K R E U XII
KRYENGRITJA NĖ MALĖSINĖ E MBISHKODRĖS
(1911)
1. SHPĖRTHIMI I KRYENGRITJES DHE VEPRIMET LUFTARAKE
(MARS FILLIMI I QERSHORIT 1911)
Pėrgatitja e kryengritjes
Kryengritja e Kosovės tregoi edhe njė herė nevojėn e bashkimit tė tė gjitha forcave tė vendit nė luftėn kundėr sundimtarėve osmanė. Drejt kėtij bashkimi i shtynė shqiptarėt edhe veprimet shtypėse tė qeverisė sė Stambollit. Ēarmatimi i pėrgjithshėm ishte njė nga masat mė tė rėnda qė morėn autoritetet xhonturke nė vitin 1910 e qė la mbresė tė thellė te shqiptarėt, sepse u hoqi atyre mjetet pėr tė kundėrshtuar politikėn shtypėse e arbitrare tė qeveritarėve xhonturq dhe pėr tė mbrojtur vendin nga synimet grabitqare tė shteteve fqinje.
Por edhe nė kėto rrethana shumė malėsorė nuk pranuan tu nėnshtroheshin urdhėresave qeveritare. Grupe tė shumta luftėtarėsh vijuan qėndresėn edhe pas shtypjes sė kryengritjes sė vitit 1910. Megjithatė, pėrballė forcave tė mėdha osmane, njė pjesė e mirė e kryengritėsve u detyrua tė kalonte nė Mal tė Zi. Midis tyre qenė edhe Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Sulejman Batusha, Isa Boletini, Hasan Budakova, Mirash Ndou e tė tjerė. Sipas deklaratave tė qeverisė malazeze, nė territorin e saj ndodheshin mė 1910 rreth 800 familje shqiptare tė arratisura me afėr 3 000 veta, ndėrsa nė Serbi u strehuan vetėm disa prej tyre.
Qeveria malazeze, duke shprehur shqetėsimin pėr mundėsinė e njė sulmi tė malėsorėve kundėr trupave turke nga territori i Malit tė Zi, i largoi refugjatėt shqiptarė nė Nikshiq e nė Danillovgrad.
Ndėrkohė rrethet atdhetare, brenda e jashtė vendit, bėnė thirrje pėr njė kryengritje tė re, gjatė sė cilės do tė kėrkohej autonomia e Shqipėrisė. Ky program u shpalos sidomos nė shtypin e kolonive, nė thirrjet e shoqėrive dhe tė komiteteve shqiptare. Nė tė gjitha kėto kėrkohej amnistia e pėrgjithshme pėr luftėtarėt e vitit 1910, liri e plotė pėr zhvillimin e gjuhės shqipe me alfabetin latin, krijimi i njė administrate me nėpunės shqiptarė dhe pėrdorimi i njė pjese tė mirė tė tė ardhurave tė vendit pėr zhvillimin ekonomik e kulturor tė Shqipėrisė.
Kryengritja e re filloi tė pėrgatitej sipas kėtij progami tė pėrbashkėt autonomist. Njė nga detyrat kryesore, ashtu si mė parė, ishte formimi brenda vendit i njė qendre tė vetme drejtuese pėr gjithė lėvizjen kombėtare. Njė qendėr e tillė e pėrbashkėt nuk ekzistonte as edhe jashtė vendit, ku kishte kushte mė tė favorshme pėr organizimin e lėvizjes. Krijimi i komiteteve jashtė Perandorisė ishte i dobishėm, sepse do tė tėrhiqte vėmendjen e opinionit publik dhe tė qeverive tė Fuqive tė Mėdha rreth kėrkesave e aspiratave tė popullit shqiptar, do tu jepte mundėsi organizatave shqiptare tė siguronin tė holla pėr tė blerė armėt e nevojshme. Vendet mė tė pėrshtatshme pėr organizimin e rretheve atdhetare radikale mund tė ishin ato fqinje qė ndodheshin mė afėr Shqipėrisė, siē qenė shtetet ballkanike dhe Italia.
Nė kėto rrethana, me nismėn e Nikollė Ivanajt, u krijua nė Bari njė komitet i kryengritjes, i cili u orvat tė vendoste lidhje me kolonitė e mėrgimit dhe me komitetet e fshehta brenda vendit.
Gjatė dimrit tė 1910-1911-s nė Italinė fqinje, me nxitjen e rretheve atdhetare shqiptare dhe arbėreshe, u zgjerua lėvizja nė tė mirė tė luftės sė popullit shqiptar. Nė janar tė vitit 1911 u formua nė Itali Komiteti Pro Albania, rreth tė cilit u bashkuan republikanė, socialistė, demokratė dhe elementė tė tjerė pėrparimtarė. Midis tyre kishte edhe 60 deputetė. Komiteti filloi ta shtrijė veprimtarinė e tij me anėn e nėnkomiteteve nė vise tė ndryshme tė Gadishullit Apenin, duke synuar tė mblidhte ndihma nė tė holla dhe tė regjistronte vullnetarė pėr kryengritjen shqiptare.
Ēėshtja shqiptare u pėrkrah veēanėrisht nga kolonitė arbėreshe, qė zhvilluan njė veprimtari tė gjerė nė tė mirė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Edhe mjaft tė rinj italianė e tė vendeve tė tjera, studentė e punėtorė, shprehėn gatishmėrinė pėr tė marrė pjesė nė ekspeditėn e vullnetarėve, tė cilėn mendohej se do ta drejtonte i biri i Xhuzepe Garibaldit, Riēioti Garibaldi (Ricciotti Garibaldi).
Atdhetarėt shqiptarė punonin pėr tė siguruar pėrkrahjen e qeverisė italiane. Por qarqet qeveritare italiane mbajtėn njė qėndrim tjetėr nga ai i popullit italian. Italia po pėrgatitej atėherė pėr luftėn pėr tė pushtuar Tripolin. Nė kėto rrethana Roma nuk ishte e interesuar tė ndėrhynte nė Shqipėri, sepse kjo do tė shkaktonte kundėrveprimin e rivales sė saj, tė Austro-Hungarisė. Nė shkurt tė vitit 1911 qeveria italiane e ndaloi ekspeditėn e vullnetarėve dhe mori masa pėr tė penguar ēdo ndihmė, qė mund tu jepej kryengritėsve shqiptarė nga Italia.
Nė kėto rrethana Riēioti Garibaldi deklaroi se hiqte dorė nga ekspedita e propaganduar me aq bujė, meqė (ajo - shėn. i aut.) dėmton interesat diplomatikė tė Italisė.
Qeveria austro-hungareze, e shqetėsuar nga zhvillimi i ngjarjeve nė Shqipėri, vijonte tė kėrkonte nga Porta e Lartė qė tė ndiqte njė politikė tė urtė nė Ballkan dhe tu bėnte lėshime shqiptarėve. Nė tė njėjtėn kohė Vjena ushtronte trysni ndaj shqiptarėve qė tė mos hidheshin nė kryengritje.
Pėrgatitja e kryengritjes nė Shqipėrinė e Veriut shqetėsoi edhe shtetet ballkanike, sepse pėrmbushja e kėrkesave tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare binte ndesh me synimet e tyre aneksioniste ndaj tokave shqiptare. Pėrveē Malit tė Zi, i cili ngutej tė pėrfitonte nga kryengritja pėr tė shpėrthyer luftėn me Turqinė, shtetet e tjera tė Ballkanit, nuk e ndienin veten tė pėrgatitur pėr veprime tė armatosura kundėr Perandorisė Osmane.
Nė shkurt tė vitit 1911 Mali i Zi iu drejtua Serbisė pėr tė pėrcaktuar qėndrimin e tė dyja shteteve ndaj njė kryengritjeje tė mundshme shqiptare. Por qeveria serbe e quajti tė parakohshėm njė veprim tė tillė.
Komitetet e fshehta shqiptare mendonin ta fillonin kryengritjen nė pranverėn e vitit 1911, pasi tė bėheshin tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme. Komiteti i Manastirit udhėzonte atėherė komitetet e tjera qė tė formonin ēeta prej 50 vetash. Pėrpjekje tė shumta po bėheshin pėr tė futur armė nė Shqipėri.
Ndėrkohė numri i refugjatėve nė Mal tė Zi nga Kosova, nga Malėsia e Mbishkodrės dhe nga vetė qyteti i Shkodrės, sipas njoftimeve nga Cetina, arriti mbi 7 000 veta. Shumica e tyre qenė strehuar nė Podgoricė, nė Ulqin, nė Nikshiq e nė vende tė tjera. Midis malėsorėve tė arratisur ishin rreth 400 veta nga Kastrati, tė prirė nga vojvoda Zenel Shabani, 400 tė tjerė nga Hoti me Dedė Gjo Lulin nė krye, 800 nga Shkreli tė kryesuar nga vojvoda Prend Marashi, dhe 400 tė tjerė nga Gruda me bajraktarin Dedė Nikaj nė krye. Pėrveē kėtyre ishin edhe 1 200 refugjatė nga Kelmendi, nga Selca dhe nga Postriba.
Emigrantėt e pėrqendruar nė Mal tė Zi organizuan Komitetin e tyre nė Podgoricė, i cili merrej me mbledhjen e ndihmave, por edhe me organizimin e kryengritjes. Nė fund tė muajit janar dhe nė fillim tė shkurtit 1911 Komiteti organizoi njė miting, nė tė cilin u shpreh vendosmėria e shqiptarėve pėr vazhdimin e luftės kundėr sundimit osman dhe pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė re nė pranverė. Nė rezolutėn qė u miratua nė kėtė tubim, theksohej se refugjatėt e strehuar nė Mal tė Zi do tė largoheshin prej andej vetėm kur Porta e Lartė tė plotėsonte kėrkesat e parashtruara nga shqiptarėt nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, kur tu ktheheshin armėt malėsorėve, kur tė pėrjashtoheshin shqiptarėt nga shėrbimi ushtarak dhe tė liroheshin tė burgosurit e dėnuar pėr faje politike.
Njė punė tė madhe bėri Komiteti pėr sigurimin e armėve dhe tė municioneve. Ai u bė qendėr, ku u grumbulluan gjatė kryengritjes atdhetarė nga viset e ndryshme tė Shqipėrisė, si edhe nga kolonitė e mėrgimit. Komiteti u ndihmua edhe nga atdhetarėt qė ndodheshin nė Mal tė Zi, si Risto Siliqi etj., si edhe nga Nikollė Ivanaj, Hilė Mosi, Luigj Gurakuqi etj. qė shkuan mė pas nė Podgoricė.
Pėrfaqėsues tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare bėnė pėrpjekje pėr tė siguruar pėrkrahjen e qeverive tė shteteve fqinje dhe sidomos tė Serbisė e tė Bullgarisė. Por si Bullgaria, ashtu edhe Serbia, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė vet diplomatikė nė Romė, u kumtuan pėrfaqėsuesve tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare se, derisa nuk do tė cenoheshin interesat e tyre shtetėrorė dhe kombėtarė, ato do tė vijonin ti pėrmbaheshin neutralitetit tė plotė.
Nė kėto rrethana Komiteti i Podgoricės u pėrpoq tė shfrytėzonte ndihmėn e qeverisė malazeze, por pa rėnė nė kurthin e politikės sė saj grabitqare ndaj tokave shqiptare. Por kjo nuk ishte e lehtė tė arrihej. Prandaj nė krye tė Komitetit, pėr arsye taktike, ishte vėnė atėherė Sokol Baci, i njohur si njeri i krajl Nikollės.
Qeveria e Malit tė Zi mori tė gjitha masat qė kryengritja tė mos fitonte karakter kombėtar, por tė kufizohej nė caqet lokale. Kjo do ti jepte mundėsi krajl Nikollės tė ndėrhynte mė lehtė e ta pėrdorte atė pėr interesat e vet. Pėrveē kėsaj ai punoi qė kryengritja tė fillonte para kohe. Nė shkurt qeveria e Malit tė Zi njoftoi Portėn e Lartė dhe Fuqitė e Mėdha se nuk do ti mbante malėsorėt mė gjatė se 28 marsi i vitit 1911.
Ndėrkaq, Isa Boletini, nė njė takim qė pati me krajl Nikollėn, hodhi poshtė propozimin e tij qė veprimet luftarake tė malėsorėve tė mbėshteteshin nga trupat malazeze. Po kėshtu veproi dhe Dedė Gjo Luli.
Komiteti i Podgoricės, pėr shkak tė pengesave qė i nxori qeveria e Malit tė Zi, nuk arriti tė bashkėrendonte veprimet e tij me krahinat e tjera tė Shqipėrisė. Lidhje tė tilla nuk arritėn tė vendoseshin as edhe me qytetarėt e Shkodrės, takimi me tė cilėt ishte lėnė tė bėhej nė Cetinė mė 4 prill ku do tė lidhej besa. Ndėrkaq, Mali i Zi, duke synuar ti nėnshtronte me anė tė urisė, mė 14 mars ua preu ndihmat malėsorėve. Nė kėto rrethana malėsorėve tė arratisur iu desh ta fillonin kryengritjen para se tė lidhej besa me shkodranėt, ndėrsa vendosja e bashkėpunimit me viset e tjera qe pothuajse e pamundur.
Krijoni Kontakt