Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 115
  1. #21
    4. KUNDĖRSHTIMI I PLANEVE EKSPANSIONISTE TĖ SHTETEVE FQINJE. SHQIPĖRIA DHE KRIZA LINDORE E VITEVE 1853-1856





    “Megali Idea” greke dhe “Naēertania” serbe



    Kryengritjet pėr autonomi tė viteve 30-40, si pjesė pėrbėrėse dhe element aktiv i lėvizjes ēlirimtare nė Ballkan, e dobėsuan sundimin e Portės sė Lartė dhe krijuan kushte objektive pėr bashkėpunimin ushtarak tė popujve tė shtypur tė gadishullit dhe pėr shpejtimin e ēlirimit tė tyre nga zgjedha osmane. Por ky bashkėpunim u minua nga politika ekspansioniste e Greqisė dhe e Serbisė.
    Nė vitet 40 shteti serb dhe ai grek nuk e kishin pėrfunduar ende bashkimin e tyre kombėtar. Njė pjesė e territoreve me popullsi serbe e greke ndodhej ende nėn sundimin osman. Pėr kėtė arsye, njė nga drejtimet e politikės sė kėtyre vendeve ishte ai i ēlirimit tė territoreve dhe i bashkimit tė tyre me shtetet kombėtare pėrkatėse. Por, krahas kėtij synimi tė drejtė, te qeveritė greke e serbe qė drejtonin kėto shtete ishin shfaqur prirje tė frymėzuara nga ide shoviniste, tė cilat u zhvilluan e u shndėrruan nė njė vijė themelore tė politikės sė tyre.

    Nė fillim tė vitit 1844 kryeministri grek J. Koleti e formuloi dhe e shpalli zyrtarisht programin politik ekspansionist, i cili hyri nė histori me emrin “Megali Idea” (“Megali Idhea” - “Ideja e Madhe”). Sipas kėtij programi, Greqia si trashėgimtare e Bizantit duhej tė shndėrrohej nė njė shtet tė madh me kryeqytet Stambollin (Konstandinopojėn), ku do tė bėnin pjesė jo vetėm tokat greke, por edhe tė gjitha territoret me popullsi ortodokse jogreke tė Ballkanit, qė kishin qenė nėn Perandorinė Bizantine dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit. “Megali Idea” pėrfshinte nė kufijtė e Greqisė sė Madhe edhe tokat shqiptare. Me kėtė projekt, nė veri nė fillim pėrfshihej nė kufijtė e Greqisė gjithė Shqipėria, kurse pas viteve 60 caktohej si kufi verior herė lumi Drin, herė Shkumbini, ndėrsa shovinistėt mė tė moderuar grekė e ēonin atė deri te lumi Vjosė.

    Pėr realizimin e kėsaj platforme qeveria greke parashikonte tė hidhte nė Shqipėrinė e Jugut ēeta tė armatosura, tė cilat do tė provokonin kryengritje dhe do tė pėrgatisnin truallin pėr aneksimin e kėtyre territoreve nga Greqia. Ajo u orvat tė shfrytėzonte pėr qėllimet e saj edhe kryengritjet shqiptare, sidomos ato tė Shqipėrisė sė Jugut, siē ishte ajo e vitit 1847, kur kryeministri grek J. Koletis hyri nė bisedime me Zenel Gjolekėn, tė cilat, pėr shkak tė synimeve ekspansioniste tė Athinės, dėshtuan.

    “Megali Idea” greke gjeti njė mbėshtetje tė fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit. Me formimin e shtetit grek, Patrikana e humbi dora-dorės karakterin ekumenik qė kishte mė parė dhe u kthye nė njė kishė greke, nė njė aleate e Greqisė. Kėshtu qė kisha ortodokse dhe shkollat nė gjuhėn greke u kthyen nė vatra pėr tė helenizuar besnikėt e nxėnėsit qė i frekuentonin ato.

    Po atė vit, mė 1844, ministri i Serbisė I. Garashanin shpalli programin qė do tė vihej nė themel tė politikės serbe e qė ėshtė i njohur nė histori me emrin “Naēertanie” (“Projekt”). Edhe qarqet politike drejtuese tė Serbisė, ashtu si ato tė Greqisė, me pretekstin e ēlirimit tė tokave tė sllavėve tė jugut nga zgjedha osmane, synonin tė krijonin njė shtet tė madh, qė do tė pėrtėrinte perandorinė mesjetare tė Stefan Dushanit. Nė kufijtė e kėsaj perandorie tė re, sipas “Naēertanies”, do tė hynin edhe viset e Shqipėrisė sė Veriut sė bashku me Kosovėn, qė ministri serb e pagėzoi me emrin “Serbi e Vjetėr”.

    Tė dyja programet kishin karakter shovinist dhe shprehnin aspiratat ekspansioniste tė borgjezisė greke e serbe. Ato nuk e njihnin ekzistencėn e kombit e tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe si pasojė kundėrshtonin idenė e krijimit tė shtetit shqiptar. Sipas kėtyre programeve, tokat shqiptare ishin tė destinuara tė ndaheshin midis Greqisė dhe Serbisė.
    Kėto synime tė shteteve fqinje, qė ishin shfaqur edhe mė parė, u shndėrruan prej viteve 40 tė shek. XIX nė njė politikė tė pėrhershme zyrtare, pasojat e sė cilės u ndien shumė shpejt nė Shqipėri.



    Lufta kundėr “turkomanizmit” dhe “grekomanizmit”



    Duke filluar prej viteve 50 Lėvizja Kombėtare Shqiptare bėri njė luftė gjithnjė e mė tė ashpėr kundėr ideologjisė sė panislamizmit, tė propaganduar nga Porta e Lartė, dhe tė panhelenizmit, tė pėrhapur nga qarqet shoviniste tė Athinės.
    Qeveria e Stambollit ua mohonte kombėsinė shtetasve myslimanė joturq tė Perandorisė, tė cilėt i quante osmanllinj dhe ndiqte me kėmbėngulje parimin, sipas tė cilit Perandoria teokratike Osmane duhej tė mbėshtetej mbi gjithė shtetasit myslimanė pa dallim.

    Me qėllim qė tė pėrforconin pozitat e tyre nė Shqipėri, tė rrezikuara nga kryengritjet e vazhdueshme shqiptare dhe nga lėvizja e pėrgjithshme kryengritėse e popujve tė tjerė ballkanas dhe pėr t’i lidhur sa mė ngushtė masat e prapambetura tė popullsisė myslimane shqiptare me fatet e Perandorisė, qeveritarėt e Stambollit filluan tė zhvillonin njė fushatė me parulla panislamike pėr tė nxitur fanatizmin e pėrēarjen fetare midis shqiptarėve. Ata dėrguan nė Shqipėri pėr kėtė qėllim edhe klerikė myslimanė nga Anadolli e nga vende tė tjera lindore. Kėtij qėllimi i shėrbenin edhe shkollat shtetėrore turke qė po ngriheshin nė vitet 50-60 nė Shqipėri, tė cilat, edhe pse quheshin formalisht shkolla laike, pjesėn mė tė madhe tė programit e kishin me lėndė fetare islamike.

    Kundėrshtimi qė i bėnte Porta lėvizjes shqiptare gjente mbėshtetje te disa shtresa tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare, te “turkomanėt”. Kėta pėrbėheshin, nė radhė tė parė, nga elementėt fanatikė tė klerit mysliman shqiptar, si dhe nga njė pjesė e feudalėve tė vendit, tė cilėt pozitėn e privilegjuar qė kishin si funksionarė fetarė ose shtetėrorė ia detyronin sulltanit dhe prandaj ishin tė interesuar tė mos prisheshin e as tė prekeshin lidhjet me tė. Ndėr turkomanėt bėnin pjesė edhe disa elementė tė borgjezisė sė pasur qytetare, tė cilėt, jo vetėm nėn ndikimin e parullave fetare islamike, por edhe si sipėrmarrės shtetėrorė e pjesėmarrės nė spekulime tė pėrbashkėta me funksionarėt e Perandorisė, kishin interes tė ruanin gjendjen ekzistuese, qė u siguronte atyre njė varg fitimesh. Qarqet e turkomanėve pėrpiqeshin tė shfrytėzonin pėr qėllimet e tyre prapambetjen arsimore e kulturore tė shtresave tė gjera tė popullsisė shqiptare, ndjenjat e tyre tė natyrshme fetare islame dhe sidomos ndikimin mbi to tė sulltanit si Kalif.

    Kundėrshtim tė ashpėr gjeti Lėvizja Kombėtare Shqiptare, si edhe ajo e disa popujve tė tjerė ballkanas, edhe nga prirjet shoviniste tė disa qarqeve tė borgjezisė greke, qė propagandonin “panhelenizmin” si armė ideologjike pėr tė pėrgatitur realizimin e planit ekspansionist tė “Idesė sė Madhe”. Njė rol tė veēantė nė kėtė lėvizje luante edhe kleri i Patrikanės greke tė Stambollit. Ideologjia panheleniste u mbėshtet edhe nga disa shtresa tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare, nga “grekomanėt”, siē u quajtėn pėrfaqėsuesit e kėtij orientimi, qė vinin nė radhė tė parė nga njė pjesė e tregtarėve ortodoksė tė Shqipėrisė sė Jugut, qė kishin lidhje me tregjet e Selanikut, tė Korfuzit etj.
    Dobėsia e borgjezisė shqiptare si klasė e re dhe ndikimi i parullave fetare tė pėrhapura me anė tė kishės e tė shkollave greke u bėnė shkak qė “grekomanėt” tė shihnin te borgjezia greke, e cila kishte krijuar shtetin e vet kombėtar, tė vetmen mbėshtetje pėr t’u ēliruar nga zgjedha osmane.

    Protagonistėt e “Idesė sė Madhe” nė Shqipėri u pėrpoqėn tė shfrytėzonin pėr qėllimet e tyre edhe dasitė fetare midis borgjezisė e fshatarėsisė sė krishtere shqiptare dhe bejlerėve ēifligarė tė vendit, qė nė shumicėn dėrrmuese ishin myslimanė, si edhe nevojėn e madhe pėr arsim qė kishte popullsia shqiptare, nevojė e cila, pėr mungesė shkollash nė gjuhėn shqipe, nuk kishte mundėsi tė plotėsohej atėherė veēse nė shkolla greqisht.

    Duke luftuar kundėr kėtyre rrymave mendimtarėt rilindės pėrpunuan platformėn e vet, qė u bė baza e veprimit tė mėtejshėm politik-kulturor tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Tė nisur nga fakti se nė bazė kriteresh objektive populli shqiptar, me gjithė ndarjen fetare, pėrbėnte njė komb mė vete dhe si i tillė kishte njė rrugė tė veēantė tė formimit historik qė e shpinte nė mėvetėsinė e tij kulturore e politike, ideologėt e lėvizjes kombėtare e drejtuan propagandėn e tyre kundėr pėrpjekjeve tė “panislamistėve”dhe “panhelenistėve” pėr tė bėrė pėr vete politikisht, sipas parimit fetar, pjesė tė veēanta tė popullit shqiptar.

    Njė luftė tė posaēme bėnė ata, ndėr tė tjera, kundėr tezave politike tė panhelenistėve, qė, duke i mbėshtetur synimet e tyre nė teorinė pellazgjike, propagandonin se shqiptarėt dhe grekėt kishin origjinė tė pėrbashkėt, ishin pasardhės tė pellazgėve nga gjuha e nga prejardhja dhe si rrjedhim ishin vėllezėr, e arrinin kėshtu nė pėrfundimin se shqiptarėt duhej tė shkriheshin jo vetėm nga pikėpamja kulturore, por edhe politikisht nė gjirin e “helenizmit”.

    Megjithatė, vėshtirėsitė e krijuara nga njė propagandė e tillė armiqėsore ndaj kombit shqiptar, nuk i penguan Naum Veqilharxhin dhe aktivistėt e tjerė tė ēėshtjes kombėtare tė vijonin rrugėn e nisur. Naum Veqilharxhi iu drejtua pasanikėve shqiptarė nė Rumani, Vangjel Zhapės nga Labova e Lunxhėrisė (Gjirokastėr) dhe Apostol Arsaqit nga Hotova e Pėrmetit, tė njohur si dhurues shumash tė mėdha pėr qėllime mirėbėrėse nė Greqi, qė tė jepnin pėrkrahjen e tyre pėr tė shtypur libra shkollorė nė gjuhėn amtare, tė hartuar prej tij dhe pėr tė hapur shkolla shqipe. Por Vangjel Zhapa doli kundėr orientimit tė pavarur tė veprimtarisė arsimore shqiptare.

    Kur po zhvillonte njė veprimtari tė dendur pėr ēėshtjen shqiptare, Naum Veqilharxhi vdiq (nė vitin 1854). Si fajtor pėr vdekjen e tij shqiptarėt akuzuan nė radhė tė parė Patrikanėn e Stambollit, e cila, pėr tė ruajtur “unitetin” e fesė sė krishterė qė gjoja ishte vėnė nė rrezik nga veprimtaria e Naum Veqilharxhit, kishte nxitur Portėn pėr tė marrė masa kundėr tij. Rrugėn e veprimtarit tė palodhur e vijuan shumė dishepuj, midis tė cilėve edhe Thimi Mitkoja nga Korēa.
    Njė rrugė tė veēantė filluan tė ndiqnin nė kėto vite disa intelektualė ortodoksė nga Shqipėria e Jugut e nė radhė tė parė Anastas Byku nga Lekli i Tepelenės (veproi nė vitet 1859-1878). Duke u nisur nga bindja se pa pėrparim kulturor, pa lėvrimin e mėsimin e gjuhės amtare populli shqiptar nuk do tė kishte mundėsi tė zinte vendin qė i pėrkiste midis popujve tė tjerė, Anastas Byku botoi nė vitet 1861-1862 nė Lamia tė Greqisė gazetėn greqisht-shqip “Pellasgos”, kushtuar ēėshtjes shqiptare.

    Tė njėjtit qėllim i shėrbente edhe abetarja e vogėl me titull “Gramė pėr shqiptarėt” (1861), nė tė cilėn pėrdorej alfabeti greqisht pėr shkrimin e shqipes. Mė tej Anastas Byku punoi pėr ngritjen e njė rrjeti tė gjerė shkollash fillore e tė mesme nė gjuhėn shqipe, pėr tė cilat u pėrpoq tė fitonte pėrkrahjen financiare edhe tė Vangjel Zhapės. Por Anastas Byku, ndonėse ishte pėr ruajtjen e karakterit tė veēantė tė popullit shqiptar, u shpreh kundėr zhvillimit tė tij tė pavarur dhe pėr pėrfshirjen e tij nė gjirin e helenizmit. Rrugėn e Anastas Bykut e ndoqi nė fillim tė veprimtarisė sė vet edhe Jani Vretoja nga Postenani i Leskovikut (1822-1900), si dhe Eftim Brandi nga Korēa (veproi nė vitet 1860-1880).

    Mendimi i Anastas Bykut, i cili e vinte lėvizjen shqiptare nė vartėsi tė synimeve tė qarqeve panheleniste, u kundėrshtua nga veprimtarėt e lėvizjes shqiptare, midis tyre nga Thimi Mitkoja. Lufta qė zhvillonte Lėvizja Kombėtare Shqiptare nė fronte tė ndryshme dėshmonte pėr rritjen e saj ideologjike. Mendimi i rilindėsve, i formuar qysh nė kėtė kohė, nė lidhje me rrugėn e veēantė historike tė popullit shqiptar, u bėnte jehonė kėrkesave tė kryengritjeve popullore kundėrosmane pėr autonominė e Shqipėrisė. Me forcimin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare filluan tė diferencoheshin edhe radhėt e rretheve borgjeze “turkomane” e “grekomane”, njė pjesė e anėtarėve tė tė cilave u bashkua me tė.

  2. #22
    Kriza Lindore e viteve 1853-1856 dhe Shqipėria



    Kryengritjet kundėr Tanzimatit dhe sidomos kryengritja e madhe e vitit 1847 i kishin treguar Stambollit rrezikun qė i kanosej Perandorisė nga njė acarim i ri i gjendjes nė Shqipėri nė njė kohė kur kishte filluar tė rritej edhe lėvizja e pėrgjithshme pėr ēlirimin kombėtar tė popujve tė Ballkanit dhe ishin acaruar kontradiktat e Fuqive tė Mėdha lidhur me trashėgimin e “tė sėmurit tė Bosforit”, siē quhej tashmė Perandoria Osmane. Shqetėsimi i Portės ishte shtuar edhe nga interesimi qė kishin filluar tė tregonin pėr Shqipėrinė shtetet e reja ballkanike dhe nga orvatjet e tyre pėr t’i shfrytėzuar lėvizjet kundėrosmane tė shqiptarėve.
    Nė kėto rrethana, kur mund tė shpėrthente njė konflikt ndėrkombėtar, Stambolli, duke dashur tė kishte nė krahun e vet forcėn ushtarake tė shqiptarėve, qė e ēmonte shumė, krahas zgjerimit tė propagandės panislamike mori edhe disa masa pėr tė ulur tensionin nė marrėdhėniet me shqiptarėt. Autoritetet osmane nė Shqipėri u urdhėruan tė mos pėrdornin pėrkohėsisht forcėn pėr tė zbatuar reformat. Sulltani fali njė varg krerėsh tė burgosur ose tė internuar tė kryengritjes, si dhe Zenel Gjolekėn. Mė 1849 kapedanit tė Mirditės Bibė Doda iu dha titulli pashė dhe iu njoh e drejta qė tė merrte pjesė nė luftė me njė repart tė vetin, tė pėrbėrė prej afėr 10 mijė luftėtarėsh. Si komandantė repartesh tė ērregullta u njohėn edhe feudalė tė tjerė, tė cilėve Porta u siguroi shpėrblime e grada.

    Nga ana tjetėr, nė Shqipėri kishte filluar tė shtohej gjithnjė e mė shumė shqetėsimi i shkaktuar nga synimet ekspansioniste tė shteteve fqinje, i cili e kishte rritur gatishmėrinė e popullsisė pėr tė mbrojtur trojet e veta. Kėtė rrethanė u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat ta shfrytėzonte qeveria osmane pėr tė nxitur urrejtjen e shqiptarėve kundėr vendeve fqinje dhe pėr tė siguruar njė bashkėpunim sa mė tė ngushtė me ta.

    Njė rast i tillė u paraqit mė 1852, kur Turqia i shpalli luftė Malit tė Zi duke marrė shkas nga disa ndryshime nė formėn e shtetit qė kishte bėrė princi i ri Danilo. Thirrjes sė sulltanit pėr tė marrė pjesė nė luftė iu pėrgjigjėn njė varg krerėsh feudalė dhe bajraktarė shqiptarė, midis tyre edhe Bibė Doda, Zenel Gjoleka etj., tė cilėt shkuan me repartet e tyre nė ndihmė tė ushtrisė osmane. Por lufta nuk i solli ndonjė pėrfitim Stambollit. Ndonėse u sulmua edhe nga Shqipėria e nga Hercegovina, Mali i Zi, me ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha, doli nga lufta i padėmtuar. Repartet shqiptare nga ana e tyre patėn humbje tė ndjeshme nė njerėz, midis tė tjerėve u vra edhe Zenel Gjoleka.

    Pėrleshjet e pėrgjakshme nė kufirin turko-malazez vijuan edhe pas luftės. Ato nxiteshin nga krerėt e Malit tė Zi pėr tė pėrgatitur truallin pėr aneksimin e trojeve veriore tė Shqipėrisė. Por sulmet malazeze ndeshėn nė qėndresėn e vendosur tė popullsisė shqiptare tė kėtyre krahinave.

    Nė mesin e shek. XIX u acarua edhe mė shumė rivaliteti ndėrmjet Fuqive tė Mėdha evropiane pėr ndikimin nė vendet e Lindjes sė Afėrme. Nė kėtė kohė Anglia e Franca e kishin dėbuar pothuajse krejtėsisht Rusinė e prapambetur nga tregjet e kėsaj zone. Por Rusia nuk kishte hequr dorė nga synimi pėr tė shtėnė nė dorė Ngushticat e Dardaneleve dhe vetė Stambollin, qė tė shtrinte kėshtu mė tej praninė e saj nė Lindjen e Afėrme e nė Ballkan. Ajo priste tė krijohej njė gjendje ndėrkombėtare e pėrshtatshme pėr ta shembur Perandorinė e sulltanėve dhe pėr tė arritur kėto qėllime. Nė projektet e saj pėr rregullimin e ardhshėm tė Turqisė Evropiane, Rusia parashikonte krijimin e forcimin e shteteve tė pavarura, sllave ose pėrgjithėsisht tė krishtere, tė cilat do tė ishin nėn ndikimin e Rusisė. Por nė kėto projekte nuk figuronte Shqipėria. Qeveria cariste nuk parashikonte krijimin e njė shteti shqiptar dhe prandaj qėllimisht i identifikonte shqiptarėt myslimanė me turqit, ndėrsa ata tė krishterė ortodoksė me grekėt.

    Politika ruse e copėtimit tė Perandorisė Osmane ndeshi nė kundėrshtimin e vendosur tė fuqive perėndimore e nė radhė tė parė tė Anglisė e tė Francės. Kėto fuqi vijonin tė garantonin e tė pėrkrahnin status quo-nė dhe paprekshmėrinė e Turqisė, sepse po e kthenin atė nė njė gjysmėkoloni tė tyre dhe sepse me ruajtjen e Turqisė pengohej dalja e Rusisė nė Mesdhe. Kur nė korrik 1853 qeveria cariste i shpalli luftė Perandorisė Osmane (Lufta e Krimesė, 1853-1856), ajo u gjend shumė shpejt pėrpara njė konflikti tė madh, nė tė cilin Anglia e Franca dhe mė vonė edhe Mbretėria e Sardenjės morėn anėn e Turqisė. Pas njė vargu fitoresh fillestare tė Rusisė nė frontin e Danubit e nė det, operacionet e aleatėve tė Turqisė u pėrqendruan nė gadishullin e Krimesė dhe prandaj konflikti mori emrin Lufta e Krimesė.

    Duke pasur ushtritė e saj nė brigjet e Danubit, Rusia u bėri thirrje popujve ortodoksė tė Ballkanit tė rrėmbenin armėt kundėr shtypėsit shekullor. Duke shpresuar se me fitoren e Rusisė ortodokse do tė pėrmirėsohej gjendja e tyre, kėsaj thirrjeje iu pėrgjigjėn vullnetarė nga vende tė ndryshme ballkanike, si edhe shqiptarė ortodoksė nga Shqipėria e Jugut.

    Edhe Turqia nga ana e saj u pėrpoq tė mobilizonte forcat shqiptare me parullėn e mbrojtjes sė fesė islame, por nuk arriti ndonjė sukses tė madh. Ajo nuk mundi tė nxirrte nga Shqipėria veēse pak nizamė. Nuk dhanė fryte tė dukshme edhe pėrpjekjet e saj pėr tė dėrguar krerėt shqiptarė me forcat e tyre nė frontin rus. Shumica e tyre nuk pranoi tė shkonte nė njė front kaq tė largėt, siē ishte fronti i Danubit dhe preferoi t’i mbante forcat gati nė rastin e njė sulmi tė mundshėm nga Mali i Zi ose nga Greqia. Vetėm Bibė Doda me njė numėr mirditasish u nis pėr nė front, por pas disa kohėsh edhe ai u kthye nė vendin e vet pėr shkak tė mosmarrėveshjeve qė lindėn midis tij dhe komandantit turk, Omer Pashės.
    Lufta e Krimesė nxiti Malin e Zi dhe Greqinė tė ndėrmerrnin veprime luftarake kundėr Perandorisė Osmane. Mali i Zi ndėrmori disa sulme nė Hercegovinė e nė tokat shqiptare dhe pėrgatiste njė goditje kundėr Tivarit. Por pėrballė qėndresės sė vendosur tė shqiptarėve dhe nėn presionin e fortė tė Austrisė e tė Francės, princi Danilo u detyrua tė hiqte dorė nga kjo ndėrmarrje.

    Mė larg shkuan veprimet e Greqisė. Megjithėse Anglia e Franca nuk e lanė tė hynte nė luftė kundėr Portės, qeveria greke organizoi ēeta tė shumta tė komanduara nga oficerė tė ushtrisė, tė cilėt u futėn fshehurazi nė Thesali dhe nė krahinat e vilajetit tė Janinės pėr tė organizuar njė kryengritje kundėrosmane. Ata hynė edhe nė krahina tė Shqipėrisė, duke bėrė kėshtu njė hap tė parė drejt sendėrtimit me forcėn e armėve tė “Megali Idesė”. Pėr kėtė qėllim ajo u pėrpoq tė shfrytėzonte urrejtjen e shqiptarėve ortodoksė kundėr sundimtarėve osmanė dhe prandaj vuri nė krye tė lėvizjes figura tė shquara tė luftės pėr pavarėsi me prejardhje arbėreshe ose nga Suli, si Theodhor Griva e Nikollė Zerva, tė cilėt do t’i jepnin kryengritjes nė tokat shqiptare dukjen e njė aleance greko-shqiptare.

    Mė 2 janar 1854, pasi shpallėn “lirinė dhe pavarėsinė” e gjithė provincave tė “Greqisė sė Vjetėr”, udhėheqėsit e kryengritjes, me parullėn “perandori greke ose vdekje”, i ftuan banorėt e kėtyre krahinave tė rrėmbenin armėt. Kryengritėsit arritėn nė fillim disa suksese nė ato krahina ku nuk kishte ushtri tė rregullt dhe ku vepronin disa feudalė shqiptarė me forcat e tyre lokale. Arta ra nė duart e kryengritėsve dhe njė ēetė e madhe andartėsh?, e komanduar nga gjenerali Griva, arriti deri nė Mecovė. Gjatė marshimit nė viset e brendshme tė vilajetit tė Janinės, andartėt grekė pėrdorėn edhe forcėn pėr t’i detyruar vendasit tė bashkoheshin me ta, ndėrsa nė Filat persekutuan nė prill tė vitit 1854 disa familje shqiptare, midis tė cilave edhe atė tė Xhafer pashė Demit.

    Por synimet aneksioniste tė qeverisė greke bėnė qė shqiptarėt t’i shmangeshin bashkėpunimit me ta dhe kryengritja tė mos merrte karakter tė pėrgjithshėm. Pėr mė tepėr, krerėt shqiptarė tė Jugut, ndėr tė cilėt Ēelo Picari, Halit bej Frashėri, Ahmet Ēapari etj., duke njohur synimet pushtuese tė Athinės, mobilizuan forcat e tyre dhe i thyen andartėt grekė nė krahinėn e Artės dhe nė Thesali. Nga ana tjetėr, Anglia me Francėn, pas protestave tė Turqisė qė e akuzoi Athinėn pėr ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė Perandorisė Osmane, e detyruan qeverinė e Athinės tė hiqte dorė nga kėto veprime, qė ishin nė dobi tė Rusisė; si masė shtrėnguese kundėr saj, ato pushtuan me flotėn e tyre Pireun, limanin kryesor tė Greqisė.

    Krizėn e shkaktuar nga lufta ruso-turke e shfrytėzoi edhe Vjena pėr t’i shkėputur Portės sė Lartė njė varg koncensionesh dhe pėr tė pėrforcuar pozitat nė Shqipėrinė e Veriut ku, nė bazė tė traktateve ndėrkombėtare, ajo kishte fituar tė drejtėn e mbrojtjes sė popullsisė katolike (i ashtuquaturi kultusprotektorat)??.
    Me ndėrhyrjen e Austrisė u kthye pėrsėri nė Shkodėr urdhri i jezuitėve, i dėbuar prej andej 11 vjet mė parė. Me anė tė njė demonstrate detare pėrpara grykės sė Bunės mė 1853, Vjena e detyroi Portėn tė lejonte ngritjen e njė seminari tė jezuitėve. Disa vjet mė vonė u themelua nė Shkodėr nėn mbrojtjen e Austrisė edhe njė kuvend franēeskan. Nga ana tjetėr, kapitali tregtar austriak po bėhej veēanėrisht aktiv nė Shqipėri dhe nė trevat e tjera perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Kjo u pasqyrua edhe nė shtimin e numrit tė anijeve austriake qė vinin nė limanet shqiptare. Me forcimin e pozitave ekonomike e politike Austria fitoi nė Shqipėri dhe nė Ballkanin Perėndimor njė pozitė tė privilegjuar ndėr Fuqitė e Mėdha.

    Edhe Franca u pėrpoq tė pėrforconte me kėtė rast pozitat nė Ballkan e tė vinte nėn ndikimin e saj princin Danilo tė Malit tė Zi dhe kapedanin e Mirditės Bibė Dodėn.
    Lufta e Krimesė mori fund nė mars 1856 me nėnshkrimin nga ndėrluftuesit tė Traktatit tė Paqes nė Paris. Nė kėtė Traktat u pėrfshinė edhe parimet themelore tė Dekretit tė ri perandorak (Hat-i Humajun), qė sulltan Abdyl Mexhiti ishte detyruar tė shpallte mė 15 shkurt 1856 me shtytjen e drejtpėrdrejtė tė Anglisė e tė Francės dhe qė shėnonte fillimin e periudhės sė dytė tė Tanzimatit. Ky dekret ritheksonte, pėrveē tė tjerave, detyrimin e Portės sė Lartė pėr t’u njohur popullsive tė krishtere nėn sundimin e saj disa tė drejta administrative. Duke e pėrfshirė thelbin e Hat-i Humajunit nė Traktatin e Paqes tė Parisit (mars 1856), Anglia dhe Franca synonin t’i hiqnin Rusisė mundėsinė qė tė ndėrhynte nė favor tė kėtyre popullsive dhe tė vendosnin njė kontroll tė pėrbashkėt mbi Perandorinė Osmane.



    Shqipėria gjatė krizės ballkanike tė viteve 60



    Ēėshtja e ēlirimit dhe e bashkimit kombėtar tė popujve ballkanas nuk gjeti zgjidhje as me Hat-i Humajunin dhe as me Traktatin e Paqes tė Parisit tė vitit 1856. Pėrkundrazi, me kėtė Traktat, Anglia, Franca dhe Austro-Hungaria u bėnė garante tė tėrėsisė territoriale dhe tė pavarėsisė sė Perandorisė Osmane. Popujt e shtypur tė Ballkanit nuk u pajtuan me kėtė pėrmbajtje tė Traktatit tė Parisit, qė pėrbėnte njė pengesė nė luftėn e tyre pėr ēlirimin nga robėria osmane.
    Njė varg kryengritjesh ēlirimtare shpėrthyen gjatė viteve 60 nė Hercegovinė, nė Bullgari etj. Vetėm pėrpjekjet e diplomacisė sė Fuqive tė Mėdha perėndimore dhe prirjet shoviniste tė shteteve ballkanike e shmangėn mundėsinė e njė lufte tė pėrbashkėt tė popujve tė shtypur tė Ballkanit kundėr Perandorisė sė sulltanėve.
    Porta e Lartė nga ana e saj bėnte ēmos qė ta nėnshtronte principatėn e vogėl tė Malit tė Zi, e cila i kishte shkaktuar asaj kaq telashe, kurse princi Danilo organizonte vazhdimisht provokacione nė kufirin turko-malazez kundėr viseve shqiptare, tė cilat synonte t’i aneksonte. Popullsia e Shkodrės dhe viset kufitare nė veri u shqetėsuan nga sulmet e ēetave malazeze drejt tokave shqiptare. Edhe qarqet patriotike tė vendit, me Pashko Vasėn, Zef Jubanin, Oso Kukėn etj. nė krye, arritėn nė pėrfundimin se shqiptarėt duhej tė ndėrmerrnin veprime mbrojtėse kundėr sulmeve malazeze.

    Drejt qėndresės kundėr Malit tė Zi i nxiste shqiptarėt edhe Porta e Lartė, qė ishte e interesuar tė pėrdorte nė luftė forcat e tyre. Nė fillim tė vitit 1862 kėto provokacione ēuan nė shpėrthimin e njė konflikti kufitar, tė njė lufte ndėrmjet Malit tė Zi dhe Perandorisė Osmane. Njėsitė malazeze sulmuan kullat kufitare nė drejtim tė fshatit Vraninė, duke djegur dhjetėra shtėpi tė shqiptarėve. Nė kėto rrethana, disa reparte vullnetarėsh u nisėn pėr nė front. Nė krye tė tyre u vu Oso Kuka, qė qe vendosur nė Vraninė si komandant i forcave vullnetare, sė bashku me M. Golemin, M. Begenė, I. Koplikun etj. Forcat vullnetare mbrojtėn me vendosmėri njė nga kullat kryesore kufitare nė Vraninė.

    Mė 26 shkurt 1862, pas disa ndeshjesh paraprake, u zhvilluan luftime tė rrepta kundėr ēetave malazeze nė Kėrnicė. Megjithėse pėsuan humbje tė mėdha, forcat vullnetare, me Oso Kukėn nė krye, qėndruan deri nė fund, vendosėn tė mbronin vendin qoftė edhe me flijimin e jetės sė tyre. I rrethuar nė njė kullė tė ishullit tė Vraninės (buzė liqenit tė Shkodrės), Osoja, pėr tė mos rėnė nė duart e malazezėve, u vuri zjarr fuēive tė barutit dhe u hodh nė erė bashkė me luftėtarė tė tjerė shqiptarė, duke vrarė edhe kundėrshtarėt malazezė qė sulmonin kullėn. Akti i tij u bė njė shembull vetėmohimi pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare.
    Nė vitet 60 qeveritė e Serbisė e tė Greqisė u aktivizuan pėrsėri pėr ndarjen e trojeve tė Perandorisė Osmane nė Gadishullin Ballkanik, ku pėrfshihej edhe Shqipėria. Qysh nė vitin 1861 ato hynė nė bisedime pėr njė aleancė politiko-ushtarake kundėr Turqisė. Nė kėto bisedime, tė cilat nuk patėn sukses, tė dyja palėt i jepnin rėndėsi qėndrimit tė shqiptarėve si pėr potencialin e tyre ushtarak qė e ēmonin shumė, ashtu edhe pėr faktin se territori i Shqipėrisė do tė formonte hallkėn ndėrlidhėse midis frontit jugor grek dhe atij verior serb. Sipas fjalėve tė kryeministrit serb I. Garashanin, pjesėmarrja e shqiptarėve nė luftė ishte njė kusht i domosdoshėm pėr fitoren mbi Turqinė.

    Njė mendim tė tillė kishin edhe shumė diplomatė rusė. Njėri prej tyre, M. Hitrov, duke vlerėsuar gjendjen nė Shqipėri, ku vihej re njė pakėnaqėsi e pėrgjithshme jo vetėm nė malėsitė dhe nė radhėt e borgjezisė sė qyteteve, por edhe midis bejlerėve e pashallarėve tė prekur nga administrata e re, deklaronte mė 1862: “Turqia jo vetėm nuk mund tė shpresojė shumė nė pėrkrahjen e shqiptarėve, por, pėrkundrazi, nė disa kushte tė caktuara, pikėrisht kėtu pėrgatitet mbarimi i saj i shpejtė. Ēdo gjė varet nga kjo: A do tė pėrgatitet Shqipėria me kohė pėr ngjarjet e ardhshme? A do t’i kushtohet asaj vėmendja e duhur?”.

    Nė gjendjen e krijuar nė Gadishullin Ballkanik ndikuan edhe ngjarjet qė kishin ndodhur nė Italinė e afėrt. Nė vitet 1859-1861, si pasojė e njė lėvizjeje tė gjerė popullore, ishte realizuar, ndonėse akoma jo plotėsisht, ēlirimi dhe bashkimi i Italisė nė njė shtet. Njė rol tė rėndėsishėm nė kėto ngjarje kishte luajtur demokrati revolucionar Xhuzepe Garibaldi. Nė luftė me diplomacitė e Fuqive tė Mėdha, Xh. Garibaldi mendonte tė zgjidhte ēėshtjen e ēlirimit dhe tė bashkimit kombėtar jo vetėm tė Italisė, por tė tė gjitha kombeve tė shtypura, veēanėrisht tė Evropės Juglindore e Lindore, me anė tė njė lėvizjeje tė gjerė revolucionare tė vetė popujve, tė cilėt, sipas tij, ishin aleatė dhe duhej tė harronin urrejtjet, grindjet e paragjykimet kombėtare e fetare. “Ēėshtja e lirisė ėshtė njė e vetme, cilido qė tė jetė populli qė e mbron. Kur ta kenė kuptuar tė gjithė popujt kėtė tė vėrtetė ..., atėherė mbretėria e despotizmit do tė marrė fund pėrgjithmonė ... Kur tė jetė pėrmbysur mė nė fund krenaria e Habsburgėve dhe tė jetė dėbuar osmani barbar nė shkretėtirat e tij, Adriatiku do tė banohet nė tė dy brigjet prej popujsh tė lirė, tė denjė tė duhen e tė kuptohen si vėllezėr ...”, deklaronte Garibaldi nė njė proklamatė tė vitit 1862.

    Vėmendja e revolucionarėve italianė u drejtua edhe nga Shqipėria. Arbėreshėt e Sicilisė e tė Kalabrisė, tė cilėt kishin luajtur njė rol me rėndėsi nė lėvizjen pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė Italisė dhe ishin tė lidhur me Garibaldin, shėrbyen nė kėtė rast si ndėrmjetės pėr vendosjen e lidhjeve ndėrmjet revolucionarėve italianė e shqiptarė.
    Qendra kryesore pėr organizimin e bashkėpunimit ndėrmjet Italisė dhe Ballkanit u krijua nė Korfuz. Emisarėt italianė filluan tė pėrshkonin Shqipėrinė dhe provincat e tjera ballkanike tė Perandorisė Omane. Me kėrkesėn e shqiptarėve, Garibaldi filloi tė dėrgonte armė nė Shqipėri. Ai parashikonte t’i zbarkonte forcat e veta diku nė bregun e Shqipėrisė dhe, duke u bashkuar me forcat vendase, tė niste marshimin drejt veriut.
    Kjo ekspeditė, sipas mendimit tė revolucionarit tė shquar italian, do ta ndihmonte popullin shqiptar, qė ai e ēmonte si popull trim, tė fitonte lirinė dhe do ta vinte diplomacinė evropiane, qė nuk ishte pėr njė kryengritje, pėrpara njė fakti tė kryer.

    Por diplomacia evropiane dhe vėshtirėsitė e brendshme e penguan njė zhvillim tė tillė tė ngjarjeve. Kėtė lėvizje u pėrpoqėn ta shfrytėzonin qarqet qeveritare italiane pėr shtrirjen e ndikimit tė Romės nė bregun lindor tė Adriatikut, ndėrsa qeveria greke me anėn e saj shpresonte tė realizonte “Idenė e Madhe”. Greqia dėrgoi emisarėt e vet nė Thesali dhe nė vilajetin e Janinės pėr tė drejtuar veprimet e bandave tė andartėve grekė nė kėto krahina. Pėrpjekjet e saj pėr tė gjetur mbėshtetje te shqiptarėt, qė tanimė i njihnin synimet aneksioniste tė Athinės, nuk dhanė rezultat, ndėrsa komitetet greko-shqiptare, qė arriti tė ngrejė ajo mė 1862, siē ishin ai i Janinės dhe i Durrėsit, nuk u vunė nė shėrbim tė politikės sė Athinės. Komiteti i Durrėsit, mė 15 korrik 1862, doli botėrisht me anėn e njė promemorjeje, drejtuar opinionit publik evropian, kundėr synimeve tė Athinės pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut, shpalli se shqiptarėt, edhe pse ēėshtja e tyre nuk po pėrkrahej nga diplomacia evropiane, ishin tė vendosur tė luftonin, nėn flamurin e Skėnderbeut pėr tė ēliruar atdheun e tyre.
    Porta e Lartė, e alarmuar nga mundėsia e njė zbarkimi tė garibaldinėve, mori masa ushtarake duke bllokuar me flotėn e saj bregdetin shqiptar dhe duke lidhur njė marrėveshje me Austrinė pėr tė luftuar sė bashku ēdo lėvizje revolucionare nė Ballkan.

    Pas disfatės qė pėsoi Austria nė luftėn kundėr Prusisė mė 1866 dhe duke marrė shkas nga kryengritja e popullsisė greke tė Kretės qė shpėrtheu po atė vit kundėr zgjedhės osmane, Rusia filloi tė bėnte pėrsėri njė politikė aktive nė Ballkan. Duke synuar tė vendoste ndikimin e saj nė kėtė zonė, diplomacia ruse kėrkoi nga Porta njohjen e autonomisė sė popujve tė krishterė tė Perandorisė.
    Me memorandumet e kancelarit Gorshakov tė datės 12 mars dhe 18 prill 1866, qeveria ruse, duke u bėrė njė kritikė tė ashpėr reformave tė deriatėhershme centraliste, paraqiste njė projekt pėr krijimin e katėr provincave tė mėdha autonome nė Turqinė Evropiane, qė do tė kishin tė drejta mjaft tė gjera vetėqeverisjeje. Por projekti rus e mbėshteste parimin e autonomisė mbi fenė e popullsisė. Asnjėra nga provincat nuk do tė kishte karakter homogjen nga pikėpamja etnike. Shqipėria e Veriut dhe Kosova parashikohej tė bashkoheshin me Bosnjėn dhe Hercegovinėn me popullsi sllave, kurse Shqipėria e Jugut me Thesalinė dhe me krahinat e vilajetit tė Janinės.

    Politika ruse pėrpiqej njėkohėsisht tė krijonte nė Shqipėri edhe njė vatėr tė dytė kryengritjesh pranė Kretės, pėr ta ashpėrsuar edhe mė tej krizėn. Diplomatėt rusė u vunė nė lidhje me disa feudalė shqiptarė tė pakėnaqur; ndėr ta ishte edhe Xhelal pashė Mati, i cili rronte nė Stamboll nėn vėzhgimin e Portės. Pashai shqiptar i premtoi Rusisė se do tė mobilizonte forca tė rėndėsishme shqiptare pėr njė kryengritje me kusht qė tė kishte pėrkrahjen financiare dhe politike tė Rusisė. Qeveria ruse e vuri pashėn e Matit nė lidhje me qeverinė serbe, e cila e siguroi se do ta pėrkrahte nė pėrpjekjet pėr t’u bėrė sundimtar i pavarur i vendit tė tij. Lidhje tė tilla qeveria serbe krijoi edhe me disa krerė bajraktarė tė Veriut e tė Dibrės.

    Meqė ndėrhyrja energjike e Anglisė nuk e lejoi tė merrte pjesė haptazi nė konfliktin midis Portės dhe kretasve, qeveria greke filloi tė hidhte andartė nė Thesali dhe nė vilajetin e Janinės. Qeveria e Athinės edhe kėsaj radhe u pėrpoq tė gjente mbėshtetje nė viset e banuara nga shqiptarėt. Por propaganda e saj, ashtu si edhe mė parė, doli me parullėn pėr formimin e njė Greqie tė Madhe, qė kėsaj here shtrihej “nga gjiri i Burgasit nė Detin e Zi e deri nė Shkodrėn e Shqipėrisė nė detin Adriatik”, gjė qė jo vetėm e bėri tė pamundur ēdo afrim me shqiptarėt, por shkaktoi edhe kundėrshtimin e vendosur tė tyre.

    Pas dėshtimit tė bisedimeve serbo-greke tė vitit 1861 dhe tė nismave tė tjera qė u morėn mė 1862 e mė 1863 pėr njė luftė tė pėrbashkėt kundėr Turqisė, qeveritė e Athinės e tė Beogradit i rifilluan ato nė janar tė vitit 1867 dhe i pėrfunduan mė 26 korrik tė atij viti me njė traktat tė nėnshkruar nė qytetin austriak Vėslau dhe me njė konventė ushtarake qė u nėnshkrua nė Athinė mė 28 shkurt 1868. Gjatė kėtyre bisedimeve tė dy palėt hynė nė pazarllėqe pėr ndarjen e territoreve dhe i trajtuan si plaēkė tregu sidomos tokat shqiptare. Qysh nė fillim ato u morėn vesh qė Greqia nuk do ta kundėrshtonte aneksimin nga Serbia tė Bosnjės, tė Hercegovinės dhe tė Shqipėrisė Veriore gjer nė Durrės, kurse Serbia do tė pranonte bashkimin e Thesalisė, tė Epirit (ku pėrfshihej Shqipėria Jugore dhe e Mesme deri nė Durrės), tė Maqedonisė, tė Thrakės dhe tė ishujve tė Egjeut me Greqinė. Kėto ishin kėrkesat e tyre maksimale qė do tė shėrbenin si bazė pėr ndarjen territoriale pas fitores sė luftės kundėr Turqisė, kurse nė traktat u pėrfshinė zyrtarisht kėrkesa mė tė moderuara. Gjatė tė gjitha bisedimeve, si edhe nė dokumentet pėrfundimtare, shqiptarėve u kushtohej njė vėmendje e veēantė. Tė dy palėt merrnin pėrsipėr tė punonin me tė gjitha mjetet pėr t’i pasur ata me vete nė rastin e konfliktit me Turqinė, d.m.th. pėr t’i hedhur shqiptarėt nė njė luftė, fitorja e sė cilės do tė ēonte nė copėtimin e atdheut tė tyre.
    Megjithatė, kėto projekte pėr ndarjen e Shqipėrisė ndėrmjet Serbisė e Greqisė nuk u realizuan nė atė kohė. Ato do tė ringjalleshin pėr t’u vėnė nė jetė gjatė Krizės Lindore tė viteve 70 dhe luftės ruso-turke tė 1877-1878-ės, qė pėrfundoi me disfatėn e plotė tė Perandorisė Osmane.

  3. #23
    5. ACARIMI I MARRĖDHĖNIEVE TĖ SHQIPTARĖVE ME
    SUNDIMTARĖT OSMANĖ DHE QĖNDRESA NDAJ TYRE
    (VITET 1850-1873)





    Pasojat e Tanzimatit nė Shqipėri



    Qėndresa kundėrosmane e popullsisė shqiptare, megjithėse nuk pati shtrirjen e kryengritjeve tė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm, nuk reshti as nė vitet 50-60 tė shek. XIX. Reformat qė sulltani shpalli me Dekretin perandorak (Hat-i Humajun) tė 18 shkurtit 1856, qė shėnoi fillimin e periudhės sė dytė tė Tanzimatit, nuk e pėrmirėsuan gjendjen e popullsisė shqiptare dhe si rrjedhim nuk zhdukėn truallin pėr shpėrthimin e kryengritjeve tė reja. Dekreti i ri ishte vazhdim i reformave tė Aktit tė Gjylhanesė (viti 1839), tė cilat nuk arritėn tė viheshin nė jetė. Ai shpalli pėrsėri barazinė e tė gjithė shtetasve osmanė, myslimanė e tė krishterė, sigurimin pėr tė gjithė, pa dallim feje, tė paprekshmėrisė sė personit, tė nderit e tė pasurisė; vendosi tė formonte gjyqe tė hapura, tė ndalonte konfiskimin e pasurisė sė tė paditurve; tė krijonte gjykata tė pėrziera, tė fuste tė krishterėt nė kėshillat administrative, nė shėrbimin shtetėror e nė shkolla ushtarake; shpalli barazinė e shtetasve nė pagesat e taksave, krijimin e buxhetit shtetėror, tė sistemit bankar etj.

    Zbatimi i kėtyre reformave, tė deklaruara me kėrkesėn e Fuqive tė Mėdha, do tė sillte ndryshime nė jetėn politiko-shoqėrore tė Perandorisė Osmane duke e afruar sistemin e saj shtetėror me atė tė vendeve tė Evropės. Por kjo Perandori, qė mbeti nė thelb njė shtet me njė regjim absolutist e teokratik tė prapambetur dhe me njė ekonomi gjysmėfeudale, nuk ishte nė gjendje t’i vinte nė jetė ato. Pėrveē masave pėr riorganizimin e administrimit tė vendit dhe tė ushtrisė, reformat e tjera mbetėn nė letėr, ashtu si ato tė 1839-ės. Kėshtu, megjithėse parashikonin trajtimin e barabartė tė shtetasve, ato nuk sollėn ndonjė pėrmirėsim thelbėsor nė gjendjen e tyre, nuk siguruan barazinė e shpallur me bujė dhe nuk u dhanė tė drejtat mė elementare as shqiptarėve si komb, as edhe popujve tė tjerė joturq. Ndryshime u bėnė nė pėrmirėsimin e legjislacionit osman, qė filloi tė hartohej sipas shembullit tė atij francez, si edhe nė administrimin e vendit. Por ligjet e miratuara vijuan tė mos zbatoheshin, ndėrsa reforma nė administratė synonte tė forconte pushtetin e centralizuar osman mbi popujt e robėruar. Pėrveē kėsaj, zbatimi i reformave u shoqėrua, ashtu si nė vitet 30-40 me rritjen e taksave dhe me vendosjen e detyrimeve tė reja, qė rėndonin sidomos mbi fshatarėsinė dhe mbi vegjėlinė e qyteteve.

    Rrjedhojat e reformave tė reja u ndjenė edhe nė Shqipėri. Prej mesit tė viteve 50 dhe nė vitet 60 u pėrforcua edhe mė tej administrata e re dhe masat e saj shtypėse nė trevat e ndryshme tė vendit. Ndarja e re administrative e vitit 1864 nė vilajete, si njėsi mė tė vogla se ato tė mėparshmet, e theksoi centralizimin e pushtetit osman. Nė krye tė nėndarjeve tė vilajeteve, tė sanxhakėve (prefekturave), tė kazave (nėnprefekturave) dhe tė nahijeve (komunave) qėndronin tani nėpunės civilė tė dėrguar nga qendra, nė shumicėn e rasteve turq. Centralizimi burokratik i administratės nuk zbutej edhe pse, pėr tė pėrmbushur premtimet e dekretit tė ri perandorak tė vitit 1856, Porta ishte e detyruar tė krijonte pranė organeve lokale kėshillat administrativė, tė cilėt mbetėn krejtėsisht formalė. Nė njė varg qytetesh qeveritarėt osmanė nuk i pranonin fare tė krishterėt nė mbledhjet e kėshillave administrativė.

    Porta e Lartė u pėrpoq tė vinte nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė tė administratės sė re edhe krahinat malore tė Veriut. Si hallkė tė ndėrmjetme, nė fund tė viteve 50, Porta krijoi pranė valiut tė Shkodrės njė komision tė Xhibalit (Malėsisė), nė tė cilin u emėruan si anėtarė me rrogė pėrfaqėsues nga secili prej 26 bajrakėve tė vilajetit tė Shkodrės. Si anėtarė tė komisionit Porta caktoi edhe 26 bylykbashė nga paria feudale turkomane e Shkodrės, tė cilėt do tė shėrbenin si komisarė qeveritarė pėr bajrakėt. Me anė tė kėtij komisioni qeveria shpresonte tė kufizonte autonominė e zonave malore. Edhe pse veprimtaria e komisionit tė Xhibalit u pėrqendrua nė qytetin e Shkodrės dhe ēdo orvatje pėr ta zgjeruar atė hasi nė qėndresė tė armatosur, qeveritarėt osmanė bėnė presion tė vazhdueshėm mbi Malėsinė duke e ngushtuar pak nga pak autonominė e saj.

    Synimi kryesor i administratės sė re turke ishte tė siguronte pagesėn e taksave dhe mbledhjen e rekrutėve nga tė gjitha krahinat. Pėr tė pėrballuar shpenzimet e mėdha qė kėrkonte mbajtja nė kėmbė e aparatit burokratik e ushtarak, pėr tė vėnė nė vend tė ardhurat fiskale tė pakėsuara me humbjet tokėsore qė kishte pėsuar dhe, mė nė fund, pėr tė paguar kamatat e huave ndėrkombėtare, Stambollit nuk i mbetej tjetėr rrugė veē asaj tė shtrėngimit tė darės sė taksave. Kėshtu, shuma e taksave tė nxjerra nga popullsia e Perandorisė, e cila mė 1850 kishte qenė 2,5 milionė lira ari, mė 1860 arriti nė katėr milionė dhe vijonte tė rritej. Ministria e Financave, nė caktimin e shumės sė taksave qė do tė nxirreshin nga popullsia, nuk nisej nga gjendja e numri i kontribuesve, por nga nevojat e veta. Shtoheshin llojet e taksave, por rritej sidomos shuma e kėrkuar. Veēanėrisht e dėmshme ishte mėnyra e nxjerrjes sė taksave me anėn e iltizamit. Me shitjen dhe rishitjen nė ankand tė sė drejtės sė mbledhjes sė taksave myltezimėve mė tė vegjėl, e dhjeta arrinte deri nė njė tė pestėn e prodhimit. Ajo vinte vazhdimisht duke u shtuar, pėr arsye se ēdo vit pėr ofertat e blerjes merrej zakonisht si pikėnisje maksimumi i arritur nė vitet e kaluara.

    Taksa e vergjisė, qė paguhej pėr pasurinė e patundshme (shtėpi, kopshte, dyqane) dhe pėr disa kategori tė caktuara tė ardhurash, shtohej gjithashtu vazhdimisht. Mė 1863, nė sanxhakun e Ohrit, qė pėrfshinte edhe njė pjesė tė Shqipėrisė Juglindore, vergjia u shtua nė krahasim me vitin e mėparshėm nga 350 000 nė 420 000 groshė, domethėnė 20 pėr qind.

    Taksa e veēantė qė paguanin tė krishterėt meshkuj prej 12 deri 60 vjeē pėr zėvendėsimin e shėrbimit ushtarak (bedel-i askerie) nė qytetin e Shkodrės u shtua nga 45 000 groshė qė ishte nė vitet 30, nė 100 000 mė 1856.
    Pėr tė rritur tė ardhurat, Porta pėrqendroi nė duart e veta nė formė monopolesh shtetėrore tregtinė e njė vargu artikujsh tė pėrdorimit tė pėrditshėm, siē ishin kripa, plumbi, duhani, baruti dhe peshku, duke i ngarkuar ato me taksa tė veēanta.

    Pėrveē taksave shtetėrore, popullsia e qyteteve paguante edhe njė varg taksash komunale, si taksėn e peshimit nė treg, taksėn policore etj. Mė nė fund rėndonte mbi gjithė meshkujt (prej 16 deri nė 60 vjeē), taksa e rrugės, detyrimi pėr katėr ditė pune angari nė vit bashkė me kafshėt e punės, detyrim qė kryhej edhe nė viset mė tė largėta.

    Shtimi i tatimeve, ngarkimi i ēdo veprimtarie ekonomike me taksa tė reja etj., e ngritėn nė vitet 1850-1870 koston e jetesės nė mėnyrė shumė tė ndjeshme. Nė kėtė ndikoi edhe zhvleftėsimi i vazhdueshėm i monedhės turke, e cila ra deri nė 40-50 pėr qind tė vlerės sė saj, meqenėse qeveria nxirrte bankėnota (kamje) pa pasur mbulesėn e duhur nė ar.

    Pjesa mė e madhe e shumave qė nxirreshin nga Shqipėria dhe nga provincat e tjera shkonin nė Stamboll pėr tė kėnaqur lakmitė e tepruara pėr tė holla tė sulltan Abdyl Azizit (1861-1876) dhe tė oborrtarėve tė tij. Por edhe kėrkesat pėr tė holla tė funksionarėve tė lartė tė Portės nė provinca nuk ishin tė pakta. Ata i kėnaqnin lakmitė me abuzime tė drejtpėrdrejta ose duke marrė pjesė si ortakė nė spekulime. Kėto abuzime nxiteshin edhe nga praktika e Portės, e cila me qėllim i ndėrronte shpesh funksionarėt e saj nė provinca, sepse caktimi nė funksionet e larta bėhej me anė “peshqeshesh” nė tė holla pėr sulltanin. Qeveritarit tė njė province, zakonisht, nuk i mjaftonin as dy vjet pėr tė nxjerrė shpenzimet e kėtij “peshqeshi” dhe pėr tė rregulluar financat e veta; nga ana tjetėr, ai ishte i detyruar tė nxirrte shuma sa mė tė mėdha taksash nga provinca e tij pėr tė ruajtur favorin e sulltanit. Prandaj ardhja e ēdo funksionari tė ri shėnonte njė katastrofė pėr provincėn. Nga ndėrrimet e funksionarėve tė lartė e pėsoi nė mėnyrė tė veēantė vilajeti i Shkodrės, ku brenda 40 vjetėve (1831-1871) u emėruan 52 valinj.

    Vilajeti i Janinės, qė pėrfshinte, ndėr tė tjera, gjithė Shqipėrinė e Jugut (me pėrjashtim tė rrethit tė Korēės e tė Pogradecit), nė vitet 60 paguante rreth 22 milionė groshė, nga tė cilėt shkonin nė Stamboll mė shumė se gjysma. Nė fillim tė viteve 70, shuma qė paguante kjo krahinė kishte arritur nė afėr 30 milionė, nga tė cilėt dy tė tretat shkonin nė Stamboll.

    Dėrgimin nė Stamboll tė shumave tė mėdha, qė nxirreshin nga provincat, autoritetet osmane e motivonin me nevojėn pėr tė mėkėmbur njė aparat shtetėror modern, pėr ndėrtim rrugėsh, pėr sigurimin e “rendit dhe tė qetėsisė” etj. Nė tė vėrtetė vendi ishte mbushur me banda kusarėsh, krerėt e tė cilėve binin shpeshherė nė marrėveshje me vetė qeveritarėt osmanė dhe feudalėt vendas. Plaēkitjet e vrasjet ishin diēka e zakonshme jo vetėm nė fshatra, por edhe nė qytete e sidomos e pėsonte popullsia e krishtere. Vetėm njė pjesė e borgjezisė sė pasur kishte mundėsi t’u shpėtonte kėtyre pėrdhunimeve, duke siguruar me pagesė “mbrojtjen” nga ana e konsullatės sė ndonjė shteti evropian ose nga vetė kusarėt. Edhe ajo pjesė e taksave qė mbetej nė vend nuk pėrdorej pėr qėllime prodhuese por, para sė gjithash, pėr mbajtjen e aparatit parazitar burokratik.

    Shfrytėzimi i egėr feudal, shtypja dhe abuzimet e administratės sė re, e keqėsuan nė kulm gjendjen ekonomike tė popullsisė. Udhėtarė tė huaj, qė kanė kaluar nėpėr Shqipėri gjatė viteve 1860-1875, kanė vėnė nė dukje se mjerimi i fshatarėsisė nė disa krahina ishte aq i madh, saqė, siē thoshte konsulli rus Trojanovski, “prindėrit i ēojnė fėmijėt e tyre nė pazar pėr t’i shitur. Edhe familje qė kanė qenė dikur mirė, kanė rėnė nė gjendje lypėsish”. “S’ėshtė aspak pėr t’u ēuditur, - shkruante Jonin, njė tjetėr diplomat rus, - pėrse fshatari i mjerė, duke jetuar nė njė gjendje tė tillė, humbi ēdo shije dhe dėshirė pėr punė...”. Nė kėto kushte u rrit zemėrimi e urrejtja kundėr sundimtarėve osmanė dhe feudalėve turq, qė thirreshin me emrin pėrbuzės “halldupė” (tė trashė, tė pangopur) ose “konjarė” (nga qyteti Konja i Anadollit, me kuptimin “njerėz tė kėqinj”).

    Fshatarė tė veēuar rrėmbenin armėt, dilnin maleve dhe pėrpiqeshin tė hakmerreshin kundėr shtypjes sė rėndė nga ana e organeve shtetėrore. Lėvizja e “kaēakėve”, si shprehje e protestės shoqėrore e kombėtare qė njihej qysh shumė kohė pėrpara, mori pėrpjesėtime mė tė mėdha. Njė shprehje tė kėsaj ndjenje tė pėrgjithshme e jepte nė vitin 1865 dervishi bektashi Ali me anė tė njė vjershe, e cila ėshtė njė dėshmi e gjallė e patriotizmit popullor tė kėsaj kohe:
    ... Ky halldupi, ky konjari, bukėn tonė po na ha, / Xhveshur, zbathur na ka lėnė, lakuriq pa njė para. / Gjithė halldupėt pashallarė, tė mėdhenj e si tė zotė. / Shqipėtari s’ka tė mbajė asnjė feste mė kokė. / Gjynah, pra, nga perėndija tė punojė shqipėtari / Dhe tė hajė e tė pijė e tė bėjė rehat konjari ...



    Revolta e popullsisė sė Shkodrės mė 1854



    Gjendja e keqe ekonomike dhe abuzimet e papėrmbajtura tė administratės sė re osmane nė Shkodėr i dhanė shkas shpėrthimit nė kėtė qytet tė njė revolte tė fuqishme tė popullsisė.
    Gjatė viteve 1851-1852, valiu i ri Masar Pasha ua dyfishoi tė krishterėve tė qytetit taksėn “nizamie”, tė pėrjashtimit nga shėrbimi i detyrueshėm ushtarak, njė pjesė tė mirė tė sė cilės e merrte pėr vete. Protestat qė popullsia bėri nė Stamboll kundėr kėtij veprimi arbitrar nuk dhanė rezultat. Shpallja nė Shkodėr, nė pranverėn e vitit 1854, e njė fermani tė sulltanit pėr barazinė e tė drejtave tė nėnshtetasve tė krishterė me ata myslimanė, nuk e qetėsoi gjendjen, sepse Masar Pasha dhe administrata e tij vijonin tė grabisnin popullsinė.

    Pėrveē kėsaj, njė burim tjetėr pasurimi pėr qeveritarėt turq u bė spekulimi me tregtinė e drithit sidomos mė 1854, kur zhvillohej Lufta e Krimesė (1853-1856) dhe vijonin konfliktet me Malin e Zi. Duke bashkėpunuar ngushtė me ta, sipėrmarrėsit e tregtarėt e grumbullonin drithin dhe e shisnin me leverdi jashtė vendit. Pasoja e menjėhershme e kėtij veprimi ishte ngritja e ēmimeve tė artikujve ushqimorė e sidomos e ēmimit tė drithit, qė edhe nė kohėn e lėmit u dyfishua nė vend qė tė ulej. Pėrveē mungesės sė drithit gjendjen nė Shkodėr e keqėsoi edhe mė shumė detyrimi i popullsisė pėr tė mbajtur me ushqime 20 mijė ushtarė osmanė qė ndodheshin nė kufirin turko-malazez. Shkodrės po i kanosej zija e bukės. Pakėnaqėsia e shtresave tė varfra shpėrtheu haptazi, kur nė qytet ndodhėn vdekjet e para nga uria. Mė 7 gusht 1854 vegjėlia qytetare e udhėhequr nga Hasan Alia, klerik i ri qė do tė njihet mė vonė me emrin Sheh Shamia, organizoi njė mbledhje tė gjerė, ku kėrkoi ndalimin e eksportit tė drithit, uljen e ēmimeve dhe dėnimin e spekulatorėve. Por valiu nuk mori asnjė masė.

    Tė nesėrmen, mė 8 gusht, njė turmė e madhe prej disa mijėra zejtarėsh e punėtorėsh tė varfėr vėrshoi nė treg, i cili u mbyll, ndėrsa qeveritarėt u detyruan tė tėrhiqeshin nė kala. Demonstruesit hapėn hambarėt dhe ua shpėrndanė drithin banorėve tė varfėr. Sheh Shamia dha shembullin duke hapur i pari hambaret e babait tė vet. Njė ditė mė vonė, vegjėlia e armatosur organizoi njė demonstratė tė madhe dhe kėrkoi largimin e valiut nga qyteti. Atėherė ndėrhyri konsulli i Francės, i cili bėri ēmos qė tė shpėrndante tė revoltuarit, duke vėnė nė dukje rrezikun qė mund t’i vinte Shkodrės nga revolta pėr shkak tė gjendjes sė luftės dhe qėndrimit kėrcėnues tė Malit tė Zi.

    Pas mbarimit tė veprimeve ushtarake nė kufirin me Malin e Zi, Porta e zėvendėsoi Masar Pashėn, dėrgoi nė Shkodėr valiun e ri, gjeneralin Mustafa Pasha, me 10 000 ushtarė nizamė, qė ndėrmori arrestime nė masė. Sheh Shamia mundi tė largohej fshehurazi nga Shqipėria, kurse drejtuesit e tjerė tė revoltės u internuan.Valiu ndaloi eksportimin e drithit nga qyteti i Shkodrės. Megjithatė, edhe pse kishte forca tė shumta ushtarake, valiu nuk guxoi tė zbatonte reformat e Tanzimatit nė Shkodėr.

  4. #24
    Kryengritja e Dibrės dhe revolta e Shkodrės kundėr Tanzimatit (1860-1861)


    Nė vitet 60 tė shek. XIX marrėdhėniet ndėrmjet sundimtarėve osmanė dhe popullsisė sė Shqipėrisė sė Veriut u acaruan pėrsėri nė njė shkallė tė tillė, sa shkaktuan shpėrthimin e njė vargu konfliktesh tė reja tė armatosura.
    Pakėnaqėsia e popullsisė ndaj administratės sė re dhe qėndresa kundėr saj, qė nuk ishin shuar dhe vijonin tė shfaqeshin nė forma tė ndryshme, e kishte detyruar pushtetin osman qė tė vepronte nė mėnyrė tė matur. Kur nga fundi i viteve 50 Porta e Lartė ndėrmori veprime tė reja pėr tė shtrirė kudo, nė Shqipėrinė e Veriut, administratėn e re dhe pėr tė zbatuar me forcė reformat, ajo ndeshi pėrsėri nė kundėrshtimin e vendosur jo vetėm tė malėsorėve, por edhe tė banorėve tė qytetit tė Dibrės, tė Shkodrės e tė qyteteve tė Kosovės.

    Nė pranverėn e vitit 1860 Porta filloi veprimet ushtarake nė malėsitė e Dibrės. Ajo gjeti atje kushte tė favorshme pėr arritjen e qėllimeve tė saj, sepse pėrfitoi nga konflikti qė kishte shpėrthyer ndėrmjet dibranėve, i nxitur nga njė pjesė e klerikėve fanatikė e konservatorė myslimanė tė ritit synit. Kėta i luftonin si heretikė tė rrezikshėm bektashinjtė e Dibrės dhe udhėheqėsin e tyre Sheh Fejzėn nga Bulqiza, tė cilėt, ashtu si gjithė sekti i bektashinjve, ishin nė konflikt me dogmat synite dhe me shtetin osman qė i pėrkrahte ato. Nė tė vėrtetė konflikti, qė nė pamjen e jashtme kishte karakter fetar, nė thelb kishte tė bėnte me qėndrimin ndaj politikės sė Portės sė Lartė nė Shqipėri. Kleri i lartė synit i Dibrės ishte vendosur pėrkrah qeverisė dhe reformave. Me qeverinė osmane ishin bashkuar edhe disa ēifligarė e tregtarė tė qytetit tė Dibrės sė Madhe, si dhe disa bajraktarė, ndėrsa bektashinjtė mbanin anėn e fshatarėve kryengritės. Nė krye tė tyre u vu Sheh Fejza, qė punonte pėr tė ngjallur nė popull ndjenjėn kombėtare, duke nxitur shkrimin e gjuhės shqipe dhe pėrpjekjet pėr njė alfabet tė veēantė tė saj.

    Nė kėto rrethana, ekspedita osmane, e komanduar nga Abdi Pasha, mundi tė hynte pa pengesė nė qytetin e Dibrės sė Madhe. Vetėm krahina e Grykės sė Madhe rroku armėt. Nė njė ndeshje qė u bė nė fshatin Xixull, malėsorėt e kėsaj zone, tė udhėhequr nga Sheh Fejza, zhvilluan luftime tė ashpra, por kryengritėsit u thyen, ndėrsa Sheh Fejza i plagosur ra rob. Shtypja e kryengritjes u shoqėrua me nje terror tė egėr, u dogjėn fshatrat qė bėnė qėndresė, si Xixulli e Bulqiza.
    Qeveria osmane e shtriu me forcė zbatimin e reformave edhe nė trevat deri atėherė tė panėnshtruara. Nė qytetin e Dibrės sė Madhe u vendosėn funksionarė turq tė ardhur nga Stambolli. Pas kėsaj filloi rritja e taksave. Nė vitin 1863 Porta merrte prej Dibrės 3 000 qese (1 qese = 500 groshė) nė vend tė njė shume tė pėrgjithshme vjetore prej 100 qesesh qė kishte marrė qė nga viti 1831.

    Njė problem shqetėsues pėr Stambollin vijonte tė ishte Shkodra me malėsitė e saj tė krishtere. Nė fillim tė viteve 60 reformat pothuajse nuk ishin zbatuar as nė krahinėn e Shkodrės, as edhe nė qytet. Nė vjeshtėn e vitit 1860, administrata osmane, nėn pretekstin e vendosjes sė rendit publik, u orvat tė bėnte ēarmatimin e popullsisė sė qytetit e tė zonės fushore dhe t’i hapte rrugė zbatimit tė masave tė tjera. Kėto pėrpjekje ndeshėn nė kundėrshtimin e vendosur tė banorėve tė Shkodrės, tė cilėt edhe pa kėto veprime tė reja ishin tė pakėnaqur nga politika fiskale e qeverisė dhe nga shpėrdorimet financiare. Abuzime tė mėdha bėri administrata lokale gjatė zbatimit tė sistemit tė ri tatimor. U morėn nga tregtarėt e zejtarėt e Shkodrės pa pagesė mallra nė vlerėn prej 30 000 qesesh, ndėrsa drejtori i financės sė vilajetit tė Shkodrės, Talat Beu, kishte pėrvetėsuar nė mėnyrė tė paligjshme 526 948 groshė. Popullsia e Shkodrės duhej tė pėrgjigjej me mjete financiare pėr mbajtjen e ushtarėve nė kufirin me Malin e Zi, sepse autoritetet lokale nuk ishin nė gjendje tė mbronin popullsinė civile nga cubat malazezė. Gjendja u rėndua edhe pėr shkak tė prodhimeve bujqėsore tė kėqija tė vitit 1860. Nė kėto rrethana do tė duhej vetėm njė shkėndijė qė pakėnaqėsia tė kthehej nė revoltė tė hapur.

    Nė vjeshtėn e vitit 1861 Porta filloi pėrsėri orvatjet pėr tė zbatuar kėtu reformat qė kishin mbetur pezull. Gjithnjė me pretekstin se kėrkonte vendosjen e rendit publik, Porta nisi tė ēarmatoste popullsinė e qytetit dhe tė fushave, pėr t’i hapur rrugėn zbatimit tė masave tė tjera, por ndeshi nė kundėrshtimin e shkodranėve, tė cilėt nė ēarmatosjen shihnin heqjen e ēdo mundėsie pėr t’u mbrojtur si nga grabitjet dhe zullumet e administratės, ashtu edhe nga sulmet e herėpashershme tė Malit tė Zi. Qytetarėt e Shkodrės, duke qenė tė armatosur, ngritėn krye, mbyllėn tregun, i detyruan forcat osmane tė tėrhiqeshin nga qyteti e tė mbylleshin nė kėshtjellė, prenė lidhjen telegrafike me Stambollin dhe e shpallėn valiun, Abdi Pashėn, tė rrėzuar nga pushteti. Me qytetarėt u bashkuan edhe malėsorėt. Ndonėse Abdi Pasha kishte pranė 12 batalione nizamėsh, njė regjiment kalorėsie dhe disa mijėra ushtarė toskė, tė rekrutuar pėr tė mbrojtur kufirin me Malin e Zi, nuk guxoi tė ndeshet me tė revoltuarit, por kėrkoi pėrforcime tė reja, pesė batalione tė tjera.

    Me ndėrhyrjen e zėvendėskadiut turma, pasi iu premtua se Abdi Pasha do tė jepte dorėheqjen, u shpėrnda. Ndėrkaq, qeveritari osman nuk pranoi tė largohej. Ky qėndrim e acaroi edhe mė shumė gjendjen nė Shkodėr.
    Myslimanėt e tė krishterėt e qytetit, tė bashkuar, i dėrguan sulltanit njė memorandum ku shprehnin zemėrimin e tyre kundėr administratės sė vendit, e cila, nė emėr “tė rregullit e tė rendit publik”, e rėndonte popullin me ngarkesa tė reja fiskale. Vendi, deklaronin shkodranėt, s’kishte as rrugė, as gjyqe tė paanshme, as siguri nga kusarėt qė ishin turrur mbi tė. Administrata nuk ishte nė gjendje tė mbronte vendin, jetėn dhe pasurinė e banorėve nga sulmet e ēetave malazeze, qė sa vinin e bėheshin mė tė shpeshta.

    Nė kushtet kur edhe marrėdhėniet me Malin e Zi ishin tė acaruara, Porta e Lartė u pėrpoq ta mbyllte sa mė parė kėtė konflikt. Pėr kėtė dėrgoi si komisar me kompetenca tė plota Xhevdet Pashėn, me prejardhje nga Korēa, historian i njohur, autor i “Historisė sė Perandorisė Osmane” nė 12 vėllime (1764-1825). Me tė mbėrritur nė Shkodėr, Xhevdet Pasha lexoi urdhrin e kryeministrit pėr largimin e Abdi Pashės dhe pėr emėrimin e Reshit pashė Misirit nė vend tė tij. Nė saje tė qėndrimit tė matur Xhevdet Pasha mundi tė vendoste pėrkohėsisht qetėsinė nė qytetin e Shkodrės.

    Krahas kėsaj, duke njohur nga afėr gjendjen dhe potencialin e madh ushtarak tė popullsisė sė Shkodrės nė rast tė njė konflikti osmano-malazez, ai i rekomandoi Portės sė Lartė qė ta trajtonte Shkodrėn mė me kujdes e me vėmendje, por ajo nuk i mori parasysh kėshillat e tij.
    Por edhe pse kėto kryengritje u shtypėn pėrsėri, popullsia nuk u pajtua asnjėherė me politikėn e egėr tė qeverisė osmane. Kjo e detyroi tė dėrgonte herė pas here ekspedita ushtarake kundėr malėsive tė Shkodrės, tė Prizrenit, tė Gjakovės dhe tė Dibrės, tė cilat mbetėn edhe mė tej vatra tė ndezura tė qėndresės popullore.



    Lėvizja e vitit 1862 nė Mirditė



    Qėndresa e vendosur qė vijonte t’i bėnte popullsia e Shkodrės dhe e malėsive tė saj politikės shtypėse tė administratės sė re osmane, frymėzoi njė grup intelektualėsh tė rinj shkodranė, tė cilėt u vunė nė lėvizje pėr t’i dhėnė luftės ēlirimtare kundėrosmane njė karakter mė tė organizuar. Ky grup pėrbėhej nga Zef Jubani, Pashko Vasa dhe nga disa klerikė katolikė atdhetarė, si abati i Mirditės Gaspėr Krasniqi etj. Nė nismėn e kėtij grupi ndikuan lėvizjet pėr ēlirimin kombėtar qė po zhvilloheshin nė vendet fqinje e nė Itali, si dhe kontaktet e revolucionarėve italianė me rrethet patriotike shqiptare. Ata ishin frymėzuar nga shembulli i bashkimit tė territoreve italiane rreth krahinės sė Piemontit, qė ēoi nė formimin e shtetin tė njėsuar italian.

    Sipas planit tė hartuar nga grupi i intelektualėve shkodranė, kryengritja kombėtare shqiptare, qė do tė ishte njėherazi pjesė pėrbėrėse e lėvizjes sė pėrgjithshme kundėrosmane nė Ballkan, duhej tė shpėrthente nė Mirditė nė pranverėn e vitit 1862 dhe prej kėtej do tė shtrihej edhe nė malėsitė e tjera. Pėr realizimin e kėtij plani ata mbėshteteshin nė gatishmėrinė pėr luftė qė kishin prej kohėsh popullsitė e armatosura tė Malėsisė, nė rrethanat e krijuara nga gjendja e luftės me Malin e Zi, qė i lidhte duart Perandorisė Osmane, si edhe nė ndihmėn qė shpresonin tė kishin nga Franca. Nė tė vėrtetė, Napoleoni III prej disa kohėsh kishte filluar t’i ndiqte me interes ngjarjet nė Ballkan, me qėllim qė ta rivendoste pėrsėri ndikimin e Perandorisė Franceze nė Lindje. Nė konfliktin malazezo-turk Franca pėrkrahu principatėn e vogėl, por nuk i kurseu as premtimet e ndihmat pėr Shqipėrinė e veēanėrisht pėr Mirditėn, e cila, pėr numrin e bajrakėve, pėr potencialin luftarak mė tė madh dhe pėr ndikimin qė kishte ndėrmjet malėsive tė tjera, kishte tėrhequr vėmendjen e perandorit francez.

    Sipas mendimit tė grupit shkodran, kapedani i Mirditės Bibė Doda duhej tė ngrinte i pari flamurin e kryengritjes dhe tė shpallte njė principatė shqiptare autonome ose tė pavarur, rreth sė cilės mė vonė mund tė bashkoheshin edhe krahinat e tjera tė vendit.

    Pasi arriti t’i ndalonte malėsorėt tė mos rekrutoheshin nė repartet ndihmėse qė kėrkonte tė ngrinte Porta, grupi i atdhetarėve shkodranė filloi tė pėrgatiste truallin pėr kryengritjen. Por kapedani Bibė Doda, i cili si pasha merrte njė rrogė tė majme, u tremb nga zhvillimi i ngjarjeve dhe u tėrhoq nga ndėrmarrja. Kur ai, nė pranverėn e vitit 1862, duke plotėsuar urdhrat e qeverisė, u mundua tė rekrutonte disa reparte vullnetarėsh, nė Mirditė shpėrtheu njė konflikt i ashpėr. Nė kėtė konflikt shumica e popullsisė u rreshtua kundėr kapedanit, tė cilin e akuzonte se donte tė pėrfitonte nė kurriz tė saj, se edhe nė fushatat e mėparshme kishte pėrvetėsuar rrogat e vullnetarėve, se po i shpinte ata nė njė vdekje tė sigurt etj. Nė kėto kushte ky u detyrua tė largohej nga Mirdita dhe tė kėrkonte strehė e mbrojtje te valiu turk nė Shkodėr. Ndėrkohė mirditasit sulmuan shtėpitė e pronat e kapedanit nė Kallmet dhe u vunė zjarrin.

    Njėkohėsisht reparte tė tjera ndėrprenė rrugėn Shkodėr-Prizren. Gjendja u bė kėrcėnuese pėr Portėn. Masa qė mori ajo me arrestimin e abatit Gaspėr Krasniqi, i cili ishte bėrė udhėheqėsi i lėvizjes nė Mirditė, nuk e qetėsoi, pėrkundrazi, e acaroi edhe mė shumė gjendjen. Patriotėt shkodranė nuk ngurruan tė akuzonin Bibė Dodė pashėn si “vrasės tė popullit tė tij” e qeverinė e sulltanit si “shtypėse tė pamėshirshme tė kombit shqiptar” dhe tė vinin nė dukje se Fuqitė e Mėdha, si Anglia e Austria, tė cilat me politikėn e tyre pėrkrahnin “njė kufomė qė quhet Turqi”, ndihmonin pėr tė mbajtur edhe mė tej popullsitė e Ballkanit nėn zgjedhėn e Perandorisė Osmane.

    Me gjithė fillimet e mbara, kryengritja nė Mirditė nuk mori hov. Fitoret e rėndėsishme qė korri ushtria turke kundėr malazezėve nė qershor 1862, armėpushimi i arritur nė gusht tė atij viti dhe dėshtimi i projekteve pėr kryengritjen e pėrgjithshme nė Ballkan i hoqėn lėvizjes mundėsinė e zhvillimit tė mėtejshėm. Pėr mė tepėr, kundėr saj ndėrhyri tani edhe diplomacia austriake, e cila e shihte me shqetėsim gjithnjė mė tė madh zhvillimin e ngjarjeve nė Shqipėrinė e Veriut. Hovi i kryengritjes ra. Pas disa kohėsh Bibė Doda u kthye pėrsėri nė Mirditė si kapedan-pashė.

    Me pėrpjekjet e pėrfaqėsuesve tė kulturuar tė borgjezisė pėr t’u lidhur me lėvizjen popullore kundėrosmane dhe pėr ta organizuar e pėr ta drejtuar atė bėhej njė hap i ri nė lėvizjen kombėtare. Por lėvizja u projektua nė njė zonė tė ngushtė, tė banuar vetėm nga popullsi katolike, pa lidhje me krahinat e tjera dhe pėr mė tepėr u zhvillua vetėm nė Mirditė, nė njė nga krahinat mė tė prapambetura tė vendit.



    Qėndresa kundėrosmane e viteve 1867-1873



    Orvatjet qė bėnte herė pas here Porta e Lartė pėr tė zbatuar Tanzimatin nė zonat e panėnshtruara tė vendit, ku ruheshin venomet tradicionale ose pėr tė vendosur taksa tė reja, qė rėndonin nė mėnyrė tė veēantė popullsinė, shoqėroheshin me konflikte tė njėpasnjėshme. Nė vitet 1867-1868 Porta ndėrmori ekspedita tė reja kundėr krahinave tė Lumės dhe tė Malėsisė sė Gjakovės. Por zaptiet (xhandarėt) turq qė vajtėn pėr tė nxjerrė taksa e rekrutė u pritėn me pushkė dhe u dėbuan nga popullsia e udhėhequr nga krerėt Binak Alia e Shaqir Curri. Njė farė suksesi patėn autoritetet turke nė Mirditė pas vdekjes sė Bibė Dodė pashės mė 1868; ato larguan pėr nė Stamboll trashėgimtarin e tij tė mitur Prengėn dhe vendosėn njė kajmekam nga gjiri i familjes sė kapedanit tė vdekur, si dhe dy batalione ushtarėsh. Megjithatė, Porta nuk mundi ta thyente qėndresėn e mirditasve, tė cilėt, duke kėrkuar qė kjo trashėgimi tė respektohej sipas zakonit, e mbrojtėn pėr njė kohė tė gjatė autonominė e tyre. Mė 1873 atje shpėrtheu kryengritja e disa muaj mė vonė ajo u shtri edhe nė Dukagjin. Ekspedita osmane shtypi egėrsisht popullsinė, por duke mos mundur ta nėnshtronte atė u detyrua tė tėrhiqej.

    Nė vitin 1869, shtypja e ushtruar nga organet e Portės shkaktoi revolta nė qytetet Pejė, Gjakovė e Prizren. Lėvizja mori pėrpjesėtime tė mėdha veēanėrisht nė Shkodėr. Pakėnaqėsia e shkodranėve shpėrtheu atėherė kur valiu vendosi tri taksa tė reja, veēanėrisht “karagjymrykun”. Tani fshatarėt detyroheshin tė paguanin 8 pėr qind tė vleftės pėr ēdo mall qė ēonin nė qytet. Kjo taksė sillte shtrenjtimin e ndjeshėm tė jetesės dhe dėmtonte veēanėrisht shtresat e vegjėlisė. Me kėtė rast borgjezia shkodrane paraqiti ankesat e vjetra kundėr korrupsionit tė valiut dhe tė gjyqeve, si dhe kundėr abuzimeve qė bėheshin me monopolet shtetėrore tė kripės e tė duhanit.

    Shkodranėt dhanė kushtrimin dhe kėrkuan ndihmėn e malėsorėve. Por autoritetet turke, duke nxitur fanatizmin fetar, ia dolėn ta pėrēanin popullsinė qytetare dhe tė largonin njė pjesė tė saj nga lufta. Megjithatė, malėsorėt i sulmuan forcat kryesore ushtarake qė ishin pėrqendruar pranė qytetit nė fushėn e Shtojit, por pas njė pėrleshjeje tė ashpėr me njė armik mė tė madh nė numėr e tė armatosur mirė, malėsorėt e pushuan zjarrin, duke lėnė nė fushėn e luftės shumė tė vrarė e tė plagosur.

    Po nė vitin 1869 ndodhėn turbullira nė krahinėn e Matit dhe nė qytetin e Tiranės. Pėr shpėrthimin e trazirave nė Tiranė u bė shkak urdhri i qeverisė pėr tė ndėrtuar rrugėn pėr nė Durrės vetėm me shpenzimet e me punėn e qytetarėve dhe tė fshatarėve qė ndodheshin buzė rrugės. Meqenėse paria feudale e qytetit e gjeti mėnyrėn pėr tė shpėtuar nga ēdo detyrim, e gjithė barra i mbeti vegjėlisė, e cila protestoi duke rrėmbyer armėt, ndėrsa zejtarėt mbyllėn dyqanet. Qėndresa nuk u ndėrpre edhe pasi nė pėrleshje me repartet ushtarake u vranė mjaft qytetarė dhe u internua njė numėr i madh udhėheqėsish.

    Mė 1872 ushtria osmane qė u dėrgua nė Dibėr u thye me humbje mjaft tė rėnda. Tė njėjtin fat patėn orvatjet pėr tė nėnshtruar zonat malore tė Kosovės nė vitet 1872-1874. Nė njė letėr tė shkruar nga Prizreni nė tetor 1873 thuhej se pėrballė ushtrisė sė madhe turke, qė po futej nė Kosovė, shqiptarėt nuk rrinin duarkryq. Ata, thuhej nė letėr, “dėshirojnė ta ndezin zjarrin dhe janė tė vendosur tė luftojnė e tė qėndrojnė pėrballė ushtrisė turke pa marrė parasysh nėse do t’i ndihmojė ndokush ose jo. Ata kurrsesi nuk e pranojnė pushtetin turk dhe dėshirojnė tė ēlirohen nga ai”. Edhe nė malėsitė e Kosovės, ashtu si nė malėsitė e tjera tė Shqipėrisė sė Veriut, autoritetet turke ushtronin njė pushtet formal, duke e kufizuar veprimtarinė e tyre vetėm nė qytetet dhe nė afėrsitė e tyre.
    Megjithėse tė kufizuara e shpeshherė spontane, kėto konflikte ishin rrėke qė ēonin ujė nė shtratin e lėvizjes sė pėrgjithshme kombėtare dhe i jepnin peshė ēėshtjes shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare.

  5. #25
    K R E U IV

    MENDIMI POLITIK DHE KULTURA KOMBĖTARE

    NĖ VITET 50-70 TĖ SHEK. XIX







    1. RRYMAT POLITIKE NĖ LĖVIZJEN KOMBĖTARE NĖ FUND
    TĖ VITEVE 60 DHE NĖ FILLIM TĖ VITEVE 70





    Nė fund tė viteve 60 u pėrpunua dhe u pasurua mė tej mendimi politik kombėtar, u formuluan mė qartė e nė mėnyrė tė pėrcaktuar njė varg kėrkesash kombėtare nė fushėn ekonomike, politike e arsimore-kulturore, tė cilat shprehnin nevojat e klasės sė re, tė borgjezisė dhe u pėrgjigjeshin njėherazi aspiratave tė tė gjithė popullit.
    Pas shtypjes sė kryengritjeve tė viteve 40-60 kundėr Tanzimatit, ku njė rol tė rėndėsishėm luajtėn qytetet kryesore tė vendit, rrethet borgjeze i humbėn shpresat se mund t’u vinte ndonjė ndihmė nga shteti osman pėr zhvillimin e tregtisė, tė industrisė dhe pėr mbrojtjen nga depėrtimi e konkurrenca e mallrave tė huaja. Pėr mė tepėr, me zbatimin e reformave tė Tanzimatit pėrfaqėsuesit e borgjezisė shqiptare ishin pėrjashtuar pothuajse krejtėsisht nga pozitat drejtuese nė administratėn e re. Pėrveē kėsaj, dobėsimi i Perandorisė Osmane po e bėnte gjithnjė mė tė qartė se ajo nuk ishte nė gjendje tė mbronte territoret e saj nga orvatjet ekspansioniste tė shteteve tė tjera. Pikėrisht kėto lakmi tė shteteve ballkanike fqinje, qė u drejtuan nė mėnyrė tė theksuar edhe ndaj tokave shqiptare, u bėnė njė faktor tjetėr i rėndėsishėm qė shqetėsonte forcat mė tė ndryshme shoqėrore tė vendit.

    Qarqet borgjeze shqiptare ishin gjithashtu tė interesuara tė zhdukeshin anarkia dhe grabitjet sistematike qė kryenin sunduesit osmanė nė bashkėpunim me feudalėt vendas. Pėrveē kėsaj, ato ishin tė pakėnaqura nga shpenzimi joprodhues i shumave tė mėdha qė Stambolli nxirrte nga Shqipėria duke varfėruar fuqinė blerėse tė tregut shqiptar, pa i dhėnė vendit asgjė qė tė ndihmonte zhvillimin ekonomik.
    Nė kėto kushte, nė fund tė viteve 60, ideologėt e lėvizjes kombėtare i formuluan hapur e mė gjerė kėrkesat pėr zbatimin nė Shqipėri tė reformave qė do t’i ēelnin rrugėn zhvillimit ekonomiko-shoqėror dhe politik tė vendit. Njė ndėr kėta ishte Zef Jubani nga Shkodra (1818-1880), bir i njė tregtari dhe i njė familjeje me tradita atdhetare. Mėsimet e para i mori nė Shkodėr dhe i vijoi nė shkollėn e mesme tregtare nė Maltė. Jashtė atdheut ai ra nė kontakt, si dhe intelektualė tė tjerė tė rinj shqiptarė tė kėsaj kohe, me qarqet demokratike tė vendeve tė Evropės Perėndimore dhe veēanėrisht tė Italisė, ku u lidh ngushtė edhe me personalitet arbėreshe.

    Zef Jubani formuloi pėr herė tė parė kėrkesat e borgjezisė sė re shqiptare pėr reforma ekonomike, shoqėrore e politike. Idetė e tij pėr gjendjen e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe pėr nevojėn e reformave pėr pėrmirėsimin e saj, Zef Jubani i parashtroi nė mėnyrė mė tė qartė nė dy studime: “Gjendja aktuale e popullit tė Shqipėrisė sė Veriut” dhe “Kundrime mbi gjendjen morale dhe mbi kulturėn intelektuale tė popullit shqiptar”, qė u botuan mė 1871 si hyrje e njė pėrmbledhjeje kėngėsh popullore. Nė ato vite ai i ishte kushtuar mbledhjes e studimit tė folklorit shqiptar, pėr tė cilin kishte bėrė disa botime. Duke pėrshkruar, nė dy studimet e mėsipėrme, gjendjen e vajtueshme ekonomike, shoqėrore e kulturore ku e kishte lėnė Shqipėrinė sundimi i huaj, Zef Jubani vinte nė dukje traditat pozitive tė sė kaluarės sė popullit shqiptar, shprehte besimin nė aftėsitė e tij pėr tė ecur pėrpara dhe bėnte thirrje pėr bashkim e pėr tė vėnė tė gjitha energjitė nė shėrbim tė atdheut tė robėruar.

    Zef Jubani i kritikonte ashpėr ligjet e padrejta, veprimet arbitrare, taksat e rėnda, angaritė dhe gjykatat osmane, qė drejtoheshin nga tė paditur e qė shkelnin drejtėsinė. Ai dėnonte qeveritarėt osmanė, tė cilėt, gjoja pėr tė luftuar zakonin barbar tė hakmarrjes, pėrdornin mjete edhe mė barbare. “Nė kėto kushte, - thoshte Jubani, - nė Shqipėri nuk do tė mund tė zėrė kurrė vend ideja e qytetėrimit”.

    Zef Jubani kėrkonte qė nė Shqipėri tė vendoseshin ligje tė tilla qė t’u siguronin barazinė politike gjithė banorėve tė saj, pa marrė parasysh ndryshimet fetare, sepse shqiptarėt “janė tė njė gjaku dhe janė tė njėjtė pėr nga gjuha, pėr nga zakonet, pėr nga aspiratat”. Krahas ligjeve tė pėrgjithshme tė Perandorisė, ai kėrkonte qė tė kishte edhe ligje tė veēanta pėr Shqipėrinė, tė cilat tė mbėshteteshin edhe nė traditat e mira tė popullit tė saj, “tė nxjerra, - siē shkruante ai, - prej statutesh kombėtare nga mė tė mirat e mė tė pėrshtatshmet”. Ndėrkaq, Zef Jubani shprehej nė mėnyrė tė prerė kundėr idealizimit tė privilegjeve qė kishte pasur dhe i ruante Malėsia. Ruajtja e tyre donte tė thoshte, sipas mendimit tė tij, ruajtje e njė gjendjeje arbitrariteti e barbarie. Ai kėrkonte zbatimin e reformave qė do tė ēonin nė zhvillimin ekonomik tė vendit; ishte pėr ndėrtimin e rrugėve e tė hekurudhave, pėr themelimin e “ndėrmarrjeve publike”, pėr zhvillimin e lundrimit me avullore e tė tregtisė, pėr shfrytėzimin e pasurive tė vendit. Shqipėria, shkruante ai, kishte miniera tė pashfrytėzuara, pyje shekullore, lėndė tė ēdo lloji, tokė me pasuri tė begata natyrore, qė, po tė dinė tė nxjerrin prej tyre dobi, mund t’i ēojnė shqiptarėt nė mirėqenie.

    Si iluminist i shquar, Zef Jubani mendonte se njė rol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e aftėsive tė popullit shqiptar, pėr forcimin e ndjenjave tė tij kombėtare dhe pėr pėrparimin e tij, duhej tė luante shkolla kombėtare laike, me mėsues vendas e jashtė ēdo ndikimi fetar. Arsimi shqiptar duhej tė pėrbėhej nga shkollat fillore, qė duhej tė ēeleshin nė ēdo vend, nga gjimnazet nė qytete, si edhe nga shkollat profesionale. Mėsimin e gjuhės shqipe ai e quante shumė tė nevojshėm pėr veprimtarinė e ndėrmarrėsve shqiptarė, sesa atė tė turqishtes ose tė italishtes, aq mė tepėr qė shkollat nė gjuhė tė huaja e ftohnin ndjenjėn kombėtare. Zef Jubani arriti nė pėrfundimin e drejtė se pėrhapja e mėsimit shqip nuk mund tė arrihej pa njė alfabet tė vetėm tė gjuhės shqipe dhe kundėrshtonte ata qė shkruanin vetėm me shkronjat latine ose greke. Krijimin e njė alfabeti tė pėrbashkėt ai e quante njė domosdoshmėri dhe shėrbim tė paharrueshėm pėr popullin shqiptar. Nė shkrimet e tij nė shqip ai pėrdori njė alfabet tė posaēėm me njė sistem tė ri shkronjash me bazė alfabetin latin dhe hartoi njė gramatikė tė thjeshtė tė gjuhės shqipe.

    Pėr tė ngritur ndėrgjegjen e krenarinė kombėtare tė bashkatdhetarėve tė tij, Zef Jubani, ashtu si rilindėsit e tjerė, iu drejtua sė kaluarės historike tė shqiptarėve, shkroi njė “Histori tė jetės dhe tė veprave tė Gjergj Kastriotit”, qė mbeti dorėshkrim e nuk mundi tė shohė dritėn e botimit. Zef Jubani e pėrshkruan Gjergj Kastriotin si njė yll qė ndrit e udhėheq popullin shqiptar edhe nė kohėt moderne, ndėrsa trimėria e menēuria e tij simbolizonte virtytet e vetė popullit shqiptar. Kjo vepėr ėshtė njė kushtrim, njė thirrje drejtuar shqiptarėve pėr luftė, pėr ēlirimin e atdheut, duke ndjekur shembullin e Skėnderbeut.

    Ndonėse vinte nė dukje me ngjyra tė forta gjendjen e mjerueshme qė karakterizonte Shqipėrinė, Zef Jubani theksonte se nuk kishte arsye pėr t’u dėshpėruar, kishte besim nė tė ardhmen e saj, tė cilėn do ta siguronin vetė shqiptarėt. Ai u drejtohej me zemėrim tė veēantė “reshperėve qė s’bėjnė asgjė dhe presin, duke ndenjur me duar kryq, shpėtimin dhe qytetėrimin e Shqipėrisė nga kombet e huaja”, d.m.th. atyre pėrfaqėsuesve tė borgjezisė tregtare qė e kishin lidhur fatin e vet politik me njė shtet tė huaj. “Unė nuk i besoj sinqeritetit tė tė huajve qė na bėjnė njė tė mirė pa pasur njė qėllim tė dytė”, deklaronte Zef Jubani. Nė kėtė vėshtrim ai nuk shihte me sy tė mirė as veprimtarinė e klerit tė huaj katolik nė Shqipėrinė e Veriut, e cila u shėrbente mė shumė tė huajve. Klerikėt e huaj kishin pėrvetėsuar kėtu monopolin e arsimit e tė kulturės dhe, siē theksonte ai, nuk ndihmonin nė pėrparimin e popullit. Zef Jubani u shpreh edhe kundėr pozitės mbizotėruese qė mbante Austro-Hungaria nė ekonominė e Shqipėrisė, duke dėmtuar kėshtu interesat e borgjezisė shqiptare. Pėr shkak tė kėtyre qendrimeve u kritikua ashpėr nga kleri katolik, qė e quante atė “njeri tė asnjė feje”, “... shumė tė rrezikshėm nga ēdo pikėpamje, sidomos nė raportet politike”.

    Duke kėrkuar ligje, kode e institucione tė veēanta, tė pėrshtatshme pėr popullin shqiptar, i cili tashmė, sipas tij, ishte “formuar si njė komb i bashkuar”, Zef Jubani shprehte heshtazi kėrkesėn e borgjezisė shqiptare pėr autonomi, d.m.th. pėr njohjen e interesave tė veēanta tė territorit qė banohej nga kombi shqiptar dhe qė dallohej nga territori i kombėsive tė tjera tė Perandorisė Osmane.
    Nė njė kohė me Zef Jubanin, nė fundin e viteve 60, kur u acaruan marrėdhėniet ndėrkombėtare nė Ballkan, parashtruan mendimet e tyre pėr rrugėt e shpėtimit tė Shqipėrisė edhe rilindės tė tjerė, si Thimi Mitkoja (1820-1890), Preng Doēi etj. Ata shfaqėn mendimin se kishte ardhur koha pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme kombėtare dhe pėr shkėputjen e plotė tė Shqipėrisė nga Turqia.
    Thimi Mitkoja lindi nė qytetin e Korēės nė njė familje tregtare me tradita arsimore e kulturore. Ndoqi shkollėn nė gjuhėn greke nė Korēė. Veprimtaria tregtare mė pas i dha mundėsi tė njihej me Vjenėn, Triesten, Venedikun, Stambollin, Athinėn, Bukureshtin etj. dhe tė bjerė nė kontakt me lėvizjet ēlirimtare tė popujve tė Ballkanit e tė Evropės. Nė vitet 60 u vendos nė koloninė shqiptare tė Egjiptit, ku punoi pėr organizimin e lėvizjes patriotike dhe u pėrpoq pėr vllazėrimin e mėmėdhetarėve jo vetėm nė Egjipt, por edhe nė vende tė tjera.

    Pikėpamjet e tij i shprehu nė artikujt e botuar nė shtypin e kohės, si edhe nė letėrkėmbimin me rilindėsit e tjerė e me albanologė tė huaj. Si iluminist ai i kushtoi kujdes tė veēantė ngritjes sė nivelit kulturor e politik tė shqiptarėve. Ashtu si Naum Veqilharxhi, ai e quante lėvrimin e gjuhės shqipe njė nga detyrat mė tė ngutshme tė lėvizjes pėr ēlirim kombėtar. Thimi Mitkoja punoi me pėrkushtim pėr tė krijuar te bashkatdhetarėt bindjen se gjuha shqipe ėshtė njė nga gjuhėt mė tė lashta tė Ballkanit, mė tė bukurat dhe me aftėsi shprehėse tė pasur. Duke iu drejtuar historisė nė trajtimin e ēėshtjes sė gjuhės shqipe, mbėshteste tezėn pėr origjinėn pellazgjike tė shqiptarėve, me tė cilėn desh tė vėrtetonte lashtėsinė e tyre dhe tė gjuhės shqipe. “Shqiptarėt, - shkruante Thimi Mitkoja, - janė i vetmi komb autokton i gadishullit tė Ballkanit…, njė komb i lidhur me njė gjuhė dhe histori tė tijėn”.

    Thimi Mitkoja shėnoi njė kthesė edhe nė fushėn e ideve e nė atė politike. Zhvilloi njė veprimtari tė gjerė pėr afirmimin e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve nė opinionin publik ndėrkombėtar. Ishte ithtar i kryengritjes sė armatosur si mjet pėr ēlirimin e popullit shqiptar. U bėnte thirrje shqiptarėve “tė rroknin armėt pėr tė rrėzuar tiraninė”. Ishte njė ndėr pėrkrahėsit e idesė sė lirisė dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Kėrkonte formimin e njė shteti kombėtar shqiptar me ligjet e veta, qė tė ishte nė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt dhe i pavarur prej askujt.

    Por, nga ana tjetėr, vetė Thimi Mitkoja mendonte nė kėtė kohė se shteti i ri shqiptar do tė ishte tepėr i dobėt pėr t’u bėrė ballė rreziqeve qė i vinin nga jashtė dhe prandaj kėrkonte qė Shqipėria, duke ruajtur individualitetin e vet shtetėror, tė formonte me fqinjėn e saj nė jug, me Greqinė, njė lloj lidhjeje federative ose njė mbretėri dualiste, sipas shembullit tė Austro-Hungarisė. Thimi Mitkoja mendonte se ishte nė interes tė vetė Greqisė t’u respektonte shqiptarėve tė gjitha tė drejtat kombėtare nė shtetin e tyre, pėr t’i pasur si aleatė kundėr njė zgjerimi territorial tė Serbisė drejt jugut e veēanėrisht nė Maqedoni. Ky mendim, i cili pėrkrahej edhe nga disa qarqe arbėreshe, nėnvleftėsonte rrezikun qė kėrcėnonte Shqipėrinė pėr shkak tė prirjeve ekspansioniste tė qarqeve drejtuese tė Greqisė qė Thimi Mitkoja, me sa duket, nuk i njihte mirė. Vėnia nė jetė e kėsaj ideje do tė krijonte kushte shumė tė favorshme pėr realizimin e planeve shoviniste tė Athinės. Vetė Thimi Mitkoja pas disa vjetėsh do tė hiqte dorė nga kjo ide.

    Edhe intelektualėt arbėreshė, si dhe shkrimtarja pėrparimtare rumune me prejardhje tė largėt shqiptare, princesha Elena Gjika (1828-1888)?, qė bashkėpunonte me ta, mendonin se kriza e krijuar nė Ballkan duhej shfrytėzuar pėr njė kryengritje shqiptare qė do tė lidhej me lėvizjet e tjera kryengritėse nė Evropė. Pėr kėtė qėllim grupi i arbėreshėve u vu nė lidhje me ato qarqe demokratike pėrparimtare italiane dhe tė Evropės Perėndimore nė pėrgjithėsi, tė cilat mendonin se nė Gadishullin Ballkanik vendin e Perandorisė Osmane qė po shthurrej, duhej ta zinte njė konfederatė popujsh e shtetesh me tė drejta tė barabarta.

    Elena Gjika, e lindur nė Kostancė tė Rumanisė, e pajisur me arsim e kulturė tė pasur falė studimeve qė kreu nė Rumani, nė Vjenė e nė vende tė tjera, iu kushtua ēėshtjes shqiptare, pėr tė cilėn mbante lidhje me De Radėn, Zef Jubanin, Thimi Mitkon, Dhimitėr Kamardėn dhe me shkrimtarė e atdhetarė tė tjerė. Punoi pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve, por mbi ēdo gjė vlerėsonte nevojėn e bashkimit tė tyre kombėtar. “Shqiptarėt, - theksonte ajo, - duhej tė merreshin vesh me njėri-tjetrin, t’i harronin pėrēarjet, tė mos ketė mė as gegė, as toskė, as lebėr, as ēamėr, por bij tė devotshėm tė tė njėjtit atdhe, sepse kėshtu gjaku nuk do tė shkojė kot”. Pėr kėtė ajo i referohej sė kaluarės, historisė sė lashtė tė popullit shqiptar e veēanėrisht epokės sė Skėnderbeut dhe kontributit tė shqiptarėve nė kryengritjet ēlirimtare tė popujve fqinjė. Kėto i sillte si argumente pėr tė provuar tė drejtėn e tyre pėr tė siguruar lirinė dhe pėr tė themeluar shtetin e tyre tė pavarur. Ashtu si Naum Veqilharxhi, Elena Gjika mendonte se nuk mund tė arrihej bashkimi kombėtar pa pėrhapjen e arsimit e tė diturisė nė gjuhėn shqipe dhe shtronte si detyrė mė tė ngutshme pėrhapjen e shkrimit tė gjuhės shqipe nė popull e lėvrimin e saj. Elena Gjika i shikonte kryengritjet shqiptare e veēanėrisht ngjarjet e viteve 1866-1867 si paralajmėrim tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Por, nė kushtet e Shqipėrisė, kur shumica e madhe e feudalėve tė vendit e shihnin tė nevojshme ruajtjen e lidhjeve me Portėn e Lartė dhe lidhjet fetare me kalifatin ushtronin gjithnjė njė ndikim tė madh nė masat e besimtarėve myslimanė, kur borgjezia shqiptare ishte e dobėt, pjesėrisht e varur nga tregu i huaj dhe e pėrēarė nga ndikimi i feve, mė realiste ishin kėrkesat e atyre pėrfaqėsuesve tė mendimit politik shqiptar, si Zef Jubani etj., tė cilėt, pa hequr dorė nga synimi kryesor i ēlirimit tė vendit, e quanin tė parakohshme shkėputjen e plotė tė Shqipėrisė nga Turqia. Ata mendonin gjithashtu se njė Shqipėri e pavarur, por ende e dobėt dhe e pamėkėmbur, mund tė binte sė shpejti viktimė e politikės grabitqare tė shteteve fqinje, ndėrsa, duke qėndruar nė kuadrin e Perandorisė Osmane si provincė autonome, Shqipėria do tė siguronte mė mirė tėrėsinė e saj, jo vetėm sepse tėrėsia tokėsore e Perandorisė mbrohej edhe nga Porta, por edhe sepse ajo ishte garantuar nga njė sėrė marrėveshjesh tė Fuqive tė Mėdha.

  6. #26
    2. KULTURA KOMBĖTARE NĖ VITET 50 - 70







    Pėrpjekjet pėr organizimin e shoqėrisė kulturore dhe ēėshtja e alfabetit tė gjuhės shqipe (vitet 1850-1871)



    Qysh nė vitet 50, jo vetėm nė Shqipėri e Vllahi, ku vazhdonte punėn Naum Veqilharxhi, por edhe nė Stamboll, ku ishin grumbulluar shumė shqiptarė, tregtarė, nėpunės, intelektualė, tė ardhur nga krahina tė ndryshme tė vendit, vijuan pėrpjekjet pėr lėvrimin e shqipes dhe pėr hapjen e shkollave kombėtare. Njė hap i rėndėsishėm nė kėtė drejtim u bė nė vitet 50 me themelimin e njė shoqėrie kulturore nė Stamboll, qėllimi i sė cilės ishte tė grumbullonte mjetet e nevojshme pėr shtypjen e librave dhe pėr mbajtjen e shkollave. Shoqėria i vinte vetes si detyrė tė pėrfshinte nė gjirin e saj pėrfaqėsues tė tė gjitha krahinave dhe feve. Vetėm kėshtu, siē deklaronte mė 1857 njė nga anėtarėt e saj, Thimi Mitkoja, do tė mund tė sigurohej qėllimi i shoqėrisė, “ringjallja e pėrgjithshme kombėtare”.

    Themelimi i shoqėrisė kulturore tė Stambollit qe hapi i parė qė bėnė aktivistėt e lėvizjes shqiptare pėr tė dalė nga faza e veprimeve tė veēuara, pėr tė krijuar njė bėrthamė organizative e pėrfaqėsuese tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Anėtarėt e shoqėrisė bėnė pėrpjekje brenda dhe jashtė Shqipėrisė pėr tė siguruar pėrkrahje pėr realizimin e qėllimeve tė saj.
    Por veprimi i patriotėve shqiptarė nuk dha fryte, sepse u prit me armiqėsi nga Porta e Lartė dhe nga qarqet panheleniste me Patrikanėn greke tė Stambollit nė krye.

    Situata e krijuar veēanėrisht me krizėn e viteve 60, e cila u hapi popujve tė robėruar tė Perandorisė perspektivėn e ēlirimit, i nxiti patriotėt qė tė rifillonin pėrpjekjet pėr organizimin e lėvizjes kulturore kombėtare. Nismėn pėr kėtė e mori Kostandin Kristoforidhi (1830-1895) nga Elbasani.

    Kostandin Kristoforidhi i kishte kryer studimet e larta nė Maltė dhe nė Angli. Nga albanologu i njohur J. G. Han ai kishte marrė nxitjen e parė pėr t’iu kushtuar studimeve shqiptare dhe shumė shpejt u bė njė njohės i thellė i gjuhės shqipe.
    Si Naum Veqilharxhi, edhe Kostandin Kristoforidhi kishte arritur nė pėrfundimin se mėsimi i shqipes kishte njė rėndėsi tė jashtėzakonshme si shprehje e ekzistencės sė kombit shqiptar dhe e tė drejtave tė tij, si mjet vėllazėrimi ndėrmjet shqiptarėve tė feve e tė krahinave tė ndryshme. Ai e shprehte kėtė mė vonė me fjalėt: “Ndė mos u shkroftė gjuha shqipe, nuk do tė shkojnė shumė vjet dhe nuk do tė ketė Shqipėri nė faqe tė dheut, as nuk do tė shėnohet mė emri shqiptar nė hartė tė botės”.

    Qysh nė vitin 1864, sapo kishte vajtur nė Stamboll, nė bashkėpunim me bashkatdhetarė tė tjerė qė ndodheshin atje, si Pashko Vasa nga Shkodra, Ismail Qemali nga Vlora, Hasan Tahsini nga Filati i Ēamėrisė, Kostandin Kristoforidhi kishte organizuar njė varg mbledhjesh pėr ringjalljen e shoqėrisė kombėtare. Nė kėto mbledhje morėn pjesė shumė shqiptarė qė ndodheshin nė Stamboll, qė biseduan pėrsėri pėr nevojėn e sigurimit tė mjeteve financiare pėr “shkronja dhe pėr shkolla shqipe”. Por kusht i domosdoshėm pėr hapjen e shkollave dhe pėr shtypjen e librave shqip ishte caktimi i njė alfabeti tė vetėm tė shqipes, qė tė njihej dhe tė pėrdorej nga tė gjithė shqiptarėt si alfabeti i tyre kombėtar nė vend tė alfabeteve tė shumta qė ishin nė pėrdorim dhe pengonin mėsimin e gjuhės amtare (alfabeti latin nė Shkodėr, alfabeti grek ndėr ortodoksėt e jugut, alfabeti arab midis myslimanėve, alfabeti i Dhaskal Todrit ose i Naum Veqilharxhit nė disa krahina tė veēanta).

    Por qė nė mbledhjet e para u dukėn shenja moskuptimi ndėrmjet pjesėmarrėsve nė lidhje me caktimin e alfabetit. Mosmarrėveshjet nxiteshin edhe nga Porta e Lartė, e cila ia arriti qėllimit qė mbledhja tė shpėrndahej pa dhėnė fryte.
    Mė 1867 kėto pėrpjekje u pėrsėritėn. Kostandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hasan Tahsini, Ismail Qemali, me tė cilėt u bashkuan edhe shqiptarė tė tjerė, si bankieri Kristaq Zografi, funksionarė shqiptarė tė Portės, si Mustafa pashė Gjiriti, Rustem pashė Leskoviku etj., si pėrfaqėsues tė njė komisioni nismėtar pėr themelimin e njė shoqėrie kulturore shqiptare, iu drejtuan kryeministrit, Ali Pashės, me lutje qė tė lejonte formimin e njė shoqėrie shqiptare me karakter kulturor.

    Gjendja e nderė nė Ballkan i kishte bindur Ali Pashėn dhe disa pėrfaqėsues tė qarqeve qeveritare osmane se vazhdimi i politikės sė forcės ndaj shqiptarėve dhe pengimi i ēdo pėrpjekjeje tė tyre pėr pėrparim do ta thellonte armiqėsinė ndaj Portės jo vetėm tė tė krishterėve, por edhe tė myslimanėve shqiptarė dhe do tė bėnte qė shqiptarėt tė merrnin tė gjithė anėn e armiqve tė Perandorisė. Pėrkundrazi, liria e mėsimit tė gjuhės, sipas tyre, do t’i lidhte myslimanėt shqiptarė mė ngushtė me Portėn, ndėrsa tė krishterėt do t’i neutralizonte. Pėr kėtė arsye Ali Pasha autorizoi dhe inkurajoi komisionin tė vijonte mbledhjet e tij.
    Anėtarėt e komisionit iu pėrveshėn pėrsėri punės pėr ringjalljen e shoqėrisė kulturore. Mirėpo hovi qė po merrte lėvizja patriotike nė radhėt e shqiptarėve ortodoksė e shqetėsoi Patrikanėn greke, e cila ushtroi trysni mbi ta pėr t’i larguar nga rruga e lėvizjes kombėtare. Nė tė njėjtėn kohė filloi tė ndryshonte edhe qėndrimi i kryeministrit turk ndaj nismės shqiptare. Qarqet konservatore nė Portėn e Lartė “kursin e butė” tė Ali Pashės ndaj ēėshtjes shqiptare e shikonin si tė rrezikshėm pėr unitetin e islamizmit dhe tė Perandorisė, meqenėse u hapte shtegun edhe kėrkesave tė kombėsive tė tjera myslimane. Nėn trysninė e tyre Ali Pasha filloi t’i nxirrte pengesa komisionit nismėtar e pak mė vonė e ndaloi krejtėsisht veprimtarinė e tij.

    Me gjithė dėshtimin qė pėsoi mė 1867, grupi i atdhetarėve tė Stambollit nuk hoqi dorė nga pėrpjekjet pėr tė krijuar njė qendėr tė lėvizjes kombėtare. Kjo mbetej njė detyrė e pėrhershme veēanėrisht nė kushtet e zgjerimit tė luftės qė i bėnin lėvizjes shqiptare Patrikana dhe Porta. Nė vitin 1867 nėn hijen e Patrikanės ishte themeluar organizata me emrin “Vėllazėria qendrore kulturore” dhe mė 1871 “Silogu (klubi - shėn. i aut.) kulturor epiriot”, president nderi i tė cilit u zgjodh renegati i ēėshtjes shqiptare, bankieri Kristaq Zografi. Synimet e vėrteta tė Silogut shiheshin qartė nė statutin e tij, ku gjente shprehje shqetėsimi qė kishte kapur Patrikanėn e qarqet shoviniste greke pėr pėrparimin qė po bėnte Lėvizja Kombėtare Shqiptare dhe pėr rritjen e ndikimit tė saj nė popullsinė e krishtere shqiptare. Duke vėnė nė dukje se edhe nė vise tė largėta malore, siē ishte krahina e Shpatit tė Elbasanit, kishte filluar tė mėsohej fshehurazi gjuha shqipe, statuti theksonte nevojėn pėr tė shtuar pėrpjekjet pėr pėrhapjen e arsimit grek nė Shqipėri. Nėn kujdesin e Silogut e me lejen e qeverisė osmane nė Shqipėrinė e Jugut e tė Mesme u hapėn dhjetėra shkolla greqisht krahas atyre turqisht.

    Kjo veprimtari e qarqeve shoviniste greke bashkėrendohej me politikėn thellėsisht antishqiptare tė Portės sė Lartė, e cila ua mohonte shqiptarėve tė drejtėn pėr tė mėsuar gjuhėn amtare. Edhe gazeta zyrtare, qė filloi tė dilte mė 1871 nė Prizren, botohej turqisht e serbisht, ndėrsa ajo e Janinės turqisht e greqisht.
    Nė kėto kushte, nė vitin 1871 patriotėt shqiptarė tė Stambollit i rifilluan pėrpjekjet pėr krijimin e njė organizate patriotike shqiptare. Njė rol tė rėndėsishėm nė kėto pėrpjekje, krahas Kostandin Kristoforidhit, luajti Hasan Tahsini (1811-1884), i cili i kishte bėrė studimet nė Francė dhe ishte njė figurė e shquar e shkencės. Hasan Tahsini nuk reshti sė predikuari se mėsimi i gjuhės shqipe, edhe me shkronja joarabe, nuk ishte aspak nė kundėrshtim me frymėn e kuranit. Rreth tij u bashkuan jo vetėm personalitete qė ishin aktivizuar qysh nė pėrpjekjet e para, por edhe intelektualė tė rinj, si Sami Frashėri, Jani Vretoja etj., qė rimėkėmbėn komisionin nismėtar. Por Porta e Lartė edhe kėsaj here i nxori pengesa komisionit nismėtar duke ngulur kėmbė qė puna e tij tė kufizohej vetėm me tė krishterėt shqiptarė, kurse myslimanėt s’duhej tė kishin asnjė lidhje me kėtė ēėshtje.

    Kundėrshtime u shfaqėn edhe nė vetė gjirin e komisionit. Disa pashallarė, tė nxitur nga Porta, kėrkonin qė gjuha shqipe tė shkruhej me alfabetin arab. Kundėr kėsaj zgjidhjeje doli shumica e anėtarėve tė komisionit, tė cilėt vinin nė dukje se jo vetėm pėr arsye shkencore, por edhe politike, shqiptarėt, si anėtarė tė familjes evropiane, nuk duhej tė pėrdornin njė alfabet oriental, por evropian.
    Njė grup tjetėr, me Jani Vreton nė krye, duke iu mbajtur tezės mbi origjinėn e pėrbashkėt pellazgjike tė popullit shqiptar e grek dhe tė lidhjeve kulturore ndėrmjet tyre, u shprehėn pėr alfabetin grek. Pėr alfabetin latin ishte mė nė fund njė grup i tretė, me Pashko Vasėn, Ismail Qemalin dhe Kostandin Kristoforidhin, tė cilėt mbėshteteshin jo vetėm nė argumente historiko-politike, por edhe nė ato praktike (siē ishte fakti qė shkronjat latine nuk duheshin derdhur veēanėrisht, por gjendeshin tė gatshme nė ēdo shtypshkronjė).

    Njė zgjidhje tjetėr propozonte Hasan Tahsini, i cili, ashtu si Naum Veqilharxhi, mendonte se nė kushtet e Shqipėrisė duhej pėrdorur njė alfabet i ri, krejt i veēantė, pėr tė cilin shkronjat i kishte shpikur vetė.
    Komisioni arriti mė nė fund nė marrėveshjen pėr tė hartuar alfabetin duke u mbėshtetur nė parimin themelor: “pėr secilin tingull njė shkronjė”. Ky parim pėrjashtonte pranimin e pandryshuar tė njė alfabeti latin, ashtu edhe tė alfabetit grek, tė cilėt tingujt e veēantė tė shqipes nuk mund t’i jepnin pa dyzime shkronjash. Por ēėshtja e alfabetit dhe formimi i shoqėrisė kulturore shqiptare nuk mundėn tė zgjidheshin pėrfundimisht. Porta mbajti njė qėndrim kėrcėnues dhe pashallarėt shqiptarė u larguan menjėherė nga komisioni. Nė tė njėjtėn kohė edhe Patrikana i shtoi intrigat e saj kundėr lėvizjes patriotike shqiptare. Nė kėto kushte komisioni u detyrua tė ndėrpriste edhe kėtė herė punėn pa arritur ndonjė pėrfundim konkret.

    Me gjithė vėshtirėsitė qė hasėn, atdhetarėt nuk hoqėn dorė nga qėllimet e tyre. Por, duke mos pasur lejen dhe mundėsitė qė tė vepronin haptazi pėr lėvrimin e mėsimin e gjuhės amtare, ata pėrpiqeshin tė punonin fshehurazi, duke bėrė ēdo gjė fli. Koto Hoxhi nga Qestorati i Gjirokastrės (1824-1895), i cili ishte emėruar mė 1873 mėsues nė normalen e Qestoratit, nė orėt e lira u mėsonte fshehurazi nxėnėsve shqipen dhe u ngjallte atyre dashurinė pėr gjuhėn, pėr atdheun, pėr bashkatdhetarėt e feve tė tjera. Kjo veprimtari patriotike e futi Koto Hoxhin nė grindje me konsullin grek dhe me peshkopin e Gjirokastrės. Peshkopi e shkishėroi dhe njėkohėsisht vuri njerėz ta sulmonin. Por ky nuk u tėrhoq para vėshtirėsive. Kėshtu, nga shkolla e Qestoratit nuk dolėn vetėm mėsues fanatikė tė helenizmit, por edhe atdhetarė si Pandeli Sotiri e Petro Nini Luarasi, tė cilėt ndoqėn rrugėn e Koto Hoxhit.

  7. #27
    Lėvizja letrare dhe botimet shkencore



    Fundi i viteve 60 shėnojnė njė etapė me rėndėsi nė pėrparimin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, qė u pasqyrua edhe nė zhvillimin e letėrsisė shqipe.
    Njė veprimtari tė madhe nė kėtė fushė zhvilloi Kostandin Kristoforidhi. Duke hyrė nė shėrbim tė njė organizate protestante angleze, tė Shoqėrisė Biblike, e cila botonte pėrkthime tė ungjillit nė gjuhė tė ndryshme tė botės pėr pėrhapjen e besimit fetar, Kostandin Kristoforidhi kishte shpresė qė tė vinte nė jetė planet e tij pėr zhvillimin e letėrsisė nė gjuhėn shqipe me fondet e kėsaj Shoqėrie. Dhe me tė vėrtetė, nė vitet 1864-1872, me ndihmėn e Shoqėrisė Biblike, ai mundi tė botonte mbi 10 vėllime, ndėrmjet tė cilave ishin disa pėrkthime tė rėndėsishme fetare, si “Dhjata e re” etj.

    Por Kostandin Kristoforidhi nuk mendonte ta kufizonte veprimtarinė e vet vetėm nė botime fetare. Nė kėtė kohė ai vijoi punėn pėr hartimin e njė fjalori themelor tė gjuhės shqipe dhe pėrgatiti njė varg botimesh popullore, si dhe njė revistė kulturore. Nga kėto ai mundi tė botonte mė 1867 “Abetaren e gjuhės shqipe” toskėrisht e gegėrisht. Ndonėse planet e tij pėr mungesė pėrkrahjeje nuk mundėn tė arriheshin veēse pjesėrisht, veprimtaria e Kostandin Kristoforidhit nė kėto vite pati rėndėsi tė madhe.

    Pėrkthimet e shkrimeve fetare tė Kostandin Kristoforidhit u bėnė objektivisht njė mjet lufte kundėr propagandės shkombėtarizuese tė kishės greke; ato shėnonin njė hap tė ri drejt krijimit tė njė kishe ortodokse shqiptare dhe rrėzonin pretendimet e “panhelenistėve” qė thoshin se gjuha shqipe ishte njė gjuhė e varfėr dhe nuk mund tė shėrbente si gjuhė kulture. Me pėrkthimet e tij Kostandin Kristoforidhi bėri gjithashtu njė punė tė madhe pėr pasurimin e gjuhės sė shkruar me njė varg termash dhe shprehjesh tė nxjerra nga gjuha e popullit. Pėr mė tepėr, me shkrimet e tij ai ndihmoi pėr afrimin e dy dialekteve kryesore tė shqipes, tė gegėrishtes dhe tė toskėrishtes, duke marrė si bazė pėr pėrkthimet e tij gegėrisht autorėt e vjetėr tė Shqipėrisė sė Veriut, qė ishin shumė afėr toskėrishtes.

    Nė kėto vite letėrsia shqiptare filloi tė merrte pėrmbajtje tė re mė tė pėrparuar, lidhur me detyrat e reja qė shtronte koha dhe gjendja e vendit. Kėshtu, krahas shkrimeve me karakter fetar e didaktik qė kishin mbizotėruar deri tani, filloi tė trajtohej tema patriotike. Nė kėto krijime rilindėsit u bėnin thirrje bashkatdhetarėve pėr tė luftuar sundimin e huaj, pėr ta vėnė ēėshtjen kombėtare pėrmbi fetė, pėr tė zhvilluar e pėr tė lėvruar gjuhėn e kulturėn kombėtare. Njė rol tė rėndėsishėm si aktivist i letėrsisė artistike shqipe dhe i lėvizjes kombėtare nė pėrgjithėsi filloi tė luante nė kėto vite Thimi Mitkoja nga Korēa. I mėrguar nė Egjipt, ai zhvilloi njė veprimtari tė madhe e tė frytshme pėr mbledhjen e folklorit shqiptar.

    Nė tė njėjtėn kohė filloi tė shkruante vjersha Spiro Risto Dineja nga Vithkuqi i Korēės (1846-1922), qė pėrshkoheshin nga fryma atdhetare. Shovinistėve grekė Spiro Dineja nuk ua kurseu qortimet pėr armiqėsinė qė tregonin kundrejt shqiptarėve, si p.sh. pėr vrasjen e pabesė tė Naum Veqilharxhit.
    Dashuria pėr atdheun gjeti njė shprehje tė zjarrtė dhe artistikisht tė lartė nė vjershat e Preng Doēit (1846-1917), siē dėshmojnė ndėr tė tjera vargjet: “Shqyptarė trima, zgjedhėn lshoni, / kputni prangat e luftoni!”
    Fryma patriotike pėrfshiu edhe tė tjerė poetė klerikė katolikė tė veriut si Pjetėr Zarishin (1806-1866), Ndue Bytyēin (1847-1917), Leonard de Martinon (1830-1923) etj.

    Nė kėtė lėvizje morėn pjesė edhe intelektualė arbėreshė, duke dhėnė njė ndihmė tė ēmuar nė dobi tė ēėshtjes kombėtare. Besnikė ndaj traditave demokratike, qė ishin shfaqur edhe me pjesėmarrjen masive tė arbėreshėve nė Revolucionin e vitit 1848 edhe nė lėvizjen pėr ēlirimin e Italisė nė vitet 1859-1861, njė plejadė intelektualėsh arbėreshė, midis tė cilėve shquheshin Jeronim de Rada, Dhimitėr Kamarda, Vinēenc Dorsa, Zef Serembe etj., iu dhanė me mish e me shpirt mbledhjes dhe studimit tė thesareve tė gjuhės e tė kulturės sė popullit shqiptar.
    Njė rol veēanėrisht tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim vijonte tė luante Jeronim de Rada (1814-1903) me punėn e tij si poet i shquar, studiues i palodhur dhe propagandist i flaktė i ēėshtjes sė ēlirimit tė popullit shqiptar.

    Me veprat e tij shkencore, si “Vjetėrsi e kombit shqiptar”, me poemat epike madhore, si “Skėnderbeu i pafanė”, tė botuara nė vitet 60 e nė fillim tė viteve 70, De Rada u bė njė figurė e madhe e kulturės shqiptare, e njohur jo vetėm nė kolonitė arbėreshe e nė Shqipėri, por edhe nė botėn letrare e kulturore evropiane. Veprimtarėt e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare e nderonin De Radėn si njė udhėheqės tė shquar tė luftės sė tyre. Veprat e tij i ēmuan edhe figurat e mėdha tė letėrsisė evropiane tė kohės, si A. de Lamartinė, F. Mistral; ato u pėrkthyen nė njė varg gjuhėsh tė huaja.

    Nė vitin 1866 u botuan dy pėrmbledhje tė rėndėsishme tė folklorit arbėresh-shqiptar, njėra “Rapsodi e njė poemi shqiptar” prej De Radės dhe tjetra prej filologut tė shquar Dhimitėr Kamarda (1821-1882) nga Hora e Arbėreshve pranė Palermos, si “Shtojcė” e veprės “Sprovė e gramatologjisė krahasuese mbi gjuhėn shqipe”. Nėpėrmjet pasurisė sė madhe artistike qė paraqiste folklori, tė dy studiuesit arbėreshė u pėrpoqėn me sukses tė tėrhiqnin vėmendjen e opinionit publik botėror mbi popullin shqiptar dhe lashtėsinė e tij, si dhe mbi tė drejtėn e tij pėr t’u njohur si komb mė vete. Nga viti 1865 filloi tė bashkėpunonte me studiuesit arbėreshė edhe Dora d’Istria (Elena Gjika). Ajo zhvilloi njė veprimtari tė gjallė publicistike veēanėrisht mbi tema lindore, midis tyre edhe shqiptare, qė e bėnė mė shumė tė njohur dhe shėrbyen njėkohėsisht pėr ta popullarizuar ēėshtjen shqiptare nė opinionin publik botėror.

    Duke marrė shkas nga libri i De Radės, Dora d’Istria botoi po atė vit (mė 1865) nė gjuhėn frėnge njė studim me titull “Kombėsia shqiptare sipas kėngėve popullore”. Nė tė autorja vinte nė dukje se kėngėt popullore historike shqiptare, e nė mėnyrė tė veēantė rapsoditė e botuara nga De Rada qė kishin si figurė kryesore Skėnderbeun, flisnin jo vetėm pėr aftėsitė krijuese artistike tė njė populli me kulturė tė lashtė, por pėrbėnin edhe njė dokument historik, i cili dėshmonte pėr dashurinė pėr liri e pavarėsi qė kishte ruajtur populli shqiptar gjatė shekujve, me gjithė kushtet e vėshtira tė pushtimit tė huaj. “Ka ardhur koha, - i shkruante ajo De Radės, - qė historia jonė tė dalė gjithashtu nga varri ku e kanė groposur kaq e kaq farisej”. Duke u mbėshtetur nė tė dhėnat e historisė, nė kėtė vepėr dhe nė vepra tė mėvonshme, Dora d’Istria vinte nė dukje se shqiptarėt kishin tė drejtė, me rastin e njė risistemimi tė ardhshėm politik tė Evropės Juglindore, tė fitonin lirinė e tyre dhe mundėsinė pėr pėrparim nė kuadrin e shtetit tė tyre tė pavarur.

    Grupi i patriotėve arbėreshė u vu nė lidhje me atdhetarė shqiptarė nė Shqipėri dhe nė kolonitė, si p.sh. me Zef Jubanin nė Shkodėr, Thimi Mitkon nė Egjipt etj., tė cilėt u dhanė zemėr pėr tė vijuar veprimtarinė politike e letrare pėr tė mirėn e ēėshtjes shqiptare. Duke u nisur nga parimi i shprehur nga Dora d’Istria, se “pa rilindje letrare nuk ka ringjallje politike”, grupi arbėresh pėrpiqej tė themelonte njė shoqėri letrare mbarėshqiptare, qė do tė botonte njė gazetė me emrin “Flamuri i Skėnderbeut”, njė fjalor dhe njė gramatikė tė gjuhės shqipe.

    Grupi arbėresh zhvilloi njė veprimtari tė rėndėsishme pėr tė bėrė tė njohur ēėshtjen shqiptare nė opinionin publik botėror dhe pėr tė krijuar lidhje me lėvizjen atdhetare nė Shqipėri. Dėshmi e kėtij bashkėpunimi u bė libri me titull “Dora d’Istrias - shqiptarėt”, njė pėrmbledhje vjershash botuar nga Dhimitėr Kamarda mė 1870, pėr tė cilėn kishin bashkėpunuar autorė shqiptarė dhe arbėreshė tė kolonive tė Italisė e tė Greqisė si Zef Jubani, Thimi Mitkoja, I. Pema, Preng Doēi, Jeronim de Rada, Anton Santori, Zef Serembja etj. Pėrtej qėllimit kryesor, pėr t’i shprehur filoshqiptares sė shquar mirėnjohjen pėr ndihmėn qė i jepte ēėshtjes shqiptare, libri u bė njė manifest i parė, i pėrbashkėt i lėvizjes letrare kombėtare qė po rritej nė kėto vite.

  8. #28
    K R E U V

    LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT
    (1878 - 1881)







    1. KRIZA LINDORE DHE LĖVIZJA SHQIPTARE






    Gjatė viteve 70 tė shek. XIX u duk qartė se politika 40-vjeēare tanzimatiste e qarqeve sunduese osmane nuk arriti tė ndalte procesin e shthurjes sė mėtejshme tė perandorisė sė sulltanėve. Plogėshtia e strukturės shtetėrore, arbitrariteti i hallkave administrative dhe korrupsioni i aparatit burokratik, qė Perandoria Osmane kishte trashėguar nga sistemi i mėparshėm feudal-ushtarak, u shtuan mė shumė. Nė vitet 70 ekonomia e saj ndodhej nė njė amulli tė pėrgjithshme. Gjatė dy dekadave tė fundit vėrshimi i mallrave tė industrisė evropiane ishte trefishuar. Mė 1875 niveli i eksportit pėrfaqėsonte ēerekun e importit. Kriza e saj financiare ishte acaruar nė kulm. Porta e Lartė ishte e detyruar tė merrte ēdo vit nga jashtė borxhe tė reja, pasi me tė ardhurat buxhetore nuk pėrballonte dot as gjysmėn e shpenzimeve tė veta. Mė 1875 tė ardhurat ishin 800 milionė franga ari, kurse borxhet e saj tė jashtme kapnin 5,3 miliardė franga ari. Perandoria Osmane nuk ishte nė gjendje tė shlyente jo vetėm kėstet e kredive, por as kamatėn e tyre tė pėrvitshme.

    Me gjithė pėrpjekjet e tyre gjysmėshekullore, qarqet sunduese osmane nuk i siguruan dot Perandorisė sė tyre as qetėsinė e brendshme politike. Kryengritjet e masave popullore kundėr shtypjes feudale dhe ato tė kombėsive joturke kundėr zgjedhės osmane, vazhduan tė shpėrthenin nė tė katėr anėt e Perandorisė. Pėr mė tepėr, tani kishte dalė nė skenė, si forcė e re kundėrshtare, edhe lėvizja liberale demokratike turke, e pėrfaqėsuar nga organizata e “Osmanėve tė Rinj”, e cila synonte tė zhdukte despotizmin feudal teokratik tė sulltanėve.
    Edhe gjendja ndėrkombėtare po zhvillohej nė dėm tė saj. Gjatė viteve 70 kishte dalė nė skenė Perandoria Gjermane, e cila kishte filluar tė trondiste pozitat ndėrkombėtare tė dy perandorive koloniale, tė Anglisė dhe tė Francės. Disfata qė pėsoi Franca nga Prusia (1871), i dha rast Rusisė cariste tė hidhte poshtė nenet e Traktatit tė Parisit (1856), qė e pengonin tė armatosej nė Detin e Zi kundėr Perandorisė Osmane. Po ashtu, Austro-Hungaria, pas disfatės qė kishte pėsuar politika e zgjerimit tė saj nė Gjermani e nė Itali, kishte filluar tė aktivizohej nė drejtim tė Gadishullit Ballkanik dhe tė detit Egje. Gjatė kėsaj kohe edhe Italia, e cila kishte pėrfunduar bashkimin e saj politik dhe kishte hyrė nė radhėt e Fuqive tė Mėdha, ndonėse ishte ende e dobėt, aspironte tė vinte njė kėmbė nė bregdetin lindor tė Adriatikut.

    Si pasojė e kėtyre ndryshimeve, pėrballė Anglisė e Francės, tė cilat pėrpiqeshin si edhe mė parė ta mbanin nė kėmbė Perandorinė Osmane, tani, gjatė viteve 70, qėndronin dy fuqi tė tjera tė mėdha qė dėshironin shembjen e saj tė shpejtė - Rusia cariste dhe Austro-Hungaria. Pėr tė vėnė nė jetė planin e saj ekspansionist, Rusia filloi tė nxiste popullsitė e shtypura tė Turqisė Evropiane pėr kryengritje kundėr Portės sė Lartė dhe sidomos shtetet sllave ballkanike pėr luftė kundėr Perandorisė Osmane. Pėr kėtė qėllim ajo doli me flamurin e “pansllavizmit”, i cili nė tė vėrtetė ēonte nė nėnshtrimin e kombėsive sllave dhe josllave ndaj politikės cariste.

    Nė kėto rrethana shpėrtheu nė korrik tė vitit 1875 kryengritja ēlirimtare kundėrosmane nė Hercegovinė. Muajin tjetėr ajo u shtri nė Bosnjė. Nė kryengritjet e tė dy vendeve morėn pjesė vetėm popullsitė sllave tė krishtere. Banorėt sllavė myslimanė, tė cilėt nė Bosnjė pėrfaqėsonin shumicėn e popullsisė, qėndruan jashtė kryengritjes, madje pjesėrisht anuan kundėr saj. Me gjithė ndihmėn qė patėn nga Serbia e Mali i Zi, kryengritėsit nuk i bėnė dot ballė kundėrveprimit ushtarak osman. Nė vjeshtė e nė dimėr, hovi i kryengritjeve ra, por nė pranverėn e vitit 1876 ato u gjallėruan pėrsėri. Pėr mė tepėr, nė prill 1876 shpėrtheu kryengritja ēlirimtare nė Bullgari. Megjithatė Porta e Lartė mundi pėrsėri t’i shtypte kryengritjet bullgare, boshnjake dhe hercegovinase.
    Sapo shpėrtheu kryengritja nė Hercegovinė e nė Bosnjė, Serbia e Mali i Zi u pėrpoqėn ta shtrinin zjarrin e saj edhe nė popullsitė e tjera tė shtypura tė Turqisė Evropiane. Ato i nxitėn pėr kryengritje kundėrosmane edhe shqiptarėt, por kėta nuk lėvizėn, sepse panė qė Beogradi dhe Cetina kishin qėllime aneksioniste ndaj trojeve tė tyre. Nė qershor 1876, kur u pa se plani i shpėrthimit tė kryengritjes sė pėrgjithshme tė popujve tė shtypur tė Ballkanit kishte dėshtuar, Beogradi e Cetina kaluan nė aksion tė hapur. Serbia mė 30 qershor dhe Mali i Zi mė 1 korrik 1876 i shpallėn luftė Perandorisė Osmane. Serbia e Mali i Zi patėn pėrkrahjen e Perandorisė Ruse, e cila u dėrgoi armatimet e nevojshme dhe, sė bashku me to, edhe 30 mijė “vullnetarė” rusė pėr tė luftuar pėr ēlirimin e “vėllezėrve” sllavė nga zgjedha osmane.

    Por lufta e dy monarkive ballkanike kundėr Turqisė krijoi njė situatė tepėr tė ndėrlikuar nė arenėn ndėrkombėtare. Cilido qė tė ishte pėrfundimi i saj, ajo do tė tėrhiqte ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha pėr tė rregulluar, secila sipas interesave tė vetė, hartėn politike tė Evropės Juglindore. Nė tė vėrtetė, njė javė pas fillimit tė luftės, mė 8 korrik 1876, Rusia dhe Austro-Hungaria bėnė me anėn e dy notave tė veēuara njė marrėveshje tė fshehtė nė Rajhshtat (Reichsttadt) tė Bohemisė pėr ta rregulluar Gadishullin Ballkanik sipas interesave tė tyre ekspansionistė. Vjena e Peterburgu vendosėn tė mos ndėrhynin ushtarakisht nė konfliktin e Serbisė e tė Malit tė Zi me Turqinė. Por tė dyja palėt ranė nė ujdi qė, po ta fitonte luftėn Perandoria Osmane, nuk do tė bėhej asnjė ndryshim nė hartėn politike tė Gadishullit Ballkanik. Megjithatė, nė kėtė rast do ta detyronin Portėn e Lartė tė zbatonte nė favor tė popullsisė sllave disa reforma si ato qė iu dhanė Kretės mė 1886, ndėrsa po ta fitonte luftėn pala tjetėr (Serbia e Mali i Zi), Bosnja do tė kalonte nėn zotėrimin kryesisht tė Austro-Hungarisė dhe pjesėrisht tė Serbisė, e cila do tė merrte gjithashtu njė pjesė tė Kosovės, kurse Mali i Zi njė pjesė tė Hercegovinės.

    Bullgaria do tė bėhej njė shtet autonom dhe Rumelia njė vilajet autonom. Nė kėtė rast Vjena vuri conditio sine qua non qė tė mos krijohej njė shtet i madh sllav nė Gadishullin Ballkanik. Kjo do tė thoshte qė as Serbia nuk duhej tė shtrihej deri nė Adriatik, as Bullgaria nuk duhej tė pėrfshinte Maqedoninė, sepse, si njėra, si tjetra, do ta pengonin ekspansionin e Austro-Hungarisė drejt Egjeut. Nė notėn austro-hungareze parashihej krijimi i njė shteti autonom shqiptar, kurse nota ruse nuk e pėrfillte fare fatin e Shqipėrisė. Nė Rajshtat ēėshtja shqiptare hyri pėr tė parėn herė nė qerthullin e diplomacisė evropiane si ēėshtje politike. Megjithėse aty nuk u mor asnjė vendim, qysh nė hapin e parė u shfaqėn dy qėndrime tė kundėrta, qė do ta karakterizojnė, tani e tutje, trajtimin e ēėshtjes shqiptare nga kancelaritė e mėdha: njėri i Rusisė, qė mohonte krejtėsisht tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, tjetri i Austro-Hungarisė, qė kėrkonte, veēse pjesėrisht, respektimin e tyre. Edhe ideja e Vjenės pėr krijimin e njė formacioni politik shqiptar, ishte e kushtėzuar me futjen e kėtij shteti nėn protektoratin e saj.

    Si pasojė e kėtyre tre faktorėve - e kalbėzimit tė Perandorisė Osmane, e rritjes sė lėvizjes ēlirimtare dhe e ndėrhyrjes sė Fuqive tė Mėdha - lindi pėrsėri nė mesin e viteve 70, por me njė mprehtėsi mė tė madhe se nė tė kaluarėn, e ashtuquajtura Krizė Lindore. Thelbin e saj e pėrbėnte, si edhe mė parė, jo vetėm ēėshtja e ēlirimit kombėtar tė popujve tė robėruar tė Perandorisė Osmane, por edhe ēėshtja e ndarjes sė zotėrimeve tė Perandorisė Osmane, nė tė cilėn pėrfshihej edhe copėtimi i trojeve shqiptare.



    Shqipėria nė fillim tė Krizės Lindore (1875-1876)




    Fillimi i Krizės Lindore i gjeti shqiptarėt nė marrėdhėnie tė acaruara me Perandorinė Osmane. Asnjė nga kėrkesat e ngritura prej tyre gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm nuk ishte pranuar nga Porta e Lartė. Shqipėria nuk gėzonte asnjė tė drejtė kombėtare. Nė viset e saj, administrata e vilajeteve ndodhej gjithnjė nė duart e nėpunėsve turq. Nė krahinat malore vazhdonte presioni i pushtetit qendror pėr t’ua hequr malėsorėve venomet tradicionale dhe pėr t’i futur nėn zgjedhėn e administratės burokratike centraliste. Vendi nuk ishte lehtėsuar as nga pesha e rėndė e taksave, as nga shėrbimi i gjatė i nizamit. Me masat centraliste qė Porta kishte ndėrmarrė pasi shpalli dekretin e dytė tė Tanzimatit (Hatt-i Humayun i vitit 1856), gjendja e Shqipėrisė u keqėsua mė shumė. Kudo mbretėronte varfėria ekonomike, administrata shtetėrore e shthurur, korrupsioni pa skrupull i qeveritarėve dhe krimet e pandėshkuara tė hajdutėve. Banorėt e Shqipėrisė ndodheshin, sipas shprehjes sė njė dėshmitari tė huaj, nė “kulmin e varfėrisė”. Gjykatat burokratike perandorake, tė urryera nga shqiptarėt, vinin duke u forcuar vazhdimisht. Po aq e rėndė ishte edhe gjendja politike dhe ajo e arsimit nė Shqipėri.

    Porta e Lartė vazhdonte t’i diskriminonte shqiptarėt, tė mos i njihte si komb mė vete dhe shqiptarėt e tri besimeve si elementė tė tė njėjtit komb. Ngritja e shkollave shqipe vijonte tė ishte e ndaluar, nė njė kohė kur rrjeti i shkollave tė huaja po zgjerohej nga viti nė vit. Trojet shqiptare qėndronin tė copėtuara ndėrmjet vilajeteve tė ndryshme. Me kėtė copėtim, Porta e Lartė vijonte t’ua mohonte atyre karakterin etnik shqiptar.
    Megjithatė, regjimi policor e teokratik nuk kishte mundur ta asgjėsonte idenė e ēlirimit tė Shqipėrisė nga zgjedha shekullore osmane. Ndikimi i ideve ēlirimtare e patriotike ishte shtrirė nė tė katėr anėt e atdheut. Malėsorėt qėndronin tė gatshėm pėr tė mbrojtur autonominė e tyre lokale nga ēdo ekspeditė e befasishme osmane. Shqiptarėt kishin filluar tė bindeshin se shpėtimi i vendit mund tė arrihej vetėm me njė kryengritje tė pėrgjithshme ēlirimtare dhe me formimin e njė shteti kombėtar e tė veēantė shqiptar ose, siē shprehej njė vėzhgues i huaj, tė njė principate tė lirė shqiptare.

    Me qėllim qė tė largonte rrezikun e shpėrthimit tė kryengritjes ēlirimtare nė Shqipėri, Porta e Lartė shpalli nė verėn e vitit 1875 se tani e tutje nuk do t’i pėrsėriste mė ekspeditat ushtarake pėr vendosjen e pushtetit tė saj centralist nė krahinat e panėnshtruara. Por ky vendim, me tė cilin Perandoria Osmane vuloste fundin e periudhės sė Tanzimatit nė trojet shqiptare, nuk e ndryshoi gjendjen e brendshme tė Shqipėrisė. Orvatjet e saj pėr t’i mobilizuar shqiptarėt nė masė kundėr kryengritėsve hercegovinas e boshnjakė dėshtuan. Thirrjes sė saj iu pėrgjigjėn vetėm pak feudalė derebej, tė cilėt pėr mė tepėr qėndruan pasivė nė prapavijat e frontit.

    Nė fillim tė Krizės Lindore, Shqipėria kishte, pra, forca tė gatshme pėr tė shpėrthyer njė kryengritje ēlirimtare kundėrosmane. Megjithatė, qarqet politike shqiptare nuk u treguan tė prirura pėr shpėrthimin e saj. Nė ngurrimin e tyre ndikoi jo aq mungesa e njė organizate kombėtare qė t’i grumbullonte rrėketė krahinore nė lumin e kryengritjes sė pėrgjithshme ēlirimtare, sesa koniunktura negative pėr ēėshtjen shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare. Kriza Lindore e viteve 70 i gjeti shqiptarėt tė rrethuar nga mospėrfillja e Fuqive tė Mėdha, asnjėra prej tė cilave nuk ishte shprehur publikisht pėr njohjen e tė drejtave tė tyre kombėtare.

    Nė radhė tė parė ishte rreziku qė kryengritja shqiptare tė shkaktonte ndėrhyrjen nė favor tė Portės sė Lartė tė Fuqive tė Mėdha, tė cilat nuk dėshironin qė tė prishej status quo-ja nė Gadishullin Ballkanik. Por edhe sikur kjo tė prishej, qarqet patriotike shqiptare ishin tė bindura se Fuqitė e Mėdha, meqenėse nuk e pėrkrahnin, qoftė edhe nė parim, idenė e pavarėsisė politike tė Shqipėrisė, madje as atė tė autonomisė sė saj administrative, do tė shfrytėzonin rastin ose pėr ta okupuar atė ushtarakisht (Austro-Hungaria dhe Italia), ose pėr ta copėtuar atė midis shteteve fqinje (Rusia, Anglia, Franca). Gjendjen ndėrkombėtare tė ēėshtjes shqiptare e ndėrlikonte sidomos politika e tri monarkive fqinje ballkanike. Krahas mobilizimit ushtarak pėr luftėn kundėr Perandorisė Osmane, Serbia, Greqia e Mali i Zi po zhvillonin njė veprimtari tė dendur diplomatike e propagandistike, pėr tė siguruar nga ana e Fuqive tė Mėdha miratimin e aspiratave tė tyre mbi trojet shqiptare.

    Kriza Lindore krijoi kėshtu njė situatė mbytėse, madje tė rrezikshme pėr kryengritjen ēlirimtare kundėrosmane nė Shqipėri. Ajo e ktheu mundėsinė e copėtimit tė Shqipėrisė nga njė rrezik potencial nė njė rrezik real. Nė kėto rrethana qarqet politike shqiptare nuk e shtruan ēėshtjen e kryengritjes sė armatosur pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Derisa tė krijohej gjendja e favorshme ndėrkombėtare, ato i vunė vetes si qėllim tė vijonin pėrpjekjet pėr tė arritur bashkimin e trojeve shqiptare nė njė vilajet autonom nė kuadrin e Perandorisė Osmane, zgjidhje kjo qė nuk e cenonte politikisht status quo-nė nė Evropėn Juglindore dhe qė do tė krijonte kushtet pėr sigurimin e tėrėsisė e tė paprekshmėrisė sė territoreve shqiptare.

    Krijimi i njė vilajeti autonom shqiptar u bė kėshtu, nė fillim tė Krizės Lindore, program i pėrbashkėt politik si pėr atdhetarėt mė radikalė rilindės, ashtu dhe pėr qarqet atdhetare tė moderuara. Megjithatė, ndėrmjet programit autonomist tė tė dyja rrymave kishte ndryshime nė kėto drejtime: tė parėt e vlerėsonin autonominė administrative si njė etapė drejt pavarėsisė kombėtare tė Shqipėrisė; tė dytėt e shikonin si qėllim nė vetvete, si program maksimal tė aspiratave tė tyre politike; tė parėt mendonin ta realizonin vilajetin autonom me rrugėn e kryengritjes; tė dytėt, qė kishin besim nė dashamirėsinė e sulltanit, shpresonin ta arrinin me anėn e reformave qė do tė bėnte Porta e Lartė.

    Me platformėn pėr krijimin e vilajetit autonom shqiptar nuk u bashkuan vetėm bajraktarėt e disa krahinave malore tė veriut dhe, nė mėnyrė tė veēantė, kapedani i Mirditės, Preng Bibė Doda, biri i Bibė Dodė pashės. Nė tė vėrtetė, qysh nga vdekja e tė atit (1868), Prenga, ende i ri, mbahej i internuar nė Stamboll me pretekst se ishte duke vijuar shkollėn. Por, me kėmbėnguljen e vazhdueshme tė mirditorėve, Porta e Lartė u detyrua, nė fund tė korrikut 1876, ta kthente Preng Bibė Dodėn nė Shkodėr, duke i dhėnė titullin pashė dhe duke e emėruar kajmekam tė Mirditės. Prenga, tani 17-vjeēar, ishte si dhe i ati, njė prijės partikularist. Gjatė qėndrimit tė tij nė Stamboll ai u kishte parashtruar ambasadorėve tė Rusisė, tė Francės dhe tė Austro-Hungarisė ambicjen e vet pėr t’u bėrė princ i Mirditės autonome. Parisi e Vjena nuk e pėrkrahėn projektin e tij, pasi nuk donin t’i shkaktonin nė kėto ēaste Perandorisė Osmane shqetėsime nė Shqipėrinė Veriore. Pėrkundrazi, Rusia e Italia e miratuan, por i vunė si kusht qė ai tė lidhte aleancė ushtarake me Cetinėn dhe tė sulmonte me mirditorėt ushtritė osmane, tė cilat tani ishin tė zėna me luftėn nė kufirin malazez.

    Nė kėto rrethana Preng Bibė Doda ngriti nė Orosh flamurin e luftės pėr autonominė e Mirditės. Nė tė njėjtėn kohė filloi bisedimet e fshehta me qeveritarėt serbė e malazezė pėr tė hyrė nė luftė krahas tyre kundėr Turqisė. Kėto traktativa nuk u pritėn mirė nga bashkatdhetarėt e vet dhe e diskredituan atė nė sytė e tyre. Projekti i Preng Bibė Dodės gjeti pėrkrahje vetėm nė disa qarqe reshpere katolike tė Shkodrės, veēse, nė vend tė njė principate tė mbyllur brenda kufijve tė ngushtė tė Mirditės, ato kėrkonin njė formacion politik mė tė gjerė, - njė principatė autonome, ku tė hynin tė gjitha krahinat malore tė Shqipėrisė sė Veriut. Kėtė platformė politike e pėrqafuan edhe disa intelektualė, si Zef Jubani, Preng Doēi, Pjetėr Gurakuqi, tė cilėt mendonin se krahina autonome e Mirditės do tė shėrbente si pikėnisje pėr formimin mė vonė tė njė shteti kombėtar shqiptar.

    Qarqet patriotike shqiptare nuk u solidarizuan as me projektin e Preng Bibė Dodės, as me idenė e reshperėve katolikė shkodranė, pasi tė dyja kishin karakter partikularist dhe nuk pajtoheshin me platformėn mė tė pėrparuar rilindėse. Mirdita e vogėl dhe e izoluar, patriarkale dhe e varfėr, pa qytete e pa bujqėsi tė zhvilluar, nuk mund tė jetonte e pavarur dhe nuk mund tė bėhej bėrthama e shtetit tė ardhshėm kombėtar shqiptar. Pėrkundrazi, kthimi i Mirditės katolike, qoftė edhe sė bashku me fqinjėt e saj, nė njė principatė autonome, me njė prijės partikularist nė krye siē ishte Preng Bibė Doda, do tė bėhej faktor i pėrēarjes fetare e krahinore tė vendit dhe do t’u jepte rast tri monarkive fqinje, tė pėrmbushnin aspiratat e tyre pushtuese ndaj trojeve shqiptare veriore, lindore e jugore.

  9. #29
    Marrėveshja e Budapestit dhe lufta ruso-turke e viteve 1877-1878



    Me gjithė nxitjet politike qė pati nga Rusia, nga Serbia dhe nga Mali i Zi, Preng Bibė Doda ngurroi tė fillonte veprimet luftarake kundėr Turqisė, derisa Rusia nuk i kishte shpallur luftė asaj. Ndėrkaq, Serbia e Mali i Zi, me gjithė ndihmėn e madhe qė patėn nga Rusia, nuk qenė nė gjendje ta mundnin Perandorinė Osmane, sė cilės i kishin shpallur luftė nė fillim tė verės 1876. Disfatat qė pėsuan ushtritė serbe lanė pėrshtypjen se Rusia nuk do tė pajtohej me situatėn e krijuar nė Ballkan nė dėm tė saj dhe se sė shpejti ajo do tė hynte vetė nė luftė kundėr Perandorisė Osmane. Nėn ndikimin e diplomatėve caristė, qė e shfrytėzuan kėtė rrethanė, kapedani mirditor filloi nė fund tė vitit 1876 pėrgatitjet pėr aksionin luftarak kundėrosman. Nė janar 1877 mirditorėt bllokuan rrugėn Shkodėr-Prizren, kurse nė shkurt arrestuan disa funksionarė tė administratės perandorake.

    Por ngjarjet ndėrkombėtare u zhvilluan nė dėm tė Preng Bibė Dodės. Rusia nuk hyri menjėherė nė luftė, siē parashihej. Madje, me propozimin e Anglisė, Fuqitė e Mėdha pranuan qė ēėshtjet e ngritura nga Rusia nė kurriz tė Perandorisė Osmane tė shqyrtoheshin nga njė Konferencė Ndėrkombėtare, e cila do tė zhvillohej me pjesėmarrjen e ambasadorėve tė tyre tė akredituar nė Stamboll.

    Konferenca Ndėrkombėtare i filloi punimet nė Stamboll, buzė Bosforit, mė 24 dhjetor 1876. Por ajo ndeshi qysh nė fillim nė pengesa tė organizuara nga vetė nismėtarja e saj, Anglia. Me pėrkrahjen e fshehtė tė Londrės, ditėn qė u hap Konferenca sulltan Abdyl Hamiti shpalli kushtetutėn e pėrgatitur nga Mithat Pasha, i cili u deklaroi ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha se nė kuadrin e saj do tė zgjidheshin tė gjitha problemet qė shqetėsonin kombėsitė e Perandorisė, prandaj e quante Konferencėn Ndėrkombėtare tė panevojshme. Por manovra e Portės sė Lartė nuk pati rezultat. Me pėrkrahjen qė gjeti kėmbėngulja e Rusisė, Konferenca Ndėrkombėtare i vijoi punimet nė Londėr.

    Qeveria ruse, e cila nuk kishte asnjė besim nė Konferencėn Ndėrkombėtare, i vazhdoi pėrgatitjet pėr luftė kundėr Perandorisė Osmane. Nė kėtė drejtim ajo kishte edhe nxitjen e Gjermanisė, e cila megjithatė e kushtėzonte pėrkrahjen e saj me pėlqimin qė duhej tė jepte pėr kėtė luftė edhe Austro-Hungaria. Rusia u detyrua tė bėnte lėshime, tė cilat u fiksuan nė marrėveshjen e fshehtė qė ajo lidhi me Austro-Hungarinė nė Budapest, mė 15 janar 1877.

    Marrėveshja e Budapestit u hartua mbi platformėn e miratuar gjashtė muaj mė parė nė Rajhshtat dhe u plotėsua me njė marrėveshje shtojcė qė u nėnshkrua mė 18 mars 1877. Sipas tyre, Austro-Hungaria do tė qėndronte asnjanėse nė luftėn ruso-turke. Si shpėrblim ajo fitonte tė drejtėn tė pushtonte ushtarakisht Bosnjėn dhe Hercegovinėn, kurse fati i sanxhakut tė Novi Pazarit (Pazarit tė Ri) do tė caktohej me njė marrėveshje tė veēantė qė do tė lidhnin Peterburgun me Vjenėn. Perandoria dualiste zotohej tė mos i prekte Rumaninė, Serbinė, Bullgarinė dhe Malin e Zi, tė cilat Rusia i mbante si territore tė zonės sė saj tė ndikimit. Perandoria Ruse do tė kėnaqej me aneksimin e Besarabisė nė Ballkan dhe tė Batumit nė Kaukaz. Por, nė rast se Perandoria Osmane do tė shembej krejtėsisht, Bullgaria, Rumania dhe Shqipėria do tė bėheshin shtete autonome; Kreta, Thesalia dhe Epiri do tė aneksoheshin nga Greqia, kurse Stambolli me rrethinėn e tij do tė shpallej qytet i lirė.

    Marrėveshja e Budapestit, sado qė nė parim pranonte idenė e njė shteti autonom shqiptar, e linte tė papėrcaktuar si hapėsirėn territoriale, ashtu edhe statusin e tij. Kjo rrethanė krijonte mundėsinė pėr tė cenuar rėndė tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė, i hapte rrugėn Serbisė qė tė aneksonte krahinėn e Kosovės, Malit tė Zi viset e Shqipėrisė Veriore, Greqisė trojet e Shqipėrisė Jugore, tė cilat pėrfshiheshin nėn emėrtimin Epir, kurse krahinat e Shqipėrisė Lindore ishin nė rrezik tė pėrfshiheshin brenda kufijve tė shtetit autonom sllav, qė do tė krijohej me emrin Rumeli. Veē kėsaj, me marrėveshjen e Budapestit Rusia cariste e detyronte Austro-Hungarinė tė mos i prekte Rumaninė, Serbinė, Bullgarinė dhe Malin e Zi, por jo Shqipėrinė. Kjo do tė thoshte se Vjena, e cila e kishte ngritur ēėshtjen e shtetit autonom shqiptar, kishte liri veprimi ta pėrfshinte atė nė suazėn e politikės sė saj ekspansioniste.

    Si rrjedhim, me shembjen e Perandorisė Osmane, mė shumė se gjysma e trojeve shqiptare do tė copėtohej ndėrmjet fqinjėve ballkanikė, kurse pjesa tjetėr, edhe nė qoftė se bashkohej nė njė shtet tė veēantė autonom shqiptar, do tė hynte nėn kontrollin e Perandorisė dualiste. Megjithatė, duhet pranuar se marrėveshja e Budapestit, pavarėsisht nga kėto aspekte negative, ishte akti i parė diplomatik ndėrkombėtar qė pranoi nė parim idenė e krijimit tė njė shteti shqiptar. Kjo ide ishte e Austro-Hungarisė, e cila u nis nga interesi pėr tė krijuar nė Ballkanin Perėndimor njė barrierė kundėr ekspansionit serb drejt Adriatikut e Maqedonisė.

    Po aq negative pėr ēėshtjen shqiptare qenė edhe vendimet qė morėn Fuqitė e Mėdha nė Konferencėn Ndėrkombėtare tė Londrės, e cila i mbylli punimet e saj me nėnshkrimin e njė protokolli nė mars tė vitit 1877. Konferenca nuk e mori fare nė shqyrtim ēėshtjen shqiptare. Protokolli i Londrės e njohu parimin e autonomisė pėr kombėsitė e Perandorisė Osmane, por edhe nga ky parim shqiptarėt u pėrjashtuan, pasi nuk u panė si njė komb i veēantė. Protokolli e detyronte Portėn e Lartė tė pranonte formimin e njė province autonome nė Bosnjė-Hercegovinė dhe tė dy provincave autonome tė Bullgarisė dhe tė Rumelisė Lindore.

    Madje njėra prej tyre, vilajeti perėndimor (Bullgaria) me qendėr nė Sofje, do tė pėrfshinte nė kufijtė e vet edhe disa vise tė banuara nga popullsi shqiptare, siē ishin krahinat e Kaēanikut, tė Tetovės, tė Gostivarit, tė Kėrēovės e tė Dibrės deri nė rrjedhėn e lumit Drin. Protokolli e detyronte gjithashtu Perandorinė Osmane qė t’i jepte Malit tė Zi, pėrveē tė tjerave, tre ishuj nė liqenin e Shkodrės dhe t’i njihte atij tė drejtėn e lundrimit tė lirė nė kėtė liqen dhe nė lumin Bunė. Ēėshtjen e principatės autonome tė Mirditės, me gjithė premtimet qė i kishte bėrė Preng Bibė Dodės, Rusia nuk e shtroi fare pėr diskutim nė kėtė Konferencė. Pas nėnshkrimit tė paqes ndėrmjet Turqisė e Serbisė nė mars 1877, Mirdita kryengritėse, e braktisur nga Rusia, Serbia e Mali i Zi, mbeti vetėm pėrballė Portės sė Lartė.

    Perandoria Ruse mbeti e pakėnaqur nga Protokolli i Londrės. Rreziku i njė lufte ruso-turke nuk u largua. Pėr tė siguruar prapavijat e saj, Porta e Lartė vendosi atėherė ta shtypte me tė shpejtė rebelimin e Mirditės, ndonėse Preng Bibė Doda qėndronte nė pasivitet. Kapedani mirditor u orvat ta shmangte operacionin ushtarak osman duke bėrė lėshime, por Porta e Lartė, e cila donte ta zhdukte me kėtė rast vetėqeverisjen e Mirditės dhe venomet e saj, kėrkoi dorėzimin e tij pa kushte. Kėshtu, pas njė sėrė ultimatumesh tė pėrsėritura, mė 8 prill 1877, filluan operacionet e vėrteta ushtarake osmane kundėr Mirditės.

    Tri kolona tė ushtrisė sė rregullt osmane marshuan kundėr Mirditės nga Lezha, nga Prizreni dhe nga Mati. Ndonėse me huta tė vjetra, mirditorėt trima e ndalėn pėr njė javė marshimin e tyre. Por javėn e dytė kolona osmane, qė marshonte nga Mati, duke pėrfituar nga pakujdesia qė kishte treguar Preng Bibė Doda nė kėtė anė, pėrparoi me lehtėsi nė brendi tė Mirditės dhe u mori krahėt mirditorėve qė luftonin nė sektorin perėndimor e verior. Preng Pasha, i pushtuar nga paniku, braktisi mė 15 prill Mirditėn dhe u fsheh nė Lurė. Pas tij krerėt e tjerė u arratisėn ose u dorėzuan te turqit. Malėsorėt e thjeshtė e vazhduan edhe disa ditė qėndresėn derisa ajo u shtyp. Kėshtu, pėr tė parėn herė nė historinė e sundimit shekullor osman nė Shqipėri, mė 22 prill 1877, ushtritė turke hynė nė kryeqendrėn e Mirditės, nė Orosh, tė cilin e plaēkitėn dhe e dogjėn.

    Dy ditė mė vonė, mė 24 prill 1877, Perandoria Ruse i shpalli luftė Turqisė. Serbia, e cila ndėrkohė kishte nėnshkruar paqen me Stambollin, qėndroi mėnjanė. Pėrkundrazi, Mali i Zi, i cili nuk kishte pranuar as tė nėnshkruante paqen, as tė pėrsėriste armėpushimin, u bashkua me Rusinė nė luftėn kundėr Perandorisė Osmane.

    Sapo filloi lufta, rusėt e malazezėt u bėnė thirrje pėrsėri shqiptarėve dhe nė mėnyrė tė veēantė mirditorėve qė tė bashkoheshin me ta kundėr Perandorisė Osmane. Por tashmė, edhe mirditorėt kishin nxjerrė mėsime. As malėsorėt, as krerėt e tyre nuk kishin mė besim nė politikėn e Rusisė e tė Malit tė Zi. Nėn presionin e tyre kapedani i Mirditės u detyrua tė mos i dėgjonte mė nxitjet ruse e malazeze. Ndėrkohė edhe Porta e Lartė, e cila tani nuk donte tė kishte telashe me mirditorėt, pasi mori garanci se Preng Pasha kishte hequr dorė nga ideja e kryengritjes sė armatosur, shpalli faljen e tij dhe e pezulloi pėrsėri vendosjen e administratės sė saj centraliste nė Mirditė. Mirditorėt u kthyen nė shtėpitė e tyre tė djegura, por armėt nuk i dorėzuan.

  10. #30
    Komiteti i Janinės dhe projekti i kryengritjes ēlirimtare kundėrosmane (1877)



    Lufta ruso-turke krijoi njė gjendje tė re pėr tė gjitha kombet e shtypura nga Perandoria Osmane dhe pėr tė gjitha monarkitė e Gadishullit Ballkanik. Kudo sundonte bindja se kjo luftė do tė pėrfundonte me disfatėn e Portės sė Lartė. Tė gjitha shtetet ballkanike u vunė nė lėvizje pėr tė plotėsuar nė pėrfundim tė kėsaj lufte bashkimin e tyre kombėtar dhe, ca mė shumė, pėr tė pėrmbushur aspiratat e tyre aneksioniste nė dėm tė kombeve tė tjera tė gadishullit.

    Pėr ēėshtjen shqiptare fillimi i luftės ruso-turke krijoi njė gjendje mė tė ndėrlikuar se ajo qė ishte mė parė. Qarqet politike shqiptare, edhe pse nuk e dinin marrėveshjen e fshehtė tė Budapestit, nuk kishin asnjė dyshim pėr katastrofėn qė e priste Shqipėrinė, nė rast se luftėn do ta fitonte Rusia dhe nė rast se pas luftės do tė triumfonte diktati i saj. Nė kėtė rast Shqipėrinė e priste copėtimi i saj territorial dhe, pėr pasojė, vdekja e saj politike. Dėshmia e fundit pėr kėtė ishte proklamata qė lėshoi cari rus mė 24 prill 1877, me tė cilėn ai ftonte tė gjitha kombėsitė e krishtera tė Gadishullit Ballkanik tė rrėmbenin armėt krahas ushtrive ruse, pasi pėr ta tashmė kishte ardhur dita e ēlirimit nga shtypėsi mysliman osman. Theksi i saj fetar tregonte se Rusia nuk kishte hequr dorė nga platforma e panortodoksisė dhe se nė projektin e saj pėr rregullimin e ardhshėm tė Ballkanit nuk kishte vend pėr shqiptarėt myslimanė si subjekt i tė drejtave kombėtare. Por qarqet atdhetare shqiptare e shihnin me shqetėsim edhe fitoren e Perandorisė Osmane, sepse kjo do tė sillte forcimin e zgjedhės shekullore tė sulltanit mbi atdheun e tyre.

    Mendimi i pėrgjithshėm qė pushtoi opinionin publik tė vendit nė atė kohė ishte qė Shqipėria tė ngrinte sa mė parė zėrin pėr tė drejtat e saj, pėrndryshe, po tė qėndronte pasive dhe, ca mė keq, po tė rreshtohej prapa Stambollit, do tė identifikohej me Perandorinė Osmane dhe do tė quhej si njė zotėrim turk, si njė pre nė duart e fitimtarit.
    Nė kėto rrethana qarqet atdhetare pėrparimtare e radikale shqiptare vendosėn ta kėrkonin shpėtimin e tėrėsisė territoriale tė atdheut jo te lufta kundėr shovinistėve ballkanikė, as te qėndrimi pritės, por tek organizimi i kryengritjes sė armatosur ēlirimtare kundėrosmane qė do tė ēonte nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Me kėtė veprim edhe diplomacia evropiane do tė vihej para njė fakti tė kryer.

    Ideja e kryengritjes ēlirimtare kishte, si edhe mė parė, mbėshtetje nė gatishmėrinė e masave popullore. Ajo gjeti gjithashtu miratimin e forcave atdhetare tė moderuara, tė cilat tani u bindėn se Perandoria Osmane nuk ishte mė nė gjendje t’i mbronte trojet shqiptare nga invazioni sllav. Por shpėrthimi i kryengritjes ēlirimtare dhe shpallja e pavarėsisė sipas platformės sė patriotėve mė tė pėrparuar ose e autonomisė, sipas asaj, tė qarqeve tė moderuara kėrkonte paraprakisht zgjidhjen e disa problemeve themelore, siē ishin: formimi i njė qendre tė vetme drejtuese, pėrgatitja politiko-ushtarake dhe sigurimi i pėrkrahjes nė arenėn ndėrkombėtare. Nismėn pėr ta vėnė nė jetė idenė e kryengritjes ēlirimtare kundėrosmane e mori Komiteti Shqiptar, qė u formua nė Janinė nė maj tė vitit 1877, nė krye tė tė cilit u vu Abdyl Frashėri, njė nga ideologėt, diplomatėt dhe organizatorėt mė tė shquar tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.

    Nė kėtė Komitet bėnin pjesė personalitete, qė pėrfaqėsonin pothuajse tė gjitha krahinat e vilajetit tė Janinės, si Mehmet Ali Vrioni (Berat), Mustafa Nuri Vlora (Vlorė), Sulejman Tahiri (Tepelenė), Myslim Vasjari (Kurvelesh), Sabri Gjirokastra (Gjirokastėr), Mihal Harito (Zagori), Mehmet Goroshiani (Pėrmet), Vesel Dino (Prevezė) etj.

    Komiteti i Janinės vendosi lidhje edhe me qarqet politike qė vepronin nė viset e tjera tė atdheut, me tė cilat shqyrtoi ēėshtjen e pėrgatitjes sė kryengritjes sė armatosur. Nė tė njėjtėn kohė ai ra nė kontakt me oficerėt shqiptarė qė shėrbenin nė garnizonet osmane tė vendit dhe qė treguan gatishmėri pėr tė marrė pjesė nė kryengritjen e armatosur. Pas kėsaj, shqetėsimi kryesor i Komitetit u pėrqendrua nė aspektin diplomatik tė ēėshtjes shqiptare.

    Udhėheqėsit e Komitetit tė Janinės mendonin se tani qė Perandoria Osmane ishte nė rrezik tė shembej plotėsisht nga armatat ruse, fuqitė perėndimore nuk do ta linin Perandorinė Ruse qė ta ndryshonte hartėn politike tė Gadishullit Ballkanik sipas planeve tė saj ekspansioniste. Duke u kapur pas zėrave qė qarkullonin nė shtypin ndėrkombėtar, se fuqitė perėndimore do ta zmadhonin territorin e Greqisė pėr ta pėrdorur si barrierė kundėr ortekut rus, ata shpresonin se po ato fuqi, pėr interesat e politikės sė ekuilibrit nė Evropėn Juglindore, do tė merrnin nė konsideratė edhe idenė e njė shteti shqiptar tė pavarur. Sikurse shkruante disa muaj mė vonė Abdyl Frashėri, Evropa do tė bindej se qytetėrimin e saj nė Gadishullin Ballkanik nuk mund ta mbronte nga rreziku rus vetėm diga greke, por, sė bashku me tė, edhe diga shqiptare. Udhėheqėsit e Komitetit tė Janinės mendonin se nė kėto rrethana Shqipėria duhej tė lidhte me Greqinė njė aleancė politike e ushtarake pėr tė hyrė bashkėrisht nė luftė kundėr Perandorisė Osmane pėrpara se armatat ruse tė zbritnin nė jug tė Gadishullit Ballkanik. Por ata kėrkonin si kusht qė Athina ta mbėshteste idenė e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe ta miratonte tėrėsinė e saj tokėsore. Nė rast se Athina do ta nėnshkruante mbi kėtė parim aleancėn dypalėshe, do tė konsiderohej e kapėrcyer pėr ēėshtjen shqiptare pengesa kryesore nė plan ndėrkombėtar.

    Udhėheqėsit e Komitetit tė Janinės ishin tė ndėrgjegjshėm se qeveria greke nuk do tė hiqte dorė aq lehtė nga qėndrimi i saj i vjetėr, nuk ishte e prirur qė tė pranonte kėrkesėn e shqiptarėve pėr tė pėrfshirė nė shtetin e tyre krejt Shqipėrinė e Jugut deri nė Prevezė, sepse ishte pushtuar nga lakmia pėr tė aneksuar krejt vilajetin e Janinės, deri te lumi Seman. Megjithatė ata shpresonin se pėrballė gjendjes kritike qė ishte krijuar pėr Greqinė nga pėrparimi i ushtrive ruse, Athina mund tė hiqte dorė nga platforma qė kishte parashtruar vitin e kaluar dhe do ta shikonte me njė sy realist propozimin e shqiptarėve.
    Nė tė vėrtetė opinioni publik grek ishte i tronditur nga politika ruse. Greqia, e cila priste prej kohėsh shembjen e Perandorisė Osmane qė tė sendėrtonte aspiratat e saj territoriale, tani e ndiente veten krejtėsisht tė braktisur. Pėr shkak tė lidhjeve tė Athinės me Anglinė e Francėn, Rusia cariste nuk po i pėrfillte fare aspiratat e saj nacionaliste, ndėrsa Anglia me Francėn po e shtrėngonin Athinėn qė tė qėndronte asnjanėse. Opinioni publik grek po bindej gjithnjė e mė shumė se me qėndrimin asnjanės tė Greqisė, Trakia dhe Maqedonia ishin nė rrezik tė pėrfshiheshin nė kufijtė e Bullgarisė dhe tė Rumelisė qė do tė krijoheshin sipas planit carist, kurse Thesalia dhe Epiri mund tė mbeteshin pėrsėri brenda kufijve tė Perandorisė Osmane, tė cilėn Anglia me Francėn pėrpiqeshin ta shpėtonin nga katastrofa e plotė.

    Brenda nė Greqi organizatat irredentiste helenike kėrkonin me kėmbėngulje tė ndėrmerreshin veprime energjike pėr tė mos e humbur rastin e favorshėm qė po krijohej nga shembja e Perandorisė Osmane. Por Mbretėria Helenike me rreth njė milion banorė, me financa krejtėsisht tė rrėnuara dhe me forca ushtarake tė dobėta, nuk e ndiente veten nė gjendje tė ndėrmerrte me sukses veprime tė armatosura kundėr Perandorisė Osmane. Nė kėto rrethana propozimi i Komitetit tė Janinės pėr njė aleancė shqiptaro-greke gjeti njė pritje pozitive nė qarqet qeveritare tė Athinės. Qeveria greke pranoi tė hynte nė bisedime me shqiptarėt.
    Bisedimet u zhvilluan nė mėnyrė tė fshehtė nė Janinė gjatė gjysmės sė dytė tė korrikut 1877, ndėrmjet Abdyl Frashėrit, i cili shoqėrohej nga Mehmet Ali Vrioni, dhe Epaminonda Mavromatis, njė funksionar i Ministrisė sė Jashtme greke. Qysh nė fillim u duk se tė dyja palėt erdhėn nė takim me pikėpamje tė papajtueshme.

    Abdyl Frashėri, qė si nismėtar i takimit e nisi i pari bisedėn, pasi argumentoi interesat jetikė tė tė dyja palėve pėr njė luftė tė pėrbashkėt kundėr Perandorisė Osmane e pansllavizmit carist, parashtroi zotimet dhe kushtet e palės shqiptare pėr lidhjen e aleancės politike e ushtarake. Shqiptarėt zotoheshin qė ta fillonin tė parėt luftėn kundėrosmane me anėn e kryengritjes ēlirimtare, e cila do tė shpėrthente nė Shqipėri sapo tė nėnshkruhej aleanca. Ata merrnin kėshtu pėrsipėr qė pushtetin turk nė Shqipėri ta asgjėsonin me forcat e tyre tė brendshme. Menjėherė pasi tė shpėrthente kryengritja e armatosur, deklaroi Abdyl Frashėri, do tė shpallej pavarėsia kombėtare e Shqipėrisė. Ai kėrkoi qė, sapo tė fitonte kryengritja nė Shqipėri, Greqia t’i shpallte luftė Perandorisė Osmane. Shqiptarėt zotoheshin gjithashtu ta ndihmonin ushtrinė greke qė t’i pushtonte pa vėshtirėsi Thesalinė e Maqedoninė, pasi oficerėt dhe ushtarėt shqiptarė, qė shėrbenin nė garnizohet osmane tė kėtyre viseve, ishin nė lidhje me Komitetin e Janinės, pra tė gatshėm qė, me urdhrin e tij, t’i dorėzonin qytetet pa gjakderdhje. Kundrejt kėtyre detyrimeve pala shqiptare kėrkonte si kusht nga qeveria e Athinės qė ajo ta njihte zyrtarisht formimin e principatės sė pavarur shqiptare nė kufijtė etnikė tė Shqipėrisė, duke pėrfshirė Kosovėn nė veri, deri nė Vranjė, dhe Ēamėrinė nė jug, deri nė Prevezė.

    Pala greke nuk pranoi asnjė nga kushtet e parashtruara nga Komiteti i Janinės. Para sė gjithash ajo e kundėrshtoi krejtėsisht idenė e njė principate shqiptare tė pavarur dhe ca mė shumė pėrfshirjen nė kufijtė e saj, qoftė edhe tė njė pjese tė vogėl tė tė ashtuquajturit Epir. Sipas tezės sė saj, krejt Epiri, qė nga lumi Seman deri te gjiri i Prevezės, ishte tokė greke. Si rrjedhim ajo nguli kėmbė qė Shqipėria e Jugut tė rrėmbente armėt nėn flamurin grek dhe tė kėrkonte bashkimin e saj me Greqinė. Athina pranoi qė kryengritja ēlirimtare tė kishte karakter shqiptar vetėm nė veri tė lumit Seman, por vuri si kusht qė edhe kėto vise tė kėrkonin bashkimin e tyre me Greqinė pėr tė formuar njė shtet dualist greko-shqiptar nėn sovranitetin e mbretit tė Greqisė.

    Abdyl Frashėri u pėrpoq ta bindte qeverinė e Athinės pėr absurditetin e pikėpamjeve tė saj. Populli shqiptar, deklaroi ai, po ndėrmerr revolucionin ēlirimtar pėr tė formuar shtetin e vet tė pavarur dhe jo pėr ta zėvendėsuar zgjedhėn osmane me robėrinė greke, pėr tė ruajtur tėrėsinė e vet territoriale dhe jo pėr ta ndarė atė nė tokė greke dhe nė tokė shqiptare. Nė bazė tė udhėzimeve qė mori nga Athina, Epaminonda Mavromatis nuk bėri asnjė tėrheqje, madje mbajti gjatė takimeve njė qėndrim arrogant dhe fyes ndaj shqiptarėve.

    Ndėrkaq, gjatė kohės qė zhvilloheshin bisedimet e fshehta nė Janinė, ngjarjet nė frontin ruso-turk morėn tjetėr rrugė. Sado qė Perandoria Osmane ishte shumė e dobėt, invazioni carist ngjalli nė popullsinė turke ndjenjėn e atdhetarisė dhe rriti frymėn e qėndresės sė saj ushtarake. Si rrjedhim, pas sukseseve tė shpejta qė korrėn gjatė dy muajve tė parė tė luftės, nė fillim tė korrikut ushtritė ruse u gozhduan nė Plevnė tė Bullgarisė. Qėndresa e Plevnės, e cila tregonte se Perandoria Osmane nuk ishte aq e dobėt sa pandehej, e qetėsoi deri diku qeverinė greke dhe e ēliroi pėrkohėsisht nga ngutja qė kishte pėr tė hyrė nė luftė. Nga ana tjetėr, Athina u bind se aspiratat e saj pushtuese ndaj Shqipėrisė nuk mund t’i plotėsonte me anėn e Komitetit tė Janinės. Shpresat pėr tė aneksuar krejt vilajetin e Janinės ajo tani i vari te Komiteti Epirot, qė ishte formuar nė Korfuz nga disa emigrantė grekė, tė cilėt kėrkonin bashkimin e vilajetit tė Janinės (tė Shqipėrisė sė Jugut) me Mbretėrinė Greke. Kėta morėn pėrsipėr detyrėn qė tė organizonin nė kėto vise njė kryengritje filoheleniste. Nėn ndikimin e kėtyre faktorėve nė fund tė korrikut bisedimet greko-shqiptare u ndėrprenė.

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombėtare nė 80-vjetor
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •