nga KOLEC TRABOINI
Udhetim i mbrame i Nikolla Gaxojanit
Pse e mori udhen ne mes te dimrit Odisea plak i Bostonit?
Eshte krejt e natyrshme qe vizita e papritur private e Nikolla Gaxojanit (Nick Gages) ne Tirane do te ndeshte ne reagime te ndryshme per vete faktin e ky person perfaqesonte ne vetvehte elementin me negativ te mardhenieve disa here te acaruara greko-shqiptare. Eshte kreu i organizates Vorioepirote qe ka pretendime territoriale ne jugun e Shqiperise, eshte personi qe neper vite ne Amerike ka bere nje propogande teper te djallezuar duke mundur qe shume shqiptare emigrante nga jugu i Shqiperise ne saj te miqesive qe ai krijonte dhe influencave qe kish, ta ndjenin vehten me shume greke se se sa shqiptare. Eshte personi i cilesuar pergjegjes per mbeshtetjen e organizates terroriste MAVI, lidhje te cilat ai i mohonte ne intervistat ne shtypin grek por nuk ngurronte te thoshte se nese do te kishte mundesi te takonte ndonje nga ata djemt e MAVI-t qe sapo ishin arrestuar se kishin brere vrasjen e ushtareve shqiptare ne Peshkepi te Gjirokastres, "do ti takonte e do ti shterngonte doren fort".
Pra nuk ngurronte te takonte doren kriminale te perlyer me gjak te pafajshem shqiptaresh
Kjo thenje e tij, botuar ne shtypin grek bashke me fotografine e tij, pavaresisht se e mohonte organizimin e grupit terrorist,indirekt shprehte mbeshtetje te hapur ne publik per veprime terrorise agresive ne tokat sovrane te pjeses jugore te Shqiperise.
Per kete detaj te intervistes se tij, nuk kam pare te kete patur jehone ne shtypin shqiptar, ndoshta nga mungesa e informacionit, por une si emigrant shqiptar ne Athine kam qene shume i tronditur nga kjo sfide e eger gjaksore e greko-amerikanit qe kishte bere emer si gazetar por edhe botues librash. Por ne Greqi, duke ndjekur shkrimet qe gazeta nacional-shoveniste "Stohos" e Kapsalit, shkruante kunder shqiptareve emigrante dhe Presidentit te Arvanitasve te Greqise Aristidh Kola, te cilin ne vitin 2000 bene si bene dhe e vrane, pata rastin te lexoja copeza cmendurish antishqiptare ku thuhej se ne romanin "Eleni" te ketij Gaxojanit, personazhin qendror plaken Eleni, nenen e autorit pra e paskan vrare nje nate te erret me thika shqiptaret e ardhur qe pertej kufiri. Duke pare edhe veprimet e tij te metejshme ne nxitjen e rebelimit ne Shqiperine e jugut ne pranvere 1997, u binda plotesisht se ky individ ka urrejtje patologjike per shqiptaret qe shprehet deri ne doza rracizmi. Dhe eshte e natyrshme se shovenizmi i skajshem eshte nje forme racizmi i te shprehurit te urrejtjes ndaj nje populli tjeter qe historia ta ka vendosur fqinj.
Pikpamjet e mia per kete shovenist te kamufluar me petkun e nje amerikani te zgjedhur i kam shprehur ne shkrimin "Cfare kerkon Nikolla Gaxojani ne Jugun e Shqiperise" botuar ne gazeten shqiptaro-amerikane "Illyria" 1996, ne New York, e atij qendrimi nuk kam se cfare ti rishikoj sepse rrjedhja e ngjarjeve ka treguar se ky antishqiptar i perbetuar nuk ka ndryshuar as dhe nje qime nga idete e veta shoveniste por edhe as nga veprimtaria antishqiptare. I eger, tinzar, i pacipe ne cinizem, arrin deri atje sa ne mes te Tiranes ne dimrin e vitit 2002, jep nje interviste ne stacioni televiziv "Klan" ku ne menyre provokative e cileson ceshtje came te paqene dhe se populli cam paska bashkpunuar me nazistet dhe paska bere krime, prandaj sipas ketij shkrimtari, populli cam e paska merituar terrorin e perbindshem e mizor qe eshte bere ndaj tij prej grekerve te Gaxojanit.
Eshte hera e pare qe dergjojme nga goja e nje shkrimtari te thuhet nje shprehje qe do te ishte e denje vetem per gojen e nofullat e Himlerin dhe Ajmanin, qe moren persiper te cfarosnin popullin cifut por ama pa e deklaruar kurrkund ne shtyp apo masmedia boterisht. Ky Gaxojani, qe nje nene greke e ka pjelle prane kufirit tone dhe per te zezen tone, e tejkalon per nga urrejtja patologjike e shprehur publikisht edhe kete dyshe gjakatare. Natyrisht me goje sepse me vepra ai ishte solidar me kasapin e Ballkanit Sllobodan Milloshevicin, por pa ja mbajtur e prapmja qe te kryeje ato mynzura qe desheron dhe enderron per popullin shqiptar ane e mban trevave te Ballkanit.
* * *
Dalja e re e skiles se vjeter nga Bostoni ne Tirane, me mes te dimrit te ftohte kallkan, padyshim qe befasoi ne rradhe te pare Diasporen Shqiptare ne Amerike. E kjo eshte e natyrshme se duke e patur fare afer, duke ndjekur veprimet e tij te dyshimta, shqiptaret e Amerikes nuk mund te rrinin pa dyshuar se cfare e shtyn kete plak tashme te rrudhur e rrjedhur qe me shume do te preferonte te rrinte ne dhoma te ngrohta e te shkuante skenare duke veshtruar floqet e bores qe kane pllakosur Bostonin.
Cuditerisht nuk u vu re kurrfare ngurrimi a shqetesimi ne Tirane, as nga pozita e as nga opozita, perkundrazi u nguten ti dilnin e te perqafoheshin me Gaxojanin si me nje mik kryen kreje. Ambasadori amerikan e uli vehten aq shume sa na u shfaq si draguman i Gaxos, megjithese eshte detyra e tij qe te shoqeroj cdo lloj Gaxoje qe i perplasen Shqiperise qe pertej Atllantikut mjafton qe ai te kete pasaporte amerikane.
Askush nuk I hyn ne te drejten e tij ambasadorit. E vetmja gje qe nuk ra per mire qe zelli i tij i tepruar ne kullandrisjen e mikut te paftuar, pa marre parasysh sentimentin e shqiptareve te shperndare e coptuar ane e mbane shteteve te Ballkanit.
Mirepo kush ka kurajon e gjykon, apo kritikonsjelljen e perfaqesuesit te Amerikes. Ambasadori amerikan e di qe eshte nje Zeus per shqiptaret dhe duke e ndjere vehten te tille nuk e vrau mendjen, dhe madje thone se nuk e vrau as dhe ndergjegja per procken qe i beri Gaxojani, i cili mallkoi e denoi mizorisht nje popull, cfare ne cdo pike te globit do te perbente nje indicent te rende ne mardhenjet me Shtetet e Bashkuara te cilat do te duhej qe ne rruge dipllomatike te jepnin spjegime.
Po kush i jep spjegime Shqiperise? E kujt ti japesh spjegim. Presidentit qe hesht se ka ate karrike ku i jepet mundesia te beje punen earbitrit te ekuilibrit Nano-Berisha, e te shkoj ne samitin e Nato-s per te marr nje jo te madhe per Shqiperine si antare e kalendave greke. E si mund te guxoje te cytet presidenti Moisiu me ambasadorin amerikan? Harro mushke Valarene se Ali Pashain e prene-thote gojdhana. Mirepo Pashain vertete e prene por hija e Ali te Tepelenes ka mbetur dhe mushka do te vaxhdoje te dridherohet prej frike duke kujtuar hanin e Valarese ne Janine te mbytur ne gjak.
Mos u kthefsh kurr o 97,(edhe ajo Valare ishte), se per te tjerat rregullohemi.
Apo dipllomacia amerikane i duhet ti jape spjegime kryeministrit Nano, te cilin masmedia po e ben lecke, shoket socialiste po e tradhetojne e ai s'gjen kurrkund rehat vec ne prehrin e arte te nuses se vet te re, e vetmja besnike qe i ka mbetur
sepse edhe Emin Barci i doli dore dhe Ben Blushi si mik i Nikoll Lesit nuk eshte krejt i sigurte.
Atehere mbetet qe ti jepen spjegime opozites. Mirepo opozita nje here guxoi te gricet me amerikanet dhe punet vajten shkalle-shkalle deri ne degradimin e pushtetit e shembjen e shtetit.Sepse masat e verbuara duke pare se kompania e demokrateve nuk e kish Ameriken me vehte dhe grekun e kishin mbeshtetje te ngrohte pas kraheve u leshua me instiktin e verber te shkatrrimit. Kush e ka lexuar poezine e Allan Poes e di frazen tragjike "Kurre me!". Vertete O Zot "Kurr me!"
Atehere mbetej te dilte ne skene pushteti i trete, ai qe quhet shtypi i lire, masmedia, ndergjegja intelektuale Mirepo kapitalizmi i eger qe po ndertohet ne Shqiperi me para droge e prostitutash, madje thuhet se parja e piste po investohet deri ne masmedia, nuk eshte aq pa tru qe te rrezikoje per hir te nje fare patriotizmi folklorik me zhgabe e qeleshe, kur kete zhgabe ne flamur tash do ta beje hasha gjysma e shqiptareve te Ballkanit nen frymezimin e cpiksit te kombeve, te reja presidenti pa shtet Rugova.
Ne fakt shtypi shqiptar jo vetem qe nuk u ndje, por ra e u squll duke e konsideruar takimet e Gaxojanit me Nanon e Berishen si nje ere e re qe po fryne fryn ne te kater kanatet e politikes shqiptare e cila na qenka bere me pragmatike dhe i sherbeka me mire interesave kombtare dhe te ardhmes europiane. Keshtu ne fjalorin e shtypit u shfaq nje eufori qe i vuri ne ekstaze tere njerzit e koridoreve te pushtetit e te politikes. Sikur te kishin thithur te gjithe nargjylen e Ali Pashait dhe shihnin endrra me engjuj te bardhe ballkanike e ne krye te krese kryeengjellin e tyre armikun, qe na u metamorfua ne mike e krye mik Nikolla Gaxojani. Mirepo myteberret e shtypit dhe masmedias si nje far Ilir Paco qe rrugen deri ne Athine e bente te shtruar me pupla e sixhade persie, ishin aq mendje ngushte saqe as nuk e menduar se skilja e vjeter qe pertej Atllantikut nuk e kishte lene strofken ne mes te dimrit vetem per ti shtrire doren e miqesise Nanos e Berishes, por per ca pune te tjera qe ai dhe shefat e vet ne Athine i dinin.
Dhe si mbaroi protokollin e pritpercjelljeve te pompuara sikur te kishte ardhur Presidenti e jo ma nje njeri pensionist pa kurrfare funksioni vecse si kryetar organizates Viorioiepirot, Gaxojani si nje grek dinak nuk u ruajti nderen mikepriteseve te vet, por jua permbysi sofren ne mes te Tiranes, sa kreret e politikes u ndjene me pas si te menderorur. Ne nje interviste ne stacionin televizin "Klan" Gaxojani shprehu urrejtjen e tij te cfrenuar ndaj popullsise shqiptare te Camerise, dhe ne vend qe te kerkonte te falur per vrasjet e mijra banoreve civile te pafajshem, duke perfshire edhe femije te djegur gjalle ne shtepite e perflakura, perkundrazi i cilesoi keta martire si dhe mbare popullsine came, popull qe ka bere krime dhe meritonte te shuhej me doren e hekurt te krimineleve greke si Nikolla Zervas.
* * *
E vetmja perpjekje e deshperuar per ti dale perballe kesaj parodije antishqiptare qe luajti politika driteshkurter bashkohore shqiptare, ishte reagimi i shoqates "Cameria" e cila ne kohet e fundit e kishte intensifikuar veprimtarine e saj dhe ne disa drejtime pati sukses. Impenjimi i saj per ta cuar ceshtjen came, mbetur e pazgjidhur qe nga lufta e dyte boterore, deri ne dyert e komisioneve te kongresit amerikan ishte ne rruge te mbare. Mirepo pikerisht atehere kur pritej te hapej nje porte ndodhi ajo qe nuk pritej, pra zbritja e Gaxojanit si rrufe ne qiell te kthjellet.
Te njeten nuhatje per nje makinacion mundshem te fshehte e antishqiptar pati edhe Lobi Shqiptaro-Amerikan, ish-kongresmeni dhe kryetar i Liges Qytetare shqiptare amerikane Dioguardi botoi ne gazeten "Shekulli" akuzen per kryetarin e PD-se Sali Berisha per tradheti te interesave kombetare . "Te takosh Geixh eshte njelloj sikur t'i kerkosh avantazh politik Miloshevicit"- theksoi ai.
Richard Luka nje nga bisnesmenet me te suksesshem ne New York bashkoi zerin me protesten.Gazetari e diplomati Skender Shkupi i beri nje analize te menjehershme kesaj situate te turbullt qe u krijua me daljen ne skenen shqiptare( republiken e bananeve) te nje provokatori te vjeter si Nik Geizh. Reagoi me nje gjuhe fshikulluese veprimtari i njohur i Komunitetit Shqiptar Garry Kokalari, e plot te tjere. Nderkohe qe Gavrosh Levonja nga New Yorku me kot u rrek ta zbuste efektin e ngjarjes me argumentin se eshte e drejte e politikaneve te takojne kedo, mirepo shkrimi i tij sikur i ndezi me teper reagimet e shqiptareve te diaspores.
Kur e pane se Diaspora Shqiptare e kishte pritur me indinjate kete inkursion dinak te Nikolla Gaxojanit( Nik Geixh), bosat e masmedias ne Shqiperi vune ne eficence mekanizmin e vet median, e cila kur ja do puna punon me gjashte motorra, e kur nuk ja do puna ben gjumin e ariut. Pra dikush, i padukshem siguriasht, e drejtoi shkopin e dirigjentit dhe nisen kembanat e shtypit mercenaro-pushtetar te cfryjne dufe urrejtje ne stilin leninist te shtypit luftarak revolucionar.
Ne fillim doli nje gazetar minor qe therriste e bertiste se te gjitha te mirat qe i kishte sot Shqiperia i vinin nga Greqija. Ishte kaq ofendues ky shkrim Ilir Pacos sa ne internet pati reagime te ashpra me listat Alba-Club i New Yorkut dhe lista te tjera si Lidhja Shqiptare, Albeuropa, Albanian-of-Boston, Memedheu e tjere duke e konsideruar gazetarin qe shkruante tek"Shekulli" si nje provokator qe shkruante nga ndonje skute e Athines.
Por dikush nga lart mesa duket kishte vendosur te luante edhe me nje gur te rende. E ky ishte drejtori i ATSH, firma e te cilit mesa duket si ne kohen kur punonte me zell ne rubriken e jetes se partise, ruhej per evinimente te vecanta. Pra Frrok Cupi ishte llogaritur qe te punonte si nje rimorkiator per te terhequr sa me shpejt drejt bregut te shpetimin barken e cpuar te politikes dualiste Nano-Berisha.Dhe cuditerisht ky antiberishian i stampuar deri ne manierizen kesaj rradhe mori ne mbrojtje Nanon e Berishen por mbi te gjitha Mefiston e tyre, greko-amerikanin Gaxojani.
Frroku duke shkruar nga kreu i piramides se shtypit, kesaj rradhe i leshoi shigjetat e flakeritura cupiane teper larg, tej e pertej Atllantikut, kunder shqiptareve te Diaspores qe me kritikat e tyre ja kishin prishur oreksin mikut te Frrokut, Nikolla Gaxojani, i cili patjeter si grek i mencur qe eshte do te dije si tia shperbleje Frrokut e frrokeve te tjere te shtypit social-demokratik.Por cfare ne esece e tundon Frrokun qe hidhet ne sulm pa meshire kunder vllezerve te nje gjaku duke marre ne mbrojtje nje grekomadh dhe simpatizant te Milloshevicit e te krimeve serbe mbi popullin shqiptar te Kosoves. Gjate shkrimit te satires se tij te pamoralshme, Cupi, nuk rri pa thirrur ne ndihme Aristotelin per te treguar se eshte njohes i estetikes se lashte greke dhe mirenjohes i miqeve te tij, aristoteleve te rinj te te Athines qe me shume vine ere nafte se sa ere dijesh e kulture.
" Ne qoftese nuk ekzistojne keto dy ndiesi,- thekson manjati i shtypit Frrok- atehere mund ngrihet akuza se "nuk kemi lidhje te mira me diasporen". Nje nga perparimet eshte se tani ne krye te lobit nuk ka me konflikte. Kohet e fundit, ne shenje solidariteti, me sa duket eshte vendosur qe te gjithe te veshin gravata te kuqe. Gravate te kuqe vesh zoti Dino Erbeli ne krah te Madeline Albright; gravate te kuqe vesh nje jurist qe shfaqet ne nje televizion te Tiranes, gravate te kuqe
vesh zoti Kokalari por edhe zoti Lukaj; gravate te kuqe ka veshur edhe zoti Bardha ne nje foto me z. Clinton; tani se fundi gravate te kuqe ka veshur edhe ambasadori i Tiranes ne Amerike.... Nje nga perparimet eshte se gjerat nuk jane si me pare."
Ne fakt zoti Cupi duke shkruar kete shkrim ne te cilen ve ne loje tere komunitetin shqiptar ne Amerike, duhej te kishte vene vete nje kollaro te madhe e te kuqe sepse para se Dino Erbelit apo Richard Llukes, perpara Eqerem Bardhes qe te kuqt e Frrok Cupit i ekzekutuan pa kurrfare gjyqi vellane, Sami Bardhen, perpara Garry Kokalarit qe komunistet e Frrokut i kane pushkatuar njerzit e afert dhe ja burgosen e syrgjynosen intelektualen shqiptare Musine Kokalari, perpara te gjithe ketyre njerezeve qe ai merr mundimin te tallet si te ishte nje profan ne gazetari e jo nje bos i ATSH-se, i takon Frrok Cupit dhendrrit te nje sekretari te pare te Komiteti te Partise se Rrethit te Mirdites, i cili edhe provimet e fakultetit i mirrte aforfe nga partia qe e trajtonte si nje nga kallamaret e saj me te shquar e me te zellshem per genjeshtra ne Zerin e Popullit. I perkedheluri i drejtorise se Shtypit te Komitetit Qendror te PPSH deri ne diten qe provoi te bente nje satire te vockel (sic po ben tani me shqiptaro-amerikanet )dhe Partia qe e kishte ne gjirin e saj si kandidat besnik e sikterrosi per nje budallallek me brire. Frroku i specializuarper jeten e organizateve baze te partise dhe te pushtetit popullor, i tha mendjes, apo mendja i tha atij,qe ta provonte nje here te bente nje satire ne folene e grenxave "Zeri i Popullit" Dhe shkroi 24 rrjeshta a dic me shume per "Peshqit qe zihen Shengjin dhe qelben ne Ulze". Ishte koha kur as mish e as peshk nuk shihte me sy qytetari e jo me fshatari shqiptar. Te shkreti Frrok , shefat e tij, te cileve u bente reveranca ,e braktisen si te ishte nje merluc i qelbur dhe faktikisht qe atehere edhe dhe sot e kesaj dite shkrimet e stilit cupian ate ere mbajne , eren e peshqeve me te qelbur ne Ulez. Ata qe e kujtojne ideologun e revolucionit komunisto-fshatar qe gjeti strehe ne Vlore si kasnec i shkatrrimit te shtetit ne pranveren e cmendur '97, nuk mund te mos u vinte era e qelbur e ideve shkatrrimtare qe trumbetonte Frroku. Atje ne qytetin e Flamurit bashke me Gjinushin e kapobandat qe sot jane burgjeve, kishin marre ngjyre te kuqe jo veten gravatat e ketyre kaposhave revolucionare por edhe duart deri ne brryla te lyera ne gjakun e njerezeve qe vriteshin vetem pse mbronin institucionet e shtetit.
* * *
Edhe pse flitet shume ne shtyp, shkaku se perse u shfaq Gaxojan sherxhiu si Kal Troje ne kryeqendren e shqiptareve, askush s'po e merr mundimin ta thote.
Edhe perpjekja disi mjegullore e ambasadorit shqiptar ne Washington Fatos Tarifa ne gazeten "Korrieri", nuk prek kurrnji ceshtje kardinale, vetem se deklaron se ai eshte me pozicionin e qeverise per shkakun se ai eshte perfaqesues i saj. Perpiqet te trajtoje nocionin Diaspore sikur te ishte ne nje seminar etimologjie.
Morali del qarte nga nje thenia e vjeter sa muret e Rozafes "Une jam me ate qe ka kalane e Shkodres". Mesa duket me trup jemi ne te sotmen e me mendje ne te kaluaren. Duke qene se dipllomatet heshtin kur duhet folur e flasin kur duhet te heshtin, po perpiqem qe duke i hedhur nje veshtrim rrjedhes e ngjarjeve te koheve te fundit ne terrenin shqiptar te inkuadroj ne kete sfond edhe kete turne -odise te Gaxojanit . Perse pra plaku i Bostonit la skenaret pambaruar dhe mori udhen permes te ftohtit e erave te Kanadase per te dale ne kreshtat ballkanase. Natyrisht nuk do te kemi shpres se gjarperi do ti tregoje kembet fare lehte as sot dhe as mot. Madje ai do te rrudhet e mbeshtidhet kutullac ketu ne Bostonin tone, ku kurrkush nuk ja var teneqene. Ateher s'na mbetet vec te t'i gjykojme ngjarjet e fundit rreth e qark trevave shqiptare ne Ballkan duke i ballafaquar me kete me kete ngutje te mistershme per te ngritur tymnaje ne Tirane. Duke gjykuar keshtu veme re se kjo odise bostoniane nuk eshte krejt spontane e pa lidhje me ngjarjet qe ndodhin ne trevat shqiptare.
Ndoshta kryeshkaku duhet kerkuar tek ngritja e zerit koheve te fundit prej autoriteteve shqiptare duke perfshire dhe kryeministrin Nano per heqjen urgjente te absurdit grek te gjendjes se Luftes me Shqiperise. Mesa duket ato deklarata nuk jane kaluar pa u vene re nga institucionet amerikane qe jane te interesuar per nje paqe te qendrueshme ne Ballkan dhe nuk eshte krejta pa baza dyshimi per demarshe te fshehta te diplomacise amerikane ne linjat perkatese te diplomacise e autoriteteve te shtetit grek. Por ka plot instanca qe merren me ceshtje globale, pa harruar komisionet e Deparamentit Amerikan te Shtetit.
Pra gjasat jane se zeri ka shkuar atje ku duhet. Dipllomacia greke ndodhet ne presion per faktin se Parlamenti i Greqise eshte e detyruar ta heq ne mos sot neser ligjin e luftes me Shqiperine, por bashke me heqjen e ligjit te luftes do te linde problemi i rregullimit te problemit cam i mbetur pazgjidhje edhe nen pretekstin se nuk jane rregulluar mardheniet e mbetura nga lufta ne mes te dy shteteve. Sa me shume qe vjen koha per te mbyllur kete kapitull, grekeve u zien koka sepse mbyllja e nje kapitulli presupozon hapjen e nje kapitulli tjeter. Mbajtja e ligjit absurd te luftes eshte kasus-beli pikerisht per ta shtyre deri ne pafundesi e deri ne harrim ceshtjen came. Mirepo koha iken dhe Greqia nuk di me si te justifikohet. Kete e dine edhe miqt e partneret e Greqise ne Bashkimin Europian te cilet patjeter qe do te perpiqen per nje zgjidhje ne favorin e grekeve si antare te bashkesise europiane qe e kane.
Nga ana tjeter aktivistet came per te drejtat e kthimit ne trojet e veta, jane gjalleruar dhe kane patur mundesi ta shtrojne ceshtjen e tyre ne forumet nderkombetare. Ashtu sic eshte absurd ligji i luftes, po aq absurd eshte denimi i perjetshem i nje popullsie prej qindra e mijera njerezish te cilet kerkojne vetem zbatimin e te drejtave konform ligjeve e te drejtave nderkombetare. Ceshtja came nuk eshte me e panjohur ne Departamentin Amerikan te Shtetit, madje deri tek kongresmenet te cilet kane marre materiale mbi kerkesat e drejta te popullsise martire came.
Ja pra qe diplomacia e stilit bizantin grek, e mbetur ne fillimet e ketij shekulli te ri si miu ne dhokan, kerkon me cdo mjet te turbulloje ujra ne Tirane ne menyre qe te neutralizoje organet shtetrore dhe partite politike nga problemi cam. Dalja e ne skene e Nikolla Gaxojanit per nje turne dimri nuk eshte kurrsesi nje trill plaku qe kerkon subjekte skenaresh per Hollivudin. Gaxojanit i eshte bere thirrja nga lobi grek ne Amerike pas leshimit te nje SOS-i qe pas kuintave te dipllomacise shteterore greke qe nuk e di se si do ta zgjidh problemin cam, dhe nuk eshte as e gatshme qe te shtrohet per bisedime per shkak te sentimentit te elektoratit qe edhe ai eshte i mbarsur me urrejtje per gjysem shekulli. Pra nuk e ka te lehte edhe elektoratite heq dore nga ideja fikse e ngulur si gozhde ne trurin e cdo greku qe camet jane bashkpuntore te nazisteve dhe kane bere krime.
Pertej kesaj, Odisea grek i Bostonit qe eshte po aq mjeshter sa Odisea i lashtesise per te ndertuar kuajt te drunjte, nuk e ka larg vemendje qe tu vije ne ndihme serbeve per ceshtjen e miratimit te kushtetutes me preambulen absurde qe Kosova eshte pjese e Serbise.Sa me shume tymnaje e paqartesi te kete ne qiellin e kryeqytetit shqiptar, aq me shume qeveritaret e politikanet te harruar do te mungojne te protestojne ashper per miratimin e nje kushtetute e cila presupozon te mbyllur nje here e pergjithmone ceshtjen shqiptare te Kosoves, per ta inkuadruar ate ne legjislacion ne republiken e Serbise.
Heshtja, mos protestimi prej autoriteteve shqiptare do te thote se Kosova eshte ceshtje e vdekur. Kosova nga ana tjeter nuk ka fuqi te protestoje. Ate askush nuk e degjon. Edhe ngutja e zevendeskryeministrit dhe ministrit te jashtem Meta te takohet e te bisedoje per ceshtje ultraordinere me qeveritaret e Beogradit, ne kete situate, eshte si ti futesh nje thike pas shpine ceshtjes se Kosoves.
Jo se nuk duhet biseduar me serbet, jo se nuk duhet takuar me qytetare te thjeshte amerikane qe shkruajne skenare antishqiptare si Gaxojani, sepse diplomacia e interesave te vendit( e jo e klaneve )e pranon takimin edhe me ata qe mund ti konsiderosh armiq. Por ne rrethana te caktuara, nje qendrim moskokcares dhe mosperfilles per ceshtje kardinale kombetare, i jep te kuptoje si kundershtarit tend ne politike e diplomaci por edhe opinjonit nderkombetar se Shqiptaret e shtetit te cunguar me kryeqender Tiranen zyrtare , as nuk e cajne koken per vllezrit e tyre shqiptare te Kosoves, apo se me heshtjen e saj diplomacia shqiptare e ben te vdekur ceshtjen came. Pra edhe ketyre nje thike pas shpine nderkohe qe Gaxojanet lumturohen pas kuintave ne pritje te rrethanave per te cvatur pjese nga Shqiperia e Jugut.
Per te konstatuar se sa te ndezura jane keto endrra tek nacionalistet ekstremiste greke, le te shkojne sevdallijt e Greqise e te lexojne deklaraten e para pak viteve te ish presidentit Saratzetaqis qe ftonte greket te shkojne ushtarakisht e te pushtonin Shqiperine e Jugut.
Ndersa ky Gaxojani i Bostonit e ka deklaruar agresivisht gjate luftes se Kosoves se neqofte se Kosova do te behet e pavaruar, keshtu do te behet dhe Epiri i Veriut, pra Shqiperia e Jugut.
Prandaj o dipllomate,politikane, shtetare e gazetare shqiptare qe nuk shihni me shume se Athina e Beogradi, qe u tregoni shqiptaro amerikaneve porten e daljes nga "keshtjella" buze te Adriatikut si ne kohen e diktatorit Hoxha, ju rrofte miku Nikolla Gaxojani, ujku plak i veshur me lekuren e nje qengji qe sapo ka rjepur.
Kujdes se mos ju rjep edhe ju, se ujku edhe kur merret me politike, edhe kur behet antar i klubin te vllazerise se pendestareve, zakonin e te rjepurit nuk harron.
Boston 10 dhjetor 2002
Krijoni Kontakt