Close
Faqja 2 prej 65 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 646
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Historia perseritet.....mos harroni

    Hrushovi e Venizelos flasin pėr Vorio-Epirin, nė dėm tė Shqipėrisė


    Nė dėshminė e tij Ramiz Alia flet gjatė pėr marrėdhėniet e Shqipėrisė me Bashkimin Sovjetik, pas prishjes sė miqėsisė me Jugosllavinė. Nė kėto kushte, Enver Hoxha merr disa takime tė njėpasnjėshme me Stalinin, por po nė kėtė kohė nė Tiranė ndodh njė incident. Shpėrthen njė bombė nė oborin e Ambasadės Sovjetike nė Tiranė, pėr tė cilėn Ramiz Alia aludon se duhet tė kishte dorė UDB-ja jugosllave. Njė gjė e tillė kaloi me burgosje dhe pushkatime, pikėrisht kur Ministria e Brendshme udhėhiqej nga Mehmet Shehu. Por interesante marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik bėhen mbas vdekjes sė Josif Stalinit dhe marrjes sė pushtetit nga Nikita Hrushovi. Fryma liberale, qė kėrkonte tė lanėonte udhėheqėsi i ri i vendit mė tė madh tė kampit socialist, u pėrēua edhe nė kryeqytetin shqiptar, madje nė Konferencėn e Tiranės tė vitit 1956 Enver Hoxha u kryqėzua keq, ku midis tė tjerash u pėrmend fort dhe kulti i individit. Mė pas, Ramiz Alia flet pėr bazėn ushtarako-detare tė Pashalimanit nė Vlorė, edhe pse Traktati i Varshavės e shihte kėtė si njė pikė dominuuese nė Mesdhe dhe jo si njė vend mbrojtjeje. Ai shpjegon se ku nisi zanafilla e problemeve mes Enver Hoxhės dhe Hrushovit, acarimi i mėtejshėm i tė cilave solli jo vetėm prishjen e miqėsisė me shtetin e madh, por dhe shkėputjen e marrėdhėnieve diplomatike pėr 30 vjet me radhė.

    Vitet, qė i paraprijnė “dimrit tė madh”
    Pėrsa i pėrket miqėsisė me Bashkimin Sovjetik duhen patur parasysh dy momente. Momenti i parė ėshtė ai i luftės. Nė kohėn e Luftės, Bashkimi Sovjetik zinte vend tė posaēėm pėr tė gjithė ne partizanėt shqiptarė, por jo vetėm pėr ne. Jo pėr arsye ideologjike, por kryesisht tė asaj qė Bashkimi Sovjetik printe nė luftėn kundėr Gjermanisė Naziste. Pra, nė popull kishte njė simpati tė veēantė pėr rusėt. Nuk mund tė them unė qė ai fshatari nė Skrapar kuptonte gjė nga ideologjia komuniste. S’e dija unė mirė e jo mė fshatari i zakonshėm. Tė mos harrojmė se pėr komunizmin nė atė kohė kanė ekzistuar rrėfime fantastike: thuhej se komunistėt marrin motrėn pėr grua, se tė gjithė hanė bukė nė njė kazan etj… Kėto rrėfime ishin prezente edhe nė Shqipėri.
    Shpėrthimi i bombės nė Ambasadėn Sovjetike
    Mė duket se kjo ndodhi nė shkurt tė vitit 1950. Nuk i di detajet e ngjarjes. Ministėr i Brendshėm nė atė kohė ishte Mehmet Shehu. Ėshtė folur se janė pushkatuar dhjetė vetė. Tashti vonė kam lexuar se pas kėsaj ngjarjeje janė arrestuar 22 veta, por nuk e di se a janė pushkatuar tė gjithė. Duhet tė keni parasysh se shpėrthimi i bombės ndodhi nė vitet pas prishjes sė jugosllavėve me sovjetikėt, prandaj ka mundėsi qė ky shpėrthim tė jetė inskenuar nga jugosllavėt, me qėllim qė tė acaroheshin marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik. Po flas pėr njė version tė mundshėm. Duke i marrė parasysh tė gjitha, nuk mund as se si tė justifikohet pushkatimi i njerėzve pa gjyq. Aq mė tepėr kur asnjėri prej tyre nuk kishte tė bėnte me kėtė ngjarje. Tashti vonė kam lexuar se veprėn e ka bėrė njė oficer, i cili mė vonė ėshtė arrestuar. Pėr personat e pushkatuar mund tė them se kėshtu rezulton sipas Gjykatės sė Lartė. Gjykata e Lartė i shpalli tė pafajshėm.
    Konferenca e Tiranės: Dy ditėt kritike tė Enver Hoxhės
    Nėse e shikojmė nė restrospektivė, Konferenca e Tiranės ka pasur dy aspekte. Aspekti i parė, nuk ka dyshim ėshtė ai i brendshėm. Nėn ndikimin e Kongresit XX, edhe nė Shqipėri ishte krijuar njė disponim, qė kėrkonte tė bėheshin ndryshime. Disponimi pėr ndryshime domethėnė i shtynė disa njerėz. Tė interesuar pėr ndryshime mė radikale nė kėtė kongres ishin Pajo Islami, Nijazi Jaho jurist, qė ishte sekretar Partie nė Tiranė, njė filozof qė quhej Peēo Fidhi etj. Ka qenė dhe Xhaferr Vokshi, po ky nuk kishte rol kryesor. Pra, kėta mendonin se duhen bėrė disa veprime nė Shqipėri nė frymėn e Kongresit XX. Kėtu synohej edhe kritika ndaj udhėheqėsve tė atėhershėm, e cila, sipas tyre, duhej tė ishte mė tolerante dhe mė e hapur. Por, nė kėtė konferencė, mplekset edhe faktori i jashtėm, qė ishte faktori jugosllav. Tė mos harrojmė qė te ne njerėzit shpeshherė, kur pėrmendet faktori jugosllav, mendojnė se kemi tė bėjmė me njė psikomani, me njė paranojė. Ėshtė e vėrtetė qė, nė njėfarė mėnyre, sidomos pėr Enver Hoxhėn, problemi jugosllav ishte njė lloj paranoje. Por, duhet ta themi objektivisht se Jugosllavia, edhe mė parė, edhe mė vonė, pėr mendimin tim, edhe sot ka gisht nė veprimet qė zhvillohen nė Shqipėri. Si, sa, nė ē’mėnyrė, unė nuk jam nė gjendje ta them. Nėse do t’i referohesha konferencės sė Tiranės, ishte fare evidente qė Ambasada Jugosllave nė Tiranė, (aty ishte dhe njė kosovar, njėfarė Rexhep Xhiha, i cili mė vonė u bė ambasador nė Turqi), ka qenė tepėr aktive pėrsa i pėrket kėsaj konference. Madje kanė bėrė edhe takime nė Ambasadėn Jugosllave, ku kanė qenė prezentė disa prej atyre qė diskutuan nė kėtė konferencė. Ta zėmė, ishte njėfarė Hulusi Spahiu etj. Tendenca jugosllave ishte qė, ashtu siē nė vendet e tjera tė ish-kampit, tė rehabilitoheshin ata qė ishin titistė. Nė Shqipėri duhej rehabilituar Koēi Xoxe. Natyrisht qė rehabilitimi i Koēi Xoxes kishte domethėnien e rrėzimit tė Enver Hoxhės. Prandaj konferenca e Tiranės duhet analizuar nė kėto dy aspekte. Ėshtė e vėrtetė qė konferenca nisi ndryshe e pėrfundoi ndryshe. Nė ditėn e parė kishte shumė pyetje sugjestive, nė tė cilat shfaqeshin edhe mendime kritike. U krijua njė atmosferė tepėr e rėndė. I deleguar nga udhėheqja e lartė ishte Beqir Balluku. Beqiri nuk ishte nė gjendje tė pėrgjigjej nė pyetjet tė cilat i parashtroheshin. Mė pastaj u njoftua Enveri, i cili gjendej nė Vlorė pėr pushime. Enveri erdhi nė konferencė dhe i pėrballoi kėto probleme. I mori njė nga njė pyetjet, qė kishin shtruar njerėzit, dhe u pėrgjigj duke atakuar pikėpamjet, tė cilat nuk pėrkonin me konceptet e atėhershme tė Partisė. Por, po e pėrsėris, qė aty pėr aty nuk pa patur arrestime. Mė vonė ka patur, pas konferencės. Mė duket se nuk ka patur shumė arrestime. Mė tepėr kishte internime. Ta zėmė, Nijazi Jaho e Peēo Fidhi u internuan. Edhe Xhaferr Vokshi u internua, mė duket nė Durrės.
    Baza ushtarake e Vlorės: Sovjetikėt kontrollojnė Mesdheun
    Unė nuk kam qenė ndonjėherė nė atė bazė, por vetė fakti qė nė Sazan-Vlorė ishin dhjetė nėndetėse, (tė mos harrojmė se atėherė nė pellgun e Mesdheut shtete shumė mė tė mėdha nuk kishin kaq nėndetėse), dėshmon se ka qenė njė bazė e madhe. Ishte evidente qė sovjetikėt kėtė bazė nuk e kishin pėr qėllime mbrojtėse, ta zėmė, pėr mbrojtjen e Shqipėrisė, por kjo ishte njė pikė pėr dominim nė Mesdhe. Kur erdhi Hrushovi nė Shqipėri nė vitin 1959 dhe pa Butrintin, tha se ai mund tė khthej nė njė bazė fantastike, me tė cilėn mund tė kontrollohej tėrė Mesdheu.
    Po tė lexoni me vėmendje fjalimet e Enver Hoxhės nė konferencėne 81 prative komuniste nė Moskė, vėrehen dy shkaqe tė prishjes: shkaku nacional dhe ai ideologjik. Mendimi im ka qenė dhe ėshtė se nė tė gjitha grindjet, divorcet, prishjet etj., me Jugosllavinė, Bashkimin Sovjetik dhe me Kinėn, ka predominuar aspekti nacional, i cili ishte i mpleksur edhe me spektin ideologjik. Ose, mė saktė, aspekti ideologjik ishte pėrbėrės i aspektit nacional. Kur ndodhi ndarja me jugosllavėt, pėrmendėm edhe mė parė ēėshtjen e unionit monetar, doganor, eksplotimit ekonomik etj. E njėjta gjė, flas pėr aspektin ekonomik, ishte prezente edhe nė rastin me sovjetikėt. Qėndrimi arrogant i specialistėve sovjetikė, ndėrhyrja e tyre nė punėt tona tė brendshme, ndihmat e pakta qė na jepeshin, pastaj bisedimet e Hrushovit me Titon, llogaritjet e tij me grekėt… Hrushovi bisedonte me Venizelosin pėr ēėshtje tė Shqipėrisė, pėr tė ashtuquajturin Vorio-Epir, pa pyetur fare. Pra, kėto probleme kishin tė bėnin me lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė u ngjallėn problemet e para me sovjetikėt, aq mė tepėr kur Bashkimi Sovjetik atėherė ishte vendi i vetėm qė mund tė ndihmonte Shqipėrinė. Mė pastaj, dolėn prezent edhe aspektet ideologjike, tė cilat nisėn qė me qėndrimin me Stalinin. Shikoni, Shqipėria nuk kishte ndonjė hall tė madh pėr vetė personalitetin e Stalinit, por, qėndrimi i tij ishte i lidhur ngushtė me figurėn e Enver Hoxhės. Pra, atakimi i kultit tė Stalinit kishte domethėnien e atakimit tė kultit tė Enver Hoxhės. Aspekti ideologjik mori, si tė thuash, tė pėrpjetėn, veēanėrisht kur filluan mosmarrėveshjet kinezo-sovjetike. Pastaj, vajtja e Hrushovit me 1955 nė Jugosllavi ishte njė goditje e rėndė pėr Shqipėrinė. Hrushovi u kėrkoi falje jugosllavėve pėr tė gjitha ato qė ndodhėn pas vitit 1948. Por nuk u mor vesh nėse ai kėrkoi falje vetėm nė emėr tė vet apo edhe nė emėr tė tė gjitha shteteve tė kampit socialist. Madje Bulganini i tha Titos se ėshtė marksist-leninist i shquar. Pra, nė kėtė mėnyrė nisi konflikti me rusėt. Kjo u shoqėrua me pėrkrahjen e Kinės nė raportet ideologjike ndaj Bashkimit Sovjetik.
    (vijon nesėr)


    PAS KONGRESIT XX
    Enveri kritikoi kultin e Stalinit
    Nėse nuk gabohem, Enveri te Stalini ka qenė nė vitin 1947. Ky ishte takimi i tyre i parė. Kėtu ka qenė prezent edhe Koēi Xoxe. Pastaj vjen takimi nė vitin 1949. Kėtė herė Enveri vajti nė Moskė me ftesė tė Stalinit. Nė ato takime mendoj sė ėshtė folur pėr raportet politike dhe ekonomike tė dy shteteve. Po t’i referohem prapė Gjilasit, mė duket se herėn e parė kur ka shkuar Enveri nė Moskė, Stalini ka kėrkuar edhe mendimin e jugosllavėve pėr atė ēka pėrfaqėson nė tė vėrtetė ai. Ka qenė Rakoviqi ai qė ka dhėnė mendime se Enveri mund tė pritet dhe se Koēi Xoxe ėshtė njė burrė i mirė etj. T’u kthehemi bisedave tė Enverit me Stalinin. Pra, pikėsėpari, ėshtė biseduar pėr ndihmėn ekonomike qė i nevojitej Shqipėrisė. Me kėtė rast morėm kombinatin e tekstileve, tė sheqerit dhe atė tė drurit nė Elbasan etj. Nė bazė tė shėnimeve tė Enver Hoxhės, me Stalinin ėshtė diskutuar edhe ēėshtja nacionale. Problemi jugosllav ishte nė epiqendėr, ishte, si tė thuash, i tė dy palėve, dhe natyrisht, Enveri e ka ngritur edhe problemin e Kosovės. Stalini ėshtė pėrgjigjur nė mėnyrė tė pėrgjithshme se Kosova duhet t’i pėrkasė Shqipėrisė etj. Pra, ishte njė pėrgjigje pa angazhim, tė cilėn kushdo mund ta thotė. Unė do thosha kėshtu. Duke qenė Stalini nė krye tė Bashkimit Sovjetik, tė gjitha tė mirat e mundshme i atribuoheshin atij. Por pėr figurėn e Stalinit mendimi im ėshtė qė tek ne krijimi i njė kulti tė adhurimit jokritik ėshtė krijuar pas vdekjes sė tij. Ėshtė koha kur Stalini nisi tė ankohej nė vetė Bashkimin Sovjetik, pas kongresit tė njėzetė tė PK tė BS-sė. Nė kėtė kongres ka marrė pjesė edhe Enveri. Kur ka ardhur nė Shqipėri, unė e kam dėgjuar nė nėj plenium tė Komitetit Qendror tė Rinisė. Koincidoi qė tamam nė kėtė plenium unė u largova nga rinia, pėr shkak se isha emėruar ministėr i Arsimit. Enveri nė kėtė plenium foli pėr kultin e Stalinit, pėr ngjarjet nė kongres dhe pėrgjithsisht pėr problemin e kultit. Edhe nė kongresin e tretė tė PPSH-sė ėshtė kritikuar kulti i individit. Enveri foli mė tepėr nė planin teorik. Pėrsa u pėrket gjėrave konkrete, pak a shumė perifrazoi atė qė ishte dėgjuar nė kongres, pa hyrė shumė nė detaje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ē’bisedoi Meta me tė dėrguarin e Papandreut

    Ahmeti nė letrėn drejtuar Papandreut: Shqiptarėt dhe grekėt janė popuj miq

    ...Kryeministri Meta sapo ishte kthyer nga Franca ku kishte marrė pjesė nė njė Akademi shkencore dhe ishte takuar me Ministrin e jashtėm francez Vedrine. Ministri fracez e kishte vlerėsuar shumė deklaratėn e qeverisė shqiptare lidhur me ngjarjet e ndodhura nė fshatin Tanushe nė Maqedoni. Mbasi njė qėndrimi prej dy ditėsh nė Tiranė, ai do tė shkonte pėrsėri nė Madrid nė njė takim pune me kryeministrin e atėhershėm tė Spanjės Aznar. Ishte njė turr lobingu politike qė Meta e kishte ndėrmarrė pėr integrimin e Shqipėrisė. I kisha kėrkuar qė nė Spanjė tė shkoja edhe unė pėr ta shoqėruar dhe kishte rėnė dakord qė tė isha pjesė e delegacionit.
    Darka nė “Rogner”
    Gjatė kohės qė po i raportoja lidhur me ecurinė e ngjarjeve nė maqedoni, i bie njė telefonatė. Pas telefonatės nė gjuhen anglisht, mė thotė duke ndėrprerė bisedėn se do jemi pėr darkė nė Hotel Rogner. Nga qė tė nesėrmen do niseshim nė Spanjė, darka m’u duk e ēuditshme dhe e pyeta se cili ishte qėllimi i saj. Me tha se do hamė darkė me kėshilltarin kryesore tė Jorgo Papandreut, Aleks Rondos, i cili ėshtė nisur tė vijė nė Tiranė me njė mesazh. Do jetė njė darkė pune dhe me kaq e mbylli bisedėn. Pėr Aleks Rondosin vetėm kisha dėgjuar se ishte nga mė tė besuarit e Papandreut. Isha pėrshendetur mė atė vetėm dy herė kalimthi. Herėn e parė nė Budapest nė prill 2000 kur kemi qenė me Nanon nė aktivitetin e Forumit pėr Problemet Etnike dhe herėn e dytė nė Athinė nė dhjetor 2000, kur isha me Metėn pėrsėri nė Forumin pėr marrėdhėniet Etnike tė Alen Kassof.
    U takuam nė darkė nė njė nga sallat e rezervuara tė Hotel Rogner. Ndodhej edhe kėshilltari diplomatik i Metės. Rondos u fut menjėherė nė temė. Ai i foli Metės pėr shqetėsimin e Greqisė lidhur me ngjarjet nė Maqedoni dhe veēanėrisht UĒK-nė e Ali Ahmetit. (Pavarsisht se Ahmeti akoma nuk kishte dalė hapur si pėrfaqėsuesi politik i UĒK-sė, Rondos e dinte kush ishte drejtuesi i saj. Ahmeti kėtė do ta bėnte nė mbremjen e 17 marsit 2001. Por kjo ėshtė temė tjetėr).
    Kėrkesat e Rondosit: UĒK tė mos prekė pronat e helenik Petrelium
    Nga ana e tij, Meta me shumė qetėsi i shpiegoi qėndrimin racional tė mbajtur nga qeveria shqiptare ndaj kėtyre ngjarjve dhe pritjen pozitive qė i ishte bėrė kėtij qėndrimi nga kancelaritė perėndimore. Pas kėtij shpiegimi, Rondos i foli mė hapur. Ai kėrkoi qė Meta tė shfrytėzonte gjithė ndikimin e tij nė radhėt e UĒK-sė dhe tė forcave politike nė Maqedoni qė vatrat e konfliktit tė mos preknin pronat e Helenic Petrolium dhe tė mos shtrihej konflikti nė kufirin greko-maqedonas. (Kishte disa muaj qė Meta e kishte kapėrcyer ftohtėsinė nė marrėdhėniet me Greqinė tė krijuar pas zgjedhjeve lokale tė tetorit 2000 nė Himarė). Pasi u mendua disa minuta, Meta kthehet nga unė dhe mė thote: “Mos hajde nesėr me mua nė Madrid, por shko nė Tetovė, na duhet t’i ndihmojmė”. “Por e bėjmė kėtė punė kur tė kthehemi nga Madridi” i thashė. “Jo, jo me tha me nxitim, nesėr, bile fol qė sonte me ata dhe thuaju tė mos na ngatėrrojnė. I kemi miqtė tanė”. Nuk e zgjata me bisedėn. Ndėrkaq Rondos shikonte nga ne, por ishte shumė pak i habitur. Mė vone mora vesh se ai i dinte lidhjet e mija me UĒK-nė. (Gjithmonė pranė Metės ka pasur njerėz qė Athinėn e kanė vėnė nė dijeni nė kohen e duhur pėr ngjarje tė rėndėsishme). Akoma nuk kishin mbritur nė Tiranė disa nga kryetarėt e partive politike shqiptare tė Maqedonisė dhe tė Kosovės. Ndėrsa erdhi para tyre, Aleks Rondos.
    Udhėtimi nė Maqedoni dhe biseda telefonike me Ali Ahmetin
    Tė nesėrmen, Meta u nis nė Madrid i shoqėruar nga keshilltari i tij diplomatik, ndėrsa unė nė Tetovė. Pėr tė qenė mė i sigurt, mora disa masa sigurimi pasi tė hyja nė teritorin e Maqedonisė. (Kishte filluar lufta dhe udhėtimi nėpėr Maqedoni kishte filluar tė bėhej i pasigurtė). I telefonova zėvendeskryetarit tė PDSH, Menduh Thaēi me tė cilin deri atėherė kishim vetėm njohje dhe respekt reciprok dhe i kėrkova qė tė mė dėrgonte njė makinė policie shoqėrimi.(PDSH ishte nė qeverinė e drejtuar nga Georgievski dhe zėvendėsministri i brendshėm ishte Refet Elmazi i PDSH, ndėrsa Ministre e brendshme ishte akoma Dosta Dimovska). Menduhi me gatishmėrinė e tij karakteristike me garantoi pėr masat e sigurimit dhe njėkohėsisht edhe pėr takimin me Arbėr Xhaferrin. Pasi kalova Qafėn e Thanės nė pjesėn e kufirit tė Maqedonisė, pavarėsisht tensionit qė vihej re pėr shkak tė konfliktit qė kishte filluar, nuk me penguan. I shoqėruar nga makina e policisė qė me kishte dėrguar Menduhi, mbėrrita i qetė nė Tetove. Kisha tre probleme pėr tė zgjidhur. E para duhej tė flisja me Abazin (Aliun) dhe ti thoshja qė tė kishte kujdes, por edhe tė ruhej nga provokimet, qė mund ti bėnte dikush dhe pastaj t’ia faturonin UĒK. E dyta duhej tė takohesha me drejtuesit me tė lartė tė PDSH dhe ti bindja tė vinin nė Tiranė nė takim me kryeministrin Meta. E treta me duhej tė takoja edhe udhėheqjen e PPD pėr t’u thėnė edhe atyre qė tė vinin nė Tiranė nė takim me Metėn. (Kishim dijeni pėr mosmarreveshjet midis dy partive politike shqiptare, por gjykova se situata e krijuar do ma bėnte mė tė lehtė. E fillova me tė parėn: Kujdes nė kufirin me Greqinė?
    Pas sistemimit nė njė hotel qė kishte pronar njė simpatizant tė PDSH, dola pėr njė shtetitje dhe nga celulari im mora nė telefon Abazin (Aliun). I thashė qė tė kishte kujdes lidhur me Greqinė, me investimet greke nė Maqedoni dhe mosshtrirjen e konfliktit nė kufirin greko-maqedonas. Njėkohėsisht i thashė qė tė merret masa edhe pėr provokacionet qė mund tė bėheshin nga shėrbimet sekrete tė disa vendeve tė rajonit. Nuk i thashė asgjė se cili e kishte kėrkuar njė gjė tė tillė, por se ishin sugjerime nga ana ime. U kuptuam shumė shpejt me Abazin (Aliun). Dhe ai i mori shumė mirė masat.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    “Si e pėrballuam sulmin e ushtrisė greke”
    Dyluftimi me artilerinė e rėndė dhe pėrballimi i mėsymjes monarke nė vijėn e kufirit


    L.Veizi
    Thotė se muaji gusht i vitit 1949 i kujton njė ngjarje tė hidhur nė marrėdhėniet shqiptaro-greke. Madje, ai shprehet se nė njė kohė kur populli shqiptar i ishte pėrveshur punės pėr ndėrtimin e jetės sė re, forca tė shumta monarko-fashiste greke ndėrmorėn njė provokacion nė shkallė tė gjerė kundėr vendit tonė, kryesisht nė rrethin e Korēės e Gjirokastrės, ku me kėtė akt tė paskrupullt ata donin ta justifikonin nė sy tė opinionit botėror, me pretekstin e hakmarrjes pėr asgjesimin e forcave tė ushtrisė demokratike greke, qė rezistonin nė malet e Gramozit e tė Vicit. E sipas tij, qėllimi i tyre i djallėzuar ishte i dyfishtė: duke dashur tė pėrfitonin nga situata e turbullt e atyre viteve nė Ballkan, shpresonin tė realizonin, qoftė edhe pjesėrisht, ėndrrėn e vjetėr, aneksimin e tė ashtuquajturit Vorio-Epir.
    - Ishte njė provokacion apo njė sulm frontal?
    - Ngjarjet e gushtit 1949 vetėm emrin kishin provokacione, sepse nė tė vėrtetė pėrbėnin njė sulm tipik fashist me paramendime aneksioniste. Dueli midis baterisė sė artilerisė sė parė antitank 76 m/m ZIS (prodhim rus) kundėr grupit grek 55 m/m (prodhim amerikan) u shkaktoi humbje monarkėve. Nga bateria mbetėn dėshmorė Riza Hoti, qė ishte shėnjues, dhe Nikolla Naēi (minoritar), i cili ishte komandant toge. Kėto ngjarje janė pasqyruar me realizėm dhe nė gazetėn “L’humanite” nga gazetari frances i ndodhur nė front Pier Cuortade.
    - Nė ē’pozicion ju gjeti kjo ngjarje?
    - Nė vitin 1949 unė isha komandant i grupit tė artilerisė kundėrtank. Ky grup, pas provokacionit grek u rrit e u bė regjiment. Fillimisht grupi e kishte vendin e dislokimit nė Zemlak tė rrethit tė Korēės. Pas formimit si regjiment artileria u zhvendos pėr nė Librazhd dhe mė pas u dislokua nė Mjekės tė Elbasanit
    - Ēfarė force kishte grupi nė fillimet e tij?
    - Kur u emėrova komandant i grupit tė artilerisė kundėrtank, sapo isha kthyer nga studimet nė Bashkimin Sovjetik. Nė tė njėjtėn kohė kishte ardhur nga Bashkimi Sovjetik dhe ishin montuar 8 topat e kalibrit 76 mm ZIS (Zavod Imenji Stalin), qė pėrbėnin grupin e Zemlakut. Ky ishte dhe njė armatim i kohės, pasi atėherė njė pjesė e madhe e ushtrisė ishte me armė trofe. Nė tė njėjtėn kohė, po me teknologji ruse, ishte formuar edhe regjimenti i artilerisė 52 milimetra me qendėr nė Elbasan. Ndėrsa makinat qė tėrhiqnin topat ishin prodhim amerikan tip “Xhejms”, tė cilat mund tė ngjiteshin nė tė pėrpjeta tė theksuara sė bashku me ngarkesėn.
    - A kishit dijeni se ushtria greke mund tė sulmonte Shqipėrinė?
    - Dy muaj pėrpara se tė fillonin provokacionet, edhe sinjalet kishin ardhur deri te ne, ndaj edhe vigjilenca ishte rritur nė buzė tė kufirit. Por nga qershori grupi ynė, qė ishte nė pėrbėrje tė Divizionit tė 8-tė, mori urdhėr nga Shtabi i Pėrgjithshėm qė tė merrte pjesė nė paradėn ushtarake, qė do tė zhvillohej me rastin e 10 korikut, krijimit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, nė Labinot tė Elbasanit nė vitin 1943.
    - Grupi merrte urdhėr nga Shtabi i Pėrgjithshėm apo nga Divizioni?
    - Megjithėse ishim nė pėrbėrje tė Divizionit tė 8-tė, grupi i artilerisė kundėrtank cilėsohet si rezervė e Shtabit tė Pėrgjithshėm. Megjithatė, detyrat luftarake merreshin nga komanda e Divizionit, komandant i tė cilit ishte nėnkolonel Petrit Dume.
    - Ju ishit i vetmi grup i dislokuar nė zonė?
    - Po me tė njėjtat pėrmasa, njė grup tė tillė kishte dhe Gjirokastra. Atje komandonte Lame Ēekani dhe grupi ishte nė pėrbėrje tė Divizionit tė 5-tė. Edhe ata ishin nė gatishmėri pėr tė njėjtėn gjė, edhe pse ushtria greke nuk arriti dot aq thellė sa tė vinte nė pėrdorim dhe njėsinė e Gjirokastrės.
    - Kur u nisėt pėr nė Tiranė?
    - Nė fillim tė korrikut ishim gati pėr tė shkuar te fusha e aviacionit nė Tiranė, ku po bėheshin pėrgatitjet pėr paradėn ushtarake. Duke qenė se rruga ishte e paasfaltuar, unė dhashė urdhėr qė “Xhejmsėt” tė mos i tėrhiqnin topat, po i ngarkova nė karroceritė e tyre pėr transport. Nė ato vite rrugė e asfaltuar ishte vetėm segmenti i Qafė-Kėrrabės deri nė Elbasan, ndėrsa pjesa tjetėr ishte vetėm zhavorr. Por rrotat e armatimit tė ri duhet tė mos konsumoheshin. E kėshtu zgjidhja u gjet.
    - Ndėrkohė kufiri vazhdonte tė ishte nė gatishmėri?
    - Natyrisht qė gatishmėria ishte e lartė. Por edhe parada duhej zhvilluar pėr tė treguar se Shqipėria e ēliruar kishte njė ushtri tė mirorganizuar dhe me armatime tė ndryshme. Por tėrheqja e grupit tė artilerisė kundėrtank patjetėr qė sillte dobėsimin e forcės luftarake nė kufi. Ndaj largimi ynė pėr nė Tiranė duhej bėrė nė fshehtėsi tė plotė, pasi grekėt nuk duhej tė merrnin vesh nė asnjė mėnyrė qė ky armatim po largohej nga venddislokimi.
    - Dhe si u organizuat?
    - Tė gjitha veprimet bėheshin natėn. Gjithēka ishte tepėr sekret. Edhe udhėtimi sėrish u bė natėn. Ditėn pushonim. I futnim makinat me topa tė ngarkuar nė vende tė sigurta larg syve tė njerėzve. Gjithashtu makinat ishin tė mbuluara me gjethe qė tė mos dalloheshin as nga aviacioni.
    - Kur mbėrritėt nė fushėn e aviacionit?
    - Nė fakt, nuk mbėrritėm. Kishim ndaluar nė Librazhd. Fare pranė vendqėndrimit tonė ishte njė garnizon ushtarak. Oficeri i rojės sė garnizonit erdhi te ne dhe kėrkoi komandantin e grupit. Kur u takuam, ai mė tha: “Komandanti i Pėrgjithshėm kėrkon tė bisedojė me ju nė telefon.” Shkuam nė vendkomandė.
    - Ēfarė ju tha Enver Hoxha?
    - Nuk u lidha dot me tė, por mė Shtabin e Pėrgjithshėm. Njė nga oficerėt madhorė mė dha porosinė e veēantė qė kishte lėnė Komandanti i Pėrgjithshėm. Ai mė tha: “Urdhri i komandantit tė Pėrgjithshėm ėshtė qė grupi i artilerisė kundėrtank tė kthehet nė venddislokim, tė zėrė pozicionet luftarake dhe tė jetė nė gatishmėri tė plotė. Hollėsitė e tjera do t’i merrni nga komandanti i Divizionit, nėnkolonel Petrit Dume.”
    - Petrit Dume ju priste nė Divizion?
    - Ato ditė nė Shkollėn e Bashkuar nė Tiranė po zhvillohej njė stėrvitje e madhe me komandantėt e tė gjithė divizioneve. Ajo quhet “stėrvitje shtabi”. Ishte i pranishėm gjithshtu edhe komandanti i Divizionit tė 8-tė, nėnkolonel Petrit Dume. Por duket se edhe ai e kishte lėnė pėrgjysmė stėrvitjen, pasi u paraqit shumė shpejt nė komandėn e Divizionit nė Korēė. Kur u takuam, Petrit Dume mė tha posaēėrisht: “Kemi udhėzim nga Komandanti i Pėrgjithshėm qė tė mos bėhemi nė asnjė rast sebep provokimi, pasi grekėt aq duan. Kėshtu dhe ē’nuk thonė pėr ne.”
    - Ishit nė gatishmėri deri ditėn e sulmit?
    - Gjatė gjithė muajit korrik ne bėmė stėrvitje. Pėrdornim njė poligon tė improvizuar nė Progėr. Bėnim qitje reale, ku njė makinė nė njė distancė tė konsiderueshme tėrhiqte njė tank gjithashtu tė improvizuar. Pėr tė mos lėnė vendin e dislokimit jashtė gatishmėrie, qitjen stėrvitore e bėnim me bateri, njė herė njėra dhe njė herė tjetra.
    - Ku mendohej se do tė sulmonin trupat greke?
    - Dihej se grekėt kishin afruar trupa tė shumta nė kufirin me Shqipėrinė. Ata donin qė me njė gur tė vrisnin dy zogj. Kėrkonin tė rrethonin forcat partizane greke duke u marrė krahėt nėpėrmjet teritorit shqiptar, si dhe donin tė vėrtetonin se si Shqipėria ndihmonte komunistėt grekė. Ndėrsa vendi ku mendohej mė i mundshėm pėr kalimin e tankeve tė ushtrisė greke, ishte midis malit tė Moraves dhe atij Ivan. Pėrveē pozicioneve tė para nė vijėn e kufirit, ne kishim pėrforcuar pozicionet e dyta, qė ishin nė Cangonj.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    SULMI: Grekėt marrin karakollin shqiptar

    Duke kujtuar sulmin e ushtrisė greke nė kufirin shqiptar, kolonel Xhafer Raēa rrėfen: “Mė 2 gusht 1949 trupat greke sulmuan nė Vidohohė, duke marrė nėn kontroll pikėn e kufirit. Nė luftimet e para u vranė mė shumė se 30 nga forcat e ushtrisė shqiptare. Nė orėn 02:00 tė natės sė datės 4 korrik, mė thėrret nė ēadrėn e shtabit, qė ishte montuar nė terren, nėnkolonel Petrit Dume, qė po kėshillohej me Riza Kodhelin (i cili, dhe pse nė pension, ishte paraqitur me uniformėn e kolonelit) dhe mė thotė: «Nesėr fillojmė mėsymjen, prandaj dua pėrgartitjen e artilerisė.» Mė tregoi ojektivat qė duheshin goditur, duke mė thėnė se predhat tona nuk duhej ta kalonin kufirin. «Karrakollin tonė e kanė marrė grekėt, ndaj duhet goditur, qoftė dhe duke e shkatėrruar», - vazhdoi nėnkolonel Dume. Por unė i shpjegova se sipas ligjeve tė artilerisė njė gje e tillė nuk mund tė ndodhte, pasi njė gabin me minus do tė godiste forcat tona, qė ishin shumė afėr, ndėrsa duhej llogaritur kostoja plus, qė do tė thoshte predha nė territorin grek. Tri orė mė vonė, pikėrisht mė 05:00 tė mėngjesit, dhashė urdhėr pėr qitje me artileri. Goditja e karakollit dhe e trupave greke, ngriti moralin e ushtarėve tanė, qė filluan tė thėrritnin: «Rroftė artileria!» Dashur pa dashur, predhat tona ranė nė thellėsi tė kufirit grek, edhe pse kishim urdhėr qė njė gjė e tillė tė mos ndodhte, pasi ne duhej tė ruanim vetėm integritetin tonė territorial. Luftimet vazhduan pėr 10 ditė rresht, derisa erdhi armėpushimi.” Kolonel Xhafer Raēa rrėfen se shumė nga ushtarėt grekė ranė rob nė duar tė shqiptarėve. Madje, njė pjesė e tyre u dorėzuan vetė. “Sė bashku me komisarin e grupit, i cili ishte nga Saranda dhe dinte greqisht, morėm nė pyetje njė student grek nga Athina. E pyetėm se me ēfarė motivi ishte nisur nė luftė. Por ai na u pėrgjigj se nuk kishte asnjė motiv pėrveē faktit se, nėse nuk pranonte tė rekrutohej, familja e tij do tė pėrfundonte nė ishujt e vdekjes, ndėrsa gjatė sulmit ai tregoi se nga pas kishin njerėz qė u drejtonin pistoletat dhe i detyronin tė hidheshin pėrpara.”E dimė qė ėshtė njė luftė e padrejtė, - u shpreh studenti, - por pėr kundėrshtimin mė tė vogėl kėrcėnohemi me pushkatim nga oficerėt tanė.”

