Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 115 prej 115
  1. #111
    Ēlirimi i Shkupit


    Bisedimet shqiptaro-turke u zvarritėn disa ditė pėr shkak tė qėndrimit tė Ibrahim Pashės, i cili po pėrpiqej t’i ngushtonte sa mė shumė kėrkesat shqiptare. Diskutimet u zhvilluan mė shumė rreth ēėshtjeve tė tjera, qė nuk qenė parashtruar me shkrim nė 14 pikat e Hasan Prishtinės. Ibrahim Pasha e kaloi nė heshtje edhe ēėshtjen e caktimit tė njė komisioni tė veēantė, qė do tė kontrollonte zbatimin e kėrkesave tė shqiptarėve, sepse qeveria e re nuk kishte ndėrmend tė zbatonte lėshimet qė do tė ishte e detyruar t’u bėnte atyre. Pėrveē kėsaj, mendohej se ngritja e kėtij komisioni do tė kuptohej si njohje e autonomisė sė katėr vilajeteve, gjė qė do tė ēonte, sipas pėrfaqėsuesve tė Stambollit, nė cenimin e tėrėsisė territoriale tė Perandorisė.

    Meqenėse kryengritėsit, edhe pas mbarimit tė afatit tė caktuar nuk morėn asnjė pėrgjigje pėr kėrkesat e paraqitura nė 14 pikat e Hasan Prishtinės, u vendos tė marshohej drejt Shkupit. Mė 11 gusht hyri atje grupi i parė i kryengritėsve, i pėrbėrė nga 200 veta me Zefin e Vogėl dhe me Bajram Daklanin nė krye. Bajram Daklani, sipas gazetės “Shkupi”, shpalosi nė qytet flamurin kombėtar shqiptar. Mė 13 gusht hynė forcat e komanduara nga Isa Boletini. Forcat kryesore tė kryengritjes, rreth 6 000 veta, hynė nė Shkupin e ēliruar mė 15 gusht, tė udhėhequra nga Bajram Curri. Ushtarėt osmanė nuk bėnė asnjė qėndresė. Numri i kryengritėsve nė Shkup arriti nė mė shumė se 30 000 veta. Prej tyre afėr gjysma qenė tė armatosur vetėm me ndonjė kobure ose shpatė. Tė paarmatosurit u pajisėn me armė pasi u shpėrthye depoja e ushtrisė. Bajram Curri, sapo hyri nė Shkup, hapi burgun dhe liroi 960 tė burgosurit e pranguar aty.
    Nga Shkupi grupe kryengritėsish marshuan drejt Tetovės, Kumanovės e Preshevės dhe i ēliruan edhe kėto qytete, duke liruar gjithashtu tė burgosurit. Njė grup kryengritėsish u drejtua pėr nė Velesh.

    Megjithėse kryengritėsit nuk arritėn tė ngrinin administratėn e tyre dhe megjithėse atyre u mungonin veshjet dhe ushqimet, falė masave tė rrepta tė parapara nga udhėheqėsit e shqiptarėve kundėr shkelėsve tė rendit publik nuk pati raste vjedhjeje, vrasjeje, abuzimesh ose shpėrdorimesh.
    Lajmi i ēlirimit tė Shkupit i dha njė hov tė ri kryengritjes edhe nė viset e tjera tė Shqipėrisė. Shqiptarėt e mbledhur nė Milot vendosėn tė sulmonin Durrėsin, por kjo nuk u arrit tė bėhej pėr shkak tė mosmarrėveshjeve ndėrmjet krerėve tė tyre. Nga kjo gjendje pėrfituan autoritetet turke, tė cilat sulmuan mė 14 gusht forcat kryengritėse nė afėrsi tė Durrėsit dhe i detyruan tė tėrhiqeshin nė Shijak. Kėtu u zhvillua njė pėrpjekje e ashpėr, ku mbetėn tė vrarė 13 kryengritės. Pas kėsaj forcat kryengritėse u tėrhoqėn nė zonėn e Milotit.

    Nga mesi i muajit gusht edhe Komiteti i Korēės lėshoi njė thirrje; nė tė ai nxirrte nė pah rreziqet para tė cilave ndodhej atdheu, ftonte tė gjithė shqiptarėt tė bashkoheshin me forcat kryengritėse qė ndodheshin nė male, tė ndihmoheshin vėllezėrit gegė dhe tė luftohej pėr tė fituar autonominė. Me vendim tė komitetit, u vra komandanti i xhandarmėrisė Rexhep Palla, i njohur pėr qėndrimin e tij tė egėr ndaj shqiptarėve.

    Mė 14 gusht kryengritėsit hynė nė qytetin e Fierit, ndėrsa mė 15 gusht ēeta e Pėrmetit (e komanduar nga Mehmet Pavari) dhe ēeta e Spiro Bellkamenit hynė nė kėtė qytet. Forcat osmane si dhe nė raste tė tjera nuk bėnė qėndresė. Nė Gjirokastėr, nė Leskovik, nė Prevezė e nė Filat u organizuan mitingje, nė tė cilat u shpall “Bashkimi i toskėve me kėrkesat e njohura kombėtare”. Kėto deklarata iu bėnė tė njohura vezirit tė madh dhe kryetarit tė senatit.

    Qeveria e re osmane kishte ende nė Shqipėri forca tė mėdha, tė cilat mund t’i pėrdorte kundėr shqiptarėve. Ajo urdhėroi komandantin e Korparmatės V, gjeneralin Kara Said pashėn, tė pėrgatiste trupat pėr tė marshuar mbi Shkup. Mareshali Ibrahim Pasha u emėrua gjithashtu komandant i trupave ushtarake nė Kosovė. Megjithatė, qeveria ishte e interesuar tė merrej vesh me kryengritėsit nė Shqipėri. Ky qėndrim diktohej ngaqė vazhdonte lufta me Italinė, nga shfaqja nė horizont e njė rreziku tė ri qė vinte nga aleatėt ballkanikė dhe nga kujdesi qė tė mos u jepej shkas Fuqive tė Mėdha tė ndėrhynin nė punėt e brendshme tė Perandorisė.


    Qėndrimi i shteteve ballkanike dhe i Fuqive tė Mėdha ndaj kėrkesave tė shqiptarėve



    Pėrfundimi i kryengritjes dhe bisedimet e shqiptarėve me komisionin qeveritar shkaktuan shqetėsime tė mėdha te qeveritė ballkanike. Ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbisė deklaroi ato ditė se, me pranimin e kėrkesave tė kryengritėsve shqiptarė nga qeveria osmane, rrezikoheshin synimet e Beogradit nė Ballkanin Perėndimor. Edhe Athina, duke pretenduar se zhvillimet e reja politike nė Shqipėri rrezikonin interesat e Greqisė, tė Malit tė Zi, tė Serbisė e tė Bullgarisė, propozoi tė “fillohej njė aksion i pėrbashkėt pėr t’i thyer shqiptarėt”.
    Beogradi paralajmėroi qeverinė turke qė, nė rast se do tė plotėsoheshin kėrkesat shqiptare, nuk do tė mund tė shmangeshin tronditjet e reja, qė do tė ishin shumė tė rrezikshme, nė radhė tė parė pėr Turqinė.

    Beogradi e Sofja kėrkuan me kėmbėngulje nga Rusia dhe nga Anglia qė tė ndėrhynin nė mėnyrė energjike kundėr njohjes sė autonomisė sė shqiptarėve.
    Edhe Fuqitė e Mėdha i bėnė tė ditur qeverisė turke qė, nė rast se shqiptarėve do t’u jepeshin zyrtarisht koncesionet qė kėrkonin, kjo jo vetėm do tė sillte acarimin e marrėdhėnieve me ta, por Stambolli do tė pėrballej dhe me shtetet ballkanike, tė cilat, duke pasur pėrkrahjen e Rusisė, po pėrgatisnin luftėn e armatosur kundėr Perandorisė Osmane. Ambasadori rus Girs i bėri tė ditur Stambollit, se qeveria e tij do t’i kundėrvihej ēdo kombinimi politik qė synonte krijimin e vilajetit tė ri shqiptar. Ai theksoi gjithashtu se ēdo lloj reforme qė do tė zbatohej nga qeveria osmane nė Ballkan, domethėnė ēdo lėshim ndaj shqiptarėve, do tė shtrihej edhe nė viset e banuara nga tė krishterėt dhe nga popujt e tjerė joturq.
    Ambasadori francez nė Stamboll i tėrhoqi vėrejtjen ministrit tė Jashtėm tė Turqisė pėr pasojat e rėnda qė do tė sillte caktimi i kufijve tė Shqipėrisė. Nė kėtė rast, theksonte ai, Serbia e Bullgaria do tė kundėrshtonin nė mėnyrėn mė energjike qė brenda vilajetit tė ri shqiptar tė pėrfshihej qoftė edhe pjesa mė e vogėl e viseve tė banuara nga serbė e bullgarė.

    Qėndrimi i Vjenės ishte i ndryshėm nga ai i Fuqive tė tjera tė Mėdha. Ajo i quajti tė arsyeshme 14 kėrkesat e shqiptarėve, ndėrsa konti Berhtold u pėrpoq qė ato tė pėrkraheshin edhe nga Fuqitė e Mėdha. Por Vjena nuk kuptonte me kėto njohjen e autonomisė sė Shqipėrisė. Mė 13 gusht kur kryengritėsit shqiptarė kishin hyrė nė Shkup, ministri i Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė u propozoi Fuqive tė Mėdha qė tė ndėrmerrnin njė hap kolektiv nė Stamboll pėr tė kėrkuar zbatimin e politikės sė decentralizimit, e cila t’i pėrshtatej gjendjes etnike reale nė Turqi. Ballplaci propozoi gjithashtu qė tė kėshilloheshin qeveritė ballkanike nga Fuqitė e Mėdha pėr tė mbajtur njė qėndrim paqėsor.
    Kėto pėrēapje diplomatike tė Vjenės synonin ta detyronin Stambollin t’i pranonte kėrkesat shqiptare dhe njėherazi tė parandalonte ndėrhyrjen e shteteve ballkanike.

    Por propozimi i Vjenės i 13 gushtit nuk gjeti pėrkrahje nga partnerėt e saj evropianė. Kundėr propozimit tė Berhtoldit u shprehėn edhe qeveritė e shteteve ballkanike. Ato deklaruan se zbatimi i politikės sė decentralizimit do tė ēonte nė krijimin e Shqipėrisė autonome dhe se ato “shqetėsoheshin” nė kėtė rast pėr fatin e bashkatdhetarėve tė tyre nė Turqi.
    Nėn trysninė e Fuqive tė Mėdha dhe tė shteteve ballkanike Porta e Lartė u pėrpoq qė gjatė redaktimit tė marrėveshjes me udhėheqjen e kryengritjes shqiptare tė mos pėrmendeshin fjalėt Shqipėri dhe shqiptarė. Ndėrkaq Porta e Lartė synonte tė qetėsonte shtetet ballkanike duke u bėrė tė ditur se privilegjet qė do t’u jepeshin shqiptarėve mund tė shtriheshin edhe mbi popujt joshqiptarė tė vilajeteve tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės.
    Ministri i Jashtėm turk u deklaroi kolegėve tė vet ballkanas se Porta dėshironte tė kėnaqte njėlloj tė gjithė popujt dhe ishte kategorikisht kundėr dhėnies sė koncesioneve vetėm njė populli, duke diskriminuar tė tjerėt.

    Nė fillim tė muajit shtator Ministria e Jashtme e Turqisė udhėzonte pėrfaqėsuesit e saj diplomatikė qė t’u shmangeshin bisedave rreth propozimit tė Berhtoldit dhe tė deklaronin nė mėnyrė tė prerė se Porta e quante problemin shqiptar ēėshtje tė saj tė brendshme. Duke parė se Fuqitė e tjera tė Mėdha i kundėrshtuan propozimet e Vjenės, Stambolli deklaroi se nuk do t’i merrte ato nė shqyrtim. Nė kėtė mėnyrė dėshtoi edhe ky aksion diplomatik i Ballplacit, qė do tė ndihmonte sado pak nė hapjen e rrugės pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare.



    Marrėveshja shqiptaro-turke e 18 gushtit 1912



    Pas udhėzimeve qė mori nga Stambolli, Komisioni qeveritar rifilloi bisedimet rreth kėrkesave tė parashtruara nga kryengritėsit nė 14 pikat e Hasan Prishtinės. Mė 18 gusht qeveria turke deklaroi se i pranonte ato, pėrveē kthimit tė armėve tė luftės dhe hedhjes nė gjyq tė pjesėtarėve tė kabineteve xhonturke tė Haki dhe Said Pashės, duke theksuar se miratimi i kėtyre dy kėrkesave ishte nė kompetencėn e parlamentit.
    Udhėheqja e kryengritjes nė Kosovė deklaroi se e pranonte kėtė marrėveshje dhe shpalli ndėrprerjen e kryengritjes. Nė rrethanat e krijuara nuk mund tė bėhej fjalė pėr tė vazhduar marshimin e kryengritėsve drejt Selanikut. Pas kėsaj forcat kryengritėse lanė Shkupin. Hasan Prishtina njoftoi gjithashtu pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė sė Mesme dhe tė asaj tė Jugut qė tė ndėrprisnin veprimet e armatosura kundėr trupave qeveritare. Ai njoftonte nė kėtė rast se kėrkesat e kryengritėsve u pranuan pėr tė gjithė Shqipėrinė. Nė kėto rrethana kryengritja u ndėrpre.

    Thirrja qė Hasan Prishtina u bėri kryengritėsve pėr t’u larguar nga Shkupi dhe pėr tė shkuar nė vendet e tyre, do tė ndihmonte nė organizimin e mbrojtjes sė atdheut nga agresorėt ballkanas, tė cilėt po pėrgatiteshin tė sulmonin tokat shqiptare.

    Pasi kishte pėrfunduar marrėveshja me qeverinė turke, mbėrriti nė Shkup njė pėrfaqėsi e vilajetit tė Shkodrės, e pėrbėrė nga Abdi Toptani, Marka Gjoni, Mano bej Lezha dhe Mustafa Asim Kruja me 100 luftėtarė.

    Ndėrkohė kryengritėsit kishin filluar tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre nė Elbasan, nė Korēė e nė qytete tė tjera, tė pritur kudo si fitimtarė, me manifestime popullore dhe me kėngė patriotike. Nė fjalimet e mbajtura me kėtė rast vihej theksi nė barbarizmat e xhonturqve, nė trimėrinė e shqiptarėve, posaēėrisht tė atyre tė Kosovės, dhe pėrmendej sidomos zotėsia e udhėheqėsve si Hasan Prishtina etj. Ata qė e morėn fjalėn nė kėto mitingje paralajmėruan qeverinė se shqiptarėt ishin gati tė ngriheshin pėrsėri me armė nė dorė nė qoftė se ajo nuk do tė zbatonte marrėveshjen e arritur. Nė tė vėrtetė, nė variantin e marrėveshjes qė qeveria turke botoi zyrtarisht mė 23 gusht 1912, kėrkesat e shqiptarėve, tė miratuara edhe prej saj, ishin formuluar nė mėnyrė tė errėt e tė papėrcaktuar. Kjo tregon se Porta e Lartė nuk kishte ndėrmend t’i zbatonte ato.
    Nė kėtė redaktim qė i bėnė marrėveshjes shqiptaro-turke, autoritetet osmane i reduktuan dhe i deformuan tė 14 pikat e Hasan Prishtinės. Ato ndryshuan, nė pėrshtatje me interesat e qeverisė sė Stambollit sidomos pėrmbajtjen e pikave 2, 5, 11.

    Sipas versionit zyrtar turk tė 23 gushtit marrėveshja pėrmbante kėto masa: pėrgatitja e njė ligji tė posaēėm pėr lokalitetet, nė tė cilat sistemi gjyqėsor nuk ishte i pėrshtatshėm; kryerja e shėrbimit ushtarak vetėm nė Rumeli, pėrveē rasteve tė luftės dhe tė rrethanave tė jashtėzakonshme; kthimi i armėve tė konfiskuara mė parė; zgjedhja e nėpunėsve me pėrvojė qė tė njihnin gjuhėn e zakonet e vendit; shndėrrimi nė lice i shkollave tė mesme (idadie) nė Kosovė, nė Manastir e nė Janinė; ngritjen e shkollave tė reja, liceve dhe atyre bujqėsore, duke futur nė programin e tyre mėsimin nė gjuhėn e vendit nė ato prefektura, popullsia e tė cilave ishte mbi tridhjetė mijė frymė; mundėsia pėr t’i shtuar buxhetit tė ministrisė sė Vakėfeve kreditė e nevojshme pėr mbajtjen e medreseve dhe pėr tė krijuar medrese tė tjera nė vendet ku do tė gjykohej e nevojshme; liria pėr tė hapur shkolla private; mėsimi i gjuhės lokale nė shkollat fillore e tė mesme; zgjerimi e zhvillimi i punėve botore, i tregtisė dhe i bujqėsisė, si dhe i hekurudhave e i rrugėve; organizimi i komunave (nahijeve); mbrojtja e dokeve dhe e zakoneve myslimane; ēuarja para gjyqit tė lartė tė drejtėsisė e qeverisė sė Haki Pashės dhe e Said Pashės; falja e tė gjithė atyre qė kishin marrė pjesė nė ngjarjet e fundit; zhdėmtimi pėr shtėpitė e shkatėrruara.

    Siē shihet, nė kėtė redaktim tė marrėveshjes askund nuk pėrmendeshin emrat Shqipėri dhe shqiptarė. Pėrveē kėsaj, qeveria turke nuk jepte asnjė garanci pėr zbatimin e kėrkesave tė kryengritėsve. Edhe kėsaj here Porta e Lartė, si edhe mė parė, ndoqi njė politikė dyfytyrėshe. Ajo u dha kėtė formė pikave tė marrėveshjes me qėllim qė tė kishte mundėsi t’i interpretonte ato arbitrarisht, sipas interesave tė vet.

    Nė marrėveshjen e arritur nuk u pranua as kėrkesa qė nė letėrnjoftimet dhe nė pasaportat tė vihej, krahas cilėsimeve fetare mysliman, latin a rum, edhe cilėsimi etnik shqiptar. Pranimi i saj do tė ēonte nė njohjen e kombėsisė shqiptare.
    Pėrgjithėsisht, marrėveshja shqiptaro-turke e 18 gushtit ishte gjysmake dhe e pasigurt.

    Qeveria deklaroi gjithashtu se kėrkesat e pranuara u njiheshin vetėm vilajeteve tė Kosovės, tė Manasirit e tė Janinės. Kjo do tė thoshte qė ato nuk do tė shtriheshin nė vilajetin e katėrt shqiptar, nė atė tė Shkodrės. Edhe pse pikat e kėsaj marrėveshjeje nuk ishin tė njėjta me 12 pikat qė iu njohėn mė 1911 malėsorėve tė Mbishkodrės, Porta mendonte se kėrkesat e asaj province (tė vilajetit tė Shkodrės) qenė plotėsuar me marrėveshjen e Podgoricės.
    Edhe pse nė 14 pikat e pranuara nga qeveria osmane nuk parashihej njohja e autonomisė, shqiptarėt filluan t’u jepnin njė kuptim mė tė gjerė koncesioneve tė fituara dhe bėnė pėrpjekje pėr realizimin e vetėqeverisjes. Nė vise tė ndryshme, si nė Mitrovicė, nė Vuēiternė, nė Prizren e nė vende tė tjera, u bėnė pėrpjekje pėr vendosjen e administratės shqiptare. Popullsia dėbonte nėpunėsit turq dhe nė vend tė tyre emėronte shqiptarė. U krijuan kėshilla lokalė, tė cilėt mbanin rregullin e qetėsinė dhe pengonin keqbėrėsit tė plaēkitnin dhe tė dhunonin banorėt. Nė ta merrnin pjesė njerėzit mė me autoritet nė popull dhe tė dalluar nė luftėn kundėr regjimit xhonturk.

    Autoritetet osmane nuk qenė nė gjendje tė pengonin veprimtarinė e kėshillave qė kishin dalė nga kryengritja. Nė dokumentet konsullore tė kohės theksohej se autoriteti i qeverisė kishte rėnė, ndėrsa autoriteti i organeve tė reja tė pushtetit vendor po rritej. Edhe shtypi i huaj pranonte se kėshillat kishin vendosur rregullin e qetėsinė nė vend.
    Isa Boletini sapo u kthye nė Mitrovicė, pas pėrfundimit tė marrėveshjes shqiptaro-turke, ngriti atje kėshillin administrativ dhe nė njoftimin telegrafik, qė i bėri valiut tė Kosovės nė Shkup, i kumtoi: “Tash e tutje pėr ēdo gjė populli do tė vetėvendosė nė mėnyrė tė pavarur nga pushteti osman”.
    Por ky proces i realizimit tė vetėvendosjes u ndėrpre pėr shkak tė fillimit mė 9 tetor tė Luftės Ballkanike dhe tė dyndjes sė ushtrive serbe e malazeze nė trevat shqiptare. Lufta Ballkanike krijoi pėr Shqipėrinė njė gjendje nga mė tė rrezikshmet nė historinė e saj, ēoi nė pushtimin ushtarak tė territoreve tė vendit nga agresorėt ballkanas serbė, malazezė dhe grekė, duke i hapur kėshtu rrugėn copėtimit dhe aneksimit tė tyre.

  2. #112
    Rėndėsia e kryengritjes



    Ndryshe nga kryengritjet e mėparshme tė armatosura, ajo e vitit 1912 u shtri nė mbarė Shqipėrinė, bashkoi gjithė shqiptarėt pa dallim krahine, feje dhe pėrkatėsie shoqėrore.
    Nė rrafsh tė jashtėm kryengritja u zhvillua nė rrethana jo tė favorshme pėr shqiptarėt. Fuqitė e Mėdha vazhdonin t’i pėrmbaheshin ende politikės sė tyre tradicionale tė ruajtjes sė status quo-sė nė Perandorinė Osmane dhe nė Ballkan. Pėrveē kėsaj, ata mendonin se njohja e autonomisė sė Shqipėrisė do tė krijonte tė ēara nė marrėdhėniet ndėrmjet tyre. Kryengritja shqiptare dhe kėrkesat e saj kombėtare u kundėrshtuan nė mėnyrė tė veēantė nga shtetet ballkanike, tė cilat e shihnin mundėsinė e shpalljes sė njė shteti autonom ose tė pavarur shqiptar si njė pengesė pėr synimet e tyre ekspansioniste nė Ballkanin Perėndimor.
    Kryengritja u zhvillua gjithashtu nė kushtet kur Perandoria Osmane po kalonte njė krizė tė rėndė qė po e ēonte atė drejt fundit, kur ajo ishte nė luftė me Italinė (pėr Tripolin) dhe kur brenda saj kishte shpėrthyer konflikti politik midis xhonturqve dhe opozitės liberale. Kėto ishin rrethana lehtėsuese pėr shpėrthimin e kryengritjes dhe pėr suksesin e saj.

    Megjithėse kryengritja arriti suksese tė mėdha, nuk u arrit tė mėnjanoheshin mosmarrėveshjet nė udhėheqjen e saj. Disa nga krerėt shqiptarė filluan tė anojnė drejt kėrkesave mė tė moderuara, qė nuk ndihmonin zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Nė kėto qėndrime ndikuan edhe veprimet pėrēarėse tė pėrkrahėsve tė xhonturqve dhe tė agjenturės serbe te disa prej krerėve shqiptarė. Por edhe mė fuqishėm ndikoi nė kėto lėkundje rreziku gjithnjė e mė i madh i shpėrthimit tė njė Lufte Ballkanike qė po afrohej me shpejtėsi.

    Nė kėto rrethana edhe udhėheqėsit mė tė vendosur, si Hasan Prishtina, Bajram Curri etj., u detyruan tė tėrhiqeshin nga programi autonomist i Junikut. Kjo gjendje nė gjirin e udhėheqjes sė kryengritjes dhe sidomos afrimi i Luftės Ballkanike, fillimi i veprimeve tė veēanta luftarake tė Malit tė Zi, i shtyti ata tė parashtronin njė program mė tė kufizuar, 14 pikat e Hasan Prishtinės.
    Megjithatė, Hasan Prishtina, qė ishte ithtar i programit radikal tė lėvizjes, shpresonte se pikat e pėrfshira nė marrėveshjen e arritur me qeverinė osmane mė 18 gusht do tė shėnonin “hape tė mėdha ka indipendenca e jonė”.
    Nikollė Ivanaj shkruante nė ato ditė: “Tė gjithė janė besnikė tė idealit tė pavarėsisė, por arsyetimi ju thotė se pėr momentin e tashėm duhet tė moderojnė kėrkesat nė mėnyrė qė tė bėhen tė realizueshme”.

    Pranimi nga shqiptarėt i marrėveshjes shqiptaro-turke tė 18 gushtit 1912 ishte nė thelb njė kompromis i pashmangshėm, njė lėshim i detyruar, i imponuar kryesisht nga rrethanat ndėrkombėtare. Megjithatė, nė qoftė se qeveria turke do ta zbatonte tėrėsisht atė, kjo marrėveshje do t’i hapte rrugėn zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare.

    Kryengritja pati edhe dobėsi tė karakterit organizativ. Ēlirimi i qyteteve, qė ishte njė sukses i madh i saj dhe mund tė ēonte nė ēlirimin e gjithė Shqipėrisė, nuk u shoqėrua, pėrveē disa rasteve, me likuidimin e administratės osmane dhe me vendosjen e njė administrate tė re shqiptare. Disa masa, si lirimi i tė burgosurve a dėbimi i funksionarėve tė veēuar, qenė tė pamjaftueshme pėr t’ia arritur kėtij qėllimi. Kėtė detyrė tė vendosjes sė pushtetit tė shqiptarėve nė vend tė atij osman, qė do tė ishte njė garanci pėr zbatimin e marrėveshjes sė pranuar nga Porta e Lartė, udhėheqja e kryengritjes nuk e shtroi fare pėr zgjidhje.

    Kryengritja e vitit 1912 ishte e pėrgjithshme, u shtri nė mbarė vendin, nė Kosovė, nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė atė tė Jugut, ku prej kohėsh vepronin ēetat e armatosura. Megjithatė, forca e veprimeve tė saj luftarake nuk ishte kudo e njėjtė. Ajo qe mė e fuqishme nė vilajetin e Kosovės, krahasuar me territoret e tri vilajeteve tė tjera (tė Shkodrės, tė Manastirit e tė Janinės). Pėrveē kėsaj, nuk pati njė bashkėrendim nė kohė tė veprimeve luftarake, tė cilat nė viset e tjera, sidomos nė Jug, filluan mė vonė se nė Kosovė.
    Nė ecurinė e kryengritjes sė pėrgjithshme ushtruan ndikim negativ lėkundjet e pėrfaqėsuesve tė veēantė tė parisė ēifligare e bajraktare qė u shfaqėn sidomos nė qėndrimin ndaj kėrkesave kombėtare. Disa prej tė tyre u treguan tė gatshėm tė shkėputeshin nga sundimi i huaj osman, ndėrsa disa tė tjerė u vunė nė shėrbim tė qarqeve sunduese fqinje, u bėnė pėrēues tė politikės sė tyre nė udhėheqjen e kryengritjes dhe u pėrpoqėn ta pengonin luftėn e armatosur popullore.

    Pavarėsisht nga kėto dobėsi, Kryengritja e vitit 1912 shėnoi hapa tė rėndėsishėm nė sendėrtimin e programit themelor politik tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Ajo nxori nė shesh dobėsinė e Perandorisė Osmane, e tronditi atė dhe afroi fundin e saj. Nė kėto rrethana aleatėt ballkanikė nuk e patėn tė vėshtirė t’i jepnin asaj goditjen e fundit. Kryengritja shqiptare dhe sukseset e saj ushtarake e politike ndikuan gjithashtu nė pėrshpejtimin e shpėrthimit tė Luftės sė Parė Ballkanike. Por ajo tregoi gjithashtu se shtetet ballkanike dhe Fuqitė e Mėdha nuk do ta kishin tė lehtė tani tė mėnjanonin ēėshtjen shqiptare nga tė gjitha kombinacionet qė do tė shestoheshin pas kėsaj lufte nė tryezat e gjelbėrta tė diplomacisė.


    *
    * *
    Kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1912 pėrbėjnė njė faqe tė re, njė shkallė mė tė lartė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Nga qėllimet qė shtruan, nga cilėsia e organizimit, nga forca luftarake dhe veēanėrisht nga rrjedhojat e tyre, kėto kryengritje zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e popullit shqiptar. Ato kishin si objektiv kryesor plotėsimin e programit kombėtar tė lėvizjes shqiptare, tė pėrcaktuar qysh nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, krijimin e shtetit autonom e mė pas tė pavarur shqiptar. Kėshtu do tė pėrmbusheshin aspiratat kombėtare tė tė gjithė popullit shqiptar, do t’i bėhej ballė rrezikut tė copėtimit tė trojeve shqiptare dhe do t’i hapej rrugė pėrparimit ekonomiko-shoqėror e kulturor tė vendit.

    Kryengritjet e viteve 1910-1912 pėrbėjnė fazėn e fundit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, e cila u mbyll me Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor tė vitit 1912. Gjithė ecuria e tyre dėshmon pėr zhvillimin e ndėrgjegjes politike kombėtare tė tė gjithė popullit shqiptar, pa dallime krahinore. Kjo ndėrgjegje politike nuk u shfaq njėlloj nė periudha tė ndryshme dhe nė treva tė caktuara, tė cilat patėn veēoritė e tyre, tė diktuara nga rrethanat e kohės. Dėshmi e qartė e njė ndėrgjegjeje kombėtare e shtrirė nė gjithė rrafshin territorial tė Shqipėrisė janė ngjarjet e Kryengritjes sė vitit 1911. E zhvilluar nė njė zonė malore jo fort tė gjerė, siē qe Malėsia e Madhe, kjo kryengritje qysh nė fillimet e saj doli me kėrkesa kombėtare dhe nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve e tė kombit shqiptar. Memorandumi i Greēės i qershorit tė vitit 1911, qė ishte njė dokument programatik kombėtar me kėrkesėn e autonomisė territoriale tė Shqipėrisė, doli pikėrisht nga Kuvendi i Greēės, i udhėheqėsve dhe i pėrfaqėsuesve tė kėsaj kryengritjeje shqiptare.

    Edhe Shefqet Turgut pasha, nė intervistėn qė i pati dhėnė gazetės “Progrčs de Salonique”, deklaronte se Kryengritja e Malėsisė e vitit 1911 ishte njė kryengritje “thjesht shqiptare mbi baza kombėtare”. Vlerėsim tė njėjtė u kanė bėrė kryengritjeve tė viteve 1910-1912 edhe pėrfaqėsuesit konsullorė tė shteteve fqinje, qė kanė njohur karakterin e tyre tė ndėrgjegjshėm kombėtar.
    Ashtu si Kryengritja e vitit 1911, edhe ajo e vitit 1912, qė njihet si kryengritja e pėrgjithshme shqiptare, doli me njė program kombėtar tė pėrparuar, i parashtruar nė tė pesė pikat e Kuvendit tė Junikut, pavarėsisht se marrėveshja shqiptaro-turke e 18 gushtit 1912 shėnoi njė tėrheqje jo tė vogėl nė krahasim me tė. Kjo tėrheqje duhet tė shpjegohet me zhvillimet politike e ushtarake nė gadishull, nė radhė tė parė me rrezikun qė sillte pėr vendin afrimi i shpėrthimit tė Luftės Ballkanike.

    Programet e miratuara nė kuvendet e kryengritėsve nė vitet 1910-1912 dhe nga organizatat atdhetare brenda e jashtė vendit, nuk duhen parė vetėm si rrjedhim i raportit tė forcave ndėrmjet krahut radikal dhe atij tė moderuar tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Ato qenė formuluar edhe nėn ndikimin e gjendjes qė ishte krijuar nė Ballkan pas pėrfundimit tė bisedimeve pėr vendosjen e Aleancės Ballkanike dhe me afrimin e Luftės sė Parė Ballkanike. Tėrheqja e forcave kryengritėse shqiptare nga fronti kundėrosman ishte pasojė e vlerėsimit tė drejtė tė kėsaj gjendjeje tė re dhe i detyrave tė tjera tė ngutshme qė qėndronin pėrpara Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Nė kohėn kur shovinistėt serbė bėnin presion qė forcat kryengritėse shqiptare tė marshonin drejt Selanikut e madje edhe drejt Stambollit, pėr t’i hapur rrugėn armatės serbe nė marshimin e saj drejt brigjeve tė Adriatikut, kryengritėsit shqiptarė e panė tė arsyeshme tė bėnin marrėveshje me qeverinė osmane.

    Lėvizja shqiptare e viteve 1910-1912 luajti njė rol tė rėndėsishėm edhe nė rrafshin e jashtėm, nė zhvillimin e ngjarjeve politike nė Turqinė Evropiane, nė mėnyrė tė veēantė nė dobėsimin e pozitave tė Perandorisė Osmane nė kėtė zonė. Aleatėt ballkanikė shpejtuan ta shfrytėzonin kėtė faktor pėr interesat e tyre pushtues. Nė vend qė ta mbėshtesnin lėvizjen shqiptare tė vitit 1912, ata shpejtuan tė pėrfitonin prej saj, madje pa pėrfillur fare interesat kombėtarė tė shqiptarėve.

    Qarqet politike tė shteteve fqinje ballkanike, synonin tė pengonin me ēdo mėnyrė formimin e njė shteti kombėtar qoftė dhe autonom shqiptar e pėrgjithėsisht lėvizjen ēlirimtare tė popujve tė shtypur ballkanikė dhe t’i zgjidhnin problemet e Ballkanit nėpėrmjet njė lufte grabitqare, pushtuese, siē qe ajo ballkanike. Beogradi, Athina e Cetina dėshironin qė lufta e shqiptarėve kundėr Perandorisė Osmane tė pėrfundonte me cfilitjen e tė dyja palėve.

    Pavarėsisht se lufta, qė populli shqiptar zhvilloi nė vitet 1910-1912 nuk arriti tė sinkronizohej me qėndresėn e popujve tė tjerė tė robėruar tė Perandorisė Osmane dhe me luftėn e shteteve ballkanike, nuk mund tė mohohet kurrsesi roli i kėtyre kryengritjeve nė shembjen e sundimit osman nė Ballkan. Ato ndihmuan nė dobėsimin e Perandorisė nė rrafsh ushtarak, nxorėn nė pah dobėsinė e paaftėsinė e saj pėr t’i bėrė ballė njė sulmi tė mundshėm tė shteteve ballkanike nė njė tė ardhme tė afėrt.

    Kryengritjet e viteve 1910-1912 nuk ishin “ērregullime”, “trazira” e “turbullira”, qė degjenerojnė nė “anarki tė plotė”, siē pohon historiografia ballkanike. Pėrkundrazi, ato ishin kryengritje ēlirimtare, qė e vendosėn popullin shqiptar nė fillim tė shek. XX nė ballė tė lėvizjeve pėr ēlirimin kombėtar nė gdishullin e Ballkanit. Pėrgjithėsisht lufta qė populli shqiptar zhvilloi gjatė viteve 1910-1912 kundėr pushtuesve osmanė radhitet pėrkrah qėndresės sė popujve tė tjerė tė shtypur tė Perandorisė, siē ishin maqedonėt e grekėt, si dhe arabėt.

    Kryengritjet shqiptare tė viteve 1910-1912 pėrshpejtuan pėrfundimin e Aleancės Ballkanike dhe pėr rrjedhim edhe afrimin e luftės tė aleatėve ballkanas kundėr Perandorisė Osmane, e cila shėnoi fundin e sundimit tė saj nė Ballkan. Edhe nga kjo pikėpamje ato zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė procesin pėrfundimtar tė ēlirimit tė popujve tė Ballkanit nga zgjedha osmane. Megjithatė, aleatėt ballkanas u shqetėsuan nga sukseset e kryengritėsve shqiptarė nė fushėn e betejave dhe sidomos nga marrėveshjet shqiptaro-turke, edhe pse kėto nuk merrnin plotėsisht parasysh kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve, sepse i shikonin ato dhe mundėsinė e formimit tė njė shteti autonom shqiptar si njė pengesė serioze nė arritjen e synimeve tė tyre aneksioniste ndaj trojeve shqiptare.

    Afrimi i Luftės Ballkanike krijoi pėr shqiptarėt njė gjendje kontradiktore, tepėr paradoksale. Nga njėra anė, po afrohej fundi i sundimit osman nė Ballkan, aq i dėshiruar nga populli ynė dhe pėr tė cilin ai kishte dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar, nga ana tjetėr, shqiptarėve po u mbyllej rruga pėr t’u ēliruar pėrfundimisht, sepse po u pėrgatiteshin vargonj tė rinj robėrie, mė tė rėndė e mė tė rrezikshėm.
    Me shpėrthimin e Luftės Ballkanike shqiptarėt dhe lėvizja e tyre kombėtare u gjendėn, ashtu si mė 1878-1881, midis dy zjarresh: midis sundimtarėve shumėshekullorė osmanė dhe aleatėve ballkanikė, qė filluan tė kėnaqnin lakmitė shoviniste tė shpallura me kohė nė programet e tyre nacionale, siē qenė “Naēertania”, “Megali Ideja” etj.

    Lufta Ballkanike deformoi procesin e natyrshėm tė ēlirimit pėrfundimtar tė popujve tė shtypur tė Ballkanit nga zgjedha osmane, proces i cili kishte marrė hov tė madh me kryengritjet shqiptare tė viteve 1910-1912. Lufta pėr t’i dhėnė fund sundimit osman nė Ballkan nuk u udhėhoq nga interesat kombėtarė tė kėtyre popujve, por nga ata nacionalistė, tė ngushtė tė shteteve ballkanike. Ky shformim i karakterit ēlirimtar tė kėsaj lufte, do tė kishte pasoja tė rėnda, nė radhė tė parė pėr popullin shqiptar, kundėr tė cilit qenė drejtuar kryesisht lakmitė shoviniste dhe aneksioniste tė kėtyre shteteve, por edhe pėr popujt e tjerė tė shtypur tė Perandorisė Osmane.

    Rreziku i ri i copėtimit tė trojeve shqiptare nuk mund tė mos ndikonte nė strategjinė dhe nė taktikėn e luftės sė shqiptarėve pėr ēlirimin kombėtar. Kėrkesė mbizotėruese e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare mbeti edhe nė kėtė kohė, deri tri-katėr javė para se tė shpallej pavarėsia, ajo e autonomisė territoriale-administrative tė Shqipėrisė dhe jo pavarėsia e plotė e vendit dhe shkėputja e tij nga Perandoria Osmane, siē ndodhi mė 28 Nėntor 1912.
    Realizimi i autonomisė mendohej si rruga mė e mirė pėr t’i bėrė ballė rrezikut imediat tė copėtimit tashmė tėrėsor tė trojeve shqiptare ndėrmjet fqinjėve. Por kjo kėrkesė nuk e mbyllte perspektivėn e arritjes sė pavarėsisė kombėtare, pėrkundrazi, nė ato rrethana vetėm kėshtu mund t’i hapej rruga dhe tė shpejtohej sigurimi i saj. Si e tillė ajo ishte njė kėrkesė realiste dhe njėherazi kalimtare drejt pavarėsisė.

    Kjo strategji mbeti nė fuqi edhe gjatė kryengritjeve tė mėdha tė viteve 1910-1912, tė cilat qėndrojnė nė themelet e Kuvendit Kombėtar tė Vlorės dhe tė Aktit tė tij historik tė Shpalljes sė Pavarėsisė, pavarėsisht se midis tyre qėndron Lufta Ballkanike e viteve 1912-1913. Ato pėrbėjnė faktorin vendimtar nė rrugėn e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912. Ėshtė i njohur roli i faktorėve ndėrkombėtarė, sidomos nė njohjen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, megjithatė ajo ishte nė radhė tė parė rrjedhim logjik i luftėrave tė popullit shqiptar kundėr sundimtarėve osmanė dhe veēanėrisht i kryengritjeve tė viteve 1910-1912, tė cilat bėnė qė ēėshtja shqiptare tė shtrohej pėr zgjidhje, jo vetėm pėrkundrejt pushtuesve osmanė, por edhe pėrballė lakmive pushtuese tė shteteve ballkanike, qė shpėrthyen luftėn mė 1912.

  3. #113
    K R E U XIV

    SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ








    Aleanca Ballkanike dhe ēėshtja shqiptare



    Kryengritjet e mėdha shqiptare dhe lufta italo-turke e kishin dobėsuar pozitėn e Turqisė nė Ballkan dhe u kishin krijuar popujve tė kėsaj zone kushte tė favorshme pėr zhdukjen e plotė tė sundimit osman. Kėto ngjarje, nga ana tjetėr, shqetėsuan e vunė nė lėvizje qeveritė e shteteve ballkanike. Gjendjen e krijuar nė Ballkan, sipas tyre, mund ta shfrytėzonte Austro-Hungaria pėr tė pushtuar sanxhakun e Pazarit tė Ri, ndėrsa lėvizja ēlirimtare nė Shqipėri e nė Maqedoni mund tė shpinte nė autonominė e kėtyre vendeve, gjė qė ishte nė kundėrshtim me planet ekspansioniste serbe, malazeze, bullgare e greke. Shtetet ballkanike, me gjithė kontradiktat e thella qė kishin ndėrmjet tyre, shpejtuan tė lidhnin njė aleancė politike e ushtarake pėr t’i dalė pėrpara ēdo tė papriture dhe pėr ta zgjidhur ēėshtjen nė pėrputhje me interesat dinastikė. Formimin e njė aleance tė tillė e pėrkrahte edhe Rusia cariste, e cila kėrkonte ta pėrdorte atė si gardh kundėr shtrirjes austro-gjermane nė Evropėn Juglindore.

    Bisedimet pėr formimin e kėsaj aleance i kishin filluar qysh nė tetor 1911 kryeministri bullgar Geshov dhe ai serb Milovanoviē. Njė nga ēėshtjet themelore tė kėtyre bisedimeve ishte, krahas asaj tė Maqedonisė, edhe ajo e copėtimit tė Shqipėrisė. Kjo kishte tė bėnte me synimet e Serbisė pėr tė dalė nė detin Adriatik e pėr t’u lidhur me tregjet e Evropės Perėndimore. Prandaj Milovanoviēi e shikonte si njė rrezik formimin e njė shteti shqiptar. Duke pėrdorur si argument tė ashtuquajturėn “paaftėsi tė shqiptarėve” pėr tė formuar shtetin e tyre, ai kėrkonte bashkimin e Shqipėrisė sė Veriut e tė Verilindjes me Serbinė dhe tė Shqipėrisė sė Jugut me Greqinė. Qysh nė ditėt e para tė bisedimeve tė dyja qeveritė kishin rėnė nė marrėveshje tė njihnin tė drejtėn e plotė tė Serbisė mbi vilajetin e Shkodrės dhe mbi atė pjesė tė vilajetit tė Kosovės qė ndodhej nė veri tė Bjeshkėve tė Sharrit, ndėrsa Bullgarisė tė drejtėn mbi vilajetin e Adrianopojės. Por bisedimet u zgjatėn pėr shkak tė kontradiktave qė lindėn nė lidhje me ndarjen e tokave tė tjera tė vilajetit tė Kosovės dhe tė vilajeteve tė Manastirit e tė Selanikut.

    Austro-Hungaria, nga ana e saj, u pėrpoq ta sabotonte kėtė aleancė qė po formohej me pjesėmarrjen aktive tė Rusisė. Pėr tė lidhur pas vetes Malin e Zi e Greqinė, ajo i premtonte mbretit Nikolla toka shqiptare deri afėr Shkodrės, ndėrsa Greqisė i propozonte tė hynte nė njė bllok ballkanik kundėrsllav me Austro-Hungarinė, Rumaninė e Shqipėrinė. Por kėto orvatje nuk patėn sukses.
    Mė 13 mars 1912 u pėrfundua marrėveshja serbo-bullgare. Ajo pėrmbante njė shtojcė tė fshehtė, sipas tė cilės Bullgaria i njihte Serbisė jo vetėm tokat me popullsi serbe, por edhe aneksimin e tokave shqiptare nė veri e nė perėndim tė Bjeshkėve tė Sharrit (Shqipėrinė e Mesme, Veriore dhe Verilindore), kurse Serbia i njihte Bullgarisė tokat nė lindje tė Rodopit dhe tė lumit Struma. Territori midis Bjeshkėve tė Sharrit, lumit Struma dhe liqenit tė Ohrit, me qytetet kryesore Dibėr, Kėrēovė, Gostivar, Tetovė, Kumanovė e Shkup, u quajtėn si zonė e diskutueshme; si arbitėr pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje u caktua cari i Rusisė.
    Krahas bisedimeve serbo-bullgare u zhvilluan edhe bisedimet bullgaro-greke, tė cilat pėrfunduan mė 29 maj me nėnshkrimin e njė marrėveshjeje mbrojtėse nė rast sulmi nga ana e Turqisė.

    Aleanca Ballkanike, me gjithė kompromiset e arritura, pėrmbante nė vetvete farėn e pėrēarjes midis vendeve ballkanike. Nga ana tjetėr, ajo pėrbėnte njė rrezik tepėr serioz pėr ekzistencėn e kombit shqiptar.

    Pas pėrpjekjeve tė Vjenės, pėr t’i kėrkuar Portės sė Lartė zbatimin e politikės sė decentralizimit, diplomacia ballkanike u bė mė aktive. Mali i Zi, i cili vazhdonte gjithnjė tė organizonte provokacione nė kufi, i ftoi aleatėt ballkanikė tė hidheshin menjėherė nė luftė kundėr Turqisė. Ai dėrgoi emisarėt e vet nė Shkodėr pėr tė bindur klerin katolik ta ndihmonte nė veprimin qė do tė ndėrmerrte kundėr Turqisė, me qėllim qė tė ēlirohej rrethi ose gjithė vilajeti i Shkodrės dhe tė hynte nė njė “union real” me Malin e Zi. Pėrfaqėsuesit e klerit katolik tė Shkodrės nuk e pranuan kėtė projekt. Kėto pėrpjekje tė aleatėve ballkanas kishin mbėshtetjen e qeverisė ruse.

    Porta e Lartė, nga njėra anė, u deklaroi shteteve ballkanike se nuk kishte aspak ndėrmend t’u jepte shqiptarėve autonominė, ndėrsa, nga ana tjetėr, shpalli mė 23 gusht, nė njė redaktim tė ri, kėrkesat e shqiptarėve tė pranuara prej saj. Duke mos pėrmendur asnjėherė nė to fjalėt Shqipėri e shqiptarė, qeveria turke synonte t’i qetėsonte shtetet ballkanike dhe t’u jepte atyre tė kuptonin se privilegjet e dhėna mund tė shtriheshin edhe mbi popullsinė joshqiptare tė vilajeteve tė Kosovės, tė Manastirit dhe tė Janinės, nėse do tė ishte nevoja qė ajo t’u bėnte njė interpretim tė tillė. Por kjo nuk i kėnaqi aspak shtetet ballkanike. Sukseset e rrufeshme tė kryengritjes shqiptare dhe ngjarjet nė frontin e Tripolit kishin treguar qartė kalbėsinė e Perandorisė Osmane dhe paaftėsinė e saj ushtarake. Tė nxitur nga kjo, ato filluan tė bėnin pėrgatitje tė ethshme pėr t’i shpallur luftė Turqisė.

    Qeveria malazeze kishte pėrfunduar me Bullgarinė njė marrėveshje verbale, sipas sė cilės kjo e fundit i njihte Cetinės tokat qė do tė pushtonte nė rast lufte kundėr Turqisė. Mali i Zi, me qėllim qė tė shkaktonte sa mė parė konfliktin ballkanik, bėri tė gjitha pėrpjekjet me anėn e bajraktarėve, si Sokol Baci etj., qė ishin nė shėrbim tė tij, t’i hidhte malėsorėt katolikė shqiptarė nė luftė kundėr turqve, tė cilėt kishin krijuar nė Malėsi njė gjendje tė padurueshme. Urrejtja e papėrmbajtur e malėsorėve kundėr sundimtarėve osmanė i bėri ata tė bashkėpunonin me malazezėt.

    Kėtė bashkėpunim turqit e shfrytėzuan pėr tė nxitur fanatizmin fetar nė vilajetin e Shkodrės dhe pėr tė bėrė masakra mbi popullsinė katolike tė Zadrimės, njė pjesė e madhe e sė cilės u detyrua tė arratisej nė male. Me politikėn e tyre tė terrorit turqit i afruan edhe mė shumė malėsorėt katolikė me Malin e Zi. Luftime tė ashpra kundėr forcave turke zhvilluan nė shtator tė vitit 1912 malėsorėt e Malėsisė sė Madhe, tė pėrkrahur nga reparte malazeze, si edhe nga zadrimasit.
    Ndėrkohė marrėdhėniet ndėrmjet Turqisė dhe shteteve tė Aleancės Ballkanike po acaroheshin gjithnjė e mė shumė. Nuk e zbuti kėtė acarim as vendimi i marrė nga Porta e Lartė mė 24 shtator pėr t’i shtrirė njė varg privilegjesh, qė u ishin njohur shqiptarėve, edhe mbi popullsitė joshqiptare tė vilajeteve tė Rumelisė.

    Nė fund tė shtatorit si Turqia, ashtu edhe shtetet ballkanike filluan mobilizimin e ushtrive tė veta. Dukej qartė se konflikti i armatosur ishte i pashmangshėm. Fuqitė e Mėdha e nė mėnyrė tė veēantė Rusia u pėrpoqėn ta pengonin njė konflikt tė tillė qė mund tė shpinte nė prishjen e status quo-sė nė Ballkan dhe nė njė luftė botėrore, pėr tė cilėn ata nuk ishin pėrgatitur ende. Mė 7 tetor Austro-Hungaria e Rusia deklaronin nė emėr tė Fuqive tė Mėdha qė, nė rast lufte ndėrmjet Turqisė e shteteve ballkanike, nė mbarim tė konfliktit fuqitė nuk do tė lejonin asnjė ndryshim tė status quo-sė territoriale nė Ballkan. Nė njė kohė kur pėrfundimi i luftės nuk dihej, Vjena synonte, me anė tė kėsaj deklarate, tė pengonte zgjerimin e shteteve ballkanike nė kurriz tė Turqisė, ndėrsa Rusia tė siguronte mbrojtjen e aleatėve tė vet ballkanikė nė rast disfate.

    Megjithatė Lufta Ballkanike shpėrtheu. Mė 8 tetor Mali i Zi i shpalli luftė Turqisė. Mė 17 tetor i shpallėn asaj luftė Serbia e Bullgaria dhe njė ditė mė vonė Greqia.

  4. #114
    Lufta e Parė Ballkanike dhe Shqipėria



    Lufta e Parė Ballkanike, pėrderisa drejtohej kundėr Turqisė dhe kishte pėr qėllim bashkimin kombėtar tė popujve ballkanikė, objektivisht kryente njė funksion pėrparimtar. Por ajo u drejtua nga qarqet shoviniste tė vendeve tė Ballkanit dhe u kthye nė njė luftė grabitqare, pushtuese, sidomos ndaj Shqipėrisė e Maqedonisė.

    Shqiptarėt ishin po aq tė interesuar sa edhe popujt e tjerė tė shtypur tė Ballkanit pėr t’u ēliruar nga zgjedha osmane. Pėrfaqėsuesit e tyre bėnė pėrpjekje pėr t’u lidhur me fqinjėt nė luftėn e pėrbashkėt kundėrosmane, por kėto pėrpjekje dėshtuan pėr faj tė krerėve tė Aleancės Ballkanike, tė cilėt nuk dėshironin t’i kishin shqiptarėt si palė me tė drejta tė barabarta nė kėtė aleancė, sepse ishin marrė vesh ndėrmjet tyre pėr copėtimin e Shqipėrisė. Prandaj, shqiptarėt nuk hynė nė njė aleancė, krerėt e sė cilės synonin t’i pėrdornin ata si mish pėr top nė luftėn kundėr Perandorisė Osmane. Pjesėmarrja e shqiptarėve nė kėtė aleancė, pa u njohur zyrtarisht tė drejtat e tyre, do tė ishte njė vetėvrasje.

    Planet aneksioniste tė Serbisė, tė Malit tė Zi e tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, plane qė filluan tė viheshin nė jetė me shpėrthimin e Luftės sė Parė Ballkanike, ishin pjellė e njė politike tė pajustifikueshme armiqėsore ndaj njė populli fqinj, qė kishte bėrė njė luftė tė vazhdueshme kundėr sundimit shekullor osman dhe kishte treguar se ishte njė aleat i sigurt nė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt. Shtetet ballkanike jo vetėm dėrgonin ushtarėt e tyre tė vriteshin me shqiptarėt, qė ishin tė vendosur tė mbronin deri nė fund lirinė e tėrėsinė e tokės sė tyre, por edhe u jepnin Fuqive tė Mėdha njė armė tė fortė nė dorė pėr tė ndėrhyrė nė punėt e Ballkanit, qė tė vinin nė orbitėn e tyre si popullin shqiptar, ashtu edhe popujt fqinjė. Pėr kėtė arsye, Lufta Ballkanike krijoi nė Shqipėri njė gjendje shumė tė ndėrlikuar e kontradiktore. Nga njėra anė, nė masat popullore vazhdonte tė ishte gjallė fryma e luftės kundėr zgjedhės osmane, nga ana tjetėr, po bėhej gjithnjė mė i qartė rreziku qė kėrcėnonte Shqipėrinė nga fqinjėt ballkanikė, tė cilėt pas dėbimit tė turqve nga gadishulli synonin tė zinin vendin e Perandorisė Osmane nė tė dhe tė fshinin kombin shqiptar nga harta politike e Ballkanit.

    Ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, Shqipėria edhe kėsaj radhe, nė kėto ēaste tepėr kritike, u ndodh vetėm, me armikun e vjetėr nė vatėr dhe e sulmuar nga agresorė tė rinj. Ky rrezik kombėtar vuri nė lėvizje tė gjitha klasat e shtresat shoqėrore tė vendit. Pėrpara tyre u ngrit nė mėnyrė mė serioze ēėshtja e fatit tė Shqipėrisė, e qėndrimit qė duhej mbajtur ndaj konfliktit ballkanik, e mėnyrave dhe e mjeteve pėr ta shpėtuar Shqipėrinė nga katastrofa qė kėrcėnonte Turqinė.
    Qysh nė fillim tė tetorit gazeta “Liri e Shqipėrisė”, qė pėrfaqėsonte opinionin e kolonisė shqiptare tė Sofjes, duke parashikuar ngjarjet, u drejtohej shqiptarėve me thirrjen: “... tė marrim armėt dhe tė mbrojmė kufijtė e mėmėdheut tonė, duke kėrkuar autonominė e Shqipėrisė”. Po kjo gazetė u drejtohej shqiptarėve t’u pėrmbaheshin udhėzimeve tė Sami Frashėrit nė veprėn “Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?”, d.m.th. t’i jepnin njė goditje tė fortė Turqisė pėr tė mos u rrokullisur me tė nė greminė.

    Ndryshe e vlerėsuan gjendjen kolonitė shqiptare tė mėrgimit nė ShBA. Ato u nisėn nga fakti se Turqia, megjithėse ishte armike e Shqipėrisė, u kishte njohur shqiptarėve disa tė drejta kombėtare, kurse pjesėtarėt e Aleancės Ballkanike synonin ta copėtonin atė krejtėsisht. Prandaj mbledhja e pėrfaqėsuesve tė kolonive shqiptare tė ShBA-sė, qė u bė mė 6 tetor 1912 nė Boston, duke “... marrė nė sy atė qė po mundet Turqia, e qė shtetet e Ballkanit do ta ndajnė Shqipėrinė nė mes tyre”, deklaronte: “Ėshtė detyrė e atdhetarėve shqiptarė tė jenė plotėsisht tė bashkuar me guvernėn (qeverinė - shėn. i aut.) otomane kundėr armiqve tė Mbretėrisė”. Ndonėse frymėzohej nga qėllime patriotike, qėndrimi i kolonive shqiptare tė ShBA-sė pėrmbante nė vetvete njė rrezik tė madh pėr vendin. Pėrkrahja pa kushte qė shqiptarėt do t’i jepnin Turqisė nė luftėn kundėr Aleancės Ballkanike do tė sillte si pasojė qė Shqipėria tė pėsonte tė njėjtin fat qė do tė pėsonte Turqia nė Ballkan dhe do t’u jepte njė argument tė fortė qeverive tė Aleancės Ballkanike pėr tė mbrojtur pėrpara opinionit publik ndėrkombėtar planin e copėtimit tė Shqipėrisė si njė provincė e thjeshtė turke.
    Brenda nė Shqipėri nismėn pėr njė veprim politik, qė ta nxirrte vendin nga gjendja e vėshtirė dhe e ndėrlikuar e krijuar nga Lufta Ballkanike, e morėn shoqėritė atdhetare, Komiteti “Shpėtimi” dhe “Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim” qė ishte krijuar nė Shkup. Pėrfaqėsuesit e tyre Sali Gjuka, Nexhip Draga, Bedri Pejani, Mithat Frashėri etj., organizuan nė Shkup mė 14 tetor 1912 njė mbledhje, pėr tė cilėn ishte marrė qysh pėrpara edhe miratimi i Hasan Prishtinės e i Bajram Currit, qė kishin shkuar nė front pėr organizimin e mbrojtjes sė tokave shqiptare.

    Mbledhja e Shkupit arriti nė pėrfundimin se Perandoria Osmane do ta humbiste luftėn dhe vendosi t’u njoftonte Fuqive tė Mėdha se populli shqiptar po i kapte armėt jo pėr tė forcuar sundimin e Turqisė nė Ballkan, por pėr t’i dalė zot tėrėsisė tokėsore e lirisė sė Shqipėrisė. Pra, vijonte deklarata, shqiptarėt nuk do tė pranonin pėr katėr vilajetet veēse njė formė tė vetme qeverisjeje. Ky vendim pėrputhej me atė qė ishte shprehur nga gazeta “Liri e Shqipėrisė” dhe ishte vendimi mė i drejtė e mė realist qė mund tė merrej nė kėto rrethana. Ai iu dorėzua pėrfaqėsuesve tė fuqive tė huaja nė Shkup mė 16 tetor.

    Mbledhja e Shkupit caktoi edhe njė delegacion, i cili do tė shkonte nė Malėsi tė Madhe pėr t’i shkėputur malėsorėt nga bashkėpunimi me Malin e Zi. Ky delegacion u autorizua gjithashtu tė merrej vesh me krahinat e tjera tė vendit pėr organizimin e njė kuvendi kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e atdheut. Por ai nuk mundi tė arrinte nė Malėsi tė Madhe; ngjarjet nė frontin e luftės ishin zhvilluar me njė shpejtėsi tė tillė, qė e detyruan tė ndalej pėrkohėsisht nė Pejė e nė Gjakovė, ku mori autorizimin nga popullsia pėr ta pėrfaqėsuar atė nė veprimtaritė qė po ndėrmerreshin kundėr copėtimit tė vendit. Prej kėtej delegacioni i Kosovės u drejtua nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut, ku ishin marrė nisma nga rrethet atdhetare lokale pėr organizimin e kuvendit kombėtar dhe kishte filluar zgjedhja e delegatėve.

    Ushtritė e aleatėve ballkanikė brenda njė kohe tė shkurtėr e shpartalluan ushtrinė turke nė tė gjitha frontet. Trupat bullgare, pasi thyen qėndresėn e forcave turke, tė pėrqendruara nė Trakėn Lindore, iu drejtuan Adrianopojės. Forcat e Malit tė Zi, tė ndara nė tri kolona, sulmuan dy nė drejtim tė Shkodrės dhe njėra nė drejtim tė Pejės. Brenda tri javėsh ato pushtuan Pejėn dhe iu drejtuan Shkodrės.

    Mbreti Nikolla i Malit tė Zi, ndėrsa u premtonte malėsorėve se do tė respektonte flamurin shqiptar, nė thirrjen drejtuar popullit malazez e ftonte kėtė t’u jepte dorėn “vėllezėrve nėn zgjedhė tė Malėsisė, tė cilėt prej mė shumė se dy vjetėsh luftonin pėr tė drejtat e lirinė e tyre dhe pėr bashkimin me Malin e Zi”. Kur doli nė shesh mashtrimi i mbretit malazez dhe kur nė tokat shqiptare tė pushtuara, nė vend tė flamurit kombėtar u ngrit ai i Malit tė Zi, malėsorėt, qė kishin marrė pjesė aktive nė kėtė luftė krahas ushtrive malazeze, u tėrhoqėn nė masė nga lufta.
    Edhe mbreti serb Pjetėr, nė manifestin qė shpalli nė fillim tė fushatės ushtarake serbe, deklaronte nė mėnyrė demagogjike se do t’u sillte edhe shqiptarėve lirinė, vėllazėrinė dhe barazinė.

    Mė 15 tetor filloi mėsymja e trupave serbe nė rajonin e Vranjės, ndėrsa mė 18 tetor u hodh nė sulm gjithė ushtria prej 286 000 vetash, nė drejtimin Nish-Manastir-Elbasan, Nish-Manastir-Selanik dhe Kurshunli-Prizren-Durrės. Forca tė tjera sulmuan nga veriu, nė drejtimin Rashkė-Mitrovicė-Pejė dhe Javor-Priepolje.
    Turqia u gjend e papėrgatitur pėr luftė. Qeveria turke vendosi tė formonte repartet e armatosura vullnetare shqiptare, qė do tė pajiseshin me armė nga depot e shtetit. Doli edhe njė urdhėr i ministrit tė Luftės pėr t’u dėrguar shqiptarėve 50 000 pushkė. Megjithatė nuk u dėrgua asgjė, shqiptarėt u lanė pa armė, nė mėshirėn e fatit. Qeveria xhonturke nuk qe nė gjendje tė pėrfitonte nga forca e madhe e shqiptarėve dhe nga gatishmėria pėr tė mbrojtur atdheun e vet.
    Shqiptarėt e Kosovės, veēanėrisht ata tė Llapit dhe tė krahinave pėrreth, u qėndruan me vendosmėri nė luftimet e Merdarit (14-18 tetor), nė veri tė Podujevės, forcave tė Armatės sė parė dhe tė tretė serbe. Ushtria turke njė ditė para betejės braktisi frontin nė disa pika. Luftimet nė Merdar ishin tė ashpra. Serbėt e morėn atė pas humbjeve tė mėdha. Edhe mbrojtja e kufirit nga Rashka nė Podujevė u mbeti vullnetarėve shqiptarė, tė udhėhequr nga Isa Boletini. Me organizimin e mbrojtjes nė veri tė Prishtinės u mor Hasan Prishtina, ndėrsa nė Gjakovė, Plavė e Guci Bajram Curri.

    Pasi morėn Merdarin, forcat serbe tė Armatės sė parė depėrtuan nė Podujevė dhe, sė bashku me ushtritė e Armatės sė tretė, mė 20 tetor filluan sulmin mbi Prishtinėn. Vullnetarėt shqiptarė luftuan me vendosmėri, por pėr mungesė tė municionit u tėrhoqėn nga qyteti, qė ra po atė ditė nė duart e serbėve. Mė 23 tetor u pushtua Vuēiterna dhe pas saj Mitrovica.
    Me organizimin e forcave vullnetare shqiptare nė zonėn e Gjilanit, tė Moravės e tė Karadakut u mor Idriz Seferi, qė arriti tė grumbullojė 6 000 luftėtarė, tė cilėt u hodhėn nė kufirin me Serbinė, ku sė bashku me forcat e vendit u bėnė ballė njėsive tė Armatės sė tretė serbe. Luftimet nė kėtė trevė juglindore tė Kosovės vazhduan 7 ditė, duke filluar nga koha e sulmit tė ushtrisė serbe mė 15 tetor. Pasi theu qėndresėn e shqiptarėve nė kufirin juglindor tė Kosovės, ushtria serbe mundi tė pushtonte mė 24 tetor qytetin e Gjilanit. Mė 23 tetor serbėt pushtuan Vuēiternėn dhe pas saj Mitrovicėn.

    Pas pushtimit tė Prishtinės ushtria serbe filloi veprime tė tjera nė pėrmasa tė mėdha, tė cilat kishin si objektiv tė parė pushtimin e Ferizajt, tė Kumanovės e tė Shkupit, pėr tė vijuar mė tej marshimin drejt jugut dhe drejt pjesės perėndimore tė Shqipėrisė.
    Natėn e 23-24 korrikut Armata e tretė serbe filloi njė marshim drejt Shkupit e Kumanovės. Mė 24 tetor pushtoi Lipjanin dhe po nė kėtė ditė iu afrua Ferizajt. Edhe mbrojtja e tij u mbeti rreth 10 000 vullnetarėve shqiptarė. Nė mesditėn e 25 tetorit ushtria serbe filloi sulmin e pėrgjithshėm mbi qytetin, tė cilin e pushtoi nė mbrėmjen e 25 tetorit. Forcat shqiptare u tėrhoqėn drejt Kaēanikut.
    Por luftimet mė tė mėdha u bėnė nė Grykėn e Carralevės. Pas dy ditė lufte me 2 000-3 000 vullnetarė shqiptarė, forcat serbe, pasi lanė kėtu shumė ushtarė tė vrarė e tė plagosur, mė 26 tetor e pushtuan kėtė grykė. Mė 30 tetor u pushtua Prizreni.

    Beteja mė e madhe e trevės sė Kosovės ishte ajo e Kumanovės (22-24 tetor), ku serbėt hodhėn ushtrinė e Armatės sė parė, tė pėrbėrė nga 126 000 veta. Armata turke e Vardarit kishte vendosur nė kėtė front 50 000 luftėtarė. Midis tyre kishte edhe disa mijėra ushtarė shqiptarė, pėrveē forcave vullnetare tė ardhura nga treva e Kumanovės e rrethet e tjera.
    Mė 24 tetor ushtria turke u thye pėrfundimisht nė Kumanovė. Pas pushtimit tė Kumanovės, mė 26 tetor forcat e Armatės sė parė serbe pushtuan pa luftė Shkupin. Me pushtimin e Shkupit pėrfundoi faza e parė e Luftės Balkanike. Periudha e dytė ishte ajo e luftės pėr pushtimin e territoreve shqiptare nė pjesėn perėndimore tė vilajetit tė Kosovės, nė vilajetet e Manastirit, tė Shkodrės e tė Janinės.

    Sikurse shkruajnė gjeneralėt turq, pjesėmarrės nė kėto beteja, shqiptarėt luftuan me trimėri tė madhe pėr tė mbrojtur atdheun e vet, tokėn amtare. Ata nuk e braktisėn asnjėherė frontin dhe shpesh luftuan edhe pasi ushtria turke kishte braktisur vijėn e luftės. Nė Betejėn e Kumanovės u vra gjithė efektivi i batalionit tė ushtarėve tė Gjilanit. Ndėrsa numri i pėrgjithshėm i shqiptarėve, qė u vranė nė kėtė betejė, arrin nė 10 000 veta.

    Pas pushtimit tė Shkupit, ushtria serbe vazhdoi mėsymjen drejt pjesės perėndimore tė vilajetit tė Kosovės (drejt Prizrenit, Pejės, Gjakovės etj.), drejt vilajeteve tė Manastirit (pushtuan Manastirin), tė Shkodrės e tė Janinės. Ata kaluan nėpėr luginėn e Drinit, pushtuan Lumėn, Mirditėn e Matin, dolėn nė Lezhė dhe u dyndėn nė Shqipėrinė e Mesme. Njė pjesė e tyre iu drejtua Durrėsit, kurse kolona tė tjera u nisėn drejt veriut dhe, sė bashku me forcat malazeze qė kishin marrė Shėngjinin, plotėsuan rrethimin e Shkodrės.
    Shqiptarėt, tė braktisur nga ushtritė osmane, edhe pse luftuan kudo me trimėri, nuk qenė nė gjendje tė ndalnin sulmin e kombinuar tė aleatėve ballkanikė, tė pėrgatitur ushtarakisht prej dhjetėra vjetėsh dhe tė armatosur deri nė dhėmbė. Nė fillim tė dhjetorit tė vitit 1912 ushtritė serbo-malazeze kishin pushtuar pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė dhe arritėn nė jug deri nė luginėn e Shkumbinit, nė vijėn Durrės-Kavajė-Peqin-Elbasan-Pogradec-Strugė.
    Ndėrkohė edhe ushtria greke, pasi theu forcat turke nė Thesali e nė Epir, mori Selanikun, rrethoi Janinėn, shtiu nė dorė Sazanin dhe zbarkoi nė Himarė, tė cilėn e pushtoi bashkė me disa fshatra pėrreth.

    Menjėherė pas sukseseve tė para qeveritarėt e Serbisė, tė Malit tė Zi dhe tė Greqisė, si edhe shtypi i tyre, filluan t’i deklaronin gjithnjė mė hapur qėllimet e veta ndaj Shqipėrisė, duke i justifikuar ato me argumentet absurde tė paaftėsisė sė “fiseve tė egra” e “barbare” shqiptare pėr tė formuar shtetin e vet.
    Kėto deklarata u shoqėruan me njė veprimtari gjakatare, terroriste, shfarosėse tė ushtrive malazeze e serbe dhe mė vonė greke kundėr popullsisė shqiptare, qė nuk mėshiruan as gratė, as fėmijėt e as pleqtė. Pushtimi i Kosovės e i viseve tė tjera tė Shqipėrisė u shoqėrua me vrasje nė masė tė luftėtarėve kosovarė dhe me masakrimin e me shpėrnguljen e popullsisė. Qėllimi i Beogradit ishte qė “Serbia tė bėhej shtet i pastėr, thjesht serb, nacional”. Proklamatave tė mbretit tė Serbisė, pėr barazinė e shqiptarėve me serbėt nė shtetin e Serbisė, ua zunė vendin pas fillimit tė luftės urdhrat pėr shfarosjen e shqiptarėve. Gjeneralėt serbė pranonin haptazi atėherė se “ne i linim tė qetė turqit, por vramė sa mundėm ē'qenė shqiptarė”. Deviza e ushtrisė serbe ishte: “Tė shfarosim shqiptarėt!”.

    Kudo qė shkelėn, nė fshatrat e qytetet e Kosovės dhe tė tė gjithė Shqipėrisė, serbėt mbollėn vdekje e shkatėrrime. Vetėm nė dy muajt e parė tė luftės, nė tetor-nėntor 1912, u vranė 25 000 shqiptarė. Vrasja e shqiptarėve ishte programuar zyrtarisht nga Beogradi, qė kishte urdhėruar “tė mos lihej asnjė gjurmė shqiptare nė ato vise”. Qytete tė tėra, si Prishtina, Vuēiterna, Ferizaj, Gjilani, Kumanova, Presheva, Prizreni, Peja etj., iu nėnshtruan shkatėrrimeve. Fshatrat pėrreth kėtyre qyteteve u bėnė shkrumb e hi, ndėrsa banorėt e tyre, pa kursyer as gratė, pleqtė e fėmijėt, u vranė ose u dogjėn tė gjallė, nė zjarrin e shtėpive tė tyre. Ushtria malazeze plaēkiti Gjakovėn dhe dogji pazarin e saj. Sikurse pohonte sekretari i N. Pashiēit, nė rrugėn midis Prizrenit dhe Pejės kishte vetėm fshatra tė djegura, ndėrsa banorėt e tyre ishin masakruar. Nė Pejė vriteshin ēdo ditė 25 shqiptarė. Pasi shtypėn qėndresėn e 2 000 lumjanėve, serbėt, nė tetor 1912, masakruan popullsinė e Lumės, 700 veta, duke pėrfshirė pleqtė, gratė, fėmijėt e madje edhe ata tė sapo lindur qė u therrėn ose u dogjėn tė gjallė nė shtėpitė e tyre, dogjėn e rrafshuan me tokėn thuajse tė gjitha fshatrat e Lumės. Fshati Nishor, nė veriperėndim tė Prizrenit u rėnua nga goditjet e artilerisė, ndėrsa popullsia u masakrua, u vranė gjithė burrat. Bashkėkohėsit shkruanin se nė fshatra tė tėra tė Kosovės nuk mbeti i gjallė asnjė njeri.

    Nė territorin midis Kumanovės e Shkupit, sipas njoftimeve tė shtypit tė kohės, u vranė 3 000 veta, nga tė cilėt 2 000 nė rrethin e Shkupit. Terrorit tė paparė iu nėnshtrua edhe popullsia e qytetit tė Shkupit. Ēdo ditė oficerėt serbė organizonin ekspedita nė fshatrat rreth Shkupit pėr tė terrorizuar dhe pėr tė masakruar fshatarėt. Mijėra njėrėz tė pambrojtur vinin nga Kumanova e nga Presheva, duke shpresuar tė gjenin shpėtim nė Shkup. Por edhe kėtu i priste vdekja nga ushtarėt serbė ose nga uria. Masakra tė mėdha u bėnė nė Malin e Zi tė Shkupit, ku u dogjėn 29 fshatra shqiptare. Pas pushtimit tė Ferizajt, u vranė kėtu 1 200 veta.

    Gjatė kėsaj fushate persekutimesh ndaj shqiptarėve u arrestuan nė rrethet e Shkupit, nė muajin nėntor, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha, Kosum Seferi dhe mjaft udhėheqės tė tjerė tė lėvizjes shqiptare, tė cilėt, meqė nuk pranuan tė nėnshkruanin deklaratat e besnikėrisė ndaj Serbisė, u hodhėn nė burgjet e Beogradit, ku u mbajtėn deri mė 16 maj 1913.
    Pushtimi i Kosovės u shoqėrua me shpėrngulje nė masė tė popullsisė shqiptare nga trojet e tyre amtare. Vetėm nė periudhėn e Luftės sė Parė Ballkanike u shpėrngulėn nga vise tė ndryshme tė vilajetit tė Kosovės rreth 150 000 shqiptarė.

  5. #115
    Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė



    Fitoret e rrufeshme tė shteteve ballkanike i detyruan Fuqitė e Mėdha tė rishikonin vendimin e tyre pėr tė mos lejuar ndryshimin e status quo-sė nė Ballkan. Qysh nė fund tė tetorit nė rrethet diplomatike dhe nė shtypin evropian filloi tė flitej pėr nevojėn e ndryshimeve territoriale nė tė mirė tė aleatėve ballkanikė. Nė kėto kushte, patriotėt shqiptarė qė ndodheshin jashtė atdheut vendosėn tė ndėrmerrnin njė veprim tė ri politik krahas atij tė “Shoqėrisė sė zezė pėr shpėtim” e tė rretheve tė tjera atdhetare brenda vendit. Qėllimi i kėtij veprimi do tė ishte tė shpėtohej Shqipėria nga copėtimi, tė ruhej tėrėsia e saj tokėsore e tė mblidhej njė kuvend kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e saj. Nismėn pėr kėtė veprim tė ri e morėn Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, tė cilėt mendonin se do tė kishin pėrkrahjen e Lidhjes Tripalėshe. Ata u nisėn nga Stambolli dhe arritėn nė Bukuresht, ku mė 5 nėntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisė shqiptare tė atjeshme. Aty u vendos tė themelohej “njė komitet drejtonjės” qė tė merrte nė dorė qeverinė e vendit; tė krijohej njė komision qė do tė shkonte nė Evropė pėr tė mbrojtur pėrpara qeverive tė Fuqive tė Mėdha “tė drejtat kombėtare e lokale tė popullit shqiptar” dhe njė komitet nė Bukuresht, qė do tė bashkėrendonte veprimtarinė e komiteteve tė tjera brenda e jashtė Shqipėrisė pėr t’i ardhur atdheut nė ndihmė.


    Mbledhja e Bukureshtit nė vendimin e saj nuk pėrcaktoi qartė nėse do tė kėrkohej autonomi a pavarėsi. Kjo do tė pėrcaktohej, siē duket, nga zhvillimi i mėtejshėm i ngjarjeve dhe nga qėndrimi qė do tė mbanin kundrejt ēėshtjes shqiptare Fuqitė e Mėdha. Pėr kėtė qėllim Ismail Qemali me shokė shkoi nė Vjenė, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjatė rrugės ose ndoshta nė kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua pėr lėvizjen qė kishte filluar nė Shqipėri pėr mbledhjen e njė kuvendi kombėtar. Ai i deklaroi mė 10 nėntor ambasadorit anglez se do tė nisej sė shpejti pėr nė Vlorė pėr tė marrė pjesė nė njė mbledhje tė krerėve shqiptarė, se shqiptarėt ishin tė vendosur tė ruanin vendin e tyre, se ata do tė luftonin deri nė pikėn e fundit tė gjakut pėr tė mos lejuar njė copėtim tė tij dhe se krijimi i njė Shqipėrie mė vete do tė mėnjanonte njė ndėrhyrje tė Austrisė dhe tė Italisė.

    Ideja pėr mbledhjen e njė kuvendi nė Shqipėri, qė do t’u paraqiste Fuqive tė Mėdha kėrkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur pėrkrahjen e qeverisė austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte pėr njė Shqipėri autonome. I tillė ishte edhe opinioni qė mbizotėronte nė rrethet diplomatike tė Fuqive tė tjera tė Mėdha. Por autonomia nė kuadrin e Perandorisė Osmane tashmė nuk kishte asnjė kuptim. Ushtria osmane nė Ballkan ishte shpartalluar nė tė gjitha frontet. Trupat serbe, malazeze e greke kishin hyrė thellė nė tokėn shqiptare.

    Nė kėto kushte e vetmja zgjidhje e drejtė e ēėshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes sė pavarėsisė. Nė kėtė pėrfundim arriti grupi i atdhetarėve i kryesuar nga Ismail Qemali, i cili mė 19 nėntor deklaronte nė Trieste, ku kishte arritur bashkė me shokėt, se: “... menjėherė pas mbėrritjes sė tij nė Shqipėri do tė shpallej pavarėsia e Shqipėrisė dhe do tė zgjidhej qeveria e pėrkohshme”. Nga Triestja komisionit qė ishte formuar nė Vlorė pėr pėrgatitjen e mbledhjes sė kuvendit kombėtar iu dėrgua njė telegram, me anė tė tė cilit kėrkohej qė tė merreshin masa pėr thirrjen e delegatėve.
    Ideja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe lajmi i mbledhjes sė kuvendit kombėtar u pritėn me entuziazėm tė madh nė Shqipėri, ku gjetėn njė truall tė pėrgatitur qysh mė parė nga rrethet atdhetare tė vendit. Kėto rrethe kishin vendosur lidhje ndėrmjet tyre dhe kishin caktuar Vlorėn si qendėr ku do tė bėhej mbledhja e pėrfaqėsuesve tė kombit shqiptar.

    Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti nė Durrės mė 21 nėntor. Sė bashku me atdhetarėt durrsakė ai vendosi tė ngrinte nė qytet flamurin kombėtar. Por autoritetet osmane, tė ndihmuara nga armiku i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhespot Jakovi, arritėn, ndonėse pėrkohėsisht, ta pengonin kėtė veprim. Komanda turke e Janinės u orvat nga ana e saj ta kapte Ismail Qemalin gjallė ose vdekur, por shumė shpejt u detyrua tė hiqte dorė nga ky vendim. Administrata turke nė krahinat e Shqipėrisė, tė papushtuara ende nga ushtritė ballkanike, nė pėrgjithėsi nuk ishte nė gjendje ta pengonte lėvizjen shqiptare. Ajo i trembej shumė njė konflikti tė armatosur me shqiptarėt, nė njė kohė kur po ndiqej kėmba-kėmbės nga aleatėt ballkanikė dhe kur e vetmja rrugė tėrheqjeje nė perėndim ishte Shqipėria.

    Tė shoqėruar nga delegatėt e Durrėsit, tė Shijakut, tė Tiranės e tė Krujės, Ismail Qemali me shokėt e tij u nisėn pėr nė Kavajė. Prej andej nėpėr Karatoprak kaluan nė Fier, ku u takuan me delegatėt e Kosovės, dhe mė 25 nėntor arritėn nė Vlorė. Kėtu delegatėt e popullit shqiptar u pritėn me festė. “Njė zjarr i shenjtė patriotizmi, - shkruan Ismail Qemali nė kujtimet e tij, - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli mė pėrshėndeste kudo me entuziazėm dhe gėzim”.
    Puna e parė e udhėheqėsit patriot qysh mė 26 nėntor ishte organizimi i forcave tė armatosura. Pėr kėtė qėllim ai ngriti njė komision organizues dhe u dėrgoi pleqėsive tė katundeve njė qarkore, me anėn e sė cilės porositeshin tė mobilizonin njerėzit e aftė pėr armė dhe t’i mbanin ata nė gatishmėri.

    Ndėrkohė, ushtria serbe po pėrparonte me shpejtėsi nė tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durrėsit, Tiranės, Krujės dhe Elbasanit. Rrethet atdhetare tė kėtyre qyteteve vendosėn ta shpallnin sa mė parė pavarėsinė pėr t’i vėnė autoritetet ushtarake serbe pėrpara faktit tė kryer. Mė 25 nėntor Elbasani shpalli i pari pavarėsinė. Tė nesėrmen atė e shpallėn Durrėsi e Tirana dhe mė 27 nėntor Kavaja, Peqini e Lushnja.

    Pėr shkak tė pėrparimit tė pandalur tė ushtrive serbe, gjendja nė Shqipėri po bėhej gjithnjė mė kritike. Kjo ishte arsyeja qė nė mbrėmjen e 27 nėntorit delegatėt qė ndodheshin nė Vlorė, ndonėse nuk kishin arritur ende pėrfaqėsuesit e disa krahinave, vendosėn tė mblidhnin tė nesėrmen kuvendin kombėtar.
    Mė 28 Nėntor 1912, nė orėn 14, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar. Nė mbledhjen e parė tė Kuvendit morėn pjesė 37 delegatė, tė cilėt u shtuan gjatė ditėve qė pasuan duke arritur nė 63 veta, qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare. Pjesa mė e madhe e tyre ishin udhėheqės e veprimtarė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Pėrveē Ismail Qemalit merrnin pjesė Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollė Kaēorri, Jani Minga, Abdi Toptani, Pandeli Cale, Dudė Karbunara, Lef Nosi, Mithat Frashėri, Mehmet Dėralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitėr Mborja, Dhimitėr Zografi, Shefqet Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitėr Berati, Kristo Meksi, Xhelal Koprėncka, Spiro Ilo, Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Vėrlaci etj. Isa Boletini mbėrriti me 400 luftėtarė kosovarė mė 29 nėntor, i pritur me gėzim tė madh nga popullsia dhe nga delegatėt e Kuvendit. Nga udhėheqėsit e tjerė kosovarė, pėr shkak tė rrethanave tė luftės, nuk mundėn tė merrnin pjesė Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., qė ndodheshin nė burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonėse u nis pėr nė Kuvend, u pengua nga luftimet gjatė rrugės.

    Pjesėmarrja nė Kuvend e delegatėve nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe ato qė ndodheshin tė pushtuara nga ushtritė serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e njė asambleje kombėtare mbarėshqiptare. Kjo ishte njėherazi shprehje e vendosmėrisė sė tė gjithė shqiptarėve pėr t’u bashkuar nė shtetin e vet kombėtar, nė tė cilin do tė pėrfshiheshin tė gjitha viset shqiptare.
    Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe pėr luftėrat e shqiptarėve pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Ai vuri nė dukje se nė rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhė shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia”.
    Propozimi i kryetarit u miratua njėzėri nga delegatėt, tė cilėt nėnshkruan dokumentin historik pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė, ku thuhej: “... Shqipėria me sot tė bėhet mė vehte, e lirė e mosvarme”.

    Pastaj u ngrit madhėrisht flamuri kombėtar i Shqipėrisė pėrpara mijėra njerėzve qė ishin mbledhur jashtė selisė sė Kuvendit e qė e pritėn kėtė ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndėrsa populli pėrshkonte duke kėnduar rrugėt e qytetit, oratorėt atdhetarė, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrta evokonin luftėrat e popullit shqiptar pėr liri.
    Nga Kuvendi i Vlorės doli gjithashtu qeveria e pėrkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.



    Rėndėsia historike e Shpalljes sė Pavarėsisė



    Shpallja e Pavarėsisė ishte njė akt me rėndėsi jetike pėr popullin shqiptar. Ajo, nga njėra anė, mbylli njė epokė tė tėrė luftėrash e pėrpjekjesh shekullore pėr tė hequr qafe zgjedhėn e huaj, pėr tė ruajtur tėrėsinė territoriale tė atdheut e pėr tė formuar shtetin e lirė kombėtar shqiptar duke kurorėzuar veprėn e Rilindjes dhe, nga ana tjetėr, hapi njė epokė tė re, njė epokė luftėrash e pėrpjekjesh tė tjera pėr ta mbrojtur pavarėsinė e fituar nga rreziqet e jashtme e tė brendshme, pėr tė siguruar bashkimin kombėtar tė gjymtuar rėndė dhe pėr tė vendosur rendin demokratik.

    Ngritja e flamurit kombėtar nė Vlorė pėrfaqėsonte fitoren e pėrbashkėt tė tė gjitha trevave shqiptare prej Rrafshit tė Dukagjinit nė veri e deri nė Ēamėri nė jug, prej brigjeve tė Adriatikut e tė Jonit nė perėndim e deri nė fushat e Kosovės, tė Tetovės, nė pellgun e Shkupit, nė luginėn e Preshevės e tė Kumanovės, nė lindje. Kėto treva, duke marrė pjesė gjallėrisht me pushkė e me penė nė lėvizjen pėr ēlirimin kombėtar, vunė gurė nė themelet e pavarėsisė shqiptare, i ēimentuan ato me gjakun e bijve mė tė mirė dhe i hapėn rrugėn formimit tė shtetit shqiptar.
    Kuvendi i Vlorės e shpalli pavarėsinė nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve, tė tė gjitha trevave shqiptare, qė dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė tė. Ai e trajtoi Shqipėrinė njė e tė pandarė. Edhe qeveria shqiptare e Ismail Qemalit doli nė rrafshin ndėrkombėtar si pėrfaqėsuese e gjithė popullsisė shqiptare dhe e tė gjitha tokave shqiptare, edhe pse njė pjesė e madhe e tyre ishte e pushtuar nga ushtritė e shteteve ballkanike. Edhe deklaratat e notat e protestės, qė kjo qeveri u dėrgoi shteteve ballkanike e komandave tė tyre ushtarake, nė tė cilat kėrkoi largimin e menjėhershėm tė forcave tė huaja ushtarake nga trojet e pushtuara shqiptare dhe kthimin e tyre Shqipėrisė, u bėnė nė emėr tė Asamblesė Kombėtare qė pėrfaqėsonte tė gjitha trojet e banuara nga shqiptarėt.

    Me Aktin e 28 Nėntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar pėr tė qenė i bashkuar, i lirė e i pavarur nė trojet e veta, krahas popujve tė tjerė tė Gadishullit Ballkanik. Kjo ishte njė e drejtė qė buronte nga qenia e tij si popull me gjuhėn, me kulturėn, me individualitetin e me historinė e vet, e drejtė e fituar me mundime e sakrifica tė panumėrta nė llogoret e luftės, e drejtė qė i takonte pėr ndihmesėn e vyer nė dėbimin nga Ballkani tė sunduesve tė huaj osmanė.

    Kuvendi i Vlorės hodhi themelet e shtetit tė ri sovran shqiptar.
    Pėr ta siguruar njė fitore tė tillė popullit shqiptar iu desh tė bėnte njė luftė tė gjatė kundėr sundimtarėve osmanė dhe synimeve grabitqare tė fuqive tė huaja. Njė varg rrethanash tė brendshme e tė jashtme kanė bėrė qė kėto lėvizje tė mos arrinin dot objektivin. Por nė ēdo etapė ato kanė vėnė nė provė forcat materiale e morale tė popullit shqiptar, kanė pasuruar pėrvojėn e traditat e tij luftarake dhe kanė krijuar premisat pėr zhvillimin e mėtejshėm tė luftės. Nė shek. XIX e nė fillim tė shek. XX kjo luftė u zhvillua mbi baza tė reja shoqėrore e politike dhe mori karakter tė ndėrgjegjshėm kombėtar.
    Shpallja e autonomisė nga Lidhja e Prizrenit dhe ajo e Pavarėsisė nga Kuvendi i Vlorės mė 1912 janė dy hallkat themelore nė zinxhirin e ngjarjeve tė lėvizjes kombėtare, tė lidhura organikisht ndėrmjet tyre si shprehje e vullnetit popullor dhe si pasojė e drejtpėrdrejtė e pėrfundim logjik i luftės ēlirimtare. Por, Shpallja e Pavarėsisė shqiptare ishte nė tė njėjtėn kohė njė etapė mė e lartė, e pėrcaktuar nga zhvillimi progresiv i lėvizjes dhe nga rrethanat ndėrkombėtare.
    Nė Gadishullin Ballkanik Shqipėria, sikurse Maqedonia, ishte vendi qė u ēlirua i fundit nga sundimi i sulltanėve osmanė, nė njė kohė kur popujt e tjerė fqinjė kishin, kush mė shumė e kush mė pak, dhjetėra vjet qė bėnin jetė shtetėrore tė pavarur. Kjo vonesė u shkaktua nga faktorė ekonomikė, shoqėrorė e politikė, tė brendshėm e tė jashtėm, qė vepruan ndėrsjelltas mbi Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe pėrcaktuan ritmet e zhvillimit tė saj.

    Prapambetja ekonomike e shoqėrore e vendit ishte padyshim njė faktor qė vonoi rritjen e forcave organizuese e drejtuese tė lėvizjes kombėtare e si pasojė e vėshtirėsoi dhe e vonoi Shpalljen e Pavarėsisė. Megjithatė, edhe pse Shqipėria ishte njė vend i vogėl e mbi tė rėndonte zgjedha e njė perandorie tė madhe, njė faktor themelor qė e vonoi pėr dhjetėra vjet pavarėsinė shqiptare ishte ai i jashtėm. Populli shqiptar ka qenė gjatė gjithė lėvizjes pėr ēlirimin kombėtar i vetėm, pa ndihmėn e jashtme e pa aleatė. Pėr mė tepėr, shtetet ballkanike fqinje, tė cilat tė parat patėn siguruar pavarėsinė, luftuan me tė gjitha mjetet, duke filluar nga presionet diplomatike e duke mbaruar edhe me ndėrhyrje tė armatosura, kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, e cila pėr nga qėllimet e saj ishte nė kundėrshtim me planet e tyre tė skllavėrimit ekonomik e politik dhe tė copėtimit tė Shqipėrisė. Edhe Fuqitė e Mėdha, tė cilat, gjatė gjithė shek. XIX patėn pėrkrahur popujt e krishterė tė Ballkanit (serbėt, grekėt, rumunėt e bullgarėt) tė formonin shtetet e tyre tė pavarura, pėr njė kohė tė gjatė, mbajtėn njė qėndrim mospėrfillės ndaj ēėshtjes shqiptare.

    Nė kėtė qėndrim pati ndikimin e vet edhe fakti qė shqiptarėt, tė ndarė nė tri fe (edhe pse i bashkonte njė ndėrgjegje e vetme kombėtare), me njė shumicė zotėruese myslimane, shiheshin nga Evropa e sidomos nga Rusia e krishtere si njė popull i huaj me to dhe mė i afėrt me turqit myslimanė. Jo vetėm Rusia, por edhe shtetet e tjera evropiane nuk qenė shkėputur ende nė atė periudhė nga konceptet e vjetra teokratike pėr kombin, edhe pse perandorive shumėkombėshe teokratike po u vinte fundi.

    Nė kėto kushte, lufta pėr pavarėsinė e Shqipėrisė nuk mund tė mbėshtetej veēse nė forcat e popullit shqiptar dhe mund t’ia arrinte qėllimit vetėm kur tė krijohej njė koniunkturė e favorshme ndėrkombėtare, kur kontradiktat ndėrmjet Fuqive tė Mėdha mund tė shfrytėzoheshin me sukses pėr realizimin e saj.
    Pavarėsia e Shqipėrisė u shpall nė kushte tė tilla ndėrkombėtare. Udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nė fazėn e fundit tė saj, ditėn tė shfrytėzonin me mjeshtėri koniunkturėn politike qė u krijua me shpėrthimin e Luftės sė Parė Ballkanike, kur nė ēėshtjen shqiptare u ndeshėn me forcė interesat e kundėrt tė Fuqive tė Mėdha. Ėshtė meritė e kėtyre atdhetarėve largpamės dhe, nė mėnyrė tė veēantė, e atdhetarit dhe e diplomatit tė shquar Ismail Qemali, qė, duke u mbėshtetur nė luftėn e popullit shqiptar brenda vendit, zgjodhėn drejt ēastin e pėrshtatshėm pėr tė kaluar nga platforma e deriatėhershme politike e lėvizjes pėr autonominė nė atė tė pavarėsisė. Dhe kjo u realizua pikėrisht mė 28 Nėntor 1912, kur Turqia po dėbohej nga Ballkani, kur Fuqitė e Mėdha vendosėn tė hiqnin dorė nga ruajtja e status quo-sė nė Ballkan dhe kur planet e aleatėve ballkanikė pėr ta zhdukur Shqipėrinė, tė pėrkrahura edhe nga fuqitė e Antantės, u kundėrshtuan nga fuqitė e Lidhjes Tripalėshe.

    Vendimi historik i 28 Nėntorit drejtohej megjithatė jo vetėm kundėr politikės sė Fuqive tė Antantės dhe tė shteteve fqinje tė Ballkanit, por edhe kundėr planeve tė fuqive tė Lidhjes Tripalėshe. Kėto tė fundit, sidomos Austro-Hungaria e Italia, si mė tė interesuarat pėr ēėshtjen shqiptare, ishin nė atė kohė pėr autonominė e Shqipėrisė, nėn sovranitetin e sulltanit. “Pavarėsinė” e saj ato e shihnin si njė variant tė mundshėm tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare dhe e kuptonin nėn prizmin e interesave tė vet, si mjetin qė do t’u hapte rrugėn pėr tė vendosur kontrollin ekonomik e politik mbi Shqipėrinė, pėr ta pėrdorur popullin shqiptar si gardh kundėr shtrirjes sė shteteve sllave drejt perėndimit tė Shqipėrisė, si mbėshtetje pėr shtrirjen e tyre nė Ballkan.

    Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė edhe pse, siē do tė provohej me vendimet e padrejta tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Gjashtė Fuqive tė Mėdha tė Londrės (1913), nuk arriti tė bashkonte nė njė shtet tė vetėm gjithė territoret e popullsinė shqiptare, duke krijuar pas pesė shekujsh robėrie Shtetin e Pavarur Shqiptar pėrbėn ngjarjen mė tė madhe, unikale, nė historinė e kombit shqiptar gjatė shek. XX.

    Kthesa historike e 28 Nėntorit 1912 ishte premisa politike themelore pėr organizimin mbi baza mė tė pėrparuara tė jetės shtetėrore tė pavarur tė shqiptarėve dhe pėr zhvillimin mė tė shpejtė ekonomik, shoqėror e kulturor tė vendit. Duke formuar Shtetin e Pavarur Shqiptar ajo objektivisht krijoi gjithashtu premisat dhe atė bazė shtetėrore e politike, aq tė nevojshme pėr ta mbajtur tė gjallė ēėshtjen e ēlirimit dhe tė bashkimit tė tė gjitha trevave shqiptare dhe pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė problemit shqiptar nė Ballkan.

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombėtare nė 80-vjetor
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •