Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Iluzionisti Nadir: Do te zhduk koloseun e Romes

    Nga Roma: Zenepe Luka

    Magjistari shqiptar, Nadir Murra na ftoi nė studion e tij, nė shtėpinė ku jeton nė Romė, nė njė prej zonave mė tė pasura tė qytetit. I sapokthyer nga njė spektakėl i madh nė Kosovė, na tha se kishte marrė pėrsipėr qė tė ndikonte pėr dhėnien e pavarėsisė sė Kosovės. Madje, ai thotė se nė njė nga ditėt e ardhshme mund tė zhdukė gjatė njė spektakli Koloseun e Romės. Gjatė kohės qė zhvillonim kėtė bisedė, rastėsisht paraqitet nė telefonon magjistari i madh italian, Silvan, i cili thotė me bindje se Nadir ėshtė magjistari me njė tė ardhme tė madhe. Ai thotė se kėrkon tė bashkėpunojė me artistin shqiptar nė njė film tė tij dhe se Nadir, me talentin dhe punėn e tij, me vlerėsimet qė i janė bėrė, vlerėsohet qė nė kėtė moshė si njė nga magjistarėt e famshėm. Vetė Nadir, pėr sukseset dhe planet e tij pėr tė ardhmen, rrėfehet pa fshehur asgjė.

    Cili ėshtė suksesi qė keni arritur nė kėtė gjysmė viti?

    Sukses i vėrtetė dhe shumė u rėndėsishėm ėshtė Festivali i Cirkut nė botė, qė u zhvillua nė njė teatėr shumė tė madh kėtu nė Romė. Nė tė morėn pjesė artistė nga e gjithė bota dhe unė shqiptari, mora kupėn si magjistarit mė i mirė i vitit nė botė.

    Me ēfarė u pėrfaqėsuat nė kėtė festival?

    Ekzekutova 4 numra tė mėdhenj. Kalimi i asistentes sime nė trupin tim, nga prapa pėrpara, zhdukja ime nė skenė (me 28 shtiza qė u futėn tė trupin tim, unė i shpėtova rrezikut dhe u zhduka nė ajėr). Po ashtu, ishte zhdukja e njė njeriu nė ajėr dhe njė numėr tjetėr po kaq i rėndėsishėm. Janė numra tė realizuar dhe shfaqur nė skena tė ndryshme nė botė, ku kam arritur sukses dhe gjykova se pikėrisht kėto numra do tė mė jepnin suksesin.

    Kush jua dorėzoi ēmimin?

    Ishte personaliteti mė i lartė qė mori pjesė nė kėtė festival, zv.ministri i Kulturės sė Romės. Ndjehem i prekur dhe ende nuk mė janė larguar emocionet, kur dikush thirri nga salla nė momentin kur mora ēmimin: "Bravo Nadir shqiptari". Ky ėshtė ēasti qė mė entuziazmon mė shumė se sa vlerėsimi qė marr.

    Keni dhėnė shfaqje nė shtete tė tjera pėr kėtė periudhė?

    Ka qenė periudhė intensive nė realizimin e disa filmave televizivė, qė ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e karrierės sime artistike. Mund t'iu pėrmend disa filma, qė tashmė janė shfaqur nė ekranet televizive dhe janė pritur mjaft mirė. Prej disa javėve vazhdon shfaqja e njė prej filmave. Njė nga seritė shfaqet tė premten.

    Roli juaj?

    Ėshtė njė rol kryesor. Ėshtė njė slloven, miku i afėrt i protagonistit tė filmit. Ndjehem mirė pėr vlerėsimin, pasi ėshtė roli i njė protaganisti kyē nė film. Mė pas u xhirua filmi "Il Kapitano", ku jam protaganist nė dy seri tė kėtij filmi. Edhe kėtu jam njė protaganist. Nė tė vėrtetė, antagonist, sepse interpretoj njė rol negativ.

    Preferoni role negative?

    Atė qė kėrkon regjisori, dhe unė nuk ua kthej fjalėn. E gjykojnė ata, ku unė mund tė jap atė qė kėrkohet. Mendoj se ndikon edhe paraqitja e jashtme e imja, qė vihet nė funksion tė rolit. Sigurisht, ēdo artist ndjen kėnaqėsi kur regjisori thotė, se "mė nė fund gjeta njė aktor tė vėrtetė". Kėshtu u shpreh regjisori Vitore Sidone. Sigurisht qė nuk ėshtė nė natyrėn time qė tė shprehem kėshtu, aq mė tepėr publikisht, por ishte thėnia e tij dhe qė e vulosi suksesi i filmit. Dihet qė aktori i madh, Robert De Niro, aktor amerikan me origjinė italiane, ka arritur suksesin pikėrisht nga role tė kėsaj natyre. Sikurse shprehet regjisori im, ndoshta rruga ime nė kinematografi do ta ketė suksesin pikėrisht nė role negative. Interesant mė duket edhe filmi "La Skuadra", njė film serial qė jepet tek "RAI Tre", ku kam xhiruar me dy antagonistė nė dy seri.

    Cili regjisor ėshtė i dashuruar pas Nadir?

    Nuk di tė veēoj, por shoh njė dėshirė tė shumė regjisorėve pėr tė mė afruar nė filmat e tyre. Mund tė pėrmend Barbara Giordano, njė nga regjisoret e kohės, shumė e sukseshme, qė ka fituar edhe ēmime kohėt e fundit. Ajo mė ftoi tė bėja njė provė pėrpara kamerave pėr filmin e saj tė ardhshėm. Nė tė vėrtetė, kėrkonte njė aktor mė tė moshuar, por u bind dhe mė kėrkoi qė tė jem protaganist nė filmin e saj, qė do tė ketė katėr seri.

    Mos ndoshta filmi po ju shmang nga magjia e skenės?

    Jo, absolutisht, jo. Por nga ana tjetėr, mė pėlqen aktrimi. Gjykoj se plotėsojnė njėra-tjetrėn skena dhe filmi, duke dhėnė figurėn e plotė tė artistit.

    Para pak ditėsh ishit nė Kosovė. Si u ndje atje Nadir?

    Shkoja pėr herė tė parė, jam i vonuar pėr tė dhėnė spektaklet e mia nė Kosovė. Ishte njė sukses shumė i madh, qė nuk e prisja dhe mė dha njė emocion me njė forcė magjike. Isha i ftuar nga njė mik, Sadik Ballabani, gazetar tek Radio Kosova. Ai mė ka bėrė disa intervista dhe mė dėrgoi nė njė program televiziv tė ngjashėm me "Portokallinė". Arrita qė nė kėtė program tė jap edhe numra qė nuk i kisha planifikuar. Pjesa e fundit qė bėra, ėshtė fjala pėr njė hipnozė, la mbresa tė mėdha dhe sikurse e shihni, nė kompjuterin tim kanė ardhur qindra mesazhe nga kosovarė me banim nė Zvicėr, Gjermani etj, qė mė ftojnė pėr tė dhėnė spektakle atje.

    Ēfarė tjetėr ju emocionoi gjatė shfaqjes sė kėtij spektakli ?

    Sikurse ju thashė nė bisedėn paraprake, ishte shumė emocionuese kur njė kosovar qė ndiqte spektaklin, u ngrit dhe foli me zė tė lartė: "Nadir, magjistar shqiptar, ndiko me magjinė tėnde qė Kosova tė fitojė pavarėsinė". Mu mbushėn sytė me lot dhe do tė punoj me mish dhe shpirt, me tė gjitha mėnyrat, pėr tė fituar thjesht tė drejtėn qė i takon Kosovės, pavarėsinė.

    Dėgjuam qė Nadir ka ndalur makinėn e Bushit, kur po kalonte nė rrugėn e Romės?

    Ėshtė e vėrtetė qė unė rastisa nė momentin kur me tė vėrtetė ngeci makina e Presidentit Bush dhe u krijua pėshtjellim i madh. Tani, jam apo nuk jam unė ai qė e bėra kėtė, pak rėndėsi ka.

    Po pėrgatisni njė tekst pėr ta futur nė universitetet shqiptare?

    Kam dy vjet dhe besoj se ia arrita qėllimit pėr tė futur nė botim librin "Bodi Lenguige" (thėnė shqip gjuha shprehėse e trupit), qė shpresoj do tė futet si lėndė mėsimore nė universitetet tona nė Shqipėri dhe Kosovė.

    Kur do tė rikthehesh nė Shqipėri magjistari Nadir?

    Sė afėrmi. Dua t'iu them se kėto ditė jam i preokupuar pėr tė shfaqur njė numėr gjigand, qė do ta mėsoni nga televizionet italiane. Do tė zhduk Koloseun e Romės. Mė pas do tė pregatitem pėr spektaklin qė do tė jap nė qytetin tim tė lindjes, nė Vlorė dhe nė Tiranė.

    Si guxoni tė zhdukni Koloseun, njė vepėr gjigande kulturore e Italisė. Mos ndoshta ju duhet tė riskoni?

    Nuk kam menduar pėr pasojat, por pėr numrin tim tė madh, qė e kam pasur ėndėrr dhe qė erdhi ēasti ta realizoj. Pėrpara kėtij fakti, jam gati tė pranoj ēdo pasojė, pse jo edhe tė mė arrestojnė.

    A ėshtė pėr Nadir njė qėllim nė vetvete fama?

    Unė, Nadir shqiptari, jam nga njė fshat i Vlorės, qė quhet Llakatund. Kujtoj qė kur isha i vogėl, pėr tė ndjekur Rai Uno-n, arrita qė pas shumė provash, por edhe studimesh, mbėshtetur edhe nga daja im nė Vlorė, qė merrej me elektronikėn, arrita tė ndėrtoj antenėn, njė vibrator, me tė cilėn munda tė sjell nė fshat valėt e Rai-t. Kjo ishte njė ēudi edhe pėr fshatarėt, tė cilėt bėheshin kuriozė, por edhe ruheshin. Nuk ma merrte mėndja kurrė qė njė ditė do tė bėhesha protaganist i kėtij ekrani, qoftė me filma, apo edhe si iluzionist. Nuk e quaj mburrje, por njė rrjedhojė e punės, sigurisht e talentin dhe fantazisė nė radhė tė parė, por qė nuk mbaron kėtu. Unė jam me nėnshtetėsi italiane, por sikurse e dini, gjatė gjithė karrierės sime, kur dal nė skenė, them: "Magjistari Nadir shqiptari". E bėj kėtė pėr faktin se jam nacionalist, e dua tokėn time dhe nė njė farė mėnyre, kėshtu pėrcjell emrin e vendit tim nėpėr skenat e botės.
    Pra, gjykoj se kam vėnė nė jetė njė parim timin tė hershėm, se fama ėshtė nė shėrbim tė vendit tim dhe ju takon tė gjithė shqiptarėve.

    http://www.balkanweb.com
    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Iluzionisti Nadir: Do te zhduk koloseun e Romes
    ...sic ''zhduku'' pesembedhjeteshin!

    Ngriti ne kembe gjithe Tiranen se gjoja do hidhej nga 15 katshi dhe ne fund hodhi nje kukull dhe u fsheh nen fundin e ndonjeres.

  4. #4
    VRas mendjen se me cfare do ta mbuloj gjith ate perpara se ta zhduke.
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    I shkreti...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga Fenomeni
    ...sic ''zhduku'' pesembedhjeteshin!

    Ngriti ne kembe gjithe Tiranen se gjoja do hidhej nga 15 katshi dhe ne fund hodhi nje kukull dhe u fsheh nen fundin e ndonjeres.
    do ma tregoni me gjeresisht kete punen e pesembedhjetshit se nuk e di
    dhe jam shume kurioz

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Citim Postuar mė parė nga goldian
    do ma tregoni me gjeresisht kete punen e pesembedhjetshit se nuk e di
    dhe jam shume kurioz
    Ky shkrim eshte botuar ne gazeten PANORAMA, te nesermen e MOS-hedhjes!

    “Aventura e hedhjes nga 15-katėshi"

    Tė gjitha detajet e tri orėve spektakėl, ankthi dhe pritja e publikut

    Anila Mema

    Qė nga viti 1976, kur ėshtė ndėrtuar 15-katėshi, nuk ka mbajtur mbi supe njė performancė tė tillė. Iluzionisti shqiptar, Nadir Murra, pėr tri orė me radhė ka mbledhur mbrėmė nė sheshin "Skėnderbej" dhjetėra mijėra vetė, aty, ku as i ftohti nuk mund t'i largonte, deri nė momentet e fundit, tė hedhjes sė tij nga 15-katėshi.

    Si rrallė ndonjė herė, mijėra vetė tė pushtuar nga kurioziteti, ndodheshin aty nė shesh, qė prej orės 18:00. Bėnte mjaft ftohtė, por askush, edhe pse ankohej pėr motin, nuk bėri ēap tė largohej, edhe pse po kalonin mė se tri orė spektakėl. Madje, edhe politikanėt, tė cilėt po festonin nė ambientet e hotel "Tirana Intenational", do ta kishin zili njė gjė tė tillė.

    Ēfarė ndodhi
    Tri orė spektakėl. Muzikė, humor, iluzion, ēudi, ishin kėto qė iu servirėn publikut shqiptar mbrėmjen e djeshme. Ndėrkohė qė shpėrthimi i vajzave sho#-girl tė "Rai uno"-s, "Belle ma Belle", ka tėrhequr vėmendjen e publikut kureshtar, i cili priste me padurim momentin e fundit, finalen, hedhjen nga pesėmbėdhejtėkatėshi tė Nadir Murrės. Policia, si pėrherė, e pozicionuar mirė, vetėm e vetėm qė spektakli tė shkonte mirė. Ndėrkohė qė iluzionet e Murrės bėnin tė lindin mjaft pikėpyetje.

    Gjithēka do tė niste me njė shfaqje baleti tė interpretuar nga balerinėt e Akademisė sė Dancit, nėn koreografinė e Arian Sukniqit. Mė tej u shfaq njė helikopter nė tė cilin shkruhej me gėrma tė mėdha Nadir. U ul diku, nė sheshin "Skėnderbej" pas disa minutash fluturimi mbi qytet. Nė tė ndodhej iluzionisti shqiptar, Nadir Murra, i shoqėruar nga policė, tė cilėt mundoheshin t'i hapnin rrugėn e bllokuar nga njerėzit, pėr ta ngjitur nė skenė.

    Pas hedhjes
    U hodh apo s'u hodh?! Si u hodh, ku u hodh, ku shkoi… Kėto ishin pikėpyetjet e vetme pas tri orėve spektakėl mbrėmjen e djeshme nė sheshin "Skėnderbej". Iluzionisti shqiptar, Nadir Murra, ka bėrė qė shumė vetė dje tė mbeten tė befasuar nga hedhja e tij pa shumė bujė, aq mė shumė kur e panė tė ngjitej sėrish nė skenėn ku ndodhej pak momente mė parė. Pak minuta pas spektaklit tė tij, iluzionisti shqiptar Nadir Murra rrėfen pėr gazetėn "Panorama", emocionet, ankthet dhe pėrgatitjet e kėtij spektakli tė madh.

    Janė vetėm pak momente qė na ndajnė nga pėrfundimi i spektaklit tuaj tė shumėpėrfolur. Si ndiheni?
    Ndihem mirė, sigurisht. Jam i emocionuar nga gjithė ai publik qė ndodhej nė shesh, tek ndiqte spektaklin. Gjithashtu ndihem mirė, pas njė pune tė gjatė dhe tė madhe qė kemi bėrė unė dhe menaxherėt e mi pėr tė arritur aty ku duhej. Kėtu ka qenė shumė e vėshtirė pėr tė punuar, por, megjithatė, ne ia dolėm mbanė.

    Pse u zgjodh pikėrisht ana e djathtė e 15-katėshit, ku ndodhen ashensorėt e jashtėm, pėr tė realizuar hedhjen tuaj?
    Normalisht, pėr probleme teknike, asnjė gjė mė tepėr.


    Shumė vetė e vunė re hedhjen tuaj, pikėrisht nga ky fakt… (pyetje idiote - shenimi im)
    Ėshtė mė se normale qė hedhja tė bėhet vetėm njė herė dhe nuk mund tė rikthehet sėrish.

    Ē'ndiet nė momentet e para kur ju ndodheshit mbi tarracėn e pesėmbėdhjetėkatėshit?
    Kur shumė vetė janė tė intresuar pėr tė parė diēka, atėherė ndien njė lloj pėrgjegjėsie para tyre. Duke parė kėtė lloj interesimi tė publikut shqiptar, i cili ishte nė maksimum, atėherė njė moment nuk arrin ta kontrollosh veten, dhe kjo ndodh te ēdo njeri. Pėr shumė arsye unė shumė herė hezitova tė mos e bėja kėtė numėr, madje mė hipi njė frikė e madhe pėr t'u hedhur dhe kjo pėr arsye tė ndryshme.

    Nė skenė me Nadirin

    Numri i parė qė Nadir Mura do tė realizonte dje para publikut qė ndodhej nė sheshin "Skėnderbej" do tė shtangte mjaft vetė. Mjaftoi njė pėrzgjedhje e thjeshtė mes publikut nga iluzionisti dhe gjithēka niste aty. Nė skenė ngjitet njė burrė dhe bashkė me tė edhe vajza e tij. Pak minuta mė vonė, gjatė njė magjie, pranė tyre do tė shfaqej motra dhe vajza e vogėl. Pas pak ēastesh do tė shfaqej edhe djali. Tė trembur dhe tė hutuar paksa, tė dy fėmijėt u takuan me tė atin. Pas kėtij numri tė Murrės, djaloshi ndodhej i veshur vetėm me ēorape, dhe shprehej se ishte nė shtėpi nė ato momente. Shpesh e pyesje veten pas gjithė asaj, ē'ndodhi, a ishte kjo njė magji?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fenomeni : 17-07-2007 mė 20:08

  8. #8
    Iluzionisti Nadir: Do te zhduk koloseun e Romes
    amon mos e zhduk thoni Nadirit se eshte monument kulture... ec e zhduk ca politikane tanet cke me koloseun cte ka bere??

    LOl

  9. #9
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anėtarėsuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    e afascinante tutto cio. bravo
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  10. #10
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Budalleqe Me Oke.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •