5. BETEJAT E MĖDHA SHQIPTARO-OSMANE TĖ VITEVE 60.
QĖNDRESA E SHQIPTARĖVE TĖ MORESĖ
Fitoret e ushtrisė shqiptare nė vitet 1462-1465
Pas humbjes sė rėndė qė pėsuan nė betejėn e Ujėbardhės tė vitit 1457, ushtritė osmane i ndėrprenė pėr disa vjet sulmet e tyre mbi viset e lira shqiptare. Nė vitin 1460, para se Skėnderbeu tė dėrgonte grupin e parė tė luftėtarėve tė tij nė ndihmė tė mbretėrisė sė Napolit, ndėrmjet tij dhe oborrit osman u nėnshkrua njė armėpushim qė vazhdoi dy vjet. Pas kthimit tė Skėnderbeut mė 1462 nga ekspedita ushtarake e Italisė, luftimet me ushtritė osmane rifilluan me intensitet.
Ndėrkohė sulltan Mehmeti ndėrmori veprime intensive pėr zgjerimin e pushtimeve osmane nė Ballkan dhe gjatė vitit 1463 i udhėhoqi vetė trupat pėr nėnshtrimin e Bosnjės dhe tė Moresė (Peloponezit). Madje, pėr rivendosjen e zgjerimin e pushtimeve nė Fushė-Dardani, Rrafshin e Dukagjinit, Jeliēe (sanxhak) etj., qysh gjatė viteve 1458-1462 ushtritė osmane u futėn nė Rrafshin e Dukagjinit dhe, ndoshta pėrkohėsisht, morėn Prizrenin (1458), Pejėn (1463) dhe qendra tė tjera tė rėndėsishme. Sipas dokumenteve autentike, kur ushtritė osmane pushtuan Bosnjėn mė 1463, po kėtė vit nė kėshtjellat e Fushė-Dardanisė, Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Jeliēes (sanxhaku), si mbrojtės tė tyre u caktuan persona tė tjerė, sepse nuk ekzistonte mė asnjė nga mbrojtėsit qė ishin vendosur nė vitin 1455. Ato rajone kishin qėndruar tė lira. Edhe pas vitit 1463 pushteti osman mbeti formal dhe i pakonsoliduar nė rajonet e Shqipėrisė sė Epėrme.
Gjatė viteve 60 sulltan Mehmeti II angazhoi nė luftime kundėr shqiptarėve komandantėt e zonave kufitare, duke i pėrforcuar ato edhe me trupa tė tjera.
Gjatė vitit 1462, sipas M. Barlecit, shqiptarėt shpartalluan njėra pas tjetrės tri ushtri osmane. Sė pari ato u ndeshėn nė tė njėjtėn kohė me dy ushtri osmane. Ushtria e parė e komanduar nga Sinan Beu, pasi hyri nė Mokėr, u sulmua befasishėm nė tė gjitha drejtimet, prej ushtrisė sė Skėnderbeut dhe u shpartallua. Pa humbur kohė, shqiptarėt iu drejtuan ushtrisė sė dytė, tė komanduar nga Hasan Beu, qė ishte vendosur nė afėrsi tė qytetit tė Ohrit, e goditėn atė nė befasi dhe e thyen, duke zėnė rob edhe komandantin e saj. Kur luftėtarėt shqiptarė po merrnin rrugėn e kthimit pėr nė Krujė, ata u njoftuan se njė ushtri e tretė e komanduar prej Isuf Beut po marshonte nga Shkupi nė drejtim tė Shqipėrisė. Skėnderbeu vendosi tė hynte menjėherė nė betejė dhe ta sulmonte ushtrinė osmane atje ku ajo nuk e priste. Me shpejtėsi luftėtarėt shqiptarė largohen nga rajoni i Ohrit, i drejtohen Kėrēovės dhe vijojnė rrugėn qė kalonte pėrgjatė lumit Treska pėr tė arritur nė afėrsi tė Shkupit, ku e sulmojnė befasishėm ushtrinė osmane dhe e shpartallojnė atė.
Nė tė dalė tė vjeshtės sė vitit 1462, njė ushtri e katėrt e komanduar nga Karaxha Beu u nis kundėr viseve tė lira shqiptare dhe e vendosi fushimin e vet nė fushėn e Livadhit, pranė qytetit tė Ohrit. Skėnderbeu e sulmoi atė nė ēastin kur gjendej e papėrgatitur pėr luftė, por moti me shi bėri qė tė ndėrpritej zhvillimi i betejės. Kjo u dha mundėsi trupave osmane tė tėrhiqeshin pa pėsuar humbje tė rėnda.
Pas disfatave tė njėpasnjėshme gjatė vitit 1462, sulltan Mehmeti II i propozoi paqe Skėnderbeut, nė njė kohė kur ky i kishte humbur shpresat pėr organizimin e njė lufte tė pėrbashkėt antiosmane nė shkallė evropiane. Prandaj, nė pranverė tė vitit 1463, ndėrmjet tyre u nėnshkrua nė Shkup traktati i paqes me afat 10-vjeēar. Por paqja nuk pati jetė tė gjatė, sepse sulltani gjatė vitit 1463 u pėrpoq tė rivendoste pushtetin e tij nė rajonet e Rrafshit tė Dukagjinit, tė Sanxhakut, si dhe arriti tė pushtonte Bosnjėn dhe Morenė. Skėnderbeu nuk mund tė pajtohej me veprime tė tilla qė rrezikonin tė ardhmen e tij si sundimtar i pavarur, gjė qė ėshtė pasqyruar edhe nė dokumente tė vitit 1463 qė flasin pėr gatishmėrinė e tij pėr tė ndihmuar Bosnjėn.
Luftimet rifilluan nė gusht tė vitit 1464, kur njė ushtri e komanduar nga Sheremeti u vendos pranė qytetit tė Ohrit. Luftėtarėt shqiptarė iu drejtuan Ohrit dhe kur arritėn nė afėrsi tė tij, Skėnderbeu dėrgoi 500 kalorės nė drejtim tė ushtrisė osmane pėr ta mashtruar qė t'i ndiqte nga pas, deri nė vendin ku qėndronin tė fshehur luftėtarėt shqiptarė. Sipas parashikimit tė Skėnderbeut, ushtria osmane u vu nė ndjekje tė kalorėsve shqiptarė dhe kur arriti nė pritėn, qė shqiptarėt e kishin ngritur mjeshtėrisht, ajo pėsoi njė katastrofė tė plotė, duke humbur shumicėn e ushtarėve. Nė fillim tė muajit shtator tė vitit 1464, ndėrkohė qė ushtria hungareze kishte ēliruar rajone tė tėra tė Bosnjės Veriore, Skėnderbeu i nisi trupat e veta tė drejtim tė viseve tė ish-Despotatit serb tė Rashės dhe, nė rajonet pranė Sjenicės, u ndesh mė 11 shtator me njė ushtri osmane, tė cilėn e shpartalloi.
Pas kėtyre disfatave sulltan Mehmeti II, sipas M. Barlecit, ngarkoi Ballaban Beun qė tė drejtonte ushtritė osmane pėr mposhtjen e qėndresės shqiptare. Nisur nga posti real ushtarak i tij, Ballaban Beu duhet tė ketė qenė shoqėruesi kryesor dhe krahu i djathtė i komandantėve tė ushtrive osmane, sepse si vendas ai njihte mjaft mirė rrugėkalimet nėpėr viset shqiptare dhe mjedisin shqiptar.
Ballaban Beu, i njohur sipas rrėfimit tė M. Barlecit, me titullin pashė (Ballaban Pasha), ishte shqiptar dhe kishte njė karrierė ushtarake tė gjatė nė shėrbim tė Perandorisė Osmane. Nė regjistrin kadastral osman tė Sanxhakut Shqiptar tė vitit 835 h. (1431-1432) ai pėrmendet si timarli i katėr fshatrave tė vilajetit tė Krujės, kurse dy vjet mė pas emėrohet dizdar i saj dhe gjatė viteve 1437-1439 do tė ishte vartės i Skėnderbeut kur ky u emėrua si subash i Krujės. Ballabani pėrmendet aty si "gulam-i mir" dhe me cilėsimin "i vogėl" (Ballaban-i kyēyk), qė ėshtė nė pėrshtatje me pėrshkrimin qė M. Barleci i bėn fizikut tė tij: "nga shtati ishte i shkurtėr dhe i pakėt". Pas ēlirimit tė Shqipėrisė nė vitin 1443 Ballaban Beu emigroi familjarisht. Nė mesin e viteve 60 dy djem tė tij, Hamzai dhe Hiziri, pėrmenden si timarlinj nė Maqedoninė Lindore (nė lindje tė Serezit). Ballabani pėrmendet ndėrkohė si "ish-dizdar i Krujės", gjė qė tregon se sulltani, kur e ngarkoi me detyrėn qė tė shkatėrronte forcat e Skėnderbeut, i kishte premtuar sė paku edhe postin qė kishte pasur nė vitet 30. Mė pas, nė tetor tė vitit 1466, Ballabani pėrmendet si zotėrues i njė timari tė madh nė rajonin e Tetovės. Para se tė vendosej kėtu, Ballaban Beu duhet tė ketė pasur nė zotėrim prona diku nė rajonet qė shtriheshin nė lindje tė Ohrit, sepse nė afėrsi tė kėtij qyteti ai do tė zhvillonte luftimet me forcat e Skėnderbeut.
Ballaban Beu ishte njohės shumė i mirė i terrenit, prandaj atij iu besua shoqėrimi, ndoshta pėr raste tė veēanta edhe drejtimi i forcave osmane pėr shkatėrrimin e Skėnderbeut, ish-epror i dikurshėm i tij. Ai u pėrforcua vazhdimisht me trupa tė freskėta dhe nė luftimet e pandėrprera pėrdori gjerėsisht sulme tė befasishme dhe dredhi tė shumta. Si detyrė kryesore ai duhet tė ketė pasur pushtimin e qytetit tė Ohrit.
Ndeshjen e parė me trupat e Ballabanit, sipas M. Barlecit, shqiptarėt e zhvilluan nė fushėn e Falkalit (Valkalit) pranė malit Bigė (Furkė) nė afėrsi tė Ohrit nė vitin 1464. Plani i tij fillestar, qė t'i sulmonte natėn e nė befasi shqiptarėt, dėshtoi. Me gjithė dėmet e rėnda qė pėsuan forcat e tij, nėpėrmjet pritave qė kishte ngritur Ballabani, arriti tė dėmtonte komandėn e ushtrisė shqiptare. Nė kundėrshtim me porositė e Skėnderbeut, komandantėt e reparteve shqiptare, duke ndjekur ushtrinė e shpartalluar osmane, u shkėputėn shumė nga bashkėluftėtarėt e tyre dhe ranė nė pritėn e armikut. Tetė komandantė tė shquar, duke pėrfshirė edhe Mosi Golemin (Arianitin) u kapėn prej ushtarėve osmanė. Skėnderbeu bėri pėrpjekje tė mėdha pėr lirimin e tyre duke i propozuar sulltanit shuma tė mėdha tė hollash dhe lirim tė robėrve osmanė. Por ai nuk pranoi dhe urdhėroi qė, komandantėt shqiptarė, pas torturave tė tmerrshme, tė ekzekutoheshin duke i rrjepur tė gjallė. Pak mė parė, nė fillim tė vitit 1461, kishte vdekur edhe Gjergj Arianiti qė, pas Skėnderbeut, kishte qenė personazhi mė i rėndėsishėm i luftės antiosmane tė shqiptarėve.
Edhe pas humbjes sė kėtyre personaliteteve tė jetės politike e ushtarake tė vendit, shqiptarėt e vazhduan me vendosmėri luftėn kundėr trupave osmanė. Nė Oronik tė Dibrės sė Sipėrme, pa u parė nga rojet shqiptare, Ballabani e afroi ushtrinė e vet pranė luftėtarėve shqiptarė pėr t'i gjetur nė befasi. Nė sajė tė vigjilencės sė Skėnderbeut, i cili i zbuloi vetė forcat armike, luftėtarėt shqiptarė u hodhėn menjėherė nė luftė dhe e fituan betejėn. Pas kėsaj, nė krye tė njė ushtrie tė re, Ballabani u pėrpoq gjatė tre muajve t'i zinte nė befasi shqiptarėt, por kur u bind se njė sulm i tillė ishte i pamundur, u ndesh me ta nė fushėn e Falkalit (Valkalit) pranė malit Bigė tė Ohrit dhe trupat e tij u thyen keqas.
Pas kėtyre luftimeve, Ballabani u pėrpoq t'i shkatėrronte forcat shqiptare, duke i goditur ata njėkohėsisht nga dy drejtime tė kundėrta.
Prandaj nė verė tė vitit 1465 u nisėn nė tė njėjtėn kohė kundėr Shqipėrisė dy ushtri, njėra nė drejtim tė Ohrit dhe tjetra kundėr Krujės. Duke u informuar me kohė pėr lėvizjen e tyre, luftėtarėt shqiptarė marshuan me shpejtėsi, sė pari nė drejtim tė ushtrisė qė komandohej nga vetė Ballaban Beu dhe e shpartalluan krejtėsisht atė po nė fushėn e Falkalit (Valkalit). Pas kėsaj shqiptarėt u kthyen nė drejtim tė viseve perėndimore pėr t'u ndeshur me ushtrinė e dytė, tė komanduar nga Jakupi, njė tjetėr shqiptar ky, qė e njihte mirė vendin. Pėr tė mos u diktuar nga trupat e Skėnderbeut, gjithnjė sipas rrėfimit tė M. Barlecit, ushtria e Jakupit mori rrugėt e Shqipėrisė sė Poshtme, qė ishte e pushtuar, kaloi nėpėr Berat dhe vijoi marshimin nė drejtim tė Krujės, e cila veē rojeve tė kėshtjellės, nuk kishte luftėtarė tė tjerė shqiptarė qė tė ndesheshin mė ushtrinė e Jakupit. Skėnderbeu, pasi shpartalloi mė parė forcat e Ballabanit i drejtoi luftėtarėt e tij kundėr ushtrisė sė Jakupit, qė ishte vendosur nė fushėn e Tiranės. Nė luftimet qė u zhvilluan nė rajonin e Kasharit, forcat osmane pėsuan njė disfatė tė rėndė, duke mbetur i vrarė edhe komandanti i tyre.
Pas pesė betejave tė ashpra, qė luftėtarėt e Skėnderbeut zhvilluan gjatė njė viti me ushtritė osmane tė drejtuara nga Ballaban Beu, edhe pse shqiptarėt kishin dalė fitimtarė, sulltan Mehmeti II mendoi se tashmė ata ishin tė lodhur e tė dobėsuar nė njė masė tė tillė, sa qė nuk do tė mund tė pėrballonin njė goditje vendimtare tė tė gjitha forcave ushtarake tė Perandorisė Osmane.
Krijoni Kontakt