K R E U I
ZHVILLIMI EKONOMIK I TOKAVE SHQIPTARE
(SHEK. XVI - MESI I SHEK. XVIII)
1. VENDOSJA E PLOTĖ E SISTEMIT TĖ TIMARIT NĖ SHQIPĖRI.
FORMAT E PRONĖSISĖ
Vendosja e sistemit tė timarit.
Ndarja administrative (shek. XVI-XVII)
Zgjerimi i Perandorisė Osmane, pas pushtimeve tė realizuara nė shek. XV, bėri tė nevojshėm ndryshimin e organizimit tė saj shtetėror. Pėr ta vėnė atė mbi baza mė tė qėndrueshme administrative e juridike, gjatė mbretėrimit tė sulltan Sulejmanit II (1520-1566), tė njohur me emrin Ligjvėnėsi (kanuniu), u krye njė organizim i ri i shtetit dhe u rishikuan e u plotėsuan ligjet ekzistuese me urdhėresa tė tjera nė pėrshtatje me kushtet e reja, me synim qė tė arrihej nė radhė tė parė centralizimi i pushtetit nė duart e sulltanit.
Nė pėrfundim tė kėtij riorganizimi, territoret e gjithė perandorisė u ndanė nė 32 ejalete, qė ishin njėsi mė tė vogla administrative. Nė krye tė ēdo ejaleti kishte njė bejlerbej. Krahinat e Gadishullit Ballkanik u pėrfshinė nė tri ejalete: ejaleti i Bosnjės nė veri tė gadishullit, ejaleti i Rumelisė nė qendėr dhe ejaleti i Detit nė ishujt e detit Egje dhe nė njė pjesė tė bregdetit jugor. Ēdo ejalet u nda nė njė numėr sanxhakėsh.
Territoret e Shqipėrisė bėnin pjesė nė ejaletin e Rumelisė. Ato u ndanė nė disa sanxhakė. Numri, shtrirja dhe emėrtimi i tyre ka ndryshuar herė pas here. Sanxhakut tė Shkodrės, tė cilit mė 1499 i ishin shtuar krahina tė Malit tė Zi dhe nė fillim tė shek. XVI edhe krahina tė Rrafshit tė Dukagjinit, iu shkėput krahina e Gjakovės, qė i kaloi sanxhakut tė Dukagjinit; sanxhakut tė Vlorės iu shkėputėn krahinat e Delvinės dhe tė Ēamėrisė, me tė cilat u krijua sanxhaku i Delvinės. Sanxhakėt e Elbasanit, tė Ohrit, tė Dukagjinit, tė Prizrenit, tė Vuēiternės, tė Shkupit dhe tė Janinės mbetėn siē ishin mė parė. Nė filim tė shek. XVI sanxhaku i Manastirit fitoi njė rėndėsi tė veēantė, sepse selia e bejlerbeut tė Rumelisė u zhvendos nga Shkupi nė Manastir, prandaj ai njihet edhe me emrin pashasanxhaku i Manastirit.
Ēdo sanxhak ishte njė unitet administrativ e ushtarak qė pėrfshinte timaret, ziametet dhe forcat e tyre ushtarake pėrkatėse. Sanxhakė u ndanė nė njėsi mė tė vogla, tė cilat u quajtėn kaza, kurse kėto tė fundit u ndanė nė nahije. Nė ēdo sanxhak kishte njė mėkėmbės tė sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant tė spahinjve (allaj-bej), kurse nė ēdo kaza njė gjykatės (kadi) qė varej drejtpėrdrejt nga sulltani. Pėrveē kėtyre pati edhe funksionarė tė tjerė tė njė rėndėsie mė tė vogėl nėpėr nahijet. Shumica dėrrmuese e funksionarėve, ashtu si dhe shumica e feudalėve, ishin me origjinė shqiptare. Numri i tyre tashmė ishte rritur. Ndėrsa njė pjesė e tyre vinte nga radhėt e klasės feudale para pushtimit, pjesa tjetėr, qė pėrbėnte shumicėn, vinte nga radhėt e ushtarakėve tė shquar nė luftė ose tė fėmijėve tė rritur nėpėr shkollat e korpuset jeniēere. Kishte mbetur ndonjė sasi e vogėl spahinjsh turq, tė cilėt mė vonė u larguan ose u asimiluan, sikurse ndodhi me kolonėt turq tė sjellė nė Koxhaxhik, Elbasan, Krujė etj.
Me organizimin e ri, osmanėt i copėzuan sė tepėrmi trojet shqiptare, duke u dhėnė njėsive ushtarake e administrative shqiptare njė shtrirje territoriale mė tė vogėl nė krahasim me sanxhakėt e tjerė tė Rumelisė. Disa prej tyre, pėrveē popullsisė mbizotėruese shqiptare pėrfshinin edhe pakica malazeze, serbe e maqedone.
Gjatė mbretėrimit tė Sulejman Ligjvėnėsit, juriskonsultėt osmanė pėrpunuan, si pėr tė gjithė sanxhakėt e tjerė tė perandorisė, edhe pėr ata shqiptarė, nga njė kanuname tė veēantė. Kanunameja mė e vjetėr nga ato qė janė ruajtur e qė njihet deri mė sot, ėshtė ajo e sanxhakut tė Shkodrės (1529). Kanuname tė veēanta patėn edhe sanxhakėt e Vlorės, tė Elbasanit, tė Prizrenit, tė Ohrit, tė Vuēiternės. Burimin e tyre kanunametė e kishin gjithnjė te Ligji i Sheriatit (ligji i shenjtė) dhe nė mėnyrė tė veēantė te Kurani, qė ishte njė farė kushtetute e pėrjetshme e perandorisė sė osmanėve. Por nė hartimin e tyre janė marrė parasysh edhe kushtet shoqėrore-ekonomike tė ēdo sanxhaku, si dhe traditat dokesore tė trashėguara nga shekujt e kaluar. Kanunametė e sanxhakėve shqiptarė ligjėruan gjendjen e pronėsisė tokėsore, pozitėn e spahinjve ndaj shtetit e rajave, detyrimet fiskale dhe detyrimet e tjera tė popullsisė shqiptare. Kanunametė pėrmbanin gjithashtu dispozita tė ndryshme mbi rregullimin ushtarako-politik tė sanxhakėve, mbi ēmimet e prodhimeve bujqėsore, mbi regjimin doganor etj.
Nė fillim kėto kanuname kishin mjaft mungesa, por kohė pas kohe ato u plotėsuan me dekrete (fermane) dhe me vendime (fetva), sidomos me fetvatė e kryetarit tė fesė islame, Ebusudit, i cili ishte figura kryesore nė pėrpilimin e kanunameve. Mė vonė u hartuan kanumame tė reja mė tė plota. Kanunameja e dytė e Shkodrės u pėrpilua afėrsisht gjysmė shekulli mė vonė nga e para.
Pėrveē kanunameve tė sanxhakėve dhe tė shtesave tė mėvonshme, kadilerėt kishin pėr udhėheqje nė punėt e tyre edhe kanunamenė qendrore tė njohur me emrin Kanunameja e sulltan Sulejmanit, qė u kodifikua pas mesit tė shek. XVI. Kjo pėrmblidhte dispozitat themeltare tė regjimit feudalo-ushtarak dhe tė marrėdhėnieve shoqėrore-ekonomike tė krejt Perandorisė Osmane.
Kanunametė e sanxhakėve shqiptarė kishin tė pėrbashkėta normat kryesore tė regjimit feudal-ushtarak. Nė mjaft raste, ato kishin ndryshime nga njėra-tjetra dhe pasqyronin shkallėn jo tė barabartė tė zhvillimit ekonomik e shoqėror tė popullsisė qė jetonte nė secilin sanxhak.
Nė vitin 1506 u bė njė regjistrim i pėrgjithshėm i tė gjitha tokave shqiptare. Ato u pėrfshinė nė dy zona tė mėdha. Nė njėrėn zonė bėnin pjesė tokat, ku ishte zbatuar sistemi i timarit. Kjo quhej ndryshe zona e sė dhjetės (yshyrit), kurse zona tjetėr pėrfshinte krahinat malore tė vetqeverisura, ku nuk u zbatua sistemi i timarit. Ato i jepnin pushtetit qendror njė taksė (haraē) fikse, prandaj quheshin zona e haraēit.
Zona e timarit ishte e shtrirė nė pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare. Si nė gjithė Gadishullin Ballkanik, dhe nė shumicėn e viseve tė tjera tė Perandorisė Osmane, gjithė toka ishte shpallur tokė shtetėrore (erazi mirie). Megjithatė, pronėsia mbi tokėn, qė i pėrkiste shtetit osman edhe nė Shqipėri, pati tri forma tė ndryshme: tokat shtetėrore qė zinin sipėrfaqen mė tė madhe tė vendit dhe pėrbėnin bazėn e sistemit tė timareve, tokat nė zotėrim privat (erazi mylk) qė zotėroheshin nga pjesėtarė tė aristokracisė feudale dhe tokat vakėf (erazi vakf), qė ishin pronė e institucioneve fetare myslimane.
Pjesa mė e madhe dhe mė e rėndėsishme e tokave shqiptare i pėrkiste formės sė tokave shtetėrore. Kėto pėrbėnin fondin e tokave tė pėrfshira nė sistemin e timarit, nė disa kategori: nė radhė tė parė, bėnin pjesė tokat e punueshme, arat, livadhet nė zotėrim tė fshatarėve. Tipar dallues i kėtyre tokave (rajatike) ishte fakti se fshatarėt qė i zotėronin ato, ishin tė detyruar ti shlyenin njė varg detyrimesh, si spahiut dhe shtetit. Legjislacioni nuk lejonte ndryshimin e statusit tė tyre dhe ruante dallimin fetar midis bashtinės dhe ēifligut. Nė rast se njė mysliman merrte njė bashtinė, i shlyente detyrimet si i krishterė.
Pėrveē tokave rajatike kishte edhe disa toka jorajatike: truallishtet (mezra) ishin toka djerr tė fshatrave, dikur tė banuara, por qė ishin braktisur nga popullsia. Ato mund tė punoheshin e tė mbilleshin nga fshatrat fqinje. Prej tyre merrej vetėm e dhjeta e prodhimeve bujqėsore. Spahiu kishte tė drejtė ti jepte me tapi dhe taksėn e tapisė e merrte shteti. Punimi i tyre mund tė bėhej edhe nga fshatarė tė ardhur. Sipas regjistrit tė vitit 1520, fshati Levan i Vogėl nė regjistrimin e vjetėr figuronte truallishte, por fshatarėt qė erdhėn nga viset pėrreth, u vendosėn aty me banim dhe e punonin tokėn, duke i shlyer tė dhjetėn tė zotit tė tokės. Krahas truallishteve ishin tokat e pėrbashkėta (mysha), toka tė papunuara, tė ndodhura midis fshatrave me kufij tė papėrcaktuar dhe nė pėrdorim tė pėrbashkėt tė tyre. Punimi dhe mbjellja e tyre kushtėzohej me pagimin e sė dhjetės. Njė kategori tjetėr tokash jorajatike ishin tokat e hapura rishtas (zemin e tarlla), prej vendeve djerr, pyjesh, vendesh malore, tė cilat me kalimin e kohės nga njė regjistrim nė tjetrin, punoheshin e mbilleshin. Spahiu kishte tė drejtė ti jepte me tapi qė tė punoheshin. Tė njėjtin status kishte toka djerr brenda timareve tė lėna si kullota dimėrore dhe verore. Spahiu kishte tė drejtė tė vilte taksėn pėr dimėrimin dhe verimin e bagėtive nga fshatarėt e jashtėm qė sillnin bagėtitė pėr kullotje, por jo nga fshatarėt e fshatit ku ndodhej kullota. Nė periferi tė qyteteve tokat nuk ishin private, por as toka rajatike. Pėrreth qyteteve kishte mjaft ēifligje tė ngarkuara vetėm me tė dhjetėn dhe taksėn e kashtės.
Njė kategori mė vete pėrbėnin tokat e dhėna nė zotėrimin e personave tė ngarkuar me shėrbime ushtarake nė luftė, nė prapavijė ose me shėrbime administrative. Kėto u jepeshin si bashtina ose ēifligje vojnukėve, stallierėve, rritėsve tė shpesėve tė gjuetisė (doganxhinj), ruajtėsve tė grykave tė rrugėve (derbendxhinj), pjesėtarėve tė korpusit ushtarak tė kalorėsve (myselem) dhe tė kėmbėsorėve. Tokat ushtarake trashėgoheshin dhe ishin falur nga e dhjeta, xhizja, taksat e jashtėzakonshme shtetėrore dhe nga ēdo detyrim tjetėr kundrejt shėrbimit ushtarak. Me kalimin e kohės kjo kategori sa vinte e zvogėlohej. Kėshtu mė 1506 nė sanxhakun e Vlorės kishte 229 shtėpi vojnukėsh qė ishin kthyer nė raja. Mė 1593 numri i vojnukėve nė kėtė sanxhak numėrohej me gishta. Nė kategorinė e tokave shtetėrore bėnin pjesė edhe tokat nė zotėrim personal tė spahinjve (hasa-ēiflig).
Krijoni Kontakt