Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 144
  1. #111
    Faktorėt ndikues nė islamizimin e popullsisė shqiptare

    Rrethanat politike dhe ekonomiko-shoqėrore




    Pėrhapja e islamit nė tokat shqiptare ishte njė dukuri e shkaktuar prej bashkėveprimit tė njė numri faktorėsh tė natyrave tė ndryshme: politike, ekonomike, kulturore dhe fetare. Perandoria Osmane ishte njė shtet islamik qė pranonte tė drejtėn e ekzistencės brenda kufijve tė tokave nėn sundimin e vet edhe tė komuniteteve fetare joislamike, mjafton qė kėto tė fundit tė njihnin pushtetin e sulltanit dhe tė paguanin njė taksė tė caktuar (xhizjen) si kompensim pėr “mbrojtjen” qė gėzonin nėn hijen e sovranit osman. Kėshtu edhe nė Shqipėri, pushtimi osman nuk u shoqėrua me pėrdorimin e dhunės sė organizuar e tė drejtpėrdrejtė shtetėrore me synim ērrėnjosjen e fesė ekzistuese (krishterimit) dhe imponimin e islamit nė vend tė saj. Dy prej sulltanėve osmanė, Selimi I dhe Murati IV, qė projektuan islamizimin me forcė tė tė gjithė popullsisė sė krishterė tė perandorisė, u detyruan tė hiqnin dorė qė nė fillesė prej kėtyre projekteve pėr shkak tė kundėrshtimit tė vendosur tė drejtuesve tė lartė tė klerit islamik dhe tė qarqeve kishtare. Mbijetesa e komuniteteve tė krishtera nė Shqipėri, pavarėsisht nga tkurrjet e tyre pėr llogari tė kalimeve masive nė fenė islame, e vėrteton mė sė miri atė qė u tha mė sipėr.

    Megjithatė, mjaft aspekte tė politikės sė shtetit osman kundrejt vendeve tė krishtera tė pėrfshira nėn sundim, rrjedhimisht edhe ndaj Shqipėrisė, shėrbyen si shkaqe tė mirėfillta qė inkurajuan procesin e pėrhapjes sė fesė islame ndėr shqiptarėt. Nė radhė tė parė kėtu duhen pėrmendur mekanizmat politikė, qė u pėrdorėn pėr tėrheqjen e fisnikėrisė feudale vendase nė hierarkinė ushtarako-administrative osmane. Qoftė nėpėrmjet marrjes sė pinjollėve tė familjeve feudale shqiptare si pengje vasaliteti nė Stamboll, qoftė nėpėrmjet tėrheqjes sė njė pjese tjetėr drejtpėrsėdrejti nė sistemin e timarit (si timariotė tė krishterė dhe mė pas tė islamizuar), shteti osman ia arriti tė islamizojė dhe tė inkuadrojė brenda strukturave tė veta njė pjesė tė madhe tė elitės sė shoqėrisė shqiptare tė kohės. Pjesa tjetėr, e cila vendosi tė mos pajtohet me sundimin osman duke organizuar dhe udhėhequr njė qėndresė tė armatosur disa dhjetėravjeēare gjatė shek. XV, pas mposhtjes sė kėsaj qėndrese, ose u detyrua tė braktisė vendin ose pranoi islamizmin, duke u integruar gjithashtu nė sistemin e ri politik osman.

    Nga ana tjetėr, njė ndėr parimet bazė tė ndėrtimit administrativ tė shtetit osman ishte sigurimi i nėpunėsve dhe i funksionarėve tė tė gjitha niveleve tė administratės kryesisht nga kontingjentet e islamizuara tė individėve tė grumbulluar nė Stamboll nėpėrmjet detyrimit tė devshirmesė ose nga burime tė tjera, siē ishin robėrit e luftės tė kapur nė betejat e ndryshme tė ushtrive osmane gjatė operacioneve luftarake. Njė sistem i tillė i quajtur “sistemi i robėrve” (kul sistemi) u pėrdor me sukses sidomos gjatė shekujve tė parė tė sundimit osman, duke u bėrė burim i fuqisė dhe i qėndrueshmėrisė sė perandorisė, ngaqė kuadri drejtues i administratės shtetėrore ishte pėrgatitur dhe edukuar rreptėsisht me frymėn e besnikėrisė ndaj fesė islame dhe sulltanit. Pėr shkak tė pozitės gjeopolitike delikate (ndodhej nė brezin kufitar perėndimor tė Perandorisė Osmane), si dhe tė prirjeve luftarake tė spikatura tė banorėve tė saj, Shqipėria u bė jo vetėm njė nga vendet ku detyrimi i devshirmesė gjeti zbatimin mė tė gjerė, por edhe vendi qė pėrgjithėsisht u qeveris nga shqiptarė tė dalė nga kontingjentet e lartpėrmendura. Nė kėtė mėnyrė, klasa ushtarako-administrative osmane nė viset shqiptare, duke qenė etnikisht e njėjtė me tė qeverisurit e vet, duke zotėruar jo vetėm pushtetin politik, por edhe atė ekonomik (ishte pronare e timareve, zeameteve, haseve etj.), u bė njė faktor i rėndėsishėm pėr depėrtimin e islamit nė radhėt e bashkėkombėsve tė vet.

    Pėrmasat e gjera tė pėrhapjes sė islamizmit nė tokat shqiptare kanė lidhje edhe me ballafaqimet e ashpra tė armatosura tė popullit shqiptar me ushtritė osmane nė kushtet e njė qėndrese tė pashembullt disa dhjetėravjeēare pėr mbrojtjen e lirisė dhe tė pavarėsisė sė tokave shqiptare. Qėndresa antiosmane e shqiptarėve gjatė shek. XV, e cila kulmoi me luftėrat nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, u shtyp nė vitin 1479 me rėnien e qytetit tė Shkodrės nė duart e osmanllinjve. Dėmet e mėdha njerėzore, materiale e kulturore qė pėsoi populli shqiptar nė kėtė luftė u bėnė kushte lehtėsuese pėr depėrtimin e islamizmit nė radhėt e popullsisė vendase tė mbetur, sidomos asaj tė pėrfshirė brenda rrezes sė veprimeve luftarake. Braktisja e mjaft qendrave tė banuara nga popullsia e krishterė, e cila mėrgoi jashtė atdheut, krijoi mundėsinė pėr islamizimin e kėtyre vendbanimeve, duke pasur parasysh nė kėtė rast edhe grumbullimin e elementėve tė islamizuar pėrreth. Shembull domethėnės pėr kėtė ishte qyteti i Shkodrės, i cili vetėm disa vjet pas rėnies nė duart e osmanllinjve, nė defterin osman tė regjistrimit tė vitit 1485 rezulton i islamizuar nė masėn 48%.

    Nė mjaft raste lėshimi i besimit tė krishterė dhe pėrqafimi i fesė islame nga popullsia shqiptare shihej si mjet shpėtimi nga ndėshkimi i pushtetit osman pėr shkak tė pjesėmarrjes sė saj nė kryengritjet e ndryshme ēlirimtare, duke bashkėpunuar edhe me shtete tė ndryshme tė Perėndimit. Kėshtu, p.sh., ndodhi pas shtypjes sė kryengritjes shqiptare qė shpėrtheu gjatė luftės veneto-osmane tė viteve 1646-1649, kur e gjithė popullsia katolike e qytetit tė Tivarit dhe periferisė sė tij u detyrua tė mohojė besimin e vet dhe tė kalojė nė islamizėm. Rredhoja tė tilla nė procesin e islamizimit patėn edhe ngjarje tė tjera tė kėsaj natyre, si luftėrat austro-osmane tė viteve 1683-1699 dhe 1737-1739.
    Braktisja e fesė sė krishterė dhe pėrqafimi i islamizmit u stimuluan fuqishėm edhe nga detyrimi i popullsisė sė krishterė pėr t’i paguar shtetit osman taksėn e xhizjes. Nė njė mjedis shoqėror ku sundonte varfėria dhe skamja, pamundėsia pėr ta paguar rregullisht njė taksė tė tillė, qė me zhvlerėsimet e monedhave tė kohės rritej progresivisht nė vlerė monetare, bėnte qė nga viti nė vit barra e tė prapambeturave nga kjo taksė tė rėndohej deri nė atė masė, sa qė tė krishterėt taksapagues tė ēliroheshin nga ky detyrim duke gjetur si zgjidhje shpėtimtare braktisjen e besimit ekzistues dhe kalimin nė fenė islame.

    Relatorėt katolikė tė shek. XVII-XVIII, pėrgjithėsisht, xhizjen (haraēin) e konsiderojnė si faktor kryesor pėr gėrryerjen e krishterimit dhe pėrhapjen e islamit ndėr besimtarėt shqiptarė. Sipas njė raporti tė vitit 1610 dėrguar Vatikanit nga arkipeshkvi i Tivarit, Marin Bici, fshatra tė tėra tė Shqipėrisė kishin mohuar besimin e krishterė pėr t’i shpėtuar pagesės sė haraēit (xhizjes). Me qėllim qė tė shpėtonin besimtarėt e vet nga rreziku i mohimit tė fesė sė krishterė dhe kalimit nė islam, si rrjedhojė e rėndimit gjithnjė e mė shumė tė barrės sė xhizjes, njerėz tė rėndėsishėm tė hierarkisė kishtare katolike shqiptare, siē ishte p.sh. arkipeshkvi i Tivarit Vinēens Zmajeviē, sugjeruan edhe rrugėdalje tė tilla nga kjo gjendje. E tillė ishte ndėrhyrja pranė autoriteteve osmane pėr tė pėrjashtuar nga kjo taksė kategoritė mė tė varfra tė popullsisė, ose gjetja e mundėsive pėr t’i shpėrngulur nė vendet katolike tė Perėndimit, ku do t’u siguroheshin edhe kushtet e nevojshme pėr punė dhe jetesė. Kėshtu, mė 1704, 117 banorė nga dioqeza e Tivarit ishin dėrguar nė Venedik ku ishin punėsuar duke u inkuadruar me pagesė nė ushtrinė e kėtij vendi.

    Shumė individė e ndėrruan fenė duke pranuar islamizmin edhe si mundėsi pėr tė shmangur rrezikun e diskriminimit shoqėror dhe si mjet pėr tė siguruar pėrparėsitė politike dhe ekonomike qė ofronte shoqėria osmane e kohės. Nga ana tjetėr, prirjet dhe zotėsitė luftarake tė shqiptarėve nė rrethanat e sundimit osman, kur nevojat ushtarake tė perandorisė ishin aq tė shumta, u ofronin atyre shanse tė mėdha pėr tė pėrmirėsuar kushtet ekonomike dhe pėr tė siguruar mbijetesėn nėse pėrqafonin islamin. Kėshtu qė nuk ishin tė paktė tė krishterėt shqiptarė qė braktisnin fenė e tyre dhe pėrqafonin islamin, nė mėnyrė qė tė mundėsonin pėrfshirjen e tyre nė shėrbime tė ndryshme me karakter ushtarak. Rasti i mbrojtėsve shqiptarė tė kėshtjellės sė Zhulatit (fshat nė rrethin e Gjirokastrės), tė cilėt ndėrruan fenė pasi vetėm kėshtu mund tė mbeteshin nė shėrbimin e lartpėrmendur, ėshtė fakt tepėr domethėnės pėr atė ēka u theksua mė sipėr.
    Mendimtarė tė shquar shqiptarė, si Sami Frashėri, Fan S. Noli, Faik Konica etj., kanė vėnė nė dukje rolin jo tė vogėl qė kanė luajtur karakteristikat e lartpėrmendura nė shtyrjen e popullsisė shqiptare drejt pėrqafimit tė islamit.

    Nė veprėn e vet “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?”, S. Frashėri shkruan midis tė tjerash se, “shqiptarėt kishin zėnė tė marrėnė besėn’e tyrqet (turqve - shėn. i aut.) e tė bėhenė myslimanė qė pa rėnė Shqipėria nė duar tė tyrqet. Po si u bėnė kėta zotėrinjt’ (sunduesit - shėn. i aut.) e Shqipėrisė, kėthyerj’e besės u shtua shumė mė tepėr edhe mė tė gjith’ anėt tė Shqipėrisė zunė tė marrėnė besėn’ e mundėset (fitimtarėve - shėn. i aut.) duke thėnė tek ėshtė kordha, ėshtė besa! Shqipėtarėtė kanė kėtė vetiė qė rėndonenė ēpejt nga njė besė e duanė gjithėnjė ta ndėrojnė; si pan’ qė tyrqitė s’u bėjnė nder atyre qė s’janė nė besėt tė tyre, s’pėrtuanė pėr tė marr’atė besė”.
    Praktika e ndėrrimit tė fesė pėr hir tė pragmatizmit politik, nė tė vėrtetė kishte ekzistuar qė nė kohėt mesjetare. Veēanėrisht princat shqiptarė e kishin bėrė zakon qė pėrkatėsinė e vet fetare t’ua pėrshtasnin aleancave me shtete tė ndryshme tė Lindjes ose tė Perėndimit.

  2. #112
    Gjendja kishtare nė viset shqiptare



    Me gjithė rėndėsinė e padiskutueshme tė faktorėve politikė, ekonomikė dhe shoqėrorė nė nxitjen e procesit tė kalimit nė islamizėm tė njė pjese tė madhe tė popullit shqiptar, njė rol pėrcaktues nė kėtė proces luajtėn veēoritė e situatės fetare nė viset shqiptare nė momentet e kontaktimit tė shqiptarėve me islamin.
    Ndryshe nga popujt e tjerė fqinjė ballkanikė, shqiptarėt nuk kishin njė kishė tė vetme kombėtare. Pėrkundrazi, duke u ndodhur nė njė pozitė gjeopolitike tė veēantė, territori shqiptar u gjend nė vijėn kufitare midis dy kishave universale tė kohės: Kishės Katolike Romake me seli nė Vatikan dhe asaj Ortodokse me seli qendrore nė Konstandinopojė (Stamboll).

    Nė mėnyrė tė pėrafėrt, kufirin midis popullsisė shqiptare tė ritit katolik dhe asaj tė ritit ortodoks e formonte vija Durrės-Elbasan-Dibėr-Shkup. Megjithatė, edhe nė veri tė vijės sė lartpėrmendur, veēanėrisht kur ėshtė fjala pėr trevat shqiptare veriore dhe verilindore (pėrkatėsisht viset brenda kufijve tė sotėm tė Malit tė Zi dhe tė Kosovės), ekzistonin pėrzierje tė popullsisė katolike me atė ortodokse, qė bėnte pjesė nė juridiksionin e Patrikanės sė Pejės. Edhe pas vendosjes sė sundimit osman nė tokat shqiptare, marrėdhėniet midis dy kishave kryesore karakterizoheshin nga rivaliteti pėr tė zgjeruar hapėsirat e ndikimit dhe pėr tė shtuar numrin e besimtarėve nė kurriz tė njėra-tjetrės. Mungesa e harmonisė, grindjet dhe tensionet nė marrėdhėniet midis institucioneve kishtare tė dy riteve kryesore (katolike dhe ortodokse), patėn ndikime tė forta nė dobėsimin e pozitave tė krishterimit nė mesin e shqiptarėve dhe nė lehtėsimin e depėrtimit tė islamit nė radhėt e tyre.

    Nė kushte mė tė vėshtira u gjend sidomos Kisha Katolike, e cila u shtrėngua tė vuante rrjedhojat negative tė ashpėrsimit tė politikės sė Portės sė Lartė si kundėrpėrgjigje ndaj rolit parėsor qė kishte Selia e Shenjtė Romake nė projektimin e fushatave luftarake antiosmane tė ndėrmarra prej shteteve perėndimore.
    Organizimi administrativ i Kishės Katolike nė trojet shqiptare pėrgjithėsisht mbeti i pandryshuar gjatė kohės sė sundimit osman, pėrjashto kėtu ndryshimet si pasojė e ngushtimit hapėsinor tė Katolicizmit pėr shkak tė pėrhapjes sė islamizmit. Nė Veri, Arkipeshkvia e Tivarit vijonte tė ishte kryeqendra e krishterimit katolik shqiptar. Nė varėsi tė saj ishin dioqezat (ipeshkvitė) katolike tė Tivarit, Shkodrės, Lezhės, Sapės (Zadrimės), Pultit dhe Prizren-Shkupit (nė juridiksionin e kėsaj tė fundit pėrfshihej popullsia katolike shqiptare nga Prizreni deri nė Shkup).
    Nė jug ndodhej Arkipeshkvia e Durrėsit, nga e cila vareshin njė numėr dioqezash (ipeshkvish), siē ishin ato tė Durrėsit, Krujės, Arbėrisė (pėrfshinte kryesisht fshatrat midis Elbasanit dhe Tiranės), Lisit (Mat), Bendės (pėrfshinte fshatrat e krahinės sė Shėngjergjit, rrethi i Tiranės), Kunavisė (pėrfshinte famullitė nė zonėn midis Durrėsit, Tiranės, Peqinit dhe Kavajės).

    Megjithatė, struktura administrative e Kishės Katolike nė trojet shqiptare, si rrjedhim i pėrparimit tė procesit tė islamizimit tė popullsisė, nė disa pėrbėrės tė saj kishte mbetur vetėm simbolike, pasi masa kryesore e besimtarėve nė njė numėr dioqezash kishte braktisur fenė katolike duke kaluar nė islamizėm. Njė dukuri e tillė aty rreth gjysmės sė dytė tė shek. XVII ndeshej jo vetėm nė krahinat e Shqipėrisė sė Mesme (rrethet e Elbasanit, Kavajės, Durrėsit, Krujės dhe Matit), por edhe nė mjaft krahina shqiptare veriore e verilindore (Tivar, Ulqin, Shkodėr, viset e Kosovės etj.).

    Me qėllim qė tė ndalonte rėnien e mėtejshme tė krishterimit katolik dhe valėn e apostazisė (lėshimit tė fesė) nė ballafaqim me islamin dhe me lėvizjet reformatore nė Evropė, nė fillim tė shek. XVII Selia e Shenjtė e Romės mori masa tė rėndėsishme pėr gjallėrimin e veprimtarisė sė misionarėve katolikė nė Shqipėri dhe nė Ballkan. Mė 1622 u themelua Shoqata e Shenjtė e Pėrhapjes sė Fesė (Sacra Congregatione de Propaganda Fide). Ndėrsa nė vitin 1634 shoqata nė fjalė rithemeloi nė Shqipėri misionet franēeskane (dega e Minorėve Observantė tė Reformuar), tė cilėt, tė stėrvitur nė kryerje detyrash nė vende me shkallė tė lartė vėshtirėsie, luajtėn njė rol jo tė vogėl nė fuqizimin e qėndresės sė katolicizmit pėrballė depėrtimit gjithnjė e nė rritje tė fesė islame. Misionarėt e urdhrit franēeskan nė tokat shqiptare kishin organizimin e vet tė veēantė nė pika tė caktuara misionare, duke pasur bashkėrenditės tė pėrgjithshėm tė veprimtarisė sė tyre prefektin e misioneve. Pika tė tilla ku ishte pėrqendruar veprimi misionar franēeskan ndodheshin nė Shkodėr (fshatrat Grudė e Shas), Pultin e Sipėrm, Pukė, Zadrimė (fshati Troshan), Lezhė (fshati Pėdhanė), Mirditė, Krujė (Derven) dhe nė Pult. Nė kėto pika ishin ngritur edhe kisha tė vogla (oratore). Duke qenė se misionarėt franēeskanė ishin pėrgjithėsisht me kombėsi tė huaj, njė nga detyrat e tyre kryesore ishte mėsimi sa mė shpejt i gjuhės shqipe me qėllim qė tė predikonin dhe tė komunikonin si duhet me besimtarėt nė gjuhėn vendase.

    Krahas ngritjes sė pikave misionare franēeskane pėr frenimin e kalimit nė fenė islame tė besimtarėve katolikė, Selia e Shenjtė e Romės dendėsoi veprimtarinė e vet pėr zgjerimin e hapėsirave tė ndikimit tė Kishės Katolike, duke u pėrpjekur tė pėrfshinte brenda rrezes sė administrimit tė vet edhe krahina me popullsi ortodokse. Pėr kėtė qėllim u nxit praktika e uniatizmit, e cila nėnkuptonte lidhjen e popullsisė ortodokse me Selinė e Shenjtė tė Romės vetėm duke njohur Papėn si At shpirtėror dhe duke vijuar, nga ana tjetėr, t’i pėrmbahej liturgjisė sė Kishės Ortodokse.

    Aktivistėt kryesorė tė lėvizjes uniate u bėnė murgjit bazilianė, tė cilėt qė nga fillimi i shek. XVI u dėrguan grupe-grupe nga Italia nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė atė tė Jugut. Kėta ishin kryesisht me prejardhje nga arbėreshėt e Sicilisė dhe e dendėsuan veprimin e vet misionar veēanėrisht gjatė shek. XVII-XVIII. Nė viset jugore (kryesisht nė Himarė), uniatizmi njohu disa suksese, qė lidhen me faktin se popullsia e Himarės njohu pėr njė farė kohe autoritetin shpirtėror tė Papės sė Romės. Kjo duket qartė nė kėrkesėn qė pėrfaqėsuesit e popullsisė himariote i drejtuan mė 1577 papa Gregorit XIII pėr t’i ndihmuar nė rindėrtimin e rezidencės episkopale tė shkatėrruar nga osmanllinjtė. Ky ndikim i uniatizmit u pa sidomos nė propozimin qė himariotėt bėnė katėr vjet mė vonė, pėr tė ngritur flamurin e revoltės antiosmane nėn emrin e Papės dhe tė mbretit tė Spanjės, Filipit V, nė se do t’u premtohej tė futeshin nėn juridiksionin e Kishės Katolike, duke njohur Papėn si “kreun shpirtėror tė vėrtetė dhe mė tė lartė”, me kusht qė tė ruanin shėrbesat kishtare nė pėrputhje me traditėn dhe ritin e vet.

    Rol tė rėndėsishėm pėr nxitjen e lėvizjes uniate luajtėn edhe kolegjet e Grottaferratės (afėr Romės) dhe Mexojusos (Sicili), tė cilat drejtoheshin nga murgjit bazilianė dhe pėrgatisnin priftėrinj tė ritit uniat. Terrenin mė tė pėrshtatshėm uniatizmi e gjeti te arbėreshėt e Italisė, tė cilėt formuan masėn mė tė madhe tė besimtarėve ortodoksė me prejardhje nga krahinat e Shqipėrisė sė Mesme, asaj tė Jugut, si dhe nga ngulimet arbėrore tė Greqisė, tė cilėt u pėrfshinė nėn qeverisjen shpirtėrore tė Kishės Uniate, strukturė kjo, e posaēme, e Kishės Katolike Romake. Pėrsa i pėrket krahinės sė Himarės, uniatizmi nuk mundi t’i qėndrojė kundėrveprimit tė Kishės Ortodokse dhe si rrjedhojė, aty nga vitet 60-70 tė shek. XVIII, popullsia e krahinės sė lartpėrmendur u rikthye nėn autoritetin kishtar lindor.

    Me gjithė vėshtirėsitė e krijuara pas vendosjes sė sundimit osman nė tokat shqiptare, Kisha Romake kishte arritur tė mbante njė status tė caktuar, sipas tė cilit, ajo ruante lirinė e administrimit dhe tė predikimit fetar nė mesin e popullsisė katolike. Kjo duket qartė edhe nė beratin (dekretin) e sulltanit qė, krahas diplomės sė lėshuar nga zyra pėrkatėse e Vatikanit, konfirmonte nė postin e tij titullarin e Kishės Katolike nė Shqipėri, arkipeshkvin e Tivarit. Ky i fundit duhet ta ushtronte funksionin nė pėrputhje me zakonet dhe ligjin, si dhe me kėrkesat e ritit tė vet. Atij duhet t’i bindeshin tė gjithė priftėrinjtė vartės duke iu drejtuar pėr tė gjitha ēėshtjet e Arkipeshkvisė (kryepeshkopatės). Titullarit tė kishės i njihej e drejta tė posedonte pasuritė e tė gjithė priftėrinjve vartės qė vdisnin, kur kėto pasuri llogariteshin nėn 5 000 akēe. Autoritetet porositeshin tė miratonin dhe tė mos pengonin asnjė procedurė qė lidhej me lėnien e pasurive nga ana e fetarėve nė dobi tė tė vobektėve tė kishės sipas ritit dhe zakoneve. Kreu i kishės gėzonte tė drejtėn tė emėronte e tė shkarkonte lirisht varėsit e vet nė pėrshtatje me ritin e zakonin, pa pėsuar asnjė ndėrhyrje prej administratės shtetėrore. Veē kėsaj, atij i njihej e drejta mbi kurorėzimet e martesave dhe divorcet brenda juridiksionit tė vet kishtar. Nga ana tjetėr, tėrė inventari i pasurive tė luajtshme dhe tė paluajtshme tė Kishės Katolike nė Shqipėri ishte nėn posedimin dhe administrimin e arkipeshkvit tė sipėrpėrmendur.

    Vetėm pasi tė kishte siguruar beratin sulltanor, njė kopje e tė cilit i pėrcillej kadiut tė Tivarit, vendi ku ishte selia qendrore e Kishės Katolike Shqiptare, mund tė fillonte lirisht nga ushtrimi i funksionit tė vet kreu i kishės nė fjalė.
    Masat e marra pėr tė siguruar mbijetesėn e krishterimit katolik nė Ballkan dhe veēanėrisht nė tokat shqiptare, nuk mundėn tė shmangnin njė varg keqkuptimesh, mungesash dhe dukurish negative qė vijonin tė ishin tė pranishme nė gjirin e bashkėsisė katolike shqiptare. Nė vetvete ato ishin shkaqe tė mirėfillta pėr lehtėsimin e depėrtimit islam nė radhėt e saj.
    Nė radhė tė parė Kisha Katolike nė viset shqiptare duhet tė pėrballonte vėshtirėsitė e mėdha, qė lidheshin me bindjen e besimtarėve tė vet pėr tė pranuar e pėr tė zbatuar nė jetėn e tyre tė pėrditshme kalendarin e ri gregorian, i cili mė 1582 zėvendėsoi atė julian. Kjo reformė kalendarike e ndėrmarrė prej papa Gregorit XIII, pėr njė kohė tė gjatė shkaktoi keqkuptim e hutim ndėr besimtarėt katolikė, tė cilėt nuk e kishin tė lehtė tė braktisnin traditėn e gjatė qė kishte formuar kalendari i vjetėr (julian) si pėrsa u pėrket datave tė festave fetare, ashtu edhe kalendarizimit tė veprimtarisė ekonomike dhe shoqėrore. Pėr mė tepėr, reagimet negative ndaj kalendarit tė ri nxiteshin edhe nga fakti se bashkėkombėsit e tyre ortodoksė vijonin t’i pėrmbaheshin kalendarit tė vjetėr. Ngatėrresat dhe shqetėsimet e shkaktuara nga ndėrrimi i kalendarit jo rrallė ndėrlikoheshin deri nė atė masė, saqė nxisnin edhe braktisje tė besimit katolik dhe kalime nė ritin ortodoks ose nė fenė islame.

    Njė nga ēėshtjet shqetėsuese pėr ushtrimin e katolicizmit nė Shqipėri ishte edhe gjendja aspak e kėnaqshme e kishave. Me vendosjen e sundimit osman, njė pjesė e tyre ose u shkatėrrua, ose u kthye nė xhami. Kėshtu p.sh. pas pushtimit nga osmanėt mė 1571 tė qytetit tė Tivarit, kryeqendėr e katolicizmit shqiptar, kisha arkipeshkvnore e Shėn Gjergjit, njė ndėrtim madhėshtor nė llojin e vet, u shndėrrua nė xhami. Tė njėjtin fat pėsoi edhe selia e arkipeshkvit tė Tivarit, e cila u shndėrrua nė vendqėndrim tė kadiut tė kėtij qyteti. Edhe nė dioqezat e tjera katolike shqiptare shumė kisha ishin rrėnuar, ndėrsa disa tė tjera kishin ndėrruar destinacion, duke shėrbyer hera-herės edhe si depo armatimi pėr ushtrinė osmane, siē ndodhi me kishėn e Shėn Mėrisė sė Borės nė Lezhė. Gjithashtu njė tjetėr kishė e rėndėsishme e kėtij qyteti, katedralja e Shėn Kollit (vendvarrim i Gjergj Kastrioti-Skėnderbeut), pėr njė periudhė 40-vjeēare shėrbeu si xhami. Nė rrethana misterioze qe djegur nė vitin 1592 edhe kisha e Zonjės sė Ngritur nė Qiell nė qytetin e Prizrenit, bashkė me tė cilėn u dogjėn edhe mjaft libra tė vjetėr, si dhe njė ikonė tepėr e ēmuar. Njė sasi e madhe librash u dogjėn edhe nė katedralen e Krujės kur kjo u pushtua nga osmanllinjtė. Veē kėtyre, edhe nė shumicėn e kishave qė shpėtuan nga shkatėrrimi apo ndryshimi i funksionit tė tyre, vėreheshin mungesa nė pajisjet e brendshme dhe kujdes i pamjaftueshėm pėr mirėmbajtjen e tyre.

  3. #113
    Mjaft problematike pėr Kishėn Katolike nė Shqipėri ishte bėrė edhe ēėshtja e nivelit arsimor dhe teologjik tė klerit, si dhe shkalla e respektimit tė etikės dhe e disiplinės kishtare nė veprimtarinė e tij tė pėrditshme. Pėrsa i pėrket nivelit arsimor e teologjik, me pėrjashtim tė klerikėve tė niveleve tė larta (titullarė dioqezash e arkipeshkvish etj.), tė shkolluar nė kolegje dhe shkolla tė larta teologjike nė Itali, pjesa mė e madhe e klerit ishte e shkolluar pak ose aspak. Njė gjė e tillė vėshtirėsonte sė tepėrmi komunikimin e tyre me besimtarėt, i bėnte ata tė paaftė pėr tė celebruar si duhet meshat dhe pėr tė kryer detyrimet e tjera tė shenjta. Veē kėsaj, kishte mjaft klerikė qė nuk respektonin etikėn dhe disiplinėn kishtare. Ishin jo tė rralla rastet kur klerikė tė ndryshėm bashkėjetonin me gra (konkubina), linin pas dore shėrbesat e shenjta, nuk mbanin si duhet evidencat kishtare pėr martesat, lindjet dhe vdekjet etj. Nga ana tjetėr, nė mjaft dioqeza katolike shqiptare kishte mungesa jo tė vogla nė numrin e priftėrinjve. “Shpirtrat po bjerren jo aq nga tirania e turkut (administrata osmane - shėn. i aut.), sesa nga mungesa e meshtarėve”, shkruante nė njė relacion tė vetin drejtuar Vatikanit mė 1633, kryepeshkopi i Tivarit, Pjetėr Mazreku.

    Kombi shqiptar, vijonte ai, ėshtė mė i mjerė dhe mė i braktisur ndėr tė gjitha kombet qė janė nė Evropė, sepse “... arbėrit qė as pėr zell besimi, as pėr bindje e pėrkushtim ndaj tė parit tė Kishės Romake, nuk i lėshojnė vend asnjė kombi tjetėr, po vuajnė mjerisht dhe po bien pėrditė, sepse janė pa shkolla, pa kolegje e pa asnjė ndihmė shpirtėrore”. Mėse njė herė edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė lartė tė klerit katolik shqiptar tė shek. XVII, si Frang Bardhi etj., shtruan dhe argumentuan domosdoshmėrinė e themelimit tė njė kolegji fetar, i cili do tė pėrballonte nė njė masė nevojat e pėrgatitjes sė klerikėve katolikė vendas. Kjo do tė shmangte vendosjen e prelatėve tė huaj nė funksione tė ndryshme kishtare nė Shqipėri, tė cilėt duke mos ditur gjuhėn e vendit, nuk ishin frytdhėnės nė veprimtarinė e vet nė mjedisin shqiptar.

    Veēanėrisht e mprehtė bėhej ēėshtja e mungesės sė priftėrinjve katolikė nė rastet e konflikteve ushtarake tė shtetit osman me shtetet evropiane, kur, pėr shkak tė bashkėpunimit me kėto tė fundit tė klerit katolik, duke nxitur ose udhėhequr popullsinė nė kryengritje ēlirimtare antiosmane, autoritetet zbatonin masa tė ashpra ndėshkuese. Nė kėtė mėnyrė njė pjesė e mirė e klerit, veēanėrisht pjesa e mesme dhe e lartė e tij, shtrėngohej tė arratisej pėr t’i shpėtuar represionit. Pėr ta zbutur kėtė situatė hera-herės autoritetet osmane, tė ndodhura edhe nėn presionin e fuqive perėndimore, nxirrnin urdhėresa tė posaēme, me tė cilat garantonin lėvizjen e lirė dhe ushtrimin pa probleme tė misionit fetar nga ana e prelatėve katolikė. Kėshtu, nė vitin 1704 (pa kaluar shumė kohė nga lufta austro-osmane e viteve 1683-1699), qeveritari i pėrgjithshėm i sanxhakėve tė Shkodrės dhe tė Dukagjinit, Hydaverdi pashė Begolli (nga Peja), shpalli njė urdhėresė me anėn e sė cilės porosiste kadilerėt dhe mėkėmbėsit e vet nė sanxhakėt e lartpėrmendur qė askush tė mos lejohej tė trazonte peshkopėt, priftėrinjtė ose fretėrit dhe qė tė gjithė kėta tė kishin liri tė plotė pėr tė mėsuar tė krishterėt e tyre pa kundėrshtim nga kushdoqoftė, si dhe tė shėtisnin ngado, tė vizitonin tė krishterėt e tė vepronin siē ua kėrkonte rregulli i tyre.

    Tendosja qė karakterizonte nė pėrgjithėsi marrėdhėniet midis administratės osmane dhe krerėve tė Kishės Katolike nė Shqipėri pėr shkak tė rolit tė kėtyre tė fundit nė organizimin e qėndresės antiosmane, nuk pėrjashtonte momentet e mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit midis dy palėve nė periudhat e qetėsimit tė gjendjes. Nė kėtė kontekst mund tė vlerėsohet edhe urdhėresa e pėrmendur mė sipėr. Veēanėrisht marrėdhėniet e kryepeshkopit tivaras Zmajeviēit dhe Hydaverdi pashė Begollit janė njė shembull tipik i bashkėjetesės normale midis kėtyre dy institucioneve, ēka ka qenė inkurajuese pėr mbijetesėn e katolicizmit nė Shqipėri.

    Shpresat pėr njė frymėmarrje mė tė lirė tė bashkėsisė katolike shqiptare pėrballė rrezikut tė tkurrjes gjithnjė e mė shqetėsuese si rrjedhojė e depėrtimit tė fesė islame nė radhėt e besimtarėve, u ngjallėn mė shumė kur fuqi tė mėdha katolike tė Perėndimit, si Franca dhe mė pas edhe Austria, nė bazė tė marrėveshjeve ndėrkombėtare tė nėnshkruara me shtetin osman, fituan tė drejtėn e protektoratit (mbrojtjes) pėr popullsitė katolike brenda kufijve tė shtetit osman. Qė nė kohėn e Luigjit XIV Franca e shtoi interesimin e vet pėr tė krishterėt shqiptarė e veēmas pėr ata katolikė. Njė gjė e tillė u qartėsua mė shumė me rritjen e pranisė franceze nė tokat shqiptare, gjė qė u konkretizua me hapjen nė shek. XVII tė konsullatave nė qytete tė ndryshme, si nė Durrės etj. Artikulli 42 i Kapitulacioneve tė vitit 1673 ishte baza juridike mbi tė cilėn vendosej e drejta e Francės pėr tė qenė mbrojtėse e bashkėsisė katolike shqiptare. Kjo e drejtė e shtetit francez u pėrforcua edhe mė pas me njė artikull tė veēantė tė marrėveshjes sė Kapitulacioneve tė vitit 1740.

    Mė aktive nė qėndrimet e veta ndaj fateve tė katolicizmit nė territoret e sunduara nga Perandoria Osmane ishte Austria. Traktatet ndėrkombėtare tė pėrfunduara midis shtetit osman dhe fuqive evropiane gjatė shek. XVII-XVIII, veēanėrisht ai i Sistovos i vitit 1791, duke njohur pėrmes neneve tė posaēme lirinė dhe tė drejtat e besimtarėve katolikė tė perandorisė pėr tė ushtruar besimin e tyre, i jepnin gjithashtu Austrisė privilegjin e mbrojtjes sė interesave tė bashkėsisė katolike e nė rastin konkret, edhe tė bashkėsisė katolike shqiptare. Kėtė tė drejtė tė njohur historikisht si “Kultus-Protektorati” (Mbrojtja e Kultit), Perandoria Austro-Hungareze do ta ushtrojė mė fuqishėm gjatė shek. XIX, kur dhe interesimi i saj pėr bashkėsinė katolike shqiptare dhe pėr Shqipėrinė nė tėrėsi bėhet mė i ndjeshėm dhe mė konkret. Rritja e ndikimit tė Vjenės nė kėtė drejtim favorizohej shumė edhe nga acarimi gjithnjė e mė i shtuar i marrėdhėnieve osmano-ruse duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVIII.

    Mbrojtja e drejtpėrdrejtė ose e tėrthortė e shteteve tė krishtera tė Perėndimit ishte faktor i rėndėsishėm pėr mbijetesėn e krishterimit katolik shqiptar, sidomos pėrsa i pėrket garantimit tė njė statusi tė qėndrueshėm tė tij nė kushtet e sundimit osman, ashtu sikundėr armiqėsimi periodik i Perėndimit me shtetin osman ndikonte nė ashpėrsimin e qėndrimeve tė tij ndaj bashkėsisė katolike, duke inkurajuar kėshtu depėrtimin e islamit nė radhėt e saj.
    Ndryshe nga Kisha Katolike, veprimtaria e Kishės Ortodokse nė viset shqiptare zhvillohej nė kushte mė tė favorshme. Qendra drejtuese kryesore e ortodoksisė shqiptare dhe asaj ballkanike nė tėrėsi, Patrikana Ekumenike e Konstandinopojės, qė nga koha e pushtimit osman, siguroi marrėdhėnie tė mira me sundimtarėt e rinj dhe ruajti njė status disi tė privilegjuar brenda strukturave tė Perandorisė Osmane. Menjėherė pas pushtimit tė Konstandinopojės dhe shpalljes sė saj kryeqytet tė perandorisė, sulltan Mehmeti II e shpalli veten protektor tė Kishės Ortodokse dhe emėroi kreun e ri tė Patrikanės Ekumenike. Nė kėtė post tė lartė ai vendosi peshkopin Genadios (i mbiquajtur Skolaris), njė klerik ky i dalluar si kundėrshtar i bashkimit tė Kishės Lindore me atė Perėndimore.

    Dekreti sulltanor pėr emėrimin e patrikut tė ri ekumenik i garantonte kėtij tė fundit, dhe gjithė hierarkisė kishtare ortodokse nė varėsi tė tij, ruajtjen e privilegjeve qė ata gėzonin nė Perandorinė Bizantine. Patrikanės dhe strukturave vartėse tė saj u njihej e drejta e administrimit tė plotė tė jetės shpirtėrore dhe kishtare tė besimtarėve ortodoksė. Pėr mė tepėr, Patrikana e Stambollit pajisej edhe me pushtet tė gjerė civil. Ajo kishte mjaft kompetenca gjyqėsore pėr tė trajtuar e vendosur pėr ēėshtjet qė lindnin midis shtetasve ortodoksė tė perandorisė. Gjykata kishtare ortodokse mund tė vendoste gjoba, tė burgoste fajtorėt, madje tė jepte edhe dėnime kapitale. Pėr kėtė arsye, Patrikanės i ishte rezervuar edhe njė burg i veēantė. Gjykatat kishtare, lokale dhe qendrore, kishin gjithashtu atribute ekskluzive tė shqyrtimit dhe tė vendosjes pėr ēėshtje qė lidheshin me tė drejtėn familjare (martesat, divorcet etj.).
    Njė tjetėr aspekt domethėnės i statusit tė veēantė tė Kishės Ortodokse nė kuadrin e Perandorisė Osmane ishin edhe privilegjet fiskale. Pushteti osman edhe nė kėtė drejtim u njihte patrikėve, mitropolitėve dhe krerėve tė tjerė tė hallkave tė ndryshme tė administratės kishtare ortodokse, tė drejtėn qė, nė emėr tė kishės, tė posedonin pasuri tė shumta tė tundshme dhe tė patundshme dhe tė mblidhnin njė sėrė taksash nga besimtarėt.

    Patrikana e Stambollit pėrfaqėsonte qendrėn kryesore drejtuese tė bashkėsive ortodokse ballkanike (pėrfshi kėtu edhe atė shqiptare) dhe autoritetin mė tė lartė kishtar ortodoks pėrpara sulltanit.
    Megjithatė, nė Ballkan vijuan tė ekzistojnė e tė funksionojnė, edhe pas vendosjes sė sundimit osman nė kėto hapėsira, dy organizata kishtare ortodokse me status tė kishave autoqefale: Kryepeshkopata e Ohrit dhe Patrikana e Pejės. Ndėrsa e para nuk pati ndėrprerje tė ekzistencės sė saj, e dyta u suprimua pėr njė kohė rreth njėshekullore pėr t’u rikrijuar mė 1557. Brenda statusit tė tyre autonom, dy kishat e lartpėrmendura gėzonin nė nivel lokal tė njėjtat privilegje qė kishte Patrikana Ekumenike e Stambollit.

    Nė kushtet e kėtij organizimi administrativ tė ortodoksisė ballkanike gjatė sundimit osman, nga pikėpamja administrativo-kishtare popullsia ortodokse shqiptare ishte e pjesėtuar mė trish: njė pjesė e madhe e saj gjendej nėn juridiksionin e Kryepeshkopatės sė Ohrit dhe mė konkretisht, tė mitropolive tė Kosturit, Manastirit, Korēė-Elbasanit, Beratit dhe tė Durrėsit, si dhe tė peshkopatave tė Dibėr-Kėrēovės, Prespės e Mokrės. Ndėrkohė, nė pika tė ndryshme tė territorit shqiptar ishin themeluar nė kohė tė ndryshme edhe njė varg manastiresh ortodokse, siē ishin: manastiri i Shėn Mėrisė nė Ardenicė (Myzeqe), njė tjetėr po me kėtė emėr nė Apoloni, manastiri i Shėn Kozmait nė Halikondas (Myzeqe) etj. Autoriteti kishtar i Kryepeshkopatės njohu zgjerim tė dukshėm pas vendosjes sė sundimit osman, duke u shtrirė deri edhe te arbėreshėt e Italisė Jugore. Deri nė vitin 1557 nė kuadėr tė administrimit tė saj kishtar gjendej edhe pjesa ortodokse e popullsisė shqiptare tė Tetovės dhe Shkupit, e cila pas kėtij viti kaloi nėn administrimin e Patrikanės sė Pejės. Nė kėtė mėnyrė, brenda juridiksionit tė kėsaj tė fundit do tė hynte pėrsėri popullsia shqiptare me pėrkatėsi tė krishterė ortodokse dhe banuese nė viset shqiptare veriore (brenda kufijve tė Malit tė Zi), nė ato verilindore (Kosovė) dhe lindore (sot brenda kufijve tė Maqedonisė).

    Popullsia ortodokse e viseve shqiptare jugore poshtė vijės sė ndikimit tė Kryepeshkopatės sė Ohrit, edhe pas vendosjes sė sundimit osman, vijoi tė mbetej nėn administrimin kishtar tė mitropolive dhe peshkopatave me varėsi tė drejtpėrdrejtė nga Patrikana e Stambollit.
    Megjithėse Patrikana e Stambollit dhe kishat e tjera ortodokse autoqefale, ajo e Ohrit dhe ajo e Pejės, politikisht ishin tė qeta, sepse gėzonin mbrojtjen e pushtetit osman, bashkėsia ortodokse shqiptare e qeverisur prej kėtyre kishave, me kohė filloi tė prekej nga procesi i islamizimit. Nė pjesėn ortodokse tė popullsisė shqiptare tė administruar prej Patrikanės Serbe tė Pejės, sikurse ėshtė theksuar mė parė, ky proces pėrparoi mė vrullshėm pėr shkak tė identifikimit tė saj me sundimin shekullor serb nė periudhėn paraosmane.

    Mirėpo edhe nė strukturat e Patrikanės sė Stambollit dhe tė Kryepeshkopatės sė Ohrit, nėn juridiksionin e tė cilave ndodhej pjesa mė e madhe e popullsisė ortodokse shqiptare, shfaqeshin jo pak probleme, tė cilat ndikonin drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi nė dobėsimin e autoritetit tė kishės nė radhėt e besimtarėve. Kėshtu, p.sh., grindjet midis mitropolive apo peshkopatave pėr ēėshtje tė juridiksionit ishin tė pranishme kohė pas kohe nė administratėn kishtare. Edhe nė rastin e Kishės Ortodokse, padija e klerikėve dhe paaftėsia e tyre pėr tė kryer shėrbesat fetare dhe pėr tė komunikuar si duhet me besimtarėt, ishin dukuri jo tė rralla nė historinė e kishės nė fjalė.

    Nuk ndikonin mirė nė masėn e besimtarėve ortodoksė edhe shfaqjet e ndryshme tė korrupsionit, siē ishte p.sh. dhėnia e ryshfeteve pėr blerjen e posteve tė larta kishtare. Kjo dukuri negative u vu re si nė Patrikanėn Ekumenike tė Konstandinopojės, ashtu edhe nė Kryepeshkopatėn e Ohrit.
    Nga ana tjetėr, nuk ishin tė rralla rastet kur mitropolitėt dhe drejtues tė tjerė tė administratės kishtare u merrnin besimtarėve nė formė taksash mė shumė tė holla, sesa u ishte njohur zyrtarisht. Ndėrsa nė viset kufitare tė juridiksionit tė dioqezave katolike nė veri tė Shqipėrisė, peshkopė dhe autoritete tė tjera kishtare tė Patrikanės sė Pejės u bėnin trysni besimtarėve dhe klerikėve katolikė pėr tė paguar pėr llogari tė tyre taksa tė ndryshme.

    Rritja e pretendimeve tė Rusisė pėr tė marrė rolin e protektores sė popullsive ortodokse ballkanike, veēanėrisht duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVIII, ndėrkohė qė marrėdhėniet e saj me Stambollin po acaroheshin me shpejtėsi, i dhanė rast sulltanit dhe aleates sė tij, Patrikanės Ekumenike, qė t’i shtynin drejt suprimimit strukturat kishtare autonome siē ishin Kryepeshkopata e Ohrit dhe Patrikana e Pejės. Rezultat i rrethanave tė lartpėrmendura ishte likuidimi i Patrikanės sė Pejės mė 1766 dhe i Kryepeshkopatės sė Ohrit mė 1767. Kėtej e tutje Patrikana e Stambollit futi nėn varėsinė e vet tė drejtpėrdrejtė tė gjitha mitropolitė dhe peshkopatat, qė mė parė vareshin nga dy kishat e lartpėrmendura.

    Gjatė dhjetėvjeēarėve pasardhės Patrikana Ekumenike intensifikoi veprimtarinė e vet pėr fuqizimin e krishterimit ortodoks pas humbjeve tė mėdha qė ai kishte pėsuar me kalimin nė fenė islame tė njė numri tė madh besimtarėsh gjatė shekujve tė sundimit osman. Njė nga misionarėt e dalluar tė Kishės Ortodokse gjatė kėsaj kohe ka qenė Kozma Etoliani, i cili vinte nga shkolla e Malit Athos dhe shėtiti mjaft krahina tė Shqipėrisė Jugore, duke predikuar Biblėn nė radhėn e besimtarėve ortodoksė. Gjatė kėtij udhėtimi misionar ai hapi edhe mjaft shkolla nė gjuhėn greke. Veprimtaria e Kozma Etolianit u pėrqendrua sidomos nė krahinėn e Beratit. Pikėrisht kėtu, nė gusht tė vitit 1779, ai gjeti edhe vdekjen, sipas tė gjitha gjasave, nga agjentėt e sundimtarit tė Beratit, Kurt Ahmet pashės. Varri i tij ndodhet nė fshatin Halikondas, ku me urdhėr tė sundimtarit tė Janinės, Ali pashė Tepelenės, nė vitin 1813 u ndėrtua njė manastir me emrin e Shėn Kozmait.
    I tėrė kompleksiteti i organizimit kishtar nė viset shqiptare, administrimi i krishterimit shqiptar prej qendrave tė ndryshme kishtare, shoqėruar kjo me mospajtime e kundėrshtime tė herėpashershme midis tyre, ishte njė faktor specifik me rėndėsi tė veēantė pėr dobėsimin e qėndresės ndaj depėrtimit tė fesė islame gjatė sundimit osman. Pėr mė tej, kjo gjendje specifike lehtėsonte ndjeshėm edhe veprimin e faktorėve tė tjerė nė dobi tė pėrhapjes sė islamizmit nė radhėt e popullsisė shqiptare.

  4. #114
    Rrjedhojat e pėrhapjes sė islamit nė tokat shqiptare


    Pėrhapja e islamizmit nė trojet shqiptare ishte njė proces me rrjedhoja tė shumanshme pėr jetėn ekonomike, shoqėrore dhe kulturore tė popullit shqiptar. Rezultati kryesor i kėtij procesi ishte fakti se nė strukturėn konfesionale tė tij tashmė pėrfshihej si pjesė pėrbėrėse popullsia myslimane. Prania e saj konstatohej qartė veēanėrisht nė qytete, nė tė cilat ku mė herėt e ku mė vonė, nė pėrshtatje me ecurinė e procesit tė islamizimit, u krijuan mėhallėt (lagjet) myslimane krahas atyre tė krishtera. Mėhallėt e reja myslimane u krijuan e u zgjeruan kryesisht nė pjesėn e re (jashtė kėshtjellave) tė qytetit. Deri nė fund tė shek. XVI mėhallėt myslimane ishin bėrė realitet nė qytetet e Shkodrės (8), Pejės (13), Prizrenit (8), Prishtinės (11), Vuēiternės (7) etj. Mė pas, gjatė shek.XVII mėhallėt e veēanta me popullsi myslimane duken edhe nė qytetet e Beratit (20), Elbasanit (18) etj. Pėr emėrtimin e mėhallėve tė reja myslimane u pėrdorėn emra tė njerėzve tė shquar tė krahinės ku ndodhej qyteti, tė krerėve tė esnafeve ose tė klerikėve myslimanė. Nė disa raste mėhallėt pėrmenden edhe me emrat e xhamive apo tė mesxhideve qė ishin ndėrtuar aty.

    Ndryshimet nė strukturėn fetare tė popullit shqiptar si rrjedhim i depėrtimit tė islamizmit, u pasqyruan edhe nė arkitekturėn dhe urbanistikėn e vendbanimeve shqiptare. Njė numėr kishash u shndėrruan nė xhami, ndėrkohė qė u ndėrtuan me shumicė objekte tė reja tė kultit islamik, si xhami, teqe, shkolla (medrese), qendra bamirėsie (imarete) etj., duke i shtuar kėshtu pamjes urbanistike tė vendbanimeve nė tė cilat u pėrhap islamizmi, njė aspekt islamiko-oriental. Normat dhe rregullat islamike u shtrinė edhe nė fushėn e organizimit tė veprimtarisė ekonomike, veēanėrisht tė zejtarisė nė qytete.

    Islamizimi i popullsisė shqiptare ishte njė proces me ndikime tė ndjeshme edhe nė shumė aspekte tė kulturės shpirtėrore. Nė doket, martesat dhe nė krijimtarinė artistike (gojore dhe tė shkruar) u dukėn shpejt elementėt e kulturės islamiko-orientale. Martesat nė pėrgjithėsi filluan tė bėheshin brendapėrbrenda secilit komunitet fetar (djemtė myslimanė me vajza myslimane, ndėrsa ata tė krishterė me vajza tė krishtera), ndėrkohė qė popullsia e islamizuar nisi tė dallohej edhe nga mėnyra e veshjes. Mė tė spikatura kėto dallime ishin nė veshjen e grave myslimane qė banonin nė qytete, tė cilat filluan tė pėrdornin ferexhenė pėr tė mbuluar pjesėrisht ose tėrėsisht fytyrėn nė publik.
    Duke filluar tė paktėn qė nga gjysma e dytė e shek. XVI, nė njė pjesė tė mirė tė saj edhe krijimtaria letrare u zhvillua sipas modeleve islamiko-orientale. Nga ana tjetėr, gjurmėt qė la procesi i islamizimit nė jetėn e shoqėrisė shqiptare tė kohės u shoqėruan me ndikime tė dukshme edhe nė fondin leksikor tė shqipes. Njė numėr jo i paktė fjalėsh e shprehjesh me prejardhje turko-arabe depėrtuan nė sfera tė veēanta, sidomos nė emėrtesėn e artikujve tė pėrdorimit shtėpiak, tė gjellėtarisė etj.

    Me pėrhapjen e fesė islame nė viset shqiptare, u thellua mė tej diversiteti fetar, gjė qė potencialisht krijonte kushte pėr pėrēarjen dhe shpėrbėrjen e kombit shqiptar. Mirėpo njė gjė e tillė nuk ndodhi, pėr arsye se realiteti i ri fetar ishte njė mozaik i vendosur mbi njė shtrat tė fuqishėm, tė pėrforcuar nė rrjedhėn e historisė nga veprimi i faktorėve tė konvergjencės, siē ishin tiparet etnopsikologjike, gjuha dhe kultura e pėrbashkėt etj. Nga ana tjetėr, ashtu sikundėr krishterimi (ortodoks apo katolik), edhe islami te shqiptarėt pėrgjithėsisht mbeti njė fe popullore (veēanėrisht nė pjesėn fshatare tė popullsisė), larg intolerancės dhe fanatizmit doktrinar. Pėr mė tepėr, pėrhapja nė viset shqiptare e sekteve (tarikateve) tė ndryshme islamike krahas islamizmit (sunit) e zbuti mjaft klimėn e marrėdhėnieve ndėrfetare nė trevat shqiptare. Njė rol tė veēantė nė kėtė drejtim luajti urdhri bektashian, i cili duke qenė i afėrt me tė dy besimet kryesore, Krishterimin dhe islamizmin, duke predikuar tolerancėn dhe mirėkuptimin mbarėshqiptar, kontribuoi nė frenimin e prirjeve ndarėse nė gjirin e popullsisė dhe nė fuqizimin e lidhėzave tė unitetit mbi baza etnike e kombėtare.
    Tė dhėnat e dokumentacionit historik pėrbėjnė vėrtetimin mė tė sigurt pėr ekzistencėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės pa probleme tė shqiptarėve tė besimeve tė ndryshme.

    Misionari katolik Pjetėr Mazreku nė njė raport tė tijin dėrguar Selisė sė Shenjtė tė Romės mė 1633 jo pa habi theksonte: “Meqenėse rrijnė vazhdimisht bashkė, shumė sende nxėnė tė krishterėt nga tė pafetė (myslimanėt - shėn. i aut.) si p.sh. me kremtue ditėn e premte qė asht festa kryesore e turqve (myslimanėve - shėn. i aut.) dhe bestytni tė pafund. Turqit (myslimanėt - shėn. i aut.), si tė rrjedhun nga tė krishterėt, ruajnė shumė zakone tė tė krishterėve; pėrsa u pėrket festave, ftojnė njeni-tjetrin ndėr morte, ndėr kremtime dhe kur bajnė dasma. Shumė nga kėta tė krishterė tue marrė e dhanė me ta, besojnė se edhe ata shelbohen (shėndetėsohen - shėn. i aut.), nė qoftė se kryejnė disa tė kėqia ...”. Kėtė tė vėrtetė e vinte re edhe njė vėzhguese e huaj nė Stamboll, e cila mė 1717 nė lidhje me shqiptarėt shkruante: “Kėta njerėz, qė jetojnė midis tė krishterėve dhe muhamedanėve dhe qė nuk ua kanė marrė dorėn mosmarrėveshjeve fetare, deklarojnė se nuk janė aspak nė gjendje tė gjykojnė se cili besim ėshtė mė i miri. Por, pėr hir tė sė vėrtetės, ata i ndjekin me maturi tė dy besimet. Shkojnė nė xhami tė premteve dhe nė kishė tė dielave, duke nxjerrė si pretekst se nė ditėn e gjykimit do tė kenė mbrojtjen e profetit tė vėrtetė; mirėpo, se kush na qenka ky profet, nuk janė nė gjendje ta pėrcaktojnė nė kėtė botė”.

    Veēanėrisht gjatė shekujve kur procesi i islamizimit tė popullsisė shqiptare ishte nė zhvillim e sipėr, vija dalluese midis pjesės sė krishterė dhe asaj tė islamizuar tė popullsisė paraqitej jo fort e theksuar. Kėshtu, p.sh., nė mjaft raste ndryshimet nė pėrkatėsinė fetare u shpėrfillėn nė sfera tė tilla tė rėndėsishme tė jetės shoqėrore siē ishin marrėdhėniet martesore. Burimet historike tė shek. XVII-XVIII jo rrallė ofrojnė tė dhėna sipas tė cilave vajza tė krishtera martoheshin me djem tė islamizuar dhe se kėta tė fundit u kėrkonin priftėrinjve katolikė qė grave tė tyre tė krishtera t’u jepeshin sakramentet e shenjta (pagėzimi, kungimi, rrėfimi etj.). Pėr mė tepėr, nė kundėrshtim me rregullat fetare, ata kėrkonin qė edhe fėmijėt e lindur nga kėto martesa tė pėrziera tė pagėzoheshin nė kishė. Ishin tė shumta rastet kur edhe familje tėrėsisht tė islamizuara u kėrkonin priftėrinjve pagėzimin e fėmijėve tė vet. Nė zonėn fshatare sidomos, toleranca nė zbatimin e normave dhe tė porosive tė fesė islame ishte akoma mė e shprehur. Siē ka theksuar dijetari shqiptar Fan. S. Noli, fshatarėt shqiptarė nė rast nevoje, pa ndryshim feje, trokasin me radhė nė derėn e priftit, tė hoxhės e tė babait. Nė mesin e popullsisė sė kėsaj zone ishin pothuajse tė panjohura dukuri tė tilla, si mbulimi i fytyrės sė grave etj. Nė kėtė segment tė popullsisė shqiptare, pėr shkak tė prirjeve konservuese mė tė fuqishme, bashkėjetesa e traditave parakristiane (pagane), kristiane dhe islamike, ishte mė karakteristike sesa nė mjedisin qytetar.
    Nga ana tjetėr, pjesėmarrja e pėrbashkėt e popullsisė shqiptare si tė krishterė, ashtu dhe myslimane, nė lėvizjen ēlirimtare antiosmane, flet qartė pėr cektėsinė e ndarjes fetare pėrballė vetėdijes sė bazuar nė njėsinė kombėtare. Midis tė tjerash, kėtė fakt e pėrforcon edhe Pjetėr Budi, njė nga prelatėt katolikė dhe intelektualėt e shquar shqiptarė tė shek. XVII, i cili nė njė projekt tė vetin tė vitit 1621, pėr organizimin e kryengritjes ēlirimtare nė Shqipėri, llogariste si pjesėmarrės nė tė jo vetėm pjesėn e krishterė, por edhe atė myslimane tė popullit shqiptar.

    Thellimi i ndryshueshmėrisė fetare gjatė sundimit osman, pėr shkak tė kalimit tė pjesės mė tė madhe tė popullsisė katolike dhe asaj ortodokse nė fenė islame, nuk e cenoi karakterin etnik tė popullit shqiptar, pėrkundėr pohimit tė ndonjė studiuesi se popullsia e islamizuar bashkė me fenė humbiste edhe ndėrgjegjen kombėtare. Duhet theksuar se nė viset shqiptare pranė vijės sė takimit me etni tė huaja, procesi i islamizimit ishte njė nga faktorėt qė ndikuan nė pėrveēimin etnik tė popullsisė shqiptare dhe tė trojeve tė saj nga popujt fqinjė. Njė gjė e tillė mund tė thuhet sidomos pėr brezin kufitar enik qė fillon nga trevat shqiptare veriore (sot gjenden brenda kufijve politikė tė Malit tė Zi) dhe vazhdon nė ato verilindore (Kosova) dhe lindore (viset shqiptare brenda kufijve politikė tė Maqedonisė sė sotme).

    Nė kundėrshtim me tė vėrtetėn, nė njė pjesė tė mirė tė historiografisė sė huaj dhe veēanėrisht nė veprat e historianėve sllavė, sidomos kur ėshtė fjala pėr viset shqiptare verilindore dhe lindore (pėrkatėsisht Kosova dhe trevat shqiptare nė Maqedoni), kanė qarkulluar e qarkullojnė teza qė synojnė nė njė paraqitje tė deformuar jo vetėm tė pamjes etnike tė viseve tė lartpėrmendura nė tė shkuarėn historike, por edhe tė bashkėlidhjes sė procesit tė islamizimit me realitetin etnik tė kėtyre viseve. Teza tė tilla konvergojnė nė idenė se islamizimi nė Kosovė ėshtė dukuri qė si kohė u pėrket kryesisht shek. XVIII-XIX dhe qė lidhet me “eksodin” e malėsorėve shqiptarė drejt tokave tė Kosovės dhe tė Maqedonisė, ngjarje kjo qė paska shoqėruar “shpėrnguljet e mėdha serbe” pas luftėrave austro-osmane tė viteve 1689-1690 dhe 1737-1738. Sipas mbrojtėsve tė pikėpamjeve tė tilla, ardhėsit shqiptarė tė islamizuar qė mbushėn hapėsirėn “e boshatisur” tė Kosovės dhe tė Maqedonisė Perėndimore islamizuan edhe banorėt e mbetur sllavė, duke sjellė kėshtu, pas islamizimit tė tyre edhe “shqiptarizimin” e kėtyre territoreve.

    Nė fakt, shqyrtimi i kujdesshėm i tė dhėnave historive qė ofrojnė burimet e shek. XVI-XVII tė shpie nė pėrfundime tė kundėrta me pohimet e lartpėrmendura. Viset e Kosovės dhe viset e tjera shqiptare nė Maqedoninė e sotme u bėnė pjesė e procesit tė islamizimit, si proces unik qė pėrfshiu tėrė hapėsirėn etnike shqiptare. Madje, popullsia e viseve tė lartpėrmendura, pėr shkak tė rrethanave politike e shoqėrore tė veēanta nė tė cilat ndodhej nė prag tė vendosjes sė sundimit osman, dallohej pėr hershmėrinė e fillimeve tė kalimit nė islamizėm dhe pėr ritme mė tė larta tė zhvillimit tė kėtij procesi nė krahasim me pjesėn tjetėr tė popullit shqiptar. Mjafton tė pėrmendim se qė nė fund tė shek. XVI rreth 60% e popullsisė qytetare tė Kosovės dhe tė trevave shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore ishte islamizuar. Po tė kemi parasysh se gjatė shek. XVII jo vetėm popullsia qytetare, por edhe ajo fshatare kaloi masivisht nė fenė islame, duket qartė se realiteti i ri fetar nė trevat shqiptare tė lartpėrmendura (islamizimi i shumicės dėrrmuese tė popullsisė vendase), ishte krijuar pėrpara luftės austro-osmane tė viteve 1689-1690 dhe sė ashtuquajturės “shpėrngulje serbe” qė ndodhi pas saj. Prandaj ėshtė plotėsisht e qartė se nė kėto vise kemi tė bėjmė me islamizim tė popullsisė shqiptare, banuese shekullore e kėtyre vendeve. Pėrkatėsia etnike shqiptare e popullsisė sė Kosovės dhe tė trevave shqiptare lindore (tė Maqedonisė sė sotme Perėndimore), duket edhe nė faktin se nė defterėt osmanė tė regjistrimit tė popullsisė (gjysma e dytė e shek. XVI) shumė banorė tė islamizuar tė kėtyre viseve ende ruanin si mbiemra emrat e krishterė tė prindėrve tė vet ose mbiemra nga sfera e antroponimisė karakteristike shqiptare (Bardh, Gjin, Gjergj etj.). Pėr shqiptarėsinė e popullsisė sė islamizuar tė viseve tė lartpėrmendura jep tė dhėna bindėse edhe relacioni i prelatit katolik Pjetėr Mazreku, i cili nė vitin 1623 informonte se Prizreni kishte 12 000 banorė myslimanė, shumica e tė cilėve ishin shqiptarė.

    Duke qenė se qė pėrpara luftės austro-osmane tė viteve 1689-1690, islamizmi u pėrhap masivisht nė radhėt e popullsisė shqiptare dhe jo asaj serbe, dhe se popullsia e islamizuar formonte shumicėn dėrrmuese tė krejt popullsisė banuese nė territorin e sotėm tė Kosovės dhe nė viset shqiptare lindore, natyrshėm del pėrfundimi se popullsia sllave e kėtyre viseve nuk pėrbėnte veēse njė pakicė kundrejt shumicės etnike shqiptare. Nė kėtė mėnyrė, popullsia autoktone e kėtyre anėve, sikundėr e tėrė popullsia shqiptare e islamizuar, ndėrroi vetėm pėrkatėsinė fetare duke ruajtur tė pandryshuar pėrkatėsinė etnike shqiptare.

  5. #115
    K R E U IV

    PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE
    (1771 - 1831)







    Vėshtrim i pėrgjithshėm i periudhės



    Si nė tė gjithė Perandorinė Osmane, edhe nė tokat shqiptare, gjatė shek. XVIII e sidomos nė gjysmėn e dytė tė tij, filloi tė mbizotėronte njė situatė e re, e cila solli zhvendosje tė rėndėsishme nė raportin e forcave ekonomiko-shoqėrore dhe politike tė vendit.
    Nė jetėn ekonomike mori pėrhapje tė mėtejshme ekonomia e mallrave, vazhdoi tė fuqizohej sistemi i ēifligjeve si pronė feudale private dhe u thellua diferencimi nė gjirin e klasės feudale, u shtypėn njėra pas tjetrės kryengritjet fshatare, tė gėrshetuara me rebelimin e feudalėve ushtarakė tė rėnė ekonomikisht, dhe filloi afrimi i feudalėve qeveritarė me krerėt ushtarakė malėsorė. Lufta e familjeve ēifligare mė tė fuqishme pėr tė marrė e pėr tė mbajtur pushtetin, tėrhoqi me vete forca tė rėndėsishme tė shoqėrisė shqiptare. Kjo luftė e acaroi pėr disa dhjetėvjeēarė gjendjen anarkike nė tė gjithė vendin, por edhe i dha fund asaj pėr tė filluar njė fazė tė re zhvillimi nė lėmin ekonomik e kulturor dhe nė atė shoqėror e politik.

    Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII nė tokat shqiptare pati njė zhvillim mė tė madh ekonomik e kulturor nė krahasim me shekujt pararendės, u rrit prodhimi bujqėsor e blegtoral pėr treg, dhe lidhur me kėtė, qytetet shqiptare njohėn njė zhvillim mjaft tė shpejtė. Ato u bėnė tregje tė rėndėsishme nė radhė tė parė pėr artikujt e bujqėsisė e nė mėnyrė mė tė kufizuar pėr prodhimet e esnafeve vendase. Sfera e veprimtarisė sė kėtyre qyteteve u shtri pėrtej tokave shqiptare, duke zhvilluar njė tregti mjaft tė gjallė tranzite midis viseve perėndimore e qendrore tė Gadishullit Ballkanik dhe Evropės.

    Lidhjet qė u krijuan ēuan nė forcimin e dy tregjeve me rėndėsi ndėrkrahinore qė patėn si bosht dy qytetet kryesore, Shkodrėn dhe Janinėn. Formimi i kėtyre tregjeve ishte njė hap i rėndėsishėm pėrpara drejt bashkimit ekonomik tė vendit. Kėtu filloi tė vepronte njė shtresė e re shoqėrore qė po zhvillohej nė qytete, borgjezia tregtare shqiptare.

    Por lidhjet me sferėn e veprimit tė kėtyre tregjeve ishin ende tė dobėta, ato hasnin nė vėshtirėsitė dhe pengesat qė krijonte sistemi i timarit me mjedisin e vet feudal rrethues, i cili nuk lejonte shkrirjen e tyre nė njė treg tė vetėm kombėtar. Borgjezia tregtare ishte e dobėt nė numėr dhe e varur nga pėrfaqėsuesit e parisė sė vjetėr feudale, qė kishte nė dorė pushtetin politik.
    Ndryshimet qė u kryen nė planin ekonomik, sollėn pasoja tė rėndėsishme edhe nė fushėn shoqėrore e politike, qė u pasqyruan nė fuqizimin e pronarėve tė mėdhenj ēifligarė vendas, nė kurriz tė pushtetit qendror, i cili pa ata nuk ishte nė gjendje tė ushtronte sundimin e vet mbi provincat. Kėto familje tė mėdha feudale, oxhaqet, bashkuan me pushtetin ekonomik edhe atė vendor, vendosėn sundimin e tyre nė vend, tė cilin e bėnė nė fakt tė trashėgueshėm.

    Tė interesuar nė fillim pėr tė mos ndarė mė me osmanėt pushtetin ekonomik tė vendit, ku kishin zotėrimet e veta, oxhaqet shqiptare u drejtuan mė nė fund edhe kundėr pushtetit qendror dhe pėrpjekjeve tė tij pėr tė mbajtur ende nė kėmbė sistemin e vjetėr feudal ushtarak tė timareve dhe pėr tė ushtruar, nėpėrmjet funksionarėve tė dėrguar nga qendra, pushtetin e vet nė tokat shqiptare.
    Edhe pse ishte e lidhur me interesat e feudalėve tė mėdhenj ēifligarė, lindja e kėtyre pashallėqeve, objektivisht, u pėrgjigjej edhe interesave tė shtresave tė reja shoqėrore, elementėve tė borgjezisė tregtare.

    Kėta kishin nevojė pėr krijimin e njė pushteti tė fortė nė vend, qė tė ishte nė gjendje t’i vinte fre anarkisė, gjė qė s’e bėnte mė pushteti qendror osman, dhe pėr krijimin e uniteteve politike mė tė mėdha se sanxhakėt, tek tė cilėt shihnin jo vetėm njė zgjerim tė tregut tė brendshėm, por edhe njė pėrpjekje pėr tė shkėputur trevat shqiptare, tė Veriut e tė Jugut nga kontrolli i administratės osmane. Nė kėta faktorė i kishte rrėnjėt formimi e fuqizimi i pashallėqeve shqiptare gjysmė tė pavarura tė Shkodrės e tė Janinės nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII dhe nė fillim tė shek. XIX.

    Pashallėqet shqiptare tė shek. XVIII - fillimi i shek. XIX, shėnuan njė hap tė parė drejt bashkimit politik tė vendit, siē ishte arritur deri diku deri nė shek. XIV. Por, tė ngritur mbi themele ekonomike ende jo tė shėndosha, kur mungonte uniteti nė gjirin e klasės feudale shqiptare dhe, tė ndodhur nė kushte jo tė favorshme ndėrkombėtare, kėto pashallėqe nuk mundėn tė bėnin hapin vendimtar tė shkėputeshin vetė nga varėsia e Stambollit dhe tė shkėpusnin edhe Shqipėrinė nga sundimi i Perandorisė Osmane.

    Krahas kėtyre ndryshimeve, shek. XVIII shėnoi dukuri tė reja me interes edhe nė fushėn e kulturės. U zhvillua mė tej kultura popullore, sidomos poezia, qė kishte arritur vlera artistike me poezinė epike. Qytetet u pajisėn me ndėrtesa monumentale, civile dhe tė kultit, kurse nė ambientin e kishės ortodokse piktura murale shėnoi njė lulėzim tė ri me elementė realistė. Nė qytete zhvillohej njė tip i ri letėrsie nė gjuhėn amtare, e cila nė krahasim me letėrsinė e mėparshme kishtare, merrte tani karakter kryesisht didaktik, pėrmbante elemente laike e realiste. Krijohet njė shtypshkronjė, rritet numri i librave tė botuar nė gjuhėn shqipe dhe numri i shkollave, ku veprojnė tashmė mėsues tė ditur laikė, tė cilėt pėrēojnė deri diku ndikimin e racionalizmit evropian.

    Shtypja me armė e kėtyre pashallėqeve nga ana e pushtetit qendror osman e acaroi mė tej konfliktin e sundimtarėve osmanė me popullin shqiptar. Pėr tė realizuar politikėn e tij centralizuese nė Shqipėri, pushteti sulltanor shtypi qėndresėn e shtresės drejtuese vendase, e cila nuk donte tė hiqte dorė nga pozitat e veta nė administrimin e vendit. Zbatimi i kėsaj politike centralizuese, qė u quajt “pushtimi i dytė osman i vendit”, e vuri Stambollin pėrballė lėvizjeve popullore, tė cilat u ndėrthurėn me ato tė krerėve feudalė. Kėto lėvizje ēuan nė vitet 30 tė shek. XIX, nė njė varg kryengritjesh tė tjera kundėr sundimit osman, tė cilat, krahas faktorėve ideologjik, kulturor dhe politik, pėrgatitėn truallin pėr zhvillimin e lėvizjes kombėtare tė epokės sė Rilindjes nė Shqipėri.

    Nė periudhėn e sundimit tė sistemit feudal ushtarak osman, me gjithė kushtet e vėshtira nė tė cilat ndodhej Shqipėria, u pėrgatitėn njė varg elementesh tė reja ekonomike, shoqėrore, politike e kulturore, qė krijuan premisat pėr kalimin nė njė periudhė historike me pėrmbajtje tė re, tė Rilindjes Kombėtare.

  6. #116
    1. ANARKIA FEUDALE DHE PĖRPJEKJET PĖR KAPĖRCIMIN E SAJ




    Fuqizimi i pushtetit tė feudalėve krahinorė.

    Oxhaqet shqiptare



    Procesi i shndėrrimit tė pronės shtetėrore tė tokės nė pronėn feudale private dhe diferencimi i mėtejshėm nė gjirin e shtresės feudale vendase shpunė, ashtu si nė pjesėt e tjera tė perandorisė, nė fuqizimin politik tė ēifligarėve nėpėr sanxhakėt shqiptarė dhe, rrjedhimisht, nė dobėsimin e pushtetit qendror nė to.
    Duke pasur nevojė pėr forca ushtarake qė tė mund tė pėrballonte rreziqet e brendshme e tė jashtme, dhe duke qenė e detyruar qė tė siguronte me anėn e feudalėve vendas shuma sa mė tė mėdha tė hollash pėr tė mbuluar shpenzimet gjithnjė nė rritje, Porta e Lartė jo vetėm nuk mundi ta ndalte procesin e fuqizimit politik tė feudalėve provincialė, por edhe u mbėshtet kryesisht tek ata mė tė fuqishmit. Sulltanėt qenė tė detyruar t’u besonin feudalėve tė mėdhenj vendas detyrat mė tė rėndėsishme administrative e ushtarake dhe t’i njihnin ata zyrtarisht si pari (si ajanė). Nga ana tjetėr, kjo shtresė, ende e dobėt, nuk kishte aspak ndėrmend tė shkėputej nga Stambolli. Pėrkundrazi, ajanėt mundoheshin tė pėrfitonin sa mė shumė nga pushteti qendror pėr tė dalė nė krye tė pushtetit provincial.

    Si rrjedhim, sipas pasurisė dhe forcave tė armatosura qė dispononte, secili ajan kishte vendosur ndikimin e tij mbi njė krahinė mė tė madhe a mė tė vogėl, ku zakonisht ai kishte edhe ēifligjet. Rreth ajanėve ishin grumbulluar ēifligarė mė tė vegjėl, kurse jashtė krahinės ata kishin lidhur krushqi e aleancė pėr ndihmė reciproke me feudalė tė tjerė tė mėdhenj. E mbėshtetur kryesisht mbi ēifligjet e veta tė trashėgueshme, mbi pasurinė monetare dhe mbi aleancat feudale, kjo shtresė e ajanėve e ndiente veten mė pak tė lidhur me pushtetin qendror sesa feudalėt ushtarakė. Familjet e kėtyre ajanėve formuan nė Shqipėri njė elitė aristokrate feudale, oxhaqet.

    Nga kėto oxhaqe, disa ishin ngritur nė kėtė pozitė shoqėrore pasi u bėnė pronarė tė mėdhenj ēifligjesh dhe sipėrmarrės kryesorė tė taksave. Ata fituan gjithashtu grada pashallarėsh e vezirėsh, sipas funksioneve qė u detyrua t’u jepte pushteti qendror. Tė tilla oxhaqe ishin dyert e Kryezinjve nė Gjakovė, tė Biēakēinjve nė Elbasan etj. Kurse oxhaqet e Begollajve nė Pejė, tė Bushatllinjve nė Shkodėr, tė Toptanėve nė Krujė, tė Asllanpashallive nė Janinė e nė Gjirokastėr etj., kishin qenė familje feudale ushtarake tė vjetra e me funksione tė larta. Duke shfrytėzuar ofiqet e tyre, kėto familje u pasuruan, krijuan ēifligje dhe, ndryshe nga e kaluara, burimin e fuqisė tashmė e kishin kryesisht te kėto prona, dhe jo aq te funksionet e dhuruara nga sulltani.

    Nga kėto familje Porta detyrohej tė zgjidhte funksionarėt e vet pėr qeverisjen e sanxhakėve, sepse vetėm ato ishin nė gjendje ta kryenin kėtė detyrė nė sajė tė marrėveshjes me ajanė tė tjerė tė sanxhakut. Ajani mė i fuqishėm, qė ngarkohej me detyrėn e qeveritarit, qė kishte ofiqet administrative nėpėr krahinat e sanxhakut, ua ndante komandat e kėshtjellave dhe sipėrmarrjet e dyta tė taksave tė besuarve tė tij nga paria e kėtyre krahinave. Kishte ikur tani ajo kohė kur pushteti qendror dėrgonte nėpėr sanxhakėt shqiptarė njerėzit e vet dhe vendasit i bindeshin. Pati raste kur Porta e Lartė emėronte si qeveritarė pėrfaqėsues nga oxhaqet e fuqishme tė sanxhakėve fqinjė, por as kėta nuk mund ta mbanin pushtetin pa pėrkrahjen e ajanėve mė tė fuqishėm vendas.
    Shtresa e ajanėve pėrbėnte tani shtyllat e pushtetit nėpėr sanxhakėt shqiptarė. Kjo ishte shprehje e qartė e dobėsimit tė pushtetit qendror osman nė periudhėn para formimit tė pashallėqeve tė mėdha nė vendin tonė.



    Lufta e parisė vendase pėr pushtet



    Fuqizimi ekonomik e politik i shtresės sė ajanėve nuk u arrit pa konflikte me pushtetin qendror, qė e kishin burimin nė mospėrfilljen e interesave tė tij, pa qėndresėn e vazhdueshme e shpeshherė tė armatosur tė fshatarėsisė dhe pa grindje e luftime tė ashpra e tė gjata nė gjirin e vetė parisė vendase. Tė gjitha kėto u bėnė shkak qė i gjithė vendi u fut pėr njė kohė tė gjatė nė njė gjendje anarkie gjithnjė e mė tė rėndė, pasojat negative tė sė cilės u pasqyruan nė pėrgjithėsi nė zhvillimin ekonomik e nė veēanti nė gjendjen ekonomike tė popullsisė sė thjeshtė tė fshatit e tė qytetit.

    Njė nga shkaqet e konflikteve tė shpeshta nė gjirin e shtresės feudale vendase ishin abuzimet e funksionarėve tė mėdhenj nė shpėrndarjen e timareve. Kėta, duke pasur si qėllim tė grumbullonin rreth vetes sa mė shumė pasues dhe tė merrnin tapitė e tokave, tė cilat synonin t’i akaparonin, propozonin pėr zotėrim timaresh vakante njerėzit e tyre, pavarėsisht nėse kėta kishin timare tė tjera. Kėto shkelje, edhe pse shkaktonin qortime dhe madje ndėshkime nga ana e sulltanit, i cili disave u konfiskoi edhe pasurinė, nxisnin nė radhė tė parė zemėrimin e spahinjve tė zhveshur nga timaret.

    Kėta spahinj, tashmė tė shpronėsuar, formonin zakonisht ēeta tė armatosura dhe hidheshin nė sulm, digjnin e grabisnin prona ēifligarėsh tė mėdhenj, prona shtetėrore, qytete, ndėrprisnin rrugėt etj., dhe s’pyesnin pėr autoritetet qeveritare. Regjistrat e kadilerėve tė qyteteve shqiptare tregojnė se grindjet shkaktoheshin edhe midis ēifligarėve e spahinjve pėr faktin se ēifligarėt, pasi shtinin nė dorė tapitė ose zinin ndonjė ofiq zyrtar me rėndėsi, fillonin tė mos u njihnin spahinjve tė drejtat qė u takonin si tapilėshues.

    Mosmarrėveshje e konflikte tė ashpra shkaktonin sidomos sipėrmarrjet e taksave. Heqja e njė sipėrmarrjeje nga dora e njė familjeje dhe dhėnia e saj njė tjetre, qė ofronte mė shumė ose kishte miq mė tė fortė nė Stamboll, pasohej zakonisht me turbullira. Nga interesat qė kishin familjet e fuqishme me sipėrmarrjet, pėrcaktoheshin edhe aleancat dhe kundėrshtinė midis tyre. Tė pakėnaqurit, duke bashkėpunuar me tarafet e veta, u krijonin rivalėve vėshtirėsi tė mėdha. Ato nė raste tė veēanta, sikurse feudalėt e shpronėsuar, dėrgonin kundėr objekteve tė sipėrmarrjeve shtetėrore ose pronave tė rivalėve banda tė armatosura. Kėto formoheshin nga ēetat e feudalėve tė shpronėsuar, nga ato tė krerėve ushtarakė malėsorė dhe nė disa raste nga luftėtarė me rrogė tė liruar pas pėrfundimit tė luftėrave, tė cilėve nuk u ishin dhėnė plotėsisht pagesat qė u takonin.

    Krerėt e Matit, nga familjet e Zogollėve dhe e Ēelajve me rreth njėmijė veta, tė lidhur fshehurazi me zėvendėsin e qeveritarit tė sanxhakut tė Manastirit, qė deshi tė diskreditonte eprorin dhe rivalin e vet pėr postin e mytesarifit tė Manastirit, nė vitin 1711 sulmuan e plaēkitėn dy herė kėtė qytet dhe penguan grumbullimin e taksave. Nė gusht tė vitit 1712 disa feudalė tė vegjėl peqinas, tė cilėt kishin tre vjet qė cenonin rendin nė qytetin e Peqinit, duke prerė rrugėn tregtare tė Durrėsit dhe duke grabitur kripėn e shtetit, qė shpihej me karvan nė Elbasan, dėmtuan rėndė sipėrmarrėsin e tė ardhurave tė skelės sė Durrėsit. Nė maj-qershor tė vitit 1714, feudalėt frashėrllinj, pėrmetarė e kolonjarė dhunuan Voskopojėn, Shipskėn etj., duke grabitur bagėti e plaēka deri te vathėt e grave. Nė tė njėjtėn kohė, ēeta prej 200-400 vetash nga Margėllėēi e Kuēi grabitėn e dogjėn dajlanin e Prevezės dhe shkatėrruan ēifligjet e fshatrat pėrreth.
    Nė disa raste antagonizmi ndėrfeudal arrinte deri atje saqė, pėrfaqėsues tė feudalėve, pėrkrahnin lėvizjet fshatare kundėr pagimit tė taksave pėr tė dėmtuar rivalėt, sikurse ndodhi nė vitet 1703-1704 dhe nė vitet 1714-1715.

    Nga tė gjitha kėto forma tė grindjeve feudale pėrfitonin nė fund tė fundit familjet mė tė fuqishme, oxhaqet. Kėto shfrytėzonin forcat e feudalėve tė vegjėl, qė i merrnin nė mbrojtje kur ua kishin nevojėn dhe i futnin nėn varėsinė e tyre, ose i luftonin ato me anė tė forcave ushtarake qeveritare kur nuk ua kishin nevojėn. Kėshtu oxhaqet forcuan pozitat e veta dhe u bėnė jo vetėm shtyllat e pushtetit krahinor nė sanxhaqe, por edhe mbėshtetja kryesore e pushtetit qendror, i cili tashmė nuk bėnte dot pa ta.

    Disa pėrfaqėsues mė tė fuqishėm oxhaqesh nga radhėt e ajanėve tė krahinave, Porta e Lartė i ngarkonte me detyrėn e qeveritarit tė sanxhakut. Por, qoftė pėr tė frenuar fuqizimin e tyre, qoftė pėr tė marrė shpėrblime nga ata, qoftė edhe pėr tė ndėshkuar tė pabindurit, ajo brenda njė ose dy viteve i shkarkonte dhe emėronte rivalėt e tyre. Familje tė tilla rivale, nė gjysmėn e parė tė shek. XVIII, kishte pothuajse nė ēdo sanxhak: nė sanxhakun e Shkodrės ishin Ēaushollajt e Bushatllinjtė; nė atė tė Dukagjinit ishin Begollajt e Pejės dhe Kryezitė e Gjakovės; nė sanxhakun e Elbasanit ishin Vėrlacėt e Biēakēinjtė; nė atė tė Beratit ishin Vlorajt, Velabishtajt e Ngurzajt; nė sanxhakun e Delvinės ishin Asllanpashallitė e Kokajt; nė atė tė Janinės ishin gjithashtu Asllanpashallitė e Alizotajt.

    Secila nga kėto familje feudale, e mbėshtetur nė tarafet e veta e qė pėrbėheshin nga feudalė mė tė vegjėl dhe nga bylykbashė e krerė ushtarakė malėsorė tė krahinave, si dhe nga udhėheqės esnafesh nėpėr qytete, pėrpiqej tė merrte e tė ruante pushtetin nė vend nė kundėrshtim me politikėn e ekuilibrimit tė forcave rivale qė ndiqte Porta e Lartė. Si pasojė, konfliktet u shtrinė nė gjithė vendin, ērregullimet kapnin gjithė aparatin shtetėror, pasiguria e jetės dhe e pasurisė kėrcėnonte kėdo, zhvillimi ekonomik pengohej pėr kohė tė tėra.

    Nė sanxhakun e Shkodrės, pėr shkak tė rivalitetit midis familjes sė Bushatllinjve dhe asaj tė Ēaushollajve, nė vitet 30 tė shek. XVIII mundėn tė sundonin familjet kryesore tė sanxhakut tė Dukagjinit, ajo e Begollajve tė Pejės dhe ajo e Kryezinjve tė Gjakovės. Rivale midis tyre edhe pėr pushtetin e sanxhakut tė Dukagjinit, kėto dy familje arritėn tė qeverisnin nė Shkodėr duke u mbėshtetur herė te Bushatllinjtė e herė te Ēaushollajt, pa siguruar qetėsinė e domosdoshme. Nė vitet 40, nevoja pėr t’i dhėnė fund anarkisė i zhvendosi forcat e brendshme, esnafet dhe malėsorėt, nė favor tė Ēaushollajve, tė cilėt qeverisėn thuajse pesėmbėdhjetė vjet me ndonjė ndėrprerje tė vogėl. Megjithatė, as kėta nuk mundėn ta shuanin grindjen me Bushatllinjtė derisa kėta tė fundit arritėn tė grumbullonin rreth tyre masėn kryesore tė zejtarėve e tė malėsorėve dhe, nė vitin 1755, i dėbuan pėrfundimisht Ēaushollajt nga Shkodra. Bushatllinjtė, tė mbėshtetur nga shumica e shtresave shoqėrore tė qytetit dhe tė krahinės, jo vetėm nuk e lėshuan mė pushtetin nga duart e tyre, por duke e shtrirė atė mbi sanxhakėt e Shqipėrisė Veriore, u dhanė fund grindjeve tė feudalėve lokalė, tė cilėt i nėnshtruan me dhunė ose me marrėveshje.

    Nė Shqipėrinė Jugore, lufta pėr pushtet vazhdoi mė gjatė. Nė sanxhakun e Beratit, deri mė 1764, ajo u zhvillua kryesisht midis familjes sė vjetėr tė Vlorajve dhe degės sė saj nė Berat, Velabishtajve, kur atė e mori njė familje e tretė, ajo e Ngurzajve qė pėrkrahte Velabishtajt. Por edhe Ngurzajt nuk mundėn ta mbanin pushtetin veēse gjer mė 1788, kohė nė tė cilėn kundėrshtarėt e tyre e morėn dhe e mbajtėn deri nė 1810, kur thuajse gjithė Shqipėria Jugore ra nėn sundimin e vezirit tė Janinės, Ali pashė Tepelenės. Ashtu si Bushatllinjtė, edhe ky pasha i fuqishėm i kishte dhėnė fund luftės pėr pushtet si nė sanxhakun e Janinės (1787), ku grindeshin Asllanpashallitė me Alizotajt, ashtu dhe nė sanxhakun e Delvinės, ku mosmarrėveshjet midis familjeve rivale vendase nuk reshtėn thuajse gjatė gjithė shek. XVIII.

  7. #117
    2. PASHALLĖKU I SHKODRĖS NĖN SUNDIMIN E BUSHATLLINJVE.
    LUFTA PĖR SHKĖPUTJE NGA STAMBOLLI
    (1771-1796)





    Ardhja nė fuqi e Bushatllinjve



    Qeverisja e sanxhakut tė Shkodrės nga pėrfaqėsuesit e pashallarėve tė Gjakovės dhe tė Pejės, nuk mundi tė ndalte gjendjen anarkike; konfliktet nuk reshtėn as nė qytete e as nė krahina ku vepronin pėrkrahėsit e dy familjeve tė fuqishme feudale shkodrane: Ēaushollajve dhe Bushatllinjve. Mė 8 shtator 1736 nė mes tė tregut tė Shkodrės u vranė e u plagosėn 29 veta nga tarafet e esnafėve tė tabakėve (qė pėrkrahnin Bushatllinjtė) dhe tė terzijve (qė pėrkrahnin Ēaushollajt). Tetė ditė mė vonė u vranė e u plagosėn 87 veta nė njė konflikt midis krahinave tė Shkrelit dhe tė Kastratit, i cili filloi me armė zjarri dhe pėrfundoi me shpata.

    Gjatė luftės austro-osmane tė viteve 1736-1739 banorėt e Malėsisė sė Madhe u ngritėn pėrsėri kundėr sundimit osman nėn nxitjen e kryepeshkopit tė Tivarit, Mėhill Sumės, dhe, duke u bashkuar me ushtritė austriake, u bėnė ballė me sukses ekspeditave ndėshkimore tė vezir Mahmud pashė Begollit. Ndėrkohė feudalėt shkodranė e vlerėsuan fuqinė e tyre luftarake dhe bėnė pėrēapjet e duhura pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė synimeve tė veta. Qė nė kėtė kohė malėsorėt filluan tė luanin rol me rėndėsi nė luftėn e familjeve rivale vendase pėr tė shtėnė nė dorė pushtetin e sanxhakut.

    Ēaushollajt ishin tė parėt qė e shfrytėzuan kėtė forcė kundėr vezirit pejan, Mahmut pashė Begollit, dhe pėrkrahėsve tė tij, Bushatllinjve. Me ndihmėn e malėsorėve Ēaushollajt, mė 5 shkurt 1739 vranė vezirin nė mes tė rrugės dhe arritėn tė merrnin pushtetin nė sanxhakun e Shkodrės qė e mbajtėn thuajse pėr dhjetė vjet rresht. Gjatė kėsaj kohe dėshtuan orvatjet e Bushatlinjve dhe tė pėrkrahėsve tė tyre, tarafit tė fuqishėm esnafor tė tabakėve tė Shkodrės dhe agallarėve tė pasur e guximtarė tė Ulqinit, pėr tė pėrmbysur Ēaushollajt. Kėta, duke bėrė pėr vete malėsorėt dhe duke gėzuar pėrkrahjen e tarafit esnafor tė terzijve, qė mbronte edhe interesat e tregtarėve shkodranė, arritėn tė hynin nė luftė dhe tė sprapsnin me armė forcat e valiut tė Rumelisė, tė cilat erdhėn nė Shkodėr pėr tė nxjerrė disa taksa tė reja, qė tregtarėt shkodranė nuk deshėn t’i paguanin.

    “Nuk ka krahinė nė botė kaq tė pabindur ndaj sulltanit”, shkruante nė kėtė kohė zėvendėskonsulli venedikas, Anton Duoda. Duke organizuar njė sulm rrethues, Ēaushollajt vranė mė 8 gusht 1731 nė sarajin e vet edhe Ethem pashė Begollin me tė vėllanė, tė cilėt Porta e Lartė i kishte dėrguar tė qeverisnin nė Shkodėr pas revoltės sė Ēaushollajve kundėr valiut tė Rumelisė. Por dy vjet mė vonė, mė 1753, Porta u detyrua t’u ligjėronte pushtetin. Megjithatė, lufta e Ēaushollajve kundėr Begollajve, Kryezinjve dhe Bushatllinjve, vazhdoi tė ashpėrsohej dhe tė dėmtonte veēanėrisht zhvillimin ekonomik tė vendit, gjer nė tetor tė vitit 1755.
    Paaftėsia e Ēaushollajve pėr tė vendosur hegjemoninė e tyre mbi kundėrshtarėt dhe pėr t’i dhėnė fund anarkisė nė sanxhak, e detyroi tarafin e terzijve tė mos i pėrkrahte mė ata dhe tė pajtohej me tarafin e tabakėve, nė krye tė tė cilit kishte dalė Mehmet bej Bushatlliu (vdiq mė 1775).

    Nė kėtė mėnyrė ata shpresonin qė tė vendosej njė pushtet i vetėm e i fortė, pėr tė cilin ishin tė interesuar kryesisht zejtarėt e tregtarėt. Lufta shpėrtheu dhe nė kėto rrethana, Ēaushollajt tė braktisur nga forcat kryesore tė tarafeve tė tyre, u dėbuan nga Shkodra. Bushatllinjtė mbetėn e vetmja familje e madhe vendase qė mundi tė merrte pushtetin e sanxhakut.

    Pas dėbimit tė Ēaushollajve, Mehmet bej Bushatlliu ende nuk ishte emėruar qeveritar i sanxhakut tė Shkodrės, por, i pėrkrahur nga dy tarafet esnafore dhe nga forca malėsorėsh me rrogė, ai ishte nė fakt sundimtari i vėrtetė i vendit, derisa Porta e njohu atė si mytesarif tė sanxhakut tė lartpėrmendur nė gusht tė vitit 1757, duke i dhėnė edhe titullin pashė. Nga kjo kohė e deri mė 1831 familja e Bushatllinjve, e mbėshtetur nė shumicėn e ajanėve tė sanxhakut, tė bylykbashėve dhe tė bajraktarėve, si dhe nga njė pjesė e mirė e zejtarėve, tė tregtarėve e tė detarėve, mbajti pa ndėrprerje kėtė pushtet duke e trashėguar.
    Pėr pėrforcimin e pushtetit tė vet, Mehmet pashė Bushatlliu ndoqi nė pėrgjithėsi njė politikė tė brendshme qė u pėrshtatej edhe interesave kryesorė tė vendit. Synimi i kėsaj politike ishte nė radhė tė parė tė vendoste rregullin e qetėsinė kaq tė dėshiruar si nga fshatarėsia, ashtu edhe nga qytetarėt e dėmtuar rėndė gjatė periudhės sė anarkisė.

    Arritja e kėtij synimi ishte e pashkėputur nga zgjidhja e njė vargu ēėshtjesh. Njė nga kėto ishte mposhtja e ajanėve tė fuqishėm kundėrshtarė. Qė para njohjes sė tij si mytesarifi i sanxhakut, Mehmet Pasha e kishte filluar kėtė detyrė dhe thuajse kishte eleminuar krerėt e tarafeve esnafore tė tabakėve dhe tė terzinjve, si dhe njė varg krerėsh tė tjerė. Disa krerė kishin mundur tė arratiseshin, por ai nuk i la tė qetė gjatė gjithė jetės sė vet.

    Mehmet Pasha i kushtoi vėmendje mbėshtetjes sė pushtetit tė tij nga ana e elementit tė krishterė, forca ushtarake e tė cilit nė sanxhakun e Shkodrės ishte shumė e rėndėsishme. Kėtė mbėshtetje ai e arriti duke mbrojtur tregtarėt e krishterė e duke bashkėpunuar me ta, duke shtuar pjesėmarrjen e malėsorėve katolikė nė ushtrinė e tij me pagesė dhe duke mos penguar veprimtarinė e klerit katolik. Me pėrkrahjen e krerėve ushtarakė malėsorė dhe me njohjen e privilegjeve tė tjera tė malėsive, ai arriti tė siguronte prej kėtyre njė burrė pėr shtėpi nė rast lufte dhe pagesėn e njė dukati pėr shtėpi nė vit.

    Njė ēėshtje e rėndėsishme, kryesisht me karakter ekonomik, ishte zgjidhja e mosmarrėveshjeve midis ulqinakėve dhe venedikasve, tė cilat pengonin zhvillimin e lirė e tė sigurt tė tregtisė nė sanxhakun e Shkodrės. Konkurrenca e pamėshirshme e venedikasve me flotėn ulqinake nė rritje e sipėr, kishte shtyrė njė pjesė tė mirė tė agallarėve tė Ulqinit qysh nė vitet 20 tė shek. XVIII tė lidheshin shumė ngushtė me njė rival tė fuqishėm tė Venedikut, me Beun e Tripolit. Si rrjedhim, flota e Ulqinit dhe e Tripolit bashkėpunonin pėr mbrojtje, por nė disa raste sulmonin edhe flotat perėndimore e sidomos atė tė Venedikut. Kėshtu, pirateria kishte marrė hov nė Adriatik dhe Ulqini ishte bėrė njė fole piratėsh. Mehmet Pasha e luftoi me ashpėrsi piraterinė e ulqinakėve si dhe lidhjet e tyre me Tripolin, duke djegur tė gjitha anijet pirate qė shtiu nė dorė. Kėshtu brenda njė kohe tė shkurtėr Ulqini u kthye nė njė qytet normal tregtie e lundrimi dhe Bushatlliu siguroi marrėveshjen si me agallarėt e kėtij qyteti, qė kėrkonin tė punonin me anijet e tyre nė kushte tė qeta brenda e jashtė vendit, ashtu edhe me autoritetet e Republikės sė Venedikut, nė duart e sė cilės ishte njė pjesė e mirė e tregtisė nė Adriatik. Si rrjedhim, Anton Duoda njoftonte: “askush nuk guxon mė tė shkojė nė Berberi (ėshtė fjala pėr Tripolin - shėn. i aut.)”, se u shpall urdhri qė “nė brigjet e Tivarit, Valdanosit e Shėn Gjinit tė Medues si dhe nė Grykėn e Bunės, askush tė mos guxojė tė trazojė shtetasit venedikas, sepse i shkon koka”.

    Frytet e njė politike tė tillė tė brendshme, qė vendosi me tė vėrtetė rregullin e qetėsinė, u panė qysh nė dhjetė vitet e para tė sundimit tė Mehmet Pashės, sidomos nė fushėn e prodhimit dhe tė qarkullimit tė mallrave.

  8. #118
    Qyteti i Shkodrės, qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė sė Veriut



    Ndryshe nga qytetet e tjera shqiptare, Shkodra kishte kushte shumė tė favorshme pėr t’u bėrė qendra mė e rėndėsishme ekonomike e vendit.
    E vendosur anash njė liqeni tė madh, tė pasur me peshk dhe tė lidhur me detin nėpėrmjet lumit tė lundrueshėm tė Bunės, e rrethuar me fusha, qė udhėtarėt i kishin cilėsuar “tė bukura e pjellore”, e pėrshkuar nga rrugė tregtare qė vinin nga Kosova, nga Shqipėria Qendrore e Jugore, nga Maqedonia e nga Bosnja, Shkodra u rrit jo vetėm si qendra administrative e njė sanxhaku tė rėndėsishėm, por para sė gjithash si qendėr zejtare e tregtare. Pėrveē skelės sė saj nė lumin Bunė, limanet e Tivarit, Ulqinit, Lezhės dhe tė Durrėsit ishin gjithashtu skela tė saj. Mė 1736, zėvendėskonsulli venedikas nė Shkodėr, qė ishte tregtari shkodran Anton Duoda, shkruante se qyteti i Shkodrės numėronte njė mijė dyqane nė treg. Tre vjet mė vonė, gjeografėt venedikas njoftonin se Shkodra ishte “njė qytet i madh”, ishte “qyteti kryesor i Shqipėrisė”. Aty nga fundi i shek. XVIII ajo numėronte 6 700 shtėpi, d.m.th rreth 30-35 mijė banorė, ndėrsa konsulli rus nė Raguzė, himarioti Gjika, e ēmonte popullsinė e qytetit deri nė 60 000 frymė.
    Pėr fuqizimin ekonomik tė Shkodrės shėrbeu nė mėnyrė tė veēantė qyteti shqiptar i Ulqinit me 7-8 mijė frymė, i cili qysh nė fillim tė shekullit kishte njė flotė tregtare prej 250 njėsish tė mėdha e tė vogla tė ndėrtuara nė kantieret e veta, prej nga vazhdimisht hidheshin nė det anije tė ndryshme tė tipave tartanė, polakė, pink, trabekull, felikė si dhe njė numėr i madh barkash. Punėtorėt, tė gjithė myslimanė, zotėronin dijeni tė shumta e tė shumėllojshme pėr ndėrtimin e anijeve. Duke qenė fare afėr kėsaj skele dhe duke qenė pjesėtarė nė investimet e flotės ulqinake, tregtarėt e Shkodrės, e rrjedhimisht edhe qytetarėt e saj, patėn te kjo flotė njė mjet tė rėndėsishėm pėr tregtinė e mallrave.

    Tregtarėt shkodranė, ashtu si shumė tregtarė tė tjerė shqiptarė, e lidhėn veprimtarinė e tyre me Venedikun qysh nė fillim tė shek. XVIII. Me kalimin e viteve, duke shfrytėzuar me zgjuarsi konkurrencėn midis porteve rivale tė detit Adriatik, ata lidhėn marrėdhėnie tregtare edhe me Ankonėn, Triesten etj. Jo vetėm nė skelat veriore tė vendit, por edhe nė skelėn me rėndėsi ndėrballkanike tė Durrėsit, ku ishin vendosur konsujt e Venedikut, Raguzės, Francės, Anglisė, Holandės dhe tė Austrisė, shkodranėt u dalluan si mė aktivėt. Mbi 80 pėr qind e tyre ishin myslimanė qė tregtonin pjesėn dėrrmuese, rreth 90 pėr qind tė vėllimit tė mallrave. Kjo pasqyronte jo vetėm pėrbėrjen fetare tė banorėve tė Shkodrės, por edhe fuqinė ekonomike tė popullsisė myslimane qė ishte mė e madhe nga ajo e tė krishterėve.

    Hov mė tė madh tregtia shkodrane mori pas ardhjes nė fuqi tė Bushatllinjve e sidomos nė dhjetė vitet e para tė sundimit tė Mehmet Pashės. Krahas zhdukjes sė piraterisė dhe rregullimit tė mosmarrėveshjeve me venedikasit, rol vendimtar nė zhvillimin ekonomik tė Shkodrės luajti rritja e prodhimit bujqėsor e blegtoral pėr treg. Ekonomia bujqėsore u lidh me tregun nė tė tillė shkallė, sa ēifligarėt, pėr tė realizuar fitime tė mėdha, filluan tė mbillnin ato kultura qė kėrkonte mė shumė tregu. Njė ndėr kėta ēifligarė ishte vetė Mehmet Pasha, i cili qysh nė vitin 1764 mbolli sipėrfaqe tė mėdha me oriz e pambuk, dhe, si shumė feudalė tė tjerė, u bė pjesėtar nė tregti dhe nė lundrim duke investuar kėtu shuma tė konsiderueshme. Nė kėtė periudhė tregtia shkodrane u gjallėrua edhe pėr shkak se ajo filloi tė pėrdorė gjerėsisht kreditin. Konsulli venedikas i Durrėsit shkruante mė 1762 se pjesa mė e madhe e tregtisė shqiptare ishte nė duart e tregtarėve shkodranė dhe se ata ishin bėrė “shpirti i saj”. Tregtarėt shkodranė grumbullonin lesh, dyllė, lėkurė tė punuara, drithėra dhe prodhime tė tjera bujqėsore e zejtare sidomos nga Tirana, Elbasani, Kavaja, Berati, Gjakova, Prizreni, Ohri e nga tregje tė tjera shqiptare, ku kishin arritur tė pėrcaktonin edhe ēmimet e blerjes dhe tė shitjes sė mallrave. Ata futeshin edhe nė Rumeli, e sidomos nė Manastir, Shkup, Seres dhe nė krahinat pėrqark tyre gjer nė zonėn e Selanikut, ku grumbullonin lesh, pambuk, lėkurė etj. Pėrveē Rumelisė tregtarėt e Shkodrės kalonin thellė edhe nė Serbi, Vllahi, prej nga sillnin dyllė, mėndafsh etj. Kėto mallra ata i blinin ose kundrejt tė hollash, ose kundrejt cohėrash, pėlhurash mėndafshi etj. Nė vitet 1760-1769, nga i gjithė vėllimi i mallrave qė eksportoheshin pėr nė Venedik prej limaneve tė Durrėsit dhe tė Shkodrės, shkodranėve u takonte 87,4 pėr qind e leshit, 95,3 pėr qind e dyllit, 98,3 pėr qind e mėndafshit, 56,8 pėr qind e lėkurėve tė punuara dhe kėshtu edhe pėr artikujt e tjerė.

    Duke qenė se kapitali tregtar shkodran ishte bėrė ndėrlidhės kryesor i krahinave tė ndryshme tė Gegėrisė me Shkodrėn, pavarėsisht nga copėzimi administrativ-politik ekzistues, lidhjet ekonomike tė krijuara qysh nga gjysma e parė e shekullit, u pėrforcuan aq shumė nė kohėn e sundimit tė Bushatllinjve sa morėn trajtėn e njė tregu tė madh ndėrkrahinor. Ky treg ishte njė hap shumė i rėndėsishėm pėrpara drejt formimit tė tregut tė brendshėm kombėtar. Pjesa kryesore e kapitalit tregtar, nė formė mallrash, anijesh, magazinash e parash, ndodhej ende nė duart e ēifligarėve, e veēanėrisht tė ajanėve tė mėdhenj.



    Formimi i Pashallėkut tė Shkodrės



    Nėn qeverisjen energjike tė Mehmet Pashės, i cili nuk la pa pėrdorur edhe pushtetin e vet nė dobi tė pėrforcimit tė lidhjeve ekonomike tė Shkodrės me krahinat e tjera, tregtarėt vendas arritėn tė vinin nė duart e tyre, me pėrjashtim tė duhanit, gjithė tregtinė qė kryenin venedikasit nė bregdetin shqiptar dhe ta detyronin kapitalin venedikas tė rriste kreditin nė favor tė tregtarėve shqiptarė, nė mėnyrė qė mallrat e tyre tė mos kalonin nė skelat e tjera tė Adriatikut e veēanėrisht nė Trieste. Por edhe kėtu sa vinte e po shtohej numri i agjencive tregtare shqiptare.

    Lidhjet e tregut tė Shkodrės me krahinat e tjera nuk mund tė kryheshin pa pengesa e rreziqe. Dihet se skelat e rrugėt tregtare gjendeshin nė sanxhakėt fqinjė, ku rivaliteti i grupeve tė ndryshme feudale pėr ēėshtjen e pushtetit dhe tė sipėrmarrjeve tė taksave, i kishte bėrė kėta sanxhakė fole grindjesh tė vazhdueshme dhe njėkohėsisht qendra tė rrezikshme edhe pėr vetė pushtetin e Bushatllinjve nė sanxhakun e Shkodrės. Kėshtu, bejlerėt e Lezhės, qė sundonin nė fushėn e Zadrimės, bėnin pjesė nė tarafin e rivalėve kryesorė tė Bushatllinjve, tė Begollajve tė Pejės, dhe gėzonin pėrkrahjen luftarake tė forcave mirditore tė komanduara nga Gjon Marku; Toptanėt e Krujės ishin lidhur me Ēaushollajt e arratisur dhe kėrcėnonin aleatėt e Bushatlliut; nė gjirin e familjes sė Alltunėve tė Kavajės, tė cilėt ishin sipėrmarrės tė dytė tė skelės sė Durrėsit, kishte hyrė njė grindje pėr punė tė kėsaj sipėrmarrjeje. Njė gjendje e tillė kėrkonte medoemos vendosjen e njė pushteti tė vetėm mbi kėto krahina. Mehmet pashė Bushatlliu nuk ngurroi t’i hynte kėsaj detyre me energji e zgjuarsi nė kohėn e luftės ruse-osmane tė viteve 1768-1774.

    Pasi mori pjesė me tė gjitha forcat e sanxhakut nė luftėn kundėr Malit tė Zi mė 1768, ai dėrgoi nėn komandėn e djalit tė madh, Mustafa Beut, njė repart tė fortė luftėtarėsh nė frontin rus nė mars tė vitit 1769, ndėrsa njė repart tjetėr nėn komandėn e djalit tė dytė, Mahmut Beut, mori pjesė nė shtypjen e njė kryengritjeje nė More mė 1770. Kėshtu ai mundi tė fitonte besimin e Vezirit tė Madh osman. Ky, pasi dėnoi me vdekje Kahreman pashė Begollin e Pejės pėr rebelizėm dhe shpėrdorim financiar, i dha Mehmet pashė Bushatlliut qeverisjen e sanxhakut tė Dukagjinit dhe, nga ana tjetėr, e gradoi Mustafa Beun pashė pėr njė akt trimėrie nė luftė. Duke marrė zemėr nga kėto ofiqe, Mehmet Pasha u vėrsul kundėr krerėve kundėrshtarė tė Lezhės, tė cilėt i vari dhe mori nė zotėrim Zadrimėn. Nė tė njėjtėn kohė ai ndėrhyri nė Tiranė. Kėshtu bėri hapin e parė drejt vendosjes sė pushtetit tė vet mbi kėto zona, qė bėnin pjesė nė tregun ndėrkrahinor tė Shkodrės.

    Nė vitin 1771 Mehmet Pasha bėri hapin e dytė qė do tė shpinte nė formimin e Pashallėkut tė madh tė Shkodrės. Pas disfatės sė flotės osmane nė betejėn detare tė Ēesmės nė Detin e Zi, ai i kėrkoi Portės sė Lartė komandėn e njė armate detare, tė cilėn u zotua ta krijonte me forcat e veta pėr mbrojtjen kundėr rusėve nė det dhe kundėr aleatėve tė tyre, malazezėve, nė tokė. “Pėr faktin se rrethanat dhe gjendja e tanishme kėrkojnė vendosjen e njė personaliteti tė fuqishėm nė krye tė punės, nė atė tė frontit, - thuhet nė dekretin pėrkatės tė emėrimit tė tij si vezir, - doli urdhri i lartė mbretėror qė Mehmet Pashės t’i jepet posti e grada e lartė e vezirit..., dhe tė birit tė tij, Mahmudit, t’i jepet sanxhaku i Shkodrės me titullin mirimiran, ndėrsa djalit tjetėr t’i jepet njė sanxhak sikurse Elbasani”. Grada e vezirit u shoqėrua me shtrirjen e kontrollit tė vezirit shkodran edhe nė sanxhakun e Ohrit. Pėr kėtė ngjarje, konsulli venedikas i Durrėsit njoftonte qeverinė e vet nė fillim tė vitit 1772, se Mehmet Pasha u bė aq i fuqishėm, sa “prej kufijve venedikas gjer nėn Manastir komandon absolutisht dhe e druajnė tė gjithė”.

    Kėshtu u zgjerua pushteti i Bushatllinjve mbi trojet e katėr sanxhakėve, atje ku shtrihej mė e fortė rrezja e veprimit tė tregut ndėrkrahinor tė Shkodrės. I pėrbėrė nga sanxhakėt e Shkodrės, tė Dukagjinit, tė Ohrit dhe tė Elbasanit, qysh nė vitin 1771 u krijua kėshtu njė formacion politik i bashkuar nė dorėn e njė pashai tė fuqishėm shqiptar, Pashallėku i madh i Shkodrės.
    Skela e Durrėsit kishte njė rėndėsi po aq tė madhe pėr tregtinė e Pashallėkut tė Shkodrės sa edhe skela e Shkodrės. Mirėpo oxhaqet e Alltunėve tė Kavajės dhe tė Toptanėve tė Krujės ishin bėrė pengesė e madhe pėr vendosjen e rregullit dhe tė qetėsisė nė kėtė zonė tė varur drejtpėrdrejt nga veziri i Shkodrės. Toptanėt kishin mbyllur rrugėt tokėsore pėr tregtarėt shkodranė. Pėr mė tepėr, kėta tregtarė si dhe lundėrtarėt ulqinakė nuk gjenin nė skelėn e Durrėsit mbrojtjen e duhur. Tarafėt e tabakėve dhe tė terzinjve, si dhe, nė radhė tė parė, tregtarėt e Shkodrės kėrkonin me ēdo kusht, bashkė me lundėrtarėt e Ulqinit, pėrmirėsimin e gjendjes sė krijuar nė zonėn Durrės-Kavajė-Krujė.

    Pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje urgjente e me shumė rėndėsi veziri i Shkodrės bėri pėr vete Alltunėt nga Kavaja dhe u detyrua tė pajtohej me Toptanėt e Krujės. Kėshtu u hapėn rrugėt tregtare dhe zona e skelės sė Durrėsit u fut nėn ndikimin e pushtetit tė Shkodrės.
    Ndėrkohė Mehmet Pasha, sipas premtimit tė tij, kishte marrė urdhėr nga Porta pėr tė dėrguar nė luftė me rusėt njė armatė detare dhe njė ushtri tokėsore. Por nė vend tė tridhjetė anijeve tė mėdha me gjashtė mijė detarė, veziri pėrgatiti vetėm njė tė tretėn. Edhe kėtė fuqi, qė e armatosi keq, e vonoi dhe e nisi nė shtator 1772 nėn komandėn e tė birit, Mustafa Pashės, vetėm kur midis palėve ndėrluftuese ishte arritur njė armėpushim. Po kėshtu ai i ktheu nė Stamboll me duar zbrazur tė dėrguarit e sulltanit, tė cilėt kishin ardhur nė Shkodėr pėr tė dėrguar ushtrinė tokėsore nė frontin rus. Veziri nxori si shkak pėr kėtė rritjen e rrezikut malazias, sepse prijėsi i Malit tė Zi, agjenti rus i quajtur Stefani i Vogėl, po kėrcėnonte Podgoricėn.

    Nė kėtė mėnyrė veziri Bushatlli i shkeli urdhrat perandorakė dhe zotimin e tij lidhur me luftėn pėr tė rregulluar punėt e veta. Qė tė siguronte kufirin verior nga sulmet e kuēasve mbi fushėn e Podgoricės dhe qė tė pengonte bashkimin e tyre me Malin e Zi, Mehmet Pasha u propozoi atyre tė largoheshin me tė mirė nga malet ku jetonin dhe tė zgjidhnin brenda pashallėkut njė truall tjetėr pėr banim. Kur ky propozim nuk u pranua prej kuēasve, ushtria shkodrane hyri nė muajin maj 1774 nė Kuē dhe shkaktoi dėme tė mėdha me qėllim qė ta bėnte tė pabanueshėm, por edhe pas kėsaj ekspedite kuēasit nuk iu nėnshtruan.
    Pas nėnshkrimit tė traktatit tė paqes sė Kyēyk Kajnarxhes, Porta e Lartė, e ēliruar nga barra e luftės, e drejtoi vėmendjen nga Pashallėku i Shkodrės, kreu i tė cilit po bėhej tepėr i fuqishėm dhe i rrezikshėm. Mjeti mė i mirė pėr ta neutralizuar ishte ndezja e armiqėsisė me oxhaqet mė tė fuqishme kundėrshtare.
    Mehmet pashė Bushatlliu, duke ofruar 9 000 qese groshė pėr tė marrė nė sipėrmarrje haset e sulltanit nė Myzeqe, kishte dalė si rivali kryesor i Ahmet Kurt pashės sė Beratit. Kurse ky ishte rival i Bushatlliut nė sipėrmarrjen e taksave tė skelės sė Durrėsit dhe pėr komandėn e zonės qė pėrfshinte kjo sipėrmarrje, e cila shtrihej gjer nė afėrsi tė Lezhės.

    Megjithėse veziri i Shkodrės paraqiti njė ofertė mė tė madhe, motra e sulltanit, qė e administronte dhe merrte tė ardhurat e kėsaj skele si sipėrmarrėse e parė, pranoi ofertėn e sundimtarit tė Beratit. Mehmet pashė Bushatlliu vendosi tė mos bindej. Kur Ahmet Kurt pasha, nė prill tė vitit 1775, hyri me 12 000 ushtarė nė maliqanenė e Durrėsit, veziri i Shkodrės dėrgoi kundėr tij ushtrinė shkodrane tė komanduar nga dy bijtė e vet. Me kėtė veprim filloi hapur konflikti me Stambollin dhe me veglėn e tij, Ahmet Kurt pashėn.
    Mė 14 korrik 1775 vdiq veziri plak i Shkodrės. Porta e Lartė emėroi nė vendin e tij njė besnik tė saj, vezirin Mehmet pashė Kystendilin, dhe urdhėroi Ahmet Kurt pashėn tė hynte nė zonėn e Durrėsit. Mirėpo ky vendim nuk pėrputhej me interesat e Bushatllinjve dhe tė ajanėve aleatė tė tyre nė atė zonė. Aq mė pak ai nuk pajtohej me interesat e tregtarėve shkodranė, tė lundėrtarėve ulqinakė si dhe tė tregtarėve tė tjerė tė Veriut tė Shqipėrisė, qė do tė humbisnin pėrkrahjen e Bushatllinjve dhe monopolin e tregtisė sė vendit.

    Nė kundėrshtim me pushtetin qendror, ajanėt shkodranė e fqinjė tė grumbulluar nė Shkodėr u betuan tė mos i bindeshin vezirit nga Kystendili dhe vendosėn ta ndalnin me luftė hyrjen e Ahmet Kurt pashės nė zonėn e Durrėsit. Ata zgjodhėn Mustafa pashė Bushatlliun pėr komandant tė ushtrisė shkodrane.
    Mė 12 shtator tė vitit 1775 kjo ushtri prej 14 000 vetash u ndesh me forcat e Ahmet Kurt pashės nė afėrsitė e Peqinit, por u thye keqas duke humbur 4 000-5 000 veta, ndėr tė cilėt ishte edhe kreu ushtarak mirditas Gjon Marku me 60 veta.
    Pas kėsaj disfate Porta e Lartė vendosi t’i shfaroste Bushtallinjtė dhe tė nėnshtronte pėrkrahėsit e tyre. Pėr kėtė qėllim ajo organizoi dy ekspedita ndėshkimore kundėr tyre, duke ngritur mė kėmbė oxhaqet kundėrshtare tė Bushatllinjve, tė cilat i vuri nėn komandėn e vezirit, Mehmet pashė Kystendilit. Nė kėto ekspedita morėn pjesė Ahmet Kurt pasha, Ēaushollajt, Toptanėt dhe agallarėt e Ishmit. Ndėrsa ekspedita e parė pėsoi disfatė, e dyta nuk u realizua gjer nė fund, sepse paria shkodrane i mbeti besnike Bushatllinjve. Porta e Lartė, pasi kishte shpallur luftėn me Persinė, pranoi t’i falte rebelėt shkodranė duke e kufizuar pushtetin e tyre vetėm nė sanxhakun e Shkodrės dhe duke i detyruar ata tė paguanin njė dėmshpėrblim prej 2 000 qesesh.
    Pashallėku i Shkodrės u gjymtua rėndė, por vetėm pėrkohėsisht. Ndėrkaq mbetėn shkaqet ekonomike e shoqėrore qė kėrkonin njė pushtet vendor tė fortė e tė pėrqendruar.

  9. #119
    Qėndresa e Mahmud pashė Bushatlliut kundėr Stambollit


    Sipėrmarrja e skelės sė Durrėsit qėndroi nė dorėn e Ahmet Kurt pashės rreth pesė vjet. Ky feudal i fuqishėm dhe paria qė e pėrkrahte atė nė Kavajė, Peqin, Ishėm e nė Tiranė, u pėrpoqėn tė nxirrnin pėr vete pėrfitime tė shumta e shpesh nė dėm tė banorėve. Ata mbyllėn rrugėt tregtare dhe limanet pėr shkodranėt e ulqinakėt. Kjo masė u dha mundėsi venedikasve tė shtinin pėrsėri nė dorė monopolin e tregtisė dhe tė lundrimit qė kishin pasur para ardhjes nė fuqi tė Bushatllinjve. Si pasojė, pakėnaqėsia e banorėve arriti kulmin. E pakėnaqur ishte edhe motra e sulltanit, sė cilės iu pakėsuan sė tepėrmi tė ardhurat nga maliqaneja e Durrėsit.
    Veprimtaria e tregtarėve elbasanas, beratas, kavajas, krutanė e tiranas nuk mund ta zėvendėsonte atė tė tregtarėve shkodranė e ulqinakė, si dhe rolin vendimtar tė kapitalit tregtar shkodran nė jetėn ekonomike tė skelės sė Durrėsit. Prandaj motra e sulltanit nuk ngurroi mė 1781 t’ia hiqte komandėn e sundimtarit tė Beratit dhe t’ia jepte Mahmud pashė Bushatlliut (1749-1796). Pėr tė siguruar mbrojtjen e rrugės tregtare midis Shkodrės e Prizrenit, ajo ndėrhyri qė Bushatlliut tė ri t’i jepej edhe qeverisja e sanxhakut tė Dukagjinit.

    Pas vendosjes sė pushtetit tė Mahmut Bushatlliut nė kėto vise, rrugėt u hapėn e u sigurua qarkullimi i lirė nga bregdeti gjer nė thellėsi tė Kosovės e tė Maqedonisė, prodhimet e tė cilave drejtoheshin pėr nė skelat e Adriatikut. Jeta ekonomike u gjallėrua shumė shpejt. Mahmud Pasha, duke ndjekur politikėn ekonomike tė tė atit, e zgjeroi pjesėmarrjen nė tregti e nė lundrim dhe shtiu nė dorė sipėrmarrje tė shumta, ndėr tė cilat edhe atė tė nxjerrjes dhe tė shitjes sė serės sė Selenicės sė Vlorės. Ashtu si i ati, ai pėrdori pushtetin e vet pėr tė pėrkrahur tregtarėt vendas kundėr atyre venedikas, tė cilėt humbėn pėrsėri atė pjesė tė tregtisė sė drithrave, tė vajit e tė ziftit qė kishin vėnė nė dorė gjatė viteve 1775-1780.

    Mė 1784 Mahmud Pasha arriti tė siguronte pėr vėllanė e vet, Ahmet Beun, qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit bashkė me gradėn pashė. Ndėrkohė ai i siguroi kunatit tė vet, Sulejman pashė Vėrlacit, qeverisjen e sanxhakut tė Elbasanit. Nė kėtė mėnyrė Mahmud pashė Bushatlliu e pėrtėriu Pashallėkun e Shkodrės. Ndryshe nga sundimtarėt e sanxhakėve tė tjerė, ai e lidhi fuqizimin e tij politik me zhvillim ekonomik tė pashallėkut.
    Kujdes tė veēantė Bushatlliu i ri tregoi pėr ushtrinė. Krijoi njė ushtri tė rregullt, e cila dy-trefishohej me forcat luftarake tė ajanėve aleatė vartės dhe me ato, qė vinin prej malėsive sipas zakonit “burrė pėr shtėpi”, kur bėnte thirrje me tri tė shtėna topi nga kėshtjella e Rozafės.

    Qysh nga viti 1782, Mahmut Pasha kishte forcuar pushtetin nė pashallėk e po vepronte me vullnetin e vet, duke mos pėrfillur fermanet e Portės sė Lartė. Konsujt venedikas njoftonin qeverinė e tyre se ai po punonte pėr t’u bėrė sa mė i pavarur. Komandantin e kėshtjellės sė Shpuzės, qė kishte ngritur krye me rastin e dy ekspeditave tė vitit 1775-1776, nė shkurt tė vitit 1785 e detyroi tė largohej pa kundėrshtimin mė tė vogėl. Katėr muaj mė vonė, me ushtrinė e riorganizuar, shkeli dhe nėnshtroi Malin e Zi tė rebeluar qysh nga lufta e viteve 1768-1774. Pasi mori tributin e prapambetur dhe pengjet e bindjes dhe tė nėnshtrimit, nė rrugėn e kthimit pėr nė Shkodėr ndėshkoi rėndė krahinėn e Pastroviqit pėr punė tė njė provokimi tė armatosur tė kryer me nxitjen e autoriteteve tė Venedikut. Qėllimi i kėtij provokimi kishte qenė shpresa se Porta e Lartė, pėr tė mos krijuar njė skandal politik me Republikėn e Shėn Markut, do ta hiqte qafe kėtė pasha tė pabindur dhe tė rrezikshėm si pėr autoritetin e sulltanit nė Shqipėri, ashtu edhe pėr sigurinė e zotėrimeve venedikase nė kufi tė Pashallėkut tė Shkodrės dhe pėr interesat ekonomikė tė republikės nė kėtė trevė.

    Menjėherė pas nėnshtrimit tė Malit tė Zi, Mahmud Pasha u vėrsul nė drejtim tė Elbasanit e tė Beratit, sepse armiku i vjetėr i Bushatllinjve, Ahmet Kurt pasha, kishte tėrhequr nga ana e vet pashanė e Elbasanit dhe u kishte mbyllur limanet ulqinakėve. Gjatė muajve korrik e gusht 1785, pasi siguruan nga ana juglindore bashkėpunimin e Ali pashė Tepelenės, armikut tė sundimtarit tė Beratit, qė e kishte penguar tė merrte qeverisjen e sanxhakut tė Janinės, Mahmud Pasha dhe i vėllai Ahmed Pasha, e nėnshtruan qeveritarin e Elbasanit dhe e ndėshkuan Ahmet Kurt pashėn, duke i rėnė kryq e tėrthor sanxhakut tė tij. Duke u kthyer nga Korēa, Mahmud Pasha dhe Ahmet Pasha nga Buzi i Tepelenės, thyen ushtrinė kryesore tė qeveritarit tė Beratit nė Peqin, pikėrisht aty ku ushtria shkodrane kishte pėsuar disfatėn e madhe dhjetė vjet mė parė.
    Kėto fushata e ngritėn mė lart autoritetin e Bushatllinjve nė sy tė tė gjithė feudalėve shqiptarė dhe i ndanė ata nė pėrkrahės e nė kundėrshtarė tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, kėto fushata shkaktuan zemėrimin e Portės sė Lartė dhe tė Senatit tė Venedikut dhe, nga ana tjetėr, tėrhoqėn vėmendjen e atyre shteteve evropiane qė kishin interesa tė kundėrta me Perandorinė Osmane. Nė radhė tė parė ishte diplomacia e Austrisė, qė filloi ta inkurajonte Bushatlliun pėr veprime mė tė guximshme kundėr varėsisė ndaj Stambollit.

    Pėr shkak tė fushatės kundėr sanxhakėve tė Elbasanit e tė Vlorės, qė Porta e Lartė e quajti veprim rebel, sulltani i shpalli dy Bushatllinjtė dhe Ali pashė Tepelenėn si kryengritės dhe nė vjeshtė tė vitit 1785 dha urdhėr pėr tė pėrgatitur njė ekseditė tė madhe ndėshkimore kundėr Shkodrės. Kėto masa e shtynė Bushatlliun qė ta shndėrronte mosbindjen e tij nė kryengritje. Ndėrkaq afrimi i luftės sė Rusisė dhe Austrisė kundėr Perandorisė Osmane qė po shqetėsonte diplomacinė evropiane, i nxiti disa nga pashallarėt shqiptarė, me Mahmud Pashėn nė krye, ta shikonin kryengritjen si rrugėn e vetme pėr shpėtimin nga sundimi i njė perandorie qė dukej se po shembej. Ndaj Mahmud Pasha, nė vend qė tė pranonte faljen dhe gradėn e vezirit qė i ofroi Porta e Lartė nė prag tė luftės me Rusinė e Austrinė, nė prill tė vitit 1786, shpalosi zyrtarisht flamurin e luftės.

    Forcat e ushtrisė kryengritėse tė pėrbėra, sikurse shkruante njė funksionar i lartė osman nė njė raport dėrguar Portės sė Lartė, nga ushtarė e bylykbashė shqiptarė, tė veshur me kostumet e tyre popullore tė krahinės sė Shkodrės dhe tė atyre fqinje me tė, gjetėn shumė shpejt pėrkrahje nė tė gjithė Kosovėn gjer nė Kystendil. Ato patėn ndihmėn e njė vargu feudalėsh tė Kosovės, tė cilėt autori i kėtij raporti i quante “tradhtarė”. Pastaj kryengritja u shtri edhe nė Shqipėrinė e Jugut. Ahmet Kurt pasha i Beratit ndoqi shembullin e Bushatllinjve, i shtyrė nga i njėjti shqetėsim pėr fatin e Perandorisė Osmane, dhe u ngrit kundėr Stambollit, duke u pajtuar dhe duke u bashkuar me Mahmud Pashėn. Kėshtu forcat ushtarake kryengritėse tė dy feudalėve mė tė fuqishėm shqiptarė u shtrinė nė tė gjithė Shqipėrinė dhe nė Maqedoni.

    Nga muaji prill i vitit 1786 e gjer nė mars tė vitit 1787, kryengritja thuajse nuk ndeshi nė ndonjė qėndresė serioze si nga forcat kundėrshtare nė Shqipėri, ashtu edhe nga forcat ushtarake tė vezirėve tė Rumelisė dhe tė Bosnjės. Vezirėt e Rumelisė dhe tė Bosnjės, tė urdhėruar nga Porta e Lartė, e cila shpresonte se mund t’i kthente kryengritėsit nė rrugėn e bindjes, mbajtėn qėndrim pasiv. Nė kėto kushte Bushatlliu pėrvetėsoi tė gjitha tė ardhurat shtetėrore, vuri dorė mbi shtatė barrė tė hollash nga thesarėt e Beogradit dhe tė Vidinit dhe, me anė tė njerėzve tė vet, mori nė dorė qeverisjen e viseve tė pushtuara. Hovi i papėrmbajtur luftarak, trimėria dhe guximi i rrallė, si dhe fitoret kundėr pashallarėve rivalė, bėnė qė pashai shkodran tė mbiquhej “Kara Mahmud Pasha” (Mahmud Pasha i zi, i tmerrshėm). Mirėpo, kur Porta e Lartė pa se shpresat pėr t’i bindur kryengritėsit ishin tė kota dhe se ēifligarėt e tjerė shqiptarė mund tė bashkoheshin me ta, mori masa pėr tė pėrēarė forcat shqiptare, si edhe pėr pėrgatitjen e njė ekspedite tė madhe kundėr Shkodrės. Pėr kėtė qėllim ajo i kėnaqi ambiciet pėr pushtet tė katėr personaliteteve politike shqiptare: Ali pashė Tepelenės i dha qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės, Ibrahim bej Vlorės i dha gradėn e pashės dhe sanxhakun e Janinės, Mehmet pashė Ēaushollit qeverisjen e sanxhakut tė Shkodrės dhe Mustafa bej Toptanit komandėn e maliqanesė sė Durrėsit. Mė nė fund, nė mars tė vitit 1787, Porta e Lartė arriti tė mėnjanonte Ahmet Kurt pashėn, duke e helmuar me anė tė mjekut tė tij, dhe futi tė birin dhe dhėndrin nė grindje pėr trashėgimin e pushtetit. Me kėto mėnyra ajo arriti tė bėnte pėr vete krerėt e Toskėrisė dhe t’i shkėpuste ata nga lėvizja kryengritėse e kryesuar nga Kara Mahmud Pashė Bushatlliu.

    U bė e qartė se feudalėt e Toskėrisė, tė tėrhequr edhe nga interesat e tyre vetjake, nuk qenė nė gjendje tė arrinin nė njė bashkim politik tė qėndrueshėm me ata tė Gegėrisė. Kėshtu, Porta krijoi kushtet e nevojshme pėr tė ndėrmarrė ekspeditėn e saj tė madhe ndėshkimore kundėr Shkodrės. Kjo ekspeditė shėrbeu pėr tė pėrēarė edhe radhėt e feudalėve tė Gegėrisė, vartės e aleatė tė Bushatllinjve.

    Megjithėkėtė, Kara Mahmudi nuk hoqi dorė nga rruga e nisur. Pėr ta fuqizuar kryengritjen, ai u mundua tė tėrhiqte nė tė sa mė shumė njerėz nga radhėt e shtresave tė gjera popullore. Pėr kėtė qėllim ai premtoi se do tė lehtėsonte gjendjen ekonomike tė shtresave popullore duke shpallur se do t’i falte nga taksat pėr 20 vjet. Ai shfrytėzoi njėkohėsisht edhe urrejtjen e trashėguar tė shqiptarėve kundėr sunduesve tė huaj osmanė, e sidomos emrin e heroit kombėtar tė shek. XV, qė vazhdonte tė rronte nė popull si simbol i luftės pėr liri dhe e shpalli veten pasardhės tė Skėnderbeut. Si pasojė, Mahmud Pasha dhe i vėllai korrėn disa fitore ushtarake kundėr Mehmet pashė Ēaushollit nė afėrsitė e Prishtinės dhe kundėr Mahmud pashė Ajdoslliut pranė Shkupit, si dhe bėnė njė qėndresė kėmbėngulėse e me shumė humbje pėr armikun nė kufijtė e sanxhakut tė Shkodrės. Me kėto fitore ata arritėn tė vononin pėr disa muaj pėrparimin e fuqive tė shumta ushtarake tė Portės drejt Shkodrės. Por epėrsia numerike e forcave osmane, lėkundjet e feudalėve, aleatė tė Bushatllinjve dhe veēanėrisht tradhtia e disa funksionarėve tė tij, bėnė qė, nė pjesėn e dytė tė muajit gusht, t’u dorėzoheshin njėri pas tjetrit forcave detare e tokėsore osmane qytetet e Tivarit, Ulqinit dhe mė nė fund edhe qyteti i Shkodrės. Kėshtu forcat kryengritėse u pėrēanė. Mė 26 gusht, pas vrasjes sė Ahmet pashė Bushatlliut nė njė pusi, Kara Mahmudi bashkė me 250-300 veta nga mė besnikėt e tij, u mbyll nė kėshtjellėn e Shkodrės. Ushtria e Portės filloi rrethimin e kėshtjellės sė Rozafės. Kėshtu u krijua njė gjendje shumė e vėshtirė pėr Bushatlliun.

    Ndėrkohė edhe nė radhėt e rrethuesve lindėn vėshtirėsi serioze, siē qenė ato lidhur me furnizimin e trupave me municione, ushqime e tė holla, qė filluan tė shfaqeshin menjėherė pas fillimit tė luftės me Rusinė. Kėto vėshtirėsi shkaktuan pėrēarje nė radhėt e komandės osmane. Valiu i Rumelisė dhe Mehmet pashė Ēausholli morėn masa qė t’i nxirrnin ushqimet e nevojshme me anė grabitjesh dhe dhunimesh tė popullsisė vendase. Valiu i Bosnjės dhe komandanti i flotės, bashkė me forcat e tyre, u larguan nga veprimet luftarake. Kjo pėrēarje e ndryshoi situatėn nė favor tė Bushatlliut. Rol vendimtar pati ndėrhyrja e qytetarėve tė Shkodrės, e fshatarėve rreth saj dhe e malėsorėve tė Hotit, tė Shalės, tė Shoshit, tė Postribės etj. Tė zemėruar nga grabitjet, vrasjet dhe nga pėrdhunimet e kryera prej forcave ushtarake tė valiut tė Rumelisė dhe tė Mehmet pashė Ēaushollit, mė 25 nėntor, 8 000 ushtarė vendas u vėrsulėn njėkohėsisht bashkė me garnizonin e kėshtjellės mbi rrethuesit dhe i shpartalluan aq keq sa, nė Shkodėr e nėpėr rrugėt gjer nė Drin, mbetėn rreth gjashtė mijė tė vrarė pėrveē robėrve. Ndėr tė vrarėt ishte edhe vetė Mehmet pashė Ēausholli.

    Njė disfatė tė tillė trupat osmane nuk e kishin pėsuar prej shumė vitesh nė Shqipėri. Me qėllim qė konflikti tė merrte fund dhe tė mos bėheshin mė viktima tė njė ekspedite ndėshkimore tė re, qytetarėt e Shkodrės kėrkuan qysh tė nesėrmen e fitores qė sulltani tė falte Kara Mahmudin dhe ky tė lironte robėrit e tė pajtohej me pushtetin qendror.
    Pas shpartallimit tė valiut tė Rumelisė dhe Mehmet pashė Ēaushollit, raporti i ri i forcave nė lėmin ndėrkombėtar dhe nė pashallėk e vuri Mahmud pashė Bushatlliun para dy rrugėve: ose tė pajtohej me Portėn e Lartė, ose tė ecte nė rrugėn e shkėputjes dhe tė lidhej me fuqitė armike tė saj pėr tė vazhduar luftėn.

    Ata feudalė tė sanxhakut, qė e kishin braktisur dhe tradhtuar gjatė kryengritjes, nuk pėrbėnin pėr tė njė mbėshtetje tė sigurt. Pėrkundrazi, ata kėrkonin nėnshtrimin ndaj sulltanit e madje largimin e Bushatlliut nga pushteti i pashallėkut. Edhe pronarėt e vegjėl, qė pėrbėnin shumicėn myslimane tė banorėve tė qyteteve, sidomos tė Shkodrės, ndonėse e kėrkonin pėr qeveritar, e kushtėzonin kėtė me nėnshtrimin e tij ndaj sulltanit. Nė kėtė qėndrim ndikuan edhe dėmi qė shkaktoi bllokimi i rrugėve tokėsore e detare, i cili paralizoi veprimtarinė ekonomike tė qytetit dhe frika e njė ekspedite tė dytė. Ndėrsa banorėt e krishterė dhe nė veēanti malėsorėt tė cilėt pėrbėnin shumicėn e ushtrisė sė Bushatlliut, ishin pėr vazhdimin e kryengritjes, pėr t’u marrė vesh me fuqitė e krishtera armike tė Portės, me Rusinė e sidomos me Austrinė, nėn mbrojtjen e sė cilės ishte futur kisha katolike. Duke mos pasur mė besim te falja nga ana e Portės dhe duke qenė i bindur pėr shkatėrrimin e shpejtė tė Perandorisė Osmane, Mahmud Pasha prirej pėr rrugėn e dytė.
    Ngjarjet e Shkodrės tėrhoqėn vėmendjen e diplomacisė ruse e austriake, sidomos pas hyrjes nė luftė tė Perandorisė Austriake kundėr Portės sė Lartė, nė janar tė vitit 1788.

    Oborret e Petėrsburgut dhe tė Vjenės ngarkuan diplomatėt e tyre qė t’i premtonin Bushatlliut pėrkrahje ekonomike e ushtarake pėr tė vazhduar kryengritjen kundėr Stambollit dhe pėr tė marrė pjesė nė luftė nė ndihmė tė veprimeve tė tyre ushtarake. Porta e Lartė, nga ana e vet, u kėrkoi shkodranėve kokėn e qeveritarit tė tyre, pėrndryshe Shkodra do tė shkatėrrohej nga njė ekspeditė e dytė dhe banorėt e saj do tė trajtoheshin si robėr pėr pesė vjet rresht. Nė shkurt tė vitit 1788 filluan tė gjallėroheshin pashallarėt e Sarajevės dhe tė Beratit, si dhe komandanti i maliqanesė sė Durrėsit, Mustafa pashė Toptani, qė bashkėpunoi me krerėt kundėrshtarė nė sanxhakun e Shkodrės. Krahinat e Pogradecit, tė Shpuzės, tė Kuēit dhe tė Piprit ngritėn krye me armė, kurse Mustafa pashė Toptani kėrcėnoi me luftė aleatėt e Bushatlliut nė Kavajė e nė Tiranė dhe mbylli rrugėt.
    Me gjithė kėtė gjendje tė rėndė, Mahmud Pasha me forcat e tij ushtarake arriti tė nėnshtronte pėrsėri krahinat e Veriut, tė ndėshkonte krerėt e tyre kundėrshtarė dhe ata tė qytetit tė Shkodrės, qė ishin lidhur me ta, dhe tė dėbonte nga qyteti njė varg familjesh tė dyshimta.

    Por ai nuk mundi t’u shkonte nė ndihmė aleatėve evropianė, sepse kėto ngjarje kishin shkaktuar lėvizje nė popullsinė qytetare dhe ai ruhej nga ndonjė kryengritje nė Shkodėr. Nė muajin maj tė vitit 1788, Mahmud Pasha u takua nė kėshtjellėn e Rozafės me njė pėrfaqėsues tė ambasadorit rus nė Venedik. Nė kėtė takim Bushatlliu pranoi tė vazhdonte kryengritjen kundėr “armikut tė pėrbashkėt” (Perandorisė Osmane) dhe u zotua tė lehtėsonte hyrjen e trupave ruse nė Stamboll, duke pushtuar Shqipėrinė deri nė Manastir e njė pjesė tė Maqedonisė deri nė Selanik. Kundrejt kėsaj pjesėmarrjeje nė luftė, ai kėrkoi t’i jepej njė shumė tė hollash pėr tė bėrė pėr vete pashallarėt shqiptarė dhe tė dėrgohej nė bregdet njė skuadėr anijesh luftarake pėr tė kėrcėnuar ose, po tė ishte nevoja, pėr tė bombarduar ato qytete qė do tė mbanin anėn e Portės. Gjithashtu ai kėrkoi tė njihej autonomia e tokave tė kontrolluara prej ushtrisė shqiptare, njė autonomi politike e fetare, nėn mbrojtjen e fronit perandorak rus, siē ndodhi me Hanatin e Krimesė. Kjo marrėveshje duhej tė miratohej nga Katerina II e Rusisė.

    Ndėrsa pritej ky miratim, sipas njė kėrkese qė kishte bėrė vetė Bushatlliu me anė tė kryepeshkopit tė Tivarit, Gjergj Radovanit, oborri i Vjenės dėrgoi pėrfaqėsuesit e vet nė Shkodėr. Kjo pėrfaqėsi mbėrriti nė Shkodėr nė mesin e muajit qershor, pavarėsisht se diplomatėt rusė ishin pėrpjekur pėr ta penguar.
    Kėrkesat e Bushatlliut ishin pothuajse tė njėllojta me ato qė iu parashtruan pėrfaqėsuesit rus. Por kėrkohej qė vendi tė vihej jo nėn mbrojtjen e Rusisė, por tė shtėpisė sė Habsburgėve. Austriakėt synonin tėrheqjen e forcave tė qeveritarit tė Shkodrės, nė ndihmė tė ushtrive tė tyre nė luftėn pėr pushtimin e Bosnjės. Por, kur dėrgata austriake mori rrugėn e kthimit, forcat kundėrshtare tė Bushatlliut kapėn dhe vranė tė gjithė pjesėmarrėsit e saj. Kėshtu nuk mbeti asnjė shpresė pėr lidhje me Vjenėn. Petėrsburgu nga ana e vet nuk dha pėrgjigje. Bushatlliut nuk i mbeti veēse rruga e pajtimit me Portėn e Lartė.

    Ndėrkohė, i detyruar nga rrethanat e luftės, divani i sulltanit kishte ndryshuar mendim dhe i premtoi Kara Mahmudit faljen dhe gradėn e vezirit, nė qoftė se ai merrte pjesė nė luftė me forcat e veta nė frontin e Bosnjės kundėr austriakėve. Bushatlliu e pranoi kėtė premtim, por duke i shkėputur Portės sė Lartė qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit dhe atij tė Elbasanit, si dhe gradėn e pashės pėr tė vėllanė, Ibrahim Beun, dhe pėr tė nipin, Mehmet Beun. Kėshtu Pashallėku i Shkodrės e pėrforcoi pėrsėri pozitėn e vet. Jeta ekonomike filloi tė gjallėrohej.
    Pjesėmarrja e Bushatlliut nė kėtė luftė, gjersa u nėnshkrua me Austrinė traktati i paqes sė Sistovės (4 gusht 1791), i shėrbeu pėrgatitjes pėr kryengritjen e dytė. Duke shfrytėzuar gradėn e vezirit dhe tė kryekomandantit tė frontit tė Vidinit, Kara Mahmudi grumbulloi sasi tė rėndėsishme tė hollash dhe armatimesh, tė cilat i dėrgoi nė Shkodėr.

    Por lufta nuk vazhdoi mė tej. Duke iu trembur pėrhapjes sė ideve tė revolucionit frėng edhe Rusia, ashtu siē kishte bėrė mė parė Austria, shpejtoi tė nėnshkruante traktatin e paqes me Perandorinė Osmane nė Jassi, mė 2 janar 1792. Kėshtu shteti osman shpėtoi nga shkatėrrimi. Por kriza e brendshme e tij u thellua mė tej, prandaj sulltan Selimi III filloi pėrpjekjet pėr tė pėrqendruar pushtetin e pėr tė modernizuar ushtrinė. Kėto reforma, qė njihen me emrin “Nizam-i-xhedid”, nuk pėrputheshin me interesat e parisė sė provincave. Pėr rrjedhim, kundėr reformave tė sulltan Selimit u organizua me shpejtėsi njė qėndresė e gjerė e kryesuar nga ulematė dhe nga feudalėt e ēifligarėt mė tė fuqishėm tė provincave. Mahmud pashė Bushatlliu e Ali pashė Tepelena ishin nga mė kryesorėt nė Gadishullin Ballkanik.

    Pasi u kthye nė Shkodėr, Bushatlliu dha shenjat e para tė njė kryengritjeje tė dytė. Ai e filloi atė me njė fushatė ndėshkimore e nėnshtrimi tė feudalėve pėrkrahės tė Stambollit. Kėtė e bėri jo vetėm brenda katėr sanxhakėve qė pėrbėnin Pashallėkun e Shkodrės gjer nė atė kohė, por edhe nė sanxhakėt e Prizrenit e tė Shkupit, ku, pėr shkak tė lidhjeve tė tyre ekonomike me Shkodrėn dhe tė prirjeve separatiste tė vezirit tė saj, njė pjesė e parisė feudale dhe tregtare tė kėtyre qendrave morėn anėn e tij. Kundėrshtarėt e vezirit shkodran nė qytetet e rrethet e Pejės, tė Prishtinės, tė Shkupit, tė Ohrit dhe tė Elbasanit njohėn tani goditjen e rėndė tė tij qė i ēoi deri nė shfarosje. Kėshtu filloi periudha e kryengritjes sė dytė, e cila synonte shkėputjen e plotė nga varėsia e Portės. Veziri i Shkodrės tanimė nuk i nėnshtrohej fare autoritetit tė Portės. Ai nuk nxirrte mė taksa pėr thesarin perandorak, por i dėbonte gjyqtarėt e Stambollit dhe vetėm fjala e tij ishte ligj. Kjo kryengritje e shkėputi faktikisht pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare nga perandoria.

  10. #120
    Politika e re e Mahmudit shkaktoi njė reaksion tė fortė, qė filloi nė gjirin e vetė familjes sė Bushatlliut, te vėllai dhe nipi i tij. Kėta u vunė nė krye tė atij grupi feudalėsh, tė cilėt ishin kundėrshtarė tė shkėputjes sė vendit nga Perandoria Osmane, duke e quajtur atė tė rrezikshme pėr jetėn, pasuritė dhe pėr postet e tyre. Prandaj e braktisėn atė. Kjo i dha dorė sulltanit tė merrte masa tė shpejta. Nė fillim tė vitit 1793 ai nisi kundėr Shkodrės njė ekspeditė ndėshkimore. Ekspedita, e pėrbėrė nga forcat e shtatė pashallarėve shqiptarė me nė krye valiun e Rumelisė, Beqir Pashėn, mundi tė mbėrrinte nė Shkodėr vetėm pas tetė muajsh. Pas njė qėndrese tė fortė, Mahmud Pasha u detyrua mė sė fundi tė mbyllej nė kėshtjellė mė 1787. Edhe kėtė herė shumica e parisė vartėse dhe e aleatėve e braktisėn, duke u besuar premtimeve tė Portės sė Lartė qė kishte shpallur se do t’u njihte privilegjet qė kishin. Por fshatarėt e malėsorėt dhe shtresat e gjera qytetare shkodrane, tė shqetėsuara nga mundėsia e kthimit tė anarkisė, nuk ndoqėn rrugėn e krerėve feudalė. Tė mbushura edhe me urrejtjen e njė populli qė nuk mund t’i duronte aktet e dhunshme tė pushtuesit tė huaj, ato u bashkuan me vezirin kryengritės dhe i shpartalluan pėrsėri forcat qeveritare, duke u shkaktuar dėme shumė tė rėnda.

    Pėrēarja e lėkundjet e aleatėve tė vet vendas si dhe frika nga njė ekspeditė tjetėr e Portės e detyruan Mahmud Pashėn, me gjithė fitoren qė korri, tė shpallte pėrsėri faljen e tė gjithė atyre qė e kishin braktisur, tė lironte robėrit e kapur dhe tė padiste vėllanė e nipin si shkaktarė tė vėrtetė tė konfliktit, kurse sulltanin ta paraqiste si viktimė tė mashtrimit tė tyre. Ndėrkaq, me anėn e klerit katolik ai siguroi ndėrmjetėsinė e oborrit tė Spanjės, pėr t’i kėrkuar falje sulltanit. Por tė gjitha kėto veprime, ashtu si edhe mė 1787, nuk shprehnin ndjenjat e mendimet e vėrteta tė tij.

    Ndėrmjetėsimi i pėrfaqėsuesit diplomatik tė Spanjės nė Stamboll, vėshtirėsitė e mėdha financiare tė perandorisė e, mbi tė gjitha, pamundėsia e Portės pėr tė organizuar njė ekspeditė te re bėnė qė nė muajin mars tė vitit 1795, sulltan Selimi III t’i jepte Bushatlliut faljen, me kusht qė tė zotohej se nuk do tė ngrinte krye mė, tė derdhte nė thesarin perandorak shumat e mėdha tė taksave tė prapambetura nga e kaluara dhe tė pranonte zbatimin e reformave ushtarake e financiare.

    Gjersa erdhi falja, Bushatlliu e pėrforcoi pėrsėri pozitėn e vet dhe i nėnshtroi sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit duke ua dhėnė pėr qeverisje tė vėllait dhe tė nipit, tė cilėt ishin kthyer nė Shkodėr e i kishin kėrkuar falje. Veziri i Shkodrės i kėrkoi edhe Ali pashė Tepelenės tė hiqte dorė nga orvatja e tė birit, Myftar Pashės, pėr tė qeverisur sanxhakun e Ohrit dhe pėr tė vėnė dorė mbi sipėrmarrjen e Durrėsit. Nė vjeshtėn e vitit 1795 ai shpartalloi edhe forcat e pashallarėve kosovarė, tė cilėt ishin lidhur kundėr tij dhe kishin marrė pushtetin nė Prizren. Kėtė fat pėsoi edhe Jusuf bej Dibra, i cili kishte guxuar tė dėbonte nga Dibra qeveritarin e vendosur prej Bushatlliut.

    Kėto veprime qė ishin nė kundėrshtim me kushtet e faljes, i acaruan pėrsėri marrėdhėniet e Stambollit me vezirin e pabindur tė Shkodrės. Por Porta e Lartė, e mbėrthyer nga reaksioni i brendshėm kundėr reformave, nuk ishte aspak nė gjendje tė merrte masa energjike kundėr tij.

    Mahmud Pasha e drejtoi tani vėmendjen kundėr krahinave malore shqiptare tė Kuēit, tė Piprit e tė Palabardhit, tė cilat, qysh nga lufta ruso-turke e viteve 1787-1792, ishin bashkuar me Malin e Zi dhe i kishin dalė duarsh vezirit tė Shkodrės. I zėnė me ngjarjet e lartpėrmendura, Kara Mahmudi nuk kishte pasur kohė tė merrej me to. Kurse tani rrethanat ndėrkombėtare kishin ndryshuar. Franca ishte hedhur nė sulm kundėr monarkive evropiane, dhe oborret e Vjenės e tė Petėrsburgut i kishin lėnė mbas dore synimet e tyre nė Mal tė Zi. Kjo gjendje e re politike i dha mundėsi Bushatlliut tė pėrgatitej pėr nėnshtrimin e tyre. Edhe diplomacia frėnge, pėr tė mos lejuar qė Mali i Zi t’i shėrbente si bazė politikės ruse e austriake dhe, me qėllim qė tė tėrhiqte qeveritarin e Shkodrės nga ana e Francės, krijoi lidhje me Bushatlliun me anė tė ambasadorit tė saj nė Venedik. Gjeneral Bonaparti, i cili pas nėnshtrimit tė Italisė Veriore projektonte tė pushtonte edhe Dalmacinė, dėrgoi nė Shkodėr nė muajin maj 1796 shtatė specialistė ushtarakė pėr organizimin mė tė mirė tė ushtrisė shqiptare si dhe shtatė galera me municione e ushqime pėr fushatėn qė Kara Mahmud Pasha kishte parasysh tė ndėrmerrte kundėr Malit tė Zi. Por kėto tė fundit u konfiskuan nė det prej venedikasve, qė dyshonin se fushata e Bushatlliut drejtohej edhe kundėr tokave tė tyre.

    Nė korrik tė vitit 1796 tri reparte tė sundimtarit tė Shkodrės hynė nė Mal tė Zi. Malazezėt dhe malėsorėt e tri krahinave shqiptare tė lidhur me ta i kishin dėrguar fjalė vezirit tė Shkodrės se do tė luftonin gjer nė pikėn e fundit tė gjakut po t’i sulmonte. Dhe me tė vėrtetė forcat e Bushatlliut ndeshėn nė njė mbrojtje shumė tė fortė, qė i detyroi ato tė tėrhiqeshin dhe qė bėri tė dėshtonte sulmi. Nė shtator, Kara Mahmud Pasha e pėrsėriti sulmin mbi Malin e Zi, por edhe kėtė herė ushtria e tij nuk pėrparoi dot, kurse ai vetė bashkė me shtabin e tij, nė tė cilin ishin edhe katėr oficerė francezė, ra nė kurth, me sa duket i tradhtuar, u rrethua dhe u vra nga malazezėt (1796).



    Rėndėsia dhe karakteri i Pashallėkut tė Shkodrės



    Dėshmitė shkodrane tė kohės, tė shkruara dhe gojore, duke e cilėsuar Kara Mahmudin “asllan i Shkodrės” e “i madhi Kara Mahmud Pasha” dhe duke e krahasuar atė “me tė shkėlqyeshmin Kastriot”, tregojnė konsideratėn qė shkodranėt bashkėkohės kishin pėr tė. Vrasja e tij u prit me keqardhje tė veēantė nė Pashallėkun e Shkodrės e nė Mal tė Zi dhe u konsiderua si fatkeqėsi pėr vendin. Kurse dėshmitė e huaja bashkėkohėse, duke theksuar se Kara Mahmudi “e mbajti vendin tė pavarur gjer nė atė shkallė sa u duk se synonte tė bėhej sundimtar absolut”, ose se “talenti i tij, trimėria e tij, pasuria e tij dhe bindja e popullit qė sundonte, kanė treguar pėrherė pavarėsinė e vėrtetė tė tij”, nxjerrin nė dritė se konsiderata e popullit pėr “Vezirin e Shqipėrisė” lidhej kryesisht me veprimtarinė politike tė ndjekur prej tij e, nė radhė tė parė, me qeverisjen e pavarur tė Pashallėkut tė Shkodrės.

    Kara Mahmudi kishte bėrė pėr vete shumicėn e popullsisė tė Pashallėkut tė Shkodrės, e cila e mbėshteti atė fuqimisht dhe i doli zot duke rrėmbyer armėt nė ēastet mė tė vėshtira tė konfliktit tė armatosur me pushtetin qendror e rivalėt e vet brenda vendit. Kjo tregon se veprimtaria politike e tij pasqyronte aspiratat themelore tė kėsaj popullsie, pėr tė jetuar e pavarur nga pushteti i Stambollit dhe se lufta e banorėve tė Pashallėkut tė Shkodrės, tė udhėhequr prej Kara Mahmudit ishte vazhdim i luftės sė popullit shqiptar kundėr zgjedhės sė huaj osmane. Pra, synimi pėrfundimtar i veprimtarisė sė tij politike ishte dobėsimi e ērrėnjosja e pushtetit qendror tė sulltanit nė Pashallėkun e Shkodrės dhe zėvendėsimi i tij me pushtetin e pėrqendruar tė Kara Mahmudit. Me fjalė tė tjera, Pashallėku i Shkodrės tė shndėrrohej nė njė shtet feudal shqiptar tė pavarur ose dhe vasal tė ndonjėrės nga Fuqitė e Mėdha tė Evropės, siē treguan projektmarrėveshjet me pėrfaqėsuesit e Rusisė dhe tė Austrisė.

    Kara Mahmudi arriti tė dobėsonte nė njė shkallė tė theksuar pushtetin qendror tė sulltanit nė Pashallėkun e Shkodrės. Brenda kėtij pashallėku veprohej kryesisht sipas urdhrave tė pashait shkodran, tė cilat ishin tė detyrueshme pėr tė gjithė banorėt, madje edhe pėr shtetasit e huaj, ndonėse konsujt e tyre protestonin kur ato urdhra nuk pėrputheshin me marrėveshjet e pėrfunduara midis qeverive tė tyre dhe Portės sė Lartė. Kara Mahmudi hyri nė bisedime pėr marrėveshje ushtarake e politike me fuqitė e krishtera, armike tė Perandorisė Osmane dhe, nė kundėrshtim me ndarjen administrative tė saj e pa pėlqimin e Stambollit, shtriu pushtetin e vet nė sfera administrative-ushtarake tė tjera nga ato qė i takonin si pasha e si vezir. Kėto e tė tjera veprime si kėto, ashtu dhe qėndresat e armatosura kundėr ushtrive qeveritare qė u dėrguan kundėr tij, treguan se Bushatlliu kishte marrė rrugėn drejt pavarėsisė, se ai kishte krijuar njė sundim efektivisht autonom nė zotėrimet qė pėrfshinin Shqipėrinė Veriore e Verilindore ose mbarė Gegėrinė. Vdekja e tij e parakohshme (1796) nuk e lejoi tė realizonte deri nė fund synimin pėr shndėrrimin e pashallėkut tė tij nė njė shtet shqiptar, qoftė edhe tributar apo vasal ndaj Perandorisė Osmane ose ndaj ndonjė shteti evropian.

    Megjithėkėtė, rezultatet kryesore tė veprimtarisė politike tė Kara Mahmud Pashės, pėrhapja e forcimi i lidhjeve ekonomike midis krahinave tė Shqipėrisė Veriore e Verilindore dhe bashkimi i tyre nėn pushtetin e njė familjeje tė fuqishme feudale shqiptare ishin dy hapa tė mėdhenj pėrpara drejt krijimit tė shtetit kombėtar shqiptar. Prandaj veprimtaria e Bushatlliut shėnoi njė kthesė me rėndėsi nė historinė ekonomike e politike tė Shqipėrisė.

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •