Deputeti i PD-sė, i ashpėr kundėr Bollanos
Ndėrsa PS dhe PD u kujdesėn qė zyrtarisht tė mos reagonin ndaj deklaratave tė Vasil Bollanos pėr autonomi tė "Epirit tė Veriut", njė deputet i Partisė Demokratike ka dalė dje nga rreshti, duke kritikuar ashpėr nga salla e Kuvendit deklaratėn e kryebashkiakut tė Himarės. Blerim Ēela, me origjinė nga Tepelena, por i zgjedhur nė zonėn e Dushkut nė Lushnjė, shpjegoi se nuk mund tė rrinte pa folur, kur qarqet shoviniste greke, tė cilave sipas tij u shėrben edhe Bollano, shpallin tokė greke edhe atė tokė ku ai ka lindur e ėshtė rritur. Me fraza aspak diplomatike, Ēela kundėrshtoi me citime historianėsh dhe fakte historike pretendimet e grekėve, si dhe theksoi se nuk ka vend pėr asnjė krahasim mes Kosovės dhe tė ashtuquajturit "Epir i Veriut".
Krijoni Kontakt