekė kanė dalė 26 emra tė njohur tė artit dhe sportit grek e atij shqiptar. Ata kanė pėrpiluar njė deklaratė tė pėrbashkėt duke dhėnė njė mesazh antiracist. Nė deklaratėn e pėrbashkėt, 26 emrat e njohur nė publikun e tė dy vendeve, kanė kėrkuar qė ndeshja e sė mėrkurės tė mos bėhet shkak i krijimit tė njė atmosfere raciste, e cila nuk do t’i interesonte askujt. Ndėrmjet atyre qė kanė nėnshkruar kėtė deklaratė janė artistėt e njohur grekė Andoni Kafexopulos, Ana Vajena, profesorė tė Universitetit “Pandio” si dhe shkrimtari shqiptar Fatos Kongoli. Nė deklaratėn e pėrbashkėt dėnohet edhe njė pjesė e shtypit si grek ashtu si dhe policia, e cila nuk luajti rolin e duhur pėr tė qetėsuar situatėn. Ndėrkohė, thirrje pėr qetėsi ka bėrė edhe ambasadori shqiptar nė Greqi, Bashkim Zeneli, nė njė intervistė tė dhėnė nė gazetėn “Elefterotipia”. Situata e tensionuiar si dhe mos dhėnia e biletave pėr tifozėt shqiptarė ėshtė dėnuar edhe nga ana e Forumit Social Grek. Ky i fundit, nė njė deklaratė pėr shtyp ka dėnuar aktin e mosdhėnies sė biletave tifozėve shqiptarė dhe fton tė gjithė tė shikojnė ndeshjen nė njė ekran tė madh, i cili do tė vendoset nė sheshin Koxhias, pėrpara godinės sė Bashkisė sė Athinės. “Tė mos i lejojmė qė ndeshja Greqi – Shqipėri tė shndėrrohet nė njė shpėrthim tė urrejtjes raciste antishqiptare”,- thuhet ndėrmjet tė tjerash nė deklaratėn e Forumit i cili fton tė gjithė qė tė ndjekin sė bashku ndeshjen nė shesh mė 30 mars.

  6. #416
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Pa u ndier fare ata levizin dhe nu heqin dore nga enderra e tyre e vjeter, asimilimi i shqiptareve dhe pushtimi i tere Epirit nga greket

    --------------------------------------------------------------------------------------

    Hapet njė shkollė shqiptaro-greke nė Boboshticė

    Mėsuesja e vetme: Fėmijėt shkuan tek shkolla greke falas qė u hap kėtė vit afėr fshatit


    Shkolla e Boboshticės, vetėm me 5 nxėnės

    "Shekulli"-5/10/05

    Shkolla 9-vjeēare e fshatit Boboshticė qė ndodhet vetėm 5 kilometra larg qytetit tė Korēės e ka filluar vitin e ri shkollor vetėm me 5 nxėnės. Mėsuesja e vetme tha se nxėnėsit e kėsaj shkolle janė larguar sė bashku me familjet e tyre nė Greqi. Kurse njė pjesė tjetėr e atyre qė jetojnė nė fshat, kėtė shtator u regjistruan e po vazhdojnė mėsimet nė shkollėn greke jo publike pa pagesė, qė u ēel kėtė vit afėr Boboshticės.

    Ky fshat ėshtė relativisht i madh, me rreth 1 200 banorė. Rreth 300 familje kanė emigruar nė Greqi dhe i kanė marrė me vete fėmijėt, duke i shkolluar nė vendin fqinj. Pėrveē dhjetėra tė tjerėve qė kanė shkuar nė shkollėn greke hapur afėr fshatit, falas. Shkolla jopublike “Omiros“ , u pėrurua nga Ministria e Arsimit tė Shqipėrisė dhe ajo greke, disa muaj mė parė. Banorėt justifikohen duke thėnė se fėmijėt preferojnė shkollėn greke nga ajo e fshatit sepse nė tė mėsimi zhvillohet nė mėnyrė mė profesionale dhe ambientet janė shumė luksoze.

    Mėsuesja e vetme e Boboshticės, Burbuqe Ēaprazi, ardhur pėrpara disa viteve nga fshati Bėrzheshtė e Librazhdit, tregon se dikur kjo shkollė e ciklit 8-vjeēar numėronte mbi 200 nxėnės, ndėrsa tashmė ajo ka mbetur vetėm me 5 nxėnės. Katėr prej tyre janė nga fshati Boboshticė dhe tjetri vjen nga njė fshat fqinj.
    Gjithsesi Drejtoria e Arsimit nė Korēė, edhe pse me pesė nxėnės, ka vendosur qė shkolla e kėtij fshati tė qėndrojė e hapur me shpresėn qė nė vitin e ardhshėm shkollor do tė regjistrohen tė gjithė fėmijėt e fshatit qė hyjnė nė klasėn e parė. Shkolla shqipe e kėtij fshati ėshtė nga mė tė vjetrat nė Shqipėri, ajo ėshtė hapur nė vitin 1916 dhe nė atė kohė numėronte 35 nxėnės.

  7. #417
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Nė pėrurimin e shkollės, ministrja e Arsimit, zv.ministri i Jashtėm dhe kryepeshkopi Anastas

    Korēė, hapet shkollė greke

    Zv.ministri i Jashtėm grek: Ėndėrr e vjetėr pėr grekėt etnikė nė Shqipėri, ndėrtimi i njė shkolle nė Korēė


    "Shekulli", me 17 prill 2005

    TIRANĖ - Hapet shkollė greke nė Korēė. Sipas Agjencisė Maqedone tė Lajmeve me qendėr nė Selanik tė Greqisė, ministrja greke e Arsimit, Marietta Giannakou dhe zv.ministri i Jashtėm, Evripidis Stilianidis, pritet tė marrin pjesė sot nė pėrurimin e shkollės fillore greke “Omiros” nė Korēė, si dhe nė pėrurimin e Departamentit tė Shkencave Kompjuterike nė Universitetin e Korēės. Kėto projekte janė financuar nga Agjencia Ndėrkombėtare e Zhvillimit dhe Bashkėpunimit dhe Ministria e Jashtme greke. Nė deklaratėn e tij pėr Agjencinė Maqedone tė Shtypit (MPA), Stilianidis theksoi se Ministria e Jashtme (greke) i jep rėndėsi tė veēantė diplomacisė nėpėrmjet arsimit, ēka kontribuon nė promovimin e kulturės greke, letėrsisė greke dhe gjuhės greke. “Njė nga projektet tona mė tė rėndėsishme, qė ka qenė njė ėndėrr e vjetėr pėr grekėt etnikė nė Shqipėri, ėshtė ndėrtimi dhe vėnia nė punė e njė shkolle nė Korēė”,- tha zv.ministri i Jashtėm i Greqisė. Duke shfytėzuar anėtarasinė nė Bashkimin Evropian, Greqia ka kėrkuar shpesh nė kuadėr tė tė drejtave tė minoritetit grek nė Shqipėri edhe hapjen e shkollave. BE-ja shpesh nė raportet e saj mbi situatėn e pakicave nė Shqipėri ka theksuar se niveli i tyre ka ardhur nė rritje, por sėrish ka nevojė pėr pėrmirėsim. “Ndėrtimi i shkollės u financua nga Ministria e Jashtme greke dhe do tė funksionojė me ndihmėn dhe bashkėpunimin e ministrive tė arsimit tė tė dyja vendeve”,- u shpreh Stilianidis, duke shtuar se njė Departament i Shkencės Kompjuterike do tė pėrurohet gjithashtu nė universitetin lokal. Sipas zv.ministrit grek, kėto dy ndėrhyrje nga Hellenic Aid, nxjerrin nė pah rolin e rėndėsishėm qė Greqia mund tė luajė si njė donatore nė rajonin e Ballkanit, si dhe ndjeshmėrinė e Greqisė pėr popujt fqinjė dhe pakicėn greke nė Shqipėri, e cila mund tė shėrbejė si njė urė miqėsie dhe bashkėpunimi ndėrmjet dy vendeve. Pėrurimi do tė bėhet nė praninė e kryepeshkopit orthodoks, Anastas, ndėrkohė qė do tė hidhen edhe themelet e ndėrtesės sė re tė arsimit tė lartė. Gjithashtu, ministri grek i Arsimit dhe zv.ministri i Jashtėm kanė parashikuar tė vizitojnė ndėrtesėn qė dikur shėrbente si konsullatė greke, Katedralen e Korēės dhe gjimnazin “Themistokli Gėrmenji”. Nė Jug tė vendit, nė fshatrat e minoritarėve tė Dropullit janė ngritur prej vitesh shkolla nė gjuhėn greke edhe pse numri i nxėnėsve qė i frekuentojnė ato ėshtė shumė i vogėl, pėr shkak tė emigracionit. Pėr t’u theksuar ėshtė fakti qė disa klasa nė kėto shkolla e zhvillojnė mėsimin vetėm me disa nxėnės.

    ----------------------------

    tani i doli i tymi zjarrit qe ndezi Janullatos&CO ne 2005
    Jeni ne rregull, jeni te kenaqur?
    Po s' mesuar greqisht si do ju degjoje Zoti lutjet tuaja?
    ps
    Po me mbushet edhe mua mendja te mesoj greqisht e ti them ndonje llaf Zotit per greket se shqip...aha s degjoka fare

    Ata hapin shkolla ?!?!?!
    shkolla me nga pese veta dhe pretendojne gjysmen e Shqiperise??
    Po ne c'duhet te pretendojme?
    Tere Greqine?
    Ka vajt kur>||iku ne rangje qiellore
    Me kete ritem edhe Jezusin do ta nxjerrin minoritar nodnje dite ...a se harrova ka nje liber gje qe thote se Jezusi fliste nje idiome te pellazgjishtes?
    Shshshs...mos ja thoni graeci se e bene dhe Jezusin grek nga mikroazia

  8. #418
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ē’ndodh 2 km larg Korēės dhe fshatrave tė saj, ku ėshtė hapur njė shkollė greke luksoze dhe pa pagesė. Flasin prindėrit: I ēojmė fėmijėt tek “Omirosi” sepse shkollat shqiptare po rrėnohen




    Korēė, shkolla greke boshatis klasat e para shqiptare


    Jorgjeta Gjanēi
    06-10-2005


    Luksoze, e madhe dhe pa pagesė. Kaq ka mjaftuar qė njė shkollė greke e hapur kėtė vit, 2 km larg Korēės, afėr fshatit Dvoran, tė marrė thuajse tė gjithė nxėnėsit e klasave tė para tė fshatrave pėrreth. Madje edhe tė Korēės.
    Ajo qė e ka paguar mė shtrenjtė ėshtė njėra nga shkollat mė tė hershme shqiptare, e Boboshticės, hapur nė 1916. “Omiros” e ka katandisur klasėn e parė tė kėsaj shkolle vetėm me 5 nxėnės.

    Mėsimi, 30% nė greqisht
    Pėr fėmijėt qė mėsojnė nė shkollėn jopublike, pa pagesė “Omiros”, dita fillon me nxitimin pėr tė kapur autobuzin dhe pėrshėndetjet “Mirėmėngjes!” dhe “ Kalimera”.
    E pėruruar me bujė 17 prillin e sivjetshėm nga vetė ministri shqiptar i atėhershėm i Arsimit, Luan Memushi, ministrja greke Marjeta Janaku , madje edhe nga zėvendėsministri i Ministrisė sė Jashtme, Evripidhi Stlianidhi, “Omiros” u quajt qė atėherė shkolla greke, pėr faktin se ėshtė ndėrtuar me investim tėrėsisht tė qeverisė greke. Shumė banorė tė Korēės dinė se nė kėtė shkollė mėsimi zhvillohet tėrėsisht nė gjuhėn greke, por sipas drejtorit tė saj, Antonios Noulis, 70 pėr qind e mėsimit zhvillohet nė gjuhėn shqipe dhe 30 pėr qind nė gjuhėn greke.
    Meqė shkollat shqiptare janė duke u rrėnuar, nuk u desh shumė qė dhjetėra prindėr korēarė t’i drejtoheshin “Omirosit“. Shtatorin e kėtij viti pati kėrkesa tė shumta nga prindėrit pėr tė regjistruar fėmijėt nė kėtė shkollė madje ata ishin paksa tė trembur se mos drejtoria e shkollės nxirrte pengesa. Por nuk ndodhi ashtu, drejtoria e shkollės ishte e interesuar tė pranonte sa mė shumė nxėnės, pa dallim feje, gjendjeje ekonomike, vendbanimi apo shkalle tė zhvillimit tė intelektit. Shumica e rreth 200 nxėnėsve qė ka shkolla dhe kopshti, vijnė nga Korēa, por meqė ato ndodhen shumė afėr fshatrave Drenovė, Qatrom, Dvoran, Boboshticė etj nuk janė tė paktė edhe fėmijėt qė vijnė nga kėto fshatra. Spiro Disho, njė nga banorėt e Boboshticės, qė ēon djalin e tij nė shkollėn”Omiros”, thotė “Nė fillim drejt kėsaj shkolle mė tėrhoqi pamja e jashtme e godinės. Mė pas u interesova e mėsova se brenda kishte mjedise shumė tė mira. Mendova se djali aty ka gjithēka qė i nevojitej pėr tė mėsuar mirė, shkollėn e kemi afėr dhe nuk na kėrkohet tė paguajmė. Kurse nė shkollėn shqiptare qė kemi nė fshat, kushtet janė tė vėshtira. Mjediset janė tė ftohta, sepse ndodh qė tė mungojnė nė mes tė dimrit edhe drutė e zjarrit, pastaj klasat nuk janė shumė tė izoluara nga e ftohta, drejtoria e shkollės ėshtė larg“.


    Private…dhe pa pagesė?!
    Shumė prindėr lakmojnė mėsimin e gjuhėve tė huaja, sidomos greqishtes. Kėshtu pohon edhe Dafina K. njė nėnė e re, qė ēon nė kėtė shkollė dy vajzat e saj. Sidorela mėson nė klasėn e dytė, ndėrsa tjetra sapo kishte filluar tė shkonte nė kopshtin e fėmijėve, brenda godinės. “ I ēova nė kėtė shkollė qė vajzat tė mėsojnė gjuhėn greke dhe atė angleze. Burrė e grua jemi punėtorė dhe nuk kemi aq tė ardhura sa t’ua mėsojmė gjuhėt e huaja qė do t’iu duhen nė jetė me kurse private”, - thotė ajo.

    Emėrtimi i shkollės “Omiros” si “shkollė jopublike dhe pa pagesė” , jo nė pak raste ka ngjallur diskutime. “Nėse nuk ėshtė shkollė publike mbetet tė jetė shkollė private, e nė rast se ėshtė e tillė duhet tė jetė me pagesė”,- arsyetojnė korēarėt qė nuk e fshehin habinė se pėrse u intereson grekėve tė hapin njė shkollė kaq tė mirė falas nė Shqipėri. Po kėtij diskutimi mund t’i duket fundi ndoshta vetėm pas disa vitesh, kur fizionomia e “Omirosit” tė jetė mė e qartė.
    Kėto diskutime janė tė njohura edhe pėr drejtorin e shkollės, Noulis, qė pa dashur tė zgjatet thotė ”Shkolla jonė ėshtė njė urė lidhėse mes dy popujve tanė, atij shqiptar dhe atij grek. Kėto hapa popujt e Europės kanė dekada e shekuj qė i kanė hedhur, ne po i hedhim sot. Ėshtė mirė ta njohim njeri- tjetrin dhe tė ecim pėrpara drejt zhvillimit!”

    Njė sy i hedhur shpejt shkollės, brenda dhe jashtė, vėrteton se aty ėshtė investuar pa kursim. Godina ka 15 klasa, njė pjesė e tė cilave ende janė bosh. Bankat, karriget, dollapėt, stendat janė tė gjitha tė reja, tė bukura. Salla e kompjuterave, sallat e lojėrave, salla e madhe e veprimtarive qė ėshtė sa sipėrfaqja e gjithė godinės e ku mund tė marrin pjesė si artistė apo spektatorė mijėra nxėnės, mjedise hidrosanitare moderne, gjithė dritė. Nė shkollė ėshtė instaluar njė sistem ngrohės pėr tė gjitha mjediset dhe fondet pėr vėnien e tij nė funksionim janė tė garantuara. Pėr tė gjitha kėto, ēuditėrisht, prindėrit shqiptarė nuk paguajnė asgjė. Ata japin vetėm njė shumė simbolike pėr trasportin e fėmijėve me autobus nga qyteti nė shkollė, qė ndodhet 2 km larg Korēės.
    Nė klasat e para dhe tė dyta tė kėsaj shkolle mėsojnė 112 nxėnės, kurse nė kopsht shkojnė 80 fėmijė tė tjerė. Me ta punojnė 9 edukatore dhe mėsuese tė ciklit tė ulėt, shqiptare. Po kaq mėsuese dhe edukatore janė edhe greke. Drejtoria thotė se shkolla i pėrmbahet programit tė miratuar nga Ministria Shqiptare e Arsimit. Mėsueset shqiptare i zhvillojnė lėndėt nė gjuhėn shqipe. Secila prej tyre jep katėr orė mėsimi, ku lėndėt kryesore janė abetarja, aritmetika, drejtshkrimi i gjuhės shqipe. Mė pas nxėnėsit vazhdojnė ditėn me dy orė tė tjera, zhvilluar me mėsueset greke, tė cilat pėrveē mėsimit tė gjuhės helene, zhvillojnė edhe fizkulturė e mėsim pune, po nė gjuhėn greke. Disa prej mėsueseve shqiptare dinė apo kanė filluar tė kuptojnė gjuhėn greke, por edhe mėsueset greke po mėsojnė gjuhėn shqipe, sepse disa prej tyre kanė ardhur para 3-4 vjetėsh nė Korēė dhe kanė drejtuar mėsimin e gjuhės greke nė kurset e ēelura pranė shoqatės kulturore “Vėllazėrimi”, krijuar nė kėtė qytet mbi dhjetė vjet mė parė.


    Mėsuesit shqiptarė paguhen mė pak se grekėt
    Tek njihesh me pėrbėrjen e stafit mėsimor, natyrshėm lind kureshtja nėse ka diskriminim nė pagesė mes mėsueseve shqiptare e atyre greke. Drejtori Antonios Noulis e pohon njė gjė tė tillė duke shpjeguar pse pagesat e tyre kanė ndryshim.„“Mėsueset greke trajtohen me atė pagė qė trajtohen gjithė mėsuesit nė Greqi, ndėrsa mėsueset shqiptare trajtohen me nje pagė pak mė tė lartė se mėsuesit e shkollave publike nė Shqipėri“,-thotė ai. Edhe pse mėsueset shqiptare, gjatė procesit mėsimor mbajnė peshėn mė tė madhe sepse zhvillojnė lėndėt kryesore dhe mė tė shumta, paguhen mė pak se koleget e tyre greke. “Gjithsesi, nė projektet tona kemi parashikuar njė rritje tė pagės sė mėsueseve shqiptare“,- shprehet drejtori duke dashur ta mbyllė sa mė parė kėtė temė tė bisedės.
    “Omiros“ kontrollohet dhe ėshtė nė varėsi tė Drejtorisė Rajonale tė Arsimit nė Korēė. Kryeinspektori i saj, Vangjush Petri, thotė se aty kanė shkuar grupe inspektorėsh dhe kanė kontrolluar zbatimin e programit mėsimor tė miratuar nga Ministria e Arsimit e Shqipėrisė.

    Si u mor licensa
    Licensa pėr ēeljen e njė shkolle 8 – vjeēare shqiptaro - greke nė Korēė ėshtė lėshuar nga Ministria e Arsimit e Shqipėrisė, tre vjet mė parė. Qė atėherė, kanė filluar tė hidhen hapat pėr ēeljen e shkollės. Nė vitin e parė u hapėn disa grupe tė kopshtit tė fėmijėve, nė vitin e dytė njė klasė e parė dhe tani, nė tė tretin vit tė marrjes sė licensės, u ēelėn tri klasa tė para dhe u shtua njė klasė e dytė. Pra Omiros ka grupet e kopshttit, tre klasa tė para dhe dy tė dyta. “Ēdo vit ngjitim nga njė shkallė. Perspektiva jonė ėshtė qė tė plotėsojmė njė sistem tė plotė tė shkollės sė mesme e t’i pėrgatisim nxėnėsit pėr tė vazhduar shkollėn e lartė kudo qė ata do tė dėshirojnė, nė universitetet shqiptare, greke apo ato evropiane”,-thotė drejtori grek.

    -----------------------------------------------------------------------------------------------

    Nga njera ane palikaret e shtetit (anti)shqiptar rrenojne arsimin shqiptar, mjeksine, rruget si rrehullojne dhe nga ana tjeter vjen bamiresia e tipi "lulekuqe mbi mure (pershendete bamiresin)", ku prifti me zemer te madhe inaguron iniciativat e atyre, qe para nje shekulli vinin me thiken ne dore per te prere koka shqiptaresh.
    Sa lire blihet mjerimi
    ...dhe fukarenjte e kane lodhjen si gunge mes ballit, nga e cila dian te shpetojne, packa se do flasin greqisht, packa se do thone jemi c te doni ju po vetem na lini rehat te jetojme se vdiqem nga hallet...

    ....POSHTERSI PA KUFI, TE BLESH HALLET E TJETRIT...NDERIN E TIJ IDENTITETIN, NE SHKEMBIM TE NJE IDEJE TE MYKUR BIZANTINE
    TURP

  9. #419
    Ska gje Barat. Keto jane urat e bashkepunimit qe pretendohen. Keto afrojne popujt dhe thyejne konceptet e politikes se rruges dhe te turmave.

    Vetem se keto ura po na kthehen ne vargonj...

  10. #420
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Sondazhi

    40 pėr qind e grekėve: Tė clirohet "Vorio Epiri"
    Shekulli
    29-05-2007

    Njė shekull pas luftėrave tė fundit Ballkanike dhe pasi Venizellosi dėshtoi tė vinte kufijtė e Greqisė atje ku donte ai, nė vendin fqinj, anėtar i BE-sė, janė ende nė shumicė ata qė luftojnė pėr "Megal- Idenė" dhe tokat e humbura. 40 pėr qind e grekėve pretendojnė se Shqipėria mban tė pushtuar njė pjesė tė territorit tė saj, i cili duhet tė ēlirohet. Lajmi ėshtė bėri i njohur dje nga disa agjenci lajmesh, pėrfshirė tė pėrditshmen "Ekathimerini", qė citojnė KPEE (kpee.gr), njė agjenci pėr hulumtimin e mendimit politik, e cila ka bėrė nė fund tė marsit njė sondazh mbi mėnyrėn se si e shohin fqinjėt tanė vendin e tyre tė vitit 2020. Rezultatet tregojnė se mjaft grekė mendojnė qė Stambolli, Anatolia Perėndimore, Deti i Zi, Maqedonia e Jugut dhe Shqipėria e Jugut janė pjesė tė pushtuara tė atdheut, qė duhet tė ēlirohen. Anketuesit thonė se kanė pyetur 2 mijė persona, ndėr tė cilėt 59 pėr qind mendojnė se rajone qė sot i pėrkasin Turqisė dhe Qipros Turke janė pjesė tė pushtuar tė atdheut. 40 pėr qind e grekėve e pretendojnė kėtė edhe pėr Shqipėrinė e Jugut dhe 21 pėr qind pėr rajone tė Republikės ish-Jugosllave tė Maqedonisė.

    Sondazhi
    Agjencia turke e lajmeve "ANA" (Anatolia neės agency) bėri tė ditur njė pjesė tė sondazhit, tė publikuar njė ditė mė parė nė faqen e internetit tė grupit qė e kishte kryer kėtė anketė, duke deklaruar se njė pjesė e grekėve pretendonin pėr territore tė Turqisė dhe vendeve tė tjera tė Ballkanit. Rezultatet e sondazhit tregojnė se numri i tė pyeturve qė mendonin se Qiproja Turke ishte njė pjesė e pushtuar e atdheut, ishte mė i madhi. Rreth 59 pėr qind e tė pyeturve mendonin se kjo pjesė e ishullit ishte tokė e pushtuar, 37.9 pėr qind mendonin kėshtu pėr Stambollin, 36.2 pėr qind pėr Azinė e Vogėl dhe 31.2 pėr qind pėr rajone nė Detin e Zi. Po sipas sondazhit tė mėsipėrm, numri i atyre qė thonė se Shqipėria e Jugut, tė cilėn ata e quajnė Epiri i Veriut (Voiro -Epir) ėshtė territor grek i pushtuar, ishte 40 pėr qind. Vetėm 21 pėr qind pretendonin tė njėjtėn gjė pėr pjesė tė Maqedonisė. Ndėrkohė 31 pėr qind e tė anketuarve mendojnė qė janė shumė nacionalistė dhe 43 pėr qind thonė se nuk janė fare nacionalistė. Nga ana tjetėr, mė shumė se 70 pėr qind e fqinjėve mendojnė se BE ndodhet nė stadin aktual, falė kulturės greke dhe vetėm 39 pėr qind besojnė qė Greqia e sotme ėshtė vijim i Greqisė sė Vjetėr.

    "Megal Idea"
    Kryeministri grek nė vitet 1920, Venizellos pretendonte tė njėjtat hapėsira, qė nuk i pėrkasin Greqisė. E gjithė kjo ėshtė ajo qė shqiptarėt janė mėsuar ta quajnė "Megal Idea" (Idea e Madhe), e cila pretendon aneksimin e pjesės sė Jugut tė Shqipėrisė. E ndėrsa politika e diplomacia nė tė dy vendet, vazhdon tė kėmbėngulė nė marrėdhėnie tė mira, duket se njė pjesė e mirė e votuesve nė vendin fqinj vazhdojnė ta shohin Shqipėrinė si pushtuese tė tokave tė tyre. Venizellos dėshtoi tė realizonte gjatė paqes sė Versajės synimin e tij pėr tė "ringjallur" Bizantin, po ashtu siē dėshtuan shqiptarėt tė bashkonin me trungun kryesor pjesė tė tėra tė banuara nga shqiptarė, serbėt tė vinin nė jetė Naēertanian dhe bullgarėt pėr tė kthyer perandorinė e tyre tė dikurshme. I gjithė ky lėmsh Ballkanik me dėshira dhe kundėr dėshira, duket se mbetet po aq i gjallė edhe pas luftėrave me mijra tė vrarė nė Ish-Jugosllavi.

Faqja 42 prej 65 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •