Mbrojtja e Hotit dhe e Grudės (pranverė 1880)
Fitoret e shqiptarėve kundėr ushtrive malazeze dhe jehona e tyre nė arenėn ndėrkombėtare patėn pasoja tė thella nė Shqipėri. Ato e pėrforcuan mė tej bindjen e shqiptarėve se tashmė ishin nė gjendje ti mbronin trojet e tyre jo vetėm pa ndihmėn e ushtrive osmane, por edhe kundėr vullnetit tė Portės sė Lartė. Besimi qė fituan te forca e tyre e armatosur, e ngriti nė njė shkallė mė tė lartė vendosmėrinė pėr tė kundėrshtuar me armė ēdo ndėrhyrje tė re tė Fuqive tė Mėdha ose ēdo orvatje tė re tė qeverisė sė Stambollit nė dėm tė trojeve tė tyre amtare.
Pas disfatės qė pėsoi nė Velikė e nė Pepaj, knjaz Nikolla iu drejtua pėrsėri Fuqive tė Mėdha dhe kėto, nga ana e tyre, i bėnė pėrsėri presion Perandorisė Osmane pėr ta ēuar deri nė fund dorėzimin e Plavės e tė Gucisė. Porta e Lartė u pėrgjigj se ishte e gatshme ta kėnaqte Malin e Zi, por jo nė Plavė e nė Guci. Duke parė vendosmėrinė luftarake tė shqiptarėve dhe paaftėsinė ushtarake tė Malit tė Zi, Fuqitė e Mėdha pranuan nė parim ta rishikonin vendimin qė kishin marrė nė Kongresin e Berlinit. Me kėtė rast u bėnė disa propozime pėr ta kėnaqur Cetinėn me vise sllave nė veri ose nė jug tė Malit tė Zi, por nuk u pranuan. Mė nė fund ndėrhyri Italia, e cila, nėpėrmjet ambasadorit tė saj nė Stamboll, kontit Korti (Corti), sugjeroi qė ti jepeshin Malit tė Zi viset e Hotit e tė Grudės sė bashku me njė pjesė tė Kelmendit, tė cilat banoheshin gjithashtu nga popullsi shqiptare. Fuqitė e Mėdha menduan se popullsia e kėtyre viseve, duke qenė katolike dhe jo myslimane, nuk do ta kundėrshtonte bashkimin e saj me Malin e Zi tė krishterė. Porta e Lartė nuk solli ndonjė pengesė. Vetėm knjaz Nikolla, i bindur se do tė kishte pėrsėri telashe me shqiptarėt, protestoi rreptėsisht. Por mė nė fund, duke parė kėmbėnguljen e tė gjitha Fuqive tė Mėdha, u detyrua tė pėrulej. Kėshtu, mė 18 prill 1880, ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha miratuan propozimin italian, qė njihet me emrin vija Korti, pėr ti dhėnė Malit tė Zi, nė vend tė Plavės e Gucisė, viset e Hotit e tė Grudės. Dorėzimi i kėtyre viseve u vendos tė bėhej pas 4 ditėsh, mė 22 prill 1880.
Fakti qė Fuqitė e Mėdha, Perandoria Osmane dhe Mali i Zi u detyruan, pas 20 muaj pėrpjekjesh pa rezultat, tė hiqnin dorė nga vendimi i Kongresit tė Berlinit nė lidhje me Plavėn e Gucinė, shėnonte njė fitore tė re diplomatike qė arritėn shqiptarėt nė arenėn ndėrkombėtare. Protokolli i Stambollit, i nėnshkruar nga ambasadorėt e tyre mė 18 prill 1880 pėr Hotin e Grudėn, ishte po aq i padrejtė sa edhe neni i Traktatit tė Berlinit pėr Plavėn e Gucinė. Viset e Hotit e tė Grudės, sė bashku me ato tė Kelmendit e tė Kastratit, ishin pjesė e pandarė e Malėsisė sė Madhe, kurse nga ana administrative vareshin nga vilajeti i Shkodrės. Banorėt e tyre, krejtėsisht shqiptarė dhe me tradita tė lashta luftarake liridashėse, ishin bashkuar me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit qysh me themelimin e saj. Pėr kėtė arsye, mė 1 mars 1880, sapo arritėn lajmet e para rreth propozimit italian, pra njė muaj para se tė nėnshkruhej Protokolli i Stambollit, krerėt e tyre, tė mbėshtetur nga banorėt e krejt Malėsisė sė Madhe, zbritėn nė Shkodėr dhe shpallėn se ishin tė vendosur tė kundėrshtonin ēdo vendim qė do tė merrej nė dėm tė viseve tė tyre. Nė mbledhjen e pėrbashkėt qė bėnė nė Shkodėr, mė 1 mars 1880, krerėt e Hotit, tė Grudės, tė Kelmendit e tė Kastratit miratuan njė peticion drejtuar Fuqive tė Mėdha, nė tė cilin deklaronin se do tė rrėmbenin armėt pėr tė mbrojtur trojet e tyre, nė rast se Fuqitė e Mėdha do ta miratonin projektin Korti.
Kushtrimi qė lėshuan banorėt e Malėsisė sė Madhe vuri nė lėvizje popullsinė e tė gjitha krahinave tė vendit. Gjatė atyre ditėve shqiptarėt, myslimanė e tė krishterė, u lidhėn mė shumė se kurrė me njėri-tjetrin. Kudo u shpreh vendosmėria pėr tė mbrojtur Hotin e Grudėn deri nė pikėn e fundit tė gjakut. Shqipėria u pėrgatit kėshtu pėrsėri pėr luftė.
Meqenėse Hoti, Gruda, Kelmendi e Kastrati bėnin pjesė nė vilajetin e Shkodrės, barra e organizimit tė luftės mbrojtėse i takonte Komitetit Ndėrkrahinor tė kėtij vilajeti. Qysh nga 25 marsi 1880, Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes Shqiptare nė Shkodėr ishte nė mbledhje tė vazhdueshme dhe filloi tė merrte masat e nevojshme ushtarake pėr mbrojtjen e Hotit e tė Grudės. Mė 3 prill 1880 u zhvillua nė Shkodėr njė kuvend krahinor, ku morėn pjesė pėrfaqėsues tė popullsisė sė qytetit e tė Malėsisė. Kuvendi vendosi tė kundėrshtohej me ēdo kusht lėshimi i Hotit e i Grudės. Ai u dėrgoi njė peticion Fuqive tė Mėdha, nė tė cilin thuhej, ndėr tė tjera: Kemi vendosur qė tė derdhim pikėn e fundit tė gjakut para se tė hynim nėn zgjedhėn e njė qeverie tė huaj. Ideja kombėtare na bashkon nė mbrojtjen e atdheut tonė. Mė 11 prill 1880 Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės, ashtu siē kishin vepruar edhe dy komitetet e tjera ndėrkrahinore, formoi menjėherė Shtabin Ushtarak tė vilajetit me detyrė qė tė merrte masat e duhura pėr mbrojtjen e Hotit e tė Grudės. Nė krye tė Shtabit Ushtarak u vu Hodo Sokoli, njė kolonel i karrierės. Midis anėtarėve tė tij bėnin pjesė jo vetėm pėrfaqėsues nga qyteti, si Selim Ēoba, Filip Ēeka, Shaban Bushati, Zef Simoni, Selim Gjyrezi etj., por edhe mjaft krerė malėsorė tė regjur nė luftėra, si Dedė Gjoni dhe Ismail Marku nga Hoti, Ismail Martini dhe Bazo Kurti nga Gruda, Nikė Gila dhe Nikė Leka nga Kelmendi, Shaban Elezi dhe Gjon Deda nga Kastrati etj. Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės i bėri thirrje tė veēantė Preng pashė Bibė Dodės, i cili deri atėherė nuk kishte marrė pjesė nė mbrojtjen e trojeve shqiptare, duke e emėruar, nė rast se do tė ishte i gatshėm, nėnkryetar tė Shtabit Ushtarak.
Formimi i Shtabit Ushtarak u pasua nga gatishmėria qė treguan krahinat e ndryshme tė vendit pėr tė dėrguar vullnetarė sipas zakonit nga njė burrė pėr shtėpi, kurse viset e Malėsisė sė Madhe u zotuan tė mobilizonin tė gjithė burrat e aftė pėr armė. Shtabet ushtarake, tė formuara nė vilajetet e Kosovės dhe tė Janinės, njoftuan se ishin gati tė dėrgonin forcat e tyre vullnetare sapo tė ndihej nevoja. Por Shtabi Ushtarak i Shkodrės, duke parė gatishmėrinė e masave popullore, i konsideroi tė mjaftueshme forcat luftarake tė mobilizuara vullnetarisht nė vilajetin e vet. Nė tė njėjtėn kohė, Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės lėshoi njė shpallje, me anėn e sė cilės, pasi vinte nė dukje vendosmėrinė e mbarė vendit pėr tė mbrojtur trojet e atdheut, u kėrkonte vullnetarėve tė qėndronin nė gatishmėri, nė pritje tė zhvillimit tė ngjarjeve.
Zemėrimi e vendosmėria e shqiptarėve arriti kulmin pasi u nėnshkrua nga ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha Protokolli i Stambollit, mė 18 prill 1880, me emrin Protokolli mbi kufijtė e Turqisė dhe tė Malit tė Zi. Me kėtė rast u pėrsėritėn protestat telegrafike drejtuar Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė. Nė tė njėjtėn kohė filluan pėrgatitjet ushtarake. Mė 19 prill u zhvillua nė Shkodėr njė miting i madh popullor, njė nga manifestimet mė masive qė kishte parė qyteti deri atėherė. Nė miting, midis entuziazmit popullor, Hodo Sokoli, nė njė fjalim tė zjarrtė qė mbajti para mijėra qytetarėve dhe malėsorėve, deklaroi ndėr tė tjera, se pėrballė veprimeve qė po kryente Porta e Lartė nė dėm tė tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė dhe pėr tė shpėtuar atdheun nga fatkeqėsi tė tjera qė do tė sillte sundimi i mėtejshėm i saj, shqiptarėt duhej ti kėpusnin lidhjet me Perandorinė Osmane dhe ta merrnin vetė nė dorė fatin e atdheut tė tyre. Hodo bej Sokoli dhe pas tij 1 500 veta qė ndodheshin nė miting, hoqėn publikisht spaletat e uniformės ushtarake e dekoratat e sulltanit dhe deklaruan se nuk do ta njihnin as atė, as Stambollin. Po atė ditė u nisėn pėr nė vijėn e kufirit vullnetarėt e parė qytetarė, rreth 1 500 veta, tė cilėt u bashkuan me mijėra vullnetarė malėsorė qė kishin vrapuar nga malėsitė e Veriut.
Nė mbrėmjen e 21 prillit u nisėn nga Shkodra, duke lundruar nė liqen, disa dhjetėra anije me vullnetarė shkodranė, rreth 3 mijė veta, tė cilėt, sė bashku me Shtabin Ushtarak dhe komandantin e tij Hodo Sokolin, u vendosėn nė Tuz. Nė 22 prill 1880, sipas Protokollit tė Stambollit, trupat turke u larguan nga kalaja e Tuzit dhe nga pikat e tjera qė i takonin Malit tė Zi. Por, ashtu siē ndodhi nė Plavė e Guci, edhe nė Hot e Grudė forcat shqiptare i zunė kėto pika para se tė afroheshin ushtritė malazeze. Gjatė gjithė vijės mbrojtėse qenė rreshtuar rreth 8 mijė vullnetarė shqiptarė, nė gatishmėri pėr tė kundėrshtuar pėrparimin e ushtrive malazeze.
Pak mė vonė, ushtritė malazeze, me rreth 10 mijė veta, arritėn tek Ura e Rzhanicės, pika mė e pėrparuar e kufirit tė vjetėr. Aty u ndeshėn me pararojat e ushtrisė sė Lidhjes Shqiptare, tė pėrbėra nga disa qindra qytetarė e malėsorė, tė cilėt u bėnė thirrje tė ndaleshin, pasi banorėt e kėtyre vendeve nuk i njihnin vendimet e Fuqive tė Mėdha. Ushtritė malazeze nuk u bindėn, por kėrkuan tė marshonin pėr tė marrė nė dorėzim kalanė e Tuzit. Atėherė pararojat shqiptare hapėn zjarr kundėr pararojave malazeze. Kėshtu, tek Ura e Rzhanicės filloi mė 22 prill pėrleshja e armatosur ndėrmjet tyre.
Sapo shpėrthyen krismat e para, forcat vullnetare tė Malėsisė sė Madhe, nėn drejtimin e Ismail Markut e Baca Kurtit, u hodhėn nė sulm tė furishėm kundėr forcave kryesore malazeze qė ndodheshin nė Helm, nė breg tė lumit Cem. Tė dyja palėt luftuan me vendosmėri pėr disa orė rresht. Mė nė fund ushtritė malazeze u thyen dhe u tėrhoqėn pėr nė Podgoricė, duke lėnė disa tė vrarė e tė plagosur.
Fitorja e Rzhanicės dhe e Helmit ngjalli entuziazėm nė mbarė Shqipėrinė. Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės, duke parashikuar njė sulm tė ri nga ana malazeze, vendosi ti mbante forcat luftarake nė kufi dhe tė siguronte armė martina pėr vullnetarėt shqiptarė tė pajisur pjesėrisht me huta dhe pjesėrisht me jataganė. Pėr kėtė qėllim u ftuan krahinat e vilajetit qė tė shtonin ndihmat financiare. Mbi shtresat e pasura tė Shkodrės u shpall njė tatim i jashtėzakonshėm nė tė holla e nė drithė. Nė kėto rrethana Preng pashė Bibė Doda, duke parė se me qėndrimin e vet tė lėkundur po cilėsohej nga opinioni publik si bashkėpunėtor i Cetinės, pranoi ftesėn e Komitetit Ndėrkrahinor pėr tė mobilizuar mirditorėt dhe pėr ti sjellė nė Tuz.
Pas luftės sė Rzhanicės, viset e Hotit e tė Grudės, tė liruara nga ushtritė osmane, por tė papushtuara nga ato malazeze, mbetėn de facto nėn sovranitetin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr 8 muaj, nga 22 prilli 1880 deri mė 28 dhjetor 1880, kur nė Tuz u rivendos administrata osmane. Me qeverisjen e tyre merrej Komiteti i Lidhjes Shqiptare pėr Shkodrėn, qė kishte ngarkuar nė Tuz njė Komision tė kryesuar nga Hodo Sokoli, i cili ushtronte pushtetin ekzekutiv si njė institucion shtetėror i Lidhjes Shqiptare.
Menjėherė pas disfatės qė pėsoi mė 22 prill 1880, knjaz Nikolla protestoi pranė Fuqive tė Mėdha dhe kėto mė 24 prill i drejtuan qeverisė osmane njė notė kolektive, me tė cilėn e shtrėngonin qė ti dėbonte forcat shqiptare nga kufiri pėr tu hapur rrugėn forcave malazeze. Por Porta e Lartė nuk e kishte mė situatėn nė dorė. Pėrveēse nuk donte tė hapte konflikt me shqiptarėt, ajo nuk kishte as forca tė mjaftueshme nė Shkodėr pėr tė zbatuar kėrkesėn e Fuqive tė Mėdha.
Nė fillim tė muajit maj, pas ardhjes sė forcave mirditore, nė vijėn kufitare numri i vullnetarėve u rrit nė rreth 9 mijė veta, pėrveē 7 mijė tė tjerėve qė qėndronin nė gatishmėri nė shtėpitė e tyre pėr tu nisur nė luftė sapo tė lėshohej kushtrimi. Sipas njoftimeve qė kishte Shtabi Ushtarak, pėrtej kufirit qėndronin rreth 20 batalione malazeze me afėrsisht 9 mijė veta tė armatosur me martina dhe tė pajisura me topa e artileri. Morali i vullnetarėve shqiptarė ishte aq i lartė, sa nga radhėt e tyre doli propozimi qė tė ndėrmerrej njė mėsymje kundėr ushtrive malazeze pėr ta detyruar knjaz Nikollėn qė tė hiqte dorė njė herė e pėrgjithmonė nga lakmia e tij pėr trojet shqiptare. Kėtė ide e pėrqafoi jo vetėm Hodo Sokoli, kryetari i Shtabit Ushtarak tė Shkodrės, por edhe Ali pashė Gucia, kryetari i Shtabit Ushtarak tė Kosovės, i cili pėr mė tepėr u zotua ta fillonte mėsymjen me forcat e veta nga Plava e Gucia, nė thellėsi tė territoreve malazeze. Nuk pritej veēse miratimi nga Komiteti Kombėtar i Lidhjes Shqiptare. Por udhėheqėsit e tij, pėr tiu shmangur ndėrlikimeve ndėrkombėtare qė do tė shkaktonte mėsymja shqiptare, nuk e pranuan propozimin e dy shtabeve ushtarake.
Sipas tyre, presioni, qė ushtronte pėrqendrimi i forcave kufitare nė Hot e Grudė, ishte i mjaftueshėm pėr ti detyruar Fuqitė e Mėdha tė rishikonin Protokollin e Stambollit.
Nė fakt lufta pėr mbrojtjen e Hotit e tė Grudės pati jehonė tė thellė jashtė Shqipėrisė. Interesimi i publikut evropian pėr konfliktin shqiptaro-malazez u rrit mė shumė. Pothuajse tė gjitha gazetat kryesore tė Evropės Perėndimore dėrguan ato javė korrespondentėt e tyre tė posaēėm nė Shkodėr, shumica e tė cilėve u detyruan tė vinin nė dukje atdhetarinė e lartė qė frymėzonte qėndresėn shqiptare. Fuqitė e Mėdha u bindėn pėrfundimisht se as Protokolli i Stambollit nuk mund tė zbatohej me anėn e presionit diplomatik. Anglia me Rusinė propozuan njė ndėrhyrje ushtarake tė pėrbashkėt tė Fuqive tė Mėdha kundėr shqiptarėve tė pėrqendruar nė kufi, por Austro-Hungaria me Gjermaninė kundėrshtuan. Mė nė fund fitoi qėndresa shqiptare.
Pasi pranuan nė parim tė hiqnin dorė edhe nga Protokolli i Stambollit, Fuqitė e Mėdha miratuan mė 15 qershor 1880 propozimin e Anglisė e tė Austro-Hungarisė pėr ti dhėnė Malit tė Zi, nė vend tė Hotit e tė Grudės, qytetin bregdetar tė Ulqinit sė bashku me rrethinat e tij. Heqja dorė e Fuqive tė Mėdha nga vendimi qė kishin marrė mė 18 prill 1880 ishte fitorja e tretė diplomatike qė korrėn shqiptarėt, brenda 6 muajve, nė arenėn ndėrkombėtare. Por vendimi i Fuqive tė Mėdha pėr ti lėshuar Malit tė Zi Ulqinin me rrethinat e tij shtroi pėrsėri detyrėn e ngutshme tė mbrojtjes sė tėrėsisė sė atdheut, tė cilit po i shkėputej tani njė pjesė mė e rėndėsishme dhe jetike.
Krijoni Kontakt