Politika, per planin "Geixh" per Saranden
Disa prej politikaneve shqiptare kane reaguar dje ne lidhje me planin e Nikolas Geixh, te botuar dy dite me pare ne nje nga gazetat e perditshme shqiptare, i cili do te mundesonte greqizimin e qytetit te Sarandes. Keshtu, Kryetari i PD-se, Sali Berisha u shpreh dje se per gjera qe mbeten ende te paverifikuara, kjo ceshtje nuk mund te komentohet, ndersa per deputetin demokrat, Besnik Mustafaj, mbi kete ceshtje duhet te mbajne qendrim organet e specializuara te shtetit, te ngarkuara per mbrojtjen e sovranitetit te Shqiperise. Nderkohe, duket se i te njejtes linje ka qene edhe komenti i deputetit te PBDNJ-se, Ligoraq Karamelo, sipas te cilit, minoritetet jane nje ure bashkepunimi midis Shqiperise dhe Greqise. "Nuk mund te pajtohemi me tendenca, me biseda ose me komente, te cilat nuk i dime se nga vijne dhe ku jane zhvilluar", nenvizoi Karamelo.
THANE:
FATOS NANO, Kryeminister:
"Nuk eshte armik Geixhi. Ai eshte nje lobist. Deklaratat e fundit i ka thene ne mbledhjen e OMONIA-s ne Sarande, ne nje mbledhje publike te nje organizate jo politike.
SALI BERISHA, Kryetar i PD-se:
"Per gjera te paverifikuara nuk preferoj te komentoj. Ne rast se provohen si te verteta, atehere natyrisht qe do te kem qendrimet dhe komentet e mia. Ate (Geixhin) e kam takuar muaj me pare. Me ka ardhur ne zyre sebashku me Ambasadorin e SHBA-se, Xhejms Xhefri dhe natyrisht kemi shprehur pikepamjet tona, ai te tijat dhe une te mijat per ceshtjen e pakicave ne Ballkan".
BESNIK MUSTAFAJ, Deputet i PD-se:
"Ne deklarimet dhe qendrimet e zotit Geixh nuk ka ndonje surprize per mua. Ai eshte brenda veprimit te tij, te pakten ne 10-15 vitet e fundit, lidhur me Shqiperine. Per mua, per te mbajtur qendrim dhe per te gjykuar, jane organet e specializuara te shtetit shqiptar, te ngarkuara nga Kushtetuta per te mbrojtur sovranitetin e ketij vendi, per te mbrojtur interesat e tij".
LIGORAQ KARAMELO, Deputet i PBDNJ-se:
"Nuk mund te pajtohemi me tendenca, biseda ose me komente, te cilat nuk i dime se nga vijne dhe ku jane zhvilluar. Ne insistojme qe minoriteti ne kuadrin e te drejtave qe ai duhet te gezoje ne nje shoqeri demokratike, eshte nje ure bashkepunimi midis Shqiperise dhe Greqise, eshte nje faktor percaktues per te ndihmuar ne integrimin e Shqiperise ne BE".
NERITAN CEKA, Kryetar i PAD-se:
"Cdo perpjekje per ta kthyer historine prapa, i ngjan asaj te Don Kishotit, por qe natyrisht perfundon ne menyren me qesharake. Shpresoj te jene marrezite e rastit te atyre qe u ka mbetur sahati qe ne vitin 1912".
06/04/2004
korrieri
Krijoni Kontakt