K R E U XIII
KRYENGRITJA E PĖRGJITHSHME E VITIT 1912.
SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ
1. PĖRGATITJA E KRYENGRITJES
Acarimi i gjendjes politike.
Mbledhja e Taksimit (janar 1912)
Edhe pas marrėveshjeve qė pėrfundoi me udhėheqėsit e kryengritėsve nė vitin 1911, Porta e Lartė nuk ndėrmori asnjė masė qė do ta pėrmirėsonte gjendjen ekonomike e arsimore tė vilajeteve shqiptare, qė vinte duke u rėnduar. Ndihej mungesa e ushqimeve. Ēmimi i drithit ishte 2-3-fishuar. Edhe artikujt e tjerė tė konsumit tė gjerė qenė shtrenjtuar. Shtimi i taksave e mbledhja me dhunė e detyrimeve shtetėrore e pėrkeqėsuan edhe mė tej gjendjen. Nga ana tjetėr, shqiptarėt i shqetėsonte edhe pėrgatitja pėr krijimin e aleancės ballkanike, konturet e sė cilės po ravijėzoheshin nė horizontin ballkanik.
Nė kėto rrethana qarqet e gjera atdhetare brenda dhe jashtė vendit filluan tė mendonin pėr organizimin e njė kryengritjeje tė re, qė duhej tė fillonte nė pranverėn e ardhshme. Fillimi i luftės italo-turke (shtator 1911) qė do tė angazhonte njė pjesė tė madhe tė forcave turke, krijonte kushte tė favorshme pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme shqiptare. Pėrveē kėsaj, po bėhej gjithnjė e mė e qartė se lufta italo-turke do tė pasohej nga njė luftė ballkanike, e cila do tė ēonte nė shembjen e Perandorisė Osmane dhe do ta vinte Shqipėrinė para rrezikut tė copėtimit. Aneksimi italian i Tripolit, - theksonte Ismail Qemali, - tregoi se parimi i tėrėsisė tokėsore tė Perandorisė Osmane nuk respektohej mė. Tani ishte pėr tu dyshuar nėse shtetet ballkanike do tė qėndronin tė qeta.
Gjatė njė udhėtimi qė ndėrmori nė Evropė, nė tetor tė vitit 1911, Ismail Qemali, nė takimet qė pati nė kancelaritė diplomatike tė Francės, tė Anglisė e sidomos tė Austro-Hungarisė, u pėrpoq ti bindte ato qė tė rishikonin politikėn e ruajtjes sė status quo-sė nė Ballkan, tu provonte se ishte nė interesin e tyre tė ndiqnin njė politike tė re ballkanike, pjesė pėrbėrėse e sė cilės duhej tė ishte edhe autonomia ose edhe pavarėsia e Shqipėrisė. Gjatė takimit me ambasadorin austro-hungarez nė Paris, Ismail Qemali i foli pėr rrezikun qė i kėrcėnohej Shqipėrisė nga monarkitė fqinje. Shembja e sundimit osman nė Ballkan, kur shqiptarėt ende nuk njiheshin si komb mė vete, i linte ata tė pambrojtur pėrballė agresorėve tė rinj. Njė fat i tillė i shqiptarėve, theksoi ai, nuk ishte as nė interesin e Vjenės. Ismail Qemali i propozoi Ballplacit tė ndėrhynte pranė Portės sė Lartė dhe tė kėrkonte prej saj qė ta njihte popullin shqiptar si entitet etnik. Ambasadori austro-hungarez nė Paris, Sheēen, iu pėrgjigj Ismail Qemalit se Vjena i jepte rėndėsi tė madhe ruajtjes sė status quo-sė territoriale nė Ballkan dhe se nuk ndėrhynte nė punėt e brendshme tė Turqisė.
Ndėrkohė gjendja politike nė Shqipėri vinte duke u acaruar. Gjatė vjeshtės u dendėsuan kontaktet ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė viseve tė ndryshme, qė kishin si objekt diskutimi organizimin e kryengritjes, pėr sendėrtimin e programit politik tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, tė autonomisė sė vendit.
Nė dhjetor tė vitit 1911 deputetėt shqiptarė, midis tė cilėve u dalluan Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina?, duke pėrfituar nga kriza qė kishte mbėrthyer Perandorinė Osmane dhe qeverisjen e xhonturqve, kėrkuan edhe njėherė zbatimin e reformave politike, ekonomike e kulturore nė Shqipėri, tė cilat kishin si qėllim tė fundit ta shtynin Portėn e Lartė tė njihte kombėsinė shqiptare dhe tė drejtėn e saj pėr tu vetėqeverisur.
Nė muajin janar tė vitit 1912 Hasan Prishtina u pėrpoq tė bindte Asim Beun, ministrin e Jashtėm tė Perandorisė Osmane, se ishte nė interesin e shtetit osman qė qeveria tė deklaronte zyrtarisht kufijtė e Shqipėrisė. Por xhonturqit, duke menduar se kjo kėrkesė do tė ēonte nė shkėputjen e Shqipėrisė nga Perandoria, e hodhėn poshtė atė.
Pėrballė kėtij qėndrimi tė qeverisė xhonturke, deputeti i Kosovės, Hasan Prishtina, mė 11 janar 1912 shpalosi dhe njėherė nė parlament kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve. Pasi foli pėr mohimin e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve, shkeljen e tė drejtave kushtetuese dhe pėr terrorin e pashembullt tė ushtruar mbi popullsinė shqiptare, ai dėnoi ashpėr politikėn e egėr shoviniste qė po ndiqte qeveria nė trevat shqiptare. Hasan Prishtina e kėrcėnoi qeverinė me njė kryengritje tė re nėse nuk plotėsoheshin kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve.
Fjalimi i guximshėm i Hasan Prishtinės e detyroi vezirin e madh qė tė replikonte ashpėr me tė, duke e akuzuar si rebel qė kėrkonte ti vinte zjarrin Perandorisė.
Nė rrethet mė tė pėrparuara patriotike shqiptare po pėrforcohej gjithnjė e mė shumė bindja se tė drejtat kombėtare dhe pėrparimi ekonomik e kulturor i popullit shqiptar nuk mund tė siguroheshin tashmė me anėn e luftės parlamentare.
Pėrvoja e luftės trivjeēare (1909-1911) e shqiptarėve kundėr regjimit xhonturk kishte provuar domosdoshmėrinė e krijimit tė njė qendre tė vetme drejtuese dhe udhėheqėse tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Pėrpjekja e parė pėr bashkėrendimin e luftės sė tė gjitha trevave shqiptare kundėr zgjedhės xhonturke u bė nė Stamboll.
Pas kėshillimeve, qė u zhvilluan ndėrmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinės mė 12 janar 1912, u vendos tė mbahej njė takim i njė grupi personalitetesh tė jetės politike shqiptare. Takimi u bė nė mesin e muajit janar, nėn kryesinė e Ismail Qemalit, nė shtėpinė e Syrja Vlorės, nė lagjen Taksim tė Stambollit. Nė tė morėn pjesė, pėrveē Ismail Qemalit, Hasan Prishtinės e Syrja Vlorės, edhe Myfid Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e tė tjerė.
Mbledhja e Taksimit ripohoi pėrfundimin se shqiptarėve, pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare e politike, nuk u kishte mbetur rrugė tjetėr pėrveē organizimit tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Aty u diskutua gjithashtu pėr aspektet organizative tė lėvizjes sė armatosur nė Shqipėri. Rol i veēantė, sidomos nė fillim tė veprimeve luftarake qė do tė ndėrmerreshin nė pranverėn e ardhshme, iu caktua Kosovės. Kryengritja do tė shtrihej edhe nė viset e tjera tė vendit, megjithatė, do tė ishte Kosova ajo qė do tė mbante peshėn kryesore nė rrafsh ushtarak. Organizimin e forcave kryengritėse nė verilindje tė Shqipėrisė e mori pėrsipėr Hasan Prishtina. Esat Toptani premtoi tė merrej me organizimin e kryengritjes nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė Mirditė. Myfit Libohova, Aziz Vrioni e Syrja Vlora u zotuan tė ngrinin nė luftė ēetat e Jugut.
Ismail Qemali mori pėrsipėr tė siguronte, me ndihmėn materiale tė kolonive shqiptare tė mėrgimit, armė dhe tė holla (15 mijė pushkė tė tipit tė ri mauzer dhe 10 mijė napolona ar). Ai do tė vijonte njėkohėsisht pėrpjekjet pėr tė siguruar mbėshtetjen e diplomacisė evropiane dhe tė opinionit publik tė jashtėm.
Nga tė gjithė pjesėmarrėsit e mbledhjes sė Taksimit vetėm Ismail Qemali, Hasan Prishtina e ndonjė tjetėr u pėrpoqėn tė pėrmbushnin detyrimet e tyre.
Krijoni Kontakt