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Masakra e Zervės terrorizon Ēamėrinė Masakra e Zervės terrorizon Ēamėrinė
    Kėrkesa e Ēamėriasė pėr zbatimin e Kushtetutės greke dhe dėmshpėrblimin pėr tė gjitha dėmet


    Historikisht, Epiri ėshtė njohur si njė trevė thjesht shqiptare, ose mė saktė si Shqipėria e Jugut. Kėtė pozicion ka pasur kjo trevė edhe gjatė periudhės sė Ali Pashė Tepelenės. Si edhe Ēamėrisė, Epirit e keqja i erdhi fill pas krijimit tė shtetit tė pavarur grek (1821-1831). Ēamėria nė vitin 1944-1945 pėsoi gjenocid tipik millosheviēian, Epiri pėsoi njė gjenocid mė tė moderuar. Pėr tė mbėshtetur kėtė do tė mjaftonte tė pėrmendnim pėrzėnien e 35 mijė shqiptarėve epirotė (1923-1926) prej rrethinave tė Kosturit dhe tė Follorinės. Kjo popullsi edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė jetojė nė Turqi dhe nė Shqipėri. Natyrisht, Ēamėria ėshtė njė ndėr trevat mė luftarake tė Shqipėrisė sė Jugut. Nė aspektin gjeografik bėn pjesė nė bregdetin jugperėndimor tė Epirit tė famshėm. Siē ėshtė e njohur nga tregimet e dijetarėve tė vjetėr helenė (Heredoti, Tuqiditi, Straboni etj.), Epiri ishte njė trevė qė, sipas tyre, banohej nga fiset barbare tė Thesprotėve (ēamėve tė sotėm), Kaonėve (lebėrit, himariotėt, gjirokastritėt) si dhe Mollosėve, tė cilėt banonin nė zonėn e Pėrmetit, Kolonjės, pas Malit tė Gramozit, Konicės, Janinės deri nė qytetin skajor tė Artės sė sotme. Gjithashtu, nė Epir jetonin edhe disa fise tė tjera mė tė vogla dhe tė parėndėsishme. Siē mėsohet prej tyre, pastaj edhe prej dijetarėve tė tjerė romakė, bizantinė, venedikas, osmanė etj., kėto fise nuk kanė pasur si gjuhė tė tyre greqishten e vjetėr, por njė gjuhė tjetėr, e cila nuk kuptohej prej helenėve. Kjo gjuhė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse gjuha iliro-epirote, ose mė saktė shqipja e sotme. Pėr tė vėrtetuar kėtė, tipike ėshtė thesprotishtja e vjetėr (ēamėrishtja), qė edhe sot e kėsaj dite flitet jo vetėm nga ēamėt myslimanė, qė u pėrzunė me gjenocid nga famėkeqi Napolon Zerva, i cili mbėshtetej dhe financohej prej Athinės, por edhe prej ēamėve tė krishterė (ortodoksė), qė sot mbizotėrojnė nė mbi 70 pėr qind mbarė Ēamėrinė. Megjithatė, jo vetėm trojet dhe shtėpitė, por dhe varret e tė parėve janė ajo ēka kėrkon prej 60 vitesh popullsia ēame. Janė shtetas grekė dhe si tė tillė kėrkojnė atė ēfarė garanton Kushtetuta e kėtij vendi demokratik: tė drejtat e tyre baras me pjesėn tjetėr tė popullsisė. Por ėshtė pikėrisht njė hendek i ngritur nga vetė qeveritė greke ai qė ka privuar dhe vazhdon tė privojė popullsinė shqiptare tė ēamėve. Ndėrsa zėri i sė drejtės sė tyre tashmė ėshtė pėrballur nė dyert e Evropės. Pas vite pėrpjekjesh tė pashpresa populli ēam vazhdon tė insistojė pėr tė fituar tė drejtat e tij pėrtej kufijve shqiptarė; aty ku mbrohen tė drejtat e njeriut, nė Gjykatėn e Strasburgut. Pikėrisht kėtu ėshtė dorėzuar njė dosje, brenda sė cilės ka fakte e dokumente autentike, tė cilat hedhin dritė pėr tė shkuarėn e zezė tė Ēamėrisė dhe pėr realitetin po aq mohues tė ēamėve tė sotėm. Kėrkesat e ēamėve ndaj institucionit tė njohur tė sė drejtės nė Kontinentin Evropian (Gjykatės sė Strasburgut) janė tė qarta dhe nė pėrputhje me tė drejtat e garantuara nga konventat ndėrkombėtare. Ēamėt nuk kėrkojnė ndryshim kufijsh, por rikthim nė trojet e tė parėve, marrjen e shtetėsisė greke, dėmshpėrblim pėr tė gjitha dėmet qė shteti grek u ka shkaktuar atyre, e qė arrin shifrėn e 2 miliardė e 800 milionė dollarėve. Pėr pėrpilimin e kėsaj dosjeje ėshtė gėrmuar nė Arkivat e Shtetit Shqiptar (dokumente origjinale pėr ēamėt ka edhe Arkivi Grek i Gumenicės dhe Arkivi Turk). Ėshtė siguruar dokumentacioni pėr 25 mijė familje ēame. Tashmė nuk pėrbėn sekret se ēfarė pėrmban dosja “Ēame”. Ajo ėshtė e kompletuar me tė gjitha dokumentet (origjinale) e pronėsisė sė ēamėve, me deklarata personale pėr ata qė kanė humbur dokumentet. Nė dispozicion tė dosjes “Ēame” janė vėnė dhe pasaporta tė vjetra qė ata nuk i kanė dorėzuar deri dhe fatura para vitit 1945. Ēamėt pėr plotėsimin e kėsaj dosjeje kanė hapur dhe sėndukėt e vjetėr, ku kanė nxjerrė letėrkėmbimet me tė surgjynosurit e tyre nė burgjet e ishujve tė Egjeut. Pėrkrah kėtyre dokumenteve, ēamėt kanė renditur kėrkesat e tyre. Brenda logjikės sė kohės dhe ngjarjeve ēamėt kėrkojnė rikthim nė shtėpitė e tyre nė Ēamėri. Fitimin e nėnshtetėsisė greke, si dhe dėmshpėrblim pėr tė gjitha dėmet qė u ka shkaktuar shteti grek, pėrfshi dhe atė njerėzor. 4900 ēamė janė vrarė, therur e djegur barbarisht nga mercenarėt grekė tė kryesuar nga gjenerali Napolon Zerva. Koka tė prera, shtėpi tė shkrumbuara, fėmijė tė masakruar, vajza tė pėrdhunuara, qindra tė vdekur urie pėrrenjve e skėrkave gjatė rrugės sė kthimit pėr nė Shqipėri... Kėtė pamje ofroi historia e messhekullit tė shkuar.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Barat,
    shume mire bere qe i solle keto materiale.Te falenderohem sidomos per ato qe shtjellojne ngjarjet rreth drames Came dhe ngjarjet e vitit 1949!
    Per cenimin e kufirit shqiptar nga greket ne ato vite,kisha degjuar por shume pak.
    Per ngjarjet tjera te viteve te fundit kam lexuar,por ndonje detaj e paskam harruar.

    Nese ndonjerin e pengon sjellja ketu e ketyre fakteve te hidhura te historise se popullit tone me fqiun grek,ai le ta di: nje njeri qe nuk e di historine e mardhenjeve te shtetit te vet me fqinjet dhe nuk e di se si ia duan fqinjet popullit te tij, nuk mund te jet tjeter veqse i verber.
    Ne popullin tone ka ende si keta te fundit .

    Edhe nje here, faleminderit Barat!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 13-03-2007 mė 16:45

  7. #17
    Kjo teme shume mire mund te konsultohet sebashku me nje tjeter teme qe do e gjeni ketu: Marrdheniet Greko-Shqiptare

    Temat plotesojne njera tjetren dhe informacioni eshte i bollshem. Barat te falenderoj edhe njehere per temen e hapur dhe materialin qe ke sjelle.

  8. #18
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    Historia perseritet.....mos harroni

    Hrushovi e Venizelos flasin pėr Vorio-Epirin, nė dėm tė Shqipėrisė


    Qėndrimi arrogant i specialistėve sovjetikė, ndėrhyrja e tyre nė punėt tona tė brendshme, ndihmat e pakta qė na jepeshin, pastaj bisedimet e Hrushovit me Titon, llogaritjet e tij me grekėt… Hrushovi bisedonte me Venizelosin pėr ēėshtje tė Shqipėrisė, pėr tė ashtuquajturin Vorio-Epir, pa pyetur fare.

    Ore, Venizelosi, kryeminister i Greqise gjate Lufterave ballkanike dhe gjate mesluftes, ka vdekur ne vitin 1936, ndersa Hrushovi mori frenat e BS ne vitin 1953, pas vdekjes se Stalinit. Si bisedonin keta per Vorio-Epirin, me medium?
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ore, Venizelosi, kryeminister i Greqise gjate Lufterave ballkanike dhe gjate mesluftes, ka vdekur ne vitin 1936, ndersa Hrushovi mori frenat e BS ne vitin 1953, pas vdekjes se Stalinit. Si dreqin bisedonin keta per Vorio-Epirin, me medium?
    Nuk behet fjale per kryeministrin grek Eleftherios Venizelos....sa Venizelo e Karamanlinj ka Greqia or mik....nuk mbarojne. Jane varg njeri me patriot se tjetri.
    Mos ki merak Damian se jane materiale te botuar edhe me pare nuk jane perkthime. Megjithate per ta bere te beueshem materialin po te jap nje pjesez ne anglisht dhe nje link ku mund te lexosh nje raport ne lidhje me Venizelon e gjalle jo babane e tij udherrefyes shpirteror Eleftherios Venizelos.

    The commentator attributed this course of events to the
    capitulationist policy of the Khrushchev group for closer relations with
    American "imperialism," and traced the line back to Adenauer's 1958
    visit to Moscow. The broadcast also noted that "the hopes of the
    West German revanchists were after all not entirely unfounded for
    they have a host of precedents which show the true face of Khrushchev."
    It then named the Hungarian revolution, Khrushchev's promises to
    Venizelos (in an interview given the Greek left-wing political leader
    in Moscow) "on the so-called autonomy of Southern Albania,
    " the
    withdrawal of rockets from Cuba, the moral and material support of Indian
    "aggression" against China, and the latest events in Laos and the
    Tonkin Gulf.


    U qartesove tani shoku?

    link:

    MUNICH, 14 September 1964 (Communist Area Analysis Department:
    Albania-lz)

    http://www.kampanyarchivum.hu/files/...3/2-2-110.html
    http://www.kampanyarchivum.hu/files/300/8/3/2-2-110.pdf

  10. #20
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    U qartesove tani shoku?
    Jo shoku, i ngaterruar ngela prape! E mendova se mund te behej fjale per te birin, Sofokliun, por ky Sofoja ka qene Minister i Jashtem dhe Kryeminister ne periudhen 1951-1954, dhe me vone Minister i Jashtem per 3 muaj nga Nentori i 1963-Shkurt 1964, cka nuk perkojne me periudhen e acarimit te marredhenieve Shqipei-Greqi.

    Nejse, mbase jam edhe gabim, varja...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

Faqja 2 prej 65 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •