Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 144
  1. #81
    3. RĖNDĖSIA E EPOKĖS SĖ GJERGJ KASTRIOTIT-SKĖNDERBEUT




    Rrjedhimet e luftės dhe tė pushtimit osman nė Shqipėri


    Lufta mė se njėshekullore e Perandorisė Osmane pėr pushtimin e trojeve shqiptare dhe vendosja e pushtetit osman, sollėn rrjedhime tė thella nė tė drejtat e pronėsisė, nė veprimtarinė ekonomiko-shoqėrore, nė jetėn politike dhe nė atė fetare-kulturore tė shqiptarėve.
    Veprimtaria e pavarur politiko-shoqėrore e botės shqiptare ishte arritja mė e rėndėsishme nė historinė kombėtare tė shqiptarėve gjatė shekujve tė mesjetės. Qė nė shek. XII dhe nė shekujt qė vijuan, deri me pushtimin osman, nė viset shqiptare lindėn formacione shtetėrore tė pavarura, tė cilat ndikuan fuqishėm nė tė gjitha fushat e veprimtarisė shoqėrore dhe, nė tėrėsi, pėr zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Nė kuadrin e kėtyre formacioneve shtetėrore lindi dhe u fuqizua aristokracia vendase dhe tradita shqiptare e drejtimit dhe e aparatit administrativ shtetėror.

    Elita drejtuese shqiptare, si ajo laike ashtu edhe fetare, pati njė rol tė madh historik pėr zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Ishte meritė e saj ndryshimi i orientimit tė lidhjeve ndėrkombėtare tė Shqipėrisė, duke e larguar atė gjithnjė e mė shumė prej Perandorisė Bizantine e vendeve tė tjera fqinje e tė prapambetura tė Ballkanit dhe duke e afruar Shqipėrinė me vendet e pėrparuara tė Evropės Perėndimore. Lidhjet politike, tregtare-ekonomike dhe fetare-kulturore me Italinė dhe vendet e tjera tė Evropės Perėndimore ndikuan qė nė tė gjitha kėto fusha tė pėrshpejtoheshin ritmet e zhvillimit.

    Pushtimi osman i dha fund jetės sė pavarur politike e shtetėrore tė shqiptarėve dhe i mbylli rrugėt zhvillimeve tė mėsipėrme, ndėrpreu lidhjet intensive tė Shqipėrisė me vendet e Evropės Perėndimore dhe i kaloi ato nė drejtim tė Lindjes. Kėto rrjedhime negative u shfaqėn nė Shqipėri jo vetėm gjatė viteve tė luftės, por ato vepruan fuqishėm edhe gjatė gjithė periudhės sė gjatė tė sundimit osman.

    Pushtimi osman i tokave shqiptare u bė gradualisht, duke nisur me fundin e shek. XIV, me marrjen prej osmanėve tė qendrave kryesore tė viseve lindore, dhe duke vijuar nė fillim tė shek. XV me pushtimin e disa qyteteve e kėshtjellave tė viseve perėndimore shqiptare. Pas kėtyre pushtimeve dhe veēanėrisht me periudhėn e luftės nėn udhėheqjen e Skėnderbeut dhe deri nė rėnien e kėshtjellave nė fund tė viteve 70 tė shek. XV, njė pjesė e rėndėsishme e viseve qendrore e veriore shqiptare u gjend nė kushtet e njė lufte tė gjatė e tė vazhdueshme.

    Qė me pushtimet e para tė fundit tė shek. XIV tė qendrave tė tilla si Nishi, Shkupi, Manastiri, Ohri, Kosturi etj., u dėmtuan rėndė marrėdhėniet dhe shkėmbimet e ndryshme ekonomike e tregtare ndėrmjet viseve lindore me ato perėndimore, aq tė domosdoshme e jetike pėr banorėt e tyre. Ekspeditat e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane dhe luftimet e vazhdueshme e tė ashpra, qė ato zhvilluan me forcat shqiptare, dėmtuan rėndė jetėn ekonomike tė vendit. Gjatė ekspeditave ushtarake dhe luftimeve tė shumta pėr tė dobėsuar qėndresėn shqiptare dhe burimet ekonomike, aq tė domosdoshme pėr vazhdimin e saj, ushtritė osmane rrėnonin tė mbjellat, dėmtonin objektet ekonomike, rrėmbenin bagėtinė.

    Vėshtirėsitė e shumta ekonomike dhe zjarri i luftės detyruan me mijėra e mijėra vetė tė braktisnin vendin dhe kėshtu bashkė me tė vrarėt nė luftė pakėsuan ndjeshėm numrin e banorėve, por edhe dėmtuan jetėn ekonomike, sepse ishin nga forcat mė aktive tė shoqėrisė shqiptare.

    Nė kushtet e luftės dhe tė pushtimit osman, ekonomia fshatare u bė edhe mė e mbyllur dhe pėrkohėsisht i dobėsoi lidhjet me qytetin, aq tė domosdoshme pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Qytetet shqiptare, gjatė shekujve tė mesjetės kishin njohur tė gjitha tiparet e zhvillimit ekonomik, shoqėror e organizativ tė qyteteve tė pellgut tė Mesdheut, qė ishte rajoni mė i zhvilluar i Evropės, kurse me pushtimin osman pėsuan ndryshime. Qė me sulmet e para osmane filluan tė largohen banorėt nga qytetet dhe disa prej tyre u shndėrruan nė qendra tė vogla administrative e ushtarake. Pjesa mė e madhe e banorėve nė disa qytete iu kushtuan kryesisht ekonomisė bujqėsore, dobėsuan lidhjet me zonat fshatare dhe thuajse i ndėrprenė marrėdhėniet ekonomiko-tregtare e kulturore me Evropėn Perėndimore.

    Rrjedhimisht, qytetet shqiptare nė pėrgjithėsi u shndėrruan gradualisht nė qendra administrative ekonomike dhe fetare-kulturore tė tipit lindor, osman. Nga qytetet nisi dhe u pėrhap procesi i islamizmit, i cili jo vetėm solli ndryshime tė rėndėsishme nė besimin fetar tė shqiptarėve, por edhe ndikoi dukshėm pėrgjithėsisht nė botėkuptimin e mėnyrėn e jetesės sė tyre. Me ndryshimet e mėsipėrme Shqipėria nga njė vend qė kishte tėrhequr vėmendjen e Evropės Perėndimore, gradualisht u shndėrrua nė njė vend thuajse tė harruar prej saj.

    Ndonėse pushtimi osman i dha fund copėtimit politik dhe anarkisė qė ekzistonte nė Ballkan dhe nė Shqipėri, prapambetja ekonomike qė i karakterizoi vendet ballkanike mė pas e kishte burimin e vet nė ndryshimin nė fushėn e pronėsisė qė solli ai pushtim. E drejta feudale mbi tokėn nė Shqipėri, nė prag tė pushtimit osman, ishte nė fazėn e zhvilluar edhe pse aty-kėtu mund tė shfaqeshin mbeturina tė formave arkaike tė saj. Nė zonat fushore tė Shqipėrisė kishte mbizotėruar prona e madhe feudale dhe e drejta e pakufizuar e shitblerjes sė tokės. Pushtimi osman ligjėrisht i dha fund kėsaj forme feudale tė pėrparuar tė pronėsisė mbi tokėn, zhduku pronėn e madhe e zotėruesit e saj, qė pėrbėnin shtresėn drejtuese tė vendit.

    Ai vendosi pronėn feudale ushtarake osmane, sistemin e timarit, qė nė thelb ishte rivendosje e pronies bizantine, njė formė pronėsie qė pėrgjithėsisht ishte kapėrcyer nga vetė zhvillimi i gjithanshėm i shoqėrisė shqiptare. Sistemi i timarit, i vendosur dhe i mbajtur nė kėmbė me dhunė pėr shekuj tė tėrė, konsideronte si pronar tė tokės shtetin, ua kufizoi fshatarėve pronarė deri diku tė drejtat mbi tokėn dhe feudalėt e rinj (timarlinjtė apo spahinjtė) konsideroheshin si zotėrues tė njė pjese tė rentės feudale, por jo pronarė tė tokės me tė drejtėn e shitblerjes sė saj.

    Do tė kalonin shekuj qė nė Shqipėri ligjėrisht tė njiheshin pronat e mėdha feudale dhe zotėruesit e tyre. Kurse nė Evropėn Perėndimore ndėrkohė ishin shkatėrruar marrėdhėniet feudale dhe atje lulėzonte prona kapitaliste. Pozicioni gjeografik periferik (nė kuadrin e Perandorisė Osmane) i pjesės mė tė madhe tė viseve shqiptare ndikoi negativisht pėr zhvillimin e tyre. Shqipėria u gjend kėshtu disa shekuj larg Evropės Perėndimore jo vetėm nė zhvillimin ekonomik, por edhe nė fusha tė tjera tė veprimtarisė shoqėrore.

  2. #82
    Rėndėsia e luftės antiosmane tė shqiptarėve



    Lufta e gjatė dhe e ashpėr kundėr pushtuesve osmanė ishte rrjedhojė e ndėrgjegjėsimit tė shqiptarėve, e nė radhė tė parė e elitės drejtuese tė tyre, pėr pasojat e rėnda dhe shkatėrrimtare qė sillte pushtimi osman nė tė gjitha sferat e veprimtarisė shoqėrore. Ky pushtim godiste mė shumė se kėto, deri nė asgjėsimin e plotė, shtresat e larta tė shoqėrisė shqiptare, duke u marrė pushtetin politik, si dhe pasuritė etj. Prandaj pėrfaqėsues tė tyre e udhėhoqėn me vendosmėri luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Nė kėtė luftė morėn pjesė tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, sepse pushtimi osman tė gjithėve u prekte tė drejtėn e pronėsisė, interesat ekonomikė dhe mėnyrėn e jetesės.

    Lufta e shqiptarėve kundėr pushtimit osman nė jetėn e pėrditshme zhvillohej si njė luftė pėr mbrojtjen e pronės e tė marrėdhėnieve tė pėrparuara shoqėrore kundėr shpronėsimit, si dhe kundėr formave tė prapambetura tė pronės feudale e tė marrėdhėnieve shoqėrore qė rridhnin prej saj. Ishte njė luftė kundėr dhunės, shkatėrrimit e grabitjes sė njerėzve e tė pasurisė dhe qė mbronte mėnyrėn e jetesės, doket, kulturėn dhe besimin fetar tė shqiptarėve, tė cilat ishin cilėsisht tė ndryshme me ato tė pushtuesit lindor osman. Rrjedhimisht, lufta e shqiptarėve mbronte zhvillimin dhe raportet e pėrparuara shoqėrore kundėr formave arkaike tė njė shoqėrie feudale tė prapambetur dhe tashmė tė perėnduar nė viset shqiptare. Pėr tė gjitha kėto, nė sintezė, pėrmbajtje themelore e luftės ishte mbrojtja e jetės sė pavarur politiko-shtetėrore tė shqiptarėve, pra e lirisė kundėr pushtimit osman tė vendit.

    Pėrballė rrjedhimeve tė tilla tė thella pėr tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, periudha e sulmeve tė ushtrive osmane pėr pushtimin e vendit dhe e qėndresė sė fuqishme tė shqiptarėve kundėr tyre, sidomos gjatė viteve tė luftės nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, pėrbėn ngjarjen mė tė rėndėsishme e mė kulmore tė historisė sė popullit shqiptar, qė la gjurmė tė pashlyeshme nė vetėdijen kombėtare tė tė gjithė shqiptarėve. Ajo u dha atyre traditėn historike tė luftės kundėr pushtuesve osmanė dhe mbi kėtė bazė ndjenjat e fuqishme kombėtare, pėrpara se tė vendosej mbi shqiptarėt pushtimi i plotė pesėshekullor osman dhe tė bėhej islamizimi masiv i tyre.

    Ndjenja kombėtare, qė i ka mbrojtur popujt nga asimilimi dhe zhdukja, bėri qė, gjatė gjithė periudhės sė gjatė pesėshekullore tė pushtimit osman, shqiptarėt, edhe pse do tė islamizoheshin masivisht, tė ruanin identitetin e tyre kombėtar pa dallime fetare. Kur e kėrkoi koha, si shqiptarėt katolikė e ortodoksė, ashtu dhe ata myslimanė, nuk ngurruan tė ngriheshin kundėr pushtimit tė huaj osman dhe tė qėndronin nė ballė tė luftės pėr pavarėsi kombėtare. Ndjenja kombėtare, si njė tregues identiteti, i ka shoqėruar popujt gjatė gjithė historisė sė tyre. Edhe protagonisti kryesor, qė e udhėhoqi luftėn e shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė, Skėnderbeu, nė veprimtarinė e tij politike e ushtarake, iu referua traditės sė lavdishme historike tė popullit tė vet. Kėshtu, p.sh., duke iu pėrgjigjur plot krenari kombėtare njė kundėrshtari politik nė Itali, Skėnderbeu do t'i shkruante atij pėr aksionet ushtarake tė epirotėve e tė Pirros kundėr romakėve nė Itali do tė pėrdorte si simbole tė veta shtetėrore elementė nga simbolet e Pirros, tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė dhe nga mitologjia pellazge.

    Idetė dhe fryma e lėvizjes humaniste evropiane, qė ishte pėrhapur nė atė kohė edhe te shqiptarėt, ndikuan qė lufta e tyre titanike kundėr pushtimit osman dhe, sidomos, figura e Skėnderbeut tė ēimentoheshin nė vetėdijen kombėtare shqiptare dhe tė materializoheshin nė krijimtarinė e tyre jo vetėm nėpėrmjet gojėdhėnave, tregimeve e kėngėve popullore, por edhe nėpėrmjet veprave tė para tė historiografisė kombėtare, tė cilat i pėrshkon njė patos i fuqishėm patriotik, siē janė veprat e M. Barlecit, Dh. Frėngut, F. Bardhit etj.

    Njė tipar i rėndėsishėm dallues i luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit osman ishte zhvillimi i saj mbi dallimet fetare. Nė radhėt e ushtrisė shqiptare qėndronin pėrkrah njėri-tjetrit luftėtarėt e besimit katolik, ortodoks, si dhe shqiptari i islamizuar, siē ishte, p.sh., vetė Skėnderbeu dhe nipi i tij, Hamzai. Besime tė ndryshme fetare kishin edhe bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Skėnderbeut, edhe familjet me tė cilat lidhėn krushqi Kastriotėt. Krahas klerikėve katolikė, Skėnderbeu dėrgoi si pėrfaqėsues tė vet nė shtetet italiane edhe priftėrinj ortodoksė. Shembull i tolerancės fetare dhe i mirėkuptimit ndėrmjet shqiptarėve me besime fetare tė ndryshme ishte vetė familja e Kastriotėve. Shumica e fėmijėve tė Gjon Kastriotit kishin emra ortodoksė, njė djalė dhe njė nip i tij (Skėnderbeu dhe Hamzai) mbajtėn deri nė fund tė jetės emra myslimanė, kurse veprimtaria politike e Kastriotėve, e sidomos e Skėnderbeut, ishte e lidhur me botėn katolike. Vetė Heroi Kombėtar, pasi u kthye nė Shqipėri mė 1443 dhe derisa vdiq, pėrdori emrin e dyfishtė, tė kristianit dhe tė myslimanit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, si shprehje kjo e tolerancės fetare dhe e kujdesit tė tij pėr ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve qė kishin rite fetare tė ndryshme.

    Shqiptarėt, duke pėrfshirė edhe shtresat e larta shoqėrore, konvertonin lehtėsisht besimin e tyre fetar. Balshajt, p.sh., nė fund tė shek. XIV u kthyen nga ortodoksė nė katolikė, nė pėrshtatje me besimin fetar tė shumicės sė banorėve tė zotėrimeve tė tyre.

    Pjesėmarrja masive e shqiptarėve tė tė gjitha besimeve fetare dhe tė krahinave nė luftėn kundėr pushtuesve osmanė ndikoi shumė nė zbutjen e sheshimin e dallimeve e tė mosmarrėveshjeve, qė mund tė lindnin nga bindjet e ndryshme fetare si dhe nga pėrkatėsia krahinore. Rrjedhimisht, njė nga arritjet mė tė rėndėsishme tė luftės antiosmane ishte kompaktėsimi dhe forcimi i unitetit tė shqiptarėve pa dallime fetare e krahinore, duke pėrfshirė edhe banorėt e viseve tė largėta qė kishin mbetur jashtė shtetit tė Skėnderbeut. Dėshmi e gjallė pėr kėtė ėshtė e drejta dokesore, pėrballė sė cilės ishin tė barabartė tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga pozita shoqėrore dhe besimi fetar i tyre. Dėshmi e unitetit kombėtar tė shqiptarėve janė edhe legjendat, tregimet dhe kėngėt popullore pėr figurėn e Skėnderbeut, tė cilat u ruajtėn pa dallime fetare, te shqiptarėt katolikė, ortodoksė e myslimanė tė tė gjitha viseve kombėtare, madje edhe jashtė tyre, si te arbėreshėt e Italisė e tė Greqisė.

    Kėngėt popullore pėr Skėnderbeun lindėn qysh nė shek. XV dhe ato vijuan ndėr shekujt tė kėndohen me krenari nga shqiptarėt. Kronisti venecian Antonio Sabeliko ka shkruar nė vitin 1487 se shqiptarėt “me kėngė solemne ... kėndonin lavdinė e princit tė vdekur (Skėnderbeut) ashtu siē e kishin zakon tė moēmit nė gostitė e heronjve tė mėdhenj”. Nė fillim tė shek. XX Edit Durham rrėfen pėr dy krutanė qė njė ditė tė tėrė i kėnduan trimėritė e Skėnderbeut nė njė kėngė tė gjatė pa mbarim.

    Lufta kundėr pushtimit osman kaliti guximin, trimėrinė dhe heroizmin masiv tė shqiptarėve, i bėri ata tė dalloheshin nga popujt e tjerė dhe tė vlerėsoheshin shumė nė vendet e huaja pėr cilėsite e vyera ushtarake. Gjatė shekujve qė vijuan, nga radhėt e shqiptarėve dalin shumė komandantė e udhėheqės ushtarakė tė shquar qė vepruan nė kuadrin e Perandorisė Osmane apo edhe nėpėr vende tė tjera evropiane.

    Gjatė viteve tė luftės kundėr pushtuesve osmanė u intensifikuan, si asnjėherė tjetėr, lidhjet politike, ushtarake, ekonomike, fetare e kulturore tė Shqipėrisė me vendet e Evropės Perėndimore, lidhje qė nxitėn zhvillimet e brendshme nė tė gjitha ato fusha dhe e bėnė botėn shqiptare tė ndihej mė shumė se ēdo rajon tjetėr i Ballkanit si pjesė pėrbėrėse e Evropės Perėndimore. U krijuan lidhje tė ndėrsjellta shpirtėrore me shtetet italiane dhe me vendet e tjera tė Evropės Perėndimore, sepse me luftėn e tyre heroike shqiptarėt i detyruan ushtritė osmane tė luftonin pėr njė periudhė shumė tė gjatė nė viset shqiptare dhe u bėnė kėshtu pengesė e pakapėrcyeshme pėr kalimin e tyre drejt Perėndimit.

    Lufta e shqiptarėve tė udhėhequr nga Skėnderbeu propagandohej nė vendet e Evropės Perėndimore si pjesė e luftės sė tyre shpirtėrore pėr mbrojtjen e krishterimit kundėr islamizmit dhe prandaj Heroi shqiptar cilėsohej nė Perėndim si "luftėtar i Krishtit" (Athleta Christi). Mbėshtetja e vendeve tė Evropės Perėndimore ishte njė nxitje dhe inkurajim pėr luftėn e shqiptarėve kundėr pushtimit osman. Me luftėn e tyre shqiptarėt penguan pėr njė kohė shumė tė gjatė kalimin e ushtrive osmane nė Evropėn Perėndimore dhe me kėtė ata dhanė njė ndihmesė tė vyer pėr mbrojtjen dhe pėrparimin e qytetėrimit evropian, e cila ėshtė vlerėsuar jo vetėm nga personalitetet e shquara evropiane tė asaj periudhe, por edhe gjatė shekujve qė pasuan me botimin e dhjetėra veprave historike, letrare e artistike kushtuar figurės sė Skėnderbeut dhe epopesė shqiptare tė udhėhequr prej tij. U krijua kėshtu njė traditė e vyer e lidhjeve shpirtėrore tė ndėrsjellta ndėrmjet Shqipėrisė dhe vendeve tė Evropės Perėndimore.

    Edhe popujt e Evropės Juglindore dhe ata fqinjė kurrė ndonjėherė nuk janė ndier mė afėr shqiptarėve sesa gjatė periudhės sė luftės kundėr pushtuesve osmanė. Lufta e Skėnderbeut dhe e Huniadit kundėr tė njėjtit armik, krijoi lidhje tė ngushta jo vetėm ndėrmjet kėtyre dy personaliteteve tė shquara evropiane, por edhe njė traditė miqėsie e respekti tė ndėrsjelltė ndėrmjet popujve tė tyre. Lufta e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut ndikoi te popujt e Ballkanit qė shpirtėrisht tė ndiheshin pranė njėri-tjetrit si kurrė ndonjėherė. Ajo i mbante tė gjalla shpresat e ballkanasve pėr t`u ēliruar nga zgjedha osmane, prandaj edhe sundimtari i fundit i Despotatit tė Rashės qėndroi disa vjet nė Krujė dhe u bė baxhanak me Skėnderbeun.

    Pėr popujt e Ballkanit Heroi shqiptar u bė edhe si njė hero popullor i tyre, prandaj ata do ta pėrkujtonin Skėnderbeun nėpėrmjet tregimeve e kėngėve popullore dhe nė shekujt qė pasuan do t'i kushtonin figurės sė tij njė numėr tė madh veprash historike, letrare, artistike, nė disa prej tė cilave cilėsohej me origjinė greke apo sllave, duke e paraqitur kėshtu si simbol tė krenarisė sė tyre kombėtare. Figura e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, mbeti ndėr shekuj, jo vetėm te shqiptarėt, por edhe te popujt e tjerė, si njė simbol i luftėtarit tė lirisė dhe u shėrbente si burim frymėzimi nė luftėn e tyre pėr tė mbrojtur e pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė kombėtare.

  3. #83
    Epoka e Skėnderbeut nė veprat e Marin Barlecit dhe tė autorėve tė tjerė shqiptarė bashkėkohės



    Figura e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, epopeja e shqiptarėve nėn udhėheqjen e tij dhe e gjithė periudha e luftės sė tyre kundėr vendosjes sė pushtimit osman, ndikuan fuqishėm nė jetėn shpirtėrore tė shqiptarėve, nė rritjen dhe nė konsolidimin e vetėdijes kombėtare tė tyre. Epopeja shqiptare e shek. XV frymėzoi intelektualė tė shquar shqiptarė qė ta pėrjetėsonin atė nė vepra historike monumentale e nga mė tė shquarat e kohės dhe qė patėn njė jehonė tė gjerė ndėrkombėtare, me tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare. Themeluesi i saj u bė Marin Barleci, historian humanist i shquar i pėrmasave ndėrkombėtare.

    Pėr jetėn e Marin Barlecit dihet pak. Ai lindi rreth fundit tė viteve 50 tė shek. XV ndoshta nė Shkodėr, qytet ky me tradita arsimore pėr formimin e shkollimin e klerikėve tė besimit katolik. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė ai tė ketė lindur nė Medun (nė verilindje tė Podgoricės), meqenėse nė burimet historike bashkėkohėse ėshtė gjetur njė banor i tij me emrin familjar Barleci, mbiemėr ky qė deri mė tani nuk ėshtė hasur te ndonjė person i tretė.
    M. Barleci i pėrjetoi ngjarjet dramatike tė Shkodrės tė viteve 70 tė shek. XV, qytet ky ku ai padyshim ka jetuar pėr vite e vite tė tėra, ndaj nė veprat e tij shpesh e cilėson veten shkodran. Gjatė rrethimit tė parė tė saj prej turqve, nė vitin 1474, ai ka shkruar se ka qenė i ri dhe se ende nuk kishte arritur moshėn pėr tė rrėmbyer armėt, kurse nė vitin 1478, gjatė rrethimit tė dytė tė Shkodrės, M. Barleci rrėfen se ishte rreshtuar pėrkrah luftėtarėve qė luftuan pėr mbrojtjen e qytetit tė tyre.

    Me rėnien e Shkodrės nė duart e osmanėve, si shumė bashkėqytetarė, M. Barleci mori rrugėt e mėrgimit dhe u vendos nė Itali. Kėtu ai plotėsoi shkollimin e vet, u bė njohės i thellė i letėrsisė antike e i gjuhės latine dhe u shfaq si njė intelektual humanist nga mė tė shquarit evropianė tė kohės. Qė nė fund tė shek. XV, M. Barleci ishte figurė e njohur nė jetėn kishtare tė Padovės. Nė njė dokument tė muajit janar tė vitit 1497 ai pėrmendet si rektor i kishės parokiale tė Shėn Stefanit nė fshatin Plovenar tė dioqezės sė Padovės dhe si abat nė kishėn Shėn Justina tė Padovės. Pėr vitin e vdekjes sė M. Barlecit mungojnė njoftimet. Nėpėrmjet tė dhėnave tė tėrthorta ėshtė arritur nė pėrfundimin se ai ka vdekur mė 1512.

    Vepra e parė e Marin Barlecit ėshtė “Rrethimi i Shkodrės” (De obsidione Scodrensi), e botuar latinisht nė Venedik mė 10 janar 1504, sipas kalendarit vendas, datė qė i pėrket vitit 1505. I mbėshtetur nė shėnimet e nė kujtimet e veta si dhe tė pjesėmarrėsve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen, libri i kushtohet jetės politike e ushtarake gjatė rrethimit tė dytė tė Shkodrės mė 1478.
    Ngjarjet dramatike tė Shkodrės gjatė viteve 70 kishin nxitur edhe pena tė tjera tė shquara qė t'i pasqyronin ato. Humanisti i njohur Gjergj Merula botoi mė 1474 njė rrėfim prej 24 faqesh mbi zhvillimet politike dhe ushtarake nė Shkodėr gjatė rrethimit tė parė. Kjo ngjarje si dhe rrethimi i dytė i Shkodrės, vendosja e shkodranėve nė Venedik, episode nga jeta politike e kėtij qyteti gjatė shekujve tė mesjetės dhe lidhjet e shkodranėve me Venedikun kanė zėnė vend nė panegjerikun e humanistit shkodran Marin Beēikemi, tė botuar mė 1503 (ose mė 1504) dhe qė i drejtohej dukės Loredan Loredanit dhe Senatit tė Republikės sė Shėn Markut. Edhe pse bashkėkohėsi dhe bashkėqytetari i tė njėjtit fat me M. Barlecin, M. Beēikemi, po ashtu si Gj. Merula, ishin humanistė me emėr pėr kohėn; veprat e tyre pėr ngjarjet e Shkodrės gjatė viteve 70 tė shek. XV mbetėn tė harruara.

    Kėtyre ngjarjeve u bėri jehonė tė gjerė nėpėr Evropė vepra e Marin Barlecit “Rrethimi i Shkodrės”. Deri nė mesin e shek. XVII ajo njohu 17 botime nė gjuhė tė ndryshme, si latinisht (5), italisht (7), frėngjisht (4) dhe polonisht (1), shumica e tė cilave janė botime nė vėllime tė pėrbashkėta me vepra tė tjera.
    Megjithėkėtė vepra qė e ngriti figurėn e M. Barlecit nė piedestalin e pavdekėsisė ėshtė pa dyshim “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut” (Historia de vita et gestis Scanderbegi), e botuar nė Romė gjatė viteve 1508-1510. Deri nė mesin e shek. XVIII kjo vepėr njohu jo mė pak se 21 botime, nė disa gjuhė tė Evropės, si latinisht (4), gjermanisht (4), italisht (4), katalonisht (2), portugalisht (1), polonisht (1), si dhe, nėpėrmjet njė pėrkthimi tė lirė dhe adoptimi tė Lavardenit, frėngjisht (4) dhe anglisht (1).

    Vepra e fundit e M. Barlecit “Shkurtesė e jetės sė papėve dhe tė perandorėve” (Compendium vitarum pontificum et imperatorum), botuar nė Romė mė 1555, nuk pati ndonjė jehonė. Autorėsia e tij mbi kėtė vepėr ėshtė e dyshimtė. Vetėm pjesa deri mė 1512 e kėsaj vepre i ėshtė atribuar M. Barlecit, kurse vazhdimi i saj ėshtė hartuar nga Andre Engjėlli. Ky duhet tė jetė autori i vėrtetė i veprės. Ėshtė pikėrisht kufiri kohor ndėrmjet dy pjesėve tė veprės qė na lejon tė caktojmė 1512 si vit tė vdekjes sė M. Barlecit, themeluesit tė historiografisė shqiptare.
    Veprat e M. Barlecit “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut” dhe “Rrethimi i Shkodrės”, me botimet e shumta nė gjuhė tė ndryshme tė Evropės, dėshmojnė pėr nivelin e lartė me tė cilin e nisi jetėn e vet historiografia shqiptare.

    Veprat e M. Barlecit ishin fryt i njė pune tė gjatė shumėvjeēare. Ato kanė vlera sa historike aq edhe letrare dhe janė shkruar me njė stil tė shkėlqyer prej humanisti. Pėr hartimin e tyre ai u mbėshtet nė shėnimet e nė kujtimet e veta si dhe tė pjesėmarrėsve dhe tė dėshmitarėve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen. Ky material autentik shumė i pasur u ka dhėnė veprave tė M. Barlecit vlerėn e burimeve historike tė dorės sė parė e tė pazėvendėsueshme. Dėshmitė qė M. Barleci mblodhi nga burimet e shumta, si njė historian i mirėfilltė, i shoshiti dhe i plotėsoi me literaturėn, qė ai gjeti, pėr t'i lidhur dhe shpjeguar ngjarjet.

    Megjithėkėtė veprat e M. Barlecit kanė njė varg dobėsish, qė janė
    karakteristike nė pėrgjithėsi pėr historiografinė humaniste, siē ėshtė fryma panegjirike, fjalimet e sajuara qė u vihen nė gojė heronjve, imitimi i historianėve antikė, si p.sh. i Tit Livit etj. Por vlerat e veprave tė tij, si burime historike, janė shumė mė tė mėdha se dobėsitė e tyre. Kėtė e dėshmojnė dokumentet e shek. XV, si dhe jetėshkrimi mė i hershėm pėr Skėnderbeun, i shkruar gjatė viteve 1481-1482 prej peshkopit tė Ulqinit, Martin Segonit nga Novobėrda. Jetėshkrimi “Tregim pėr Gjergj Kastriotin, i quajtur nė gjuhėn turke Skėnderbe, d.m.th. Aleksandri i Madh” (Narrazione di Giorgio Castriotto, da i Turchi nella lingua loro chiamato Scanderbeg, cioč Alessandro Magno) ėshtė hartuar nga M. Segoni nė disa faqe dhe ėshtė shfrytėzuar si dorėshkrim nga disa autorė tė vjetėr, bashkėkohės me autorin apo mė tė vonė. Ai u botua pėr herė tė parė mė 1981 nga studiuesi italian Agostin Pertusi.

    Atdhedashuria e thellė, ndjenja e detyrės pėr tė pėrjetėsuar epopenė shqiptare tė shek. XV dhe figurėn legjendare tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, e pėr t'i pėrdorur ato si shembull e burim frymėzimi nė luftėn pėr liri, ishin arsyet qė e shtynė M. Barlecin t`i pėrkushtohej hartimit tė veprave mbi historinė kombėtare.
    Ngjarjet politike e ushtarake tė Shqipėrisė sė shek. XV, jetėn e veprimtarinė e Skėnderbeut, rrethimet e Shkodrės etj., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin e zhvillimit kronologjik tė tyre. Megjithėkėtė nė veprat e tij nuk mungojnė edhe digresionet pėr tė pasqyruar e treguar psikologjinė e botės shpirtėrore tė shqiptarėve, legjendat e folklorin e tyre, veprimtarinė ekonomike dhe rajonet kryesore tė banuara prej shqiptarėve nė Ballkan etj. etj. Edhe fjalimet e shumta qė janė vėnė nė gojė tė figurave historike, ndonėse nuk janė autentike, tėrthorazi pasqyrojnė realitetin historik dhe mendėsitė e shqiptarėve bashkėkohės tė M. Barlecit.

    Veprat e M. Barlecit u bėnė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi burimi mė i rėndėsishėm nga ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e epopesė sė shek. XV. Ato vazhdojnė tė jenė pėrmendore kushtuar luftės pėr liri tė shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut.
    Krahas vlerave tė shumanshme burimore e letrare tė veprave tė veta, M. Barleci ka meritėn e madhe qė, bashkė me pėrshkrimin e portretit fizik e moral tė Skėnderbeut te “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, na ka dhėnė edhe njė gravurė me portretin e tij. Ky portret duhet tė pėrmbajė tiparet karakteristike tė fytyrės sė Heroit, sepse Barleci kėtė vepėr ia kushtoi nipit tė Skėnderbeut, Ferrant Kastriotit, dhe e hartoi nė bazė tė kujtimeve tė bashkėluftėtarėve qė ende jetonin, nė mendjen e tė cilėve ishin tė ngulitura mirė tiparet e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Pranė portretit tė Skėnderbeut, nė kėtė vepėr M. Barleci ka dhėnė nė njė gravurė tė vogėl edhe portretin e vet.

    Epopeja shqiptare e shek. XV u pėrjetėsua edhe nė vepra historike tė tjera prej bashkėkohėsve tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Njėra ndėr to ėshtė vepra e Dhimitėr Frėngut (1443-1525): “Komentar pėr punėt e turqve dhe tė zotit Gjergj Skėnderbe, princ i Epirit” (Commentario de le cose de Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe di Epyrro).
    Dhimitėr Frėngu lindi nė qytetin e Drishtit dhe ishte kushėri i parė me familjen e njohur fisnike Engjėlli tė kėtij qyteti. Ai u rrit gjatė epopesė legjendare tė Skėnderbeut dhe u shkollua si klerik. Dh. Frėngu u lidh ngushtė me Heroin Shqiptar, e shoqėroi atė gjatė viteve 1466-1467 nė udhėtimin qė bėri nė Romė e nė Napoli. Me pushtimin e Drishtit prej osmanėve mė 1478, Dh. Frėngu emigroi dhe u strehua nė Itali. Ai u vendos nė rajonin e Venedikut dhe pėr njė periudhė tė gjatė shėrbeu si famulltar i nderuar nė fshatin Brainė, pranė qytetit Trevizo, deri mė 1513, kur pėr arsye tė moshės sė shtyrė ia liroi detyrėn tė nipit tė tij, Pal Pjetėr Engjėlli. Dh. Frėngu vdiq mė 1523, nė moshėn 82 vjeē.

    Veprėn pėr jetėn e Skėnderbeut Dh. Frėngu e shkroi latinisht dhe nė frymėn e ideve humaniste tė kohės. Kjo ishte njė pėrmbledhje, me disa ndryshime tė vogla e “Historisė sė Skėnderbeut” tė M. Barlecit, gjė qė dėshmon se vepra e themeluesit tė hsitoriografisė shqiptare kishte pasqyruar drejt njė realitet
    historik tė njohur e tė pranuar edhe nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skėnderbeut, siē kishte qenė Dh. Frėngu. Pas vdekjes sė kėtij, veprėn e pėrktheu italisht i nipi i autorit, Pal P. Engjėlli, dhe ajo u botua anonime pėr herė tė parė mė 1539 nė Venedik. Interesimi i veēantė, qė u tregua pėr subjektin e kėsaj vepre, bėri qė ajo tė njihte shumė ribotime. Deri mė 1679 pati 18 botime italisht, qė u bėnė nė Venedik (me tre tituj tė ndryshėm), dhe nė mesin e shek. XVI u botua e pėrkthyer frėngjisht dhe anglisht. Njė pėrkthim rumanisht, i bėrė prej njė tė burgosuri rumun nė Milano (1763) dhe qė ruhet nė dorėshkrim, dėshmon se vepra lexohej me interes edhe gjatė shek. XVIII.
    Nė krahasim me “Historinė e Skėnderbeut” tė M. Barlecit, vepra e Dh. Frėngut u pėrhap mė shumė nė Itali (sidomos nė Venedik, ku u shtypėn tė gjitha botimet e saj italisht), sepse ishte shumė mė e shkurtėr, si "njė libėr xhepi", botimi i tė cilit kėrkonte shpenzime tė pakta, dhe se pėr tė u interesuan pjesėtarė tė familjes Engjėlli.

    Familja Engjėlli ishte nga tė paktėt drishtanė qė arritėn t'u shpėtonin masakrave osmane dhe tė vendoseshin nė Itali pas pushtimit mė 1478 tė qytetit tė tyre prej osmanėve. Ata jetonin nė Venedik, ku kishin zėnė njė pozitė tė dalluar nė rrethet kishtare e intelektuale tė kėtij qyteti dhe ishin vėnė nė krye tė urdhrit fetar tė Shėn Gjergjit, tė lidhur me emrin e familjes sė tyre. Ashtu si te shqiptarėt e tjerė tė emigruar, edhe te pinjollėt e familjes Engjėlli u ruajt ndėr breza vetėdija kombėtare, ndjenja e atdhedashurisė dhe dėshira pėr t'u kthyer nė Shqipėri. Ishin kėto motive qė nxitėn pjesėtarė tė kėsaj familjeje tė interesoheshin gjatė shek. XVI e XVII pėr botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesė shqiptare tė shek. XV, si dhe tė veprave tė tjera pėr tė drejtėn e trashėgimisė qė mėtonin se kishte familja Engjėlli nė Shqipėri.

    Me nxitjen e interesimin e pjesėtarėve tė kėsaj familjeje u botuan dhe u ribotuan nė Venedik e nė Romė vepra tė tilla, si “Komentari” i Dh. Frėngut (1539), “Shkurtesa e jetės sė papėve” e Marin Barlecit (1555), “Privilegjet perandorake pėr familjen Engjėlli” e Franēesk Malvecos (Privilegi imperiali ... a favore della Famiglia Angela, 1626) etj. si edhe “Historia e turqve” e historianit venecian Franēesk Sansovinos, (Historia universale dell'origine et Imperio de Turchi, 1560), nė tė cilėn u pėrfshinė dhe u ribotuan shumė herė gjatė shek. XVI e XVII “Komentari” i Dh. Frėngut dhe “Rrethimi i Shkodrės” i M. Barlecit,
    Krahas pėrkujdesjes dhe interesimit pėr veprat e mėsipėrme, Engjėllorėt botuan edhe vepra tė hartuara prej tyre. Pal Pjetėr Engjėlli, shumė vite mė parė se ta pėrkthente italisht dhe ta botonte “Komentarin” e Dh. Frėngut, kishte botuar nė Venedik mė 1522 njė broshurė latinisht tė titulluar “Letėr drejtuar saracenėve...” (Epistola Pavli Angeli ad Saracenos...), kurse i vėllai, Andrea Engjėlli, botoi nė Romė mė 1553 veprėn “Gjenealogjia e perandorėve romanė dhe konstantinopolitė...” (Genealogia d'imperatori romani et constantinopolitani ...), e cila me disa ndryshime u ribotua shumė herė gjatė shek. XVI e XVII prej tij dhe anėtarėve tė tjerė tė familjes Engjėlli. Vepra i ėshtė kushtuar kryesisht gjenealogjisė sė familjes Engjėlli (duke krijuar lidhje tė pavėrteta tė saj me familjet perandorake romake e bizantine), si dhe tė familjeve tė tjera fisnike shqiptare.

    Nė tėrėsi veprat e Engjėllorėve kanė vlera tė pakta si burime historike pėr njohjen e shoqėrisė shqiptare tė shek. XV.
    Gjon Muzaka ishte anėtar i njėrės prej familjeve mė tė njohura aristokrate shqiptare. Ashtu si anėtarė tė tjerė tė familjes Muzaka, ai kishte marrė pjesė aktive pėrkrah Skėnderbeut nė luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Pas pushtimit prej osmanėve tė kėshtjellave tė fundit shqiptare, si shumė bashkatdhetarė tė tjerė, Gj. Muzaka emigroi nė Itali dhe u vendos nė Napoli. Dėshira pėr kthimin e familjes sė tij nė atdhe e nxitėn Gj. Muzakėn tė hartonte mė 1510 pėrkujtesėn “Historia dhe gjenealogjia e shtėpisė sė Muzakajve” (Historia e Genealogia della casa Musachia) pėr t'u dhėnė bijve tė vet njoftime pėr historinė e familjes dhe pėr zotėrimet qė kishin nė Shqipėri.

    E botuar pėr herė tė parė mė 1873, kjo pėrkujtesė, me tė drejtė ėshtė cilėsuar prej zbuluesit tė saj, historianit gjerman Karl Hopf, si njė "margaritar" pėr vlerėn e veēantė qė ka pėr njohjen e historisė mesjetare shqiptare. Nė tė gjenden njoftime tė rėndėsishme pėr veprimtarinė e aristokracisė shqiptare dhe pėr marrėdhėniet nė gjirin e saj, pėr organizimin e administratės shtetėrore tė Shqipėrisė gjatė shek. XV dhe formimin e shtetit tė Skėnderbeut, pėr toponiminė e shek. XV etj. Ajo dėshmon pėr njohuritė historike dhe nivelin kulturor relativisht tė lartė qė kishte pasur aristokracia laike shqiptare e shek. XV, pjesėtar i sė cilės kishte qenė Gjon Muzaka.

    Fryma atdhetare ka pėrshkuar tej e mbanė veprat historike tė M. Barlecit, Dh. Frėngut dhe tė autorėve tė tjerė tė hershėm shqiptarė. Kėto vepra dėshmojnė qė periudha e luftės kundėr pushtuesve osmanė nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut dhe vetė figura e tij i pasuruan dukshėm traditat tona historike dhe u shndėrruan nė simbol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ato mbetėn gjithnjė tė gjalla dhe gjatė shekujve qė pasuan shėrbyen si njė burim i pashtershėm frymėzimi nė luftėn dhe pėrpjekjet e shqiptarėve pėr mbrojtjen e interesave kombėtarė.

  4. #84
    Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, Hero Kombėtar i shqiptarėve (1405-17 janar 1468)



    Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon njė epokė tė tėrė tė historisė kombėtare tė shqiptarėve, qė mori emrin e tij: luftėn mė se njėshekullore tė tyre kundėr vėrshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) pėr mbrojtjen e tokės, tė pasurisė e tė lirisė. Nėn udhėheqjen e tij lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė tė lartė e tė organizuar, shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė vendit dhe nė forcimin e vetėdijes kombėtare tė tyre.

    Figura e tij paraqet njė nga ato raste, jo tė shpeshta nė histori, kur shtresat e ndryshme shoqėrore tė njė kombi takohen me njė personalitet tė shquar, nė tė cilėn gjejnė shprehjen e vet aspiratat e vetitė e tyre mė tė mira dhe qė pėr kėtė arsye bėhet simbol i bashkimit kombėtar dhe i luftės sė tyre tė pėrbashkėt.
    Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptare, qė udhėhoqi me vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai e kuptoi, mė qartė se kushdo tjetėr, detyrėn qė shtronte ēasti historik: nevojėn e bashkimit politik si kusht kryesor pėr tė realizuar mbrojtjen e interesave tė tė gjitha shtresave shoqėrore, tė pasura e tė varfra, tė kėrcėnuara tashmė prej pushtuesve osmanė nė ēėshtjet jetike.

    Njohja e thellė e jetės, e botėkuptimit, e traditės dhe e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit tė huaj si dhe e organizimit tė shtetit e tė ushtrisė osmane, i dhanė mundėsi Skėnderbeut tė ndėrtonte me efektivitet tė lartė gjithė veprimtarinė e tij si burrė shteti dhe udhėheqės ushtarak i shquar. Ai arriti nė pėrfundimin se, pėrballė njė pushtuesi tė fuqishėm, siē ishte Perandoria Osmane, shqiptarėt nuk mund tė arrinin nė fitore, pa kapėrcyer copėtimin politik tė vendit nė njė varg zotėrimesh, pa njė bazė organizative tė qėndrueshme, pa bashkėrendimin e mjeteve dhe tė burimeve njerėzore, ekonomike, ushtarake e materiale, pa bashkėrendimin e tė gjitha veprimeve qė zhvilloheshin nė rrafsh tė brendshėm e tė kėtyre me veprimet e ndėrmarra nė rrafsh ndėrkombėtar. Njė nga hapat e parė nė kėtė drejtim qe themelimi, me nismėn e nėn drejtimin e tij, i Besėlidhjes Shqiptare tė Lezhės, qė pėrbėnte tė parin bashkim tė gjerė politik tė shqiptarėve.

    Duke njohur zhvillimin e ngjarjeve e perspektivėn e tyre, Skėnderbeu e kuptoi me kohė se nuk mund tė mbrohej vendi, tė ēliroheshin viset e pushtuara dhe tė zhdukej pėrfundimisht rreziku i pushtimit osman, duke qėndruar mbi bazėn e Besėlidhjes Shqiptare si aleancė politike vullnetare, karakteristikė qė ajo e kishte pasur nė fazėn e saj fillestare. Prandaj nė gjirin e koalicionit tė fisnikėve shqiptarė u krye dora-dorės njė zhvendosje nė raportin e forcave (qė karakterizon etapėn e dytė tė veprimtarisė sė Skėnderbeut si burrė shteti), dhe qė ēoi nė fund tė viteve 50 nė krijimin e njė pushteti tė vetėm shtetėror pėr tė gjitha viset e lira shqiptare. Ai u bė themeluesi i shtetit tė pavarur shqiptar.
    Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, mbi tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug tė viseve tė lira, ai u dha mundėsi nėnshtetasve tė tij tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike e tregtare deri diku normale. Prandaj, ashtu si mė parė, edhe nė kėto vite vazhduan tė eksportoheshin nga portet e Adriatikut drithėra e prodhime tė tjera.

    Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu u kushtoi vėmendje viseve tė pushtuara. U mbajtėn kėshtu tė gjalla dhe u forcuan mė tej lidhjet me banorėt e kėtyre viseve, gjė qė ndikoi nė forcimin e bashkimit shpirtėror tė shqiptarėve dhe nė konsolidimin e mėtejshėm tė kombit shqiptar, duke i dhėnė mundėsi tė mbijetojė e tė zhvillohet mė pas nė kuadrin e Perandorisė Osmane.
    Procesin e bashkimit tė shqiptarėve e favorizoi shumė edhe toleranca e lartė fetare e Skėnderbeut. Si i krishterė i rritur nė ambientin mysliman, ai qėndroi mbi dallimet fetare. Ai bashkėpunoi ngushtė dhe pa asnjė paragjykim me klerin e riteve tė ndryshme dhe dėrgoi si ambasadorė tė tij nė vendet e huaja priftėrinj katolikė dhe ortodoksė. Respektimi i besimeve e riteve fetare ndikoi pozitivisht nė procesin e bashkimit tė shqiptarėve.

    Bashkimi shpirtėror i tė gjithė popullit shqiptar dhe forcimi i vetėdijes kombėtare tė tij, shėnonin fitoren mė tė madhe tė epopesė sė lavdishme tė shek. XV dhe tė tėrė veprės sė Skėnderbeut.
    Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Ai e vlerėsoi drejt rėndėsinė e bashkėpunimit ndėrkombėtar, si kusht i nevojshėm pėr tė pėrballuar agresionin osman. Duke patur tė qartė se rrezikut osman mund t'i bėhej ballė me sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu iu drejtua pareshtur shteteve evropiane dhe kėrkoi pjesėmarrjen e tyre nė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt, si dhe pėrkrahje materiale pėr luftėn e popullit shqiptar.

    Personaliteti i Skėnderbeut si burrė shteti ėshtė i pandarė nga veprimtaria e tij si udhėheqės ushtarak i talentuar. Nė kushtet e pabarazisė, Skėnderbeu pėrpunoi strategjinė dhe taktikėn e tij ushtarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Kėtė parim, tė ndjekur prej tij, e shprehin me vėrtetėsi edhe fjalėt qė Barleci ka vėnė nė gojė tė Skėnderbeut, se "kush nuk ėshtė nė gjendje ta mundė armikun me njė ushtri prej 8 deri 12 mijė vetash, nuk do tė mund ta bėnte kėtė edhe me njė ushtri shumė mė tė madhe".

    Nė kushtet e epėrsisė sė theksuar tė ushtrive osmane nė luftėtarė e nė armatime, Skėnderbeu pėr t'i mposhtur ato i mbante nė alarm tė pėrhershėm, i shqetėsonte me sulme tė vogla e tė papritura. U priste rrugėt e furnizimit dhe, pasi i kishte futur nė kurth, i godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme dhe i shkatėrronte pėrfundimisht. Skėnderbeu zbatoi njė strategji tė mbrojtjes aktive sipas parimit "mbrohu duke sulmuar". Nė betejat e ndryshme ai ndėrthuri mjeshtėrisht operacione tė mėdha taktike-strategjike me tėrheqje e sulme, me pusi e befasi tė luftės guerile.

    Personaliteti i Skėnderbeut si burrė shteti, strateg e mjeshtėr i artit ushtarak dallonte me mbretėrit e me princėt evropianė tė kohės. Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, qė bazohej mbi trupat mercenare tė armatosura rėndė, Skėnderbeu u mbėshtet mbi njė ushtri tė armatosur lehtė, me lėvizshmėri tė madhe e aftėsi tė lartė goditėse, tė formuar kryesisht nga vullnetarė qė kishin gatishmėri luftarake dhe shpirt vetėmohimi. Edhe ai vetė luftonte i pangarkuar me armatime tė rėnda e me krah tė shpėrvjelur si njė ushtar i zakonshėm. Nė betejė ai ishte, nė tė njėjtėn kohė, komandant i talentuar dhe ushtar i guximshėm, qė me shembullin e tij bėhej burim frymėzimi pėr luftėtarėt shqiptarė. Edhe nė jetėn e pėrditshme Skėnderbeu ishte i thjeshtė dhe kohėn e kalonte kryesisht me bashkėluftėtarėt e tij, duke bėrė jetė ushtari.

    Skėnderbeu gėzonte dashurinė nga bashkėkombėsit e vet, jo vetėm sa qe gjallė, por edhe pas vdekjes. Figura e tij mbeti e gjallė nė ndėrgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i asaj lufte qė habiti botėn me fitoret e saj legjendare dhe u bė krenaria pėr njė tė kaluar, tė cilėn donin ta pėrsėrisnin. Kėngėt qė shqiptarėt i thurėn Skėnderbeut, tė cilat i kėndonin me krenari edhe pėrpara pushtuesve, gojėdhėnat e lidhura me vendet ku veproi e luftoi ai dhe me vise tė tjera tė banuara prej tyre, i dhanė atij tiparet e njė luftėtari me forca vigane, tė pajisur me trimėri tė pashoqe, i cili i kalonte caqet e realitetit dhe merrte cilėsitė e njė figure qė mishėronte aspiratat e njė populli tė tėrė pėr liri e pavarėsi.
    Kujtimi i Skėnderbeut jetoi jo vetėm nė zemrėn e popullit qė e lindi. Ai pati njė shtrirje qė kalonte kufijtė e Gadishullit tė Ballkanit, kishte njė rėndėsi evropiane. Skėnderbeu i detyroi tė gjitha kohėrat tė flisnin pėr tė.

    Figura e Skėnderbeut ka tėrhequr vazhdimisht vėmendjen e ushtarakėve, tė burrave tė shtetit e nė pėrgjithėsi tė opinionit publik evropian, tė cilėt kanė kėrkuar tė nxirrnin mėsime nga pėrvoja luftarake e shqiptarėve, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundėr pushtuesve tė huaj. Kėtu e ka burimin ajo literaturė e shumėllojtė dhe shumėgjuhėshe, qė i ėshtė kushtuar figurės sė kėtij Heroi, nė tė katėr anėt e botės. Kur vėrshimi osman qėndronte si njė shpatė mbi Evropėn Qendrore, kur nė Gadishullin e Ballkanit shpėrthyen lėvizjet pėr ēlirimin kombėtar etj., historianėt, shkrimtarėt e poetėt e pėrdornin figurėn e Heroit shqiptar si flamur frymėzues pėr mobilizimin e popujve tė tyre nė luftė pėr liri. Dėshmi e pėrhershme e vlerėsimit dhe e respektit tė thellė qė kanė popujt e tjerė pėr Skėnderbeun, krahas botimeve tė shumta pėr tė, janė sheshet dhe rrugėt e Romės, tė Parisit, tė Brukselit, tė Gjenevės dhe tė qyteteve tė tjera tė vendeve tė ndryshme, ku janė vendosur monumente e buste tė tij ose qė mbajnė emrin "Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu".

  5. #85
    K R E U I

    ZHVILLIMI EKONOMIK I TOKAVE SHQIPTARE
    (SHEK. XVI - MESI I SHEK. XVIII)






    1. VENDOSJA E PLOTĖ E SISTEMIT TĖ TIMARIT NĖ SHQIPĖRI.
    FORMAT E PRONĖSISĖ






    Vendosja e sistemit tė timarit.


    Ndarja administrative (shek. XVI-XVII)



    Zgjerimi i Perandorisė Osmane, pas pushtimeve tė realizuara nė shek. XV, bėri tė nevojshėm ndryshimin e organizimit tė saj shtetėror. Pėr ta vėnė atė mbi baza mė tė qėndrueshme administrative e juridike, gjatė mbretėrimit tė sulltan Sulejmanit II (1520-1566), tė njohur me emrin Ligjvėnėsi (kanuniu), u krye njė organizim i ri i shtetit dhe u rishikuan e u plotėsuan ligjet ekzistuese me urdhėresa tė tjera nė pėrshtatje me kushtet e reja, me synim qė tė arrihej nė radhė tė parė centralizimi i pushtetit nė duart e sulltanit.
    Nė pėrfundim tė kėtij riorganizimi, territoret e gjithė perandorisė u ndanė nė 32 ejalete, qė ishin njėsi mė tė vogla administrative. Nė krye tė ēdo ejaleti kishte njė bejlerbej. Krahinat e Gadishullit Ballkanik u pėrfshinė nė tri ejalete: ejaleti i Bosnjės nė veri tė gadishullit, ejaleti i Rumelisė nė qendėr dhe ejaleti i Detit nė ishujt e detit Egje dhe nė njė pjesė tė bregdetit jugor. Ēdo ejalet u nda nė njė numėr sanxhakėsh.

    Territoret e Shqipėrisė bėnin pjesė nė ejaletin e Rumelisė. Ato u ndanė nė disa sanxhakė. Numri, shtrirja dhe emėrtimi i tyre ka ndryshuar herė pas here. Sanxhakut tė Shkodrės, tė cilit mė 1499 i ishin shtuar krahina tė Malit tė Zi dhe nė fillim tė shek. XVI edhe krahina tė Rrafshit tė Dukagjinit, iu shkėput krahina e Gjakovės, qė i kaloi sanxhakut tė Dukagjinit; sanxhakut tė Vlorės iu shkėputėn krahinat e Delvinės dhe tė Ēamėrisė, me tė cilat u krijua sanxhaku i Delvinės. Sanxhakėt e Elbasanit, tė Ohrit, tė Dukagjinit, tė Prizrenit, tė Vuēiternės, tė Shkupit dhe tė Janinės mbetėn siē ishin mė parė. Nė filim tė shek. XVI sanxhaku i Manastirit fitoi njė rėndėsi tė veēantė, sepse selia e bejlerbeut tė Rumelisė u zhvendos nga Shkupi nė Manastir, prandaj ai njihet edhe me emrin pashasanxhaku i Manastirit.

    Ēdo sanxhak ishte njė unitet administrativ e ushtarak qė pėrfshinte timaret, ziametet dhe forcat e tyre ushtarake pėrkatėse. Sanxhakė u ndanė nė njėsi mė tė vogla, tė cilat u quajtėn kaza, kurse kėto tė fundit u ndanė nė nahije. Nė ēdo sanxhak kishte njė mėkėmbės tė sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant tė spahinjve (allaj-bej), kurse nė ēdo kaza njė gjykatės (kadi) qė varej drejtpėrdrejt nga sulltani. Pėrveē kėtyre pati edhe funksionarė tė tjerė tė njė rėndėsie mė tė vogėl nėpėr nahijet. Shumica dėrrmuese e funksionarėve, ashtu si dhe shumica e feudalėve, ishin me origjinė shqiptare. Numri i tyre tashmė ishte rritur. Ndėrsa njė pjesė e tyre vinte nga radhėt e klasės feudale para pushtimit, pjesa tjetėr, qė pėrbėnte shumicėn, vinte nga radhėt e ushtarakėve tė shquar nė luftė ose tė fėmijėve tė rritur nėpėr shkollat e korpuset jeniēere. Kishte mbetur ndonjė sasi e vogėl spahinjsh turq, tė cilėt mė vonė u larguan ose u asimiluan, sikurse ndodhi me kolonėt turq tė sjellė nė Koxhaxhik, Elbasan, Krujė etj.

    Me organizimin e ri, osmanėt i copėzuan sė tepėrmi trojet shqiptare, duke u dhėnė njėsive ushtarake e administrative shqiptare njė shtrirje territoriale mė tė vogėl nė krahasim me sanxhakėt e tjerė tė Rumelisė. Disa prej tyre, pėrveē popullsisė mbizotėruese shqiptare pėrfshinin edhe pakica malazeze, serbe e maqedone.
    Gjatė mbretėrimit tė Sulejman Ligjvėnėsit, juriskonsultėt osmanė pėrpunuan, si pėr tė gjithė sanxhakėt e tjerė tė perandorisė, edhe pėr ata shqiptarė, nga njė kanuname tė veēantė. Kanunameja mė e vjetėr nga ato qė janė ruajtur e qė njihet deri mė sot, ėshtė ajo e sanxhakut tė Shkodrės (1529). Kanuname tė veēanta patėn edhe sanxhakėt e Vlorės, tė Elbasanit, tė Prizrenit, tė Ohrit, tė Vuēiternės. Burimin e tyre kanunametė e kishin gjithnjė te “Ligji i Sheriatit” (ligji i shenjtė) dhe nė mėnyrė tė veēantė te Kurani, qė ishte njė farė kushtetute e pėrjetshme e perandorisė sė osmanėve. Por nė hartimin e tyre janė marrė parasysh edhe kushtet shoqėrore-ekonomike tė ēdo sanxhaku, si dhe traditat dokesore tė trashėguara nga shekujt e kaluar. Kanunametė e sanxhakėve shqiptarė ligjėruan gjendjen e pronėsisė tokėsore, pozitėn e spahinjve ndaj shtetit e rajave, detyrimet fiskale dhe detyrimet e tjera tė popullsisė shqiptare. Kanunametė pėrmbanin gjithashtu dispozita tė ndryshme mbi rregullimin ushtarako-politik tė sanxhakėve, mbi ēmimet e prodhimeve bujqėsore, mbi regjimin doganor etj.

    Nė fillim kėto kanuname kishin mjaft mungesa, por kohė pas kohe ato u plotėsuan me dekrete (fermane) dhe me vendime (fetva), sidomos me fetvatė e kryetarit tė fesė islame, Ebusudit, i cili ishte figura kryesore nė pėrpilimin e kanunameve. Mė vonė u hartuan kanumame tė reja mė tė plota. Kanunameja e dytė e Shkodrės u pėrpilua afėrsisht gjysmė shekulli mė vonė nga e para.
    Pėrveē kanunameve tė sanxhakėve dhe tė shtesave tė mėvonshme, kadilerėt kishin pėr udhėheqje nė punėt e tyre edhe kanunamenė qendrore tė njohur me emrin “Kanunameja e sulltan Sulejmanit”, qė u kodifikua pas mesit tė shek. XVI. Kjo pėrmblidhte dispozitat themeltare tė regjimit feudalo-ushtarak dhe tė marrėdhėnieve shoqėrore-ekonomike tė krejt Perandorisė Osmane.
    Kanunametė e sanxhakėve shqiptarė kishin tė pėrbashkėta normat kryesore tė regjimit feudal-ushtarak. Nė mjaft raste, ato kishin ndryshime nga njėra-tjetra dhe pasqyronin shkallėn jo tė barabartė tė zhvillimit ekonomik e shoqėror tė popullsisė qė jetonte nė secilin sanxhak.
    Nė vitin 1506 u bė njė regjistrim i pėrgjithshėm i tė gjitha tokave shqiptare. Ato u pėrfshinė nė dy zona tė mėdha. Nė njėrėn zonė bėnin pjesė tokat, ku ishte zbatuar sistemi i timarit. Kjo quhej ndryshe zona e sė dhjetės (yshyrit), kurse zona tjetėr pėrfshinte krahinat malore tė vetqeverisura, ku nuk u zbatua sistemi i timarit. Ato i jepnin pushtetit qendror njė taksė (haraē) fikse, prandaj quheshin zona e haraēit.

    Zona e timarit ishte e shtrirė nė pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare. Si nė gjithė Gadishullin Ballkanik, dhe nė shumicėn e viseve tė tjera tė Perandorisė Osmane, gjithė toka ishte shpallur “tokė shtetėrore” (erazi mirie). Megjithatė, pronėsia mbi tokėn, qė i pėrkiste shtetit osman edhe nė Shqipėri, pati tri forma tė ndryshme: tokat shtetėrore qė zinin sipėrfaqen mė tė madhe tė vendit dhe pėrbėnin bazėn e sistemit tė timareve, tokat nė zotėrim privat (erazi mylk) qė zotėroheshin nga pjesėtarė tė aristokracisė feudale dhe tokat vakėf (erazi vakf), qė ishin pronė e institucioneve fetare myslimane.

    Pjesa mė e madhe dhe mė e rėndėsishme e tokave shqiptare i pėrkiste formės sė tokave shtetėrore. Kėto pėrbėnin fondin e tokave tė pėrfshira nė sistemin e timarit, nė disa kategori: nė radhė tė parė, bėnin pjesė tokat e punueshme, arat, livadhet nė zotėrim tė fshatarėve. Tipar dallues i kėtyre tokave (rajatike) ishte fakti se fshatarėt qė i zotėronin ato, ishin tė detyruar t’i shlyenin njė varg detyrimesh, si spahiut dhe shtetit. Legjislacioni nuk lejonte ndryshimin e statusit tė tyre dhe ruante dallimin fetar midis bashtinės dhe ēifligut. Nė rast se njė mysliman merrte njė bashtinė, i shlyente detyrimet si i krishterė.

    Pėrveē tokave rajatike kishte edhe disa toka jorajatike: truallishtet (mezra) ishin toka djerr tė fshatrave, dikur tė banuara, por qė ishin braktisur nga popullsia. Ato mund tė punoheshin e tė mbilleshin nga fshatrat fqinje. Prej tyre merrej vetėm e dhjeta e prodhimeve bujqėsore. Spahiu kishte tė drejtė t’i jepte me tapi dhe taksėn e tapisė e merrte shteti. Punimi i tyre mund tė bėhej edhe nga fshatarė tė ardhur. Sipas regjistrit tė vitit 1520, fshati Levan i Vogėl nė regjistrimin e vjetėr figuronte truallishte, por fshatarėt qė erdhėn nga viset pėrreth, u vendosėn aty me banim dhe e punonin tokėn, duke i shlyer tė dhjetėn tė zotit tė tokės. Krahas truallishteve ishin tokat e pėrbashkėta (mysha), toka tė papunuara, tė ndodhura midis fshatrave me kufij tė papėrcaktuar dhe nė pėrdorim tė pėrbashkėt tė tyre. Punimi dhe mbjellja e tyre kushtėzohej me pagimin e sė dhjetės. Njė kategori tjetėr tokash jorajatike ishin tokat e hapura rishtas (zemin e tarlla), prej vendeve djerr, pyjesh, vendesh malore, tė cilat me kalimin e kohės nga njė regjistrim nė tjetrin, punoheshin e mbilleshin. Spahiu kishte tė drejtė t’i jepte me tapi qė tė punoheshin. Tė njėjtin status kishte toka djerr brenda timareve tė lėna si kullota dimėrore dhe verore. Spahiu kishte tė drejtė tė vilte taksėn pėr dimėrimin dhe verimin e bagėtive nga fshatarėt e jashtėm qė sillnin bagėtitė pėr kullotje, por jo nga fshatarėt e fshatit ku ndodhej kullota. Nė periferi tė qyteteve tokat nuk ishin private, por as toka rajatike. Pėrreth qyteteve kishte mjaft ēifligje tė ngarkuara vetėm me tė dhjetėn dhe taksėn e kashtės.

    Njė kategori mė vete pėrbėnin tokat e dhėna nė zotėrimin e personave tė ngarkuar me shėrbime ushtarake nė luftė, nė prapavijė ose me shėrbime administrative. Kėto u jepeshin si bashtina ose ēifligje vojnukėve, stallierėve, rritėsve tė shpesėve tė gjuetisė (doganxhinj), ruajtėsve tė grykave tė rrugėve (derbendxhinj), pjesėtarėve tė korpusit ushtarak tė kalorėsve (myselem) dhe tė kėmbėsorėve. Tokat ushtarake trashėgoheshin dhe ishin falur nga e dhjeta, xhizja, taksat e jashtėzakonshme shtetėrore dhe nga ēdo detyrim tjetėr kundrejt shėrbimit ushtarak. Me kalimin e kohės kjo kategori sa vinte e zvogėlohej. Kėshtu mė 1506 nė sanxhakun e Vlorės kishte 229 shtėpi vojnukėsh qė ishin kthyer nė raja. Mė 1593 numri i vojnukėve nė kėtė sanxhak numėrohej me gishta. Nė kategorinė e tokave shtetėrore bėnin pjesė edhe tokat nė zotėrim personal tė spahinjve (hasa-ēiflig).

  6. #86
    Toka shtetėrore u nda nė zotėrime tė veēanta, tė cilat nė varėsi nga shuma e tė ardhurave qė jepnin, u quajtėn has, ziamet dhe timar. Tė ardhurat vjetore maksimale tė hasit qė u jepeshin pjesėtarėve tė aristokracisė feudale (sulltanit, vezirėve, bejlerbejve, sanxhakbejve), i kapėrcenin tė 100 000 akēet, tė ziametit deri nė 99 999 akēe, kurse tė ardhurat e timarit, qė u jepeshin zakonisht feudalėve tė vegjėl nuk i kapėrcenin tė 19 999 akēet.
    Numri i zotėrimeve nė tokat shqiptare u rrit krahas me zgjerimin dhe me forcimin e pushtetit osman nė krahinat e mbetura ende jashtė administratės sė tij. Sipas regjistrimit tė vitit 1431, nė Sanxhakun Shqiptar kishte 471 timare, kurse me regjistrimin e kryer nė vitin 1533, vetėm nė sanxhakėt e Shkodrės, tė Vlorės, tė Ohrit, tė Elbasanit, tė Vuēiternės dhe tė Prizrenit numri i timareve arriti nė 2 070.

    Nė Shqipėri haset nė zotėrim tė sulltanit u formuan pas pėrfundimit tė pushtimit tė saj dhe me pėrforcimin e pushtetit osman nė vend. Sipas dėshmive dokumentare ato ishin krijuar pėr herė tė parė nė sanxhakun e Shkodrės, nė vitin 1485, pastaj nga fillimet e shek. XVI u dukėn nė tė gjithė sanxhakėt e tjerė. Tė ardhurat e tyre i kalonin thesarit shtetėror dhe pėrdoreshin pėr tė mbuluar shpenzimet e administratės qendrore tė shtetit. Nė pėrputhje me kushtet ekonomike e politike tė secilės trevė, ato pėrfshinin zakonisht tė ardhurat mė tė rėndėsishme tė vendit qė vinin nga taksat e shitblerjes sė mallrave nė tregjet kryesore, nga taksat doganore tė skelave tė Vlorės, Durrėsit, Lezhės, Shkodrės, qė ishin nyje kryesore tė tranzitit tregtar me botėn e jashtme, nga monopoli i kripės nė kriporet e bregdetit, nga peshkimi nė liqenet e Shkodrės, Ohrit, nė grykat e lumenjve etj., nga minierat e Novobėrdės, Janievės, Trepēės, Prizrenit, Vlorės dhe nga tė ardhurat e njė numri qytetesh apo fshatrash. Vjelja e kėtyre tė ardhurave zakonisht bėhej me anėn e sistemit tė sipėrmarrjeve vjetore (mukata). Haset ishin mjaft tė mėdha dhe zinin njė vend tė konsiderueshėm nė sasinė e tė ardhurave (tė rentės) qė shkonin nė dobi tė klasės feudale. P.sh. nė vitet 30 tė shek. XVI haset zinin 44,8% tė kėtyre tė ardhurave dhe arrinin nė 10 649 730 akēe. Tė ardhurat e hasit tė sulltanit nė Vlorė vinin nga peshkimi, doganat, monopoli i kripės, nga taksa e dhenve nė sanxhakėt e Vlorės e tė Elbasanit, dhe nga detyrimet spahiore tė 26 fshatrave. Nė hasin perandorak nė Vuēitern tė ardhurat kryesore vinin nga minierat e Novobėrdės e tė Janievės, tė punishtes pėr prerjen e monedhės, nga taksat e qytetarėve dhe nga detyrimet spahiore tė 290 fshatrave.

    Hase tė rėndėsishme zotėronin edhe vezirė e bejlerė, si Sinan Pasha nė sanxhakun e Vlorės dhe Osman Pasha nė sanxhakun e Delvinės etj. Sanxhakbejlerėt, si mbajtės tė pushtetit ushtarak e civil nė krahinat e pėrfshira nė njėsitė administrative qė qeverisnin, zotėronin 8-9 hase tė rėndėsishme qysh nė shek. XV. P.sh., hasi i sanxhakbeut tė Shkodrės mė 1485 arrinte nė 389 912 akēe. Ai pėrfshinte tė ardhurat e qyteteve tė Shkodrės, tė Drishtit, tė Pejės si dhe 161 fshatra kryesisht nė Malėsinė e Madhe. Nė shek. XVI, haset e sanxhakbejlerėve lėviznin nga 200 000 deri nė 550 000 akēe secili. Tė ardhurat e haseve tė funksionarėve tė lartė arrinin nė fund tė shek. XVI nė 2 593 998 akēe, d.m.th., nė 10,4% tė sasisė sė pėrgjithshme tė tė ardhurave nga detyrimet spahiore. Mė i vogli ishte hasi i sanxhakut tė Elbasanit (117 138 akēe) dhe mė i madhi ishte ai i Ohrit (383 450 akēe). Vendin kryesor nė tė ardhurat e kėtyre haseve e zinin tė ardhurat nga detyrimet spahiore, tė vjela nga 260 fshatra.

    Pjesa mė e madhe e tokave dhe e popullsisė ishte dhėnė nė ziamete dhe timare. Nė fillim tė shek. XV kishte 30 timare e 837 ziamete me 3 352 000 akēe, kurse nė fund tė shek. XVI 212 ziamete dhe 2 043 timare me 15 500 000 akēe. Sasia mė e madhe e timareve dhe e ziameteve gjendej nė sanxhakėt e Vlorės, tė Ohrit, tė Vuēiternės, nė viset e Rrafshit tė Dukagjinit etj. Ziametet dhe timaret pėrfshinin pjesėn mė tė madhe tė tė ardhurave (tė rentės) tė zotėrimeve spahiore, 32% tė shumės sė pėrgjithshme. Gjatė shek. XVII-XVIII numri i timareve dhe i ziameteve erdhi duke u zvogėluar, pėrkatėsisht nė 2 043 e 93.

    U pakėsua mė shumė (gjatė shek. XVII-XVIII) numri i ziameteve dhe mė pak ai i timareve. Kjo dukuri dėshmon pėr copėtimin e ziameteve dhe rritjen e haseve. Edhe nė kėta shekuj ruhej tradita e mėparshme, sipas sė cilės shumicėn e timareve e pėrbėnin timaret e vogla me tė ardhura deri nė 3 000 akēe. Kėshtu timaret e vogla nė fillim tė shek. XVII nė sanxhakun e Shkodrės zinin 55% tė numrit tė pėrgjithshėm, nė sanxhakun e Vuēiternės 66% dhe nė atė tė Elbasanit 64%. Vendin e dytė e zinin timaret me tė ardhura 5 000-6 000 akēe. Timaret dhe ziametet thuajse tėrėsisht kishin tė bėnin me tokėn dhe fshatarin raja. Ato lidheshin me prodhimin bujqėsor tė njė vendbanimi tė caktuar. Ziametet pėrfshinin disa fshatra tė tėra, kurse timaret fshatra tė plota ose pjesė fshatrash.

    Timaret, ziametet dhe haset u jepeshin spahinjve kundrejt detyrimeve tė caktuara ndaj pushtetit qendror. Timarliu ose zaimi e gėzonte timarin apo ziametin me kusht qė me shpenzimet e veta, tė shkonte nė luftė si kalorės i armatosur nėn urdhrat e sanxhakbeut sa herė ta thėrriste sulltani. Timari, tė ardhurat e tė cilit ishin deri nė 3 000 akēe qė nevojiteshin pėr shpenzimet e jetesės sė spahiut, quhej “kėllėē timar”, d.m.th., timar sa pėr njė shpatė. Nė rast se tė ardhurat e kalonin kėtė shumė, atėherė spahiu ishte i detyruar tė ēonte njė kalorės tė armatosur (xhebeli) pėr ēdo 3 000 akēe mė shumė, ndėrsa zotėruesit e ziameteve e tė haseve ēonin njė kalorės pėr ēdo 5 000 akēe.

    Kushtėzimi i dhėnies sė zotėrimit me shėrbimin nė ushtri, i jepte sistemit tė timareve nė fazėn e parė tė tij njė karakter tė theksuar ushtarak. Kur sulltani, me anė tė njė urdhri (fermani), kėrkonte grumbullimin e forcave ushtarake, atėherė tė gjithė spahinjtė sė bashku me xhebelitė, tė armatosur dhe tė pajisur pėr luftė me shpenzimet e tyre, paraqiteshin pranė sanxhakbeut, i cili ishte i detyruar tė shkonte me tė gjitha forcat ushtarake tė sanxhakut tė vet pranė bejlerbeut tė Rumelisė e tė vihej nėn urdhrat e tij. Nė qoftė se spahinjtė nuk i pėrgjigjeshin thirrjes pėr luftė, ata zhvisheshin nga feudet, tė cilat u jepeshin personave tė tjerė. Nė kohė paqeje spahinjtė ishin tė detyruar tė mos largoheshin nga vendet ku ndodhej zotėrimi i tyre. Kur ata tregoheshin besnikė dhe kryenin mirė shėrbimin ushtarak, shpėrbleheshin me zmadhimin e zotėrimit dhe gėzonin kėshtu tė ardhura mė tė mėdha. Nė kėtė mėnyrė pushteti qendror ruajti disiplinėn dhe gatishmėrinė luftarake tė spahinjve dhe krijoi garancinė pėr forcimin e zgjerimin e Perandorisė Osmane.

    Zotėrimi i tokės, qė kishte pėr veēori shėrbimin e detyrueshėm nė ushtri ose nė administratė, ishte baza e gjithė sistemit tė timareve. Ky sistem pronėsie me kusht i siguronte pushtetit qendror njė ushtri tė madhe e tė interesuar pėr luftėra pushtuese, si dhe njė aparat administrativ tė pėrshtatur me nevojat e sundimit.
    Zotėrime u jepeshin edhe personave qė kryenin shėrbime nė administratėn qendrore ose lokale. Kėshtu, p.sh., gjatė shek. XV nė tokat shqiptare u ishin dhėnė timare kadilerėve, shkruesve etj. Nė kėtė shekull, kur pozitat e pushtuesve nuk qenė konsoliduar plotėsisht, u ishin dhėnė timare edhe disa peshkopėve tė krishterė. Edhe mitropolitit tė Beratit dhe peshkopėve tė Krujės, tė Kaninės e tė Ēartallozit iu njohėn nė fillim nė sanxhakun shqiptar si timare fshatrat qė zotėronin si metohe para pushtimit. Por, nė shek. XVI, kjo praktikė u hoq. Tashmė nuk kishin mbetur elementė tė krishterė vendas nė gjirin e timarlinjve osmanė, ashtu siē kishte pasur nė periudhėn e luftėrave tė shek. XV. Pėr tė ruajtur pozitat e veta ekonomike dhe politike, ish-pjesėtarėt e parisė sė vjetėr feudale vendase kishin pėrqafuar fenė e pushtuesit, islamin.
    Zotėrimi nuk ishte i pėrjetshėm. Biri i spahiut mund tė trashėgonte zotėrimin, vetėm nėse ai pėrmbushte po ato detyrime qė kishte i ati ndaj sulltanit.

    Spahinjtė nuk gėzonin pronėsinė e plotė mbi tokat e zotėrimit, mbasi as mund t’i shisnin dhe as mund t’i dhuronin. Sipas juriskonsultėve osmanė “toka mirie” nuk ishte as e timarliut, as e atij qė punonte tokėn, d.m.th., e fshatarit raja. Pronari i vėrtetė i kėtyre tokave ishte shteti osman. Rrjedhimisht spahiu konsiderohej vetėm zotėrues i tokės (sahibi erz). Duke qenė pronar toke i kufizuar, edhe pushteti i tij mbi fshatarin raja ishte gjithashtu i kufizuar. Megjithėse nė legjislacionin osman ai cilėsohej edhe zotėrues i rajave (sahibi reaya), ai nuk gėzonte tė drejtėn ta gjykonte vetė fshatarin raja dhe nuk mund ta dėbonte atė nga toka po qe se ky pėrmbushte detyrimet qė kėrkonte ligji.

    Ēdo familje fshatare banuese nė njė feud kishte ngastrėn e tokės qė e punonte me pjesėtarėt e vet. Ngastrat qė u ndodhėn nė duart e fshatarėve tė krishterė, u quajtėn si dhe mė parė bashtina, kurse ato qė ishin nė pėrdorim tė fshatarėve myslimanė u quajtėn ēifligje (ēift-njė palė, njė pendė, nė kuptimin e njė toke qė mund tė punohej me njė pendė qe). Meqenėse bashtinat dhe ēifligjet ishin tokė shtetėrore, fshatari gėzonte mbi to vetėm tė drejtėn qė ta punonte dhe ta shfrytėzonte kundrejt detyrimeve qė duhej tė jepte. Fshatari gėzonte disa tė drejta tė kufizuara, ai nuk mund tė dėbohej nga toka prej spahiut po qe se e punonte dhe paguante detyrimet. Gjithashtu fshatari raja mund t’ia shiste tė drejtėn e pėrdorimit tė bashtinės pa e copėtuar atė, njė fshatari tjetėr, por vetėm me lejen e spahiut, tė cilit me kėtė rast, blerėsi duhej t’i paguante taksėn e tapisė (resmi tapu). Kur fshatari nuk paguante rregullisht detyrimet e caktuara ose kur e linte tokėn pa punuar mė tepėr se tre vjet, spahiu kishte tė drejtė t’ia merrte tokėn dhe t’ia jepte njė tjetri, duke i marrė kėtij taksėn e tapisė.

    Fshatari raja gėzonte tė drejtėn e njė trashėgimie tė kufizuar mbi bashtinėn apo ēifligun e vet. Djali ose djemtė e tij e trashėgonin tė drejtėn e punimit tė tokės, por pa e pjesėtuar atė. Ata nuk ishin tė detyruar tė nxirrnin tapi tė re dhe tė paguanin taksėn e tapisė. Tė drejtėn e trashėgimisė e gėzonin edhe tė afėrmit e tjerė tė fshatarit raja (bijat, vėllezėrit, motrat), kur ky nuk linte trashėgimtar mashkull, por nė kėtė rast trashėgimia nuk ishte e lirė, meqenėse kėta duhej tė nxirrnin tapi tė re dhe tė paguanin taksėn e tapisė.
    Pra, e drejta e pronėsisė sė tokės mirie ishte e pjesėtuar midis shtetit, qė ruante pėr vete tė drejtėn e disponimit, dhe spahiut, qė gėzonte tė drejtėn e zotėrimit, kurse fshatari kishte tė drejtėn dhe detyrėn e punimit e tė shfrytėzimit.

    Kjo pronėsi solli si pasojė qė pushteti i spahiut nė pronėn osmane tė mos kishte pavarėsi dhe imunitet tė plotė financiar, administrativ dhe gjyqėsor.
    Duke qenė vazhdimisht nėn kontrollin e organeve tė pushtetit qendror, spahinjtė ishin kufizuar tė mblidhnin vetėm tė ardhurat e zotėrimeve qė u pėrkisnin, sepse pushteti qendror i vilte tė ardhurat e veta me anėn e organeve tė veēanta tė tij.
    Nė kategorinė e tokave shtetėrore bėnte pjesė edhe hasa-ēifligu (ose hasa). Kjo ishte njė ngastėr toke nė madhėsinė e njė bashtine qė brenda zotėrimit tė vet e mbante nė zotėrim personal spahiu. Kėto ngastra u jepeshin dhe u merreshin spahinjve sė bashku me tė. Ato nuk shiteshin si pronat nė zotėrim privat.

    Si ekonomi personale tė spahinjve, hasa-ēifligjet ishin tė ēliruara nga ēdo lloj detyrimi dhe taksa tė zakonshme ose tė jashtėzakonshme shtetėrore.
    Pėr punimin, mbjelljen etj., tė kėtyre ngastrave, spahinjtė pėrdornin punėn angari tė fshatarėve tė timareve tė tyre, dhėnien me qira ose me gjysmatari. Nė shek. XV haset e ēifligjet e spahinjve ishin zakonisht vreshta, kopshte, ullishte, pemė frutore, mullinj etj. Nė shek. XVI numri i hasa-ēifligjeve vjen e zvogėlohet, meqenėse spahiu ishte i lidhur me luftėrat dhe shteti lejoi dhėnien e tyre me tapi. Mbas njė shekulli zotėrimet personale nuk pėrmenden fare.

  7. #87
    Tokat private (mylk) dhe tė institucioneve fetare



    Njė kategori tė dytė tė pronave tokėsore nėn sundimin osman e pėrbėnin tokat nė pronėsi private. Zakonisht fshatarėt kishin pranė banesave tė tyre nga njė sipėrfaqe tė vogėl toke, mbi tė cilėn gėzonin pronėsinė e plotė private dhe qė nuk e kalonte njė dynym. Ato ishin kryesisht kopshte, vreshta, ullishta etj. Prona private ishin edhe ndėrtesat (kasollet, plevicat e shtėpitė) dhe mullinjtė. Kėto prona mylk mund tė shiteshin dhe tė dhuroheshin nga pronarėt e tyre pa kufizimet qė ekzistonin pėr tokat shtetėrore. Vetėm nė rast se fshatari e humbiste tokėn e bashtinės ose largohej nga timari pa lejen e spahiut, atėherė ky kishte tė drejtė tė vinte dorė mbi pronat e tij mylk.

    Nė kategorinė e pronave private mbi tokėn, vendin kryesor e zinin zotėrimet e dhėna pėrgjithmonė dhe tė pakushtėzuara me detyrimin ushtarak. Nga fondi i tokave shtetėrore, me anė tė njė akti tė veēantė pronėsimi (mylkname), sulltanėt u dhuronin komandantėve tė shquar tė ushtrisė ose funksionarėve tė lartė tė administratės, pėr merita tė veēanta ndaj shtetit osman, fshatra ose krahina tė tėra nė formė mylku, tė quajtura edhe mylqe tokėsore. Pronarėt e kėtyre zotėrimeve gėzonin mbi to tė gjitha tė drejtat e njė prone tė plotė. Ata mund t’i shisnin, t’ua linin trashėgim pasardhėsve tė tyre, t’i dhuronin ose t’i kthenin nė prona institucionesh fetare myslimane.

    Pronarėve tė mylqeve tokėsore u ishte dhėnė e drejta tė vilnin nga rajatė jo vetėm detyrimet qė nxirrte zakonisht ēdo spahi, por edhe njė pjesė tė atyre qė kalonin nė dobi tė arkės shtetėrore. Veēse me gjithė kėto tė drejta, sulltani kishte gjithmonė pushtet t’ua merrte kėto mylqe kur ta shihte tė arsyeshme.
    Mylket tokėsore u shfaqėn nė trojet shqiptare qysh nga fundi i shek. XIV, kur sulltan Murati I i dhuroi njė mylk tė madh njė komandanti tė shquar nė pushtimin e Rumelisė, Evrenoz Beut. Nė kufijtė e kėtij mylku pėrfshihej edhe krahina e Bilishtit. Ato u shtuan nė fund tė shek. XV dhe gjatė shek. XVI.

    Kėshtu, p.sh., mė 1484 sulltan Bajaziti II i dhuroi si mylk ish-sanxhakbeut tė Janinės dhe dhėndrrit tė sulltan Mirahor Iljas beut, fshatrat Peshkopje (aty ku u shtri mė vonė qyteti i Korēės), Panarit, Treskė, Leshnjė, Boboshticė dhe Vithkuq tė krahinės sė Korēės. Pronat mylk mė tė mėdha nė Shqipėri iu dhanė nga sulltan Sulejman Ligjvėnėsi Mustafa Pashės (1523), njėrit nga pinjollėt e myslimanizuar tė familjes sė Dukagjinėve. Ato pėrfshinin 33 fshatrat e nahijeve fqinje tė Zadrimės dhe tė Ragamit. Krahas mylqeve tokėsore ndeshen edhe disa forma tė tjera tė pronėsisė private. Njė nga kėto ishte mylku i dhėnė kundrejt dėrgimit tė luftėtarėve (eshkinxhinj). Nė rast se ato nuk kryenin detyrimin merrej prodhimi i njė viti. Njė formė tjetėr ishte ēifligu mylk, i ngarkuar me shėrbimin ushtarak. Tri ēifligje tė tilla ndeshen nė fillim tė shek. XVII nė fshatrat Dushnik tė Beratit, nė Zhezharė e nė Rizovė tė Shpatit.

    Pronat mylk nė trojet shqiptare zinin njė sipėrfaqe shumė tė vogėl tė tokės sė punueshme nė krahasim me sipėrfaqen e tokės sė shpallur shtetėrore dhe tė ndarė nė zotėrime ushtarake e administrative si nė vendet e tjera tė perandorisė. Nė shek. XVI thuajse u ndėrpre praktika e dhurimit tė mylqeve tokėsore, kurse ato ekzistuese u shndėrruan nė shumicėn e tyre nė vakėfe.
    Nė truallin shqiptar gjendeshin edhe toka nė pronėsi tė institucioneve fetare myslimane (vakėfe). Kėto ishin prona tė kategorisė private, sepse pėrbėheshin nga toka tė dhuruara prej sulltanėve nė formė mylku dhe nga toka mylk tė dhuruara nga besimtarėt. Nė vakėfe u kthyen siē u tha mė sipėr, edhe shumica e mylqeve tokėsore qė gėzonin feudalėt e mėdhenj.

    Tokat nė pronėsi tė institucioneve fetare myslimane ishin tė paprekshme edhe nga vetė sulltani. Pėr kėtė arsye, shumica e pronarėve tė mylqeve tokėsore nuk ngurruan t’i kthenin pronat e tyre tė kėsaj kategorie nė prona institucionesh fetare myslimane sipas rregullave tė institucionit tė vakėfit, duke caktuar sipas vullnetit tė tyre administratorin (myteveliun) dhe mėnyrėn e ndarjes sė tė ardhurave tė kėsaj prone. Duke pėrfituar nga kėto rregulla, pronarėt e kėtyre mylqeve, pasi linin njė pjesė tė tė ardhurave nė dobi tė ndonjė institucioni fetar, siguruan pėr vete dhe pėr trashėgimtarėt e tyre brez pas brezi pjesėn tjetėr tė tė ardhurave, si dhe tė drejtėn e administrimit tė pronave tė veta. Nė kėtė mėnyrė, ata iu shmangėn rrezikut tė konfiskimit nga ana e sulltanit.

    Tokat e vakėfuara nuk mund tė shiteshin, tė dhuroheshin ose tė ktheheshin nė prona individuale. Tokat e para vakėfe nė Shqipėri ndeshen nga fillimi i shek. XVI. Mė 1505 Mirahor Iljas beu tokat e tij nė fshatrat Peshkopje, Vithkuq, Leshnjė, Boboshticė etj., tė kazasė sė Korēės, i ktheu nė toka vakėf. Nė kohėn e sundimit tė sulltan Sulejman Ligjvėnėsit u kthyen nė vakėf edhe mylqet tokėsore tė Zadrimės dhe tė Ragamit. Procesi i vakėfimit vazhdoi edhe nė shekujt e mėvonshėm.

    Mė 1641 Arkitekt (mimar) Kasemi ktheu nė vakėf ēifligje, kullota dimėrore, banja, ēezma, mullinj nė sanxhakėt e Vlorės e tė Elbasanit, pėrveē objekteve nė krahina tė tjera tė perandorisė. Sheqere Pare, njė nga gratė e oborrit perandorak, i ktheu nė vakėf fshatrat Voskopojė e Podgorie tė krahinės sė Korēės, qė i ishin dhuruar si pronė private (1647). Po nė kėtė kohė vakėfit tė Arkitekt Kasemit iu shtuan tri ēifligjet mylk nė fshatrat Dushnik tė Beratit dhe nė Zhezharė e Rizovė tė kazasė sė Shpatit.

    Sipas kodeve osmane vakėfet pėrbėheshin vetėm prej pronash private, por nė shek. XVII-XVIII janė vakėfuar edhe toka shtetėrore. Nė vitin 1678, Aishja, banore e fshatit Syzezė tė Mallakastrės, la vakėf njė pjesė tė pasurisė sė saj tė pėrbėrė prej njė shtėpie pėrdhese, njė kopshti, njė vreshte, njė hambari dhe njė are nė madhėsinė qė punohej me njė pendė qe, 15 kokė bagėti dhe gjysma e njė kullote. Kėto vakėfe vetėm formėn kishin tė pėrbashkėt me vakėfet e ngritura nė bazė tė sheriatit, prandaj Koēi Beu, nga Mborja e Korēės, i quan vakėfe tė paligjshme.

  8. #88
    Marrėdhėniet shoqėrore



    Ashtu si nė krejt perandorinė, edhe nė Shqipėri shoqėria u nda nė klasėn ushtarake dhe nė rajatė. Tek ushtarakėt pėrfshiheshin tė gjithė ata qė ishin nė shėrbim tė drejtpėrdrejtė tė sulltanit dhe qė nuk merreshin me prodhimin. Sipas funksionit, ushtarakėt ndaheshin nė njerėz tė shpatės dhe tė penės. Nė njerėzit e penės pėrfshiheshin ulematė, kadilerėt, nėpunėsit e financės. Nė tė shpatės hynin nė radhė tė parė zotėruesit e timareve, tė ziameteve dhe haseve tė lidhur me shėrbimin ushtarak, zotėruesit e feudeve tė lidhur me shėrbime nė administratėn shtetėrore, pronarėt e mylqeve tokėsore. Pėr tė gjithė kėta i pėrbashkėt ishte fakti se, si zotėrues tė tokės, ata gėzonin tė drejtėn tė merrnin prej fshatarėsisė njė pjesė tė tė ardhurave.

    Nė shek. XVI-XVII shtresa drejtuese nė rajonet e ish-principatave shqiptare, duke pėrjashtuar ndonjė sanxhakbej, myfti apo kadi tė dėrguar nga vise tė tjera, ishte me prejardhje vendase. Pėr mė tepėr, njė pjesė e saj vinte nga radhėt e fisnikėrisė shqiptare tė parapushtimit, por tashmė, pavarėsisht nga kjo prejardhje, ajo ishte pjesė e pandarė e tėrėsisė sė klasės feudale osmane. Rol tė rėndėsishėm pėr kėtė ndryshim luajti edhe ndikimi i fesė e i kulturės turko-islame. Fakti se nė fillim tė shek. XVI spahinjtė e krishterė ishin shumė tė rrallė, dhe se, pak mė vonė, ata u islamizuan qė tė gjithė, tregon se integrimi i feudalėve me prejardhje shqiptare nė gjirin e klasės osmane u bė i plotė qysh nė kėtė shekull. Nė trevat verilindore shqiptare tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Kosovės struktura etnike e feudalėve pėsoi ndryshime tė thella. Si rrjedhim i pushtimit tė kėtyre trevave nė shek. XV, i vendosjes dhe i pėrforcimit tė administratės shtetėrore osmane si dhe i shpronėsimit tė ish-shtresės sunduese nė to, u shkatėrrua pėrfundimisht ish-aparati shtetėror, kurse vetė fisnikėria e mėparshme, njė pjesė e sė cilės u asgjėsua edhe fizikisht nė konfliktet luftarake, u zhduk si forcė e pavarur ekonomike dhe politike.

    Tė 259 feudet qė u krijuan nė ato rajone nė vitin 1455, iu dhanė nė zotėrim pjesėtarėve tė klasės sė re sunduese osmane. Nė kėtė forcė tė re sunduese u integrua njė numėr i kufizuar feudalėsh tė vegjėl tė krishterė. Nė fillimet e pushtimit shtresa e re sunduese pėrbėhej nė shumicėn e vet nga spahinj myslimanė, kryesisht turq pėr nga kombėsia, dhe nga feudalė tė islamizuar prej trevave tė tjera ballkanike. Elementi shqiptar nė gjirin e saj, qė ishte i pakėt nė fillim, u shtua nė periudhėn kalimtare nga shek. XV nė shek. XVI pėr tė zėnė pak nga pak vendin kryesor. Ky fenomen u arrit nga elementė shqiptarė, qė ishin vendas dhe jo nga elementė etnikė serbė, sepse feudalėt serbė ishin tė ardhur dhe ndodheshin nė njė truall etnik tė huaj. Pra, mbushja e klasės feudale osmane me mė shumė elementė tė dalė nga gjiri i popullsisė vendase shqiptare u krye nė trojet verilindore shqiptare, pikėrisht ashtu siē u krye edhe nė rajonet e ish-principatave shqiptare. Edhe pushtuesit osmanė ishin tė interesuar pėr njė mbushje tė tillė nga elementė vendas, sepse kėshtu siguronin njė mbėshtetje shoqėrore vendase.

    Nė gjirin e shtresės sė re sunduese, ashtu si kudo nė perandori, e sidomos nė pjesėn evropiane tė saj, pėr shkak tė vetė sistemit feudal-ushtarak osman, u krye njė diferencim i theksuar. Ky diferencim vihet re qysh nė regjistrimin e vitit 1485 nė sanxhakun e Shkodrės. Sipas kėtij regjistrimi, masa e spahinjve tė vegjėl pėrfitonte vetėm 1/4 e sasisė sė pėrgjithshme tė detyrimeve tė sanxhakut, kurse 3/4 e saj i ndanin sanxhakbeu dhe njė zaim. Nė kėtė fazė tė parė tė pushtimit osmanėt u mbėshtetėn mė tepėr tek aristokracia feudale dhe te forca ushtarake qė nxirrte ajo, sesa te spahinjtė timarlinj ende tė pafuqishėm dhe tė paktė nė numėr.

    Nė Shqipėri ekzistonte edhe njė shtresė ushtarakėsh qė, nė vend tė rrogave, gėzonin tė ardhura deri nė 1 400 akēe nga timare tė vogla tė quajtura “timar gjedik” tė lėshuara nė emėr tė kėshtjellave, tė ardhurat e tė cilave u ndaheshin pjesėmarrėsve tė garnizoneve tė tyre. Kėta ushtarakė shėrbenin sidomos nė objekte tė fortifikuara malore.

    Nė grupin e dytė hynin ata qė merreshin me prodhimin dhe qė shlyenin njė varg taksash. Ata njiheshin me emrin e pėrgjithshėm raja. Me kėtė emėr dallohej fshatarėsia e vendosur nė sistemin e timarit. Ajo kishte detyrime kundrejt spahiut dhe shtetit. Frytet e prodhimit tė saj ndaheshin midis tyre. Njė kategori tjetėr ishte fshatarėsia e varur drejtpėrdrejt nga pushteti qendror, si jyrykėt dhe vojnukėt, zotėrues tė bashtinave tė lira. Njė kategori e tretė ishte fshatarėsia me origjinė skllavi (gulame e ortakēinj) qė varej nga feudali. Pushteti qendror nuk kishte kompetenca mbi ta. Ligji nuk i konsideronte ata juridikisht tė lirė. Zakonisht ata punonin hasa-ēifligun e spahiut, si dhe tokėn qė u jepte spahiu sė bashku me farėn, dhe prodhimin e ndanin pėrgjysmė (ortakēinj). Sė fundi, nė sistemin e timarit ishte njė kategori fshatare e ngarkuar me disa detyra speciale nga pushteti qendror. Ndaj feudalit shlyente tė gjitha detyrimet si gjithė fshatarėsia e vendosur nėn timar, kurse shteti e kishte ēliruar nga disa taksa. Midis kėtyre kategorive tė rajasė kishte dallime rigoroze nga legjislacioni osman. Biri i rajasė ishte raja. Ortakēinjtė nuk mund tė martoheshin me gra rajash, sepse fėmija konsiderohej raja.

    Kufijtė midis kėtyre dy grupeve (ushtarakė dhe raja) ishin tė pėrcaktuar qartė. Spahinjtė qė nuk kryenin shėrbimin ushtarak, humbisnin zotėrimin dhe kalonin nė grupin e dytė, kurse kalimi nga grupi i dytė nė tė parin bėhej shumė rrallė dhe me dekret tė sulltanit.

    Marrėdhėniet midis spahinjve dhe fshatarėve raja shqiptarė u pėrcaktuan jo vetėm nga ligjet e shtetit osman, por edhe nga traditat qė ekzistonin kėtu mė parė. Nė shek. XV, kur institucionet feudale osmane ishin nė formim e sipėr, pushtuesit nuk ishin nė gjendje tė ndryshonin njėherėsh format e pronėsisė dhe marrėdhėniet ekonomiko-shoqėrore qė ishin konsakruar pėr shekuj me radhė. Kjo i detyroi ata qė t’i merrnin parasysh dhe madje tė pėrvetėsonin tė gjitha ato forma e institucione qė pėrputheshin me interesat e tyre. Njė institucion i tillė ishte pronia, e cila kishte ngjashmėri nė disa drejtime me institucionin e timareve qė osmanėt kėrkonin tė zbatonin pas pushtimit. Gjatė shekullit tė parė tė pushtimit, ata ruajtėn nė disa zona masėn dhe format e mėparshme tė shlyerjes sė rentės feudale, me qėllim qė tė mos acarohej mė tej qėndresa e fshatarėsisė. Nė njė pjesė tė krahinės sė Shkodrės fshatarėsia fushore vazhdoi tė shlyente detyrimet nė bazė tė sistemit proniar tė dukatit e modit, kurse fshatarėsisė malore tė Mbishkodrės dhe tė Dukagjinit iu njoh e drejta e shlyerjes sė rentės feudale, njė dukat pėr ēdo vatėr, siē ishte para pushtimit. Qė nga fillimi i shek. XVI fshatarėsia raja filloi tė lidhej me tokėn. Sipas kanunameve tė sulltan Selimit I dhe tė Sulejman Ligjvėnėsit, spahiu gėzonte tė drejtėn t’i kthente tė ikurit nė vendbanimet e tyre brenda njė periudhe 10-vjeēare, kur ishin vendosur nė qytete, dhe brenda njė periudhe 15-vjeēare, kur ishin vendosur nė fshatra.

    Detyrimi i fshatarit pėr tė mos braktisur tokėn e spahiun e vet dhe e drejta e kėtij tė fundit pėr tė ndaluar largimet e fshatarėve ishin kufizime tė rėndėsishme pėr rajanė. Nė kėtė periudhė tapia pėr fshatarin raja ishte njė akt ligjor, qė i shėrbente mbajtėsit si dėshmi pėr tė provuar tė drejtėn e zotėrimit pėr njė tokė tė caktuar, duke marrė mbi vete tė gjitha detyrimet mbi tė. Ndėrsa pėr spahiun tapia shprehte tė drejtat e tij mbi tokėn e dhėnė nė zotėrim dhe rrjedhimisht tė drejtėn pėr tė vjelė detyrimet si zot i tokės. Tapia shėrbente jo vetėm si dokument zotėrimi, por edhe si dėshmi qė shprehte varėsinė e fshatarit raja ndaj spahiut e tokės. Ajo pėrcaktonte lidhjen e fshatarit me tokėn dhe detyrimet ndaj spahiut. Detyrimi pėr tė punuar dhe mbjellė tokėn nėnkuptonte nė vetvete njė detyrim tė fshatarit pėr tė mos u larguar prej saj, pėr tė qenė i lidhur me tė. Ai nuk mund ta linte tokėn mbi tre vjet pa punuar. Kjo e lidhte atė mė shumė me tokėn. Njė masė me rėndėsi qė e detyronte fshatarin shqiptar tė punonte tokėn dhe tė mos largohej prej saj ishte taksa e pendėprishjes (ēift-i bozan resmi).

    Kur fshatari braktiste tokėn dhe merrej me njė veprimtari tjetėr, ishte i detyruar tė paguante barazvlerėn e sė dhjetės dhe tė taksės sė ēiftit nė fillim 72 akēe pėr ēdo mysliman dhe 87 akēe pėr ēdo tė krishterė. Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVI madhėsia e saj u ngrit nė 330 akēe pėr njė ēiflig tė plotė dhe 150 akēe pėr gjysmė ēifligu. Ajo mund tė kėrkohej pėr sa vjet qė toka mbetej pa punuar. Shuma nuk ishte e vogėl, prandaj fshatari do tė mendohej mirė para se tė largohej nga toka. Sipas disa fermaneve tė viteve 1635-1636, rajatė duhet tė ktheheshin nė vendbanimet e pėrhershme nė rast se nuk kishin mbushur 40 vjet, kurse mė vonė nuk u mor parasysh as kjo kohė dhe fshatarėt mund tė ktheheshin edhe pas kalimit tė kėsaj kohe. Kėshtu fshatari shqiptar u lidh pėrfundimisht me tokėn. Varėsia e fshatarit ishte e dyfishtė: nga toka dhe nga spahiu. Varėsia kishte forma tė reja. Ajo shprehej nė detyrimin pėr tė punuar tokėn, pėr tė mos e braktisur atė, pėr tė mos lejuar largimin e fshatarit, nė detyrimin e shlyer kur toka lihej pa punuar dhe nė taksat ndaj spahiut dhe shtetit. Megjithatė varėsia nuk arriti nė atė shkallė qė kishte arritur gjatė mesjetės nė Evropė.

  9. #89
    Detyrimet e fshatarėsisė shqiptare



    Fshatarėsia shqiptare, e pėrfshirė nė sistemin e timareve, kishte njė varg detyrimesh qė kalonin nė dobi tė spahiut dhe tė shtetit osman.
    Detyrimet nė dobi tė spahinjve pėrfshinin pjesėn mė tė rėndėsishme tė detyrimeve tė fshatarit raja. Nė kėto detyrime pėrfshihej e dhjeta (yshyri) mbi prodhimet bujqėsore tė bashtinės ose tė ēifligut tė fshatarit raja. Ky detyrim vilej nė natyrė nė masėn njė pjesė nė dhjetė mbi grurin, elbin, thekrėn, bathėt, thjerrėzat, lirin, urovin, perimet, rrushin, vajin e ullirit, mjaltin, mėshikėzat e mėndafshit etj.
    Pėrveē sė dhjetės spahiu i merrte fshatarit nė natyrė edhe salarijen, qė ishte detyrimi mbi kashtėn e grurit, tė elbit dhe tė thekrės. Kur salarija vilej bashkė me tė dhjetėn, spahiu merrte njė nė tetė pjesė tė prodhimeve bujqėsore.
    Fshatari paguante njė numėr tė madh detyrimesh qė lidheshin kryesisht me personin e spahiut, si zotėrues i rajasė. Mė tė rėndėsishmet e kėtyre detyrimeve ishin taksat e rajallėkut: ispenxha pėr tė krishterėt dhe taksa e ēiftit dhe e ēifligut pėr myslimanėt.

    Ispenxha vilej nga tė krishterėt e martuar ose jo, qė kishin arritur moshėn e pjekurisė, pavarėsisht nėse ishin apo nuk ishin pajisur me tokė. Nė shek. XV-XVI, ispenxha vilej nė masėn 25 akēe, kurse nė shek. XVIII u ngrit nė 35 akēe.
    Fshatarėt raja tė besimit mysliman, tė cilėt shfrytėzonin njė sasi toke qė punohej me njė pendė qe, paguanin taksėn e ēifligut nė masėn 22 akēe. Djali mysliman me t’u martuar ishte i detyruar tė jepte taksėn e benakut. Ata qė kishin nė pėrdorim deri nė gjysmė pendė tokė, paguanin 12 akēe, kurse ata qė s’kishin tokė 6-9 akēe. Djemtė myslimanė, qė kishin arritur moshėn 20 vjeē, por ishin tė pamartuar, paguanin taksėn e beqarit (myxhered) nė madhėsinė 6 akēe.

    Madhėsia e taksės sė pendės mbeti e pandryshuar. Edhe qytetarėt myslimanė qė kishin tokė e paguanin kėtė taksė. Meqenėse ispenxha dhe taksa e ēiftit lidheshin me personin e feudalit, nė rast se njė fshatar raja lejohej nga spahiu i vet tė punonte tokė nė timarin e njė spahiu tjetėr, kėtij i paguante tė dhjetėn dhe salarijen, kurse spahiut tė vet i paguante taksėn e rajallėkut.
    Nė tė holla fshatarėt raja u paguanin spahinjve edhe njė varg tė gjatė detyrimesh tė tjera. Nė rast se nė tokėn e spahiut kishte ndonjė mulli, ai merrte tatimin e mullirin. Mė 1701 madhėsia e tij ishte 30 akēe nga mulliri qė punonte gjithė vitin dhe 15 akēe nga ai qė punonte gjysmėn e vitit.
    Fshatarėsia shqiptare ishte e detyruar tė paguante njė sasi tė caktuar tė hollash pėr ēdo mall tė shitur e tė blerė si taksė pazari (baxh-i pazar), taksat e peshimit dhe tė matjes, taksat e doganės pėr mallrat e sjella nga jashtė ose tė nxjerra jashtė vendit.

    Pėrveē kėtyre ajo shlyente njė varg taksash qė lidheshin me imunitetin financiar-administrativ tė zotėrimit osman. Ato pėrmblidheshin me emėrtimin badihava e nijabet. Taksat mė kryesore ishin ajo e martesės, gjoba pėr faje e delikte, taksa e tapisė, e sendeve qė lėnė skllevėrit e arratisur, e dhjeta e kullotės, e bejtylmalit etj. Sipas kanunameve tė reja, nė qoftė se nusja ishte bijė myslimani, madhėsia e taksės sė martesės qė dhėndrri duhej t’i jepte spahiut ishte 60 akēe, nė rast se nusja ishte vejushė dhėndrri duhej t’i jepte po spahiut 30 akēe. Kur nusja ishte bijė jomyslimani, dhėndrri jepte gjysmėn e saj. Gjobat ishin nė varėsi tė fajit tė bėrė, pėr shkelje tė normave tė sė drejtės dokesore, si pėr rrahje, plagosje, vrasje, vjedhje, pėrdhunim, dehje me verė etj. Gjobat jepeshin nė pėrputhje me gjendjen ekonomike tė fajtorit. Nė dobi tė spahiut shkonin edhe konfiskimet (java, kaēgun, kull ve xharije myzhdegani) qė lidheshin me shitjen e kafshėve tė humbura, me lajmin pėr gjetjen e skllavit ose tė skllaves sė arratisur, me ndarjen e pasurive tė atyre qė nuk linin trashėgimtar ose kur trashėgimtarėt nuk ndodheshin aty.

    Nė rast se rajaja vinte e dimėronte nė njė zotėrim tjetėr, pa u marrė me bujqėsi, paguante taksėn e dimėrimit nė madhėsinė 6 akēe nė vit. Taksa e tapisė ishte njė shumė qė paguhej paraprakisht nė disa raste: gjatė shitblerjes sė tė drejtės sė zotėrimit tė fshatarit, kur vdiste njė fshatar e nuk linte trashėgimtar. Blerėsi i paguante tė zotit tė tokės kėtė taksė dhe i premtonte atij se do ta mbillte ēdo vit dhe do t’i shlyente tė gjitha detyrimet qė i takonin. Kėshtu, mė 1766 vdiq Haxhi Aliu pa lėnė trashėgimtar. Qeveritari i sanxhakut tė Elbasanit, Sulejman Pasha, dhe i vėllai i morėn me tapi tokat me kusht qė t’i mbjellin pėr vit dhe t’i dorėzojnė tė dhjetat ligjore tė zotit tė tokės. Kėtė taksė e merrte spahiu edhe prej tokave tė hapura rishtazi. Madhėsia e taksės sė tapisė caktohej nga personat e paanshėm ose me prodhimin njėvjeēar tė asaj toke. Fshatari paguante taksėn e tapisė pėr vendin e shtėpisė (dam tapusu) nė madhėsinė 50 akēe pėr tokė tė mirė. Pėr dimėrimin ose verimin e bagėtive nė njė zotėrim tjetėr, zotėruesit e kopeve i jepnin spahiut si taksė njė dele pėr ēdo 300 dhen. Nė rast se nė territorin e zotėrimit ndodhte ndonjė vrasje dhe nuk gjendej vrasėsi, popullsia ishte e detyruar tė shlyente gjobėn “njė e dhjetė e gjakut”.

    Sipas legjislacionit osman, fshatari raja duhej tė kryente 7 ditė nė vit punė angari pėr ndėrtimin e hambarit, pėr transportimin e prodhimeve deri nė tregun mė tė afėrt ose deri te hambari etj. Nė realitet angaritė ishin shumė tė mėdha. Ato dalin qartė nė njė relacion tė Frang Bardhit nė vitin 1641. Midis tė tjerave atje thuhej se angaritė pėrdoren “kurdoherė qė turqit kanė nevojė pėr punėtorė qė tė korrin tė vjelat, tė lėrojnė tokėn, tė mbjellin, tė ndėrtojnė shtėpi e kulla, tė mbartin drurė nė ēdo kohė edhe po tė bjerė dėborė dhe pa u paguar asgjė ...”.
    Me rastin e vjeljes sė prodhimeve ose tė festave fetare, fshatarėsia u jepte spahinjve dhurata tė ndryshme, si pula, fruta etj.
    Fshatarėsia raja i shlyente detyrimet nė angari, nė natyrė e nė tė holla. Angaritė ligjėrisht ishin tė pakta. Pėrpjesėtimi midis formės nė natyrė e asaj nė tė holla nuk ishte i njėjtė nė tė gjitha krahinat. Ai varej nga statusi e pjelloria e tokės, por mbizotėronte forma nė natyrė. Me kalimin e kohės, me zhvillimin ekonomik tė vendit, ndonėse me ngadalė, filloi tė rritet pesha e detyrimeve nė tė holla nė dėm tė atyre nė natyrė.

    Nė dobi tė shtetit fshatarėsia shqiptare shlyente njė varg detyrimesh tė ndara nė dy grupe kryesore: tė zakonshme dhe tė jashtėzakonshme.
    1. Detyrimet e zakonshme ishin tė mbėshtetura nė sheriat, ku pėrfshiheshin taksa pėr kokė (xhizja) dhe ajo e bagėtive (xhelepi). Taksa pėr kokė nė tokat shqiptare, deri nė vitin 1690, shlyhej nė bazė tė hanesė (shtėpisė). Nė shek. XV-XVI haneja pėrfaqėsonte njė shtėpi, ku kryefamiljar ishte burri, dhe njė bive (e ve), ku kryefamiljar ishte gruaja. Madhėsia pėr krahinat e ndryshme lėvizte nga 14 akēe deri nė 51 akēe pėr hane. Nė shek. XVII njė hane pėrfshinte disa shtėpi tė zakonshme. Nė fillim tė kėtij shekulli madhėsia e xhizjes arriti nė 40 akēe pėr hane, kurse nė fund tė tij u ngrit nė 300 akēe. Qė nga viti 1690 u pėrdor njė sistem tjetėr llogaritjeje. Popullsia u nda nė tri kategori: tė pasur, tė mesėm e tė varfėr. Nga njė i pasur merreshin 1 200 akēe, nga njė i mesėm 600 akēe dhe nga njė i varfėr 300 akēe. Deri nė fillim tė shek. XIX madhėsia e xhizjes u ngrit vetėm 10%, ndėrkohė monedha ishte zhvleftėsuar tri herė.
    Mbi kurrizin e fshatarėsisė binte edhe detyrimi kolektiv. Popullsia e fshatit ishte e detyruar tė paguante edhe pjesėn e atyre qė ishin larguar. Pėr rrjedhojė, nė vend qė tė shlyente 300 akēe pėr njė hane, madhėsia arrinte 1 450 akēe.
    Xhelepi pėrmblidhte nė vetvete disa tatime e taksa: detyrimi i dhenve, i vathės, e dhjeta nga kafshėt e trasha, taksa e kalimit nė gryka e nė ura. Madhėsia e tyre ka ardhur duke u rritur. Nė shek. XVI merrej si detyrim tė dhenve 1/2 akēe pėr kokė, nė mes tė shek. XVII arriti njė akēe pėr kokė dhe nė shek. XVIII u ngrit nė 3 akēe pėr kokė.

    2. Detyrime tė jashtėzakonshme. Ashtu si nė tė gjithė Perandorinė Osmane, edhe nė tokat shqiptare vileshin katėr detyrime kryesore tė jashtėzakonshme: avarizi, nuzuli, sursati dhe ishtira. Avarizi e nuzuli janė vjelė bashkė. Gjatė shek. XV-XVI ato vileshin nė natyrė nė ēdo 4-5 vjet, kurse nė shek, XVII ato pothuajse u bėnė tė pėrvitshme dhe vileshin nė tė holla, nė bazė tė sasisė e tė cilėsisė sė tokės. Njėsia bazė pėrsėri ishte haneja e cila llogaritej me 10 shtėpi tė zakonshme. Ēdo hane nė vitin 1646 paguante 325 akēe si avariz e 300 akēe si nuzul, kurse nė mesin e shek. XVIII u ngrit respektivisht nė 350 e 600 akēe. Prej mesit tė shek. XVIII deri nė vitin 1831 tė dy taksat arrinin 1 180 akēe. Pėr shkak tė garancisė kolektive madhėsia ngrihej deri nė 1 600 akēe.

    Pėr nevojat e luftės fshatarėsia shqiptare ishte e detyruar tė dorėzonte sasira kulturash bujqėsore ose kundėrvleftėn e tyre nė tė holla. Sipas njė fermani tė vitit 1679, kazaja e Beratit sė bashku me Mallakastrėn duhej tė dorėzonte 2 000 kg elb nė vleftėn 40 000 akēe, 200 vukije vaj, dru, kashtė, gjithsej 158 000 akēe. Ēdo hane duhej tė shlyente 523 akēe si sursat (1716). Jo rrallė sursati ėshtė zėvendėsuar me ndonjė shėrbim, si mirėmbajtje ure etj. Pėrveē rekuizimit falas, shteti kėrkonte sasira rezervash ushqimore me ēmime tė caktuara dhe mė tė ulėta se ato tė tregut. Nė vitin 1712, vetėm nga ndryshimet e ēmimeve, njė hane nė krahinėn e Beratit i takonte tė jepte 340 akēe si ishtira.

    Krahas katėr detyrimeve kryesore, fshatarėsia raja shlyente edhe disa taksa tė tjera tė jashtėzakonshme, si “tė holla pėr rrogat e ushqimin e ushtarėve me rrogė”, “marrje me qira tė kafshėve tė ngarkesės e tė karrocave”. Nė vitet 1745-1746 u volėn nga 1 560 akēe pėr hane nė kazanė e Beratit si taksė pėr kafshėt e ngarkesės dhe karrocat. Njė taksė tjetėr ishte “tė hollat pėr menzilet”. Pranė stacioneve (menzil), mbaheshin njė numėr kuajsh pėr nevojat e korrierėve. Pėr mbajtjen e tyre popullsia pėrreth stacionit shlyente kėtė taksė; qeveria organizonte postėn, ndėrsa popullsia paguante detyrimin. Nė kėtė grup pėrfshihej edhe taksa “tė hollat e garancisė”, me tė cilėn fshatarėsia detyrohej tė mbante rendin e qetėsinė pas shtypjes sė kryengritjeve.

    Qysh nga mesi i shek. XVII, me rastin e heqjes sė haseve, njė pjesė e kėtyre detyrimeve iu dha valinjve dhe mytesarifėve si plotėsim i rrogave tė tyre. Kėto njiheshin si taksat e rėnda (tekalif i shakka). Mė kryesoret ishin: “ndihmė nė kohė lufte”, “ndihmė nė kohė paqeje”, “tė holla pėr rezervat ushqimore”(zahire baha), “pėr veshjen” (kaftan baha), “pėr inspektim” (devri kudrimije). Ndihmė nė kohė lufte i jepej kryekomandantit pėr tė mbuluar shpenzimet e luftės. Nė vitin 1742 popullsisė sė Peqinit i kėrkohej kjo taksė pėr llogari tė valiut tė Rumelisė dhe tė qeveritarit tė sanxhakut tė Elbasanit. Ndihmė nė kohė paqeje ishte njė lloj rroge e valiut tė Rumelisė nė kohė paqeje. Po atė vit popullsia e Peqinit duhej tė shlyente atė taksė pėr tė njėjtėt persona. Mė 1750 nė sanxhakun e Vlorės u volėn 4 500 groshė pėr llogari tė kėsaj takse. Taksa pėr rezervat ushqimore ishte pėr tė pėrballuar shpenzimet pėr blerjen e ushqimeve tė valiut tė Rumelisė dhe tė njerėzve qė e shoqėronin, kur ai dilte jashtė vendqėndrimit tė pėrhershėm. Pėr vitin 1675-1676 ruhet njė regjistėr i ndarjes sė kėtij detyrimi midis fshatrave tė kazasė sė Beratit. Nė tokat shqiptare taksa pėr veshjen kishte njė kuptim mė tė gjerė. Ajo shėrbente jo vetėm pėr veshjen e bejlerbeut tė Rumelisė, por tė tė gjithė ushtarėve me rrogė tė mobilizuar. Prej vitit 1716 detyrimet qė shkonin nė dobi tė pushtetit lokal mbetėn dy: “ndihmė nė kohė lufte” e “ndihmė nė kohė paqeje”.

    Pėrveē kėtyre detyrimeve tė ligjshme, pushteti lokal vilte edhe detyrime tė jashtėligjshme, si detyrimin e “zotimit” (pokllon), “tė hollat pėr ushtarė” (sekban akēesi), “pėr bajrakun”, “gjobat pėr vrasje”, “tė holla pėr shuajt e kėpucėve”, “pėr mikpritje”, “pėr shkėmbim monedhe” etj.
    Edhe pjesa qė shkonte pėr llogari tė shtetit realizohej nė tri forma: nė punė angari, nė natyrė e nė tė holla. Angaria zinte njė vend mė tė vogėl dhe lidhej me meremetimin e rrugėve e tė urave; nė natyrė vilej nėpėrmjet rekuizimeve, kurse nė tė holla nėpėrmjet detyrimeve tė zakonshme.

    Pėrpjesėtimi midis pjesėve qė shkonin nė dobi tė spahiut e tė shtetit pėrcaktohej nga njė varg faktorėsh. Ai nuk mund tė ishte i njėjtė pėr tė gjitha kategoritė e fshatarėsisė raja, si pėr myslimanė e tė krishterė. Pėrpjesėtimi varej nga shteti, i cili me urdhra tė posaēme falte nga detyrimet krahina, zotėrime apo institucione fetare. Megjithatė, prirja e rritjes ishte nė dobi tė pjesės qė merrte shteti. Gjendja e fshatarit raja rėndohej edhe nga mėnyra e vjeljes sė detyrimeve. Si spahinjtė, edhe shteti, pėrdorėn dy mėnyra: e para, me anė tė njė pėrfaqėsuesi, kurse e dyta, me anė tė sipėrmarrjes disashkallėshe. Tė dyja mėnyrat linin shteg pėr grabitje.

    Pa dyshim, rritja e madhėsive tė detyrimeve sillte rritjen e shkallės sė varfėrimit tė fshatarėsisė raja. Pėr kėtė mund tė gjykohet nga evoluimi i pjesės qė shkonte nė favor tė shtetit. Nė bazė tė fermaneve nė vitet 70 tė shek. XVII njė hane i shlyente shtetit e vjelėsve tė detyrimeve 375 ose 405 akēe si xhizje, kurse nė vitin 1592, vetėm 100 akēe. Me fjalė tė tjera madhėsia ishte rritur 3,7-4 herė, kurse monedha ishte zhvleftėsuar 3,4 herė, d.m.th. rritja nuk ishte e madhe. Nė bazė tė detyrimit kolektiv nė vitin 1681 nė krahinat e Beratit u volėn nga 960 akēe pėr hane. Kėshtu, madhėsia u rrit 8 herė nė krahasim me vitin 1592. Me kthimin e detyrimeve tė jashtėzakonshme nga periodike, ēdo 4-5 vjet, nė tė pėrvitshme pati njė rritje prej 4-5 herė. Nga ana tjetėr, ato pėsuan njė rritje tė vazhdueshme. Kėshtu avarizi u rrit tri herė, nuzuli 2 herė, sursati 2 herė. Gjatė periudhės mesi i shek. XVII-mesi i shek. XVIII, pjesa nė dobi tė shtetit u rrit nga 172% nė 295%, kurse monedha u zhvleftėsua 110%. Pa dyshim, shkalla e rritjes sė detyrimeve ishte e ndryshme. Rritja mė e madhe ishte te tė krishterėt, pastaj vinin rritėsit e shpezėve tė gjuetisė etj.

  10. #90
    2. KRAHINAT MALORE TĖ VETĖQEVERISURA.
    SHTRIRJA TERRITORIALE DHE ORGANIZIMI AUTONOM




    Krahinat malore



    Pėrveē zonės sė timarit, rajonet e tjera ishin krahinat malore autonome tė njohura ligjėrisht nga pushteti qendror. Nė kėtė zonė bėnin pjesė ato krahina, qė i bėnė qėndresė sistemit tė timarit i cili nuk gjeti kushte tė pėrshtatshme zbatimi. Nė kėtė zonė, nė Shqipėrinė e Veriut pėrfshiheshin krahinat e Hotit, tė Pultit tė sotėm, tė Shalės, tė Shoshit, tė Nikaj-Merturit e tė Kelmendit, tė Iballės, tė Spasit, tė Fanit tė Madh, tė Fanit tė Vogėl, tė Mirditės, tė Pukės e tė Dibrės. Nė Shqipėrinė e Jugut bėnin pjesė krahina e Kurveleshit dhe ajo e Bregdetit, nė tė cilat pėrfshiheshin 33 fshatra, si dhe ajo e Sulit, 50 km nė jugperėndim tė Janinės. Siē shihet, krahinat e vetėqeverisura zinin njė vend shumė mė tė vogėl se zona e timarit.

    Sipas tė dhėnave tė regjistrimeve osmane tė fundit tė shek. XV dhe atyre tė shek. XVI, nė kėto malėsi fshatrat ishin tė rralla e nė pėrgjithėsi tė vogla dhe gjendeshin mjaft larg njėri-tjetrit. Popullsia e tyre ishte e pakėt nė numėr. P.sh., nė malėsitė e sanxhakut tė Dukagjinit kishte rreth 100 fshatra me 2 400 vatra.
    Duke pasur pak tokė buke, fshatarėsia e lirė merrej mė shumė me blegtori. Ekonomia bujqėsore e blegtorale e tyre mbėshtetej nė metoda primitive. Bagėtitė, toka e bukės dhe banesa pėrbėnin pronėn private tė secilės familje fshatare, ndėrsa kullotat e pyjet pėrbėnin pronėn e pėrbashkėt tė secilit fshat. Duke u mbėshtetur nė radhė tė parė nė pronėn private tė mjeteve kryesore tė prodhimit, shoqėria malėsore gjendej e ndarė nė dy shtresa tė ndryshme nga njėra-tjetra, nė krerėt qė ishin mbeturina shtėpish aristokrate tė periudhės sė parapushtimit ose qė pėrfaqėsonin farefisni tė ndryshme, tė cilėt zotėronin mjete prodhimi mė tė shumta se tė tjerėt, dhe nė malėsorėt e thjeshtė, qė ishin pronarė tė vegjėl. Por nė fund tė shek. XV e nė shek. XVI diferencimi ekonomik i kėtyre dy shtresave ishte ende i cekėt.

    Njėsia bazė e kėsaj shoqėrie ishte familja. Ati i saj ishte zot absolut i pasurisė dhe i gjithė fėmijėve tė rrjedhur nga gjaku i vet. Pas vdekjes sė tij, pasuria u kalonte me tė drejta tė barabarta djemve tė tij, veēse tė drejtėn e kreut tė familjes e trashėgonte kryesisht djali i parė. Kreu i familjes drejtonte ekonominė e saj dhe e pėrfaqėsonte atė nė kuvendin e fisit dhe nė atė tė fshatit.
    Ēdo familje ruante lidhjet e veta farefisnore me familjet e tjera tė rrjedhura, sipas traditės, nga njė i parė i pėrbashkėt. Kėto familje pėrbėnin, sipas emėrtimeve dokesore, njė “fis tė caktuar”. Ēėshtjet e pėrbashkėta, qė u interesonin tė gjithė pjestarėve tė “njė fisi”, zgjidheshin nga kuvendi i “fisit”. Ky pėrbėhej nga tė gjithė kryetarėt e familjeve nėn drejtimin e kreut tė “fisit”, i cili rridhte nga djali i parė i themeluesit tė kėtij lloji “fisi”.

    Meqenėse nė gjysmėn e dytė tė shek. XV fshatrat pėrbėheshin nga familje “fisesh” tė ndryshme, zgjidhja e problemeve tė tyre ekonomike e shoqėrore kryhej nė kuvendin e fshatit, ku bėnin pjesė tė gjithė kryetarėt e familjeve nėn drejtimin e plakut apo tė pleqve tė zgjedhur nga kuvendi.
    Zgjidhja e problemeve tė ndryshme nga kėto kuvende mbėshtetej nė normat e sė drejtės dokesore, tė krijuara e tė ndryshuara sipas kushteve tė reja qė kishte krijuar zhvillimi shoqėror pėr secilėn malėsi. Normat dokesore, qė vepronin nė malėsitė e Dukagjinit dhe qė mbetėn deri vonė, tradita gojore i lidhi me emrin e Lekė Dukagjinit (kanuni i Lekė Dukagjinit), ato tė malėsive tė Krujės, Matit e Dibrės i lidhi me emrin e Skėnderbeut (kanuni i Skėnderbeut), kurse ato tė Malėsisė sė Madhe i ruajti me emrin “kanuni i Maleve”. Edhe krahinat e Kurveleshit, Himarės, Sulit etj., patėn kanunet e tyre, me tė cilat rregulluan marrėdhėniet e brendshme me karakter ekonomik e shoqėror tė malėsorėve. Mungesa e autoriteteve dhe e administratės osmane nė malėsitė e lira bėri qė kėto kanune tė ruheshin gjatė, edhe pse kohė mė kohė pleq kodifikues anonimė i pasuruan ose dhe i ndryshuan nė pėrputhje me ndryshimet qė sillte zhvillimi i malėsive.

    Mirėpo me njė organizim tė tillė nuk mund tė zgjidheshin as problemet midis “fiseve” e as ato midis fshatrave. Veēanėrisht me kėtė organizim tė ngushtė nuk mund tė zgjidheshin problemet e rėndėsishme me karakter politik e ushtarak pėr vetėqeverisjen dhe pėr mbrojtjen e malėsive tė lira nga rreziku i depėrtimit tė spahinjve osmanė. Nė kėto kushte doli nevoja e organizimit tė njė administrate vetėqeverisėse tė re, tė mbėshtetur nė bashkimin e njė vargu fshatrash malėsorė nė njė unitet tė vetėm, nė njė krahinė. Krahina tė tilla u bėnė ato tė Kuēit, Pipėrit, Kelmendit dhe tė Hotit qysh nė gjysmėn e dytė tė shek. XV. P.sh., vėllazėritė e Kuēėrve, Lazorcėve, Bankeqėve, Lopardėve etj., tė vendosur nė fshatra tė ndryshme, por qė, sipas traditės, kishin midis tyre lidhje farefisnore, martesore, dokesore, ekonomike etj., formuan krahinėn e Kuēit. Mbi lidhje tė tilla, tė krijuara prej kohėsh, u mbėshtet formimi i krahinave tė tjera autonome.

    Por, pėr formimin e bashkėsive tė Shalės, Nikaj-Merturit, Krasniqes, Mirditės etj., u desh tė kalonte jo vetėm shek. XV, por dhe shek. XVI. Sidoqoftė procesi i bashkimit krahinor u krye nėn udhėheqjen e vėllazėrive, tė cilat kishin mundur tė ngriheshin nė njė pozitė shoqėrore-ekonomike mė tė lartė se tė tjerat. Kėto vėllazėri mbizotėruan mbi tė tjerat dhe nė njė varg rastesh i dhanė emrin e tyre gjithė krahinės ose pėrdorėn emrin e saj, si p.sh., krahinės sė Kuēit, tė Hotit, tė Pipėrit, tė Nikajt, tė Mirditės etj. Nė raste tė tjera krahinat morėn emrat e fshatrave ku u vendosėn sė pari vėllazėritė mbizotėruese, si: Shala, Shoshi, Merturi etj. Edhe fshatrat e reja, qė u krijuan ndėrkohė prej vėllazėrive tė shkėputura nga fshatrat mė tė vjetra, morėn zakonisht emrat e krerėve tė vėllezėrve themelues, si: fshatrat Lekbibaj, Gjonpepaj, Lekaj etj., nė krahinėn e Shalė-Shoshit.

    Bashkimet krahinore vetvetiu pėrftuan nevojėn e krijimit tė Kuvendit Krahinor tė pėrbėrė, me sa duket, prej krerėve tė vėllazėrive dhe tė udhėhequr prej kreut tė vėllazėrisė mbisunduese. Ky organ tashmė ishte nė gjendje tė ngrinte mė kėmbė, nė rast mbrojtjeje ose dhe sulmi, njė forcė luftarake mjaft tė rėndėsishme tė pėrbėrė nga burrat qė dėrgonin fshatrat sipas parimit burrė pėr shtėpi. Luftėtarėt e njė “fisi” i udhėhiqte djali pas kreut tė “fisit”, qė rridhte nga djali i dytė i themeluesit tė “fisit”. Nė raste tė jashtėzakonshme, tė qėndresės kundėr ekspeditave ushtarake osmane, kuvendi krahinor lėshonte kushtrimin pėr mobilizimin e gjithė burrave tė krahinės tė aftė pėr luftė. Me njė bashkim tė tillė krahinat e vetėqeverisura u paraqitėn si forma organizimi shoqėror shumė tė pėrshtatshme pėr nevojat e luftės pėr ruajtjen e vetėqeverisjes dhe pėr ēlirim.
    Pa tokė tė mjaftueshme e prodhuese dhe me njė organizim patriarkal qė i bėnte ato forca shumė tė qėndrueshme ndaj sundimit osman, malėsitė e vetėqeverisura shqiptare nuk pėrmbushnin kushtet e pėrshtatshme ekonomike e shoqėrore pėr tė zbatuar sistemin e plotė tė timarit. Pėr kėtė arsye, dhe veēanėrisht pėr tė mos acaruar mė tej konfliktin politik derisa tė konsolidonin dora-dorės sundimin e tyre, autoritetet osmane e lanė gjendjen e malėsive gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XV pothuajse ashtu sikurse ishin para pushtimit.

    Duke u pėrfshirė nė haset e sulltanit ose tė sanxhakbejlerėve dhe duke u ngarkuar me detyrimet e mėparshme, krahinat e vetėqeverisura nuk ndėrruan veēse kryezotin e dikurshėm me njė kryezot tė ri. Gjendja e tyre ishte pothuajse e njėjtė me atė tė tokave tė quajtura haraxhije, tė cilat paguanin njė detyrim global.
    Me regjistrimin e vitit 1485, kur pjesa mė e madhe e Malėsisė sė Madhe dhe e Dukagjinit, si dhe disa fshatra tė Tejbunės, u pėrfshinė nė haset e sulltanit dhe tė sanxhakbejlerėve tė Shkodrės e tė Dukagjinit; ato u ngarkuan tė paguanin nė formė globale aq sa u patėn paguar kryezotėrve shqiptarė, d.m.th., njė flori osman ose njė dukat venedikas (baraz me 50 akēe) pėr shtėpi. Pėr kėtė arsye kėta fshatarė e malėsorė u quajtėn florixhinj. Ky detyrim global duhej paguar nga secila krahinė mė vete.

    Nga viti 1485 e deri mė 1497, pasi e shtrinė sundimin e tyre nė malėsitė e Veriut, tė Verilindjes e tė Jugut dhe e pėrforcuan pozitėn nė viset fushore e nė qytetet, sundimtarėt osmanė u pėrpoqėn tė zbatonin kudo sistemin e timarit me tė gjitha karakteristikat e tij. Florixhinjtė malėsorė i shndėrruan nė derbendxhinj, nė roje e mirėmbajtės tė rrugėve qė kalonin nėpėr malėsitė. Kėshtu banorėt e gjithė krahinave malore tė sanxhakut tė Shkodrės nga Hoti e Kelmendi, nė perėndim, deri nė Tropojė e Pejė, nė lindje, duhet tė siguronin qarkullimin e lirė nė rrugėt qė lidhnin Shkodrėn me Podgoricėn, me Pejėn e me gjithė Kosovėn, kurse ata tė krahinės sė Kurveleshit nė sanxhakun e Delvinės, rrugėn qė lidhte Vlorėn me Gjirokastrėn. Njėkohėsisht ata duhet tė hapnin rrugėt nga dėbora dhe tė ndėrtonin e tė mirėmbanin urat. Pėrkundrejt kėtyre shėrbimeve atyre u falej detyrimi pėr tė paguar taksat e jashtėzakonshme, por nuk u faleshin detyrimet e sė dhjetės, ispenxhės, xhizjes dhe taksės sė dhenve qė duhej t’i paguanin nė formė globale. U pėrjashtua nga kjo masė krahina e Kelmendit, e cila u ngarkua tė paguante vetėm 1 000 akēe xhizje dhe 1 000 akēe ispenxhe, pėr arsye tė varfėrisė ekonomike.

    Duke e shndėrruar florixhiun nė derbendxhi, nga njėra anė, shteti osman e rėndoi shfrytėzimin por, nga ana tjetėr, ai i la krahinat malore nėn kontrollin e malėsorėve dhe ligjėroi kėshtu tė drejtėn e tyre tė vetėqeverisjes.
    Nė malėsitė e Veriut dhe tė Verilindjes nuk u krye regjistrimi i detyrimeve sipas sistemit tė timarit. Por edhe nė ato tė Himarės e tė Sulit, kur u krye njė regjistrim i tillė, pronėsia shtetėrore mbi tokėn nuk u vendos dhe nuk u zbatua sistemi i lėshimit tė tapisė. Prona e pėrbashkėt e bashkėsive fshatare dhe e vėllazėrive malėsore mbi kullotat si dhe prona private mbi tokat e punueshme mbetėn tė lira dhe tė pacenuara. Rrjedhimisht, detyrimet mbetėn tė ngulitura dhe mėnyra e pagimit tė tyre ruajti formėn globale pėr secilėn krahinė mė vete. Nė malėsitė e Kurveleshit sundimtarėt osmanė bėnė njė hap mė pėrpara drejt vendosjes sė plotė tė sistemit tė timarit. Mbas ekspeditės ndėshkimore tė sulltan Bajazitit II e gjer mė 1506, spahinjtė mundėn tė depėrtonin nė fshatrat derbendxhinj. Ky hap bėri qė, ndryshe nga derbendxhinjtė e veriut, ata tė Kurveleshit u detyruan t’u jepnin spahinjve dhe nga njė killė (20 okė ose 25,6 kg) pėr tė dhjetėn e badihavatė dhe nga 10 akēe pėr kokė si ispenxhe.

    Derbendxhinjtė shqiptarė nuk i paguanin rregullisht detyrimet, prandaj kėto, nė mė tė shumtėn e rasteve, mbeteshin vetėm nė letėr. Pėr rrjedhim, autoritetet pushtuese organizonin herė pas here ekspedita ushtarake kundėr tyre. Por qėndresa e fshatarėsisė sė lirė malore tė veriut e tė verilindjes me organizimin e vet shoqėror e ushtarak ishte e fuqishme. Malėsorėt, tė lidhur me njėri-tjetrin dhe pa ndonjė faktor pėrēarės me rėndėsi, pėrbėnin njė forcė mjaft kompakte qė i jepte qėndrueshmėri e gjallėri luftės sė tyre kundėr ekspeditave tė qeveritarėve osmanė pėr t’i nėnshtruar e pėr t’i shfrytėzuar.

    Edhe pse kishin pėrballė njė forcė tė tillė si dhe kushte ekonomike e shoqėrore tė papėrshtatshme pėr sistemin e timareve, osmanėt nuk i reshtėn pėrpjekjet e tyre pėr t’i futur nėn shfrytėzimin e vet dhe pėr t’i dhėnė fund vetėqeverisjes sė malėsive. Kėto pėrpjekje e acaruan dhe e mbajtėn hapur konfliktin politik dhe ekonomik me fshatarėsinė malore, trevat e sė cilės u bėnė vatra tė patunduara tė qėndresės sė gjatė e tė ashpėr, si dhe njė mbėshtetje e rėndėsishme e qėndresės sė pėrgjithshme tė popullit shqiptar kundėr pushtimit osman.

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •