Lufta midis Despotatit tė Epirit dhe Perandorisė sė Nikesė pėr hegjemoni nė Shqipėri
Beteja e Klokotnicės, ku vetė Teodori u zu rob, goditi rėndė aspiratat panbizantine tė despotėve tė Epirit. Paskėtaj, zotėrimet epirote u ndanė nė shumė pjesė. Nė Selanik e Thesali vazhdoi tė sundojė i vėllai i Teodorit, Manueli. Gjithė territori, prej Adrianopoje nė Durrės, u pushtua nga Ivani II Aseni i Bullgarisė. Cari bullgar filloi paskėtaj ta quajė veten "perandor e autokrat, zot i krahinave prej Adrianopoje nė Durrės" dhe tė shpalosė me forcė pretendimet pėr Konstandinopojėn e pėr fronin bizantin.
Krahinat e Epirit nuk u pėrfshinė nė kufijtė e rinj tė mbretėrisė bullgare. Kėtu shfaqet si sundimtar Mihali II Engjėlli, djali i Mihalit I. Pėr 10 vjet ky punoi pėr tė forcuar pozitat e lėkundura tė Engjėllorėve. Rrethi i bashkėpunėtorėve tė tij u zgjerua me elementė tė aristokracisė vendase, tė cilėve u ishte besuar drejtimi i krahinave dhe i kėshtjellave tė ndryshme tė despotatit. Ashtu si dhe i ati, Mihali II i ruajti lidhjet e ngushta me Beratin, Vlorėn e me parinė e kėtyre dy qyteteve. Me qeveritarin e tyre, Jan Frėngun, pinjoll i njė familjeje tė vjetėr fisnike vendase, despoti kishte edhe lidhje familjare.
Shthurja e Mbretėrisė sė Bullgarisė, pas vdekjes sė Ivanit II Aseni (1241), e lejoi Mihalin II tė zgjerojė kufijtė e Despotatit. Durrėsi u bė pėrsėri pjesė e tij, ndėrkohė qė kėshtjella tė tjera u aneksuan nė Maqedoni e nė Thesali. Por edhe kėsaj radhe Despotati ndeshi nė njė kundėrshtar tė fuqishėm, qė nė atė kohė ishte bėrė njė faktor i rėndėsishėm politik nė Ballkan. Kjo ishte Perandoria e Nikesė, njė formacion i ngjashėm me Despotatin e Epirit, qė lindi pas vitit 1204 nė Azinė e Vogėl. Luftėrat me Nikenė pėrbėjnė fazėn e dytė tė rėndėsishme nė historinė e Despotatit tė Epirit. Ashtu si despotėt e Epirit, edhe perandorėt e Nikesė e mbanin veten pėr trashėgimtarė tė ligjshėm tė fronit bizantin. Marrja e Konstandinopojės e rimėkėmbja e Perandorisė Bizantine pėrbėnin vijėn kryesore tė politikės sė tyre, nga ku buronte edhe armiqėsia me rivalėt e tyre tė Epirit. Pas dobėsimit tė Mbretėrisė sė Bullgarisė, Perandoria e Nikesė fitoi epėrsi nė ngjarjet nė Ballkan. Brenda vitit 1246 perandori i Nikesė, Joan Vatatze (1222-1254), pushtoi Trakinė, Maqedoninė dhe qytetin e Selanikut.
Sukseset e rrufeshme tė nikeasve zbuluan mangėsitė ushtarake e politike tė shtetit epiriot. Tashmė ishte dobėsuar aleanca e kėtij shteti me krerėt lokalė tė krahinave tė ndryshme tė Despotatit, nė tė cilėn bazohej forca e tij. Politika e zbatuar nga Teodori e nga Mihali II nė funksion tė pushtimeve kishte goditur drejtpėrsėdrejti format e qeverisjes nė rajone tė caktuara tė Despotatit tė Epirit me Principatėn e Arbrit, e cila ishte kthyer tashmė nė njė shtet vasal.
Ēarja midis dy aleatėve tė dikurshėm u pa gjatė konflikteve ushtarake qė u zhvilluan nė zonėn e Maqedonisė Jugperėndimore midis forcave tė Nikesė dhe atyre tė Epirit nė vitin 1253. Atė kohė princi i Arbrit, Gulami, bashkė me forcat e tij, kishte zėnė pozicion nė zonėn e Kosturit pėr t'u prerė rrugėn nikeasve qė kėrkonin tė ēanin nė drejtim tė Devollit. Por perandori i Nikesė, Jan Vatatze, arriti tė tėrheqė nė anėn e tij princin Gulam, qė tashmė ishte ftohur me Mihalin e Epirit. Premtimet joshėse tė perandorit tė Nikesė u konkretizuan me nėnshkrimin e njė traktati, qė vuloste aleancėn e re midis Nikesė dhe Arbrit dhe qė njihte autonominė e kėtij tė fundit.
Krahas Gulamit tė Arbrit, me nikeasit u bashkuan edhe krerėt e Kosturit e tė Devollit, tė cilėt gjithashtu ishin tė pakėnaqur nga Mihali II i Epirit. Nė kėto kushte, despoti i Epirit u detyrua tė kėrkonte paqe, e cila u nėnshkrua nė Larisė (1253). Mihali II hiqte dorė nga kėshtjellat e Maqedonisė Perėndimore dhe nga kėshtjella e Krujės. Kėsaj tė fundit, perandori Jan Vatatze i njohu qysh atė vit njė sėrė privilegjesh tė rėndėsishme qė kishin tė bėnin me sigurimin e pronave tė fisnikėve, tė klerit dhe tė qytetarėve tė saj, si dhe me heqjen e tatimeve tė caktuara. Tė njėjtat privilegje u konfirmuan pas dy vjetėsh nga perandori i ri i Nikesė, Teodori II Laskari (1254-1258). Ato iu konfirmuan vazhdimisht krutanėve nga perandorėt e mėvonshėm tė Bizantit.
Humbja e mbėshtetjes qė kishte patur nė Principatėn e Arbrit ia bėri tė pamundur despotit Mihal ruajtjen e zotėrimit tė rėndėsishėm tė Durrėsit. Nė vitin 1256 qyteti iu dorėzua perandorit tė Nikesė. Paqja e nėnshkruar atė vit midis dy rivalėve sanksiononte tėrheqjen e Despotatit tė Epirit nė kufijtė e tij fillestarė. Nė viset e zbrazura nga epirotėt u vendos administrata e Nikesė.
Kryengritja e shqiptarėve kundėr Perandorisė sė Nikesė (1257-1258)
Vendosja e pushtetit tė Nikesė nė viset shqiptare nuk e pėrmirėsoi gjendjen e tyre, pėrkundrazi, njė administratė e rreptė ushtarake e civile u vendos nė trevat shqiptare, pėrfshirė edhe Principatėn e Arbrit, qė kishte luajtur njė rol vendimtar nė suksesin e nikeasve. Nė krye tė saj u vu njė qeveritar bizantin, Konstandin Habaroni, i cili sė bashku me qeveritarėt e krahinave tė tjera tė Shqipėrisė e tė Maqedonisė, u vu nėn urdhrat e komandantit epror, pretorit Georg Akropoliti qė kishte selinė nė Selanik.
Qė tė nesėrmen e vendosjes sė sundimit tė Nikesė nė Shqipėri filluan tė duken shenjat e njė pakėnaqėsie tė thellė. Kėto qenė mė tė forta nė trevat e Principatės sė Arbrit, e cila nė kundėrshtim me premtimet e dhėna, u privua nga ēdo lloj autonomie prej regjimit nikeas. Qeveritari nikeas i Arbrit, Konstandin Habaroni, nuk ishte nė gjendje tė mbante nėn kontroll gjendjen shpėrthyese, ndaj, nė dimrin e vitit 1257-1258, kryekomandanti i forcave perėndimore tė Nikesė, pretori Gjergj Akropoliti, vendosi tė organizonte njė ekspeditė demonstrative nė Arbėr. Prej Selanikut, ekspedita e drejtuar prej tij pėrparoi nėpėr Kostur, Ohėr, Durrės, ku Akropoliti u takua me krerėt dhe autoritetet e vendit. Marshimi i Akropolitit vazhdoi nėpėr krahinat e thella tė Matit e tė Dibrės. Kudo ku kaloi Akropoliti u mundua tė forcojė bazat e sundimit tė Nikesė, duke riorganizuar administratėn ushtarake e civile tė saj. Pas tre muajsh misioni tė vėshtirė nė zonėn shpėrthyese tė Arbrit, nė shkurt tė vitit 1258, Akropoliti mbėrriti nė Pėrlep. Kėtu atij i erdhi lajmi se "mbarė populli i arbėreshėve ishte hedhur nė kryengritje". Pėr rrjedhojė edhe despoti Mihali II Engjėlli i Epirit e prishi paqen me Nikenė. Vetė qeveritari Nikeas i Arbrit, Konstandin Habaroni, u zu rob prej tij gjatė njė prite qė iu ngrit nė Kaninė dhe ku pati dorė e fejuara e tij, Maria Frėngu, kunatė e despotit Mihal dhe pinjolle e familjes mė tė shquar tė zonės sė Vlorės nė shek. XI-XIII.
Gjendja e re e detyroi Akropolitin tė ndėrmerrte njė fushatė tė vėrtetė ushtarake pėr tė shtypur kryengritjen. Goditja kryesore e nikeasve u drejtua kundėr vatrės sė trazirave, Arbrit. Ushtria e tyre, nėn komandėn e vetė Akropolitit pushtoi Ohrin dhe vazhdoi marshimin drejt Durrėsit. Por qėndresa e kryengritėsve shqiptarė e detyroi Akropolitin tė bėnte prapaktheu nė Ohėr. Paskėtaj, kryekomandanti nikeas u pėrpoq tė hynte nė Arbėr nga ana e Dibrės, por edhe kėtu ushtria e tij u rrezikua tė asgjėsohej nga kryengritėsit, ndaj u tėrhoq nė drejtim tė Pėrlepit.
Ndėrkaq, i inkurajuar nga kryengritja e shqiptarėve, despoti Mihali II Engjėll i Epirit rifilloi veprimet luftarake nė Maqedoni. Ushtria e tij, e pėrkrahur nga popullsia vendase, pushtoi Ohrin dhe kėshtjella tė tjera tė Maqedonisė Perėndimore. Pothuaj tė gjithė komandantėt e forcave tė Nikesė u hodhėn nė anėn e despotit tė Epirit. Edhe kėshtjella e Pėrlepit, ku ishte i rrethuar kryekomandanti, Georg Akropoliti, u hapi portat epirotėve. Akropoliti dhe ushtarakė tė tjerė ranė robėr tė Mihalit II. Nė kėtė mėnyrė, gjithė kėto treva u pėrfshinė pėrsėri nė kufijtė e Despotatit tė Epirit.
Sukseset e arritura nė Maqedoni zgjuan te Mihali II i Epirit, ashtu si te paraardhėsi i tij, ėndrrėn e pushtimit tė Konstandinopojės e tė rimėkėmbjes sė Perandorisė Bizantine, duke i paraprirė nė kėtė gjė rivalit tė tij, perandorit tė Nikesė. Nė funksion tė kėtij qėllimi despoti i Epirit i hodhi sytė nga njė aleancė e re me sovranin e Mbretėrisė sė Sicilisė, mbretin Manfred nga dinastia gjermane Hohenshtaufen, pavarėsisht se ky kishte pėrfituar nga ngjarjet e fundit pėr tė shtėnė nė dorė njė pjesė tė bregdetit shqiptar. Aleanca me Manfredin u bė fakt i kryer me martesėn e kėtij tė fundit me vajzėn e despotit Mihal, Helenėn. Megjithatė pėrforcimet qė mori nga Manfredi e dhėndri tjetėr i tij, princi Guljelm II Vilėharduen i Akesė, nuk i mjaftuan despotit tė Epirit pėr tė ndalur ofensivėn e filluar nė pranverėn e viti 1259 nga perandori i ri i Nikesė, Mihali VIII Paleolog. Ohri qe njė nga kėshtjellat e para qė despoti i Epirit u lėshoi nikeanėve. Kėsaj radhe ish-kryepeshkopi durrsak i qytetit, Konstandin Kabasilla, qė erdhi bashkė me ushtrinė nikeane, ndikoi me autoritetin e tij pėr t'i bindur mbrojtėsit t'ia dorėzonin kėshtjellėn perandorit tė Nikesė. Pas Ohrit, ushtria e Nikesė, nėn komandėn e sebastokratorit Jan, vėlla i perandorit Mihali VIII Paleolog, rrethoi kėshtjellėn e Devollit, tė cilėn e mori pas luftimesh tė ashpra.
Nė verė tė atij viti, Mihali II Engjėlli pėsoi disfatėn pėrfundimtare nė fushėn e Pelagonisė (Manastir).
Fitorja e Perandorisė sė Nikesė mbi Despotatin e Epirit nė Pelagoni u pasua nga njė tjetėr fitore e madhe e saj. Nė verė tė vitit 1261 nikeasit ua morėn me sulm Konstandinopojėn latinėve. Nė kėtė mėnyrė, konflikti i gjatė pėr tė korrur trashėgiminė e Perandorisė Bizantine u zgjidh nė favor tė Nikesė. Mihali VIII Paleologu u bė perandori i parė i Perandorisė Bizantine tė rimėkėmbur.
Rivali i tij i dikurshėm, despoti Mihali II i Epirit, pas disfatės nė Pelagoni i humbi krejt zotėrimet e tij. Ushtritė e Paleologut pėrparuan deri thellė nė kufijtė e Epirit historik e morėn dhe qendrat e fundit tė qėndresės epirote, Janinėn e Artėn. Mihali II Engjėlli u strehua nė Korfuz, zotėrim i dhėndrit tė tij Manfred.
Por ashtu si mė 1257, administrata e re bizantine hyri qė nė fillim nė konflikt me popullsinė vendase. Rritja e pakėnaqėsisė gjeti shprehjen mė tė lartė nė shpėrthimin e kryengritjeve antibizantine nė gjithė territorin shqiptar tė Perandorisė. Kėto kryengritje krijuan kushte qė despoti Mihali II Engjėll tė kthehej nė Epir e pak nga pak tė rikrijonte Despotatin e Epirit nė kufijtė e ngushtuar tė temės sė dikurshme tė Nikopojės.
Pėrsa u pėrket territoreve nė veri tė lumit Vjosė, kryengritjet antibizantine tė shqiptarėve u mpleksėn aty me njė sėrė rrethanash tė tjera, tė cilat krijuan njė gjendje krejtėsisht tė re.
Krijoni Kontakt